» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

gezuar Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga GISHTEZA prej Thu 28 Jun 2007, 13:35

Vjen ashtu papritur e pakuptuar dhe troket nė zemrėn tėnde.

Ti pa dashur ja hap asaj deren e zemrės tėnde pėr tė hyrė aty dhe pėr tė mos dalė kurrė.

Jeton castet mė tė bukura tė jetės tėnde, jeton emocionet e saj tė para, ėmbėlsinė e saj, bukurinė e saj, dhe vjen njė cast kur kjo gjė merr fund.

Cdo gjė shuhet, dhe jeta bėhet njė skėterė e vėrtetė.

Ajo struket thellė aty nė zemrėn tėnde dhe qėndron e heshtur dhe pret vetėm pret qė dikush tjetėr tė vij ta zgjoj sėrisht.

Cfarė do qė tė ndodhė ajo qėndron gjithmonė aty, nė fundin e zemrės tėnde e strukur, duke pritur.

Pėrplasjet e jetės e bėjnė atė akoma mė tė fortė, i japin akoma mė shumė shpresė pėr tė luftuar armikun e saj tė vetėm, vetminė.

Dhe ja ku troket sėrisht pas shumė vitesh, dhe rizgjon tek ti atė emocion atė ėmbėlsi atė bukuri qė ti tashmė i kishe harruar.

Dashuria nuk vdes kurrė, ajo mbetet gjithmonė ndjenja mė e bukur qė cdo njeri e ka jetuar dhe e kujton me mall nė cdo cast tė jetės sė tij.

Ajo ėshtė njė ndjenjė e pavdekshme, ajo e bėn njeriun e fortė, tė pėrballojė cdo gjė qė ndodh nė jetė, ajo tė jep forcė pėr tu bėrė mė i ndėrgjegjshėm, mė kėmbėngulės pėr tė arrirė atė qė ti me tė vėrtet dashuron

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 10717
Regjistruar mė : 04/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 09 Jul 2007, 11:16

Nje proze shume e mire,vetem ne vend te titullit*PROZA*

une do i kisha vene titullin*TROKITJET E ZEMRĖS*

Vazhdoni me proza te ketij lloji,shume terheqese per te i lexuar.

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12207
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga bovari prej Sun 15 Jul 2007, 11:39

Dhe per ty me ka mare malli shume,
mbeshtesje gushen mes duarve dhe prisje
ne dritare momentin kur dilnin femijet.
Kur bejshe pyetje dhe arsyetime te pa kuptimta por qe kishin
si qellim vetem nje “po” per te vrapuar jasht te luaje.
Shume mendime feminore te mos i thuaje pa menduar,
sepse ishte turp..
Me ka marre malli per vrapin e pare qe bere kur pe
biēikleten..
Nje dite shiu kur terhiqje mamane per fundi duke bere
ate lutjen dhe inatin per te luajtur edhe pak ne park.
Kur shikoje nga dritarja rruget e lagura dhe zhyteshe
ne mendimet dhe hallet e tua feminore..
Desha te te shihja dhe nje here te ulur
ne hyrjen e pallatit ashtu te menduar,
pa folur……….
me pantallonat e shkurtra ngjyre blu dhe bluzen e bardhe
me pak njolla e ate trupin e vogel sa nje kafshate…
Te ulesha ne gjunje dhe te te perqafoja shume fort,
te ndjeja fymemarjen tende feminore………
Te qaja dhe ti lija lotet e mia ne supet e tua te vogla,
te ti lija lotet qe te kuptoje se te dua shume…..
Te te mbeshtjellja me krahet e mi por pa te treguar kush jam..
Dhe pa kthyer koken,pa pare ata sy te vegjel e te sinqerte,
pa me pare ti qe qaja do te ikja……..
Do te ikja se treni i jetes me pret,por tani kam dhe nje shok,
qe ti e njeh,e njeh se je po ti ,po je ne nje trup te ritur,po kjo
nuk ndryshon se perseri ti je….
O engjell une takova udhetare qe shume para meje
kishin nisur udhetimin e jetes.
Me keshilluan shume dhe i degjova,
me thane te te mbroja nga koha,
te te ruaja nga fshirja,
ndonjehere te te lija te drejtoje kete trup.
Edhe pse tani mendimet e tua me ēojne
ne mendime dhe vende perallore,
me bejn te ndjej veten don kishot,
te jem shpetimtare e botes apo
nje personazh kryesor ne nje perralle.
Prandaj po iki nga ty……
Po ti le dy pika lot ne supe si kujtim i te
ardhmes qe te jesh sa me e forte.
Ti vogelushe luaj me jeten,drejtoje,pushtoje
me boten tende dhe fuqine tende feminore,
se me vone jeta do te te pushtoje,
po te keshilloj une e ardhmja jote..
Pyetjet e pafundta qe te lodhin koken ty sot,
jane trasformuar,jane bere me te gjata
e shume me te veshtira…
Prandaj po ti le dy pika lot,
per dashurine,mallin dhe nostalgjine
qe kam per ty vogelushe…
Te te perqafoj pa te treguar kush jam,
te derdh lot pa me diktuar ti qe une qaj,
te te perqafoj me mall se shume ama shume
me ka marre malli per ty
Femijeria ime………………

bovari

Shteti : Istanbul
Postime : 685
Kyējet nė forum : 10341
Regjistruar mė : 03/07/2007
Profesioni : me libra ne dore akoma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga Rrezon@ prej Sun 14 Dec 2008, 03:18

Ty.
Do tė tė njoh qė nė momentin e parė qė do tė tė shikoj nė fotografi. Oh po, flokėt e tua, ndoshta, nuk do tė kenė ngjyrėn e verdhė qė unė gjithmonė kam imagjinuar, ndoshta do tė jenė tė shkurtėr qė tė nxjerrin nė pah vėthė tė ēmuar. Ndoshta nuk do tė kesh veshur rroba sportive e, ndoshta, tipi yt nuk do tė jetė ai qė unė gjithmonė kam ėndėrruar tė njoh. Ndoshta.
Por gjithsesi, unė pėrsėri do tė tė njoh. Sepse sytė e tu janė tė pangatėrrueshėm, janė unikė dhe qiejt qė ato pasqyrojnė, janė qiej tė njė bote tjetėr, qiej tė njė bote tė qetė, tė thellė e tė pashkelur ndonjėherė mė parė: tė njė bote aliene. Ndoshta edhe vetė ti je aliene. E nėse jo, bukuria jote po. Tė paktėn kėtė, ma lejo ta pohoj: nuk jam i vetmi qė e mendoj kėshtu.
Prandaj dhe do tė tė njoh qysh herėn e parė qė do tė tė shikoj nė fotografi. Sa me fat unė qė ti do tė bėsh atė fotografi! …qė do lejosh tė ta bėjnė. Ndoshta edhe nuk do kesh mundėsi ta ndalosh, a ndoshta do ta zotėrosh kėtė mundėsi pėr pak kohė, gjithsesi, fati qė do tė kem, do tė mbetet real. Mbas gjithė asaj kohe qė do tė tė kėrkoj. Mbas gjithė asaj kohe qė do tė endem mes njerėzve nė kėrkim tė sė vetmes tė llojit tėnd. Mbas gjithė atyre netėve kur kohėn e gjumit do ta shpenzoj duke rrotulluar dhe pėrpunuar imazhin tėnd nė mėndjen time.
E di? Do tė ta them kėtė gjė, kur tė tė takoj. Po, do tė ta thėm. Kur tė tė njoh nė fotografi, kur tė kuptoj se mė nė fund edhe shpirti im do tė gjejė qetėsi sepse tani ka gjetur atė qė ishte duke kėrkuar, do tė vij dhe do tė tė takoj.
Natyrisht qė do vij tė tė takoj. Aq mė tepėr qė ti ke kohė qė ke hyrė nė jetėn time. Nė fillim si njė legjendė, pastaj si njė fantazėm dhe tani qė do tė shfaqesh edhe si reale… jo, nuk mundem t’ia lejoj vetes tė tė gjej dhe pastaj tė tė lejoj tė mė rrėsqasėsh sėrish. Jo pa tė thėnė ato qė dua tė tė them.
Prandaj dhe do tė vij atje ku ti tė jetosh….ose atje ku ti tė punosh. Po, atje ku tė punosh ėshtė mė mirė. Do tė blej njė tufė me trėndafila tė kuqe. Lule tė freskėta, jo plastike. Ēfarė budallai! Ndoshta nuk ėshtė aspak e nevojshme tė theksoj kėtė detaj, por ja qė edhe tani jam i emocionuar. Thjesht duke menduar se si do tė tė afrohem dhe do tė tė prezantohem.
Oh, do e kem tė vėshtirė tė them fjalėn e parė: asnjėherė nuk jam shquar pėr komunikim. Por do jenė trėndafilat qė do tė mbaj nė dorėn e majtė qė do tė thonė fjalėn e parė. Ti do tė buzėqeshėsh, do tė shikosh lulet dhe do tė pyesėsh se pėr kė janė.
E pėr kė duhet tė jenė? Pėr tė vetmen gjė qė ėshtė nė gjendje t’i sfidojė. Dhe pastaj do tė t’i zgjas. Do tė tė them emrin. Do tė tė them se sa kohė kam qė tė kėrkoj dhe se mė nė fund tė gjeta. Oh, ti do tė turbullohesh pėr njė moment, sytė e tu do tė transmetojnė njė shkėndijė frikėsimi, por unė nuk do e lejoj tė zgjasė mė shumė seē duhet. Do tė tė them se ti je ajo qė unė kam kėrkuar gjatė gjithė jetės sime, se ti je fati im mė i madh. Dhe atėhere, vetėm atėhere ti do e kuptosh se pėr ēfarė e kam fjalėn dhe do tė ēlirohesh. Do tė buzėqeshėsh, ndoshta edhe do mė kėrkosh ndjesė, gjė qė unė do ta prapėsoj, sepse natyrisht, ti nuk ke pėrse kėrkon ndjesė. Jo mua.
Pastaj do tė vendosėsh lulet mbi njė tavolinė. Do tė nxjerrėsh prej ēantės njė paketė tė shtypur. Unė do tė nxjerr ēakmakun dhe do tė tė ndez cigaren. Do tė ndjek me vėmendje ēdo lėvizje tėnden, do tė rrėshqas vėshtrimin tim mbi format e trupit tėnd, pastaj do tė pėrqėndrohem tek buzėt e tua tė kuqe teksa do nxjerrin jashtė tymin e cigares. E kur tė ngre sytė tek sytė e tu, ata do mė buzėqeshin dhe do mė ftojnė nė botėn e tyre.
Do tė tė afrohem. Do tė tė marr dorėn dhe do tė ta fshik me njė tė puthur. Do tė tė kėrkoj tė vallėzosh me mua. Ti do tė fikėsh cigaren e porsandezur dhe do mė udhėheqėsh nė pistė. Do mė ngjitesh mbas trupit dhe unė do tė ndiej butėsinė aq tė imagjinuar tė gjoksit tėnd, aromėn aq tė ėndėrruar tė flokėve tė tu…
Mė nė fund, tė gjithė ty.
Kur tė mbarojė vallėzimi, ti do marrėsh ēantėn tėnde, do marrėsh edhe lulet dhe do mė udhėheqėsh jashtė. Por jashtė, nė ajėrin e pastėr tė natės, vallėzimin do e udhėheq unė.
Do tė tė hedh dorėn rreth belit. Do tė tė afroj buzėt tek veshi dhe do tė tė pėshpėris lumturinė time qė mė nė fund tė gjeta. E ndėrsa ti do tė vesh buzėn nė gaz, unė do vazhdoj tė tė them se sa shumė tė kam kėrkuar. Se sa ditė e sa netė tė jetės sime kam kaluar nė kėrkim tė ekzistencės tėnde. Do tė tė them se ku tė kam kėrkuar dhe se si tė kam kėrkuar. Do tė tė tregoj gjithēka qė kam humbur e gjithēka qė kam harruar: pėr ty. Pėr tė tė gjetur.
Dhe vetėm nė fund, kur tė kemi arritur tek makina jote, do tė tė them pėrse. E kur t’a them, ti nuk do tė kesh mė kohė. As pėr tu habitur. As pėr tu trembur. Plumbi do tė tė ketė shpuar zėmrėn tejpėrtej dhe retina e syve tė tu do tė ketė regjistruar imazhin e fytyrės sime tė buzėqeshur.
Pak rėndėsi ka: trupin tėnd nuk do e gjejė dot askush dhe ai imazh do tė flejė pėrgjithmonė. Bashkė me imazhet e tjera.
Tė nesėrmen, do shkoj tė marr edhe pjesėn tjetėr tė honorarit tėnd dhe kam pėrshtypjen se pėr njė farė kohe do tė shkoj me pushime. Dhe, oh, jam i sigurtė se kėsaj here do tė bėj pushimet mė tė bukura tė jetės sime. E, kush e di, ndoshta edhe do tė tė mendoj nė ndonjė moment.
Ty.

ARTAN GJ. HASANI

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9856
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga Rrezon@ prej Sun 14 Dec 2008, 03:28

ARTAN GJ. HASANI


Rutina perfekte

Ai punon shume larg. Asgje interesante ne punen e tij. Ndersa pergatit bilancet e akullta financiare te kompanise, sidoqofte ka nje ore pushimi ne mesdite kur ai shplodhet dhe ndjen ngohtesine t’ia mbuloje tere qenien. Kete ore pushimi ai e quan ora e castit: gjate asaj ore pushimi ai ngrohet me castet e nates se shkuar...me gjurmet e tyre te shperndare kudo ne dhomen e rremujshme …me perfytyrimin e aromes se flokeve te saj...te gjinjve te saj...te sqetullave te saja…te fundbarkut te saj te pyllezuar hijshem…zgjat doren ne ajer sikur do te preke formen e trupit te saj mbi dyshek…zgjat kemben nga ana e saj e boshatisur kur ajo eshte ngritur per te pire nje qetesues…perqafon nje jastek imagjinar ku akoma ndodhet gjurma e kokes se bukur... …dhe ia dorezon veten teresisht kujtimit te asaj dhome ku dashuriberja mbreteron me gjithe crregullsine e saj… Kur ora e castit i afrohet fundit ai shkon ne banje...zberthen kemishen dhe nuhat ne trupin e tij aromen e saj…eren e saj…eren e femres qe ajo i dhuron cdo nate…dehet me te...
Prej vitesh nuk ben dush ne mengjez …

Ajo cdo mengjes, sapo del ai, ben dushin e zakonshem te mengjesit dhe nis e rregullon dhomen e gjumit. E urren crregullsine dhe rremujen. Heq kellefet e jastekeve qe mbajne eren e flokeve te tyre…Ndrron carcafet e zhubrosur e te zbukuruar vende vende me lule sperme. Shkund dyshekun deri sa te zhduket forma e trupave te tyre mbi te…hap dritaren qe te dalin nga dhoma grahmat renkimtare te frymemarrjes se nates se shkuar dhe era e trupave te tyre te dirsur…Sistemon diku ne nje cep pantoflat e hedhura permbys…Hedh ne koshin e rrobave te palara mbathjet e neperkembura…Gjithnje para se te dale nga dhoma i hedh nje veshtrim te kujdesshem nese ka harruar ndonje gje pa rregulluar akoma ne ate dhome gjumi. Jo…asgje nuk ka harruar… Asnje gjurme e nates se mbremshme… Gjithshka eshte perfekte.

Ne darke ai kthehet. Futet ne dhome…dhe rri i menduar ne prag te saj.
“Cfare ke qe mendohesh? E shikon se si e kam sistemuar dhe rregulluar dhomen tone? A nuk eshte perfekte? Eshte perfeksioni qe une ta dhuroj ty , i dashur qe ti te shplodhesh pas tere kesaj dite te lodhshme e te gjate pune…”, pyet ajo duke pritur nje falenderim mirenjohjeje…
Ai nuk pergjigjet.
Asnjehere nuk pergjigjet.
Fundja edhe neser si zakonisht do shkoje perseri ne pune pa bere dushin e mengjezit...

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9856
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga Rrezon@ prej Sun 14 Dec 2008, 03:29

MĖNGJES



E para gjė qė pa, ishte ora: 8.45.
Mėngjes.
U rrotullua nė krevat dhe njė rreze drite i puthi ballin.
Oh, ē’mėngjes i bukur!
Pastaj dėgjoi parfumin e mėngjesit tė hynte pėrmes derės gjysmė tė hapur. Fėrkoi sytė. Shtyu mbulesėn.
Vetėm atėherė dėgjoi qetėsinė.
Po fėmijėt ku ishin? Tė kishin ngrėnė mėngjes e tė kishin dalė?
Kontrolloi orėn.
Jo, ishte e pamundur.
Atėherė vazhdonin tė flinin.
Akoma edhe mė pak e mundur. Tė flinin kaq gjatė ditėn e parė tė pushimeve tė tyre verore?
Po si shpjegohej atėherė gjithė ajo qetėsi nėpėr shtėpi?
As qeni nuk dėgjohej.
Endri mendoi se ishte momenti pėr ta zbuluar, kėshtu qė u ngrit.

*

«Mirėmėngjes, shpirti!»
Eva ishte ulur nė tavolinė me gazetėn nė dorė.
«Mirėmėngjes!» Endri pa rreth e rrotull. Pastaj: «Ku kanė shkuar fėmijėt?» pyeti.
«Jashtė», u pėrgjigj Eva. «Janė duke pėrgatitur gjėrat.»
«Cilat gjėra?»
Eva la gazetėn. «E di? Marko i ka ftuar tė shkojnė me tė pėr peshk, sot. Janė nė qiellin e shtatė, mezi po presin qė t’i ēosh.
Endri u ul nė tavolinė dhe mbushi filxhanin e tij me kafe tė nxehtė. «E ēfarė u thotė se do t’i ēoj?»
«Epo tani, janė me pushime, apo jo? Pastaj…» (Eva iu afrua dhe i vuri njėrėn dorė rreth qafės) «…mos mė thuaj se tė vjen keq, apo e kam gabim?»
«Mmm, kjo do tė thotė se do tė mbetemi pak vetėm, ėh?»
«Mmm…»
«Ika.»
Por nė tė vėrtetė, Endri shkoi vetėm mbasi hėngri mėngjes e lexoi pak futboll. Marko banonte nė anėn tjetėr tė liqenit dhe nė mė pak se njėzet minuta, ai, ishte atje. U ndal vetėm pak, sa pėr tė pėrshėndetur kunatin e tij dhe mbasi u kėshilloi fėmijėve tė silleshin mirė, u kthye tek gruaja.
E cila, natyrisht, e priste nė dhomėn e gjumit.
Dy orė mė vonė, telefoni tringėlloi.
Dhe bota u shemb.
Thanė se kishte qėnė njė aksident. Qė – me sa dukej – fėmija kishte zėnė njė peshk shumė tė madh dhe i ishte afruar ujit mė shumė seē duhej. Pastaj kishte rėnė.
Por Endrit nuk i besohej.
Askujt nuk i besohej.
Eva vazhdonte tė bėrtiste e tė shkulte flokėt, por nuk i besohej.
E as Markos, meqė ra fjala.
Derisa zhytėsit sollėn nė sipėrfaqe trupin e Edit.
Kunati i tij u kthye mėnjanė dhe volli.
Evės i ra tė fikėt.
Endri mbylli sytė dhe bėrtiti.
Pastaj i hapi dhe u gjend nė krevat.
Nė krevatin e tij.
Nė krevatin e tij tė madh e tė bukur.
E tė ftohtė.
Eva ishte ngritur. Prej derės gjysmė tė hapur tė dhomės hynte aroma e mėngjesit tė pėrgatitur prej saj.
Endri priti. Me frymėn pezull priti tė dėgjonte hapa nė afrim. Por e vetmja gjė qė arriti tė dėgjonte ishte volumi i radios.
Atėherė filloi tė qeshte.
Tė qeshte me zė tė ulėt.
Makthi kishte mbaruar. E nuk kishte bėrtitur.
Apo nuk do tė kishte qenė pėr tė qeshur.
Kėshtu qė u ngrit, shkoi nė banjė dhe pastaj nė kuzhinė.
Vetėm atėherė vuri re qetėsinė e ekzagjeruar.
«Mirėmėngjes, shpirt», e pėrshėndeti Eva pėrtej gazetės.
«Ku janė fėmijėt?… flenė?»
«Posi ore, po tallesh? Pikėrisht sot qė ėshtė dita e parė e pushimeve?! Jo, janė jashtė bashkė me Xhesin. E di? Ėshtė qė prej gjysmė ore qė duan tė tė zgjojnė.»
«Ashtu?» Endri mbushi filxhanin me kafe. «E ē’ne kėshtu?»
Eva la gazetėn dhe iu afrua. «E di ēfarė shpirt?… sot ka njė surprizė tė bukur», i tha pastaj duke i pėrkėdhelur flokėt. «Sot do tė jemi vetėm pėr pak kohė.»
Papritur, zemra e Endrit shtoi tė rrahurat. Kėrkoi tė thoshte diēka, por gjuha iu ngjit mbas qiellzės.
«E di?», vazhdoi Eva. «Marko telefonoi dhe tha nėse fėmijėt kanė dėshirė tė shkojnė me tė tė peshkojnė. Pikėrisht ditėn e parė tė pushimeve, e imagjinon dot? Janė shumė tė lumtur e mezi po presin qė ti t’i… ej, Endri, ēfarė ke mo?
(Ēfarė kishte?)
«Endri, shpirt. Po dridhesh si…»
«Jo», ia priti Endri, duke rrėzuar kafenė e tij.
«Por, i dashur…»
«Jo, thashė. Pikė. Nuk do t’i ēoj asgjėkund.»
«Por…»
«Nuk do venė.»
Endri tani bėrtiste dhe Eva dukej disi e trembur. Por ai kishte pasur vizionin e tij dhe nuk kishte ndėr mend tė ēonte fėmijėt tė peshkonin pėr tė bėrė qė njė prej tyre tė vdiste. Mendoi t’i tregonte gjithēka gruas sė tij, por ishte i sigurt se ajo nuk do tė kuptonte, kėshtu qė u kap mbas prerogativės sė tij pėr tė vendosur mė tė mirėn pėr fėmijėt e tij dhe mbylli aty diskutimin.
Natyrisht fėmijėt protestuan, pėrndryshe ēfarė fėmijėsh do tė ishin? Por nė fund u dorėzuan dhe dolėn nė kopsht, duke u mjaftuar sė luajturi me Xhesin.

*

E kėshtu, me tragjedinė e evituar, Endri, mund t’u kthehej qetėsisht punėve tė tij. Prej disa kohėsh kishte pasur ndėr mend tė sistemonte pak kantinėn ku ishin grumbulluar jo pak mbeturina.
E ishte pikėrisht nė momentin qė ai do tė merrte shkallėt pėr nė kantinė, frenat e njė makine ēanė ajrin porsi ulėrima e njė kafshe tė egėr qė hidhej nė sulm e menjėherė mbas saj, diēka qė pėrplaset me diēka e pastaj zhurma e dėrrasės teksa copėtohet nė qindra cifla tė vogla.
Ulėrima.
Dy.
Njėra e ndryshme prej tjetrės.
Qė tė dyja dalė prej gojėsh tė vogla.
E njė qen nisi tė lehte.
Pastaj, njė ulėrimė brenda shtėpisė.
Eva.
Endri u lėshua mbas gjurmės sė gruas.
Jashtė, ishte fundi i botės.
Pėrsėri.
(Si nė ėndėrr.)
Njė makinė. Njė makinė blu. Ndoshta njė Ford. Motori akoma ndezur. Njė kokė e mbėshtetur nė mes tė timonit. Flokė tė zinj.
Tė zinj, porsi vdekja.
Pak mė tutje, Xhesi lehte me tė madhe. Pranė qenit: Edi. Duart e mbledhura grusht pėrpara gjoksit. Sytė e zmadhuar prej tmerrit. Goja i hapej e pastaj i mbyllej si njė peshk nė akuarium. Shikonte pėrpara tij.
Makinėn.
Trupin e vogėl tė Denisit.
Eva gėrthiti: diēka qė duhej tė ishte emri i djalit tė shtrirė pėrdhč.
Endri, thjesht humbi ndjenjat.
Dhe u zgjua.
Nė krevatin e tij.
Nė krevatin e tij tė bukur e tė madh.
Nė njė moment tė parė kujtoi se mos ishte ende duke fjetur dhe vazhdonte tė ėndėrronte. Pa nga e majta e tij, orėn: 8.45. Dera e dhomės ishte e mbyllur.
Mbajti vesh.
Zėrat e fėmijėve ishin plotėsisht tė deshifrueshėm: Denisi qė donte brioshin e tij me krem dhe Edi qė i kishte ngrėnė tė gjithė ata mė krem; pastaj Eva qė mundohej t’i heshtte sepse babushi flinte dhe Xhesi qė lehte mbas ēdo fjale tė Evės, si pėr tė treguar se cilėn anė mbante.
Eh, po. Ishte zgjuar.
Nuk kishte mė as tė voglin dyshim.

*

«Ja, shikoni?… e zgjuat.» U tha Eva fėmijėve, porsa Endri kaloi pragun e derės.
«Mirėmėngjes tė gjithėve.»
«O ba, o ba, tani qė mbaroi shkolla, do tė ma blesh biēikletėn? Ma ke premtuar.»
«E pabesueshme», ia bėri Edi, ndėrsa Endri zinte vendin e tij nė tavolinė. «Nuk ka mundėsi qė edhe ta ndėrrosh ndonjėherė pėrshėndetjen e mėngjesit?» Pastaj u kthye nga Endri. «Mirėmėngjes, babush. Hė, si fjete? Mos tė zgjuam gjė? Nėse po, mua personalisht mė vjen shumė keq.»
Oh, po. Ishte zgjuar me tė vėrtetė. Endri pa Evėn qė pranė lavamanit qeshte me fjalėt e Edit.
«Hė, Edi, nxirre.» Tha Endri. «Ēfarė do sot?»
Pa u menduar gjatė, Edi i tha: «A mund tė shkoj nė kinema sot pasdite me Kleidin? Tė lutem, tė lutem…»
«Tė thashė njėherė qė jo», e ndėrpreu Eva. Pastaj iu kthye Endrit. «Me Kleidin, pėr tė parė ato shpifėsirat e horrorit. Vetėm 13 vjeē, kėta!»
«Por, sot do japin ‘Kapėsin e ėndrrave’ tė Stephen King», u qa Edi. «Tė lutem, o ba!.»
«Mirė, mirė, mund tė shkosh», tha Endri.
«Urraaa…»
«Por, Endri. Si…»
«E lėre tė shkojė. Nė se i pėlqejnė ata lloj filmash, nuk ke se ēfarė t’i bėsh.»
«Por ėshtė akoma njė fėmijė…»
«Eja kėtu», tha Endri qetėsisht. «Dhe meqė jemi tek horrori. Sot kam parė njė makth, qė ē’tė tė them. Me tė vėrtetė shumė i frikshėm.»
«Uuh, me tė vėrtetė?»
«Do na e tregosh?»
«Je mirė, shpirt?»
«Sigurisht qė jam mirė. Dėgjoni: ėndėrrova… ėndėrrova sikur ėndėrroja njė ėndėrr tė keqe. Pastaj u zgjova, por nė realitet vazhdoja tė ėndėrroja, keni parasysh?»
«Ehm, unė jo», tha Denisi.
«Mė duket se babushi ėshtė akoma duke fjetur», shtoi Edi.
Eva u mat tė thoshte diēka, por zilja e telefonit e ndaloi.
Shkoi tė pėrgjigjej.
«Alo? Oh, po…ėhė, po, kėtu... zgjuar janė, zgjuar, si asnjėherė tjetėr…si?… ėhė… po, ja tani sa u zgjua edhe ai. Hė, fol… ėhė… vėrtet?!… me tė vėrtetė e ke?….po, po… ja dale njė sekondė sa t’ua them. Ej, fėmijė. Daja Marko ju pyet nėse keni dėshirė tė shkoni pėr peshk me tė… natyrisht nė qoftė se babai juaj ėshtė dakord e nuk…»
Por babi i tyre kishte filluar tė ulėrinte.
E tė ulėrinte pėrsėri.
Pastaj, pa rreth e rrotull dhe priti tė zgjohej.
Vetėm se ajo nuk ishte mė njė ėndėrr.

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9856
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga Vizitor prej Thu 16 Jul 2009, 12:13

Klithma

Dilni nje mbremje ne bregun e detit
kur shpirti juaj te jete i qete e brengen e perditshme
ta keni lene brenda thonjeve te vetmise se saj.
Dilni ne castin kur varkat kthehen nga peshkimi
dhe tufa pulebardhash i shoqerojne me klithma.
Atehere kapni nje klithme pulebardhe
vendoseni pas xhamit te nje kornize, ose mbi bezen
e bardhe te nje tabloje.
Beni pak mbrapa dhe verejeni me kujdes.
Vertet , verejeni me shume kujdes.
A s'eshte ai portreti i nje emigranti?

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga benita krusha prej Fri 25 Mar 2011, 09:56

U rrita... shpesh me kujtohen mengjeset me diell qe i shijoja kur isha femi i brishte dhe i pafajshem, e sidomos gezimi qe ndjeja nga puthja e ngrohte e nenes e cila me perkedhelte duke me llastuar me embelsine e fjaleve perplot dashuri e butesi, qe me benin te ndihesha sikur s`ka njeri me te lumtur se un...

epo jeta ecen me nje vrap te pa imagjinueshem saqe te duket se sapo hap e mbyll syte je shenderruar ne nje grua me plot probleme te cilet nuk e presin njeri tjetrin por vetem vershojne para teje si nje stuhi qe tenton te te rrezoje patjeter... por ti lufton, lufton me shpirte kunder saj dhe prap rimekembesh...
- Ne rregull...e di qe te vjetrit e menqur kane thene se ``problemet investojne ne pjekurine e njeriut`` , por a eshte e drejte qe te te kape ajo stuhi e zeze problemesh menjehere pasi jeton vetem disa sekonda jetė larg kukulles tende te preferuar te femijeris???
JO sipas meje eshte e tepert...
paramendoje sikur nje dite te zgjohesh nga gjumi me ndjesine qe jeta jote nuk ka zgjidhje dhe qe gjithsesi je i mbaruar, por prap ti japesh vetes shprese e te luftosh me sado nje pike optimizem qe te ka mbetur thelle ne shpirte duke shpresuar qe nje dite do te behet mire...
-Tani kur mendoj per te kaluaren them me vete:
A thua ku mbeti buzeqeshja e embel e nenes qe me mbushte perplot jete? A thua qdo pjese e saje eshte zevendesuar me lot qe peshojne aq shume sa secili prej tyre eshte ne gjendje te te ngulfat shpirtin...
a mos eshte fai im qe po perjetoj te gjitha keto???
Me trego o njeri i mjere qe duke fundosur veten me fundose dhe mua bashk me ata qe te krijuan duar e kembe.
ISHE I AFTE PER QDO GJE
U SHENDERROVE NE NJE PARAZIT
SHKATERROVE VETEN E RRETHIN TEND
TANI MBETE VETEM, NUK E KE ASKEND...

(kujt i dedikohet: eshte shume personale)...
ic.cry

benita krusha

Shteti : Prishtine
Postime : 757
Kyējet nė forum : 7130
Regjistruar mė : 10/03/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga benita krusha prej Tue 29 Mar 2011, 10:47

Rrezon@ shkruajti:MĖNGJES



E para gjė qė pa, ishte ora: 8.45.
Mėngjes.
U rrotullua nė krevat dhe njė rreze drite i puthi ballin.
Oh, ē’mėngjes i bukur!...

``e lexova deri ne funde kete prozen tende te bukur por i mungon perfundimi... do ishte me mire qe te kuptohej ne fund a vdes djali apo shpeton. edhe pse mesazhi ishte shume i qart.: ``Dorezohu para vdekjes o njeri sepse kot e ke fatit nuk mund ti ikesh por vetem menyres se ndodhise`` po nuk ndodhi te vdesesh siq eshte e shkruar prap se prap vdes por ne nje menyre tjeter eshte e kote... (mbresa te mrekullueshme me ka lene ky shkrim...komplimente nese eshte inspirim i juai)

benita krusha

Shteti : Prishtine
Postime : 757
Kyējet nė forum : 7130
Regjistruar mė : 10/03/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga AldoVL prej Wed 29 Jan 2014, 12:34

krijime shume te bukura. flm
 Smile

AldoVL

Shteti : Albania
Postime : 4
Kyējet nė forum : 3142
Regjistruar mė : 29/01/2014
Profesioni : Web Developer

http://atis-shpk.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gezuar Re: Prozė- nga Autorė tė Ndryshem.

Mesazh nga Sponsored content Today at 06:02


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi