» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Historitė mė tė mėdha tė dashurisė ndėr shekujt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historitė mė tė mėdha tė dashurisė ndėr shekujt

Mesazh nga Vizitor prej Tue 15 Dec 2009, 18:57

Historitė mė tė mėdha tė dashurisė ndėr shekujt



Shkruar nga Blendina Cara -
TO


Historitė e famshme tė dashurisė nuk kanė kohė, ato
janė tė pėrjetshme. Bota ka parė shumė histori dashurie, por vetėm disa prej
tyre janė kthyer nė legjenda tė pėrjetshme, janė gdhendur nė libra e pėrjetėsuar
nė projekte kinematografike. Disa nga kėto ēifte tė dashuruarish janė pėrballur
me refuzimin e tė afėrmve tė tyre, tė cilėt s’kanė miratuar lidhjen e dashurisė,
ndėrsa tė tjerė thjesht kanė jetuar njė histori qė ka zgjatur deri nė ditėt e
fundit tė jetės sė tyre.

Historitė

Ndonjėherė nė histori, tragjedia dhe dashuria kanė ecur pėrkrah
njėra-tjetrės. Kėto kanė qenė dhe ato histori qė kanė frymėzuar mė shumė poetėt.
Skenarė tė njohur filmash e romane janė krijuar nė bazė tė kėtyre historive,
edhe pse ato kanė ndodhur shumė e shumė kohė mė parė. “Websitet” e ndryshme,
tani nė prag tė festės sė pėrvitshme tė Shėn Valentinit, kėshillojnė ata qė duan
tė zgjedhin njė eksperiencė tė veēantė, qė tė lexojnė sė bashku me njerėzit e
tyre tė zemrės kėto histori tė pavdekshme dashurie.



Shėn Valentini



Historia e Shėn Valentinit ėshtė e mbėshtjellė me mister. Njė
legjendė thotė se Valentini ishte njė prift, i cili shėrbente gjatė shekullit tė
tretė nė Romė. Bėhet fjalė pėr kohėn kur perandori Klaudius II vendosi qė tė
nxirrte jashtė ligjit martesėn pėr meshkujt e rinj, pasi mendonte se tė
pamartuarit ishin ushtarė mė tė zotėt. Valentini, i cili e konsideronte
padrejtėsi njė gjė tė tillė, celebronte nė fshehtėsi martesat e tė rinjve tė
dashuruar. Kur Klaudius e zbuloi njė gjė tė tillė, ai urdhėroi qė Valentini tė
dėnohej me vdekje. Sipas historive tė tjera, Valentini mund tė jetė vrarė ndėrsa
ndihmonte tė krishterėt tė arratiseshin nga burgjet romake ku ata torturoheshin.
Sipas njė legjende tjetėr, Valentini ia dėrgoi pėrshėndetjen e parė vetes sė
tij. Ndėrsa ishte nė burg mendohet se Valentini u dashurua me njė vajzė tė re, e
cila mund tė ketė qenė e bija e rojės sė burgut, e cila e vizitonte shpeshherė.
Pėrpara se tė vdiste mendohet se i mund t’i ketė lenė asaj njė letėr me firmėn
“Nga Valentini yt”. Nė Britaninė e Madhe Shėn Valentini filloi tė ishte njė
festė popullore rreth shekullit tė 17-tė. Nga mesi i shekullit tė 18-tė u kthye
nė njė ritual tė zakonshėm qė miqtė dhe tė dashuruarit e tė gjithė sferave
shoqėrore tė shkėmbenin dhurata tė vogla apo letra me shkrim dore. Nga fundi i
kėtij shekulli kartolinat e shtypura filluan tė zėvendėsonin ato tė bėra me dorė
pėr shkak tė pėrparimeve tė teknologjisė. Nė ditėt e sotme mendohet se ditėn e
Shėn Valentinit shiten rrethe njė miliardė kartolina, duke e renditur kėtė festė
nė tė dytėn pėr sa i pėrket numrit tė kartolinave tė dėrguara.

Mark Antoni dhe Kleopatra
Faraonja e Egjiptit dhe
gjenerali romak




Historia e dashurisė sė faraones sė fundit tė Egjiptit dhe
gjeneralit tė pashėm romak skandalizoi gjithė shoqėrinė romake dhe politikanėt
romakė. Ata u martuan nė vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati
fund tė lumtur. Pavarėsisht tė gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u
martuan nė vitin 36 Para Krishtit. Nė vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni
dėgjoi nė fushėn e betejės lajmin e rremė se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi
shpatėn e tij. E mbetur pa shpresė, Kleopatra vrau veten duke pėrdorur njė
gjarpėr helmues.

Marie dhe Pier Kurie
Partnerė nė dashuri dhe nė
shkencė




Marie kalonte ēdo minutė kohė tė lirė duke studiuar nė laborator. Kėshtu ajo
i ra nė sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i njė prej laboratorėve ku ajo
punonte. Ai i bėri asaj propozime tė shumta martese deri sa ajo pranoi. Ata u
martuan mė nė fund, nė vitin 1895 dhe filluan kėshtu lidhjen e tyre tė famshme.
Tre vite mė vonė ato zbuluan poloniumin dhe radiumin. Nė vitin 1903 fituan
ēmimin Nobel. Kur Pier vdiq nė vitin 1904, Marie vazhdoi punėn e tyre tė
pėrbashkėt duke u bėrė dhe mėsuesja e parė femėr nė Sorbonė.

Alfred Lunt dhe Lin Fontan
Ēifti qė “mbretėroi” 55
vite nė Broduei




Lunt dhe Fontan u shfaqėn nė pjesėn e parė teatrore sė bashku,
nė vitin 1919. Ata u martuan tre vite mė vonė. Rrallė ka ndodhur qė njė histori
dashurie teatrale tė zgjasė aq shumė ose tė ketė njė triumf tė tillė. Pėr 55
vite ata ishin tė pandashėm nga njėri tjetri. Ata shkėlqyen nė Broduei me rolet
e tyre nė komeditė e sofistikuara tė Xhorxh Bernard Shout, Terenc Ratigan dhe
Noel Kouard, vepra madhore e tė cilit, “Design for living” ishte krijuar enkas
pėr ata tė dy. Alfred dhe Lin u larguan nga skena nė vitin 1958.

Eni Oaklei dhe Frenk Batler
Gjuajtėsit e talentuar
qė frymėzuan “musical” amerikan




Eni Oaklei nga Ohajo ishte njė vajzė ēapkėne, e cila shumė shpejt u bė e
njohur si qitėse e talentuar. Frank Butler, i cili ishte qitės me famė nė atė
kohė, u habit pa masė kur i thanė se njė vajzė e re kishte pranuar sfidėn e tij
pėr tė mundur kėdo. Por nė fakt, vajza e re e fitoi konkursin dhe e mundi atė.
Ajo fitoi gjithashtu dhe zemrėn e tij. Ata u martuan nė vitin 1882. Butler
braktisi karrierėn e tij, pėr tė menaxhuar atė tė gruas sė tij. Eni vdiq nė
vitin 1962. Bashkėshorti i saj zemėrthyer, vdiq 18 ditė mė vonė, ndėrkohė qė
martesa e tyre e lumtur kishte zgjatur 44 vite.

Robert dhe Elizabeth Brouning
Njė histori dashurie
sekrete mes dy poetėve legjendarė




Historia e dy poetėve
pėrmban gjithė elementėt e duhur pėr njė histori romantike, shoqėrimin e fshehtė
me njėri tjetrin, arratisjen, poezitė e dashurisė dhe peizazhin piktoresk
italian. Elizbeth shkruante poezi qė kur ishte e vogėl dhe botoi njė libėr
“Poems” nė vitin 1844. Shkrimet e saj tėrhoqėn vėmendjen e Brouning, i cili
ishte poet. Ata u detyruan tė arratisen nė Itali pas kundėrshtimit tė babait tė
Elizabeth pėr martesėn. Poezitė e tė dyve u frymėzuan pikėrisht nga historia e
dashurisė sė tyre.

Viktoria dhe Alberti
Mbretėresha angleze qė vajtoi
bashkėshortin pėr 41 vite




Mbretėresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan mė 1840. Ēifti
pati nėntė fėmijė dhe Viktoria ishte shumė e dashuruar pas bashkėshortit tė saj.
Kur Alberti vdiq mė 1861 ajo nuk u shfaq nė publik pėr tre vjet rresht. Izolimi
i saj i gjatė shkaktoi kritika publike. Sidoqoftė, nėn influencėn e
kryeministrit Benxhamin Disraeli, Viktoria iu rikthye jetės publike nė vitin
1866. Por Viktora, s’reshi kurrė sė vajtuari pėr princin e saj tė dashur, duke u
veshur me tė zeza deri nė fund tė jetės sė saj.

Xhon Alden dhe Prishila Mullins
Njė prej romancave
tė para tė kolonive nė SHBA






Historia e tyre ishte njė nga romancat e para nė kolonitė
amerikane. Historia e tyre e dashurisė ėshtė e pėrjetėsuar nė njė poemė tė vitit
1858 tė Henry Longfellou. Sipas poemės, Alden u njohu me Mullins, kur kapiteni i
tij e dėrgoi atė t’i thoshte vajzės sė bukur se kishte rėnė nė dashuri me tė.
Mirėpo Alden dhe Mullins u dashuruan bashkė, megjithėse nuk mund ta shprehnin
nga frika se mos fyenin kapitenin. Sė fundmi ata u martuan, lindėn 11 fėmijė dhe
janė ndėr themeluesit e Duksbėri nė Masacusets.

Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal
Perandori qė ndėrtoi
Taxh Mahalin pėr gruan e tij




Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrėzisht pas gruas sė
tij 15-vjeēare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fėmijė dhe u bė gruaja e tij
e preferuar. Pas vdekjes sė saj nė 1629, perandori qė mbajti zi pėr njė kohė tė
gjatė pėr gruan e tij tė dashur, vendosi tė ndėrtonte nė nder tė saj njė
monument. U deshėn 20 mijė punėtorė, njė mijė elefantė dhe rreth 20 vite pėr
pėrfundimin e monumentit, i cili sot ėshtė njė destinacion i preferuar i
turistėve, Taxh Mahali. Kur Shah Jahan vdiq, e varrosėn pėrkrah gruas sė tij nė
Taxh Mahal.

Abigail dhe Xhon Adams
Njė histori dashurie
gjysmėshekullore gjatė luftės revolucionar.




Edhe pse ajo jetoi nė njė kohė, kur pjesa mė e madhe e grave
nuk ishin tė arsimuar, Abigail Adams mėsoi tė lexonte dhe tė ishte nė kontakt me
ngjarjet e momentit nė vend. Intelekti i Abigail tėrhoqi vėmendjen e avokatit tė
ri, Xhon Adams dhe ata u martuan nė vitin 1764. Ishte njė dashuri intelektuale
dhe romantike qė do tė zgjaste pėr 50 vjet. Gjatė kohės qė Adams ishte larg
shtėpisė, ata i shkruanin njėri tjetrit letra tė gjata romantike. Nė vitin 1810
ata lanė Shtėpinė e Bardhė dhe u tėrhoqėn nė fermėn e tyre nė Masaēusets, ku
gėzuan praninė e njėri-tjetrit dhe pėr 17 vite tė tjera.

Abelardi dhe Heloiza
Dashuria e njė murgu e murgeshe
qė jetoi ndėr shekuj




Historia tragjike e Abelardit dhe Heloziės ka jetuar ndėr

shekuj. Rrethi vitit 1100, Peter Abelard shkoi nė Paris tė
studionte nė shkollėn “Notre Dame”. Ai fitoi shpejt si reputacionin si filozof i
shquar. Kur meshtari i “Notre Dame” e punėsoi atė t’i jepte mėsim mbesės sė tij,
Heloizės, ai u dashurua marrėzisht me mbesėn e punėdhėnėsit tė tij, Heloizėn me
tė cilėn pati dhe njė fėmijė. Mirėpo pasi u mor vesh njė gjė e tillė, Heloizėn e
mbyllėn nė njė kuvend dhe Abelardi vendosi tė bėhej murg. Ata vazhduan ta donin
njėri tjetrin dhe letrat e tyre janė botuar mė vonė.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historitė mė tė mėdha tė dashurisė ndėr shekujt

Mesazh nga Katilja prej Sun 07 Jul 2013, 14:27

[b]Te urresh gjithe trendafilat sepse u gjakose nga nje gjemb,
te mos besosh enderrat sepse njera nuk u be realitet,
te humbasesh besimin te Zoti sepse nuk iu pergjigj lutjes tende,
te dorezohesh sepse deshtove drejt suksesit njehere,
te urresh te gjithe shoket, sepse njeri te tradhetoi,
...
te mos besosh te dashuria sepse dikush te la,
Kujtohu gjithmone se koha do te sjell....
Nje shok te ri,
nje dashuri te re,
nje jete te re,
dhe mos u dorezo kurre, sepse jeta eshte dicka e mrekullueshme dhe plot surpriza''''.......
[/b]

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5497
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi