» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Historia e vertete e filmit, Rruge te Bardha.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e vertete e filmit, Rruge te Bardha.

Mesazh nga Vizitor prej Thu 26 Nov 2009, 14:01

Historia e vertete e filmit ,Rruge te Bardha.


Quhej Dedė, u nis tė rregullonte linjėn telefonike pasi bėri njė dorė gallatė me shokėt beqarė dhe pasi takoi vajzėn pėr tė cilėn zemra kishte nisur t’i bėnte bum-bum...
Pastaj mbeti nė bardhėsinė e borės, i ngrirė kallkan, i vdekur, siē thuhej nė ato kohė, nė krye tė detyrės. Vdiq pėr tė mundėsuar lidhjen me telefon tė njė zone tė bllokuar nga dėbora nė veri tė vendit. Filmi shqiptar me titull “Rrugė tė bardha” i bėnte njerėzit pėr tė qarė, i bėnte tė vlerėsonin vetėsakrifikimin e tjetrit pėr tė mirėn e pėrgjithshme, shkurt propaganda e komuniste e kohės me anė tė tij ja kishte arritur qėllimit. Por pas dekadash tė shkuara, pėrkundėr pamjeve tė ngritura nė art dhe shkėlqimit tė skenave tė luajtura me mjeshtėri nga artisti i njohur Rikard Ljarja, shumė pak shqiptarė e dinė se subjekti i kėtij filmi, qė shfaqej shpesh nė televizionin e vetėm tė vendit, ėshtė marrė nga njė ngjarje e vėrtetė. Nga njė ngjarje e dhimbshme, me protagonist babanė e pesė fėmijėve fare tė vegjėl, tė cilėt pas vdekjes sė tij u detyruan tė rriteshin jetimė. Kėshtu ngjarja reale nuk ka asnjė lidhje me pjesėn e parė tė filmit, pra nuk ka Dedė qė ēante arra nė hyrje tė kinemasė, nuk ka humor me shokėt, nuk ka takim me atė vajzėn qė ia donte zemra. Krejt ndryshe, filmi i jetės reale nis me njė djalė 5-vjeēar, tė ushqyer keq, qė mėngjesin e ditės sė fundit tė vitit 1966 pėrpiqej tė barazonte, me hapat e shkurtra, shalokun e tė atit dymetrosh nėpėr rrugėn me akull tė fshatit Domgjon tė Mirditės. Ca trokėllima tė forta hapash, dy silueta, njė gjigande dhe njė fare e vocėrr, pėrmes njė rrugice gri, tė ngrirė deri nė palcė edhe prej asaj qė do tė ndodhte mė pas. Ka njė pėrcjellje tė dhimbshme nga njė fėmijė, tė cilin pjesa tjetėr e jetės do ta fshikullojė me fatin e njė jetimi. Nė fund ka njė pėrshėndetje, kujtesė ndaj tė birit tė mos ngatėrrojė rrugėn nė kthim pėr te shtėpia dhe zhytje nė bardhėsinė e pakufishme.

“Si e kujtojmė Pjetrin”


“Im atė quhej Pjetėr, Pjetėr Llesh Doda. Ishte 45 vjeē dhe nė atė kohė ne banonim nė fshatin Domgjon tė Mirditės”, rrėfen rehatuar nė njė kolltuk nė shtėpinė e vet dykatėshe nė Kamėz, Zef Lleshi, pikėrisht ai djali 5-vjeēar qė nė ngjarjen reale, mėngjesin e 31 dhjetorit 1966, shoqėroi tė atin deri nė fund tė shtėpive tė fshatit. Familja e varfėr kishte si burim jetese pikėrisht rrogėn prej fillrojtėsi tė Pjetrit, ndėrkohė qė gruaja e shtėpisė, Liza, nuk punonte, pasi kujdesej pėr fėmijėt, mė i madhi 8 vjeē dhe mė tė vegjlit, dy binjakė motakė, djalė e vajzė. Ndėrsa Zefi ishte djali i madh nga tri tė tillė. Prandaj i ati kishte pranuar qė vocėrraku ta shoqėronte deri nė fund tė fshatit nė rrugėn e pakthim.
“Ishte mėngjesi i ditės sė festės sė Vitit tė Ri, 31 dhjetori 1966, kur Pjetri u bė gati, veshi ēizmet e mori pajimet, kėmbalecėt, mushamanė, aparatin telefonik dhe u nis pėr nė punė. E kishin lajmėruar se linja me Kukėsin ishte prishur. Duke u veshur mė tha qė tė shtroja tryezėn dhe darka e festės sė Vitit tė Ri tė niste edhe nėse ai do tė vonohej”, rrėfen Liza, bashkėshortja e Pjetrit, qė tashmė jeton me njėrin nga djemtė nė Durrės. Gruaja shpjegon se nė kohėn kur Pjetri humbi jetėn ishte vetėm 29 vjeēe dhe se drithėrohej sa herė qė i ai nisej nėpėr borė tė rregullonte linjėn telefonike me Kukėsin. “Ik e martohu se sivjet do ngel nė borė”, i kishte ngrirė ai gjakun edhe atij mėngjesi. “Kėshtu mė thoshte gjithmonė sa herė nisej nė punė, ndėrsa unė bėhesha gjysmė njeriu duke e pritur. Sepse e dija se mund tė ndodhte”, rrėfen gruaja qė, pėrkundėr asaj dėshire pėr humor tė tė shoqit, nuk u martua kurrė pas vdekjes sė tij duke ia kushtuar jetėn rritjes sė fėmijėve. Sipas Lizės, me Pjetrin ishin martuar me shkuesi, por gjithsesi ajo e kishte njohur edhe mė parė fillrojtėsin. Nė kohėn qė ndodhi ngjarja ata ishin duke ndėrtuar shtėpinė e tyre nė Domgjon tė Mirditės, madje sapo ishin futur nė dhomėn e vetme tė rregulluar. “Nuk kthehem pa e lidhur linjėn”, kishte qenė fjala e fundit qė nėna e pesė fėmijėve ka dėgjuar nga bashkėshorti. Njė vendim qė nė ato kohėra pėrzihej me kurajon e malėsorit pėr tė realizuar gjithēka tė mundshme, por edhe me kėrkesat e kohės, pasi ajo linjė telefonike ishte lidhja e vetme me Kukėsin, ai fill i hollė prej metali bakri mbante gjallė, mbante me shpresė, gjithė zonėn e rrethuar nga bora. Por nė pritje qė Pjetri tė kthehej, fėmijėt dhe nėna e tyre do shtroheshin nė darkėn e Vitit tė Ri pa njeriun e tyre tė afėrt. Ndėrsa ushqimi ishte konsumuar si nė darkė zie. Gjatė gjithė natės Liza nuk vė sy nė gjumė duke menduar mė tė keqen, ndėrkohė qė nė mėngjes, lajmi se linja me Kukėsin ishte rregulluar i kishte sjellė shpresė.
Kohė tė vėshtira
Rivendosja e lidhjes me Kukėsin dhjetė orė pasi Pjetri ishte larguar nga shtėpia, pra nė mbrėmjen e ditės sė fundit tė vitit 1966, kishte zgjuar shpresat e familjes Leshi njė ditė mė pas. Por nuk ishte e thėnė qė Pjetri tė kthehej as gjatė gjithė ditės dhe natės tjetėr. Dikur ishin hapur fjalė se ai ishte arratisur pėr nė Jugosllavi. “Pas njė jave i thanė nėnės se dyshohej qė Pjetri kishte tradhtuar atdheun pėr t’u arratisur”, rrėfen Zefi, djali i madh i fillrojtėsit nga Domgjoni. “Njė javė pas zhdukjes sė Pjetrit nė fshat erdhėn ata tė Sigurimit tė Shtetit dhe u hapėn fjalė se e gjithė familja jonė do tė arrestohej”, tregon Liza duke kėmbėngulur se nė tė njėjtėn kohė ishte gėzuar shumė. “Unė kėrcėnimin qė po na vinte e mora me gėzim. U gėzova, pasi mendova se Pjetri ishte gjallė. Sepse ata tė Sigurimit kishin mundėsinė e informacioneve tė sakta”, rrėfen gruaja qė i ishte pėrgjigjur njeriut qė i kishte sjellė lajmin: “Vetėm tė jetė gjallė Pjetri, pa le tė shkoj nė burg”. Kėrkimet kishin nisur pas njė jave tė shkuar. Grupe tė ndryshme nga fshati ishin nisur tė kėrkonin gjurmėt e Pjetėr Lleshit duke ndjekur linjėn e shtyllave qė mbanin telat e telefonit. E njėjta linjė, nga Fani nė drejtim tė tunelit tė Thirrė-Kalimash, ku tashmė po ndėrtohet autostrada Durrės-Kukės. Por penguar edhe nga bora qė atė dimėr kalonte mesataren 2 metėr trashėsi, njerėzit qė kėrkonin nuk kishin pasur fat tė gjenin trupin e fillrojtėsit. Ai ishte gjetur vetėm pas pesė javėsh, nė Kolsh tė Kukėsit, nė fillim tė shkurtit 1967, nga njė bari dhe falė shkrirjes sė borės. “Ēobani e gjeti tė padėmtuar. Gojėdhėnat e zonės thoshin se trupi i njeriut nuk prishet derisa ta shohė dikush. U gjet i ruajtur nga bora, nėn njėrėn nga shtyllat. Grupe tė shumta kėrkuesish i kishin kaluar sipėr pa e vėnė re”, rrėfen Zefi, i biri.


Miqtė e Enver Hoxhės

“Erdhėn pėrfaqėsuesit e shtetit qė mė dhanė lajmin e gjetjes sė trupit tė Pjetrit. Erdhėn nga Kukėsi, pasi Tirana ishte larg dhe rrugėt ishin tė bllokuara nga bora”, rrėfen Liza, tashmė 70-vjeēare, njė nga momentet mė tė vėshtira tė jetės sė saj. Njė moment kur mendja kishte nisur t’i bėnte llogari tė vėshtira. Kishte pesė fėmijė tė mitur pėr tė rritur krejt e vetme. Ndėrsa kohėt ishin tė papėrballueshme mes njė varfėrie ekstreme dhe pėrpjekjesh pėr tė siguruar vetėm mbijetesėn. Trupi i Pjetrit kishte mbėrritur pėr tu varrosur nė Domgjon tė Mirditės nga Kukėsi, pasi i ishte bėrė autopsia zyrtare. Kishte mbėrritur i mbyllur nė arkivol, ndėrsa Liza dhe prindėrit e Pjetrit, tė cilėt ishin ende gjallė, nuk kishin kėmbėngulur ta hapnin. “Nuk kėmbėngulėm se na thanė qė trupi ėshtė i dėmtuar. Por edhe nuk e hapėm qė tė mos e shihnin dashakeqėt”, rrėfen Liza. Shpejt lajmi i gjetjes sė fillrojtėsit tė ngrirė, pasi mė parė kishte mundur tė bėnte punėn e vet duke lidhur linjėn e dėmtuar telefonike me Kukėsin, kishte rėnė nė vesh tė krerėve tė shtetit komunist nė Tiranė. U kishte rėnė nė vesh nė njė kohė kur propaganda raste tė ngjashme i kėrkonte me qiri. I kėrkonte pėr t’i bėrė shembuj, frymėzim pėr tė tjerėt. Shembuj frymėzimi pėr tė drejtuar turmėn atje ku ata kishin paracaktuar tė shkonte.
“Varrimi u bė madhėshtor. Me shumė respekt. Ndėrsa Enver Hoxha na dėrgoi dhurata”, rrėfen Zefi qė edhe pse nė atė kohė ka qenė vetėm 5 vjeē, betohet se pamjet vizive tė ngjarjeve i ka shumė tė qarta. Ndihma nga shteti nuk kishte vonuar tė dukej. Sipas Lizės, kooperativa kishte marrė njė fond pėr rregullimin e shtėpisė sė mbetur nė mes tė fillrojtėsit Pjetėr Lleshi. “Shtėpia u bė model. E beri shteti me fondet e veta. Mė tė njėjtin fond u blenė edhe pajisjet e mobilimit tė brendshėm. Kuptohet, mobilim si nė fshat”, sqaron Zefi. Bashkė me kėto lėvizje, shteti komunist kishte ndihmuar pafundėsisht familjen mirditore tė mbetur nė pikė tė hallit pas vdekjes sė burrit tė shtėpisė. Me urdhėr nga lart e shoqja, Liza, ishte punėsuar si centraliste, njė vend pune qė kishte lidhje me atė tė tė shoqit tė vdekur, ku kishte shėrbyer edhe pas fitores sė demokracisė, deri mė 1994. Por edhe fėmijėt ishin ndihmuar pėr arsimim. Fėmija mė i madh i Lizės dhe Pjetrit, qė ishte vajzė, ishte dėrguar nga shteti tė pėrfundonte shkollėn pedagogjike, ndėrsa vetė Zefi kishte mbaruar gjimnazin pėr tė nisur punė si gjeolog. Surprizat nuk kishin tė sosur. Nė tė njėjtėn periudhė nė shtėpi troket edhe njė letėr e shkruar nga vetė Enver Hoxha. “Nė letėr ai shkruante pėr aktin heroik tė babait e tė tjera tė ngjashme. Letrėn e kam ruajtur deri vonė, por pėr fat tė keq mė ka humbur bashkė me do sende tė tjera gjatė kohės kur ndėrruam vendbanim”, shpjegon i biri i fillrojtėsit Pjetėr. Gjithsesi nuk kishte mbaruar kėtu, sepse pak kohė mė pas kooperativės i kishte mbėrritur edhe njė kamion “ZIS”, krejt i ri, si dhuratė pėr aktin heroik tė Pjetėr Lleshit, shoqėruar nga porosia qė tė reklamohej si dhuratė e dėrguar nga vetė Enver Hoxha. Njėkohėsisht kooperativa e Domgjonit kishte marrė emrin “Pjetėr Llesh Deda”.
Filmi “Rrugė tė bardha”

“Ne nuk dinim asgjė deri nė kohėn kur nė shtėpi na erdhėn nga Kukėsi ca pėrfaqėsues tė Komitetit tė Partisė dhe na thanė se pėr Pjetrin ishte bėrė njė film”, rrėfen Liza. Ndėrsa sipas Zefit, filmi ishte realizuar nė vitin 1973, pra rreth 6-7 vjet pas ngjarjes. Por filmin fillimisht do ta shikonte vetėm Liza, pėr tė cilėn ishte dėrguar njė makinė nga Kukėsi. “Filmi mė rikujtoi Pjetrin. Ishte e dhimbshme. Mos mė pyesni kot, se nuk qava. Kisha qarė boll deri nė atė kohė dhe nuk mė dilnin mė lot. Pastaj njeriu duhet tė durojė. Unė jam mirditore dhe kam ruajtur respekt pėr zakonet. Nė ato kohėra gratė nuk duhet tė pėrloteshin”, rrėfen gruaja e fillrojtėsit. Fėmijėt e kishin parė filmin pak vite mė vonė, mė 1977, ndėrsa surpriza mė e madhe ishte shėnuar nė dasmėn e Markut, djalit tė dytė tė Pjetrit dhe Lizės. “Nė dasmė na erdhi vetė Rikard Ljarja me ca tė tjerė tė Kinostudios. Ishte njė ditė e vėrtetė gėzimi, sepse Rikardi me figurėn e vet nė film, na dukej si ta kishim baba tė dytė”, rrėfen Zefi duke shtuar se marrėdhėniet me artistin e njohur i ka ruajtur deri vonė.
Mbėrritur nė erėn tonė, historia vetėsakrifikuese e Pjetėr Lleshit e pėrdorur nga propaganda e kohės sė komunizmit, pothuaj ėshtė harruar. Harruar nėse shumėkush nuk do tė pėrdorė capak batuta nga filmi si “alo Dedė?” apo “na ishte se ē’na ishte, na ishte njė njeri qė ēante arra tek dera e kinemasė, kush na ishte? Dedaaa”. Ose, ose pėrdorimi i asaj shprehjes krahasuese: “Ngriva si Deda majė shtyllės”. Por kaluar perceptimit kolektiv, nė jetė ka ende njė grua tė vjetėr, e veja e ish-fillrojtėsit real, historia e tė cilit u bė film, e cila bluan nė mend mė shumė se kėto batuta. “Mė vjen shumė keq qė tashmė historia dhe sakrifica e Pjetrit ėshtė harruar nga e gjithė shoqėria. Atij nuk i pėrmendet mė emri kurrkund. Madje thonė se edhe dokumentet pėr aktin e tij nė dobi tė shtetit kanė humbur qė tė gjitha. Por tani nuk ka mė mirėnjohje. Ajo ėshtė varrosur”, pėrfundon Liza.


“Rrugė tė bardha”

Filmi “Rrugė tė bardha” ėshtė realizuar nė vitin 1973 i mbėshtetur nė ngjarjen reale tė vdekjes sė fillrojtėsit Pjetėr Lleshi nga fshati Domgjon i Mirditės. Pėrkundėr realitetit, filmi i vendos ngjarjet nė njė qytet, ku personazhi kryesor i luajtur nga Rikard Ljarja, ėshtė vetėm i dashuruar pas njė centralisteje, personazh qė luhet nga artistja Elida Cangonja. Nė rolet e tjera vendosen artistė tė mirėnjohur si Ilia Shyti, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi e Minella Borova. Regjisor i filmit ishte Viktor Gjika ndėrsa skenarist, Vath Koreshi. Filmi ka njė metrazh prej 1 ore e 25 minutash dhe mund tė shihet edhe pėrmes internetit nė faqen:
http://video.google.com/videoplay?docid=3602752031239770073


Marre nga Panorama

Per "Hapesira Qiejve Shqipetar" nga Erisa

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi