» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Mirėkuptimi, Toleranca dhe Dialogu !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mirėkuptimi, Toleranca dhe Dialogu !

Mesazh nga Naki prej Fri 25 Sep 2009, 20:01

Njerezit jane krijesa te lindura me atributet dhe dobesite e tyre andaj duhet te kemi edhe mirekuptimin dhe tolerancen ne gabimet eventuale. Ndonese eshte e ēmueshme te kerkosh dhe te presesh mirekuptim dhe te vajtosh per gjerat qe na jane pervjedhur, te jesh i meshirshem eshte me shume se nje atribut dhe virtyt. Eshte e gabuar te mendosh se mirekuptimi shfaqet tek njerezit pa virtyte, po ashtu siē eshte e gabuar te mendosh qe virtytet bashkejetojne tek njerezit pa mirekuptim. Urrejtja dhe ligesia jane farerat per ferrin qe jane hedhur midis njerezve nga shpirtrat e keqij. Ndryshe nga ata qe nxisin urrejtjen dhe ligesine dhe e kthejne boten ne nje grope ferri, ne duhet ta gjejme kete mirekuptim dhe te nxitojme te shpetojme njerezit tane qe jane perballur me veshtiresi te panumerta dhe qe jane shtyre vazhdimisht ne drejtim te humneres. Une besoj qe mirekuptimi dhe toleranca do te sherojne shume prej plageve tona, vetem nese ky instrument hyjnor do te jete ne duart e atyre qe e kuptojne gjuhen e tij. Ne te kundert, metodat e gabuara te sjelljes dhe trajtimit, siē ka ndodhur deri tani, do te shkaktojne shume nderlikime dhe vetem do te na e ngaterrojne miqesine shoqerine dhe vellezrine.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17500
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mirėkuptimi, Toleranca dhe Dialogu !

Mesazh nga Vizitor prej Mon 19 Oct 2009, 20:24

Mirekuptimi , toleranca , dialogu , duhet te egzistoj ne cdo bisede, por ai merr vlera kur flitet per ceshtje madhore dhe qe mendohen se jane ne dobi te shoqerise, familjes, shtetit.Nese keto tre elemente bashkepunojne per ecje para dhe mbarevajtje ja vlen ti posedosh.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mirėkuptimi, Toleranca dhe Dialogu !

Mesazh nga Katilja prej Mon 03 Jun 2013, 10:57

Mirėkuptimi

Njerėzit janė krijesa tė lindura me atributet dhe
dobėsitė e tyre. Deri sa u shfaq njeriu i parė, nuk gjallonin krijesa qė
mbartnin kundėrshti tė tilla brenda natyrės sė tyre. Nė tė njėjtėn kohė
qė qeniet njerėzore pėrplasin flatrat nė qiellin e parajsės, ata mund,
me njė shmangie tė papritur, tė bėhen pėrbindėsha qė lėshohen nė guvėn e
ferrit. Eshtė e kotė tė vėshtrosh pėr ndonjė marrėdhėnie midis kėtyre
ulje ngritjeve tė frikshme, ato janė ekstreme sepse shkaku dhe efekti i
tyre zėnė vend nė njė plan shumė tė ndryshėm.
Shpesh njerėzit janė si njė fushė me grurė pėrulur nga era, nė momente
tė tjera, ndonėse paraqiten plot dinjitet si njė rrap i moēėm, ata mund
tė shemben pėrdhe, pa mundur tė ngrihen pėrsėri. Ashtu siē nuk janė tė
pakta momentet kur engjėjt i kanė zili, po ashtu nuk janė tė pakta dhe
ēastet kur djajtė shokohen nga sjellja e tyre.

Pėr njerėzit,
natyra e tė cilėve pėson shumė ulje e ngritje, kjo ėshtė e pashmangshme
edhe nėse angazhimi i sė keqes nuk ėshtė nė natyrėn e tyre. Edhe po qe
se jeta e tyre njolloset aksidentalisht, ėshtė e papėlqyer. Pėr njė
krijesė e cila ėshtė nisur pėr tė prishur emrin e mirė tė saj,
mirėkuptimi ėshtė diēka e pamundur.
Ndonėse ėshtė e ēmueshme tė kėrkosh dhe tė presėsh mirėkuptim dhe tė
vajtosh pėr gjėrat qė na janė pėrvjedhur, tė jesh i mėshirshėm ėshtė mė
shumė se njė atribut dhe virtyt. Eshtė e gabuar tė mendosh se
mirėkuptimi shfaqet tek njerėzit pa virtyte, po ashtu siē ėshtė e gabuar
tė mendosh qė virtytet bashkėjetojnė tek njerėzit pa mirėkuptim. Siē
dihet fjala e urtė thotė: "Tė gabosh, ėshtė njerėzore, tė falėsh ėshtė
hyjnore!" Dhe si mund tė shprehej mė bukur se kaq! Krijesa qė fal, synon
krijesėn e korrigjuar, pėrmbahet nė kthimin nė esencėn tonė dhe
rigjetjen e vetes sonė pėrsėri. Pėr kėtė arsye, veprimi mė i pėlqyeshėm
nė sytė e Mėshirės sė Pafund ėshtė ēdo aktivitet i ndjekur nė mes tė
drithėrimave pėr kėtė kthim dhe kėrkim.
Gjithēka pėr krijesat, nė jetė ose jo, ėshtė paraqitur me anė tė
mirėkuptimit pėrmes humanitetit. Pikėrisht siē Zoti shfaq atributet e
Tij me anė tė mirėkuptimit pėrmes humanitetit, Ai gjithashtu ngulit
bukurinė e mirėkuptimit nė zemrat e njerėzve. Ndėrsa njeriu i parė
lėshoi njė goditje nė esencėn e tij nga gabimi i kryer, diēka pothuajse e
pashmangshme pėr natyrėn e tij humane, mirėkuptimi i erdhi nga qiejt
sepse ai e ndjeu pendimin nė ndėrgjegjen e tij dhe sepse lutjet e tij
ishin tė sinqerta.

Njerėzit kanė dhunti tė ruajtura, tė tilla si
shpresa dhe ngushėllimi qė i kanė trashėguar prej paraardhėsve nėpėr
shekuj. Sa herė qė njerėzit gabojnė, nga ngjitja nė transportuesin
magjik nė kėrkim tė mirėkuptimit dhe prej mposhtjes sė turpit tė
shkaktuar nga mėkatet e tyre dhe tė dėshpėrimit si pasojė e veprimeve tė
tyre, ata janė tė aftė tė fitojnė mėshirė pa kufi dhe kanė treguar
fisnikėrinė qė ėshtė ngatėrruar nė perden e syve tė tyre me mėkatet e tė
tjerėve.
Nė sajė tė shpresės sė tyre pėr mirėkuptim, njerėzit mund tė ngrihen mbi
retė e errėta qė kėrcėnojnė horizontin e tyre dhe tė gjuajnė mundėsinė
pėr tė parė me lehtėsi botėn e tyre. Kėta fatbardhė qė janė tė
vetėdijshėm pėr krahėt e ngritura pėr mirėkuptim, kalojnė jetėn nė mes
melodive qė gėzojnė shpirtrat e tyre.

Pėr njerėzit qė kanė dhėnė
zemrat e tyre nė kėrkim tė mirėkuptimit ėshtė e pamundur tė mos mendojnė
pėr faljen e tė tjerėve. Pikėrisht siē dėshirojnė tė jenė falur, ata
gjithashtu dėshirojnė tė falin. A ėshtė e mundur qė dikush tė mos falė
nėse e di qė shpėtimi prej zjarrit tė vuajtjeve shkaktuar prej gabimeve
tė tij ose asaj ėshtė i mundur duke pirė thellė nė lumin e mirėkuptimit?
Eshtė e mundur pėr njerėzit tė mos falin nėse ata e dinė qė rruga pėr
tė qenė i falur kalon pėrmes aktit tė faljes?
Ata qė falin janė nderuar me mirėkuptim. Njė njeri qė nuk di tė falė,
nuk mund tė shpresojė tė jetė i falur. Ata qė mbyllin rrugėn e
tolerancės, janė pėrbindėsha qė kanė humbur humanizmin e tyre. Kėto
monstra qė nuk kanė qenė kurrė ndonjėherė tė prirur tė largojnė vetveten
nga mėkatet e tyre, kurrė nuk do tė ndjehen tė lehtėsuar pėr
mirėkuptim.

Jezus Krishti tregon pėr njė turmė njerėzish qė po
prisnin duke mbajtur gurė nė duar pėr tė qėlluar njė mėkatar. Ai u tha:
"Nėse ndonjėri nga ju ėshtė i papėrlyer me mėkat, le tė qėllojė ai i
pari me gurė."[1] A mundet qė ndokush qė ka njė mėkat nė ndėrgjegjen e
tij, tė jetė akoma i prirur tė qėllojė tjetrin nėse e ka kuptuar me tė
vėrtetė kėtė ide? Nė qoftė se sot kėta fatkeqė e kalojnė jetėn e tyre
duke goditur jetėn e tė tjerėve, testi i lakmuesit nuk ka pėr ta kuptuar
kėtė! Nė fakt, nėse arsyeja pėr tė qėlluar njė person ėshtė urrejtja
dhe ligėsia jonė, nėse ėshtė ky shkaku pse ne kemi dhėnė gjykimin pėr tė
tjerėt, atėherė ėshtė e pamundur ta japim kėtė dėnim pėr ta. E vėrteta
ėshtė se, po qe se nuk shkatėrrojmė idhujt nė egon tonė me tė njėjtėn
kurajo si Abrahami, ne nuk do tė jemi kurrė nė gjendje tė marrim njė vendim tė drejtė nė emėr tė vetes sonė ose nė emėr tė tė tjerėve.

Mirėkuptimi
ngrihet dhe arrin pėrsosjen pėrmes natyrės njerėzore. Nė kėtė
kėndvėshtrim, ne mund tė dėshmojmė mirėkuptimin mė tė madh dhe
tolerancėn mė tė paqortueshme nė shembujt mė tė rėndėsishėm tė
humanitetit.

Urrejtja dhe ligėsia janė farėrat pėr ferrin qė janė hedhur midis njerėzve nga shpirtrat e k�

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5512
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mirėkuptimi, Toleranca dhe Dialogu !

Mesazh nga Katilja prej Mon 03 Jun 2013, 10:57

Toleranca dhe Bujaria

Hapja ēdokujt zemrėn sa mund t'ia hapėsh,
le tė jetė si oqean! Tėrhiqu me besim dhe pėr njeriun dashuri ndje, tė
mos mbetet zemėr e dėshpėruar qė s'u interesove pėr tė e s'ia zgjate
dorėn!

Brohoriti tė mirėt pėr tė mirat dhe, ndaj zemrave qė kanė
besuar, bėhu bujar! Mosbesuesve iu afro aq butė sa neveritė e urrejtjet
t'u treten e shkojnė e ti, nė frymėmarrjet e tua, gjithmonė njė Mesih u
bėj!..

Nė marrėdhėniet me qiejt nė mė tė shumėngjyrėshmen e
rrugėve e me mė tė spikaturėn e fjalėve, mos harro se ndodhesh pas
Udhėrrėfyesit tė Lartė! [Profeti Muhamed] Mos harro dhe, duke menduar
pėr ata qė nuk zotėrojnė as dhe njėrėn prej kėtyre veēorive, bėhu i
matur!Pėrgjigjju tė keqes me tė mirė, sjelljeve tė pahijshme ndaj teje mos ua
var! ēdo njeri, me sjelljet e veta, me karakterin e vet reflekton. Ti
zgjidh rrugėn e tolerancės dhe mirėkuptimit dhe, pėrballė atyre qė
s'dinė se ē'ėshtė tradita dhe edukata, tregohu bujar!

Ta duash
dashurinė dhe tė jesh armik i armiqėsisė, ėshtė karakteristika mė e
spikatur e njė zemre qė ngazėllen me besim. Kurse urrejtja pėr ēdo njeri
ėshtė ose lėshim i zemrės djallit, ose njė vepėr marrėzie. Ti duaje
njeriun, mahnitu pas njerėzores!

Duhet tė ruhesh qė qoftė edhe
njė herė tė vetme tė mos biesh nėn pushtetin e egos, sepse, sipas saj,
tė gjithė njerėzit pėrveē teje janė mėkatarė dhe ēdo individ ėshtė njė i
pafat! Dhe kjo, pėr atė mė fjalėdrejtin, do tė thotė shkatėrrim i
personit! Ti je mjaft i ashpėr me egon tėnde, kurse me tė tjerėt, mė i
buti i tė butėve!Tregohu i vėmendshėm ndaj sjelljeve e veprimeve qė tė bėjnė t'i duash tė
tjerėt e qė i tregojnė ata tė dashur para syve tė tu! Mos harro se tė
njėjtat gjėra mund tė bėhen pretekst qė edhe ti tė pėlqehesh e tė duhesh
nga tė tjerėt. Sillu gjithmonė si njeri dhe i mėshirshėm ji!

Duke
pranuar si etalon trajtimin qė tė bėn Zoti ty, edhe ti ashtu duhet tė
sillesh ndaj popullit. Atėherė ke pėr tė qenė bashkė me Zotin mes
njerėzve dhe ke pėr tė shpėtuar nga egėrsia e tė dy vetmive! [Vetmia
larg njerėzve dhe vetmia larg Zotit].

Se ē'je para Zotit, mund ta
vlerėsosh me anė tė vendit qė i ke veēuar Atij nė zemėr, kurse se
ē'pozitė ke mes popullit, duke e peshuar dhe matur me qėndrimet e tua.
Mos u shkėput nga Zoti qoftė edhe pėr njė ēast dhe, mes njerėzve, njėri
prej tyre bėhu!
Nė qoftė se nė shpirt tė ka zėnė vend mirė ideja se njerėzit qė besojnė
mund tė tė bėjnė keq, dije se kjo ėshtė njė mungesė aftėsie gjykimi dhe e
rrjedhur prej mangėsisė sė mendjes, prej dobėsisė ndaj njė egoje, si
dhe prej mjerimit shpirtėror! Dhe menjėherė iu drejto njė hyjnori qė do
tė ta ngrinte zemrėn peshė e do tė ta pėrlotte syrin!

Shkurt, pėr
ta mbrojtur dashurinė dhe konsideratėn tėnde mes njerėzve, duaj pėr hir
tė Zotit, urrej pėr hir tė Zotit dhe bėhu njė njeri me zemrėn tė hapur
ndaj Tij!


F.Gylen
fgulen.com

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5512
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mirėkuptimi, Toleranca dhe Dialogu !

Mesazh nga Sponsored content Today at 19:06


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi