» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Pellumbi Ilir

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pellumbi Ilir

Mesazh nga Vizitor prej Sat 14 Nov 2009, 00:45

Pėllumbi Ilir (Columba Ilyrica; emri i regjistrimit: Archangel, Gimpel; grupi: Pėllumbat me ngjyra; nr. i standardit evropian: 402; madhėsia e unazės:07) Bėn pjesė nė grupin e pėllumbave me ngjyra [1] dhe ėshtė ndėr pėllumbat mė tė lashtė tė Evropės. Ėshtė kultivuar nė tė gjithė territorin e Ilirisė.

Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, ilirėt janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė gadishulit ballkanik. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė gadishullit tė ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Problemi i prejardhjes ilirėve me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth kėtij problemi janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme tė cilat ndahen nė dy teori kryesore: Teoria e cila ilirėt i konsideron si banor autokton tė ballkanit dhe Teoria e cila ilirėt i konsideron si tė ardhur nė ballkan. Nė mesin e teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė gadishullin ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre. Zbulimet arkiologjike tė pas luftės sė dytė botėrore e vėrtetojn autoktonitetin e ilirėve. Teori tė shumta pasqyrohen edhe nė spjegimin e kulturės ilire, duke e krahasuar me kultura tė ndryshme evropiane dhe botėrore. Ēėshtja e preardhjes sė ilirėve ėshtė e reflektuar edhe nė pėrshkrimin e kulteve tė tyre, ku gjithashtu ėshtė e lidhur ngushtė me lėvizjet apo moslėvizjet e tyre popullore. Kulturėn shoqėrore dhe artistike, ilirėt e zhvilluan nė trojet etyre etnike. Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ. arti figurativ nė iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura tė ndryshe kafshėsh tė trajtuara nė mėnyrė tė stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me motive gjeometrike. Arti figurativ ilir parahistorik kufizohej kryesisht nė punimin me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve tė cilėt kishin tė bėjnė me kultet fetare. Kulti ishte si njė shėrbesė fetare pėr nder tė njė hyjnie qė nė vehte pėrmbante ceremoni mistike qė bėhet pėr kėtė qėllim. Gjurmėt e shumta tė kulteve shprehen pėrmes motiveve tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike simbolizonin shpendėt, gjarpėrin, diellin e tė tjera. Kulti ilir i diellit ishte shumė i rėndėsishėm. Ky kult diellor tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė shpendėve. Njė ndėr kultet shumė tė rendėsishėm nė jetėn ilire ishte ishte pa dyshim kulti i shpendėve i cili paraqitet nė shumė figura simbolike tė kulturės materiale. Nga kjo del se shpendėt kan luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė simbolikėn ilire. Ndėr shpendėt qė mė sė shpeshi i gjejmė nė gėrmadhat ilire tė njohura deri mė tani jan shqiponja dhe pėllumbi. Kulti i kėtyre shpendėve ėshtė dokumentuar me burime arkeologjike dhe ato tė shkruara. Mirėpo, as burimet materiale e as ato tė shkruara nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pasur njė pasqyrė tė qartė mbi tė gjitha aspektet e kėtyre kulteve nė tė gjitha viset ilire. Shpendėt si simbole i gjejm shumė heret dhe pa dyshim se jan ndėr simbolet e para qė njeriu i ka pėrdorur pėr pėrshkrimin e kulteve tė besimit fetar. Numri i madhė i paraqitjeve tė shpendėve flet pėr atė qė kėto simbole kanė ekzistuar nė mėnyr paralele me kultet dhe simbolet tjera. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi se shpendėt kan jetuar nė mesin e njerėzve qė nga kohėt e lashta. Sipas kėtyre paraqitjeve tė shumta tė shpendėve tė cilat disa do tė shohim mė tej, kanė pasur pa dyshim domethėnie simbolike, ėshtė e qartė se kjo kafshė nė religjionin dhe simbolikėn e ilirėve ka pasur rol shumė tė theksuar. Edhe pse figurat e shpendėve jan tė shumta ato nuk mjaftojn pėr njohjen e kultit tė shpendėve. Ky fakt, ndėrkaq, nuk guxon tė na shtie drejt pėrfundimit qė ilirėt nuk e kanė njohur kultin e shpendėve pėrkatėsishtė tė shqiponjės dhe pėllumbit tė tyre. Edhe burimet e shkruara nė periudhat e mė vonėshme kanė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr arsye se bėjnė tė mundur qė pėr kultin e shpendėve te ilirėt tė njohim disa veēori tė rėndėsishme tė cilat nuk do tė mund t'i nxirrnim vetėm nga materiali arkeologjik. Sipas burimeve kishtare shpendėt mė tė rėndėsishėm ishin shqiponja dhe pėllumbi ilir i quajtur nga ilirė engjėllesha ilire. Shqiponja mbeti njė simbol kombėtar, kurse pėllumbi ilir mbeti njė legjend e gjallė. Ngjyrat dominuese tek ilirėt ka qen ajo e kuqe dhe e zezė. Ngjyrat e kuqe dhe e zezė pa dyshim daton qė nga periudha e vjetėr e kulteve ilire.

Tė pajisuar me kėtė ngjyrė sotė i gjejmė pėllumbin ilir (columba illyrica) dhe insektin ilir (stictoleptura cordigera illyrica) dhe pikėriaht me tė njejtėn ngjyrė ėshtė edhe flamuri kombėtar shqipėtar. Mbi rėndėsin e kultit tė shpendėve tek parardhėsit tonė flet edhe nezir myrta mbi thymologjia e emrit - zeus. Ai mundohet ta spjegoj emrin e perėndiut zeus nė mėnyra tė ndryshme duke i dhėnė kuptimin e fjalės shqipe. Citat nga shkrimi: Eshtė emėrtimi shqip - zog-u, si emėrtim i pėrgjithshėm pėr shpendėt, shpėzet - zog-u / zogjėt - si emrim i cili lidhet me kuptimin e zonit/ zanit / zėrit (pasiqė tash na dalin tri forma tė emėrtimeve, pėrveēse nė dy dialektet e sotme, - zani - gege dhe - zėri - toske). Diftongu - zo - ėshtė mė i hershmi si emėrtim nė gegėnishten e lashtė, i cili mendoj tė jetė emėrtim edhe - pie, qė mbeti edhe emėrtimi pėr fuqinė mbinatyrore - zoti - tek shqiptarėt. Nga epoka ilire pėrveq pėllumbit ilir kemi edhe disa kafshė dhe barishta tė cilat edhe sotė e asaj dite e mbajn emrin e ilirėve. Vlen tė pėrmenden: Deltari ilir (illyrian sheepdog), peshku ilir (squalius illyricus)- ndryshe quhet edhe mėlyshi i zi, kėrmilli ilir (campylaea illyrica ), insekti me ngjyra kuq dhe zi -(stictoleptura cordigera illyrica). Masandej emrin ilir mbajn edhe shumė barishta si: iris illyrica, petrorhagia illyrica, knautia illyrica, illyrian thistle, pancratium illyricum, onopordum illyricum etj. Nga gėrmadhat ilire jan gjetur shumė figura dhe vizatime shpendėsh tė cilat mund tė jen emitim i pėllumbit ilir - engjėlleshės ilire. Vlen tė pėrmendet pėllumbesha e vuqidollit (vucedolska golubica) e gjetur nė vendpunishtėn e vuqidollit tė quajtur gradac. Vuqidolli ėshtė njė vendbanim 5 km nė afėrsi tė qytetit vukovar tė kroacisė. Ėshtė njė skulptur e njė pėllumbi e gjetur nė vitin 1938. Mendohet se ėshtė punuar 2000 deri nė 3000 vite para lindjes sė krishtit. Figura ėshtė e ndėrtuar nė njė stil religjioz dhe ėshtė njė simbol i civilizimit evropian. Pėllumbesha ėshtė e gjatė 19,5 cm dhe duket tė jet njė pėllumb i cili ėshtė kultivuar nė evrop para 4500 viteve dhe ėshtė figura mė a vjetėr e pėllumbave e gjetur nė evrop. Nuk dihet saktėsishtė se pėr cilin pėllumb ėshtė fjala, mirpo nga pamja ka ngjashmėri tė mėdha me pėllumbin ilir. Vlen tė pėrmendet edhe rrethet e vogla unazore tė veshėve (vathėt ilir) tė gjetura nė trebenishte tė ohrit. Jan rrethe tė vogla veshėsh tė punuara prej metali (ari) tė cilėt shėrbenin pėr zbukurimin e veshėve tė gruas ilire. Edhe kėta zogjė tė bukur kan marr emra tė ndryshėm, nga pamja e tyre duken se jan njė zbukurim dhe emitim i pėllumbit ilir. Figurat e paraqitura nė kėta vathė jan shumė tė ngjashėm me pamjen, ngjyrat dhe pėrmbajtjen e pėllumbit ilir i cili duket me njė qėndrim tė lartė tė kokės dhe shpina vertikale e cila bashkohet me bishtin ashtu duke mos e humbur vetikalitetin e saj. Duket mjaftė mirė xhufka mbi kokė dhe ngjyrat ari nė tėr trupin e tyre dhe krahėt e zi, kjo ėshtė karakteristika kryesore e pėllumbave ilir edhe nė ditėt e sotit. Nė mitologjin popullore sin jė tėrėsi e miteve tė popullit pasqyrohet nė mėnyr fantastike ndėrgjegja e njerėzve tė periudhės sė mė hershme tė jetės sė popullit tonė. Kėto ishin pėrpjekje pėr tė shpjeguar dukuritė e pakuptueshme tė natyrės e tė shoqėrisė dhe si njė nga elementet e ēdo feje. Edhe nė periudhat e mė vonėshme shpendėt patėn njė rėndėsi tė posaēme dhe gjithashtu i gjejmė nė shkrime, kėngė popullore, piktura dhe skulptura. Pėllumbi nė disa raste paraqitet edhe si njė mėkat. Kjo ndėgjohet shpesh nga fjalėt popullore se " ėshtė gjynah ta mbash pėllumbin". Ėshtė mėkat ta kultivosh pėllumbin. Ndoshta kjo mund tė jetė njė mitologji e lashtė qė nga periudha ilire ku pėllumbin ilir e konsideronin si engjėllor.

Pas pushtimit tė trojeve ilire nga perandoria romake po thuajse ēdo gjė kishte marur njė kahje tjetėr. Tash mė ilirėt bėnin njė jetė tė robėruar dhe merreshin vetėm me bujqėsi dhe blegtori. Romakėt e zbuluan pėllumbin ilir i cili ishte i pa njohur pėr ta. Pėllumbi kishte xhufkė me maje dhe kishte ngjyra fantastike me shkėlqim metalik tė cilat nuk ishin parė deri atėher. Duke parė rėndėsin simbolike tė kėti pėllumbi, romakėt e morėn dhe e kultivuan mė tutje duke ia dhėnė emrin columba illiyrica qė nė shqip don tė thotė pėllumbi ilir. Sikurse grekėt tė cilėt i morėn dhe i pėrvetėsuan perėndit pellazge si zeusi aferdita, ethina, thetis ari e tė tjera tė cilat nuk mund tė jen perėndi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim nė greqisht, por nė njė gjuhė tjetėr, gjuhėn shqipe. Ashtu edhe romakėt e pėrvetėsuan gudinėn zana dhe pėllumbin columba illyrica. Pėllumbin ilir e kultivuan mė tutje dhe romakėt ishin tė parėt tė cilėt e shpėrndajtėn mė tutje nė evrop dhe azi. Emri i pėllumbit ilir mbeti i pa ndryshuar, por me arritjen e ti nė angli dhe gjermani, ata i dhanė emra archangel nė angli dhe gimpel nė gjermani. Pas pėrhapjes sė krishtenizmit nė botė, shumė shpejtė ai ishte pėrqafuar nga romakėt dhe pėrmes tyre gjithashtu shumė shpejtė deportoj edhe te ilirėt. Ndėrrimi i besimit i cili nė fillim ishte shumė i ngadalshėm sjelli si rezultat edhe ndryshimin e kulteve dhe simboleve tė vjetra. Edhe pse ndryshimi ishte i theksuar nė legjendat dhe mitet e ilirėve disa nga ato jetonin edhe mė tutje. Disa nga ato mite i gjejmė edhe sotė si syri ikeq, perėndesha zana, gjarpėri i shtėpisė, legjenda e shpendėve e tė tjera. Pasi krishtenizmi e kishte pėrfshir teritorin pėrreth adriatikut, pjesa administrative dhe organizative e popullatvs ishte bėrė kisha. Pėllumbi ilir ishte pėrvetėsuar dhe kultivuar nė kishat krishtere si njė pėllumb engjėllor. Kishat nė kosovė datojnė tė jenė tė ndėrtuara rreth viteve 345 pas krishtit. Pėrqafimin e krishtenizmit nga ilirėt e vėrteton edhe at nikolle marku nė njė letė ,kisha e "shen merise" elbasan rreth orthodoksise dhe krishterimit ne kosove. Pjesė nga letra: krishterimi nuk ka qenė vetėm i bizantit, por igjithė viseve nga lindja nė perėndim. Dokumentet vėrtetojnė…se krishterimi nė kėto vise ėshtė i kohės apostolike si nė shqipėri ashtu edhe nė kosovė. Qysh nė vitin 342 pas krishtit pėrmendet peshkopata e ulpianės e cila nėn administrimin e saj kishte teritorin e dardanisė. Nė vitin 535 pas krishtit perandori justinian kishte riorganizuar kishėn e lindjes ku bėnė pjesė edhe dardania ( kosova e sotme) krijoi njė peshkopatė tė re qė u quajt justiniana e pare e cila e kishte qendrėn nė hapsirat dardane.

Deri nė shekullin e viii krishterimi u administrua sipas kombėsive dhe popullatave nė mėnyrė tė pavarur, nė bazė tė traditės sė mėhershme dhe nė bazė tė kulturės dhe gjuhės sė tyre, ku pėrdorte tė njejtėn liturgji d.m.th ungjijt, letrat dhe shkrimet e apostujve. Po pėrsėri perandori justiniani nė "novelėn cxxxi" ndėr tė tjera thotė: "dhe shumė i lumuri nė kėtė kohė, kryepeshkopi i vendlindjes sonė ( bederiana nė dardani) dhe qė u quajt "justiniana e pare".justiniani ėshtė edhe autori i termit "besimi i drejtė" qė nė greqisht do tė thotė orthodoks. Ardhja e sllavėve dhe avarve nė ballkan u shoqėruar me luftėra dhe rrėnime tė reja. Kėto hordhi grabitnin dhe plaēkitnin pasurinė e vendasve si dhe pasuritė e kishave dhe tė manastireve. Vendasit u tėrhoqėn maleve. Sllavėt gjetėn kėtu njė popullsi kompakte, tė formuar shpirtėrisht nė pjesėn mė tė madhe, pra krishterimi kishte hyrė nė ballkan 700 vjet para ardhjes sė sllavėve. Sllavėt gjetėn kisha dhe vendbanime tė ndėrtuara dhe ato i pėrvetėsuan ashtu siq ishin nė mėnyr qė mė von tia ndryshonin format dhe stilet pėr tia pvrshtatur kulturės sė tyre. Sllavėt e pėrvetėsuan edhe pėllumbin ilir (engjėlleshėn ilire) dhe e kultivuan mė utje nė oborret e kishave. Kėtė e vėrtetojn edhe dokumentet kishtare sllave.

mbas rrėzimit tė perandorit samuel nė vitin 1014 erdhi nė fuqi perandori vasil i ii-tė i cili ka lėnė dokumente tė rėndėsishme, ku ndėr tė tjera pėrmendet administrimi dhe autoriteti qė ka patur mbi kėto peshkopata, si peshkopata e dibrės, prizerenit, hosnit pranė decanit dhe pejės.

Pas pushtimit serb me stefan nemanjėn (viti 1198) nė trojet verilindore tė shqiptarėve u krijua patrikana e pejės (1217), e cila nė aspektin kombėtar u identifikua si kishė e serbėve. Patrikana ortodokse e pejės kėrkonte qė emrat ti pėrmbaheshin trajtės nė tė cilėn shkruheshin nga popullsia sllave dhe pėr kėtė arsye shqiptarėt filluan tė marrin edhe emra tė nomenklaturės kishtare sllave. Pasi qė pėllumbi ilir kishte njė rėndėsi tė veēant nė kulturėn ilire, ata vazhduan ta quanin me tė njejtin emėr engjėllesha ilire, emėr tė cilėn edhe anglezėt e pėrvetėsuan duke e quajtur archangel. Fjala archangel pėrbėhet nga dy fjalė: arch = kryesor= qė vjen para gjithė tė tjerėve i radhės sė parė; qė ėshtė nė krye ose i pari nga rėndėsia, i dorės sė parė mė i rėndėsishmi dhe fjalės angel qė don tė thotė engjėll. Mirpo pėllumbi ilir edhe sotė e mban emrin e vjetėr columba illyrica. Pas qė dhuna sllave kishte marrė njė intenzitet tė shtuar vendasit u tėrhoqėn maleve. Sllavėt gjetėn kėtu njė popullsi kompakte, tė formuar shpirtėrisht nė pjesėn mė tė madhe, pra Bujqit tė cilėt u moren me punimin e tokave u quajtėn arėbėrės.

Nė kėtė kohė kemi edhe transformimin gradual tė emrit ilir nė atė arbėresh qė vie nga fjal arėbėrės. Pushtimi i tokave arbėreshe, njohu njė shkallėzim tė ri nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, stefan dushanit (1331-1355).

Nė vendet e pushtuara feudalėt serbė u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore qė iu rrėmbyen popullsisė vendase. Klerikėt vendas u poshtėruan dhe u persekutuan, fisnikėt shpronėsohen e burgosen", shkruhet nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė tivarit, guljelmi i adės. Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb nė viset veriore shqiptare e veēanėrisht nė kosovė, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Duke filluar nga shek. Xiii, mbretėrit serbė nga dinastia nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė kosovės. Qytetet e kėtyre tė dardanisė, shkodra, prizreni, prishtina e shkupi, u bėnė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb. Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e kosovės, peja, prej mesit tė shek. Xiii u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. Xiii serbizohen kishat e manastiret e kosovės dhe ndėrtohen shumė kisha tė reja tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e serbisė sė mirėfilltė (rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura dhe u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car stefan dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Pas qė klerikėt shqiptar poshtėrohen e largohen nga kishat e tyre, klerikėt serb hyn nė kishat tona duke i pėrvetėsuar dhe serbiazuar. Aty gjetėn edhe disa lloje tė pėllumbave deri mė tani tė panjohur pėr ta tė cilėt e quajtvn ashtu sikurse edhe vendasit engjėllesha ilire (ilirski angel) apo pėllumbin ilir (ilirski golub) tė cilėn e kultivuan edhe mė tutje. Kishat pėr tė cilat dihet se e kultivuan pėllumbin ilir ishin manastiri deēanit, greēanicės, banjskės, kryeėngjėllit, manastiri i hilandarit nė malin athos e krahas tyre mė tė njohurat ishin peshkopatat e pejės, prizrenit etj., Kėtu kemi edhe njė dokument tė vitit 1349 i cili e vėrteton prezencėn dhe kultivimin e pėllumbave ilir (engjėlleshėn ilire) nė oborrin e patrikanės sė pejės. Gruja e mbretit uroshi i pare, jellena anzujska nė oborr kultivon pėllumba tė cilėt jan me xhufkė dhe shumė tė bukur. Kjo e vėrteton prezencėn e pėllumbit ilir. Edhe gjatė kohės sė sundimit turk serbėt vazhduan ta mbanin kėtė lloj pėllumbi i cili ishte me xhufkė, por ende e mbante emrin engjėllesha ilire. Turqit e quanin "fesli" qė do me than kapuēali (xhufkali). Kėtu kemi disa pėrshkrime tė pėllumbave ilir nga burimet e kishės ortodokse serbe tė cilėt pushtuesit i quanin pėllumba metalik me xhufkė. Pėllumbat e races "demir" nga turqishtja qė nė shqip don tė thotė (hekur- metal) - ishte njė prej llojeve tė fluturuesve. Ata e pėrshkruanin si njė pėllumb i fuqishėm me njė trup tė mesėm dhe me kokė tė madhe dhe ngjyra e sqepit pothuajse ėshtė e ngjashme me ngjyrėn e trupit. Pjes tė dokumentacionit tė prof. Brane todorovici botuar nė vitin 1924. Pjesa e dytė e dokumenteve jan nga andre dhe ernesta biheli dhe pjesėn finale e dha jovan martinovici "martin"). Kemi edhe disa shkrime tjera si njė vėrtetim i egzistencės sė kėti pėllumbi nė Dardani - Kosovė. Pjes nga libri: "istorija srpskog visokoletaca" autora ing. Jovana martinovica.

Nė vitin 1256. - sipas shkrimeve tė vjetra disa pėllumba jan dhuruar nga oborri i mbretit urosh, shkollės fillore nė brnjac (regjsistri i arkivės sė peshkpėve danila dhe zitije jelenino).

Nė vitin 1346. - nxėnėsit e shkollės fillore brnjaci kan shkuar pėr vizit nė peshkopata e pejės dhe kan sjellur me vete disa pėllumba tė llojit engjėllor.

Nė vitin 1372. - stefan lazarevici i cili nė oborrin e ti kishte pėllumba tė bardhė me xhufkė i sjelli nga peshkopata e pejės, dy pėllumba tė zi tė llojit engjėllor. Sipas legjendės pėllumbat e bardhė kan sjellur lajme tė mira, kurse pėllumbat e zi, lajme tė kqia. Nė vitin 1427. - sipas shkrimeve tė vjetra, stefana lazarevici, pėllumbat e zi tė tipit engjėllor i kishte lėnė nė beograd, kurse pėllumbat e bardhė i kishte marr me vete nė dubrovnik.

Nė vitin 1683 - 1699. - njė pjes e kėtyre pėllumbave tė zi jan bartur nga beogradi pėr nė vojvodin dhe hungari.

Nė vitin 1945 - 1956. - prej andres pėllumbat engjėllor i kan bler edhe shumė qytetar nga beogradi.

Kjo ishte via me tė cilėn ėshtė munduar tė ruhet pamja e jashtme e pėllumbave tė zi (pėllumbave engjėllor). Ky lloj pėllumbi ka njė fluturim tė lehtė dhe tė gjerė dhe kan njė temperament tė madhė. Vėrtetimin e egzistencės sė lashtė tė pėllumbit ilir e bėri edhe arkeologu anglez Arthur John Evans (1851-1941)i cili nė vitin 1884 ia dėrgoj njė letėr njė pėllumbmbajtėsi nga Beogradi, Djoka Djordjevic (Gjaka Gjorgjeviq) tė cilit ndėr tė tjera i shkruajti: Nėse i kėrkoni stėrgjyeshit e pėllumbave qė ju i kultivoni ata mund ti gjeni nė Pejė tė cilėt e pashė gjatė njė vizite pune.

Pllumbi ilir ėshtė ruajtur deri nė ditėt e sotme nė njė origjinalitet si pėr nga forma ashtu edhe pėr nga pamja e jashtėme dhe ngjyrat. Ka njė shkėlqim metalik tė puplave nė gjthė trupin qė tė bėnė pėrshtypjen e puplave tė Gjelit. Shkėlqimi i puplave reflekton me ngjyra tė gjelbėrta dhe vjollce.

Emrat tė cilėt njihen janė : emri origjinal nga gjuha latine; columba illyrica, archangel, gimpel, pėllumbi ilir etj,

Ėshtė stėrgjyshi i shumė pėllumbave tė evropės duke e kryqėzuar me pėllumba tė ndryshėm pėr ti marrė ngjyrat dhe xhufkėn e mprehtė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pellumbi Ilir

Mesazh nga Vizitor prej Sat 14 Nov 2009, 00:47

Ndėrtimi trupor

Ka njė pamje tė shtėrnguar natyror, i hollė, elegant dhe shumė lėvizės.
Pėrshkrimi i racės
Standardi

Ėshtė i hollė, i fuqishėm dhe ka njė ballė koke tė rrafshėt. Ka madhėsi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra dhe ėshtė i ngritur dhe elegant. Xhufkėn e ka tė mprehtė (maje) dhe pupulat fillojnė tė mblidhen nga tė dy anėt e mbrapa kokės duke e krijuar majen e xhufkės e cila pėrfundon mbi horizontin e kokės. I njėjti pėrshkrim vlenė dhe pėr pėllumbin pa xhufkė, vetėm se te ky lloj pėllumbi nė vend tė xhufkės pupulat lėshohen drejtė qafės sikuse te ēdo pėllumb pa xhufkė.

* sytė i ka tė theksuar dhe ngjyrė portokalli;
* sqepi ėshtė i mesėm dhe ka ngjyrė tė lėkure – tė verdhė nė tė bardhė dhe se pjesa e fundit e majes ėshtė mė e errėt;
* qafėn e ka tė gjatė dhe tė hollė,tė ngritur lartė dhe me njė eleganc specifike;
* gjoksi ėshtė i gjerė dhe i hedhur para;
* shpina ėshtė e rrafshėt dhe e pjerrtė deri te bishti.
* ka krahė tė gjatė dhe tė qėndrueshėm tė cilėt qėndrojnė mbi bishtin e tij;
* bishti vazhdon nga vija e shpinės dhe numėron 12 pupla (penda) tė gjata dhe tė gjera.
* kėmbėt i ka tė mesme dhe pa pupla;
* ngjyrat e puplave tė tij janė: tė bronzta tė hapura (ari) apo tė remta (bakri) dhe me krih me ngjyrė tė mbyllur;


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi