» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Pirro I Epirit (Pirro Shqiponja)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pirro I Epirit (Pirro Shqiponja)

Mesazh nga Geri prej Thu 15 Oct 2009, 15:44

Po i hedh keto per arsye se shum nxensve qe jan ne shkolle ju duhen.. si p.sh motra ime e kerkonte kete e naj e gjeta e mendova ta hedh ne forum






Nė vitin 307, nė moshėn 12 vjeēare, Pirrua u kthye nė Epir me ndihmėn e
Glaukut dhe u bė mbret. Por mė 302, kur ndodhej pėrsėri te taulantėt,
kundėrshtarėt e tij ngritėn krye dhe shpallėn si mbret Neoptolemin e
II, birin e Aleksandėr Molosit. Pasi nuk mund tė kthehej mė nė Epir ai
hyri nė
shėrbim tė Diadokėve mė nė zė tė kohės, Dhimitėr Poliorketit tė
Maqedonisė, Ptolemeut tė i I tė Egjyptit si dhe mbretit Agathokli tė
Sirakuzės, ku u
njoh me jetėn shoqėrore, administrative dhe ushtarake tė kėtyre
shteteve helenistike dhe u kalit nė njė tok betejash. Nė vitin 296, me,
ndihmėn e
mbretit Ptoleme tė Egjyptit si dhe mbretit Agathokli tė Sirakuzės u
kthye pėrsėri nė Epir. Pėr njė kohė e ndau pushtetin me Neoptolemin,
pastaj e vrau
atė dhe u bė sundimtar i vetėm i Epirit. Pas kėsaj ai i dha fund edhe
autonomive qė kishin fiset nė simahinė e mėparėshme.
Pirrua erdhi nė fuqi edhe sundoi nė njė kohė kur fqinjtė e Epirit,
Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin nė njė kaos tė plotė politik dhe ishin
dobėsuar nga
luftat e gjata e shkatėrrimtare qė bėnin midis tyre pasardhėsit e
Aleksandrit tė Maqedonisė, Diadokėt. Nė kėto lufta u pėrzie edhe Pirrua
dhe u bė njė
nga pretendentėt pėr fronin maqedon. Nė fillim ai ndėrhyri nė luftėn qė
bėnin midis tyre dy djemtė e Kasandrit, pas vdekjes sė tė jatit. Nga
kjo luftė
ai i shkėputi Maqedonisė tokat qė i pėrkisnin Epirit: Paravinė,
Tymfenė, Amfilokinė, Akarnaninė dhe qytetin Ambraki, tė cilin i bėri
kryeqytet tė
mbretėrisė sė vet. Por mbret i Maqedonisė u shpall Dhimitėr Poliorketi.
Pak mė vonė Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisė dhe Jonisė,
Lisimakun, dhe e
dėbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinė e tij i ndanė
midis tyre. Tani kufijtė e shtetit tė Pirros u shtrinė nė lindje deri
nė lumin
Aksios (Vardar), nė veri pėrtej Apollonisė kurse nė jug deri nė
Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatė tokat e pushtuara.
Lisimaku e dėboi
nga njė pjesė e mirė e krahinave maqedone e greke dhe u bė vetė zot i
tyre. Rasti e bėri Pirron t'i drejtonte sytė pas kėsaj nga Italia.
Tarenti dhe qytete tė tjera greke tė Italisė sė jugut, tė kėrcėnuara
nga Roma, e ftuan kėtė pėr ndihmė. Pirrua u kap pas kėsaj ftese dhe
filloi tė
ėndėrronte pėr krijimin e njė monarkie tė madhe nė perėndim sikurse ajo
e Aleksandrit tė Maqedonisė nė lindje. Nė pranverėn e vitit 280 Pirrua
zbarkoi
nė Itali me njė ushtri tė madhe tė stėrvitur dhe tė armatosur mirė. Kjo
ishte mė tepėr njė ushtri mercenare qė Pirrua e kishte mbledhur jo
vetėm nė
Epir por edhe nė krahina tė tjera tė Greqisė. Ajo pėrbėhej prej 20.000
kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė, 300 kalorėsish, 2000 shigjetarėsh, 5000
hobetaisėsh dhe 20 elefantėsh, pėrdorimin nė luftė tė tė cilėve Pirrua
e kishte parė nė lindje. Shpenzimet e luftės i kishte marrė pėrsipėr
Tarenti, i
cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmėse. Ndeshja e parė e
Piros me romakėt u bė nė qytetin Heraklea. Pėrleshja qe shumė e ashpėr.
Fatin e
luftės e vendosėn elefantėt dhe kalorėsia e Pirros. Nga kjo disfatė
romakėt humbėn Lukaninė.
Nė anėn e Pirros kaluan brutėt, lukanėt, samnitėt dhe pothuajse gjithė
qytetet greke tė Italisė sė jugut. Njė vit mė vonė Pirrua ndėrmori njė
sulm tė
ri kundėr romakėve, tė cilėt kishin grumbulluar kėtė radhė njė ushtri
tė madhe qė arrinte deri nė 70.000 vetė. Nė betejėn qė u zhvillua afėr
qytetit
Auskulum romakėt pėsuan pėrsėri disfatė, por edhe Pirros fitorja i
kushtoi shumė. Humbjet e tij qenė kaq tė mėdha sa qė kur e uruan thuhet
se u
pėrgjegj: "Edhe njė fitore si kjo dhe unė nuk do tė kem me se tė
kthehem nė Epir". Prej kėsaj rrjedh edhe shprehja "fitore si ajo e
Pirros" e cila
pėrdoret sa herė qė duan tė tregojnė pėr njė fitore me humbje tė rėnda.
Pas kėtyre dy betejave gjendja e Pirros nė Itali u keqėsua. Forcat e
tij ishin
dhjetuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar tė
lėkundeshin dhe tė ishin tė pakėnaqura.
Roma pėrkundrazi kishte akoma rezerva tė mėdha nė njerėz dhe njė
mbėshtetje tė shėndoshė nė aleatėt latinė. Pėr Pirron u bė e qartė se
lufta kundėr
Romės kėrkonte kohė dhe sakrifica tė reja. Ndėrkaq nė Siēili kishin
hyrė kartagjenasit dhe Sirakuza e kėrcėnuar i u drejtua per ndihmė
Pirros. Nė kėto
rrethana Pirrua vendosi tė bėnte paqe me Romėn dhe t'i drejtonte forcat
kundėr Kartagjenės me shpresė se kėtu do tė arrinte fitore mė tė lehta.
Kushtet e paqes ishin me sa duket tė favorėshme pėr Romėn, megjithatė
senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, tė interesuar qė ta mbanin
Pirron nė
Itali dhe tė mos e linin tė hidhej nė Siqeli, i propozuan Romės aleancė
dhe ndihme ushtarake.
Duke u mbeshtetur nė kėtė aleancė Roma vendosi ta vazhdonte luftėn. Pa
pėrfunduar paqėn me Romėn Pirrua u largua nė vitin 278 nga Italia dhe u
drejtua
me ushtritė e veta nė ndihmė tė Sirakuzės duke lėnė nė Itali vetėm dy
garnizone tė vogla. Nė Siēili Pirrua korri nė fillim disa suksese. Ai i
theu dhe
i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithė Siēilia. Vetėm qyteti
Lilibea nė skajin jugperėndimor tė ishullit mbeti nė duart e
kartagjenasve. Pirrua u
nderua nga banorėt e Siēilisė me titullin "prijs e mbret". Monedhat e
prera nė Siēili mbanin tani emrin e mbretit epirot. Pas kėtyre fitoreve
Pirrua
filloi pėrgatitet pėr t'u hedhur nė Afrikė. Por kėtė plan nuk mundi ta
realizonte sepse nė marrėdhėniet e tij me qytetet filluan tė lindin
mosmarrėveshje tė mėdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa tė rėnda dhe
sillej me to keq duke ndėrhyrė nė mėnyrė brutale nė punėt e brendėshme
dhe duke
mos respektuar traditat demokratike tė tyre. Kjo i bėri disa nga
qytetet tė ngriheshin kundėr tij kurse disa tė tjera tė hidheshin nė
anėn e
Kartagjenės. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytėzonin rastin. Nė Siēili
doli pėrseri njė ushtri e tyre, a cila nė pakė kohė asgjėsoi tė gjitha
fitoret
e arritura nga Pirrua; nė duart e tij mbeti Sirakuza. Nė kėtė mėnyrė
planet e Pirros nė Siēili dėshtuan.
Por edhe nė Itali gjendja nuk ishte mė e mirė. Romakėt ishin hedhur nė
sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete ish-aleate tė Pirros po vepronin
me
sukses kundėr samnitėve dhe lukanėve. Kjo i detyroi grekėt dhe italikėt
qė ishin akoma tė lidhur me Pirron t'i drejtoheshin kėtij prap pėr
ndihmė.
Pirrua vendosi tė linte Siēilinė ku kishte humbur ēdo shpresė dhe tė
kthehej nė Itali. Rrugės ai u sulmua nga flota e Kartagjenės, e cila i
shkatėrroi
mė shumė se gjysmėn e anijeve. Megiithatė, nė pranverėn e vitit 275
Pirro zbriti pėrsėri nė Itali dhe filloi pėrgatitjet per sulmin e ri
kundėr
romakėve. Beteja vendimtare u zhvillua pranė qytetit Beneventum. Kėtu
Pirrua pėsoi disfatė tė plotė. Kampi i tij u kap.
Ai vetė mundi tė shpėtonte dhe tė arrinte nė Tarent prej nga, pas pak
kohe, u kthye nė Epir. Gjatė mungesės sė Pirros, mbreti i Maqedonisė.
Antigon
Gonata, kishte rimėkėmbur dhe forcuar shtetin e vet. Autoriteti i
Maqedonisė nė Greqi ishte rritur pėrsėri. Sa u kthve nga Italia, Pirro
vendosi tė
ndryshonte gjendjen e krijuar nė Ballkan dhe tė provonte edhe njė herė
tė zinte fronin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ai sulmoi Antigon
Gonatėn, por
mundi t'i shkėpuste vetėm disa toka nga shteti i tij. Pas kėsaj ai u
nis pėr nė Peloponez kundėr mbretit spartan, Areut, aleatit tė
Maqedonisė.
Kėtu ai korri njė varg fitoresh tė reja, por nė njė pėrleshje rrugėsh
nė qytetin Argos (nė gjirin a Korinthit) u vra mė 272 dhe ushtria e tij
u
shpartallua plotėsisht. Pirro ka qenė njė nga udhėheqėsit ushtarakė mė
tė shquar tė kohės sė vet. Kur e pyetėn njėrin nga shokėt e Aleksandrit

Maqedonisė kush ishte tani strategu mė i shquar ai u pėrgjegj: "Pirro,
kur tė arrijė nė moshė tė pjekur". Mė vonė strategu i madh i kohės sė
vjetėr,
Hanibali, i dha Pirros vendin e dytė pas Aleksandrit, kurse vehtes,
vetėm tė tretin. Pirro nuk ishte vetėm njė udhėheqės ushtarak i
praktikės, por
edhe njė teoricient ushtarak. Shumė mendime mbi artin ushtarak ai i
shkroi nė kujtimet e tij tė cilat per fat tė keq nuk na janė ruajtur.
Por Pirro,
ndonse ishte njė udhėheqės ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori
pėrsipėr njė barrė qė ishte jashtė fuqive tė Epirit: tė krijonte njė
perandori.
Kėto plane e hodhėn atė nė njė varg luftash qė pėrfunduan pa sukses.
Gjatė sundimit tė Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisė. Luftat
e vazhdueshme u forcuan shumė pushtetin e mbretit dhe tė rrethit tė
tij;
institucioneve tė rendit fisnor iu dha njė grusht i rėndė.
Plaēka e luftės dhe robėrit e kapur gjatė betejave e pasuruan
aristokracinė epirote dhe e bėnė njė burim pėr zhvillimin e mėtejshėm
tė skllavėrisė nė
Epir. Por kėto lufta tė pėrgjithėshme i shkaktuan Eprit humbje tė mėdha
nė njerėz dhe rėnduan shumė mbi masėn e gjerė tė popullsisė sė Epirit.
Pas
vdekjes sė Pirros shteti i Epirit u dobėsua. Prej tij u shkėputėn njėra
pas tjetrės tė gjitha tokat e pushtuara tė taulantėve, Maqedonisė e
Thesalisė.
Maqedonia u forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epėrsinė e
saj. Aleksandri i II, trashegimtari i Pirros, u pėrpoq tė rifitonte sė
paku nė
veri tokat ilire.
Per kėtė ai luftoi kundėr mbretit taulant, Mytilit, tė cilit i shkėputi
disa toka nė jugė tė Apollonisė. Por nė njė luftė kundėr maqedonėve ai
u mund
dhe i humbi pėrsėri tokat ilire tė luginės sė Vjosės. Mbretėria e
Epirit u kthye kėshtu pothuajse nė kufijtė e vjetėr tė saj. Pakėnaqėsia
e popullsisė
nė kohėn e pasardhėsve tė Pirros u shtua edhe mė shumė. Kėtė e
shfrytėzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakėnaqėsi gjithnjė
mė tė madhe
pėrqėndrimin e gjithė pushtetit nė duart e mbretit. Si pasojė, nė Epir
shpėrthyen konflikte tė ashpėra qė mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230,

mbretėreshės sė fundit tė Epirit, Deidameia, dhe me pėrmbysjen a
pushtetit mbretėror.
avatar
Geri
Admin

Shteti : Ne zemer te forumit
Postime : 7161
Kyējet nė forum : 15405
Regjistruar mė : 16/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi