» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

12 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 12 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Zenel Gjoleka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zenel Gjoleka

Mesazh nga Vizitor prej Fri 11 Sep 2009, 21:44

prijėsi i tradhtuar nga bejlerėt dhe agallarėt

Zenel Gjoleka160 vjet mė parė, aty nga mesi i qershorit tė vitit 1847, Zenel Gjoleka, nė krye tė 200 kuējotėve, pėrzuri me armė sipėrmarrėsit e taksave dhe forca tė shumta xhandarėsh qė kishin shkuar nė Kuētė Kurveleshit, pėr tė vjelė taksėn e xhelepit dhe pėr regjistrimin e rekrutėve. Ky aksion shėrbeu si sinjal pėr fillimin e kryengritjes mė tė madhe kundėr-osmane qė ka hyrė nė histori me emrin "Kryengritja e Tanzimatit", e cila i dha sundimit otoman goditjen, qė shėnoi fillimin e tatėpjetės sė tij. Sipas Jorgji Meksit, qė ka shkruar pėr kėtė kryengritje 50 vjet pas shuarjes sė saj, vatėr e kryengritjes u bė "gjithė krahina nė veri tė Delvinėsqė quhet Arbėridhe qė pėrfshin Kurveleshin dhe Himarėn" (V. Meksi, "Revista politiko-ushtarake", Tiranė1977, nr.6, f.60), por pastaj ajo u shtri nė Labėri, Tepelenė, Mallakastėr e Ēamėri.

Me bashkimin e Delvinėse tė Ēamėrisėdhe, aty nga fundi i qershorit, edhe tė Mallakastrės me kryengritjen, nėn kontrollin e kryengritėsve u vu njė zonė e gjerė nga Berati nė Ēamėri, me pėrjashtim tė Gjirokastrės dhe tė Beratit, qėishin nė duart e turqve. Kryengritėsit u ndeshėn me garnizonet osmane tė vendosura nė kalatė e kėtyre qyteteve, si dhe me ushtritė e shumta tė dėrguara nga Porta e Lartė, duke fituar disa luftime nė zonėn nga Lugina e Drinos e tė Delvinės, si dhe nė rrethin e Beratit.

Duke parė se kryengritja pėrfshiu gjithė Toskėrinė dhe nga frika se mos pėrhapej edhe nė veri tė Shqipėrisė, Porta e Lartė urdhėroi kryekomandantin e armatės sė Rumelisė, mareshalin Mehmet Reshit Pasha, tė ndėrmerrte njė fushatė tė madhe ndėshkimore kundėr kryengritėsve. Mareshali turk grumbulloi nė Manastir, Janinėe Thesali,ushtri tė shumta tė rregullta dhe lajmėroi krerėt e veriutqė tė rekrutonin 15 mijė gegė e t'i drejtonin nga Ohri. Veē kėtyre forcave, drejt brigjeve shqiptare u nis njė njėsi detare nėn komandėn e nėnadmiralit tė Flotės, Ahmet Pasha. Nė fillim tė gushtit, Mehmet Reshit Pasha u nis nga Manastirinė krye tė njė force prej 15 mijė ushtarėsh tė rregullt, tė pajisur me teknikėn mė moderne ushtarake tė asaj kohe. Nė Ohėr, gjeti edhe 6 mijė rekrutė gegė.
Nga Ohri u nis pėr nė Elbasane prej andej iu drejtua Beratit, ku arriti rreth datės 20 gusht (8 gusht). Pas luftimesh tė ashpra nė zonėn e Beratit e tė Mallakastrės, ai mundi ta thyente qėndresėn e forcave tė Rrapo Hekalit, tė kalonte Vjosėn dhe tė ngjitej pėrpjetė Grykės sė Shushicės, me qėllim qė tė hynte nė Kurveleshin e Sipėrm, ku ndodhej shtabi i kryengritjes, nga veriu. Kryengritėsit i pritėn me luftime tė ashpra forcat e serasqerit nė Mesaplik e Kurvelesh tė Poshtėm, tė cilat arritėn kulmin me pėrleshjet e ashpra nė Grykėn e Shurit. Si rrjedhim i qėndresės heroike tė forcave tė udhėhequra nga vetė Gjoleka, pėrpjekja e komandantit turk pėr tė depėrtuar nė mėnyrė tė rrufeshme nė epiqendrėn e kryengritjes, dėshtoi.
Duke parė humbjet e ndjeshme dhe nga frika e fillimit tė shirave, serasqeri u tėrhoq nė Himarė dhe prej andej kaloi nė Delvinė, nė pritje tė pėrforcimeve. Ai vendosi tė hynte nė Kurveleshin e Sipėrm nga jugu, duke e ndarė ushtrinė nė dy kolona, qė do tė bashkoheshin nė lumin e Kardhiqit dhe prej andej do tė zinin Picarin e Kolonjėn dhe do tė ngjiteshin nė Golem e Progonat, pėr ta shuar kryengritjen nė djepin e saj. Po edhe ky plan dėshtoi. Kolona qė vinte nga Gjirokastra nuk arriti nė Kardhiq, pasi u pengua nga luftėtarėt e zonės sė Kardhiqit. Kurse kolona tjetėr, pas luftimesh tė pėrgjakshme nė fshatrat Palavli e Kamenicė me forcat e Hodo Nivicės e Halim Ēaparit, mundi ta kalonte qafėn e Skėrficės dhe tė arrinte nė Zhulat. Por malet e Kurveleshit, qė ngriheshin kėrcėnueshėm pėrballė, e bėnė serasqerin ta ndryshonte planin dhe tė mos i niste forcat kundėr tyre, nė ato ēaste.

Komandanti turk, i njohur pėr mizoritė kundėr shqiptarėve (ishte ai qė organizoi masakrėn e Manastirit mė 1825), vendosi tė provonte edhe njė herė armėn e tij tė pėlqyer, dredhinė. Ai shpalli njė amnisti pėr pjesėmarrėsit nė kryengritje, sė cilės shumė vetė i besuan. Pashai ftoi parėsinė e Labėrisėtė mblidhej nė fushėn e Zhulatit, ku duhej tė shfaqej besnikėria e krerėve tė kryengritjes ndaj pushtetit osman. Kurthi i ngritur edhe kėsaj here punoi. Duke shkelur amnistinė e premtuar, ai arrestoi 85 vetė, ndėr ta edhe Hodo Nivicėne krerė tė tjerė kryesorė, tė cilėt u internuan nė Adana, nga u kthyen gjallė vetėm dhjetė syresh. Gjoleka, si e pa qė forcat e tij tė pakėsuara nuk mund t'u bėnin dot ballė reparteve tė shumta osmane, e shpėrndau ushtrinė e vet nė ēeta tė vogla, "duke mbajtur me vete disa tė paktė dhe duke mos u paraqitur kurrė para ndjekėsve tė tij". Me shpėrndarjen e forcave kryengritėse dhe me kapjen e Hodos, qėndresa ra.

***
Kryengritja e vitit 1847 nisi si njė kundėrshtim ndaj hreformave tė Portės sė Lartė, tė cilat nuk sillnin asgjė tė mirė pėr shqiptarėt, pėrveē forcimit tė shtypjes dhe tė shfrytėzimit tė tyre. Largimi pėr 10-12 vjet i krahėve mė tė aftė tė punės pėr tė kryer shėrbimin ushtarak, do tė thoshte shkatėrrim i ekonomisė. Taksat e reja, qė, veē tė tjerash, duheshin paguar jo nė natyrė por nė tė holla, ishin njė barrė tepėr e rėndė dhe e papėrballueshme prej tyre. Reformat binin kryesisht mbi kurrizin e popullsisė fshatare, e cila pėrbėnte edhe shumicėn dėrrmuese tė popullsisė. Prandaj, ndryshe nga lėvizjet e mėparshme, kjo kryengritje nisi si njė lėvizje e vegjėlisė fshatare, veēori qė erdhi e u bė mė e theksuar me zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve. Pėrfshirja nė revoltė edhe e krahinave tė Toskėrisė,qė i ishin nėnshtruar prej kohėsh sundimit otoman, tregon se sa e rėndė ishte barra e re qė u ngarkohej. Labėria, qė nuk e kishte njohur pushtetin osman, kishte edhe mė shumė arsye t'i kundėrshtonte hreformat. Sidomos pėr Kurveleshin, qė prej gati katėr shekujsh edhe haraēin nuk e kishte paguar, zbatimi i kėtyre hreformave shėnonte nėnshtrimin e plotė ndaj Turqisė. Prandaj ata u lidhėn si njė grusht i vetėm dhe vendosėn mė mirė tė vdisnin duke luftuar, sesa tė duronin zgjedhėn e rėndė qė po pėrpiqej t'u vinte Porta e Lartė. Shembullin e tyre e ndoqėn menjėherė fshatarėt e zonave tė tjera tė Labėrisė, tė Mallakastrėse Beratit, tė Tepelenės, Delvinės, Gjirokastrėse tė Ēamėrisė. Pėrgjigjja e tyre qe: "Mbretit s'ja kemi takanė,/ me xhelep e me nizamė,/ me asqer e Tanzimanė".
Ndryshe nga krahinat e tjera tė Toskėrisė, nė Kurvelesh dallimet shoqėrore ishin nė fillimet e tyre. Aty kishte vetėm fshatarė-pronarė, tė vegjėl ose tė mėdhenj, por qė e siguronin jetesėn me punėn e vet. Pėr kėtė ėshtė kuptimplotė fakti qė nė listėn e krerėve kurveleshas qė kanė nėnshkruar letrėn e 27 gushtit, drejtuar mbretit Oton tė Greqisė, vetėm Ēelo Picarimbante titullin "aga". Por edhe ky titull i tij nuk buronte nga pasuria, por ishte thjesht njė ofiq i fituar nga shėrbimi nė shtetin turk. Nga ky status i njėjtė ekonomik, buronte edhe pozita e njėjtė shoqėrore e banorėve tė fshatrave tė Kurveleshit. Nė Kurvelesh nuk kishte bejlerė, agallarė dhe kapedanė; nga pėrgjigjja ironike e Ēelo Picarit, kuptohet qė ai nuk pranonte tė kishte bejlerė nė Picar dhe kapedanė nė Ēorraj. Duke qenė se tė gjithė prekeshin njėlloj nga hreformat, Kurveleshi u hodh i tėri nė kryengritje. Kėshtu ndodhi edhe nė ato pjesė tė Labėrisė,ku marrėdhėniet feudale nuk kishin pėrparuar dhe toka e bagėtitė ishin nė duart e fshatarėve.
Po nė anėt e Labėrisėdhe nė krahinat e tjera tė Toskėrisė, ku ekzistonin dallimet shoqėrore nė fshatarė dhe bejlerė e agallarė, kėta tė fundit, jo tė gjithė u bashkuan me kryengritjen. Kėtė e dėshmon edhe lista e krerėve tė kazave e pėrmendur mė lart. Nė kazanė e Delvinės, nga 32 nėnshkrues, vetėm njė ka titull: Abdyl bej Koka, prej njė familjeje tė njohur feudale tė Delvinės; nga 44 pėrfaqėsues tė kazasė sė Vlorės,kėta tituj i mbajnė vetėm 4 vetė dhe nė tė dy Mallakastrat, nga 12 vetė, vetėm Rrapo Hekali kishte njė pronė, tė blerė me paratė e fituara nga shėrbimet ushtarake, ku kishte marrė edhe titullin "aga". Gjithė tė tjerėt ishin burra tė dėgjuar pėr trimėrinė dhe urrejtjen e tyre ndaj turqve, por qė vinin nga radhėt e fshatarėve tė mesėm ose tė pasur.
Ndryshe u soll ndaj hreformave shtresa e bejlerėve dhe agallarėve. Tanzimati cenonte edhe privilegjet e tyre, por nga frika se mos shkaktonin mėrinė e Sulltanit e i humbnin tė gjitha, mjaft feudalė menduan se do tė ishte mė me leverdi pėr ta tė mos i kundėrshtonin kėto hreforma e tė mos bashkoheshin me kryengritėsit. Prandaj, pjesa mė e madhe e tyre mbajti njė qėndrim tepėr tė lėkundur, kurse njė pjesė mori hapur anėn e pushtuesit. Kėtė qėndrim tė lėkundur tė shtresave tė larta, e kanė vėnė nė dukje shumė tė huaj bashkėkohės tė kryengritjes. Nėnkonsulli grek, Klerinxis, nė raportet e tij thekson se si nga myslimanėt, edhe nga ortodoksėt, me Gjolekėn u bashkuan vetėm njerėz "nga klasat popullore". Pėr qėndrimin e lėkundur tė feudalėve qė nuk donin tė binin nė sy tė autoriteteve, ai thotė se "kėtė qėndrim e mbajnė vetėm pėr hir tė mbrojtjes sė interesave tė tyre personale" (revista "O Neos Kuvaras", Raporti nr.2603/295). Gjatė kėsaj kryengritjeje, Vrionasit dhe shumė bejlerė e agallarė tė Beratit, Vlorės, Gjirokastrės, Delvinėse tė Ēamėrisė,drejtpėrdrejt ose tėrthorazi u vunė nė shėrbim tė autoriteteve turke, duke ndihmuar nė shtypjen e saj.

***
Nė kėto rrethana, kryengritja e vitit 1847 nuk mund tė ishte tjetėr, veēse njė lėvizje e vegjėlisė sė fshatrave e tė qyteteve dhe udhėheqjen e saj s'kishte kush ta merrte, veē njerėzve nga radhėt e saj. Feudalėt nuk mund t'i merrnin kėtė role, sepse ata qėndruan mėnjanė dhe nuk qenė tė vendosur pėr ta shpurė punėn gjer nė fund. Prandaj, kryengritėsit zgjodhėn si prijės tė tyre Zenel Gjolekėn, Rrapo Hekalin, Tafil Buzin, Hodo Nivicėn, Halim Ēaparin etj., me origjinė dhe gjendje shoqėrore fshatarė pronarė. Kėta u vunė nė krye tė vegjėlisė, nė mbrojtje tė interesave tė saj, qė ishin tė njėjta me tė tyret, dhe nuk i lėshuan armėt nga dora, gjersa kryengritja u shua pėrfundimisht. Ushtarė tė tyre ishin masat e gjera tė fshatarėsisė sė varfėr tė Kurveleshit e tė Labėrisė, bujqit e feudalėve tė Beratite tė Myzeqesė, tė Delvinėse tė Gjirokastrės, qė u ngritėn pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre tė nėpėrkėmbura nga shteti osman. Udhėheqėsit e kryengritjes, me intuitė, e kishin kuptuar se kėrkesat e tyre mund tė plotėsoheshin dhe tė arrihej njėfarė suksesi, vetėm duke fituar simpatinė e kėsaj shtrese dhe duke tėrhequr nė lėvizje masėn e gjerė tė fshatarėsisė, pa bėrė dallim nėse ishin myslimanė a tė krishterė.
Qeveria osmane u mundua ta paraqiste kryengritjen si njė lėvizje tė izoluar dhe Gjolekėn, si rebel, hajdut, kriminel e mashtrues, qė "ka nxitur e bėrė pėr vete disa naivė, qė s'janė nė gjendje tė dallojnė tė mirėn nga e keqja" (AQSH: Sheria e Beratit, Dosja nr.1, f.61). Kundėr kėtyre pėrgojimeve flet vetė karakteri masiv i lėvizjes. Ajo nuk qe njė revoltė e veēuar e njė grupi personash, e njė fshati apo e njė krahine, por pati tė gjitha karakteristikat e njė kryengritjeje tė gjerė, pėr shtypjen e sė cilės Porta e Lartė mobilizoi tė gjitha forcat e ejaletit tė Rumelisė. Pėr tė arritur bashkimin e popullit, Besėlidhja kėrkonte nga luftėtarėt t'u shmangeshin dhunės e hakmarrjeve, tė mos dėmtonin pasurinė e fshatarėve dhe tė mos i binin nė qafė popullit. Kėto tregojnė se kryengritėsit nuk ishin banditė, po njerėz tė revoltuar nga mungesa e drejtėsisė. Pikėrisht pėr kėtė arsye ata u ngritėn kundėr shtetit qė u grabiste pasurinė dhe u shkatėrronte jetėn, nė tė cilin, ligjet i bėnte arbitrariteti dhe korrupsioni i nėpunėsve dhe kėrbaēi i zaptijeve.

Ndjenja kombėtare

Kryengritja e 1847, nga revoltė ekonomike, nė njė luftė ēlirimtare
Kryengritja e 1847-ės nisi si kundėrshtim i hreformave, d.m.th., pati shkaqe kryesisht ekonomike. Por shumė shpejt ajo mori tiparet e njė lufte ēlirimtare, pasi problemet ekonomike nuk mund tė zgjidheshin pa shpėtimin nga zgjedha otomane. Lufta me ushtrinė osmane konceptohej prej tyre si ndeshje mes shqiptarėve dhe "halldupėve", "konjarėve", mes njerėzve qė mbanin fustanella tė bardha si bora dhe shallvaregjerėve me ēallma, mes atyre qė flisnin shqip dhe atyre qė flisnin njė gjuhė qė nuk e merrnin vesh. Pra, kjo kundėrshti traditash, gjuhėsh dhe qėllimesh, nuk kishte si tė mos ushqente tek kryengritėsit ndjenjėn e shqiptarizmės. Ndjenjat proto-nacionaliste, tė shfaqura shekuj mė parė tek shqiptarėt jo vetėm nuk ishin shuar, por me kalimin e kohės evoluuan nė ndjenja nacionaliste, gjė qė e kanė vėnė nė dukje tė huajt, qė flasin pėr shqiptarėt e fillimit tė shek.XIX. Lidhur me kėtė, lordi Hobhauz, qė e shoqėroi Bajronin nė udhėtimin e tij nė Shqipėrinė e Jugut, shkruan: "Tek ky popull, ka njė frymė tė tillė pavarėsie dhe njė dashuri tė tillė pėr vendin e tyre, qė pėrbėn dallimin mė tė dukshėm tė tyre nga ndjekėsit e dy besimeve nė pjesėt e tjera tė Turqisė. Kur vendėsit e provincave tė tjera i pyet se ēfarė janė, ata tė pėrgjigjen "jam turk" ose "jam kristian", ndėrsa kur i bėn kėtė pyetje njė banori tė kėtij vendi, ai tė pėrgjigjet: "Jam shqiptar!". Kombėsia, njė pasion nė tė gjitha kohėrat, mė i fortė tek malėsorėt sesa tek banorėt e fushave, ėshtė ndjenja mė e spikatur nė karakterin e tyre. Kushdo prej tyre qė largohet prej vendlindjes, kur merr vesh se nė vendin ku po udhėton banon njė bashkėkombės i tij, do tė kthehet nga udha t'i bėjė njė vizitė, edhe pse nuk janė parė kurrė mė parė". (J. Hobhouse, Journey through Albania, p.138-139). Pikėrisht, ndjenja e kombėsisė dhe lidhja e thellė shpirtėrore me atdheun qė buronte prej saj, i ruajti shqiptarėt nga asimilimi.
Pra, Kryengritja e Tanzimatit u karakterizua qė nė fillim nga tipare tė qarta tė njė lėvizjeje kombėtare. Besėlidhja qė u krijua, ndryshe nga besėlidhja e vjetėr, u quajt "Lidhja Kombėtare Shqiptare" dhe organi drejtues i saj u thirr "Komitet Kombėtar". Kėto tipare duken edhe nė parullat qė u hodhėn gjatė saj, si: "Tė luftojmė pėr gjithė Shqipėrinė!" apo "Tė luftojmė pėr Atdheun!" (L.Mile, Rreth kryengritjes sė madhe fshatare tė 1847…, f.93). Elementet e ndėrgjegjes kombėtare gjejnė pasqyrim edhe nė kėngėt qė iu kushtuan kėsaj ngjarjeje. Gjoleka u tret, se u pėrpoq "pėr gjithė vilajete", ai s'falet "se mbron vatanė", ai lufton "as pėr mua as pėr tij, po pėr gjithė Shqipėri". Kjo kryengritje e forcoi ndjenjėn e unitetit dhe tė shqiptarizmės, qė u shfaq qartė sidomos gjatė kryengritjeve qė pasuan masakrėn e Manastirit. Me gjithė pėrpjekjet pėr t'i pėrēarė shqiptarėt, duke dėrguar nė veri ushtarė nga Toskėriadhe kundėr kėsaj ushtarė gegė apo ēamė, Porta e Lartė nuk pati sukses. Siē del nga dokumentacioni turk i periudhės nė fjalė, rekrutėt shqiptarė dezertonin kur ishte fjala pėr tė shtypur bashkatdhetarėt e tyre dhe bashkoheshin me ta kundėr turqve.
Kryengritėsit nuk kėrkuan pavarėsinė, por ruajtjen e privilegjeve
Kryengritja e 1847-ės, si njė lėvizje fshatare, vuajti nga kufizime e tė meta qė janė vėnė nė dukje nga historianėt. Por, shpesh, kritikat nuk marrin parasysh rrethanat historike nė tė cilat ajo u zhvillua. Kėshtu, autori grek M.Spiromilo vėren se kryengritėsit "nuk kėrkonin pavarėsi, por privilegje (venome) qė u ishin dhėnė atyre qė prej kohės sė pushtimit" (Hronograf i pėrjetshėm i Epirit, f.76). Dhe nė Kurvelesh e Labėri,lėvizja ashtu nisi: masat fshatare kėrkonin ruajtjen e privilegjeve tė mėparshme, kurse Turqiadonte t'ua hiqte ato dhe t'i vinte kėto krahina nėn administratėn e saj. Nė letrėn drejtuar mbretit tė Greqisėata ankohen se "tė mirat e mėparshme, qė na pėrshtateshin, na u hoqėn dhe na dėrguan gjėra tė reja, qė nuk durohen dot nė vendet tona; na vunė Kėshillin e tė Dymbėdhjetėve nė ēdo kaza tonėn dhe ata gjykuan me hatėre dhe padrejtėsisht e jo sipas hirit tė perėndisė dhe profitit tonė, por me dhunė e duke na shtypur… dhe jo tė gjykojnė si gjithė mbretėrit e Evropės" (po aty, f.139). Megjithate, kėrkesa pėr ruajtjen e venomeve nuk duhet marrė si njė dėshmi e kundėrshtimit prej tyre tė progresit. Ata ishin kundėr hreformave, sepse e kuptonin qė zbatimi i tyre nuk do t'i sillte asgjė tė mirė vendit, veēse njė nėnshtrim tė plotė ndaj zgjedhės osmane. Po edhe si kėrkesė pėr ruajtjen e privilegjeve ajo, nė thelb, ishte pozitive, pasi luftohej pėr ruajtjen e traditave dhe tė institucioneve vendėse dhe kundėrshtohej instalimi i aparatit shtetėror tė pushtuesit dhe zbatimi i sheriatit.
A mund tė qortohen udhėheqėsit e kryengritjes se nuk kėrkuan pavarėsinė nga Turqia? Sikurse e thonė vetė krerėt e saj, ata ishin "njė popull fare i varfėr… me vendin e thatė dhe shkėmbor, pa asnjė dituri, por me armė nė krah", pra, jetonin nė njė prapambetje shumė tė madhe ekonomike dhe kulturore. Pėr kėtė arsye, pėrfaqėsuesit e masave fshatare, nuk mund tė shtronin kėrkesa qė i kapėrcenin caqet qė u vinte niveli ekonomik dhe politik i kohės. Pra, kufizimet e kryengritjes duhen kėrkuar pikėrisht nė kushtet ekonomike qė e pollėn atė lėvizje. Kėshtu qė, kryengritėsit nuk mund tė qortohen pse nuk kėrkuan pavarėsinė e Shqipėrisė. Por, pavarėsisht nga kėto, pasojat e kėsaj kryengritjeje qenė largvajtėse. Ajo tronditi nga themelet Perandorinė Osmanedhe i shkaktoi asaj jo pak telashe. Pėrsa u pėrket shqiptarėve, ashpėrsia e Portės sė Lartė nė shtypjen e saj, i bindi ata pėrfundimisht se kjo perandori ishte armike deri nė vdekje e Shqipėrisė dhe i ndėrgjegjėsoi se, shpejt a vonė, ata duhej tė shkėputeshin nga Turqia. Jehona e kryengritjes qe e madhe nė gjithė Evropėndhe popujt e shtypur tė Perandorisėi shihnin me simpati e shpresė veprimet e kryengritėsve shqiptarė. Nė Greqinėe Veriut, Gjoleka shihej si hero dhe i kėndoheshin kėngė; njoftimet pėr kryengritjen dhe heronjtė e saj mbushnin faqet e gazetave mė tė mėdha greke tė kohės. Nė Shqipėri, jehona e saj qe edhe mė e madhe. Ajo u pėrcoll edhe tek brezat pasardhės, sidomos nėpėrmjet folklorit shumė tė pasur qė frymėzoi. Kujtimi i trimėrive tė panumėrta tė kryengritėsve dhe i fitoreve tė Gjolekės, Hodo Nivicės, Rrapo Hekalit etj., mbi ushtritė e pashallarėve turq, ngriti lart krenarinė kombėtare tė shqiptarėve. Kjo ngjarje, mė e madhja pas kryengritjeve tė shek. XV-XVI, shėrbeu si shtrat qė lindi dhe ushqeu nacionalizmin shqiptar tė periudhės sė Rilindjes, i cili i nyjėtoi qartė aspiratat e popullit tonė pėr mėvetėsi nė lėvizjen e madhe politike tė Lidhjes Shqiptare sė Prizrenit dhe ngadhėnjeu me shpalljen e Pavarėsisė.

Prof.dr.Rami Memushaj

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zenel Gjoleka

Mesazh nga Vizitor prej Sun 03 Jan 2010, 22:54


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi