» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Selam Musai

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Selam Musai

Mesazh nga Vizitor prej Wed 06 Jan 2010, 23:26

Selam Musai nė 1914






nga L. Gėrveshi
Viti 1914.
Fushat me lule, malet me dėborė,
qaj moj Shqipėri, ulėri e gjorė,
gratė e Kurveleshit nisen pėr nė Vlorė,
me djepe ngarkuar, me foshnjat nė dorė,
shtėpitė seē ua dogjėn, arrat seē ua korrė,
i pėrzuri greku me urrė nė dorė
Kėto vargje tronditėse pėrshkruajnė gjendjen e Labėrisė nė fillim tė luftės sė parė botėrore.

Nė 28 shkurt ishte shpallur Republika Autonome e Epirit tė Veriut, me
qendėr nė Gjirokastėr e me mbėshtetjen e heshtur tė qeverisė greke. Nė
traktatin e Korfuzit u njoh kjo autonomi nė brendėsi tė shtetit
shqiptar. Nė gusht shteti shqiptar do tė binte e Princ Vidi do tė linte
Shqipėrinė. Nė tetor do tė fillonte lufta e parė botėrore e forcat
ushtarake greke do tė pushtonin gjithė jugun e Shqipėrisė. Ky pushtim
do tė njihej me emrin greku i parė, greku i dytė do tė vinte nė luftėn
italo-greke tė vitit 1940-41.
Sa herė qė janė vendosur fatet e Shqipėrisė askush nuk e ka marrė mundimin t’i pyesė shqiptarėt se ē’duan e mendojnė.
Nė 1914 ishte krijuar shteti shqiptar me kryetar Princ Vidin i cili
kish organizuar xhandarmėrinė shqiptare me nė krye oficerė holandezė.
Nė mars ushtria greke pasi pushtoi jugun e Shqipėrisė, ndihmoi nė
krijimin e Republikės Autonome tė Epirit tė Veriut me kryetar
ish-ministrin e jashtėm grek Jorgo Zografo nga Lunxhėria. Princ Vidi do
tė shpallte mobilizimin e popullsisė dhe krijimin e ēetave vullnetare.
Gjithė Labėria do t’i pėrgjigjej kėsaj thirrjeje e njė nga kėta ishte
trimi Selam Musai.
Selam Musai kish lindur nė vitin 1860 nė Salari tė Tepelenės, nė njė
familje blegtorėsh. Nė stanin e tij do tė ndaleshin luftėtarėt e lirisė
tė ēetės sė Ēerēiz Topullit. Edhe vetė do tė bėnte pjesė nė kėto ēeta,
sidomos pasi nuk pranoi tė shkonte nizam rreth viteve 1890. Nė
kryengritjet e Pavrėsisė do merrte pjesė nė krye tė ēetės sė Salarisė,
deri nė shpalljen e Pavarėsisė. Pas shpalljes sė Republikes Autonome tė
Epirit tė Veriut, nė mars do tė vihej nė krye tė tė luftėtarėve
shqiptarė qė do tė luftonin nė mbrojtje tė Tepelenės. Pėrpjekjet me
grekėrit do tė bėheshin nė Lekėl e Hormovė, qė do tė bėheshin
dėshmimtarė tė masakrave greke qė sot do cilėsoheshin si gjenocid.
Tha Selami zemėr trimi,
o burra o shqipėtarė,
greku kėrkon tė na marrė.
Kjo ėshtė thirrja qė u bėn Selami lebėrve nė fillim tė luftimeve.
Lufta do tė zhvillohej nė njė vijė qė do kalonte nga Korēa nė Pėrmet,
Tepelenė, Kurvelesh, Himarė. Kėto luftime do tė zgjasnin nga marsi nė
tetor. Shumė shqiptarė do tė vriteshin nė kėto luftime e shumė tė tjerė
dotė plagoseshin.
Nė krye tė 200 vullnetarėve Selami kaloi urėn e Subashit e zuri fshatin
Hundėkuq. Trupat greke u tėrhoqėn nė Labovė pėr nga u drejtua dhe Selam
Musai.
Fshatin Hundėkuq e zuri
dhe Labovės ju drejtua.
Duke u hapur lufta nė Tepelenė u jepej ndihma luftėtarėve kurveleshas qė luftonin nė Cepo nė afėrsi tė Gjirokastrės.
Ne Cepo te manastiri
buēet topi e gjėmon briri,
sokėllin Sulo Beqiri
sa dėgjohet nga Erindi,
e nxorri shpatėn nga milli.
-Ē’kėrkon greku, ē’do qafiri,
mirrni armėt qė t’i bini.
Sulo Beqiri ishte nga Golėmi dhe nė bashkėpunim me Selam Musain do
organizonte qėndresėn shqiptare mė tė ashpėr, duke i shtyrė forcat
greke nė drejtim tė Gjirokastrės e duke detyruar Zografon tė
shpėrngulte qeverinė e tij nė Delvinė nga frika se mos Gjirokastra
binte nė duart e shqiptarėve.
Kur tanėt Cepon e zunė,
Zografua u drodh si qėni,
mblodhi shpejt qeverinė,
me vrap shkoi nė Delvinė.
Nė njė ēast tė vėshtirė pėr trupat shqiptare qė luftonin nė Cepo,
ardhja e Selam Musait nga ana tjetėr e Drinos u dha mundėsi qė tė
merrnin frymė mė lirė sepse forcat greke u detyruan tė shpėrndahen.
Nė Labovė bie boria
tė mbahet Kurveleshi,
se vjen Selam Salaria,
vjen pėr grekėr si rrebeshi.
Lufta do tė zhvillohej e egėr, e gjatė, trup me trup. Nė njė kėnge
kushtuar luftės sė Vlorės tregohet qė Selam Musai para se tė niseshin
pėr sulm ka thėnė:
Selam Musai s’mė thonė
po s’e bėra si Labovė,
qė zura grekrit me dorė.
Trimėria e shqiptarėve do tė ēudiste kolonelin Tomson qė komandonte
forcat e rregullta shqiptare. Nė Hormovė lufta do tė ishte e rėndė,
Selam Musai do tė plagosej. Bilbil Zekua nga Hormova do ta shpėtonte
nga vdekja duke rrezikuar jetėn e tij.
Bilbil Zeko luani
kur e pa se ra Selami,
me shokė del nga istikami,
sulmon porsi tigėr mali,
rrugėn pėr te Selami
me gjak e ēan jatagani.
Selamin seē e shpėtojnė
nė Hormovė gratė e mjekojnė.
Megjithė trimėrinė e tyre, shqiptarėt do tė tėrhiqeshin mė vonė, e
grekėrit do tė kryenin masakra qė tė rrėngjethin mishin. Do vrasin gra
e burra, foshnja e pleq.
Tė tėrhiqet Kurveleshi
perėndia kėshtu deshi,
kėshtu deshi perėndia
tė shkretohet Labėria.
Andartėt grekė do tė masakronin nė 29 prill 1914 mė shumė se 200
burra nga Hormova nė njė kishė. Pjesa mė e madhe e Labėrisė do tė
shpėrngulej. Ky kalvar do zgjaste deri mė 1920, vit nė tė cilin Selam
Musai do luante njė rol tė rėndesishėm.
Dielli parė kur bie
nė malet e Salarie
Selam Musai kur vije
mushka-bardhė e guna-ēile.
Jatagan-yataghan: thikė e gjatė ose shpatė e shkurtėr.
Istikam-istihkam: fortifikim, llogore,pozicion lufte
.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi