» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Stili dhe teknikat e ndertimit nga vitet 500 deri ne 168 p.e.r.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Stili dhe teknikat e ndertimit nga vitet 500 deri ne 168 p.e.r.

Mesazh nga Vizitor prej Sun 03 Jan 2010, 22:04

Shpeshherė me stil ose teknikė ndėrtimi ėshtė kuptuar e njėjta gjė.

Por,
ne teknikės sė ndėrtimit do t“i japim njė kuptim mė tė gjerė nga stili,
duke pėrmbledhur edhe kėtė tė fundit, pra gjithēka qė ka tė bėjė me
konstruksionin e mureve, duke pėrfshirė edhe format e prerjes sė
blloqeve si dhe mėnyrėn e vendosjes sė tyre. Ndėrsa me stil do tė
kuptojmė pasqyrimin e teknikės nė faqet e jashtme tė mureve dhe
gjithēka tjetėr qė ėshtė aplikuar pėr qėllime thjesht de-korative, siē
ėshtė pėr shembull mėnyra e pėrpunimit tė gurit. Nė pėrfshirjen e
kėtyre elementeve tė fundit, qė kanė thjesht karakter estetik nė
konceptin teknikė ndėrtimi ose e kundėrta nė kuptimin e teknikės, si
stil ndėrtimi, fshihen dy mėnyra tė ndryshme tė konceptimit tė mureve
antike, e para qė vlerėson vetėm karakterin e tyre utilitar dhe e dyta
atė estetik. Por siē kemi venė nė dukje qė nė fillim tė kėtij
kapitulli, qė tė dy kėto kritere janė pasur parasysh nga ndėrtuesit.
Faktori psikologjik, qė ėshtė i lidhur gjithashtu me «stilin», luante
njė rol jo tė vogėl. Analiza e stilit apo e teknikės sė ndėrtimit nė
muret antike merr njė vlerė tė veēantė, sepse nė mungesė tė dhėnash tė
tjera mė tė sigurta tė karakterit, arkeologjik, nė bazė tė teknikės sė
mureve dhe tė elementeve tė tjera arkitektonike mund tė pėrcaktohet
pėrafėrsisht edhe koha e ndėrtimit tė njė kalaje. Kjo ėshtė mė e lehtė
pėr disa stile dhe teknika tė caktuara dhe mė e vėshtirė pėr disa tė
tjera. Nė kohė tė ndryshme u parapėlqyen stile dhe teknika tė ndryshme,
por ndodhin edhe kthime tek e kaluara dhe madje pėrdorime tė stileve tė
ndryshme njėkohėsisht nė tė njėjtin fortifikim. Kjo dukuri pra bėhet mė
e shpeshtė sidomos nė tė ashtuquajturėn «Periudha helenistike», qė
fillon pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh. Kėsaj periudhe i pėrkasin
njė pjesė e mirė e fortifikimeve tona, gjė qė e vėshtirėson mjaft
zgjidhjen e problemit. Por duhet pasur parasysh, qė edhe format qė u
huazuan nga periudhat mė tė lashta, u pėrpunuan nė njė mėnyrė tė re qė
iu pėrshtat mė mirė frymės sė kohės.

Nga pikėpamja konstruktive, mund tė dallojmė disa tipa muresh nė fortifikimet antike tė vendit tonė.


disa raste ėshtė shfrytėzuar terreni i pjerrėt i kodrės dhe muri
pėrbėhet nga njė faqe e jashtme, e ndėrtuar me gurė tė punuar, tė
vendosur njėri mbi tjetrin dhe nga mbushja me dhe e gurė natyrore,
ndėrsa si faqe e brendshme shėrbente vetė shkėmbi (Symizė, Korēė).

Shumica
e mureve formohen nga dy faqe gurėsh tė punuara vetėm nė faqen e
jashtme dhe nė fugat e bashkimit midis tyre, ndėrsa pjesa e brendshme e
blloqeve ėshtė lėnė nė formėn natyrore; brendėsia mbushet me gurė tė
vegjėl e dhe. Nė disa raste, nė distanca tė caktuara vendosėn gurė tė
gjatė tė papunuar tėrthor murit (Zgerdhesh), pėr t“i shtuar rezistencėn
e tij kundrejt goditjeve.

Nė disa mure
gurėlidhėsit tėrthorė janė tė punuar dhe dalin nė fasadėn nė ēdo
2,50-3,00 m, ndėrsa nė brendėsi krijohen hapėsira katėrkėndėshe, qė
mbushen me gurė mė tė vegjėl dhe me dhe. Gjerėsia e murit mund tė
formohet dhe nga gjerėsia e dy blloqeve tė punuara tė puthitura njėra
me tjetrėn. Nė kėto raste ato alternojnė me gurė tė vendosur tėrthor me
gjatėsi sa shuma e gjerėsisė sė dy gurėve tė parė. Kjo teknikė ėshtė
quajtur «gjatėsore» e «tėrthore». Mė sė fundi, kemi mure tė formuara
prej dy muresh gjatėsore paralele, qė lidhen me mure tėrthore. Nė disa
raste, muret ose gurėlidhėsit tėrthor projektohen nė fasadė, duke
krijuar njė sistem pilastrash apo kontraforcash. Muret e tipit
«gjatėsor e tėrthor» dhe ato me pilastra, nga sa mund tė vėrehet nė
fortifikimet, ku janė pėrdorur nė kohė tė ndryshme teknika dhe stile tė
ndryshme, i pėrkasin njė periudhe mė tė vonė dhe nuk duhet tė jenė mė
tė hershme se mesi i shek. III p.e.r.

Kur
terreni ishte shkėmbor, si themel pėr muret shėrbente shkėmbi i
gdhehdur, ndėrsa nė rastet e tjera vendoseshin gurė mė tė mėdhenj nga
ato tė mureve, qė dilnin nė formė xokoli nė anėn e jashtme dhe kishin
tė punuar vetėm faqen e sipėrme.

Nga forma e
gdhendjes sė blloqeve dhe mėnyra e vendosjes sė tyre, muret antike mund
t“i ndajmė nė tri grupe kryesore: 1) Tė ērregullt 2) Tė rreshtuar dhe
3) Me radhė paralele. Ndarje tė veēanta stilistike mund tė bėhen pėr
secilin grup. Nė muraturėn e ērregullt fugaturat e bashkimit tė gurėve
nuk formojnė radhė, por njė rrjet linjash tė ndėrlikuara. Stili mė
pėrfaqėsues dhe mė i pėrhapur nė kėtė grup ėshtė ai poligonal,
drejtkėndėshi i ērregullt ėshtė mė i rrallė, ndėrsa trapezoidali i
ērregullt ėshtė vėshtirė tė dallohet nga poligonali.


muraturėn e rreshtuar ėshtė pėrfshirė «poligonali i rreshtuar», nė tė
cilin blloqet tė vendosura nė rreshta i afrohen katėrkėndėshit (35) .
Por shembujt e pastėr tė kėtij murėzimi janė tė paktė, ndėrsa nė tė
shumtėn e rasteve ai mund tė ngatėrrohet me poligonalin e vėrtetė.
Kėshtu qė do tė ishte mė i drejtė termi «poligonal i vonė», ku nė
vendosjen e gurėve shihet mė tepėr njė tendencė stilistike, se sa
konstruktive. Megjithatė, dallimi midis poligonalit tė hershėm dhe atij
tė vonė ėshtė nė mjaft raste i vėshtirė ose i pamundur. Pėr kėtė ėshtė
vėshtirė tė datohet njė mur, duke u bazuar nė stilin poligonal, veēse
nė raste tė veēana dhe tipike (36) .
Tipare mė tė qarta pėr grupin e vet ka trapezoidali i rreshtuar, ku
blloqet me forma trapezoidale, me lartėsi tė ndryshme tentojnė tė
krijojnė rreshta tė rregullt (37) .


muret me radhė paralele dallojmė dy stile: izodomik, kur radhėt kanė
lartėsi tė barabarta dhe pseudoizodomik, kur radhėt ndryshojnė nė
mėnyrė tė dukshme lartėsinė. Murėzimi izodomik dhe pseudoizodomik mund
tė jenė me blloqe kėnddrejte ose trapezoidale.

Dallime
tė shumta mund tė bėhen dhe sipas mėnyrės sė punimit tė faqes sė gurit.
Faqet e blloqeve, pėr tė krijuar pėrshtypjen e ashpėrsisė, fortėsisė
dhe monumentalitetit mund tė liheshin nė gjendjen e dalė nga gurorja
ose tė punoheshin ashpėr me ēekiē; shpeshherė nė kėndet e bashkimit tė
mureve dhe tė kullave, njė shirit i ngushtė punohej rrafsh, duke
theksuar nė kėtė mėnyrė ashpėrsinė dhe drejtpeshimin e mureve.

Punimi
i rrafshtė i gurėve dallohet edhe nga veglat qė pėrdoren pėr punimin e
tyre. Kėshtu kemi mure me faqe tė rrafshtė tė pėrpunuar,



Fig. 56 — Apoloni, Fier. Punim i rrafshėt i pėrpunuar.
me faqe tė rrafshtė tė gropėzuar (Symizė),



Fig. 57 — Symizė, Korēė. Punim me gropėzime.
punim i lugėzuar (Mavrovė), punim me daltė tė dhėmbėzuar,



Fig. 58 — Lis, Lezhė. Punim i dhėmbėzuar.
punim me rustika, ku blloqet e punuara ashpėr rrethohen nga njė shirit i rrafshtė i pėrpunuar me gjerėsi 5-7 cm



Fig. 59 — Zgėrdhesh, Krujė. Punim me rustika.
etj.
Shpesh nė brinjėt perimetrale tė gurėve, nė faqen e jashtme ėshtė
gdhendur njė shirit i pjerrėt me gjerėsi 2-3 cm, qė shėrbente pėr tė
mos dėmtuar qeshet e gurėve gjatė vendosjes dhe pėr tė krijuar efekte
tė dritėhijes.



Fig. 60 — Punim me shirit tė gdhendur tė pjerrėt.

Si
stile me tė vjetra ndėrtimesh nė fortifikimet antike tė vendit tonė
mund tė konsiderohen poligonali i hershėm dhe katėrkėndėshi i
ērregullt. Pėr poligonal tė hershėm mund tė flitet mė me siguri tani
pėr tani vetėm pėr traktin poligonal nė Akropolin e Butrintit, tė cilin
e kemi datuar nga fundi i shek. V deri nė gjysmėn e parė tė shek. IV
p.e.r. Ai dallon nga disa trakte muresh poligonale tė vona, nga mungesa
e stėrhollimeve stilistike qė bien nė sy veēanėrisht nė disa mure tė
vona nė Butrint, nė disa trakte tė mureve tė Lisit, tė Ēukės sė Ajtoit
etj. Stil tjetėr i vjetėr ėshtė ai qė tenton drejt katėr-kėndėshit, por
blloqet nuk kanė forma tė rregullta dhe nuk puthiten mirė, ndėrsa
boshllėqet relativisht tė mėdha tė krijuara midis tyre plotėsohen me
gurė mė tė vegjėl, qė kanė nė tė shumtėn e rasteve formėn e
trekėndėshit. Nė mbushjen e boshllėqeve me gurė tė vegjėl, tė futur nė
formė pyke, mund tė shohim vazhdimin e njė tradite mė tė vjetėr qė zė
fill qė nga periudha e hershme e hekurit.

Si njė
pikė mbėshtetje pėr vendosjen e njė kronologjie relative tė kėtyre
mureve na shėrbejnė ndėrtimet e periudhės sė dytė tė fortifikimeve tė
Lisit, tė cilat qėndrojnė nė kohė midis mureve tė periudhės sė parė tė
hekurit dhe tė atyre tė stilit trapezoidal tė rreshtuar e poligonal, qė
datohen nė fund tė shek. IV — shek. III p.e.r.



Fig. 61 — Lis, Lezhė. Katėrkėndėsh i ērregullt me faqe guroreje.


Dors ky stil qėndron midis dy fazave: asaj me gurė tė papunuar dhe
kėnddrejtit izodomik me faqe tė pėrpunuar, ndėrsa nė kalanė e Ripesit
dhe atė tė Xibrit,



Fig. 62 — Xibėr, Mat. Pjesė muri e kalasė ilire.



Fig. 62a — Planimetria e kalasė sė Xibrit.
materialet
arkeologjike nuk shkojnė mė herėt se shek. IV p.e.r. Pra shumica e tė
dhėnave tė ēojnė pėr njė datim tė tij nė shek. IV p.e.r.

Poligonalin
e vonė ne e gjejmė shpeshherė tė kombinuar dhe tė njė kohshėm me
trapezoidalin e rreshtuar, si nė Lis dhe nė Ēukėn e Ajtoit ose me
drejtkėndėshin, si nė Antigone, Butrint, Amantie etj. Muret me stile tė
pėrziera i pėrkasin njė periudhe relativisht tė vonė, jo mė herėt nga
fundi i shek. IV p.e.r. dhe sidomos gjatė shek. III p.e.r., kur u
pėrdor ēdo lloj stili. Njė frymė e tillė eklektizmi duket qartė nė
Ēukėn e Ajtoit dhe nė Hundėcovė, ku vėrehen kombinime tė shumė stileve.
Madje nė Ēukėn e Ajtoit, poligonali ėshtė realizuar me gurė tė vegjėl e
kompakte, me faqe tė punuara me ēekiē, ku tė bie nė sy menjėherė njė
stil i kėrkuar pėr efekte estetike, qė dėshmon, nga ana tjetėr, nivelin
e lartė ekonomik tė kėtij qyteti tė fortifikuar.

Trapezoidali
i rreshtuar ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė vendin tonė si dhe nė Greqi,
por R. L. Skranton, kur merr nė shqyrtim stilet e mureve greke, kėtė
stil, ku pėrfshin edhe Lisin, e klasifikon nė grupin e trapezoidalit tė
ērregullt, megjithėse pranon ndryshime tė dukshme pėr sa i pėrket
mėnyrės sė vendosjes sė gurėve. Pėr kėtė arsye ai i daton fortifikimet
e Lisit si dhe shembujt e tjerė nga Greqia nė fillim tė shek. IV p.e.r.
Pėr tė kundėrshtuar kėtė mendim, pėrveē njė shembulli nė Greqi, i cili
datohet nga rrethanat historike nė fund tė shek. IV p.e.r. fillimi i
shek. III, pėr datimin e tė cilit duke u nisur nga stili i ndėrtimit i
klasifikuar jo drejtė, Skrantoni heziton. Kemi dhe disa shembuj
kuptimplotė nga vendi ynė. Muret e Lisit janė datuar tani nga gėrmimet
arkeologjike nė fundin e shek. IV-III, kur datohen muret e tė njėjtit
stil nė Butrint nga analiza e elementeve arkitektonike, ndėrsa nė
Foinike, niė mur i stilit «trapezoidal i rreshtuar» i pėrket periudhės
sė tretė tė ndėrtimit. Megjithatė. pėr kohėn e pėrdorimit tė mureve tė
stilit «trapezoidal i rreshtuar» nuk mund tė flitet me aq siguri si pėr
atė tė stileve tė kombinuara. ku dallohen kryesisht drejtkėndėshi dhe
poligonali. Pėr stilin kėnd-drejtė izodomik, me faqe guroreje ose tė
pėrpunuar, qė janė pėrhapur gjerėsisht nė vendin tonė, s“mund tė themi
tjetėr gjė, veēse tė bashkohemi me mendimin e S. Islamit se ėshtė njė
produkt i epokės helenistike (38) .
Kėnddrejtin me rustika e ndeshim jo rrallė nė fortifikimet tona. Ky
stil nuk ėshtė pėrdorur shpesh nė muret e kėshtjellave tė Greqisė, por
ėshtė i pėrhauur gjerėsisht nė Itali. Nė Zgerdhesh ai i takon periudhės
sė tretė tė ndėrtimit, pas stilit kėnddrejtė pseudoizodomik me faqe tė
pėrpunuar, dhe datohet nė fundin e shek. III p.e.r. Nė Persqop ai ėshtė
i njėkohshėm me stilin kėnddrejtė izodomik me faqe tė pėrpunuara. Nė
kalanė e Sopotit nė afėrsi tė Himarės, blloqe tė punuara me rustika,
takohen sė bashku me stilin kėnddrejtė pseudoizodomik me faqe tė
pėrpunuar. Tė dyja traktet ka mundėsi tė jenė tė njėkohshme, sepse nė
mėnyrėn e vendosjes sė gurėve dhe nė dimensionet e tyre ka shumė pika
tė pėrbashkėta. Blloqet me rustika nė kalanė e Irmajt, i gjejmė nė
murin juglindor, nė faqen e jashtme tė tij, qė ėshtė i rindėrtuar.
Stili i kėtij muri ėshtė kėnddrejtė pseuodoizodomik, qė datohet nė
Greqi nė periudhėn helenistike.

Nga shembujt e
mėsipėrm mund tė pėrfundojmė se stili me rustika nuk duhet tė jetė
futur nė fortifikimet ilire para fundit tė shek. III dhe se ka vazhduar
edhe gjatė periudhės sė hershme tė pushtimit romak, ndėrsa asnjė nga
shembujt qė njohim nuk datohet nė shek. IV p.e.r. Njė diēka qė tė bie
nė sy ėshtė se blloqet me rustika i gjejmė tė kombinuara me kėndrejtin
izodomik me faqe tė pėrpunuar, tė njėkohshėm ose tė mėvonshėm se ai dhe
nė asnjė rast me kėnddrejtin izodomik me faqe guroreje apo tė punuar me
ēekiē. Nga kjo mund tė mendojmė se kėta tė fundit i pėrkasin njė
periudhe mė tė hershme se kėnddrejti me faqe tė pėrpunuar.

Stilet
pseudoizodomike, nė kuptimin e plotė tė fjalės, ku ndryshimi i
trashėsisė sė rreshtave bie menjėherė nė sy dhe pėr mė tepėr, kur njė
rresht i ngushtė alternon me njė rresht tė gjerė, nuk janė aq tė
pėrhapur nė Shqipėri. Tendencė pseudoizodomike kanė muret e kalasė sė
Irmajt dhe Zgėrdheshit. Nė kėtė grup mund tė futim edhe disa tipa tė
tjerė muresh, si nė kalanė e Paleomanastrės



Fig. 63 — Paleomanastėr, Gjirokastėr. Mur me tendencė pseudoizodomiku.
ku
kemi njė kombinim tė disa rreshtave blloqesh tė ngushta me blloqe tė
gjera. Brezat me blloqe tė ngushta nganjėherė nuk pėrshkojnė gjithė
gjatėsinė e murit.

Njė tip tjetėr murėzimi ėshtė
ai me blloqe tė ngushta. Megjithėse stili ėshtė izodomik, nuk mund tė
mos shihet edhe kėtu ndikimi i pseudozodomikut. Kėtė stil mund ta
shohim nė kullėn e Vagalatit nė Malathre, nė fazėn e tretė tė ndėrtimit
nė kalanė e Matohasanajt, nė rindėrtimet e vona tė Butrintit etj.

Njė
mendim tė saktė pėr datimin e kėtij stili nuk mund tė japim, por ai
mund tė hyjė fare mirė nė grupin e pseudoizodomikėve dhe nuk duhet tė
shkojė mė herėt se mesi i shek. III p.e.r.

Duke u bazuar edhe nė krahasimin me fortifikimet greke, mund tė arrijmė paraprakisht nė kėto pėrfundime:
1)Stili
mė i vjetėr, pėrveē atij me gurė tė papunuar, ėshtė kėnddrejti i
ērregullt me faqe guroreje. Ai mund tė datohet nė vendin tonė qė nga
fillimi i shek. IV, por vetėm atėherė, kur ky stil vėrtetohet se
gjendet nė njė periudhė mė tė hershme nė raport me stilet pasardhėse
dhe nuk i pėrket njė faze tė varfėr rindėrtimi.
2)Poligonalin
mund ta dallojmė nė dy forma, tė kombinuar me stile tė tjera dhe si
fazė tė parė, apo tė vetme ndėrtimi. I pari ėshtė njė produkt i fundit
tė shek. IV-III p.e.r, ndėrsa i dyti mund tė jetė mė i hershėm.
3)Stilet
mė tė pėrhapura nė fortifikimet e vendit tonė janė kėnddrejti izodomik
me faqe guroreje ose tė punuar me ēekiē dhe me faqe tė rrafshėt (tė
pėrpunuar). Kėto stile i takojmė nė pėrgjithėsi gjatė shek. III p.e.r.
dhe nė mjaft raste mund tė datohen nė njė kohė me poligonalin e vonė.
Mund tė ketė arsye qė kėnddrejti izodomik me faqe guroreje ose tė
punuar me ēekiē tė datohet nė njė periudhė mė tė hershme se ai me faqe
tė rrafshėt.
4)Punimi me
rustika me shirit tė gdhendur ka shumė mundėsi tė jetė mė i vonė se
kėnddrejti izodomik me faqe tė gufmuar dhe nė shumicėn e rasteve dhe
nga ai me faqe tė sheshtė dhe nuk duhet tė shkojė mė herėt se mesi i
shek. III p.e.r.
5)Disa stile tė periudhės helenistike pėrputhen kronologjikisht me stilet e mureve greke.
6)Stilet
pseudoizodomike dhe me blloqe tė ngushta nuk shkojnė mė herėt se mesi i
shek. III p.e.r.; ato ka mė tepėr mundėsi t“i pėrkasin fundit tė shek.
III dhe njė kohe mė tė vonė.
7)Disa imitime tė periudhave tė vona mund tė sjellin konfuzion nė kronologjinė e mureve.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi