» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Sėmundjet e mushkėrive, problemet qė shfaqen nė dimėr dhe parandalimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sėmundjet e mushkėrive, problemet qė shfaqen nė dimėr dhe parandalimi

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 22 Oct 2009, 18:53

Sėmundjet kronike tė mushkėrive dhe tė rrugėve tė frymėmarrjes hasen mė tepėr nė stinėn e dimrit, ku edhe temperaturat janė tė ulėta.
Pėr kėtė arsye, gjendja shėndetėsore e personave qė vuajnė nga sėmundje kronike tė mushkėrive nė dimėr mund tė pėrkeqėsohet. Sipas mjekėve, personat qė vuajnė nga sėmundje kronike tė mushkėrive, nėse nuk tregohen tė kujdesshėm, nuk mund tė kalojnė njė dimėr pa probleme.
Arsyet? Ndjeshmėria e lartė e organizmit tė tyre ndaj luhatjeve tė temperaturave tė mjedisit dhe niveli i lartė i ndotjes sė tij. Pakujdesi tė vogla nė dukje mund tė ēojnė nė rėndim tė gjendjes sė pacientit.
Sėmundjet e mushkėrive (bronkitet, sėmundja e ngushtimit tė bronkeve etj) janė karakteristikė pėr moshat e mėdha dhe pėr shkak tė uljes sė rezistencės sė organizmit tė tyre nė pėrgjithėsi, kėto mosha janė tė ndjeshme ndaj luhatjeve tė temperaturave tė mjedisit dhe nivelit tė lartė tė ndotjes sė tij.
Temperaturat e ulėta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janė faktorė risku pėr keqėsimin e sėmundjes, duke pėrfshirė kėtu dhe pirjen e duhanit, praninė e sėmundjeve tė zemrės dhe hipertensionit, diabetit, etj.
Simptomat
Me keqėsimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bėhet mė e fortė dhe shoqėrohet me shtim tė sasisė sė gėlbazės, e cila trashet dhe nxirret me vėshtirėsi. Marrja e frymės rėndohet, frymėmarrja bėhet e sipėrfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqėruar me interesim tė muskujve tė kraharorit. Kjo ėshtė arsyeja qė shpesh pacientėt ankohen edhe pėr dhimbje gjoksi e shpatullash. Tė sėmurėt janė nė ankth, kanė ndjenjėn sikur po mbyten. Nė fytyrė sidomos nė buzė, shfaqet mavijosja qė vjen si pasojė e anomalisė sė shkėmbimit tė gazrave, me pakėsim tė oksigjenit nė gjak dhe shtim tė gazit karbonik.
Si pasojė e ajrimit tė ulur, tė sėmurėt janė tė lodhur, tė pėrgjumur, ankohen pėr dhimbje koke, por herė-herė janė tė shqetėsuar dhe shfaqin turbullime tė vetėdijes. Komplikacionet janė tė ndryshme, qė nga bronkopneumonia, prekje tė zemrės, apo enėve tė gjakut, etj. Bronkopneumonitė ndodhin si pasojė e humbjes sė elasticitetit tė muskujve tė bronkeve pėr shkak tė vetė moshės dhe mbylljes sė bronkeve si pasojė e grumbullimit tė gėlbazės nė to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkėmbimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit tė gjakut, duke shtuar ngarkesėn e ventrikulit tė djathtė dhe duke dėmtuar muret e vazave.
Kėta tė sėmurė duhet tė kėrkojnė menjėherė ndihmė nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa mė shpejt tė ndėrhyhet, aq mė shpejt do tė dalin nga gjendja e rėnduar. Kur pengesa e frymėmarrjes shpeshtohet, kolla bėhet mė e fortė dhe sasia e gėlbazės ėshtė e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotikė pėr 5-7 ditė, qė do tė ndihmojė pėr tė luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, qė ndihmojnė nė zgjerimin e bronkeve dhe lehtėsojnė frymėmarrjen, qoftė kėto tė marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli pėr pak ditė ose dhėnia e oksigjenit herė pas here, do ta lehtėsonte gjendjen.
Dėmtimi
Nuk ka njė arsye tė caktuar se pėrse shfaqet sėmundja
e mushkėrive, por ajo qė rekomandohet pėr tė gjithė njerėzit ėshtė “bashkėjetesa” nė njė ambient nė pastėr, pa duhanpirės, si dhe pa asnjė komponent tjetėr tė dėmshėm pėr mushkėritė.
Nga ana tjetėr, sipas specialistėve, fėmijėt janė tepėr tė prirur pėr t’u sėmurė nga sėmundjet e mushkėrive nė rast se ata kanė lindur nga njė nėnė duhanpirėse. Pasi qė nė krijimin e mushkėrive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinėn e duhanit, dhe mė pas ėshtė e vėshtirė qė organizmi i tij tė filtrojė. Pėrveē duhanit, ndotja e ambientit, ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikon nė pėrhapjen e sėmundjes sė mushkėrive.
Madje nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, ndotja e ambientit, jo vetėm nė qytete por edhe nė dhomėn ku personi jeton, ėshtė faza fillestare e shfaqjes sė sėmundjes, zhvillimit dhe evoluimit tė saj. Sipas specialistėve, grimcat me pėrmasa mė tė vogla se 10 mikron janė mė tė dėmshme pėr shėndetin sepse ato kanė mė shumė mundėsi pėr tė hyrė nė pjesėt e poshtme tė mushkėrive. Grimcat e ngurta kontribuojnė nė mėnyrė tė dukshme nė pakėsimin e shikimit.
Deficencat mė tė theksuara mund tė sjellin humbje nė peshė, lodhje, deficit imunitar, gjė qė demonstrohet nga infeksione tė pėrsėritura virale dhe bakteriale. Niveli i ulėt i saj shoqėrohet me rritje tė tensionit arterial dhe rrit mundėsinė e goditjes sė zemrės, rrit riskun pėr katarakte tė syve si dhe njė risk i lartė pėr shumė tipe tė kancerit si ai i prostatės, kollonėn, mushkėrive etj. Studimet kanė treguar se prezenca e ndotjes sė ajrit ndihet edhe me ngushtime bronkiale si dhe reduktim tė vetė aktivitetit tė mushkėrive.
Po ashtu, pėrdorimi i tepėrt i kripės shkurton jetėgjatėsinė dhe rrit probabilitetin pėr tė dėmtuar mushkėritė. Shkencėtarėt amerikanė pohojnė se ēdo vit mund tė shpėtohen 150.000 jetė njerėzish nėse industria ushqimore do tė zvogėlojė sasinė e kripės, e cila i shtohet ushqimit. Kripa ka ndikim direkt nė tensionin e gjakut i cili ėshtė i lidhur me njė spektėr tė gjerė sėmundjesh mes tė cilave edhe mushkėritė.
Rekomandimet
Pėr kėtė kontingjent tė sėmurėsh kėshillohet pushim pėr disa ditė nė klimė malore, pėr shkak tė gjelbėrimit, ajrit mė tė pastėr dhe temperaturave tė mjedisit, qė janė mė tė ulėta. Kėtyre personave u rekomandohet tė shėtisin njė orė nė mėngjes herėt dhe nė darkė vonė. Gjithashtu, kėshillohet marrja e lėngjeve pėr tė shtuar sasinė e gjakut qarkullues, qė mund tė ketė pasojė uljen e tensionit arterial. Tė shmangen daljet dhe qėndrimet nė diell duke preferuar shėtitjet nė orėt e para tė mėngjesit, tė shoqėruara me ushtrime tė lehta gjimnastikore, sidomos tė kraharorit.
Tė ndalohet pėrdorimi i duhanit dhe qėndrimi nė ambiente tė mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet njė meny e pasur me vitamina, me shumė kalori dhe qė tė pėrmbajė ushqime qė treten lehtė. Kėta pacientė duhet tė tregohen tė kujdesshėm ndaj qėndrimit nėn ventilatorė, kondicioner, pėrdorimin e pijeve tė ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.
Kėshilla
Zvogėloni sasinė e kripės nė dietė
Jetoni nė njė qytet qė ka ndotje tė ulėt
Shėtisni tė paktėn 1 orė nė ditė nė njė pyll tė mbushur me pemė dhe nė ajėr tė pastėr
Mos pėrdorni duhan
Mos jetoni, apo flini nė njė dhomė me duhanpirės
Pėrdorni sa mė shumė lėngje dhe supa pėr shpėlarjen e mushkėrive
Vraponi tė paktėn 10 minuta nė mėngjes, nė ajėr tė pastėr
Sėmundjet e mushkėrive
Sėmundja obstruktive kronike
Pneumonia
Hipoksemia
Sarkoidoza
Sėmundja restriktive
Sėmundjet vaskulare
Tuberkulozi
Tumoret e mushkėrive
Tumoret mediastinale
Bronchiolitis akut
Si duhet pėrdorur pompa e ilaēeve
Ēfarė ėshtė njė inhaler me doza metrike (pompa)
Shumė nga ilaēet ndodhen nė kanistra tė vogla prej metali qė spėrkasin ilaēin nė mushkėritė tuaja. Kėto quhen inhaler me doza metrike. Disa njerėz i quajnė ato “pompa”. Pompa spėrkat ilaēin nė sasinė e duhur qė ju ta thithni atė. Ju zakonisht merrni njė ose dy pufe (pompime). Midis pufeve ju duhet tė prisni 30 sekonda deri nė njė minutė. Tė thithėsh ilaēet me anė tė frymėmarrjes ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr t’i marrė ato pasi ato kalojnė nė tubat e frymėmarrjes me shpejtėsi. Nėse merrni njė ilaē kokėrr do tė duhet njė kohė mė e gjatė pėr atė qė tė shfaqi efektin e tij.
Ja disa nga mėnyrat e thjeshta tė pėrdorimit:
Shkundeni pompėn mirė pėr tė pėrzierė ilaēin
Hiqni kapakun nga pjesa e gojės dhe mbajeni pjesėn e gojės para gojės
Nxirrni gjithė ajrin nga mushkėritė jashtė
Filloni tė merrni frymė ngadalė dhe nė tė njėjtėn kohė shtyp pompėn pėr tė nxjerrė njė dozė (puf) tė ilaēit nė gojė
Vazhdoni tė merrni frymė pėrsėri. Frymėmarrja juaj do tė sjelli ilaēin nė mushkėritė tuaja
Mbyllni gojėn dhe mbani frymėn pėr pesė ose 10 sekonda pėrpara se tė lini ajrin qė thithet tė dali nga buzėt. Kjo ju ndihmon tė siguroheni ta keni marrė tė gjithė ilaēin Nėse doktori juaj ju ka thėnė tė merrni dy pufe, prisni 30 sekonda deri nė njė minutė midis pufeve. Me kėtė mėnyrė pufi i parė hap rrugėt e frymėmarrjes dhe i dyti funksionon mė mirė
Ēfarė ėshtė njė “spacer”
Kėto janė tuba ose ēanta tė ngjitura pas njė pompe. Ato veprojnė si njė dhomė mbajtėse nga e cila ilaēi mund tė merret mė mirė. Spėrkatni ilaēin nė kėtė dhomė para se tė merrni frymė dhe juve nuk ju duhet tė koordinoni shtypjen e pompės me thithjen nė tė njėjtėn kohė. Merrni frymė ngadalė. Ky mjet ul gjithashtu refleksin e tė kolliturit qė mund tė shkaktohet nga spėrkatja nė fyt. Ka disa inhaler tė rinj nė formėn e pudrės sė thatė qė aktivizohen vetėm nga ju. Kėto janė mė tė lehtė pėr t’u pėrdorur. Juve nuk ju duhet tė koordinoni spėrkatjen dhe frymėmarrjen nė tė njėjtėn kohė.
Kontaktoni doktorin nėse:
Nėse pompa nuk ju lehtėson mė
Nėse keni akoma vėshtirėsi nė frymėmarrje edhe pse keni pėrdorur pompėn
Ose nėse keni: Rrahje tė shpeshta tė zemrės
Ndjesi tė vjelli, dhimbje stomaku, diarre ose vjellje o Probleme me gjumin
Dhimbje koke
Kontraktim muskujsh (ngėrēi) /Gazeta Albania/

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15849
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi