» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kapedani Celo Picari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kapedani Celo Picari

Mesazh nga Vizitor prej Tue 05 Jan 2010, 13:19

Kapedan Ēelua i Picarit

Ēelo Picari ka lindur 208 e vjet mė parė nė Picarin e vjetėr, i cili tashmė ėshtė njė grumbull rrėnojash hijerėnda, e megjithatė kujtimi i tij ėshtė i gjallė, jo vetėm se kėtu takon disa Ēelo njėherėsh, por tė gjithė qė takuam thuajse e kishin bindje: Ah po, keni ardhur pėr Ēelo Picarin!

Emri i vėrtetė i Ēelos sė vjetėr ishte Xhelil Bega. Ishte djali i Mehmetit dhe Xhikos, tė dy fshatarė tė varfėr tė kėtyre anėve. I vogėl ishte bari me dhentė. Shkathtėsia dhe zgjuarsia e tij duket se i ka bėrė pėrshtypje ndonjė kapedani qė kalonte kėtyre anėve, kėshtu qė Xhelili, tani Ēelo pėr tė gjithė, pėrfundoi shumė shpejt nė oborrin e Ali Pashė Tepelenės nė Janinė. Kėtu u rrit, u formua si luftėtar dhe i shėrbeu Aliut deri sa ky u vra nė 1822. Picariotėve ua ka ėnda tė thonė se Ēelua i tyre ishte mė i hedhuri nga tė gjithė ata qė stėrviteshin nė oborrin e Aliut, madje mė i fortė se edhe vetė Marko Boēari i famshėm. "Marko Boēari suliot/ Qan e tė kėput me lot/ Se me Ēelon se del dot/ Ėshtė djalė picariotā€¦", kėndojnė ata ende kur nisin e marrin njė kėngė tė qėmotshme. Qė nė Kurvelesh e kanė zakon t‘u kėndojnė me lavde trimave tė tyre kjo nuk ėshtė njė gjė e re, por me sa duket, ky Ēelua duhet tė ketė qenė njė individ fort i zgjuar. Peripecitė qė ka kaluar nė jetėn e tij tė gjatė e provojnė kėtė mė sė miri.

Nė nėntorin e 1828, gjashtė vjet pas vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės, Ēelo Picari ishte nė krah tė Zylyftar Podės, Tafil Buzit dhe tė tjerėve qė vendosėn tė ngrenė Jugun e Shqipėrisė nė kryengritje kundėr reformave qė njihen si tė "Tanzimatit". Kryengritja mori pėrhapje tė madhe, ajo ishte e lidhur edhe me kryengritėsit e Revolucionit Grek. Porta e Lartė e pa punėn pisk. Kishte rrezik qė Jugu shqiptar tė shkėputej pėrfundimisht nga zotėrimet perandorake. Sadrazemi Mehmet Reshit Pasha njihej pėr dinakėrinė e tij. Ai u ofroi krerėve tė pabindur shqiptarė njė amnisti tė pėrgjithshme, e cila do tė shoqėrohej edhe me shumė favore. Njė festė e madhe do tė organizohej nė Manastir nė prani tė vetė sulltanit. Ēelo Picari ishte ndėr ata qė e kuptuan se pas gjithė kėsaj vinte era gjak. Tre vjet mė parė, nė 1827, ai i ishte lutur, madje e kishte shoqėruar gjatė njė mikun e tij Ismail Bej Vlorėn, qė tė mos i pėrgjigjej ftesės sė valiut tė Janinės. Miku nuk e dėgjoi dhe u vra pas festės. Qė nė atė kohė aftėsia e mosbesimit ndaj kėtyre ftesave duket se ka qenė ngulitur fort te Ēelo Picari.

Mė 26 gusht 1830, krerėt e mashtruar shqiptarė, tė veshur me teshat e tyre plot ngjyra e gajtanė hynė nė kazermėn madhėshtore tė Manastirit. Duhet t‘i ketė marrė sytė luksi i paparė qė u ka dalė para syve. Me njė shenjė tė kryeministrit (sadrazemit) 500 burra, krerė nga mė tė njohurit e Shqipėrisė sė Jugut, u shkuan nė shpatė. Mes tė masakruarve ishin edhe Asllan Kuca dhe Veliko Jaēe. I pari kurveleshas dhe mik i Ēelos, i dyti djali i xhaxhait, gati vėllam i Ēelos.

Ēelo bashkė me tė vėllanė e Asllan Kucos i vunė zjarrin njė //////////agjejej tė //////aninės dhe rrėmben kokat e prera tė dy njerėzve tė tyre, tė cilat u varrosėn nė Picar. Osmanėt u tėrbuan dhe nisėn reprezaljet. Premtimet e grekėve pėr ndihmėn/////// u mbėrritėn kurrė. Ēelo Picari u bė sėrish i "urtė": i ofron paqe sulltanit, nė kėmbim tė njė vendi pune tė sigurt. Jetoi ca kohė si mbikėqyrės i kufirit greko-turk nė Thesali, por duke pasur gjithnjė mosbesimin e osmanėve, tė cilėt e dinin fort mirė se kishte plane tė tjera dhe se bashkėpunonte me revolucionarėt grekė. Njė ftesė-kurth iu pėrsėrit sėrish. Kėsaj here duhej tė shkonte nė Stamboll "pėr tė folur pėr atė punėn e nizamėve". Ēelo, si gjithnjė mosbesues, nė fillim nuk pranon, por bindet pasi del "shahit" (garant) vetė kreu i fesė myslimane Sheh-Ul Islami. Kėtė herė ishte mashtruar vėrtet. Nė fillim e burgosin, pastaj e internojnė nė Anadoll, nė Konja.

Pas gjashtė vjetėsh internimi, nė 1844, kthehet nė Picar. Lidhet me Zenel Gjolekėn, njė nga trimat e rinj tė Kurveleshit dhe me tė vjetrit Tafil Buzi e Rrapo Hekali. Sėrish hidhen nė kryengritje. Sėrish marrin njė ftesė-kurth. Kėsaj here Ēelo pranon tė shkojė. Instinkti i mosbesimit, me sa duket, kishte nisur t‘i dobėsohej. Pėrfundon sėrish nė Konja, nė internim dhe pas do kohėsh lirohet me kusht, qė tė mos kthehej mė as nė Picarin e tij dhe asgjėkundi tjetėr nė Kurvelesh. Jetoi nė Janinė disa kohė dhe mori pjesė nė luftėn greko-turke tė 1854. Vdiq nė Athinė nė 1880. Kishte kaluar 79 vite, mė shumė se gjysmėn e tė cilave me shpatė nė dorė duke u ruajtur nga pusitė. Dy djemtė e tij mė tė mėdhenj, Ibrahimi dhe Iliazi, vazhduan tė jetojnė nė Picar.

Nė korrikun e 1924, kur Eqrem bej Vlorėn dhe kushėririn e tij Avni bej Delvina, tė arrestuar nga forcat e revolucionit fanolist, i nisėn nė kėmbė nga Vlora nė Tiranė, ata takuan nė Fier Xhevdet Ēelon, stėrnipin e Ēelo Picarit. Tė dyja palėt janė kujtuar pėr miqėsinė qė kishte lidhur stėrgjyshėrit Ēelo Picari dhe Ismail bej Vlorėn. Ishte pikėrisht ky i fundit qė nuk ia kishte dėgjuar fjalėn Ēelos dhe qė u vra me tė pabesė nė Janinė nė 1827. "Xhevdet Ēeo pra, ishte mik i vjetėr i shtėpisė tonė - shkruan Eqrem beu nė kujtimet e tij - ne u pritėm dhe u sajdisėm mė sė miri nė komandėn e xhandarmėrisė dhe tė nesėrmen vazhduam rrugėn me makinė, a thua se ishim tė ftuar nderi". Miqėsia mes familjeve tė vjetra do tė vazhdonte edhe pėr pak kohė.

Celo Picari me fustanelle ne parlamentin grek duke kerkuar terheqjen e trupave greke nga teritoret shqiptare.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi