» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Balada e nuses se vdekur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Balada e nuses se vdekur

Mesazh nga Vizitor prej Sat 07 Nov 2009, 21:55







Kėnga ka shpalosur vdekje nga mė tė ēuditshmet, epike, legjendare,
monumentale; nusja qė murohet (vetėflijohet) nė kala, ura; zanat, qė i
ngrijnė krushqit e i kthejnė nė cungje; vdekja e dhėndėrit nga shkelmi
i kalit ditėn e dasmės, le pastaj vdekjet nga luftėrat, epidemitė
shfarosėse, ku prapė ka mbetur gjallė vetėm njė grua shtatzanė, nga
ėshtė ringjallur pėrsėri fisi i shuar. Vdekja kryesisht tė pazakonta,
gjithnjė me njė fill apo element tragjik tė evidentuar. Por dhe vdekje
tė paralajmėruara, te pritshme, si ato pėr gjakmarrje. Ka vdekur njė
njeri, por kanė vdekur dhe disa njėherėsh, siē ka “vdekur” (nė
gojėdhėnė) dhe njė fis apo fshati i tėrė. Ky ėshtė “bilanci” i baladave
tona. Por vdekja e Nusės sė vdekur tė kėsaj esseje ėshtė tjetėr nga
ato. Kėnga kushtuar saj na paralajmėron se ka ndodhur ajo qė “Qaf s’ka
tjanun kurr nė kėtė dhe”. Cila ėshtė, pra kjo vdekje, qė nuk ka ndodhur
mė parė, asnjėhere? Ku ka ndodhur, kur, nė ē’rrethana? Eshtė e vertetė
apo legjendė?

Trualli ku u ngjiz balada. Gjeografia e tragjikes

Balada ėshtė realiste, fakti real. Zezona ka ndodhur jo dikur larg
nė mugujt e shekujve, por pasi kanė kaluar dy dhjetėvjeēarė tė kėtij
shekulli (XX), pikėrisht nė vitin 1924, nė lagjen Shtuf tė Kaēinarit tė
Mirditės. Pėr Shtufin gojėdhėna thotė se “qe mė tė dalmit fare”, nga
njė epidemi, dhe ringjallja e fisit ndodhi vetėm pse njė grua me barrė
nė bark, nė kohėn e kataklizmės, kishte qėlluar tek prindėrit e saj...
dhe ajo kishte lindur djalė! Njė fshat qė kishte rilindur nga barku i
njė gruaje. Sgurisht njė mrekulli folklorike mė vete. Unikale dhe kjo.
Ndoshta Dila e Nikollė Gjok Brungės, burrė i pėrmendur i maleve dhe i
Kanunit, do ta kishte dėgjuar gojėdhėnėn pėr fshatin e saj. Ishte njė
vajzė e urtė mirditore, 17 apo 18 vjeēe, qė do tė martohej atė verė, nė
Livadhėz tė Oroshit. Tregon plaku i Mnelės Llesh Marka Lleshi 81 vjeē,
i cili kishte marrė pjesė vetė nė atė dasėm, ndonėse i vogel: Nusja do
tė martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parė ishte Prend Ndue Koka,
i pėrmendun i bajrakut tė Oroshit, krahas Ēup Kol Skanės. E ama e cucės
(nuses), Cena, mendoi se cuca-nuse asht t’u ba “sutzėn” (ritin e tė
qarit), megjithėse kishte qenė e sėmurė ato ditė, por nuk kishte qenė
ashtu. Nė kullė flisnin peshėm. Pala e nuses ngulte kėmbė se ajo nuk
mund tė dilte nuse atė ditė, ashtu e sėmurė rėndė, kurse krushqit (pala
e mikut) ngulte nė tė vetėn “se nuk dalim gjallė prej kėndej pa nuse.”
Sherrin (dilemėn) e zgjidhi i ati i Dilės, i cili tha: “Nuk mund t’i
ndalet nusja mikut.” Kishte parasysh kanunin, qė nė paragrafin 44
sanksiononte prerė “Krushqit e marrin nusen me qenė tu dekė.” Dhe
kėshtu Nusja do tė vihej pėrudhė, pėr nė shtėpinė e dhėndėrit tė ri,
disa male pėrtej, por jo sa nė legjėndė “plot nėntė male a nėntė
zalle”, madje do tė kapėrcehej vetem njė zall, ai i Kalorit, nėse do tė
arrinte ta kapėcente dhe atė e gjallė. Gjithnjė duke udhėtuar mbi Kalin
e Vdekjes, qė ishte krejt njė kalė i zakonshėm. Do tė pėrshkoheshin
leqe, monopate, qafa, gryka, ura, tempuj tė shenjtė, njė reliev i
ashpėr, shkėmbor, njė dekor gri, nė sfond bjeshkėt e epėrme tė
Kaēinarit.
Rrėfimtari ynė i moshuar dėshmon: “Krushqit u nisėn heret. Thanė:
“Nė qoftė se nusja na vdes (ishin tė vetėdijshėm pėr gjėmėn, por tė
pafuqishėm ta ndalonin) pa shkue tė kisha e Shėngjergjit (Gjunalė), do
tė kthejmė e ta varrosim nė fshatin e vet. Nė tė kundėrt do tė varroset
nė fshatin ku do tė nusėronte”. Kjo qe marrėveshja e parė. Por pa shkue
tė kryqja e Gjakonit nė Shėngjergj, Dila-nuse, gjysmė e gjallė gjysmė
vdekur, gjeti forcė dhe iu drejtua krushkut tė parė: “N’oret tane Preng
Ndue Koka.” Kjo do tė thoshte se ajo nuk mund tė qendronte mė mbi kalė.
E qetėsuan mė fjalė, i freskuan ballin, qė i digjej nga tė nxehtit, por
nuk u ndalėn. “Zbritėn Pallėnės sė Kalorit, nusja e hipur mbi kalė, nėn
duvakun mbytės e ata krushqit, mė kėmbė. Shtėpia e Pal Ndocit dhe pak
metra mė poshtė Zalli i Kalorit. Nusja sapo kishte dhėnė shpirt. E
bekoi Mrika, krushka qė e shoqėronte, duke i bėrė kryq me qiri. Mrika
ishte e motra e Dom Prend Brungės, i afėrt i Nuses…”
Tani fillonte udhėtimi mė tragjik i bėrė ndonjėherė. Njė karvan
krushqish, qė ngjitej tėrmales sė Livadhezit me njė nuse tė vdekur nė
shalė tė kalit. Dhe jo pak, por plot dy orė ashtu. Ishte kapėcyer
legjenda dhe gjithēka. Ata njerėz, qė deri dje kishin qenė pa andralla
kėsisoj, krejt tė zakonshėm nėpėr punėt e tyre tė bujqėsisė nė katund,
befas ishin kthyer nė pėrsonazhe tė ēuditshem tė njė drame tė
paimagjinushme, qė as mund ta kishin pėrfytyruar. Ata tashmė nuk i
besonin as vetes, hapave qė hidhnin, kėngėve. Kush i kishte nisur nėpėr
atė shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve
tė vrarė, po ajo s’kishte qenė asgjė para gjendjes sė tyre. Shumica
ishin burra tė moshuar dhe kishin fėmijė, mbi atė kalė pėrfytyronin
vajzat e tyre, qė mund tė kishin dasėm pas njė jave a pas njė muaj. Jo,
ata nuk ishin tė zotėt ta ndalnin as fatin e zi tė vajzave tė tyre,
nėse ai ishte i parathėnė. Mund tė shqiptonin vetėm se “kėshtu paska
qenė shkrue.”
“Ndaleni kangėn, kthejeni nė vaje…”! Kush qe ai qė dha kėtė urdhėr
tė papritur? A mund tė urdhėrohet njė dasėm tė kthehet nė mort? Ē’po
ngjiste nė Livadhėz tė Oroshit atė ditė? Mos ishte ēmendur ajo, qė i
printe korit tė grave? Por kishte qenė “sihariqi”, ai qė kishte
komunikuar tė pabesueshmen-vdekjen e nusės nė rrugė, ai sihariq qė
zakonisht krushqit e dėrgonin sipas zakonit pėr tė njoftuar ardhjen e
tyre tė gėzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve kryeulur. Prena
e Ēup Prengės nga Kalori ia mori e para kėngavajit; nusja prapė ishte
nuse dhe nė vdekje, siē kishte qenė nė jetė. Kėnga ishte fine, humane e
ndjerė, ndryshe nga zakoni qė kishte qenė i pamėshirshėm. Njėherė kėnga
kishte qenė djepi i Dilės, tash po bėhej dhe varri i saj. Sigurisht
dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i tij ishte padyshim “duvaku
i zi”, qė kishte zevendėsuar tė kuqin, qė nga ai ēast fatal pa
mbėrritur nė Zall tė Kalorit.
“…Dasma u kthye nė mort dhe dasmorėt nė mortaxhinj. Tė nesėrmen e
kanė varrosur te Kisha e Shmetrit nė Bukmirė. Ka ardhur dhe Dom Prend
Brunga e ka salikue vorrin. Erdhėn dhe njerėzit e shtėpisė sė saj. I
ati deshi qė tė futej nė dhe “nuse” me sringla, xhup, kryq, i “vjehrri”
jo . Por ditėn fitoi urdhėri i heshtur i tė jatit, natėn thuhet se
nusja nuk do tė mund t’i shpėtonte njė fati dhe mė te keq… (Zhvarroset
nga vjehėrria pėr ta rivarrosur pa teshat e nusėrisė!) Kjo si pėr ta
bėrė me njė pėrmasė legjendare.


Pėrsėri rreshta pėr “gjeografinė” e tragjikes


“Cucėn vashė”, siē do ta cilėsonte mė vonė balada, nuk do ta ketė
qetėsuar atė natė as shushurima e ėmbėl e pėrroit, qė rridhte
pėrvajshėm aty ndanė shtėpisė sė saj. Dita e nesėrme, qė ishte
ditėdasma e saj, i vinte turbull parasysh, ndoshte dhe si njė
ditėvdekje. Mėngjesi, qė e kishte bėrė nuse, do ta pėrcillte me disa
“vaje” tė pazakonta, pra, po qahej (ishte zakoni) dhe pse ajo po bėhej
nuse. Sigurisht burrat nė kullė kėndonin kur martohej vajza (nė rastin
e saj nuk do tė shkonte ēiftelia nė sofėr dorė mė dorė sa tė ngjiste
diku, tek ndonjėri qė ia thoshte “grykėhollės” me dy tela.) Ishte vajzė
e padalė nga katundi i saj, kėshtu qė nuk do te njihte mirė dhe viset e
afėrme. Ajo do tė ngjitej mes krushqve tė panjohur termales thikė tė
Shkallės se Keqe, qė tė nxirrte paksa nėn Shterė, ndėrsa motivet e
pazakonta do tė ishin nė “pėrtej” udhė. Eshtė falur ngrykaz me njerėzit
e shtėpisė, pa mundur tė hedhė sytė nga babazoti i moēėm, Rrapi nė
qendėr tė Kaēinarit, ku ishte dhe kisha me varret, as nga Ura Nredi.
Njė forcė mbinjerėzore e ka mbajtur shtatin e saj drejt nė kėmbė,
pastaj mbi shpinėn e kalit, pa u rrėzuar si njė shtatore e bardhė nė
kėmbėt e tij. Ajo e dinte se do tė vinte njė ēast qė do tė rrėzohej
pėrdhe (si njė kauzė pa adresė), por le ta shtynte sa mė shumė atė.
Kushedi ē’ka menduar vetimthi asaj copė udhe kaluar mbi Kalin e
Vdekjes. Pėrrallat e fėmijėrisė tashmė nuk ishin krejt pėrralla, as
gojėdhanat. Aty poshtė ishte Laku i Kuq (nė Qafė-Shpardh). Po pėrse i
kuq? Nga gjaku i njė nuseje. Kishte qenė dimėr larg. Nusja kishte dalė
mes suferinės, kishte mbledhur drutė dhe ishte nisur pėr nė shtėpi, por
i kishte rrėshqitur kėmba e kishte shkarė nė humnerė megjithė barrėn e
druve nė kurriz. Laku ishte skuqur nga gjaku i saj dhe mė vonė qe
thirrur “Laku i Kuq”. Kishte mbetur si njė monument i atij rasti
tragjik. Erėrat e largėta tė Munellės, qė kryqėzoheshin aty me simotrat
e tyre tė bjėshkeve tė tjera kanė vėnė kujen pėr njė ēast, sepse nė atė
vetmi nuk kishte gra pėr vaje... Ashtu erėrat, qė kishin dhe njė qafė
tė tyre (Qafė-Erzėn) kishin qenė vajtojcat e para dhe tė Nuses sė Gurit
tė Nuses (Fan) e tė nuseve tė tjera tė legjendave.
Nusja ka vazhduar udhėn, por flijimi ka qenė ndoshta kryemotivi i
asaj dite. Nuk e kuptonte se pse duhej qė tė flijohej njeriu ashtu?
Pėrse kishte aq shumė flijime? Qafė-Vorrėz (pėrsėri aty) gojėdhana
thoshte se qenė vrarė mes tyre dy lagje krushq, nga qė nuk kishin
pranuar t’i lėshonin rrugėn njėra-tjetrės. Kanė mbetur si degė tė thara
lisi vetem dy nuset qyqe te shkreta. Ndoshta ishin 22, ndoshta 26 varre
nė atė qafė, pasi krushqit shkonin 11 a 13. E pra nuk dihej koha e
lėgjėndės, mė e vonė sė koha e zanave, sigurisht. Asnjė sherr nuk
kishin bėrė nė atė gjysmėbjeshkė e gjysmėvrri ata burra, qė tė dilnin
zanat e trazuara e t’i kthenin nė gurė ata, e kuajt e tyre nė cungje.
Tė kishin qenė punėtorė gurorje ato dy lagje burra nuk do te kishte
ndodhur asgjė, por tragjedia kishte ndodhur, pikėrisht, pėr faktin se
atė ditė nuk kishin qenė njerėz tė zakonshėm, por krushq...
Pak pa mbėrritur nė Zall tė Kalorit ka besuar se nuk do tė vdiste pa
freskuar ballin me ujė tė ftohtė, e ka dėshiruar fort mbėrritjen sa mė
parė nė breg, por nuk ka qenė e thėnė. Ato njėqind metra befas i janė
bėrė njė mijė... Nuk ka patur forcė tė ulej nga kali, duke shpėrfillur
atė udhėtim cermonial pa fund, tė flakte duvakun e rėndė dhe stringlat
e tė vraponte pėr njė ēast si nė fėmijėrinė e saj krejt e lirė dhe e
shpenguar. Ndoshta ashtu, do tė kishte mundur t’i shpėtonte vdekjes,
pasi fėmijėrija mund tė ruante ende njė magji tė rrallė, qė njeriu e
humbiste nė moshė tė madhe. Duhej tė ktheheshe prapa teje me njė fuqi
hynore qė tė mund t’a zije atė magji. Por i gjithi ky ndoshta ishte
thjesht njė iluzion... Duke u ulur Kodrės Short e ka vėshtruar
rrjedhjen e kaltėr tė lumit, por dhe rrugėn qė vinte nga Shkodra pėr nė
Orosh. Njėri nga krushqit ka treguar serish njė nga ato baladat pėr
Qafat e Vorreve, kėsaj here nė Fregėn. Sikur e sillte lumi frushullimėn
e legjendave... Kėshtu ka ardhur ēasti kur ajo nuk ka menduar mė dhe
ata nuk kanė folur. Dita ishte thyer nė mes si tė ishte lis e ta kishin
gjuajtur rrufetė papritur.

Kėnga e Cucės Vashė, njė nga motėrzimet e baladės


Ngjarja e ndodhur ka bėrė bujė tė madhe. Rapsodėt kudo kanė
shpejtuar tė skicojnė relievin e ngjarjes. Arkitektura e tragjikės
ėshtė ndėrtuar thjesht nė vargjet. Eshtė shkruar e kėnduar njė baladė e
thekur. Rapsodėt sikur janė vėnė nė garė. Thuhet se tė parin variant tė
“Kėngės sė Nusės sė Vdekur nė Udhė” e ka shkruar prifti dijetar dhe
poet Dom Prend Suli, mik i priftit tė Brungės. Por dhe ai ka nėnshkruar
“Populli”. Pas disa vjetėsh kėnga ėshtė kėnduar gjer nė 4 variante nė
njė shtrat kohor prej mėse 70 vjetėsh, nė njė gjeografi qė rrok tė
paktėn krejt Mirditėn e vjetėr e vendet me mirditas tė ramė nė Shkodėr,
Lezhė etj. Eshtė dėgjuar nė Kaēinar, Orosh, Kthellė, Gojan, Gomsiqe,
qindra kilometera larg.
Nė vitet 80 njė bard i folklorit tė ri (Ndue Lleshi) nga Kaēinari e
ka pėrpunuar kėngėn dhe dy nuse nga kėto anė e kanė kėnduar me
madhėshti nė Festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1988. Dhe mė pas nuk ka
pushuar balada. Njė grup folklorik i Lezhės ka ngritur tani nė skenė
njė nga variantet e hershme tė baladės, dhe tash ajo ėshtė kėnduar dhe
pėrtej kufijve, nė Kosovė, Gjermani, Ulqin etj. Po mbushet shekulli e
balada e Nuses sė Vdekur nuk ka shterruar. Pėrherė nė njė shtrat tė ri,
ku ėshtė dhe ai i vjeteri. E ka kėnduar gjyshi nė vitet ‘30, i biri nė
vitet ’60 dhe nipi nė vitet ’90. Zakonisht e kanė kėnduar vajza dhe
gra. Balada pra ėshtė duke “ecur” pėr tu bėrė njėshekullore. Sigurisht
ėshtė interesant ky fakt, nė kohėt moderne, kur folklori shpesh ndjehet
si i braktisur...
Mėsuesi dhe folkloristi Gjergj Shabani nė rubriken “Prej folklores
se Mirditės” tė revistės “Kumbona e sė Diellės”, tė marsit 1943, boton
njė variant tė baladės nėn titullin “Kenka e cucės vashė” me shėnimin
“Ndodhje e vjetit 1924”, por qė nuk duhet tė jetė varianti mė i mirė
artistikisht. Sidoqoftė mbledhėsi i saj ka meritė, pasi ka lėnė tė
botuar njė relike tė rrallė folklorike, qė prej 60 e ca vjetėsh. Ai nuk
na thotė se ku e ka mbledhur, nga kush e hollėsira tė tjera, ēka tani
do te ishin me interes. Tė gjitha motėrzimet e kesaj balade nisin me
vargun “ I tan Shtufi ashtė mbledh nė kuvend.” Edhe kėnga e mbledhur
nga Shabani nis: “Na u mblodh Shtufi, bajn kuven.” Vargu i dytė vazhdon
me qortimin e vetvetes “si me ba kėte punė pa mend.”

Thue se viti s’kish tjetėr ditė

“Thue se viti s’kish tjetėr ditė”?! “Na erdhėn krushqit natėn e
Sh’Mris/Fli po i ēoishin Perendisė...”, vazhdon kronika e dhimbshme.
Pastaj protesta kanunore e tyre: “E duam cucen nė ditė tė caktueme/
Asht bi rodi, s’asht e lshueme!” Po vajza ndėrkohė nė kthinėn e saj i
lutej tė atit me lotėt qė i rridhnin “parė e parė”, duke i thėnė se
shtati i saj ishte bėrė si qiriri nė “atė lumterė” (shandan). Burrat e
fisit ishin “vra” nė fytyrė por nuk mund tė vendosnin asgjė pa fjalėn e
tė zotit tė shtėpisė. Po tė urdhėronte ai do tė bėhej luftė”. Por “lalė
Nikolli” lėshon fjalėt “Gja me zort krushkut s’i nalet”... duke
nėnkuptuar se mes tyre si fis dhe miqve do tė mbretėronte paqja. “Po i
pėrcjellim pa farė fjalėt.” Poeti popullor vazhdon me pėrshkrimin e
gjendjes sė nuses tek ngrihej nga shtrati pėr tė kėrcyer mbi kalin e
nuserisė:
“Mė kamė s’qendroite, i dridhej shtati”
...
“Vesh e mbath pėr bukuri
Ja dha zoti njė hijeshi
Xhup e strengla e xhurdi pushi
Vathė e pare sa kėrkushi...
E shtrėngoinė, i venė duvakun,
sa memze e kcejka pragun.
Kur ka dalė Dila prej shpis
Lamtumirė i thotė shoqnis.
Kur u fal me rob e shokė:
“ma nuk shihna na nė kėtė tokė...”
Dhe krushqit u nisėn, duke lėnė pas vajin e brimėn qė kishin marrė
fėmijėt... “A thue s’kishte viti tjetėr ditė” duhet tė ketė qenė vargu
i parė qortues i grave tek po pėrcillnin nusen, “nji lule tė re.” Por
dhe mallkimi i pashprehur pėr diēka tė papėrcaktuar qė kishte
“urdhėruar” fatin tragjik tė bijės sė tyre. Mė pas ky varg famoz do tė
ishte pjesė e ēdo kėngė pėr nusen, pasi Nusja e Shtufit ka tashmė njė
“antologji” tė sajin.
“Sa shum’ krushku shkoka Zallit”
Ata ishin 11 a 13 krushq, por poeti, nė stilin e baladave
legjendare, i zmadhon me qėllim pėrmasat brenda hapsirės sė tė
madhėrishmes.
“Sa shumė krushku shkoka zallit,
Nusja fshinte gjersėn e ballit
Nuk janė gjersė qė vijnė prej sė xeti...”
Pikėrisht nė kėtė ecje te hutuar, Nusja thėrret:
“Ndalu i herė ti krushku i parė!”
Nuk ka ndodhur ndonjėherė mė parė qė nusja tė flasė me krushqit, aq
mė tepėr tė urdhėrojė tė parin e tyre. Ajo kėrkon qė ai t’i “dėgjojė
njė fjalė”:
“Dhanrrit gjall s’ia shkel oborrin
Nė lterė tė Shėn Metrit e due vorrin!”
Krushku i parė e ka pritur gjatė gjithė rrugės kėtė “fjalė” amanet,
por tani nuk u ka besuar veshėve. Ka shpresuar se mos ajo “histori” do
tė mbyllej disi nė paqe e jo ashtu. Por tashmė nusja, qė i ka “ardh
shpirti me dalė” nuk e pushon ligjėrimin, duke dhėnė amanete, tė paktėn
vdekjen ta kishte tė “bukur”, nga qė jetėn nuk e pati tė tillė.
“Prap po flet e mjera vashė”
Lalė mė ban kryq se jam tuj dekė
E tė mos dhemet deka eme,
M’i len strenglat pa m’i hjekė,
se unė do tė jes pėr emėn tė motit...”
Pas kėsaj gjithēka ka marrė fund tragjikisht. Vdekja e kobshme nuk ėshtė ndalur dot nga ata burra tė sertė.
…Karvani i krushqve ka ecur e ecur, udhė pa fund. Vetėm zogj
vajtimtarė qė ikin e vijnė furishėm. Ata krushq, nė tė vėrtetė, tashmė
po ngjiteshin, por u ngjante se po fundoseshin e fundoseshin thellė e
mė thellė, nė njė si gropė, qė u pėrhihej si njė varr i stėrmadh. Deri
pak mė parė shtatorja e bardhė qė tash qėndronte mbi vigj ishte njė
krijesė e gjallė si ata. Sigurisht shumė gjėra i kishin shkuar asaj
nėpėr mend ato ditė. Zhaurima e dasmės, nata e parė e martesės,
veshtrimi disi i papėrcaktuar i dhėndėrit tė ri, pastaj foshnja qė do
tė lindnin, qė nuk guxonte ta ledhatonte. “Paē fat, bija ime”, dukej se
kishte shqiptuar ajo, pastaj i kishte ardhur pėr tė qeshur me atė fjalė
qė i kishtė shqiptuar si pavetėdije. Kur kishte hipur mbi kalė, ai i qe
dukur njė kalė fluturues, qė nuk shkonte pėr tokė, por qė shpejtonte tė
fshihej mes reve. Ka psherėtirė thellė dhe ka dashur tė pėshtyjė
neverinė; nga pamundėsia pėr tė pėshtyrė pėrtokė, ka “stėrpikur” me
pshėrėtimėn e saj kurrizin e djersitur tė kalit, shamitė e mėndafshta,
tepėr tė shtrejta tė blera ndo nė Pazar tė Shkodrės, e ndo nė atė tė
Gjakovės…
Nė fillim karvani i krushqėve tė saj kishte qenė gjysmė i dehur,
gjysmė i qeshur, gysmė i trishtuar, thjeshtė nga misioni i asaj dite, i
tė qenit krushq. Mė pas krushqit kanė harruar tė qeshin, tė flisnin,
fjalėt iu ishin lidhur fort pas kockės sė gjuhės. Pushkėt nė krah e nė
brez nuk i ndienin, e shumta si njė mish i huaj, ku i stėrgjatur
pakuptim. Ē’kishin gjanėm ato armė kur nuk mund tė vrisnin vdekjen e
njė vashe nuse? Ē’kuptim kishte mė tej burrėria, nderi, trimėria?
Kėshtu mes pėrsiatjesh kanė mbėrritur tek Guri i Nuses nga vėshtrohet
kulla qė i kishte nisur krushqit njė natė mė parė.
“Lajmi korb qenka tuj ardhė
Dekun nusja n’kalė tė bardhė...”
Lajmi i “sihariqit” ishte i zi si korbi. Tė parin atė e nuhati
gjyshja e dhėndrrit, nėnė Prena, qė urdhėroi kthimin e dasmės nė mort:
“Ndalnje kangėn, kthejeni nė vaj”!
Kishte ndodhur nė Mirditė, ajo qė nuk qe dėgjuar kurrė mbi dhe, vdekja e nuses ditėn e dasmės sė saj.
“Nė mort kthehet dasma e nuses sė re
Qaf s’ka kurrė nė kėtė dhe.”
Kronikat e kuvendit nė oda, a nė hijen e Lisave tė Shpalit, nė
rrugėt e Shkodrės a Gjakovės, mes princėve e konsujve tė huaj,
udhėtarėve nga Europa qė vinin me laps nė dorė tė shkruanin “gjėmat”
dhe burrėnitė e maleve, nuk kanė reshtur pėr disa kohė. Pikėrisht, pėr
atė qė kishte ndodhur ajo e padėshiruara, e panjohura, unikalja. Lajmi
pra, nuk kishte mbaruar atė ditė nė shtėpinė e dhėndrrit, por fill
kishte shpejtuar tė trondiste malet, kullat, kreshtat, njerėzit, qė tė
habitur pyesnin: “Ēfarė? Ka ndodhur, ēfarė nuk ka ndodhur kurrė mbi
dhe? Po si? Po pse? Po ku?

Ishte viti 1924...

Nė Qafė-Vorrėz tė Kaēinarit gjenden Gurėt Rreshet, si njė karvan
krushqish tė ngrirė... a tė vrarė, nė krye dallohet Guri – Krushk pak
mė i madh, pastaj tė tjerėt ashtu si i ka zėnė afshi i zanave a
“pushka” a stuhia e papritur e dimrit. Nusja mbi Kalin e Vdekjes
ndoshta i ka parė ata gurė – varre, ata gurė – krushq, apo thjesht gurė
– gurė, pa u pėrpjekur tė gjejė aty simbolikėn e tragjikes, qė nė
rastin e tyre mund tė ishte thjesht njė pėrqasje formale...
Varianti i baladės sė mbledhur e botuar nga Gj. Shabani ka 63 vargje
dhe tė tjerėt afesisht kaq. Asnjeri prej tyre nė librin e folklorit. Si
ėshte e mundur? Dhe pse ajo ėshtė unikale?!...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi