» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Situatat qė i bėjnė meshkujt tė ēmenden pas femrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Situatat qė i bėjnė meshkujt tė ēmenden pas femrave

Mesazh nga Kle@Love prej Sat 12 Sep 2009, 18:05

Situatat qė i bėjnė meshkujt tė ēmenden pas femrave
Jeni tė ftuar nė njė festė dhe nuk dini si tė hyni nė bisedė me njerėzit qė ju rrethojnė?

Jeni tė ftuar nė njė festė dhe nuk dini si tė hyni nė bisedė me njerėzit qė ju rrethojnė? Do tė donit qė dikush ta kuptonte pėlqimin tuaj? Ja disa hapa efikasė pėr tė realizuar ėndrrėn tuaj

Njė batutė? Funksionon. Kjo do tė ishte sa pėr tė thyer akullin. Pėr tė vazhduar mė tej, mjafton njė shėtitje nė njė park ose vajtja nė njė lokal. Joshja mund tė realizohet kudo, mjafton qė tė ketė tėrheqje. Por edhe kjo fushė, si gjithė tė tjerat, ka truket e veta pėr tė rezultuar tė suksesshėm. Janė truke "shkencore", tė studiuara mirė, tė cilat vėnė nė punė mekanizmin e tėrheqjes. Duke filluar nga hapi i parė qė ėshtė biseda...

Mesazhi ėshtė hapi i parė i cili tė bėn tė vazhdosh ose tė ndalosh nėse e kupton se tjetri nuk ėshtė i interesuar. Fillimisht, ai qė flet ėshtė trupi. Njė psikologe ka studiuar sjelljet "flirtuese" tė bėra nga gratė dhe reagimin qė meshkujt kanė pasur kundrejt kėtyre ngacmimeve. Ajo ka vėrejtur 52 sinjale trupore tė cilat janė lėshuar nga femrat dhe 17 sinjale refuzimi. "Janė hapa qė fillimisht nisen nga gratė, e mė pas japin mesazhin fillestar. Nėse ky mesazh kuptohet dhe pranohet nga personi tjetėr, atėherė nis loja e shikimeve dhe e fjalėve me zė tė ulėt", shpjegon mė tej ajo. "Kėta janė hapa shumė tė rėndėsishėm nė tėrheqjen e vėmendjes mashkullore".


Nė fakt, gratė qė lėshojnė mė tepėr sinjale interesi, kanė mė shumė mundėsi pėr t‘u afruar me seksin tjetėr. "Tė njėjtin shans kanė edhe meshkujt, por sigurisht qė duhet tė jenė mė tė sofistikuar", vazhdon ajo. "Testi qė vlerėson sjelljen e bėrė nga burrat dhe gratė, tregon se meshkujt kanė tendencėn t‘i vlerėsojnė sinjalet pozitive si mesazhe interesimi mė shumė se refuzimi. Nė fakt, ėshtė thelbėsore aftėsia pėr tė kuptuar reagimet e tjetrit", nėnvizon psikologia. "Kjo lejon qė tė pėrqendrohesh nė atė qė tė lėshon sinjale pozitive, duke anashkaluar atė qė nuk tregon interes".

Kontakti i parė mund tė kalojė mes njė loje shikimesh. "Njė shikim i shpejtė, i shkujdesur, duke hequr sytė e duke e shikuar pėrsėri, ėshtė njė sinjal i fortė joshjeje: tregon interes dhe tėrheq vėmendjen e tjetrit, por shpesh herė ka kuptim tė dyfishtė dhe nuk shpreh pikėrisht atė qė do doje tė transmetoje", shpjegon mė tej psikologia. "Mė pas mund tė ketė edhe njė shkėmbim shikimesh, ku ato janė mė tė zgjatura dhe mė tė thella: njė shikim pak mė i zgjatur mund tė thotė shumė dhe tė transmetojė dėshirė pėr afrim".

Personi qė duam, na ka parė, por si t‘ia bėjmė qė tė hymė nė bisedė? Ėshtė e kotė ta torturoni veten pėr tė kėrkuar diēka tė bukur pėr tė nisur bisedėn. "Njė frazė neutrale do tė ishte shumė e zgjedhur, sepse edhe tjetri do ta ketė mė tė lehtė qė ta vazhdojė bashkėbisedimin". Gjithēka mund tė nisė me njė koment pėr ambientin, pėr muzikėn apo ushqimin. Nė kėtė mėnyrė akulli thyhet shumė thjesht. Nėse personi tjetėr ėshtė i interesuar, do vazhdojė ta zgjasė bisedėn", nėnvizon psikologia. Mund tė tentohet me njė pyetje nė lidhje me atė ēka bėn. Nėse pėrgjigjja qė jep ėshtė e mbyllur dhe mė pas bėn njė pyetje tjetėr, atėherė kjo ėshtė njė shenjė e mirė.

Njė nga recetat pėr tė bėrė pėr vete njė mashkull ėshtė e thjeshtė dhe efikase: tė flasėsh dhe ta shikosh nė sy. Psikologu Arthur Aron, nė Universitetin e Nju Jorkut, qė prej shumė kohėsh studion mekanizmat e dashurisė, ka testuar se cilėt faktorė favorizojnė intimitetin dhe tėrheqjen. Nė njė eksperiment, ēifte tė panjohur duhet tė flisnin pėr tema shumė personale dhe mė pas tė shiheshin me kujdes nė sy. Rezultati? Pjesėmarrėsit treguan se ndjeheshin tė tėrhequr dhe tė afėrt me shoqėruesin me tė cilin bėnin testin. "Tė ndash informacione personale me dikė tjetėr, duke evituar detajet private pėr tė shmangur shqetėsimin, rrit intimitetin", shpjegon Aron. "Ta shikosh personin qė ke pėrballė nė sy ndėrsa bisedon, krijon njė lidhje shumė direkte dhe tė thellė.


Dhe jo vetėm kaq. Njė shikim tepėr i zgjatur nuk duhet bėrė, sepse tjetri e kupton si njė sfidė", tregon ai. Nė Universitetin e Londrės ėshtė realizuar njė eksperiment, ku pjesėmarrėsve u janė treguar foto tė njerėzve tė ndryshėm. Nė kėto foto shikimi i disave ishte i drejtpėrdrejtė dhe nė disa tė tjera shikimi i tyre ishte kuturu. Sigurisht qė grupi i fotove tė para u pėlqye mė shumė nga pjesėmarrėsit. Pra shikimi ėshtė tipari mė i rėndėsishėm i joshjes, sidomos kur jemi nė fazat e para.


Mekanizma analoge vazhdojnė qė tė shtohen nė lojėn e dashurisė. Aron dhe njė grup shkencėtarėsh amerikanė kanė vėnė re se kur u tregonin tė dashuruarve fotografinė e tė dashurit/dashurės, nė trurin e tyre rritej aktiviteti i motivimit dhe pėrqendrimi nė njė objektiv tė caktuar. "Ja pse kur jemi tė dashuruar kėrkojmė qė tė shohim shumė shpesh personin e zemrės, pėr tė qenė mė mirė nga kjo eksperiencė e mrekullueshme", thotė Aron.

Ja njė tjetėr truk i vogėl, por shumė efikas: shikojeni personin qė ju pėlqen drejt e nė sy pėr 10 sekonda nė formėn e germės A. Pra qė shikimi tė zgjatet dhe mė pas shikoni diku tjetėr. Ėshtė njė mesazh shumė pozitiv.

T‘i besosh tjetrit diēka personale, rrit intimitetin. Por ėshtė e ndaluar qė tė kaloni gjithė mbrėmjen duke folur pėr veten, sepse dukeni agresivė dhe nuk i jepni hapėsirė tjetrit. Mė mirė tregoni qė dini tė dėgjoni me shumė interes. Dėgjojini edhe problemet e tjetrit. Ndalojeni bisedėn nėse tjetri e ul ritmin dhe ju shikon nė sy. Njė kompliment (edhe banal) vlen gjithmonė. "Kush e merr, ndjehet i vlerėsuar dhe i kushton rėndėsi atij qė ia ka dedikuar. Kėshtu qė interesi ėshtė reciprok", nėnvizon psikologia. Nėse dėshironi qė personi tjetėr ta kuptojė se ju e pėlqeni, komplimenti ėshtė gjėja e dytė qė duhet tė bėni.

Batutat me humor shėrbejnė pozitivisht dhe kjo ėshtė e provuar shkencėrisht. Nga rezultatet e njė studimi tė bėrė prej njė universiteti tė Kanadasė tregohet se femrat dėshirojnė meshkujt e qeshur dhe gazmorė, ndėrsa pėr meshkujt preferohen ato femra tė cilat qeshin me batutat e tyre. Pjesėmarrėsve tė njė eksperimenti iu kėrkua qė tė zgjidhnin njė partner mes dy personave tė ndryshėm, njėrit me sens humori dhe tjetrit qė e vlerėsonte humorin.


Nė mė shumė se 60 pėr qind tė rasteve gratė zgjodhėn "tipin simpatik", ndėrsa meshkujt vlerėsonin partneren e cila ēmonte ironinė e tyre. Nė njė tjetėr test, vajza dhe djem duhej tė vlerėsonin persona tė seksit tė kundėrt. Ata kishin njė foto dhe ajo ishte prezantuar si njė nga frazat e tyre: njė batutė dhe njė pohim normal. Femrat menduan se partneri i tyre mė i mirė i mundshėm ishte ai i cili kishte shkruar diēka humoristike.

Nėse qeshni tė dy bashkė pėr diēka tė caktuar, atėherė edhe kjo gjė ju bėn mė tė afrueshėm. Arthur Aron ka treguar se tė ndani eksperienca tė gėzuara rrit intimitetin pėr ata qė takohen pėr herė tė parė. "Qeshja largon tensionin e takimit tė parė me njė tė panjohur. Kjo bėn qė tjetri tė fitojė mė tepėr konfidenca", tregon Aron.

Mundet qė personin e dashur ta bėni pėr vete edhe me diēka tė shpejtė dhe tė bukur. Duke i kėrkuar, pėr shembull, njė xhiro nė lojėrat e "Luna Parkut" (malet ruse), apo nėse jeni nė plazh, do tė ishte shumė mirė nėse do t‘i kėrkonit tė bėnit sėrf bashkė. Ėshtė shpjeguar shkencėrisht se takimi me dikė qė ėshtė nė njė gjendje emocionale tė caktuar, pėr shembull pasi ka provuar frikėn, rrit probabilitetin pėr t‘u tėrhequr nga tjetri nėse ky i fundit i pėrshtatet me tipin tuaj", pėrfundon Aron.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15843
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Situatat qė i bėjnė meshkujt tė ēmenden pas femrave

Mesazh nga Vizitor prej Sun 13 Sep 2009, 20:13

Sa do shkoj radha tek lagjia tani qe lexova keto une!!!!!!!!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Situatat qė i bėjnė meshkujt tė ēmenden pas femrave

Mesazh nga olsaaa prej Sun 13 Sep 2009, 23:16

dinakrija edhe provokimet

olsaaa

Shteti : Prishtina
Postime : 1552
Kyējet nė forum : 9628
Regjistruar mė : 25/08/2009
Profesioni : Juriste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Situatat qė i bėjnė meshkujt tė ēmenden pas femrave

Mesazh nga Sponsored content Today at 16:39


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi