» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kanuni i Laberise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kanuni i Laberise

Mesazh nga Vizitor prej Sun 03 Jan 2010, 23:06

Rėndėsia e botimit tė Kanunit tė Labėrisė


Parė nga kėndvėshtrimi, jo vetėm i shtrirjes gjeografike tė saj, por
edhe nga kėndvėshtrime tė tjera, botimi i Kanunit tė Labėrisė, paraqet
rėndėsi historike, etnokulturore, juridike dhe kombėtare.


Populli i Labėrisė, sikurse i gjithė populli shqiptar, i shquar pėr
atdhedashuri e trimėri, ka bėrė qėndresė shekullore dhe luftėra kundėr
pushtuesve tė huaj, pėr liri e pavarėsi kombėtare, pėr tė ruajtur
vetėqenien, identitetin kombėtar, gjuhėn, zakonet e traditat e veta
kulturore tė trashėguara nga paraardhėsit e tyre – ilirėt.


Kėtė e favorizonte edhe pozicioni gjeostrategjik, me terren malor e
bregdetar dhe me potencial tė madh njerėzor, luftėtarėsh me pėrvojė.


Pėr kėtė dėshmojnė, veē tė tjerash, kryengritjet e Himarės nė
shekujt e parė tė pushtimit turk, qė patėn jehonė edhe jashtė vendit,
kryengritjet e Kurveleshit nė vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit
1847, e udhėhequr nga luftėtari i shquar Zenel Gjoleka nga Kuēi.
Kryengritjet nė Labėri vazhduan kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitin
1908, kryengritja e pėrgjithshme pėr fitoren e pavarėsisė kombėtare nė
vitin 1912.


Nė vargun e tyre mund tė pėrmendet edhe Lufta e Vlorės kundėr
pushtuesve italianė nė vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e
Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare (1939-1944), nė tė cilėn populli
i Labėrisė tregoi vlerat e larta tė atdhedashurisė, heroizmin masiv pėr
liri, pavarėsi e demokraci.


Shembulli i gjallė i Labėrisė, ashtu si ai i trevave tė tjera tė
Shqipėrisė deri nė Kosovė e mė gjerė ku banojnė shqiptarė, nė luftėn
pėr liri e pavarėsi kombėtare kundėr pushtuesve tė huaj, ėshtė tepėr
domethėnės pėr tė vėrtetuar ato qė ka thėnė albanologia e njohur
angleze Edith Durham se: “Perandoritė e tjera erdhėn e ikėn, por ato
kaluan mbi shpinėn e shqiptarit, si ujėt mbi shpinėn e rosės… dhe ai
ruajti zakonet dhe identitetin e tij”(Durham: Brenga e Ballkanit 1991,
f.104). Kjo ishte vetėmbrojtje e mirėfilltė shoqėrore pėr individėt dhe
shoqėrinė.


2. Nė Kanunin e Labėrisė sanksionohen nė unitet etika, njė sistem
vlerash tė larta morale si dhe parimet themelore juridike tė mbrojtjes
sė nderit, burrėrisė, fisnikėrisė, besės, mikpritjes, bujarisė, parimet
e barazisė, sė gjakut, tė lirisė, ashtu siē pasqyrohen nė tė drejtėn
zakonore mbarėshqiptare. Por nė asnjė rast e drejta zakonore nuk mund
tė idealizohet dhe fetishizohet se ėshtė produkt historik i kohėve nė
tė cilat ka vepruar.


Pėr ngjashmėrinė e vlerave morale dhe tė parimeve juridike tė sė
drejtės zakonore shqiptare me ato tė grekėve tė vjetėr tė pėrshkruara
nė Illiadėn e Homerit dhe nė veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanė
shkruar mjaft studiues tė huaj qė nga gjysma e shek.19-tė. Edhe nė
kohėn e tanishme studiuesi nga Japonia e largėt prof. Kazuhiko
Yamamoto, i cili ka bėrė hulumtime tė posaēme pėr problemet e etikės sė
Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar nė planin krahasues, shpreh mendimin
se: “Edhe struktura etike e shoqėrisė homerike, e pėrbėrė nga besa,
nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i pėrket kategorisė
etike tė njė shoqėrie pa autoritet shtetėror, pėrfaqėsuar mė sė miri
nga struktura etike e Kanunit”.[1]


Ky krahasim i pėrshtatet mė mirė Kanunit tė Labėrisė, pėr shkak tė
fqinjėsisė sė saj me Greqinė dhe tė marrėdhėnieve e tė ndikimeve mė tė
mėdha tė ndėrsjellat nė kulturėn e jetėn e tė dy popujve qė nga
lashtėsia. Tė dy popujt kanė dhėnė e kanė marrė nga njėri tjetri.


Ky opinion i autorit tė paanshėm japonez ka rėndėsi pėr tė treguar
lashtėsinė e kulturės sė popullit shqiptar, bashkėkohėse me atė tė
grekėve tė vjetėr. Ai shėrbeu pėr tė sqaruar se ky sistem i vlerave nė
njė shoqėri pa autoritet shtetėror ushtron e mban gjallė sensin e
drejtėsisė nė kėtė shoqėri. Kėto pikėpamje shpreh edhe autori austriak
Valter Peinsipp.[2]


Aty shprehet qartė filozofia popullore pėr tu vetėqeverisur me
drejtėsi, sipas rregullave (normave) tė sė drejtės zakonore, tė
rrėnjosura nė mendje, tė cilat i tregojnė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe
ēfarė jo, se ē’duhet bėrė e ēfarė jo, sesi tė sillet njeriu.


Dhe kėtė drejtėsi populli i saj nuk mund ta gjente kurrė nė ligjet e
shteteve tė huaj pushtues, por ai krijoi dhe jetoi me tė drejtėn
zakonore tė tij,me ligjet e veta tė pashkruara, tė trashėguar brez pas
brezi nga tė parėt, pėr vetėmbrojtjen e bashkėsisė dhe vetėqeverisjen
nė njėsitė vendore. Kėtu qėndron thelbi i Kanuneve shqiptare. Kjo
filozofi e ligjit siē shprehet E.Durham, qėndron edhe mbi “dhjetė
urdhrat e zotit”.


3. Kanuni ėshtė dėshmi e gjallė se bashkėsia labe, qė kur nuk
ekzistonte autoriteti shtetėror e nė vazhdimėsi, nuk ka jetuar nė
anarki e nė arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e sė drejtės
zakonore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė mes njerėzve nė
fusha tė ndryshme tė jetės.


Kėto norma janė krijuar si rezultat i zhvillimit tė marrėdhėnieve
shoqėrore – ekonomike tė grupit etnik dhe kanė vepruar brenda tij nė
truallin e Labėrisė. Si formė e vetėdijes shoqėrore ato kanė hyrė
thellė nė shpirtin e kėtij etnosi dhe janė respektuar e zbatuar me
fanatizėm nga bashkėsia dhe ēdo pjesėtar i saj, krejt natyrshėm, sipas
traditės sė pėrditshme, tė pranuar nga tė gjithė, pa forcėn e shtetit,
aq sa do ta kishte zili edhe ēdo shtet i sotėm pėr zbatimin e ligjeve.


Kuptimi dhe rėndėsia qė ka pasur nderi pėr popullin e kėsaj bashkėsie kanė luajtur rol tė madh nė zbatimin e Kanunit.


Veē traditės e normave tė moralit, qė kanė qenė faktori kryesor, pėr
zbatimin e Kanunit kanė ushtruar ndikim edhe feja e organizmat e
vetėqeverisjes vendore, Kėshilli i pleqve, gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i
burrave me autoritetin e tyre patriarkal.


Respektimi i kėtyre normave lidhej ngushtė me vetėqenien e
vetėqeverisjes sė kėtyre bashkėsive dhe tė prestarėve tė tyre, kurse
mosrespektimi e vinte nė rrezik jetėn kolektive tė bashkėsisė e tė
individėve.


Kėto rrethana kanė pėrcaktuar qė bashkėsitė dhe organizmat e
vetėqeverisjes vendore tė reagojnė ashpėr ndaj tė gjitha sjelljeve me
rrezikshmėri shoqėrore, me qėllim ruajtjen e unitetit tė bashkėsisė dhe
mbrojtjen e individit. Natyrisht format dhe mėnyrat e reagimit kanė
ndryshuar gjatė zhvillimit historik tė shoqėrisė labe qė nga bojkotimi,
dėbimi e deri te vrasja e fajtorit.


Nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar tė pavarur, nuk kishte
kushtetutė e ligje tė tij, kanuni luante rolin e Kushtetutės pėr
rregullimin e marrėdhėnieve juridike tė popullsisė sė njėsive tė
vetėqeverisjes vendore, pėrfshirė edhe Labėrinė.


Qėllimi i botimit tė Kanunit tė Labėrisė


Nė botimin e Kanunit tė Labėrisė jemi nisur nga koncepti kryesor qė
tė ruhen vlerat mė tė mira morale e kulturore tė trashėguara nga e
kaluara dhe tė luftohen anėt negative, tė papajtueshme me parimet
morale e juridike tė shoqėrisė demokratike shqiptare.


Sigurisht, nuk mund tė mohohet, qė edhe nė shoqėrinė e sotme labe
ndeshen nė praktikė dukuri tė Kanunit, sidomos nė marrėdhėniet
familjare e martesore, nė marrėdhėniet civile, tė detyrimeve e
kontratave qė lidhen me mirėbesim, me gojė, kur duhen me shkrim e deri
nė fushėn penale e procedurale, duke pėrjashtuar gjakmarrjen, e cila nė
Labėri i pėrket sė kaluarės.


Nė kėtė kuptim normat e kanunit nuk mund tė studiohen vetėm nga
kėndvėshtrimi historiko-etnologjik. Realiteti objektiv tregon se
ndodhemi pėrpara dualizmit juridik. Nga njėra anė veprojnė ligjet e
shtetit dhe nga ana tjetėr, veprojnė edhe norma tė kanunit, pavarėsisht
nga sfera e kufizuar e marrėdhėnieve shoqėrore qė ato rregullojnė,
sidomos nė veri. Pėr kėto arsye del nevoja tė pėrballemi me kėto norma
e mendėsitė e sė kaluarės.


Veē asaj, e drejta zakonore njihet si burim i sė drejtės, derisa ajo
vepron nė kėtė ose atė masė. Normat e sė drejtės zakonore janė mbledhur
e kodifikuar nė kanun, por kanuni nuk ėshtė sanksionuar si ligj nga
shteti.


Me civilizimin e shoqėrisė, me mbizotėrimin e moshės mesatare tė re
tė popullsisė, me zgjerimin e emigracionit, me ndėrtimin e forcimin e
shtetit tė sė drejtės, me zgjerimin e emancipimit nė mėnyrėn e jetesės
e tė krejt marrėdhėnieve shoqėrore, me rritjen e nivelit arsimor e
kulturor tė njerėzve, me zhvillimin e infrastrukturės e tė lidhjeve
fshat-qytet etj, kėto dukuri negative shkojnė duke u pakėsuar, drejt
zhdukjes sė plotė tė tyre, ndonėse ky ėshtė njė proces qė diku
shpejtohet e diku ngadalėsohet.


Shqipėria nė kohėn e tanishme ėshtė republikė parlamentare, shtet
unitar dhe i pandashėm, me njė Kushtetutė demokratike, me ligje
bashkėkohore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė fusha tė
ndryshme tė jetės, me njė sistem tė organizuar tė drejtėsisė, kėshtu qė
janė krijuar kushte tė favorshme pėr realizimin e tė drejtave dhe
lirive themelore tė njeriut dhe nuk ka pse tė kthehemi prapa pėr
zbatimin e Kanunit.


Mendimi dhe qėllimi kryesor i botimit tė Kanunit janė jo vetėm nė
planin etnik e kulturor, por edhe pėr tė kufizuar gradualisht zbatimin
e tij nė praktikė, duke u dhėnė pėrparėsi ligjeve tė shtetit, qė
pėrbėjnė bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė tij.


Shqipėria sot aspiron e kėrkon qė nėpėrmjet reformave demokratike tė
legjislacionit e tė sistemit tė drejtėsisė, tė integrohet nė Evropė.
Prandaj konceptet dhe pėrpjekjet pėr tė bėrė reforma nė Kanune, janė
arkaike, krejtėsisht tė papėrshtatshme e tė papranueshme pėr shoqėrinė
dhe shtetin tonė tė sė drejtės.


Qėllimi tjetėr i botimit tė Kanunit tė Labėrisė, jo mė pak i
rėndėsishėm, ėshtė dhe njohja e pėrmbajtjes sė tij nga opinioni publik
e shkencor brenda vendit e studiuesit e huaj.


Kjo njohje bėhet e nevojshme, po tė mbahet parasysh fakti se pėr
kėtė Kanun kanė filluar tė botohen shkrime tė pakta kryesisht nė
gjysmėn e dytė tė shek.XX nga Marko Koroni, Eqerem Vlora, Riza Runa,
Zenel Merjo, Agim Hila, Koēo Nova, Xhafer Majko, Bardhosh Gaēe,
dr.Laver Stroka, Rahmi Memushi, Gazeta “Labėria” etj, tė cilėt kanė
dhėnė ndihmė tė ēmuar.


Burimet e normave tė Kanunit


Krijuesi i normave tė Kanunit ėshtė vetė populli i Labėrisė me
menēurinė e tij. Ato pasqyrojnė botėn shpirtėrore tė tij tė pėrcaktuar
nė analize tė fundit nga kushtet materiale tė jetesės. Nevojat
historike, shoqėrore, ekonomike, jetėsore tė njerėzve kanė diktuar
vendosjen e normave, zakoneve, rregullave tė sjelljes nė mes tyre,
bazuar nė parimet e larta tė moralit.


Zakonet kanė luajtur rol parėsor nė formacionet e hershme shoqėrore
parashtetėrore, pėr rregullimin e marrėdhėnieve brenda njė grupi
shoqėror. Ato gjithashtu kanė rėndėsi tė veēantė nė formimin e sistemit
tė sė drejtės.


Historikisht dihet se zakonet kanė vepruar e veprojnė mė gjatė, pavarėsisht se nuk janė sanksionuar nga shteti.


Kushtet historike nė tė cilat ka kaluar Shqipėria nė tėrėsi dhe
Labėria nė veēanti dhe zhvillimet e brendshme ekonomike-shoqėrore, kanė
pėrcaktuar faktin qė mjaft zakone ndryshuan nė brendėsi dhe u
shndėrruan nė norma tė sė drejtės zakonore, u bėnė pjesė pėrbėrėse e
sistemit tė sė drejtės. E drejta zakonore ėshtė forma fillestare dhe mė
e lashtė e sė drejtės. Fakti qė ajo vazhdoi tė veprojė deri nė kohėn
tonė, tregon pėr forcėn e potencialin e sė drejtės zakonore. Pikėrisht
pėr kėto arsye ajo ėshtė ndėr problemet kryesore tė teorisė tė sė
drejtės bashkėkohore.


Pleqtė e zakonit, nėpėrmjet zgjidhjes sė ēėshtjeve, mosmarrėveshjeve
a konflikteve tė ndryshme, ose u referoheshin zakoneve tė mėparshme,
ose vendosnin njė normė tė re, e cila, vihej nė pėrdorim edhe pėr
zgjidhje analoge nė tė ardhmen si precedent gjygjėsor. Kėshtu bėhet
kalimi gradual nga zakonet e lashta tė tė parėve nė norma tė sė drejtės
zakonore, si rezultat i zhvillimit historik, i ndarjes dhe i
diferencimit tė shoqėrisė nė klasa, pozita ekonomike e tė cilave u
sanksionua nė normat e sė drejtės zakonore.


Pikėrisht pėr kėto arsye kanuni pėrmban norma sjelljeje qė nga
lashtėsia, nga Ilirėt, rendi gjinor, nga mesjeta dhe shtresėzime tė
reja, veēanėrisht nė shek.XVIII dhe deri nė gjysmėn e parė tė shek.XX.


Pra, burimi i parė kryesor i normave tė Kanunit tė Labėrisė, janė
zakonet qė u kthyen nė norma juridike, pėr shkak tė zbatimit tė tyre tė
vazhdueshėm e tė detyrueshėm. Veē normave tė pėrbashkėta tė sė drejtės
zakonore, nė njėsi tokėsore tė veēanta, nė fshatra, kanė vepruar edhe
zakone tė vendit tė detyrueshėm pėr t’u zbatuar brenda tyre. Sipas
vendit bėhet kuvendi.


Burimi tjetėr kryesor i normave tė Kanunit janė vendimet e Kuvendit
tė burrave, besėlidhjet e ndryshme pėr ēėshtje tė rėndėsishme, si psh
pėr pajtimin e gjaqeve (hasmėrive), ndarjen e kufijve tė tokave apo tė
maleve, etj.


Nė Labėri janė zhvilluar mjaft kuvende tė rėndėsishme qė njihen nė
historinė e popullit shqiptar, si i Himarės (Shekulli XV). Kuvendi i
Progonatit (1846), Kuvendi i Mesaplikut (1847) dhe kuvende tė tjerė, tė
cilėt lidhen drejtpėrsėdrejti me reformat e sė drejtės zakonore tė
Labėrisė, e pėr tė cilėt do tė flitet mė poshtė.


Pikėrisht kėto burime tė sė drejtės zakonore pėrbėnin bazėn pėr
rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore ndėrmjet njerėzve tė bashkėsisė
labe. Ato njėkohėsisht ishin mburoja nga ēdo arbitraritet, sepse askush
nuk mund tė vihej para pėrgjegjėsisė civile, penale apo pėr shkelje tė
tjera, pa u mbėshtetur nė normat e Kanunit. Ēdo veprim ishte i
domosdoshėm tė bazohej nė kėto norma.


Askush nuk mund tė vepronte nė kundėrshtim apo duke i anashkaluar
ato, ndryshe reagonte tėrė bashkėsia dhe nuk lejonte vetėgjyqėsinė.


Zhvillimi historik i Kanunit tė Labėrisė


Nė shoqėrinė shqiptare, si nė ēdo shoqėri tjetėr njerėzore, nė
stadet mė tė hershme tė saj janė njohur tabutė, si veprime tė ndaluara.
Shkelėsit e tyre dėnoheshin me dėnime tė ndryshme. Veē kėtyre nė
shoqėri kanė vepruar normat e moralit, bazuar nė filozofinė e sė mirės
e tė keqes dhe pėrcaktonin se si duhej tė silleshin njerėzit.


Gjithashtu u shfaqėn zakonet, qė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė grupet etnike.


Me zhvillimin historik tė shoqėrisė, si pasojė e dallimeve ekonomike
shoqėrore, u diktua nevoja e shndėrrimit tė zakoneve nė norma tė sė
drejtės zakonore.


Megjithatė nuk mund tė mohohet se edhe nė Labėri kanė ekzistuar
sisteme tė ndryshme tė sė drejtės, bartės tė sė cilave kanė qenė grupe
tė ndryshme sociale e kulturore, ndaj tė cilave veprojnė kėto sisteme.
Nė literaturėn historike e juridike tė vendit e tė huaj, ėshtė pranuar
se perandoria bizantine, si ajo romake, ishte e detyruar tu njihte
bashkėsive tė ndryshme etnike, pėrfshirė shqiptarėt, format patriarkale
tė ekzistencės sė tyre kombėtare si dhe normat e sė drejtės zakonore
pėr vetėqeverisjen vendore. Konkretisht kanė vepruar e drejta romake,
bizantine (nga e cila ėshtė huazuar dėnimi me prerjen e gjymtyrėve
hundės, veshit etj) dhe sidomos sheriati, ligjet e shtetit osman, e
drejta kishtare dhe paralelisht me to edhe e drejta zakonore, venomet,
qė pėrfaqėsojnė pluralizmin juridik. Ato kanė pasur mbi tė ndikime
sidomos nė marrėdhėniet familjare e martesore.


Megjithatė, ėshtė gjithashtu fakt i pamohueshėm, se e drejta
zakonore e Labėrisė, dhe ajo mbarė shqiptare nuk u asimilua, por nė
pėrmbajtje tė saj, ruajti karakterin origjinal shqiptar e kombėtar dhe
vazhdoi tė mbijetonte e tė zbatohej nė praktikė. Ajo ishte pjesė
pėrbėrėse e qėndresės sė popullit kundėr pushtuesve tė huaj. Nė rast se
ajo do tė ishte asimiluar gjatė pushtimit osman, atėherė njerėzit do tė
detyroheshin tė zbatonin vetėm sheriatin dhe tė humbitnin edhe gjuhėn
shqipe siē kanė humbur edhe njėzetmijė gjuhė tė ndryshme.


Mirėpo, origjina e normave tė sė drejtės zakonore mbarė shqiptare,
pėrfshirė atė tė Labėrisė, i pėrket lashtėsisė, para pushtimit romak,
qė nga ilirėt (shek.IV-I para erės sė re). Sipas Shtjefėn Gjeēovit emri
i sė drejtės zakonore te shqiptarėt e Shqipėrisė sė jugut lidhet me
emrin e Pirros mbretit tė Epirit. ²Krahu qė i afrohet Gjirokastrės
thonė: ²Me ba kuvėnd mbas Kanunit tė Pirrit² mbretit tė Epirit.[1] Kjo
ėshtė njė hipotezė e ngjashme me atė tė historianit Kasem Biēoku se
Kanuni i Lekės ka lidhje me emrin e Aleksandėrit tė Madh, qė mbetet
objekt hulumtimi i diskutimit shkencor.


Kėto norma u pėrcollėn nė traditėn gojore gjatė shekujve deri nė
gjysmėn e parė tė shekullit XX, gjithmonė nė trajtėn e normave tė
sjelljeve tė pashkruara, qė pėrbėn karakteristikėn kryesore tė sė
drejtės zakonore.


Normat e sė drejtės zakonore tė pėrfshira nė Kanun nuk kanė qenė
statike nė tė gjitha kohėt. Ato kanė pėsuar evolucionin e tyre
historik, janė ndryshuar e plotėsuar me norma tė reja, nė pėrshtatje me
kėrkesat objektive tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė
Labėrisė.


E drejta zakonore e Labėrisė, ndonėse ka origjinė qė nga lashtėsia,
gojėdhėna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati,
shek.XI, i cili, flitet se ka qenė prift edhe si prijės i Kurveleshit i
njohur nga normanėt gjatė pushtimit tė tyre (1081). Figura e Papa
Zhulit i takon kohės sė Bizantit, ēka dėshmon se gjurmėt e Kanunit tė
Labėrisė gjenden qysh atėherė dhe kanė vepruar nė praktikė krahas
monokanonit bizantin. Pėr kėtė legjendė ka shkruar edhe Eqrem Vlora
(Shejzat 1957) pavarėsisht se ende nuk janė gjetur dokumente tė
shkruara.


Ėshtė interesant fakti se kjo gojėdhėnė pėr Papa Zhulin nė Labėri,
ka shumė ngjashmėri me atė nė Malėsinė e Veriut, qė i atribuon Kanunin
mesjetar Lekė Dukagjinit, apo Kanuni i Skėnderbeut, ndonėse edhe pėr
kėta nuk ka dokumente arkivore.


Sipas mendimit tonė, tė shprehur edhe mė parė, as Lekė Dukagjini dhe
as Papa Zhuli nuk ka qenė e nuk mund tė ishin krijuesit e kodifikuesit
e Kanunit, derisa normat e Kanunit kanė origjinė shumė mė herėt, por,
nė rastin mė tė mirė ata mund tė kenė bėrė ndonjė ndryshim tė normave
tė vjetra pėr zėvendėsimin me norma tė reja nė pėrshtatje me kėrkesat e
kohės, ose kanė ushtruar autoritetin e tyre pėr zbatimin e kėtyre
normave.


Veē asaj, nė Kurvelesh gojėdhėna popullore nuk i jep ndonjė rol tė
veēantė Papa Zhulit, ashtu siē ndodh nė malėsi tė Veriut pėr Lekė
Dukagjinin ose pėr Skėnderbeun.


Nė vitin 1492, Porta e Lartė, i njohu zyrtarisht Himarės, si
kryeqendėr e kryengritjeve tė Labėrisė kundėr pushtuesit osman, venomet
e saj, tė drejtėn pėr t’u vetėqeverisur me normat juridike tė saj.
Himara, nė shekujt XV dhe XVI pėrfshinte bregun e detit deri nė Butrint
dhe gjithė pothuaj Labėrinė e sotme. Nga dokumente tė mėvonshme del se
nė Himarė bėnin pjesė fshatrat e Tepelenės, tė Kurveleshit, Kudhėsi,
Smokthina, Mesapliku, Dukati, Tragjasi, Drashovica, Lapardha etj. (mbi
50 fshatra).


Shtegtarėt anglezė qė kanė vizituar Himarėn nė shek.XVII, K.Liku,
E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajnė pėr njė kod zakonor tė fortė qė
vepronte nė Himarė. Dhe vetėm nė gjysmėn e parė tė shek.XIX Himara u
kufizua nė shtatė fshatrat e njohura tė Bregdetit: Himarė, Qeparo,
Kudhės, Vuno, Pilur, Dhėrmi dhe Palasė.


Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan tė zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).


Mė vonė gojėdhėna popullore njeh Gjokutėn nga Kuēi si ligjvėnės, qė
mendohet se ka jetuar nė mesjetė (1615), por edhe pėr kėtė nuk ka
dokumente tė shkruara. Pavarėsisht nga mungesa e burimeve arkivore,
normat e sė drejtės zakonore tė Labėrisė, kanė vazhduar tė veprojnė
gjatė shekujve.


Ndryshime nė tė drejtėn zakonore tė Labėrisė njihen nė shekujt
XVIII-XX-tė. Sipas gojėdhėnės popullore kėtu mund tė pėrmenden Kuvendi
i burrave, i mbledhur nė Senicė (Delvinė) nė (shek.XVIII) me
pėrfaqėsues nga Delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi,
Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa,
Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxhėria.




Kėnga popullore thotė:


Gjėmon vendi nga oshtima


Vijnė kalorės, vijnė trima


Nga Himara, nga Smokthina,


Nga Labova nga Delvina…




Fakti qė Kuvendi u mbajt nė njė fshat qė i pėrkiste besimit kristian
me pjesėmarrjen e gjerė edhe tė pėrfaqėsuesve nga shumė fshatra qė
ishin kthyer nė shekullin XVII-XVIII nė besimin mysliman, ishte me
rėndėsi politike kombėtare. Ai dėshmoi pėr tolerancėn e madhe fetare qė
ekzistonte nė Labėri qė nė shek.XVIII dhe njėkohėsisht pėr qėndrimin e
vendosur patriotik tė popullit nė mbrojtje tė zakoneve e tė traditave
tė tij.


Me guxim e vendosmėri ai pėrballoi politikėn shtypėse tė pushtuesve
osmanė, propagandėn presionet e intrigat e Patriarkanės sė Stambollit,
politikėn nacionaliste ekstremiste tė shovinistėve fqinjė e tė kishės
ortodokse greke, pėr tė pėrēarė e prishė harmoninė fetare pėr
bashkėjetesė tė banorėve tė kėtyre krahinave.


Pikėrisht pėr kėto arsye marrjen e vendimit tė pėrbashkėt tė
Kuvendit populli e quajti: “Nė Senicė u bė palcimi” dmth. pajtimi,
bashkimi. Megjithėse krahas sė drejtės zakonore vepronte edhe e drejta
kishtare pėrsėri nė kėtė ngjarje del qartė se e drejta zakonore
zbatohej nė praktikė pa u shkrirė me tė drejtėn kishtare e Sheriatin.
Kėto ligje tė pashkruara ishin tė njėjta pėr tė gjithė pavarėsisht nga
pėrkatėsia e besimit fetar, ndryshimi i fesė nuk kishte sjellė pengesė
nė zbatimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, por ishte nė harmoni me
ndjenjat individuale tė besimit fetar tė tė krishterėve e myslimanėve.


Mbėshtetur nė realitetin shqiptar Faik Konica shprehet se nė
"Shqipėri ka ekzistuar toleranca fetare dhe ėshtė i vetmi vend i
Evropės, ku nuk ka pasur luftėra fetare”. (Konica, vepra 1993)


Nė kėtė kuvend u shqyrtua ēėshtja e vjedhjes sė njė viēi nė Bamatat
(Delvinė) nga njė person nga Lukova. Kuvendi e dėnoi kusarin pėr 1 me 5
dhe 500 grosh gjobė, sa ishte sharti. Mirėpo ai nuk u bind e nuk e
pranoi vendimin. Pėr kėtė Kuvendi vendosi njė normė tė re dėnimin me
vdekje (me vrasje) pėr moszbatimin e vendimit tė Kuvendit dhe pėr
vjedhje tė pasurisė sė tjetrit.


Pėrsėri sipas gojėdhėnės popullore Kuvendi i dytė i madh me rėndėsi
tė veēantė historike pėr tė drejtėn zakonore tė Labėrisė u mbajt nė
shek.XVIII nė Zhulat, te rrapi i Agait, poshtė qafės sė Taroninės, nėn
drejtimin e burrit tė shquar tė zakonit dhe agait Idriz Sullit.


Nė kėtė Kuvend morėn pjesė burra tė dalluar zakoni nga Kurveleshi,
Himara, Bregdeti nė tėrėsi, Rrėzoma, Smokthina, Delvina, Labova,
Tepelena e deri nga Mallakastra, si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Ēelo
Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Harmova, Lab Duka,
Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shumė tė tjerė.


Kjo ngjarje e madhe ishte dėshmi tjetėr e gjallė e bashkimit dhe e
vėllazėrimit tė njerėzve, burrave tė zakonit qė i pėrkisnin besimit,
kristian e mysliman pėr mbrojtjen dhe reformimin e sė drejtės zakonore
nė Labėri, e pėrjetėsuar nė kėngėn popullore.


Nė njė variant tė kėngės popullore thuhet :






Tek rrapi nė Taroninė


Qė ėshtė pranė Zhulatit


Seē e mblodhi miqėsinė


Tė lidhin ligat e fatit


Gjithė krahinat i ftuan


Delegatėt tė dėrgojnė


Kishin pėr tė biseduar


Nga tė gjitha anėt rrodhėn…..




Variant tjetėr :


U thotė Idriz Agai:


Mbani vesh o kapedanė


Dhe ju bejlerė e agallarė Tė madhe ju bėj rixhanė (lutjen)




Tė lidhim mirė ixhanė (pajtimin)


Kuvendi i burrave bėri shtesa e ndryshime tė rėndėsishme nė Kanunin
e vjetėr, duke pranuar norma tė reja, tė cilat u njohėn me emrin
“Shartet e Idriz Sullit”. Ato janė zhvillim e pasurim i mėtejshėm i sė
drejtės zakonore tė Labėrisė, tė cilat u kundėrvihen ndikimeve tė
Sheriatit, qė kishte filluar tė zbatohej nė Labėri pas reformave tė
Tanzimatit (1839).


E drejta zakonore nė Labėri u qėndroi kėtyre reformave e nuk u asimilua nga Sheriati dhe ligjet osmane.


Veēanėrisht nė Himarė e nė zonėn malore tė Kurveleshit, qė kishin
njė farė autonomie, Kanuni, si pjesė e qėndresės popullore kundėr
pushtuesve tė huaj, u ruajt mė fort e mė kompakt pėr vetėqeverisjen
vendore, ashtu sikurse kėngėt, vallet, vajtimet e kostumet popullore
labe.


Ndėr ndryshimet mė tė rėndėsishme mund tė pėrmenden: Zgjerimi e
forcimi i pronės private nė dėm tė asaj tė pėrbashkėt, prirja pėr
mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, posaēėrisht tė gruas, duke i njohur
tė drejtėn pėr tė punuar jashtė shtėpisė bashkė me burrat. Pėr kėtė dha
shembullin i pari vetė agai Idriz Sulli. Deri nė atė kohė gratė e
agallarėve, nėn ndikimin e sheriatit, qėndronin tė mbyllura brenda dhe
mbulonin fytyrėn me perēe nė disa zona.


Normė tjetėr e re ishte ajo e ndarjes sė gruas, pa sjellė si pasojė
vrasjen. Dhe pėr kėtė e dha shembullin personal Idriz Sulli, i cili i
tha dhendėrrit ta ndante vajzėn e tij dhe nuk do tė prekej (vritej).
Ngjarja kėshtu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau. Njė shart tjetėr ishte qė
hajdutit tė mos i pritej dora, siē veprohej mė parė ( nėn ndikimin e sė
drejtės bizantine dhe tė kuranit), por tė paguante njėfishin e sendit
tė vjedhur kur ishte jashtė shtėpisė, ndėrsa brenda shtėpisė dyfishin
ose pesėfishin dhe pesėqind grosh kallauz. Gjithashtu u vendosėn dėnime
tė rėnda pėr krimin e tradhtisė.


Ali Pashė Tepelena (1740-1822) nė pashallėkun e tij, krahas
sheriatit pėr popullsinė myslimane dhe kanuneve kishtare pėr banorėt e
krishterė, zbatoi bujurditė (urdhėresat) e tij. Nė raste tė veēanta
lejoi tė zbatohej edhe e drejta zakonore vendase. Por, sipas gojėdhėnės
popullore Ali Pasha e vrau Idriz Sullin, sepse kėrkonte tė kufizonte
veprimin e kanunit. Pavarėsisht nga motivet, vrasja e kėtij burrė
zakoni tė shquar ishte njė krim i rėndė.


Pasi nėnshtroi me forcė tė armėve dhe futi nė pashallėkun e tij edhe
Sulin e Himarėn (1798), Ali Pasha u pėrpoq tė bėnte organizimin
gjyqėsor nė ēdo qytet e krahinė dhe tė zbatonte ligjet njėlloj si pėr
myslimanėt dhe tė krishterėt, sipas parimit tė barazisė para ligjit.


Me kėto masa synonte tė bėnte njė hap pėrpara sipas modelit tė shteteve perėndimore.


Gjithashtu ai kufizoi vrasjet pėr gjakmarrje dhe gjakmarrjen e
zėvendėsoi me dėnime tė tjera, si me pagimin e dietės (shpėrblimin e
gjakut) ose me dėbimin e deri me dėnimin me vdekje, siē veprohej nė
shtetet e tjerė pėr vrasjet me dashje.


Pėr kufizimin e gjakmarrjes e tė pasojave tė saj (ngujimet) nė
Labėri kanė luajtur rol tė madh Kuvendet e burrave qė nga shek.XVIII e
nė vazhdimėsi.


Ky fakt ėshtė njė argument tjetėr i fuqishėm nė mbėshtetje tė
pikėpamjes qė mbronte At Gjergj Fishta nė parathėnien e Kanunit tė Lekė
Dukagjinit kundėr autorėve qė shpreheshin se gjakmarrja pėrcaktonte
“barabarėsinė e egėrsinė e kombit shqiptar…”.


Mbas Kanunit – thotė Fishta, qi asht tė shprehunit e shpirtit tė
Kombit shqiptar, vrasa asht e ndėshkueme me dekė (vdekje). (Parathėnia
e KLD, f.XXII)


Procesi i kufizimit gradual deri nė zhdukje i gjakmarrjes nė Labėri,
ėshtė dėshmi e gjallė edhe kundėr pikėpamjeve tė Lombrozos e pasuesve
tė tij, qė e shpjegojnė gjakmarrjen nga pozita biologjike dhe ia
atribuojnė racės shqiptare, ndonėse dihet botėrisht qė ajo ka qenė
fenomen historik – shoqėror ndėrkombėtar, qė ka lindur nė bashkėsinė
primitive, si rrjedhojė e jetesės sė pėrbashkėt, e solidaritetit
ndėrmjet njerėzve, qė pėrcaktonte vetėmbrojtjen nė kushtet e mungesės
sė shtetit.


Megjithatė, si nė zonat e tjera malore, edhe nė Labėri, nė njė
shoqėri ku nuk kishte autoritet shtetėror, hakmarrja nė kuptimin e
gjerė tė fjalės, vepronte pėr rivendosjen e drejtėsisė, si shpagim pėr
rrahjen, fyerjen, shpifjen ose nga ēdo veprim tjetėr i padrejtė nė dėm
tė palės sė dėmtuar.


Nė kėtė kuptim edhe gjakmarrja ishte veprimi pėr marrjen e gjakut tė
babait, djalit, vėllait, xhaxhait, nipit nga babai tė vrarė mė parė.
Derisa nuk kishte autoritet shtetėror pėr mbrojtjen e jetės, gjakmarrja
funksiononte si mjet i vetėmbrojtjes. Krejt ndryshe ėshtė gjakmarrja nė
kushtet e funksionimit tė shtetit. Ajo nga mjet e vetėmbrojtjes kthehet
nė vetėgjyqėsi dhe ėshtė e dėnueshme nga ligjet e shtetit.


Normat e sė drejtės zakonore vazhduan tė vepronin nė Labėri edhe pas
shpalljes sė Pamvarsisė Kombėtare dhe krijimit tė shtetit kombėtar
Shqiptar (28 Nėntor 1912).


Qeveria e Vlorės, e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, pėr shkak
tė gjendjes politike, ekonomike e shoqėrore nė tė cilėn ndodhej, tė
izolimit dhe veprimit fort tė zakoneve e traditave tė vjetra, lejoi
pėrkohėsisht normat e sė drejtės zakonore, sidomos ato qė kishin tė
bėnin me rregullimin e hakmarrjes e tė gjakmarrjes.


Ky qėndrim gjeti mirėkuptim jo vetėm nė Labėri por edhe nė
popullatėn e atyre zonave ku ishte problem gjakmarrja, e cila mbėshteti
qeverinė, siē ishte vendimi i krerėve tė Malėsisė sė Veriut tė datės 6
shtator 1913 tė mbledhur nė Krujė.


Nė Kanunin e Zhurisė (1913), tė miratuar nga qeveria e Ismail
Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural, ka
edhe disa norma tė sė drejtės zakonore. Nga vitet 1913 Labėria u
pushtua, u shkatėrrua e masakrua nga andartet greke dhe, vetėm nė gusht
– shtator 1916, banorėt e Kurveleshit tė zhvendosur me dhunė, pas dy
vjetėsh u kthyen nga lumi i Vlorės nė fshatrat e tyre tė djegur e tė
shkatėrruar krejtėsisht, qė ndodheshin nėn pushtimin italian pas atij
grek. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas mbarimit, tė Luftės sė Parė Botėrore
(1918) dhe deri nė luftėn e Vlorės nė vitin (1920).


Edhe gjatė kėtyre pushtimeve tė huaja, populli i Labėrisė vazhdoi tė
vetėqeveriset pėr aq sa mundej, nėpėrmjet sė drejtės zakonore.


Ndryshime e pėrmirėsime tė Kanunit tė Labėrisė nga pleqtė e zakonit
dhe kuvendet e burrave janė bėrė edhe nė vitet pasardhės deri nė vitet
20-tė tė shekullit XX, nga pėrfaqėsuesit e fshatrave tė Kurveleshit, tė
mbledhur nė Gusmar nė vitin 1921, i cili vendosi pajtimin e
gjaqeve-hasmėrive.


Me rėndėsi tė madhe historike, politike e juridike ėshtė Kuvendi
(Kongresi) i Labėrisė, i mbledhur nė Kuē tė Kurveleshit mė 28 nėntor
1924, nė njė situatė, kur kishin fituar idetė e revolucionit demokratik
tė qershorit 1924 dhe qeveria e Fan Nolit kishte programuar reforma tė
thella ligjore. Ndėrkohė normat e sė drejtės zakonore vepronin ende me
forcė nė Kurvelesh. Nė Kuvend morėn pjesė delegatė jo vetėm nga
Labėria, por edhe nga Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala e Dukagjini
etj. Tė gjithė kėta delegatė ishin veteranė vullnetarė dhe i dhanė
Kuvendit karakter kombėtar.


Komisioni organizator i Kuvendit shpallte se lufta kundėr zakoneve
tė kėqija ėshtė pjesė pėrbėrėse e luftės pėr forcimin kombėtar dhe
demokratik.


Njė nga vendimet kryesore tė Kuvendit ishte padyshim pajtimi i
gjaqeve- hasmėrive dhe ndalimi i hakmarrjeve, si njė plagė shoqėrore me
pasoja tė rėnda, si dhe masat ndėshkuese kundėr atyre qė do tė shkelnin
kėtė normė zakonore tė Kuvendit. Kjo normė kishte karakter tė thellė
humanitar, sepse ēlironte njeriun nga ankthi i vrasjeve pėr gjakmarrje
dhe godiste mentalitetet e sė kaluarės.


Gjithashtu u vendos ndalimi i zakoneve te vjetra patriarkale nė
marrėdhėniet familjare e martesore, sidomos ndalimi i fejesave tė
fėmijėve tė paralindur ose tė fėmijėve tė mitur, lirimi i grave nga
punėt e renda etj. Kėto reforma pasqyronin idetė demokratike pėr
emancipimin dhe barazinė e gruas me burrin.


Ndėr faktorėt subjektivė pėr reformat qė synonte tė bėnte Kuvendi
njė rol tė veēantė pozitiv ka luajtur nisiatori, organizatori dhe
drejtuesi i Kuvendit juristi Sali Hallkakondi nga Vranishti i Vlorės,
njohės i zakoneve tė vendit dhe i ligjeve pėrparimtare tė shteteve
demokratike tė asaj kohe, i cili pati mbėshtetjen e plotė tė patriotit
e intelektualit Halim Xhelo, ndonėse ky nuk mundi tė merrte pjesė nė
Kuvend.


Nė vendimet e kėtij kuvendi hidhej njė hap pėrpara pėr tė realizuar
idealet e rilindėsve tanė tė mėdhenj dhe vendimet e Kongresit tė
Lushnjės (1920), pėr zėvendėsimin e sė drejtės arkaike zakonore me
ligje tė reja pėrparimtare e demokratike.


Nė vitet pasardhės (1928 - 1939), gjatė regjimit monarkist tė Zogut
dolėn Kodet e rinj dhe ligje me orientim perėndimor, por megjithė atė,
u njohėn edhe kanunet e Lekės e tė Skėnderbeut pėr rregullimin e
marrėdhėnieve shoqėrore tė veēanta.


Labėria, jo vetėm ka qenė ēerdhe luftėtarėsh trima, por ajo ėshtė
dalluar edhe pėr njerėz tė tjerė tė urtė, tė menēur,pleq zakoni,
interpretues e zbatues tė mirėnjohur tė normave tė sė drejtės zakonore.
Tė tillė njihen nė traditėn gojore tė shekullit tė XX: Arif
Mėhilli,(Kuē), Laze Malua nė Tėrbaē, Sali Hallkokondi nė Vranisht, Zaēe
Ēelo nė Mesaplik, Memo Meta nė Brataj, Zoto Mahmuti nė Ramicė, Hamit
Selmani nė Dukat, Riza Runa nė Nivicė, Rrapo Ēelua nė Sevaster, Ismail
Bezhani nė Fterrė, Hito Zaēe nė Golem, Arif Malo, Kadri Gjoleka, Xhafer
Aliko nė Kuē, Josif Kopali nė Ēorraj, Shaban Bineri nė Fushė Bardhė,
Neēo Veizi e Jani Rexho nė Himarė, Beqir Velo nė Kaninė, Odhise Kasneci
nė Vuno e sa e sa tė tjerė.


Kėrkoj falje nė qoftėse nuk janė pėrmendur tė gjithė ata qė janė
dalluar si pleq zakoni, por kjo thjeshte pėr arsye se nė njė parathėnie
nuk mund tė zgjatesh pafund.


Megjithatė, kujtimi i tyre ruhet me respekt nga populli i Labėrisė dhe nga autori.


Lavdia e brezave qė na lanė trashėgimi kėto vlera tė mėdha
kulturore, si gurė tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare shqiptare
ėshtė e pėrjetshme.


Mbledhja e normave tė Kanunit tė Labėrisė


Mbledhja dhe studimi i kulturės shpirtėrore e materiale, i traditave
dhe zakoneve, si dhe i normave tė sė drejtės zakonore kanė rėndėsi tė
madhe pėr historinė e ēdo kombi.


Nė kėtė kuadėr edhe mbledhja e normave tė kanunit tė Labėrisė,
krahas kanuneve tė tjerė shqiptarė, paraqet interes tė veēantė. Ky
interes shprehet nė unitetin e kulturės juridike mbarėkombėtare, pa
mohuar veēoritė e dallimet vendore.


Historikisht nė Shqipėri, ėshtė mbledhur i pari Kanuni i Maleve, nė
Gziq tė Mirditės, nga Shtjefėn Kostandin Gjeēovi nė fund tė shekullit
XIX-tė dhe nė fillim tė shek.XX-tė. Ai u botua pjesė pjesė nė “Hyllin e
Dritės” (1913-1929) dhe mė 1933 u kodifikua dhe u botua nga kleri
franēeskan nė Shkodėr nė njė vepėr mė vete tė mbiquajtur Kanuni i Lekė
Dukagjinit. Ky kanun ėshtė burimi i parė kryesor i sė drejtės zakonore
shqiptare dhe ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve shqiptarė e tė
huaj. Ai ėshtė pėrkthyere botuar nė gjuhėn italiane, angleze e ruse.


Vitet e fundit janė mbledhur e botuar edhe kanune tė tjerė si Kanuni
i Skėnderbeut nga Dom Frano Ilia (1993), Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas
variantit tė Pukės (1997) dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit
tė Mirditės nga mbledhėsi i pasionuar dhe njohėsi kompetent Xhemal Meēi
(1992), Kanuni i Dibrės nga Xhafer Martini (2003). Kanuni i Lumės,
mbledhur nga etnografi i njohur Shefqet Hoxha, Kanuni i Malėsisė sė
Madhe e tė Malėsisė sė Lezhės mbledhur nga Fadil Mehmeti, Kanuni i
Malėsisė sė Gjakovės dhe kanune tė tjerė lokalė si ai i Ēermenikės,
Martaneshit, Bendės i mbledhur nga Haxhi Goci etj. Kanuni i Mirditės
nga Pal Doēi, Pėrmbledhje sistematike e zakoneve juridike tė vjetra
shqiptare nga Zef Benusi etj. Kėtyre u shtohet dhe Kanuni i Labėrisė.
Tė gjithė kėta variante sė bashku pėrbėjnė Kanunin Popullor mbarė
shqiptar nga Labėria nė Veri tė Shqipėrisė e gjer nė Kosovė dhe nė
trojet e tjera ku banojnė e jetojnė shqiptarė (Kanunet lokale tė
mbledhur ndodhen nė arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore).
Materiali i mbledhur nė kėto Kanune ka qenė dhe mbetet objekt i studimi
pėr mjaft autorė shqiptarė dhe tė huaj.


Copėzimi i sistemit feudal tė vendit ka qenė veēori tjetėr kryesore
e sė drejtės zakonore, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe nė shtete tė
tjerė, si psh. nė Francėn feudale kanė vepruar rreth 300 sisteme tė sė
drejtės zakonore lokale (coutumier) tė shkruara e tė pashkruara, tė
cilat u mblodhėn nga Filip Bomahuer nė shek. XVIII. Ato u ndryshuan mė
vonė me kodifikimin e sė drejtės nga Napoleon Bonaparti.


Mbledhja e normave tė kėtij kanuni filloi me nismėn e autorit dhe me
vendimin e presidiumit tė ish Institutit tė Shkencave nė vitet 50-tė,
kur u ngarkua sektori i Etnografisė i Institutit tė Folklorit (sot
Instituti i Kulturės Popullore) i drejtuar nga etnografi i shquar prof.
Rrok Zojzi i cili nė vitet 50-tė 60-tė tė shekullit tė kaluar bėri
ekspedita nė disa zona tė Labėrisė dhe kreu njė punė tė madhe e me
ndėrgjegje tė lartė pėr mbledhjen e materialit folklorik etnografik nga
gojėdhėna popullore labe.. Ndonėse prof. Rroku nuk jeton mė, emri dhe
kontributi i tij do pėrkujtohen me respekt e mirėnjohje.[1]


Pasi u njoha me materialin konstatova se ishte e domosdoshme qė,
krahas atij folklorik e etnografik, tė vazhdohej puna pėr mbledhjen e
materialit normativ. Pėr kėtė qėllim, nė vitet 70-80 i kushtova rėndėsi
tė dorės sė parė mbledhjes sė normave tė sė drejtės zakonore nė
Kurvelesh, qė ende ruheshin nė traditėn gojore tė popullit.


Kanuni pėrmban nė pjesėn mė tė madhe normat e sė drejtės zakonore tė shekujve XVIII-XX, pa pėrjashtuar edhe norma mė tė hershme.


Pėr mbledhjen e materialit burimor tė Kanunit janė pėrdorur metoda
tė ndryshme si ajo e anketimit individual me burra zakoni tė njohur,
metoda e pyetėsorėve nėpėr disa fshatra me persona tė ditur, mėsues e
intelektualė tė tjerė, metoda krahasuese e materialeve tė mbledhura nė
fshatra tė zonave tė ndryshme.


Evidentimi dhe krahasimi i normave tė grumbulluara krijuan mundėsinė
qė tė pėrcaktohen karakteristikat kryesore tė pėrbashkėta tė Kanunit tė
Labėrisė dhe tė verifikohet pėrafėrsia e saktėsisė sė kėtyre normave.
Fakti qė ato nė pėrgjithėsi harmonizohen me njėra tjetrėn, se tregimet
e pleqve tė zonave tė ndryshme janė tė ngjashme nė pėrmbajtje, tregon
pėr besueshmėrinė e burimeve dhe identitetin e normave tė Kanunit tė
Labėrisė.


Sigurisht, derisa nuk kemi burime arkivore tė shkruara, nuk mund tė
pėrjashtohen dukuritė e subjektivizmit apo tė “modernizimit” tė kėsaj
ose asaj norme. Nuk mund tė mohohen edhe gjurmėt e kohės nė tė cilėn
janė mbledhur kėto norma.


Nė rast se normat e Kanunit tė Labėrisė do tė ishin mbledhur e
kodifikuar tė paktėn 80-90-tė vjet mė parė si ato tė Kanunit tė Lekės,
nuk ka dyshim qė do tė ishin mė tė plota e mė tė sakta, se sa nė
variantin e paraqitur. Shumė burra zakoni njohės, interpretues e
zbatues tė Kanunit tė Labėrisė tani nuk jetojnė mė, ose edhe ata qė
mund tė mbijetojnė janė shpėrndarė nėpėr qytete ose nuk dihet se ku
banojnė.


Autori ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Kanuni nuk ėshtė e nuk mund
tė jetė i plotė e gjithėpėrfshirės, derisa jo pak gjurmė tė sė kaluarės
janė zhdukur. Thesari i kulturės popullore ėshtė i paarritshėm, por,
siē thotė populli, ”mė mirė pak, se sa hiē”.


Pėrmbajtja e Kanunit tė Labėrisė, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekės e Kanunin e Skėnderbeut


Ideja kryesore e pėrmbajtjes sė Kanunit tė Labėrisė ėshtė dhėnė nė
pėrkufizimin, objektin, detyrat dhe qėllimet e tij. Normat e kanunit
mund tė pėrcaktohen drejt vetėm nė qoftė se shikohen nė procesin e
zhvillimit historik dhe jo si njė ligj konkret statik nė kuptimin e
sotėm tė fjalės.


Kanuni, si monument i kulturės shpirtėrore tė bashkėsisė labe, i
ngjan njė kalaje qindravjeēare tė Jugut, tė ndėrtuar gur mbi gur, si
monument i kulturės materiale, dhe tė dyja bashkė nė unitet tė pandarė
janė pjesė pėrbėrėse e kulturės sė kombit shqiptar.


Nė pėrmbajtje tė Kanunit, veē normave tė pėrgjithshme, nė vend tė
parė janė paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa,
mikpritja, si vlera morale shoqėrore dhe parime juridike.


Trajtimi i organizimit tokėsor e shoqėror parashtetėror nė njėsitė e
vetėqeverisjes vendore pėrbėn njė drejtim tė rėndėsishėm pėr tė kuptuar
e shpjeguar se bashkėsia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo tė
mbyllura e izoluara, por jetonte nė njė njėsi tokėsore me kufij e
ndarje administrative tė pėrcaktuar sipas traditės dhe ndikimeve tė
trashėguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mėhalla (ēeta),
fshati (katundi), krahina. Mbi kėtė bazė ndėrtohej edhe struktura e
organizmave tė vetėqeverisjes vendore: qė nga plaku i barkut deri te
Kuvendi i burrave, me gjurmė tė demokracisė gjinore dhe elemente tė
organizimit shtetėror nga ilirėt deri te pashallėku i Janinės i Ali
Pashė Tepelenės.


Rendi shoqėror (vėllazėria, farefisi, barku, brezat, gjinia),
marrėdhėniet familjare e martesore nė Kanun pasqyrojnė evoluimin nga
bashkėsia gjinore te rendi patriarkal nė familje, me ndikime nga e
drejta romake – pėr paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt
njė farė emancipimi nė marrėdhėniet familjare. Shtylla kryesore
qėndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si
rezultat i ndikimit tė madh tė sheriatit.


Rendi ekonomik ėshtė njė pjesė thelbėsore nė pėrmbajtjen e Kanunit
tė Labėrisė. Rregullimi i marrėdhėnieve juridike-civile, tė bazuara nė
pronėn private (pa lėnė mėnjanė format e tjera tė pronėsisė), detyrimet
e kontratat, trashėgimia tregojnė pėr rolin e normave tė Kanunit nė
kėtė fushė, deri nė kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqėror.


Nė pėrmbajtjen e kanunit hyjnė normat qė parashikojnė veprat penale
dhe dėnimet pėrkatėse, sipas njė sistemi tė caktuar, normat
proceduriale tė pashkruara tė hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve penale
e civile, sipas traditės, sidhe normat qė parashikojnė shkelje tė
tjera, tė cilat njėsohen me shkeljet apo kundėrvajtjet administrative
(dėmet).


Duke u njohur nė vija tė pėrgjithshme me pėrmbajtjen e Kanunit tė
Labėrisė, kemi mundėsi tė bėjmė krahasime pėr ngjasimet dhe tė
evidentohen dallimet me kanunet e tjerė.


Nė shkencėn juridike i kushtohet vėmendje e veēantė studimit tė
tipeve dhe tė llojeve tė ndryshme tė sė drejtės zakonore nė realitetin
historik tė ēdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka
arritur nė disa pėrfundime pėr katėr variantet kryesore tė kanuneve
shqiptare: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i
Labėrisė dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerė lokalė. Duke i
njohur kėto lloje tė ndryshme tė sė drejtės zakonore ėshtė bėrė e
mundur tė njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjėsitė e
pėrgjithshme tė tyre. Pėr efekte krahasimi po merren nė shqyrtim vetėm
Kanuni i Labėrisė me Kanunet e Lekė Dukagjinit e Kanunin e Skėnderbeut.


Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Lekės e Kanuni i Skėnderbeut,
pavarėsisht se kanė vepruar nė kohė e hapėsirė tė ndryshme, se i pari i
referohet nga gojėdhėna shek.XI, kurse tė dytėt shek XV, se i pari ka
vepruar nė Jugperėndim tė Shqipėrisė dhe tė dytėt nė Malėsinė e Veriut,
kanė shumė norma tė ngjashme e tė njėllojta, kanė njė nėnshtrat tė
pėrbashkėt, janė pjesė pėrbėrėse tė Kanunit mbarėpopullor shqiptar, i
cili mbijetoi e pėrballoi stuhitė e pushtimeve tė huaja gjatė shekujve.


Kėto ngjasime kanė nė themel tė tyre etikėn, sistemin e vlerave tė
larta morale dhe parimet kryesore juridike tė sė drejtės zakonore tė
tij, lidhjet kulturore e shpirtėrore tė popullit shqiptar.


Gjithashtu ngjasime ka nė organizimin e brendshėm shoqėror,
parashtetėror mbėshtetur nė lidhjet farefisnore nė vėllazėritė e mėdha
e tė vogla, nė institucionin e pleqve e tė kuvendeve tė burrave, si
organizma tė vetėqeverisjes vendore, nė rregullimin e marrėdhėnieve tė
pronėsisė, tė trashėgimisė, tė detyrimeve, e deri te rregullat e
hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve.


Analiza e hollėsishme e ngjasimeve tė kėtyre kanuneve ėshtė bėrė nė
njė studim tė veēantė nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)


Njėkohėsisht, nga njohja me pėrmbajtjen e kanuneve, nuk mund tė mos
vihen nė dukje edhe dallimet e veēoritė vendore, ashtu si nė gjuhė
dialektet, nė kostumet, nė kėngėt, vallet etj, tė pėrcaktuara nė
analizė tė fundit nga kushtet historike, politike, shoqėrore dhe
materiale tė jetesės sė popullsisė sė njėrės apo tjetrės trevė.


Ndėr kėto dallime thelbėsore vėrehet zhvillimi mė herėt i
marrėdhėnieve kapitaliste nė prodhim nė Labėri, nė krahasim me zonat ku
vepronte Kanuni i Lekės dhe Kanuni i Skėnderbeut nė Malėsitė e Veriut.
Nga pėrcaktimi nė analizė tė fundit i kėtyre marrėdhėnieve ekonomike u
shfaqėn edhe dallimet nė strukturėn klasore tė shoqėrisė nė Labėri. Nė
disa fshatra sidomos nė Rrėzomė u krijuan shtresa tė reja tė
pasura-agallarėt, u forcuan mė tej ēifligarėt, u zgjeruan shtresat e
mesme tė pronarėve tė tokės e tė bagėtive, u thellua varfėria e
shtresave tė ulėta, qė pėrbėnin shumicėn, veēanėrisht nė Kurvelesh.
Secila prej kėtyre shtresave kishte njė status tė veēantė nė Kanun, dhe
barazia shoqėrore e dikurshme e bashkėsisė fisnore (gjinore)
gradualisht nė shek XVIII-XX-tė shkonte duke u kufizuar, ndėrsa barazia
e gjakut ²gjak pėr gjak²u ruajt edhe nė vitet pasardhės. .


Si rrjedhojė e kėtyre dallimeve ekonomike-shoqėrore, Kanuni i
Labėrisė rregullonte marrėdhėniet juridike ndėrmjet ēifligarėve e
ēifēinjėve, marrėdhėnieve civile e kontraktore tė pronarėve tė tokės e
bujqve, agallarėve pronarėve tė kopeve tė bagėtive e ēobanėve qė
paraqesin dallim tė dukshme tė Kanunit tė Labėrisė nga Kanuni i Lekės
apo Kanuni i Skėnderbeut nė Veri tė Shqipėrisė.


Dallime jo tė pakta vėrehen edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve
familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mėdha patriakale nė Labėri,
qė nga gjysma e dytė e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin nė
procesin e shpėrbėrjes sė plotė dhe ua linin vendin vėllazėrive,
familjeve tė mesme e tė vogla, tė ndara nga trungu prindėror, me
ekonomi mė vete, tė vogėl apo tė mesme. Tradita gojore dėshmon se
familja labe, nė shumicėn e madhe, pėrbėhej si rregull nga 10-20 veta,
maksimumi deri nė 30 veta, ndryshe nga ajo nė Zonat e Veriut, ku
vepronte Kanuni i Lekės apo Kanuni i Skėnderbeut, qė arrinte deri nė
100 veta.


Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavėruese pėr gruan. Ato nuk i
njihnin asaj tė drejta nė krahasim me burrin, veēse i mbronin nderin e
saj.


Nga gjysma e dytė e shekullit XIX, pas reformave tė normave tė
vjetra, pozita e gruas nė Labėri shkoi duke u forcuar brenda familjes,
ashtu dhe nė marrėdhėniet martesore qė gradualisht u liberalizuan nė
njė masė ose nė tjetrėn. Marrėdhėniet patriarkale-fisnore, autoriteti
absolut prindėror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pėsuan
zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku mė fort e diku mė pak, gjurmėt e
patriarkalizmit tė kohės sė kaluar. Gruaja fitoi disa tė drejta e liri,
qė i mohoheshin mė parė. Fėmijėt madhorė mund tė ndaheshin mė lehtė nga
trungu prindėror, etj.


Dallime e veēori nė Kanunin e Labėrisė nga Kanuni i Lekės, apo
Kanuni i Skėnderbeut ka pėrsa i pėrket organizimit tė vetėqeverisjes
vendore. Nė kėtė kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derės sė
Gjonmarkajve, si nė Kanunin e Lekės, nuk njihet instituti i
bajraktarėve, i krerėve tė fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i
pleqve, i parisė sė vendit, i kapedanėve, i vegjėlisė dhe i gjyqit tė
pleqve. Nė kėtė drejtim ka ushtruar ndikim nė Kanun edhe krijimi dhe
funksionimi i pashallėkut tė Janinės, nėn drejtimin e Ali Pashė
Tepelenės.


Veē kėtyre, pėr zėvendėsimin e normave tė vjetra me norma tė reja tė
Kanunit, merita tė mėdha i takojnė pėrhapjes sė arsimit e tė kulturės
me ēeljen e shkollave qė nė fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve
patriotike kulturore nė Labėri etj.


Popullsia e Labėrisė, e zonave tė vetėqeverisjes vendore, nuk ka
qenė krejtėsisht e izoluar, e shkėputur nga kryeqendrat si Gjirokastra,
Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.


Kontaktet e Labėrisė me shkollat dhe me jetėn kulturore tė qyteteve
kryesore, e posaēėrisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete tė tjerė si
Greqia, Turqia e Italia, kanė luajtur rol tė madh pėrparimtar nė
Labėri. Tė gjithė kėta faktorė tė harrur sė bashku vepruan aktivisht nė
ndryshimin e mentaliteteve tė njerėzve, pėr qytetėrimin e shoqėrisė
dhe, si rrjedhojė edhe pėr ndryshimet pozitive tė normave tė Kanunit tė
vjetėr tė Labėrisė, qė pasqyrohen nė rregullimin e marrėdhėnieve
juridike.


Megjithatė, kanuneve shqiptare u pėrshtatet sentenca e filozofisė sė vjetėr greke "Jemi bashkė, pse jemi ndryshe".


Nė njė masė ose tjetrėn kjo sentencė ka vlera edhe pėr krahasimet e
Kanunit tė Labėrisė me zakonet juridike tė Greqisė sė vjetėr, tė
pėrshkruara me mjeshtėri nga Eskili.


Kanunet janė dhe do tė mbeten si monumente historike tė vlerave
kulturore tė popullit shqiptar, pasqyra tė historisė dhe tė karakterit
tė tij fisnik.


Mbi tė gjitha ngjashmėritė themelore dėshmojnė lashtėsinė e popullit
shqiptar, tė kulturės sė tij nė pėrgjithėsi dhe tė asaj juridike nė
veēanti, si dhe unitetin e pandashėm tė kombit tonė nė trojet e tij
ilire.


Kanunet shqiptare, bashkė me Statutet e qyteteve bregdetare
(Durrėsit, Shkodrės, Tivarit, Drishtit, Budvės) tė shek.XIV mbetėn
pasuri kombėtare, nderim pėr tė parėt tanė, tė cilėt na i lanė kėtė
trashėgimi tė pasur kulturore.


Nė kėtė parathėnie nuk ėshtė parė e nevojshme tė zhvillohen
gjerėsisht karakteristikat dhe institutet kryesorė tė Kanunit, pėr
arsye se ėshtė botuar mė parė libri i autorit: "E drejta zakonore e
Labėrisė", i cili nė njėfarė mėnyre mund tė quhet edhe komentari i
kanunit, kėshtu qė nuk do tė kishte vend pėr pėrsėritje. Libri dhe
Kanuni janė nė unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veēanta tė
tij.


Sigurisht , Kanuni ėshtė pasuruar me mjaft norma tė reja dhe me
praktikat e zbatimit tė tij nė hapėsira tė gjėra tė Labėrisė, tej atyre
qė pėrmenden nė libėr. Pėr kėtė arsye normat e kanunit mbeten objekt
hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.


Burimi:Wikipedia.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi