» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Gripi i Derrave - Virusi H1N1

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gripi i Derrave - Virusi H1N1

Mesazh nga Naki prej Tue 10 Nov 2009, 23:26

Anetare te nderuar do hapet kjo kategori ku jeni te mirepritur me keshilla dhe informacione rreth ketij virusi qe po merr permasa te medha dita e dites.
Ju lutem te gjitheve qe ne kete mos te kete chit chat ose replika qe nuk kane kurrfar ndihmese vetem shenime dhe keshilla apo informacione qe kontribojne per ndihme dhe kujdes.
Ju faleminderit


Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Wed 11 Nov 2009, 00:39, edituar 1 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17491
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gripi i Derrave - Virusi H1N1

Mesazh nga Naki prej Tue 10 Nov 2009, 23:26

Ēfarė masash duhet tė marrim nėse gripi pėrhapet mė tepėr dhe simptomat qė shfaqen
Gripi i derrave, tė gjitha kėshillat pėr ta mbajtur larg
Ēfarė ėshtė virusi i njohur si A/H1N1 dhe si ndryshon ai nga gripi i zakonshėm
Gripi i derrave ėshtė njė sėmundje respiratore e cila ka disa elementė tė virusit qė gjendet te derrat. Nuk ka tė dhėna qė virusi i gripit tė ketė kaluar nga derri i sėmurė te njeriu. Shkencėtarėt janė duke kėrkuar origjinėn e tij. Pėr momentin ai quhet me emrin H1N1 influenza A. Gripi i derrit ėshtė konfirmuar nė shumė vende dhe po pėrhapet nga njeriu te njeriu, gjė e cila mund tė shkaktojė shpėrthimin e njė pandemie. Ēfarė masash duhet tė marrim nėse gripi pėrhapet mė tepėr? Ēfarė tė bėjmė nėse mendojmė sė kemi simptomat e gripit? Ē’ėshtė gripi i derrave dhe si ndryshon ai nga gripi i zakonshėm? Tė gjitha kėto i mėsoni nė njė paketė kėshillash, shumė e nevojshme pėr tė gjithė ne, qė tė mund tė jemi tė informuar paraprakisht pėr kėtė sėmundje me pasoja vdekjeprurėse qė mund tė vijė nė rast mungese kujdesi.
Virusi
Gripi i derrave ėshtė i ndryshėm nga gripi i zakonshėm sepse ėshtė njė virus i ri gripi qė shfaqet tek njeriu dhe pėrhapet shumė shpejt nga njeriu tek njeriu nė tė gjithė botėn. Meqenėse ėshtė njė virus i ri askush nuk ėshtė i imunizuar ndaj atij dhe ēdokush mund tė jetė i rrezikuar pėr ta marrė. Kjo pėrfshin si njerėzit e shėndetshėm ashtu edhe tė moshuarit, fėmijėt dhe ata nėn trajtim me barna. Specialistėt kanė bėrė tė ditur se si duhet tė evidentojmė rastet se kur njė person ėshtė i prekur nga gripi i derrit. Specialistėt sqarojnė se pėrhapja e sėmundjes ndodh nėpėrmjet ajrit, kontakteve tė drejtpėrdrejta me kafshėt dhe nėpėrmjet konsumimit tė mishit tė derrit.
Pėrhapja e gripit tė derrave
Gripi i derrave ėshtė i pėrbėrė nga pjesėza tė vogla tė cilat mund tė pėrhapen nėpėrmjet sekrecioneve tė hundės dhe tė gojės kur kolliteni ose teshtini. Nėse ju nuk mbuloni hundėn dhe gojėn me njė shami, kėto pjesėza mund tė pėrhapen nė mjedisin pėrreth dhe tė tjerėt rrezikojnė ti thithin ato nėpėrmjet ajrit. Nėse ju teshtini mbi duart tuaja atėherė kėto pjesėza do tė kalojnė nga duart nė sipėrfaqen e objekteve qė ju prekni dhe virusi mund tė jetojė atje pėr disa kohė. Objektet qė janė mė shumė tė ekspozuara janė doreza e derės, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerėzit nė autobus. Nėse njerėzit e tjerė i prekin kėto dhe mė pas prekin fytyrėn e tyre atėherė kėto pjesėza mund tė hyjnė nė sistemin e tyre tė frymėmarrjes dhe kėshtu mund tė infektohen. Nė kėtė mėnyrė merren edhe tė gjitha llojet e viruseve tė tė ftohtit tė thjeshtė dhe gripit tė zakonshėm duke pėrfshirė edhe gripin e derrave.
Simptomat
Gripi i derrave shoqėrohet me njė problem frymėmarrjeje tipike qė shfaqet tek derrat dhe qė shkaktohet nga njė virus i veēantė gripit tė tipit A (H1N1). Mundėsia pėr t’u infektuar ėshtė mė e madhe tek njerėzit qė janė nė kontakt direkt me kėto kafshė, por pas tė prekurit tė parė kjo sėmundje fillon tė pėrhapet me shpejtėsi nga njė person tek tjetri. Simptomat e kėtij gripi tek njerėzit janė tė ngjashme me simptomat e njė gripi normal, temperaturė, kollė, dhembje koke, marrje mendsh dhe kėputje. Shumė nga personat e prekur nga sėmundja kanė pasur edhe diarre dhe tė vjella tė vazhdueshme. Mėnyrat e transmetimit tė kėtij gripi janė dy: ose pėrmes kontaktit me kafshėt qė bartin virusin ose pėrmes kontaktit me personat e sėmurė. Personat e prekur nga sėmundja konsiderohen tė infektuar pėrgjatė gjithė kohės qė janė me kėtė grip dhe deri nė 7 ditė pas shėrimi total nga simptomat. Por ndėrkohė gjithsecili duhet tė jetė i kujdesshėm pėr tė mos u prekur nga virusi.
Rekomandime
Pėr viruset nuk ekziston ndonjė kurė trajtimi. Barnat antivirale ndihmojnė nė pėrmirėsimin e shėndetit nėse merren brenda 48 orėve tė fillimit tė simptomave dhe veprojnė: duke lehtėsuar simptomat, duke ulur kohėzgjatjen e sėmundjes pėr njė ditė, duke ulur rrezikun e komplikacioneve serioze siē ėshtė pneumonia. Pėr virusin A H1N1 nuk ka vaksinė. Ky ėshtė njė lloj virusi i gripit i cili nuk ėshtė i ngjashėm me gripin e zakonshėm. Ai pėrmban njė virus komplet tė ri. Vaksina mund tė zhvillohet pasi tė jetė zbuluar pėrmbajtja gjenetike e virusit dhe kjo mund tė kėrkojė muaj tė tėrė deri nė prodhim. Ka disa veprime qė do ju jenė tė dobishme nė rast tė pėrhapjes sė kėtij gripi. Komshinjtė dhe tė afėrmit mund t’ju ndihmojnė pėr ta kaluar gripin mė lehtė. Pėr shembull, ju mund tu thoni atyre t’ju blejnė barnat, ushqimet, dhe gjėrat e tjera qė ju nevojiten. Kėshtu nuk do ju duhet tė lini shtėpinė, nė qoftė se jeni tė sėmurė. Shkoni nė urgjencat kirurgjikale, vetėm nė rast se jeni shumė rėndė i sėmurė, nė tė kundėrt ju mund ta pėrhapni sėmundjen tek tė tjerėt.
Simptomat qė shfaq gripi i derrit
- temperaturė
- kollė
- frymėmarrje e shpeshtė e rėnduar
- dhimbje koke
- dhimbje fyti
- tė dridhura
- sekrecione nga hundėt
- teshtima
- ulje e oreksit
- lodhje
- dhimbje muskulore
Kėshilla pėr t’u mbrojtur nga gripi i derrave
- Shmangni kontaktin me persona tė infektuar nga virusi i gripit tė derrit.
- Qėndroni nė shtėpi. Mos shkoni nė shkollė, punė ose veprimtari publike, kur personi ka shenja tė gripit.
- Gjatė kollitjes ose teshtitjes, gjithmonė duhet vendosur dora pėrpara gojės e hundės pėr parandalimin e pėrhapjes sė mikrobit tek tė tjerėt.
- Larja e duarve ka shumė rėndėsi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojės e hundės ose larja menjėherė e duarve.
- Edhe dieta e shėndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshėm, ushtrimet fizike dhe marrja e lėngjeve.
- Ekspertėt thonė se shmangja e kontakteve tė panevojshme me derrat ka rėndėsi, por ngrėnia e mishit tė derrit nuk pėrbėn problem.
- Gjėja mė e mirė ėshtė higjiena personale. Kjo ndihmon nė ngadalėsimin e pėrhapjes sė virusit dhe mund tė jetė mjeti mė efektiv qė mund t’ju mbrojė ju dhe tė tjerėt nga infeksioni.
- Kur kolliteni apo teshtini kujtoni rregullat e higjienės.
- Pėrdorni shami tė pastra pėr tė mbuluar hundėn dhe gojėn dhe hidhini ato poshtė pas njė pėrdorimi.
- Lani shpesh duart me ujė dhe sapun.
- Nga tė dhėnat shkencore ėshtė treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnė njerėzit nga mundėsia e infektimit.
- Mėnyra mė e mirė pėr tė mbrojtur veten dhe ndalimin e pėrhapjes sė virusit ėshtė pėrdorimi i shamisė dhe larja e duarve.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17491
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gripi i Derrave - Virusi H1N1

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 14 Nov 2009, 16:55

BURREL- Gjashtė nxėnės tė shkollės nė Klos janė prekur nga gripi i derrave. Lajmi bėhet publik nga Zylfi Dika, drejtor i shėndetit publik Mat, i cili sqaroi se analizat treguan se kėta nxėnės janė prekur nga virusi A.H1N1.
Sipas tij, situata nuk ėshtė alarmante. "Do tė merren masa urgjente pėr dezinfektimin e shkollave tė qyteteve Burrel e Klos. Shkollat nuk do tė mbyllen, vetėm nė rast se numri i nxėnėsve tė prekur kalon mbi 50 pėr qind"- tha ai.
Sipas drejtorit tė shkollės 9-vjeēare, Nexhmi Collaku, numri i nxėnėsve tė prekur nga gripi pėr ditėn e sotme ishte 151 nxėnės, nga 640 qė kishte shkolla, ndėrkohė nė shkollėn e mesme nga 400 nxėnės, 37 nxėnės ishin me grip.
Shqetėsimet nė shkolla nisėn njė javė mė parė. Nga dita nė ditė numri i nxėnėsve tė prekur erdhi nė rritje, por autoritetet thanė se gjendja ishte kalimtare dhe pa probleme. Tre dite mė parė u dėrguan nė Tiranė mostrat e marra nė 10 nxėnės tė shkollave "Tahir Hoxha" e "Shaban Collaku" dhe sot pasdite dolėn rezultatet.

****


Alarmi, gripi i derrave po na pėrhapet nė shkolla
Virusi A H1N1 tashmė ėshtė kthyer nė problem serioz pėr specialistėt e shėndetit publik pasi ka filluar tė pėrhapet nėpėr shkolla ēka e bėn alarmante situatėn. Nė dy shkolla 9-vjeēare, njė nė Tiranė dhe njė nė Klos tė Matit pėrveē numrit tė madh tė mungesave janė konstatuar edhe raste me AH1N1 pėr tė cilat autoritetet shėndetėsore po diskutojnė pėr mbylljen e ndonjė klase tė veēantė.
Ndėrkohė drejtori i Pėrgjithshėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Pėllumb Pipero pohon se njė ditė mė parė janė shėnuar edhe 9 raste tė reja me gripin e derrit duke e ēuar numrin e tė prekurve nė 53. Ndėrsa drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli pohoi se kanė nisur bashkėpunimin me institucionet e tjera pėr tė parandaluar pėrhapjen e virusit.

Virusi nė shkolla


Kemi fakte qė virusi po qarkullon nė formė grumbullimesh dhe nė disa shkolla tė vendit Tiranė dhe Mat dhe ne jemi tė pėrgatitur pėr tė pritur kėtė situatė lidhur me gripin. Kėshtu u shpreh drejtori i ISHP-sė, Alban Ylli duke shtuar se janė marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr ta pėrballuar atė dhe po bėhen tė gjitha pėrpjekjet maksimale pėr pakėsimin e qarkullimit tė virusit nė popullatė. "Situata ėshtė duke u ndjekur me vėmendje, sinjalet e para janė vėnė re dje pasdite, sot nė mėngjes specialistėt janė duke ndjekur situatėn dhe do tė merren masat pėrkatėse, siē parashikon strategjia pėr parandalimin e pandemisė. Nuk pėrjashtohen masat me mbyllje tė ndonjė klase tė veēantė nė ndonjė shkollė, megjithatė konsiderohen masa drastike,"- pohon Ylli. Ndėrsa Pėllumb Pipero u shpreh se numri i rasteve tė konfirmuara me virusin A (H1N1) krahas numrit tė rasteve me influencė stinore po vjen duke u shtuar. "Rastet e reja nėpėr shkolla, do tė thotė qė nė vendet ku ka grumbullim mundėsia pėr t'u pėrhapur virusi ėshtė mė e madhe por gjithashtu them se kjo situatė shėrbimin shėndetėsor shqiptar nuk e gjen tė papėrgatitur, Ministrinė e Shėndetėsisė",- pohon Pipero.

Vaksinimi


Vaksina e gripit sezonal ndodhet nė treg dhe ėshtė mjeti mė i mirė dhe mė efikas pėr tė parandaluar gripin sezonal i cili favorizon edhe gripin e derrave. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė sipas Alban Yllit kėshillon me forcė pėrdorimin e saj pėr njė sėrė grupesh qė konsiderohen nė rrezik, fėmijėt e vegjėl, gratė shtatzėna, tė sėmurėt kronikė, tė moshuarit apo dhe personat mbi 55 vjeē, personat qė kujdesen pėr ata me rrezik tė lartė, sikurse punonjėsit e shėndetėsisė, apo prindėrit e fėmijėve tė vegjėl.
"Theksojmė se sistemi shėndetėsor do tė ofrojė pa pagesė kėshillimin dhe aplikimin e saj ndėrkohė qė qytetarėt janė tė kėshilluar me forcė ta pėrdorin kėtė mundėsi pėr parandalimin e gripit sezonal i cili deri tani tregon se ėshtė po aq i rrezikshėm nga pikėpamja e komplikacioneve sa edhe nga gripi i ri pandemik",- pohon Alban Ylli.



Drejtori i pėrgjithshėm nė Ministri, Pipero theksoi: Duhet tė raportohen nėse ka mė shumė se 5 mungesa nė institucione


Pipero: Tė pajisen tė gjithė institucionet me detergjente


Ministria e Shėndetėsisė ka nisur bashkėpunimin edhe me Ministrinė e Arsimit, atė tė Mbrojtjes, Ministrinė e Brendshme dhe institucione tė tjera pėr tė raportuar nė rast se ka mė shumė se 5 mungesa pėr shkak tė gripit nė institucione tė tilla si shkolla, reparte konvikte polici e tė tjera. Nga ana tjetėr kėrkohet pajisja e tė gjithė institucioneve me detergjente pėr tė mbajtur nė kontroll higjenėn si burim kryesor i pėrhapjes sė virusit. "Janė 10 mijė doza dhe nėse do tė duhen tė tjera jemi nė proces pėr ti marrė ato dhe me kėtė rast tėrheq vėmendjen e specialistėve tė tregojnė kujdes nė pėrdorimin e Tamiflusė pėr rastet qė e kanė tė nevojshme",- pohon Pipero duke shtuar,- se nė QSUT brenda javės qė vjen hapet dhe vihet nė funksionim reparti i terapisė intensive qė do tė mundėsojė trajtimin mė bashkėkohor tė rasteve tė reja apo tė komplikuara me gripin H1N1.
Situata sipas tij vendos pėrpara faktit qė temperaturat e ulėta shoqėrohen me shtim tė rasteve tė gripit H1N1 dhe tė influencės stinore. "Por ne nuk jemi tė papėrgatitur, situata ishte e pritshme dhe kemi marrė tė gjitha masat pėr ta pėrballuar atė. Komunikimi me tė gjitha ministritė pėr marrjen e masave tė nevojshme sensibilizuese dhe informuese nė shkolla dhe vendet publike",- pohon Pipero duke shtuar,- se tė gjitha raste qė kanė munguar do tė evidentohen nėse janė pėr shkak se janė tė sėmurė me sėmundje tė ngjashme me gripin dhe kemi dėrguar specialistė pėr marrjen e mostrave. Nė pėrfundim tė analizimit dhe rezultateve, do tė merren dhe masa nė bazė tė rėndėsisė sė situatės. E rėndėsishme sipas tij ėshtė qė nė shkolla tė merren masa parandaluese pėr gripin A (H1N1) qė janė sigurimi i ujit dhe sapunit, pėr larjen e duarve sa mė shpesh.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15849
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gripi i Derrave - Virusi H1N1

Mesazh nga Sponsored content Today at 05:25


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi