» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Anektoda shqiptare pėr figurat historike kombetare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anektoda shqiptare pėr figurat historike kombetare.

Mesazh nga GISHTEZA prej Wed 27 Jun 2007, 13:39

Anekdoda shqiptare pėr figurat historike komtare.

Emrat dhe kujtimet e njerėzve tė mėdhenj janė paja e njė kombi." Paskuale Willord

Skėnderbeu dhe Ballabani
Nė vitin 1463, Ballaban pashė Badera nga Mati, hyri me 18 mijė ushtarė nė Dibėr. Para se tė fillonte lufta, i dėrgoi Skėnderbeut dhurata shumė te ēmuara. Skėnderbeu i dėrgoi njė plor dhe njė krrabė. Me kėto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do tė ishte mė mirė bujk ose bari nė Shqipėri, sesa pasha nė Turqi.

Menēuria e Lekė Dukagjinit
Lekė Dukagjini u nis pėr tė shkuar nė njė kuvend burrash. Rrugės takoi njė fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zėnė prite pėr ta vrarė. Leka menjehere u ndal dhe ktheu rrugė.
- Pėrse kthėve rrugė? - ia ktheu fshatari.
- Mė mirė tė thonė dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekė Dukagjini.

Ali Pasha dhe Napoleoni
Napoleon Bonoparti i kėrkoi Ali pashė Tepelenės njė sasi gruri pėr ushtrine qė kishte nė ishujt grekė.
Sekretari formuloi pėrgjigjen me terma tė zgjedhura dhe nisi tia lexonte pashait. Ali menjėherė e ndėrpreu dhe i tha:
- Nuk mė duhen fjalėt e mėdha, prandaj shkruaj kėto qė po tė them:
"Napoleon, dėrgo paratė tė marrėsh grurin!
Unė, Ali Pasha"

Abdyl Frashėri nė Dibėr
Rrugės pėr nė Prizren, Abdyl Frashėri fjeti njė natė nė Teqenė e Vleshės nė Dibėr. Aty u mblodhėn mjaft fshatarė, tė cilėt dėgjuan me vėmendje Abdylin, qė foli pėr qėllimin e lartė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas fjalės sė Abdylit, njėri nga pleqtė e fshatit iu drejtua:
- Abdyl bėj, pas fjalėve tė mira qė na the, tė japim besėn se, edhe diellin sikur ta ketė nė dorė sulltani, prej tij nuk e duam.

Nikoll Kacorri dhe flamuri
Nė kuvendin mbarėkombėtar me 28 Nėndor 1912, kur u shtrua pėr diskutim koha pėr ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thotė:
" Burra, nė qoftė pėr tė vdekur nesėr, mė mirė vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndėrtesės e shpalosi para mijėra njerėzve nga gjithė Shqipėria.

Ismail Qemali dhe Kanan Maze
Luftėtari Kanan Maze shkoi nė zyrėn e rekrutimit te qeverisė sė Vlorės pėr tė hyrė nė ushtrinė shqiptare.
Oficeri pasi e mati i tha:
- Shtatin e ke disa centimetra mė tė shkurtėr nga sa e kėrkon rregullorja, prandaj nuk mund tė tė pranojmė nė ushtri.
Kanani shkoi menjėherė tek Ismail Qemali dhe i tha:
- Ismail Bej, vetėm pėr tė gjatėt e ke bėrė Shqipėrine apo edhe pėr tė shkurtėrit?
- Pse si ėshtė puna? - e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi ēfarė i kishte ngjarė nė zyrėn e rekrutimit.
- Shqipėria ka nevojė edhe pėr tė shkurtėrit e, veēanėrisht pėr trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha njė letėr pėr komisionin, qė jo vetėm ta pranonin nė ushtri, por ta bėnin edhe suvari.

Isa Boletini nė Londėr
Nė marsin e vitit 1913, njė delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan nė Londėr, ku mbahej konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat do tė caktonin edhe kufijtė e Shqipėrisė. Kur delegacioni hyri nė Ministrinė e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorėzoi koburen. Ministri i Jashtėm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
- Gjeneral, nesėr gazetat mund tė shkruajnė se Isa Boletinin qė s'mundi ta ēarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e ēarmatosėn nė Londėr.
- Jo besa, as nė Londėr jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinė (koburen) tjetėr.

Elez Isufi dhe diplomati
Njė diplomat i huaj, i shtyrė nga politikanėt serbė i thotė patriotit dibran, Elez Isufi:
- Elez Aga, Bjeshkėt e Sharrit ėshtė mirė tia jepni Jugosllavisė kundrejt njė shpėrblimi tė mirė. Bjeshkėt e Sharrit edhe sikur te jenė cifligu im, kurrė nuk i shes, lėne ma qė ato janė pronė e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi.
Diplomati pėr tė ndėrruar bisedė tha:
- Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kėtė kostum shajaku?
- Ne Galican te Dibrės, - ia ktheu elezi.
- Interesant, - thotė me mėndje diplomati, - kurrė s'kam parė njeri me veshje Galicani dhe me mėndje europiani

Ismail Spahia dhe Mahmud Kacaku
Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumės, ishte ngatėrruar me luftėtarin Islam Spahia pėr ēėshtje kufijsh. Mahmudi, si kaēak qė ishte, doli nė mal tė vriste Islamin. Me tė marrė vesh ngjarjėn, erdhėn nga Prizreni dy ofiecerė turq dhe i shkuan nė shtėpi Mahmudit.
- Pėrse keni ardhė, - i pyet ai.
- Morėm vesh qė ke dal nė mal me vra Islam Spahinė, qė ėshtė armiku i perandorise osmane, - tha njėri oficer, - prandaj po e vrave do tė jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahisė ia ka dėgjuar zėrin edhe sulltani, - tha oficeri tjetėr. Mahmudi, si u mendua pak tha:
- Pėrderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unė nuk jam budalla me e vra pėr dy pėllembė tokė, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po tė mos ju kisha nė shtėpi, nuk shkonit gjallė nė Prizren.
Oficerėt ia mbathėn menjėherė pėr nė Prizren.

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 10711
Regjistruar mė : 04/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Anektoda shqiptare pėr figurat historike kombetare.

Mesazh nga GISHTEZA prej Wed 27 Jun 2007, 13:40

Themistokli Germenji para pushkatimit
Me 9 nėntor 1917 do tė ekzekutohej nė Selanik, Themistokli Gėrmenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dėshira tė padėgjuara ndonjėherė:
1. Tė vishem me kostum kombėtar shqiptar,
2.Tė mos mė lidhni sytė
3.Komandėn pėr zjarr ta jap vetė

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb
Poeti kombėtar Gjergj Fishta shkoi nė njė konferencė shkrimtarėsh nė Romė. Nė konferencė merrte pjesė edhe njė shkrimtar serb, i cili nė njė libėr tė tij kishte shkruajtur se shqiptarėt janė me bisht. Kur tė gjithė u ulėn pėr te filluar konferencėn, Fishta ndenji nė kembė.
- Zotėri, a nuk keni karrigė? - e pyeti drejtuesi i seancės.
- Karrigėn e kam, por nuk ka vrimė ku tė fus bishtin, - u pergjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancės.
- Bishtin qė kemi ne shqiptarėt pėr tė cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sėrb, - tha Gjergji duke shenjuar serbin.
- Ju lutem zotėri, mos bėni shaka! - foli pėrsėri drejtuesi.
- Nuk po bėj aspak shaka, - u pėrgjigj Fishta, - sepse sėrbi, o do tė gjejė bishtin shqiptarėve pėr tė cilin ka shkruajtur, o tė dalė pėrjashta i turpėruar.
Shkrimtari sėrb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

Fan S. Noli dhe delegacioni grek
Nė konferencėn e paqes nė Paris, perfaqėsuesi i delegacionit grek, pėr tė bindur tė pranishmit se Shqipėria e Jugut ėshtė tokė greke, nė mes tė tjerash tha se tė gjitha kishat nė Shqipėrinė e Jugut janė me mbishkrime greke. F. S Noli qė perfaqėsonte delegacionin shqiptar, i dha kėte pėrgjigje grekut:
"Nė pjesėn veriore tė Parisit ėshtė njė kishė me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njėherė Parisin, pastaj kur tė dojė tė vijė tė shohė mbishkrimet greke nė kishat tona.

Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqipėria
Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli pėr tė firmosur njė listė me emrat e disa shqiptarėve, qė do tė shpėrnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe nė krye te listės vuri emrin e tij.
- Zotėri, nuk e kuptoj pėrse e vute emrin tuaj nė krye tė listes?! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari qė duhet te shpėrnguleme nga Turqia, duhet tė jem unė sepse edhe unė jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.

Ahmet Zogu dhe atentatori
Me 23 shkurt 1923, Beqir Valteri i bėri Zogut atentat nė shkallėt e parlamentit. Zogu. megjithėse i plagosur, ēarmatosi atentatorin dhe hyri qetėsisht nė parlament e tha:
- Zotėrinj deputetė, kėto gjėra ndodhin shpesh herė prandaj nuk kini pėrse shqetėsoheni.
Mjaftuan kėto fjalė qė parlamenti tė vazhdonte normalisht punimet.
Mė pas kur Zogu u shėrua e pyetėn:
- ēfare dėnimi ti japim atentatorit?
- Meqė ėshtė matjan do ta fal, - tha Zogu, - sepse baba, kurrė nuk e vret fėmijėn e vet.

Bajram Curri dhe Dava e Ndue Markut
Nė vitin 1924, Bajram Curri gjatė rrugės pėr nė Tiranė, fjeti njė natė tek Brahim Gjoci nė Lurė. Tė nesėrmėn u nis pėr nė fshatin Merkuth. Njėri nga shoqėruesit shkoi te Dava e Ndue Markut, qė ishte plakė me zė dhe i tha:
- Bajram Begu ėshtė nisur pėr te shtėpia jote me pi njė kafe, prandaj duhet me gjet ndonjė karrigė.
- Bajram Curri ėshtė njeri i popullit e nuk kėrkon karrigė, - ia ktheu Dava, - ndėrsa pėr ty qė don tė dukesh, kam koshin qė ushqej kecat.

GISHTEZA

Shteti : andej kendej gjithandej
Postime : 683
Kyējet nė forum : 10711
Regjistruar mė : 04/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DY ANET E "FORTA " TE BAJRAM CURRIT

Mesazh nga Dode Progni prej Thu 29 Apr 2010, 15:19

Njė herė Bajram Curri ndodhej nė njė odė burrash nė Malėsinė tė Gjakovės i shoqėruar nga shumė bashkluftėtar. Si zakonisht kish nis kuvendi i burrave dhe po fliste B.Curri.Nė fjalėn e tij pėrserit disa here shprehjen"do tė fitojme kunder kėsaj qeverie tė keqe." Sapo mbaroi fjalėn, njėri nga bashkėluftėtarėt mė tė ngusht tė tij e pyeti:
-Luftėtari: Pash Allahin Beg kallzoma i fjalė! A je i menēėm shumė,a je budall krejt?
-B.Curri: Pse po pėvet ashtu he burrė?
-Luftėtari: Paj po pėveti se ka dhetė vjet qė je tuj na thanė:Po fitojmė,po fitojmė,po deri tash nuk kemi fitue kurrgja.
-B.Curri: Pasha Allahin,me e marr ka njė anė nuk ka burrė ma budall nė tan Shqipni.Po me e marr ka tjetra anė nuk ka buurr ma tė menēėm nė tan Shqipni.
-Luftėtari: Heuu bre! Po si kėshtu? Edhe budall edhe i menēėm?!
-B.Curri: Po.Ka edhe budall edhe tė menēėm.E ky jam unė. Jam budall, se mbeta malit bashk me ju e nuk fituem kurrgja. Po jam i menēėm se gjithmon ju kam than ju: po fitojme,po fitojme.Tė mos u kisha than se po fitojmė,pasha Allahin,ti ma i pari ma kishe dhen plumbin nė lule tė ballit.

Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 7549
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Anektoda shqiptare pėr figurat historike kombetare.

Mesazh nga Sponsored content Today at 19:11


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi