» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 19 Sep 2009, 17:34

Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė
Studimi i Harvardit, pėr tė zbuluar lumturinė, ka zgjatur 72 vjet. Mes 268 kavieve ishte edhe John Kennedy. Pėrfundimi?
Studimi i Harvardit, pėr tė zbuluar lumturinė, ka zgjatur 72 vjet. Mes 268 "kavieve" ishte edhe John Kennedy. Pėrfundimi? Ai qė do dhe duhet jo vetėm nga partneri, por edhe nga prindėrit, miqtė, motrat, vėllezėrit, mund tė jetė i gėzuar dhe tė jetojė njė jetė tė qetė e tė lumtur . Cili ėshtė sekreti i lumturisė? A ėshtė e mundur qė tė profetizosh se kush ėshtė i destinuar tė jetojė njė jetė tė gjatė, tė shėndetshme dhe me gjithė tė mirat, dhe kush do tė vdesė shpejt pas njė ekzistence torturuese? Prej 72 vjetėsh, Universiteti prestigjioz i Harvardit ėshtė pėrpjekur t‘u japė njė pėrgjigje tė saktė kėtyre pyetjeve tė vėshtira, pėrmes njė studimi tė quajtur "Grant Study", i cili ėshtė konsideruar edhe mė i gjati i kėtij lloji i realizuar deri mė sot. Qėllimi? Pėr tė sqaruar misteret qė trazojnė njerėzimin qė nė fillimet e historisė.

Pėrgjigjja qė japin studiuesit ėshtė shumė e qartė dhe e thjeshtė: lumturia dhe dashuria. Vetėm ai qė do dhe duhet jo vetėm nga partneri, por edhe nga prindėrit, miqtė, motrat, vėllezėrit, mund tė jetė i gėzuar dhe tė jetojė njė jetė tė qetė e tė lumtur.

"Studimi mjekėsor u ka kushtuar shumė vėmendje personave me probleme mendore dhe pak rėndėsi njerėzve tė shėndoshė", tha nė 1938-ėn psikiatri i Harvardit, Arlie Bock, kur filloi zyrtarisht studimin, qė e mori emrin nga manjati i magazinave tė mėdha, W.T.Grant.

Pėr tė studiuar sekretin e lumturisė dhe zhvillimin e saj pėrmes fazave tė ndryshme tė jetės, Bock pėrzgjodhi 268 studentėt mė tė mirė, mė ambiciozė dhe mė tė privilegjuar tė Harvardit, duke u angazhuar qė t‘i ndiqte pėrmes karrierės, luftėrave, martesave, divorceve, nipėrve dhe sėmundjeve, deri nė vdekje.

Nė ato kohė, Harvardi ishte njė enklavė vetėm pėr meshkujt e pasur, elitėn e Anglisė dhe katėr prej studentėve qė iu nėnshtruan studimit u bėnė senatorė, njė u bė ministėr dhe pjesa tjetėr drejtues industrish. Mes tyre ishte edhe njė President, John Kennedy (por dosja e tij nuk mund tė hapet para vitit 2040); njė gazetar i madh, Ben Bradlee, drejtor i "Washington Post" gjatė skandalit "Watergate" dhe njė shkrimtar i famshėm, Norman Mailer.

Por emrat e nxėnėsve qė iu nėnshtruan studimit do tė mbeten pėrgjithmonė njė mister. Edhe Joshua Wolf Shenk, gazetari i parė qė kontrolloi arkivat e "Grant Study", ka qenė i detyruar tė mos i bėnte publike emrat e nxėnėsve nė materialin qė publikoi nė revistėn amerikane "The Atlantic".

Megjithatė, nė fund Shenk i pasqyroi rezultatet e studimit, tė cila shpesh ishin kontradiktore me ato tė George Vaillant, psikiatrit 74-vjeēar tė Harvardit, qė 30 vite mė parė supozoi pėrfundimet e studimit, kur shumė prej studentėve tė tij premtues kishin marrė rrugė tė keqe.

Njė tjetėr studim i bėrė nė Harvard nė vitin 1940 te 456 proletarė tė getove tė Bostonit (qė u quajt "Glueck Study") arriti nė tė njėjtat rezultate. Pasi mbushin 50 vjeē, mė shumė se njė e treta e "kavieve" (studentėve) shfaqte simptoma tė sėmundjeve mendore, alkoolizmit dhe varėsisė ndaj ilaēeve. Pjesa mė e madhe, pa mbushur 50 vjeē, humbėn jetėn duke u vetėvrarė. Arlie Bock ishte shtangur nga rezultatet: "Kur i zgjodha ishin shumė normalė", i rrėfen ai Vaillant, nė njė prej dokumenteve tė gjetura nga Shenk.

Megjithatė, metodologjia e ndjekur nga studimi ishte rigoroze. Falė donacioneve federale dhe private pėr tė paguar studimet e kushtueshme, ēdo dy vjet Vaillant u kėrkonte pjesėmarrėsve tė hartonin pyetėsorė me pyetje tė ndryshme mbi shėndetin fizik dhe mendor, cilėsinė e martesės, fėmijėt, karrierėn, sėmundjet dhe pensionin. Ēdo pesė vjet "kaviet" i nėnshtroheshin kontrollit, kartelat e tė cilėve plotėsoheshin nga mjekėt pėrkatės, ndėrsa ēdo 15 vjet duhej tė jepnin intervista tė gjata, duke iu pėrgjigjur pyetjeve personale nga ēdo fushė e jetės, si praktike ashtu edhe emocionale.

Shqetėsimi kryesor i Vaillant? "Tė studioja mė shumė mėnyrėn se si kėta persona reagonin ndaj problematikave tė ndryshme, natyrisht jo atyre personale", shpjegon Shenk. Studenti qė nė fillim iu duk mė i pėrshtatshmi dhe mė premtuesi nga tė gjithė, ėshtė i pari qė pati njė fund tė hidhur. Pas njė fėmijėrie tė lumtur, nė njė shtėpi me 11 dhoma dhe 3 banja, burri- djalė i njė doktori tė pasur dhe i njė artisteje -u martua dhe bėri karrierė jashtė shtetit. "Mė pas filloi tė tymoste dhe tė pinte alkool", shkruan Vaillant nė bllokun e tij tė shėnimeve. "Nė moshėn 35-vjeēare u zhduk, duke i lėnė kėshtu pėrgjysmė pyetėsorėt tanė. Mė vonė morėm vesh se papritur kishte vdekur".

Njė burrė tjetėr, i konsideruar si klouni i grupit, pėr shkak tė personalitetit tė tij plot gjallėri, u martua tri herė dhe prej kėtyre martesave lindėn tre fėmijė. Ka bėrė punė tė ndryshme, para se tė pranonte homoseksualitetin e tij, duke u bėrė mė pas njė lider i mirėnjohur nė lėvizjet pėr tė drejtat e homoseksualėve. Ai vdiq nė moshėn 64-vjeēare, i alkoolizuar, duke rėnė nga shkallėt, pasi ishte nė gjendje tė dehur.

Por personi mė intrigues nga tė gjithė, sipas Shenk, ėshtė vetė Vaillant, shkencėtari i jashtėzakonshėm dhe mė i ēuditshėm i Harvardit (ndonjėherė vinte nė zyrė me shapka), i cili ėshtė konsideruar shpirti i studimit, pasi nė mungesė tė regjistrimeve, pėrdorte shėnimet e tij personale. I lindur nė njė prej familjeve mė aristokrate tė New England, Vaillant mbeti jetim qė nė moshėn 10-vjeēare, kur i ati, njė burrė i suksesshėm dhe i lumtur (tė paktėn kėshtu dukej nga pamja e jashtme), u vra me njė plumb pranė pishinės sė shtėpisė. "Nėna e tij nuk pranonte tė fliste pėr ngjarjen", tregon Shenk. "Nuk i bėnė ceremoni varrimi dhe nuk shkelėn kurrė mė nė atė vilė". Pas tre divorcesh, psikiatri u rikthye me gruan e dytė. Fėmijėt e tij e pėrshkruanin jetėn me tė atin si "njė luftė civile" dhe tregonin se kishin kaluar vite pa ia kthyer fjalėn. "Miqtė e tij mė tė ngushtė tregonin se nuk dinte t‘i ndante marrėdhėniet miqėsore nga ato intime", thotė Shenk.

Edhe pėr kėtė fakt, pėrfundimet e arritura janė simbolike: "Miqėsia, dashuria dhe marrėdhėnia e mirė me vėllezėrit, motrat dhe prindėrit ėshtė ēelėsi i lumturisė". Por Shenk nuk ėshtė kaq i prerė: "Studimi filloi me propozimin pėr tė analizuar jetėn e atyre individėve nėn lenten e njė mikroskopi. Por nė fund ato jetė ishin shumė tė mėdha, shumė tė ēuditshme e shumė tė pasura me sfumaturė dhe kontradikta pėr t‘u etiketuar", shkruan ai nė revistėn amerikane "The Atlantic".

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15867
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė

Mesazh nga Vizitor prej Sat 19 Sep 2009, 20:13

Per mua kjo thenie bie poshte.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė

Mesazh nga Vizitor prej Fri 16 Apr 2010, 00:45

Dashuria gjithmone ka mbizotėruar nė art; muzikė, poezi, pikturė, skultpurė e letėrsi. Edhe psikologjia e ka zbėrthyer thelbin esaj, sic kane bėrė biologia,antropologjia e neuroshkenca, secila ne fushen perkatese. Psikologjia thotė se fenomeni idashurisė – intimja, zotimi, pasioni - ėshtė shkak shoqėror.
Ndėrsa filozofia pajtohet me fenė kur thotė se dashuria ėshtė shkalla mė elartėe tolerancės.
Por dashuria ndoshta ėshtė thjesht pėrputhje, qė e bėntė niset nė udhėtim drejt sė panjohurės, sepse personi pranė a pėrballė, mund tė jetė mė pak i afėrt a i pėrshtatshėm me atė qė ndodhet mijėra kilometra larg.
Duaji tė gjithė, besoi disave dhe mos i bė keq askujt, thotė Shekspiri.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė

Mesazh nga vistor2 prej Fri 16 Apr 2010, 12:54

princesha shkruajti:Por dashuria ndoshta ėshtė thjesht pėrputhje, qė e bėntė niset nė udhėtim drejt sė panjohurės, sepse personi pranė a pėrballė, mund tė jetė mė pak i afėrt a i pėrshtatshėm me atė qė ndodhet mijėra kilometra larg.
Duaji tė gjithė, besoi disave dhe mos i bė keq askujt, thotė Shekspiri.
Motra ime ėshtė e pamundur pėr shpirtrat pa dashuri tė ngrihen nė horizontin e pėrsosjes njerėzore. Edhe po tė jetojnė pėr qindra vjet, ata nuk do tė mund tė pėrparojnė nė rrugėn e pėrsosjes. Ata tė cilėt janė privuar nga dashuria si dhe janė ngatėrruar nė rrjetėn e egoizmit, janė tė paaftė tė dashurojnė njeri tjetėr veē vetes dhe vdesin pa e ditur qė dashuria ėshtė ngulitur thellėsisht nė shumė qenie tė ekzistencės. As distanca e as afėrsia nė dashuri nuk ka matje.

firma.................................................................................................................................................................................
Duhet tė shkruajmė e tė flasim me zemėr tė pastėr, me sinqeritet, me vetėdije kombėtare, me ndėrgjegje njerėzore, me mendje tė kthjellėt dhe me logjikė tė shėndoshė. Vetėm kėshtu thuhet e vėrteta dhe triumfon drejtėsia.

vistor2

Shteti : Kosovė
Postime : 260
Kyējet nė forum : 10419
Regjistruar mė : 16/11/2007
Profesioni : Juriste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė

Mesazh nga Sponsored content Today at 01:16


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi