» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Dita e tubimit dhe nata e mashtrimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dita e tubimit dhe nata e mashtrimit

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 30 Aug 2009, 18:47

Agon Dragusha
Edhe pse Aristoteli pohoi se njeriu ėshtė qenie shoqėrore (zoon politikon), i cili nuk bėnė tė ndahet nga shoqėria prap se prap njėriu nė disa raste duhet tė jetė edhe qenia individuale i cili duhet tė mendojė pėr vetėn e tijė.
Nga ana tjetėr nėse nisemi nga Platoni cili i kushtoi rėndėsi analizės sė vetėdijes shoqėrore, duke konsideruar se ajo vetėdije ėshtė mbledhje e vetėdijeve individual tė anėtarėve tė grupit.”Shpirti i njeriut qė pėrbėhet nga tri pjesė kryesore: intelekti, vullneti dhe epshet (pasionet)”.
Pra nga kjo mund tė themi se njeriu ka intelekt, vullnet dhe epsh, e nėse ne nuk nisemi nga mendja jonė qė tė shohim rrugėn e sė ardhmes atėher na del mendimi i Nietzsches i cili nė defenicionin e tij shum inetersant pėr njėriun nė racion me kafshėn thotė: “Njeriu ėshtė kafshė qė mund tė japė fjalėn”. Kėtu kemi njė pėrplasje e cila po ndodhė nė mesė indvidėve tė njė grupi shoqėror. Pėrplasje kjo qė ndodhė nė mesė dy grupeve tė ndarė nga i njėjti grup. Grupi i parė qė nė shikim tė parė dhe nė veshjen e tyre, sjelljet e tyra na dalin si egocentrist dhe ambienti nė te cilėn e rrethon thuajse janė tė tillė ku disa prej tyre shkelin edhe normat e veta tė njė grupi shoqėror me tė cilėn kanė jetuarė dhe jetojnė me arsyen e mosndarjes nga shoqėria tė cilėt hyn nė pėrkufizimin qė ka bėrė Nietzsche. Kurse nėse i shikojmė sjllejet, veshjen, qenrimin e grupit tjetėr mundė tė themi se janė tradicional dhe fetarė, dhe mu ashtu siē shprehet edhe Platoni me faktin se kėta janė te vetėdijshėm se ditėt dhe vitet e diturisė nuk festohen nė atė mėnyrė ku disa prej tyre kėtė natė e pėrfundojėn tragjikisht dhe pjesa tjetėr jomire psiqikisht.
Pra mendja e dallon njėriun dhe e bėnė qė tė jetė njėri
“Nuk ėshtė pėrparim i njeriut, qė ai tė lihet tė vepron atė qė dėshiron tė vepron atė qė atij i ka endja, por pėrparim i njeriut ėshtė kur ai vrpron atė qė duhet vepruar. I menquri dhe i urtė ėshtė ai i cili vepron atė qė duhet vepruar ndėrsa vetem kafsha vepron atė qė dėshiron dhe nė dėshirėn e saj nuk ka kush qė e pengon. Ajo nuk posedon mendje, turp qė e ndalon, spo frik e cila e pengon, e as fe qė do ta rregullonte jetėn e sajė.”
Njeriu duhet tė kuptohet si njėri, e kėtė e bėnė feja islame e cila njeriun e kupton si krijesė sui generis atė e shikon si krijesen mė fisnike. Po ashtu i thekson edhe mangėsit e tij sepse njeriu gjendet nė poziten e mesme, ndėrmjet kafshės tek e cila shprehet vullneti epshor dhe melekut (engjullit) qenien e tė cilit nė pėrgjithėsi e pėrshkojnė mendja dhe dituria. Ai nuk ėshtė as derivat i kafshės e as i engjullit.
Devijimi i njeriut nga rruga e vėrtet fillon me nėnshtrimin e tij ndaj disa cilėsive shtazarake duke synuar tė bėhet engjėll.
” Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t’ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshėmve.” (El-Araf, 20)
“Por, atė e ngacmoi djalli duke i thėnė: “O Adem, a do tė tė tregoj pėr pemėn e pavdekshmėrisė dhe tė sundimit tė pazhdukshėm!” (Ta-ha, 120)
Nėse ndalemi pak, do tė vėrejmė se devijimi i njeriut ka filluar atėherė pėr tė patur sundim tek ai (nga ana e djallit), ėshtė nxitur dėshira pėr tė qenė engjėll, pėr tė patur sundim tė pazhdukshėm duke e treguar atė si kanditat potencial pėr njė pozit mbinjerėzore.
Ja pra njėlloj edhe mendimi i pėrendimorve. Njėriut duke ia rritur mendjen e duke e pėrgatitur atė si tė mjaftushėme dhe zot i vetėvetes, jep shembullin mė konkret tė adhurimit tė djallit.
Ne nuk duhet tė mendojmė se lumturinė mundė ta gjejmė nė kėto vende duke u menduar se knaqėsia ėshtė nė mbramje tė tilla (mbramje tė maturės), me muzikė dhe defrim ku thuajse ėshtė bėrė shprehi dhe kjo ėshtė realitet.
Nė kėto mbramje dėmi ėshtė mė i madh se dobia. Dėmi ėshtė si nga ana materiale ashtu dhe nga ajo shoqėrore dhe shpirtėrore.
Nėse e shikojmė kėtė mbramje nga ana materiale atėherė pėr ēdo nxėnės qė shkonė nė kėtė nevojiten mė sė paku 100 euro. Kurse nėse shikohet nga ajo shoqėrore ėshtė ajo qė ndikohet nga individualja. Lakmia qė tė duket si shoku apo shoqėja e sajė nė mbramje tė tilla, kur dihet kriza socioekonomike nė familjet shqipėtare. Babi i shkret apo ta quajm i mjerė duhet tė punojė e tė ndajė kafshatėn e gojės qė ta pėrcjell birin apo bijen me njė pėrcjellje qė nė shikim tė parė i ngjanson njė “poo ylli tė Holivoodit” apo njė pėrcjelljeje presidenciale duke menduar se lumturia e pakufishme arrihet nė mbrėmje tė tilla.
Dhe flen i qetė pėrderisa fėmija i tyre kėthehet i dehur nė shtėpi apo ndoshta nuk kėthehet fare dhe e tėr kjo pėrfundon me njė vizitė me disa pem dhe perime tė ndryshme nė emergjenc.
Kjo nuk ėshtė lumturi, dituri, pjekuri! Kjo ėshtė marrėzi.
Shumica e njerėzve janė nė pozitėn e Nasradinit i cili e ka harruar se ėshtė hipur mbi gomar dhe ka filluar ta kėrkojė gomarin nėpėr treg.
Edhe njerėzit duke harruar se lumturia ėshtė nė brendinė e tyre e kėrkojnė atė nė kafe-bare tė natės, hotele dhe argėtime tė ndryshme duke mos menduar se pėr tė gjitha kėto njė ditė do tė japin llogari dhe do tė tubohen tė zhveshur thuajse tė njėjtė me tubimet e kohėve tė sodit nė ato mbramje.
“...dhe t’u tėrheqish vėrejtjen pėr ditėn e tubimit (kijametit), pėr tė cilėn nuk ka dyshim. Njė grup pėr nė xhennet, kurse njė grup pėr nė zjarr”. (42-7) .
“Ajo ėshtė ditė e tubimit tė njerėzve dhe ajo ėshtė ditė dėshmuese”. (11-103) .
“Ditėn e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo ėshtė ditė e mashtrimit (ditėn e kijametit duket se kush ėshtė mashtruar)”. (64-9) .
Duhet tė largohemi nga kėto vese tė shėmtuara sepse bėhen shprehi. Ja tė marrim njė shembull: Njė njeri nuk e ka bėrė shprehi duhanin, alkoolin dhe bixhozin ata asesi pėr tė nuk paraqesin nevojė. Por nėse kėto vese tė liga pėrfshirė kėtu edhe mbramjet e matures qė janė bėrė shprehi nė kėtė shoqerii duke na u shėndrruar edhe nė traditė tė re, atėherė edhe ndaj tyre fillon tė ndjejė nevojėn sikur qė ndjen ndaj bukės dhe ujit.
Shkuarja nė mbramje tė matures ėshtė e ndalume pėr arsye se nė tė ka shumė mundėsi qė njė pjesė e nxėnsėve tė cilėt nuk konsumojnė pije alkooloke apo duhan qė tė mėsohen dhe tė bėhet shprehi. Respektivisht, fillimi i instikteve ėshtė lindja kurse i shprehive hera e parė e vargut e cila pėrseritet. Njėriu duhanin e konsumon me njė cigare, ndėrsa alkooloin me njė gotė.
Kurse ndryshimi i shprehive tona bėhet dhe arrihet nėpėrmjet edukimit tė unit ose largimit prej tyre, qė nė fillim sa ėshtė nė duar tona. Kėtu hyn edhe edukimi i fėmijėve nga baballarėt e tyre qė nė rinin e tyre.
“O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt”.( 66:6).
E pėr kėtė ka thėnė Pejgamberi a.s.:”Cdo bari ėshtė pėrgjegjės pėr kopen e tijė”.
Pra ēdo prindėr ėshtė pėrgjegjės pėr fėmijėt e vete dhe e shofim edhe nga citati i lartėpermendur ku Zoti iu bėnė thirrje ne mbrojtjen e vetes dhe familjes qė ti ruajmė fėmijet tonė nga kjo natė e mashtrimit sepse nesėr ėshte dita e tubimit.
Arsyeja pse feja islame i ka kushtuar kaq kujdes tė veēantė rinisė ėshte sepse ajo ėshtė periudha mė e ndieshme e njerėzimit.
“Nga ana tjetėr, veset e pėrvėtėsuara nė rini mė vonė plotėsohen me pėrtacin dhe mosinteresimin dhe si tė tilla vazhdojnė deri nė vdekje. Pikrisht pėr kėtė themi se periudha mė frytėdhėnse e ndikimit tė moralit ėshtė rinia. Edhe pse rinia pėrballet nė kundėrvėnie tė shumta, prapėseprapė me ndihmėn e vullnetit dhe pėrpjekjeve tė ndryshme edhe veset mė tė shumtuara mund tė ērrėnjosen. Ky botėkuptim i cili nuk ėshtė aq i afėrt me racionalizimin e shek. tonė, ėshtė i prezentuar nė shek. VXII ndėrsa pėrfaqėsuesesi kryesorė i tij ėshtė J.J.Rousseau. Ky filozof nė veprat e tij “Marrveshja shoqėrore” dhe “Emili” nė tė madhe e mbron kėtė teori”
Duhet ta dim se pengimi i njė tė shėmtuare ėshtė mė i mirė dhe i lehtė sesa largimin e saj tė mėvonshėm.
Ki kujdesė nė botėn e shprehive, mendo mire dhe zotėro unin tėndė, ashtu siē thėtė njė fjalė popullore “mos shkel nė drrasė tė kalbur”.
E dim sesa e pafat ėshtė jeta e atyre qė sot jetėn e kalojnė pran tryezave tė bixhozit, nė qoshet e kafeneve dhe ulėset publike, tė cilat veēėse janė viktim e hapave tė parė tė shkuar nė rrugė tė gabuar.
Dhe nė fundė obligimi kryesorė bie mbi familjet dhe shkollat. Familja dhe shkolla sė bashku duhet tė bėjnė pėrpjekje tė madhe qė fėmijėt tė mos i mėsojnė shprehi tė shėmtuara dhe ti mėsojė atyre shprehi tė mira dhe me vlerė.
Nuk mund ti lė anashė edhe fjalėt e njė autori,juristi,filozofi Ali Fuad Bashgil i cili thotė:
“ Dėshirojė qė shkollat tona qė prej fillores e deri te mė tė lartat tė rinjėve gradualisht t’ua mėsojnė mėnyrėn e ecjes me hala tė sigurt nė rrugėn e tė mėsuarit dhe pėrgatitjes; t’ua mėsojnė fshehtėsinė e suksesit nė punė. Shkolla mos ti ngjasojė njė fabrike e cila prodhon dituri dhe tė mos mbetet vetėm nė intelektet e te rinjve, por le tė ndalet pak edhe nė vullnetin e tyre dhe shpirtėrishtė le t’i edukojė ata, pėr arsye se vlera dhe fuqia e njeriut mbėshtetet nė dominimin me unin dhe sundimin e vullnetit, nė sjelljet e mira dhe edukatėn shpirtėrore e jo nė sasinė e diturisė.Edukata e shpirtit dhe vullnetit ėshtė diē krejtėsisht tjetėr. Kjo edukat nuk arrihet me leximin dhe mėsimin pėrmendsh tė librave.”

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15864
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e tubimit dhe nata e mashtrimit

Mesazh nga Kotelja prej Mon 31 Aug 2009, 08:38

Te lumte KLEA, shkrim me vend!!!

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!

Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 12164
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e tubimit dhe nata e mashtrimit

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 31 Aug 2009, 17:09

flm kotelja rrespekte motra

Sa me vend del edhe njė gjykim i menēur si ky: "Nuk ėshtė pėrparim i njeriut, qė ai tė lihet tė vepron ashtu si dėshiron, tė vepron atė qė atij i ka ėndja, por pėrparimi i njeriut ėshtė kur ai vepron atė qė duhet vepruar. I menēur dhe i urtė ėshtė ai i cili vepron atė qė duhet vepruar ndėrsa vetem kafsha vepron atė qė dėshiron dhe nė dėshirėn e saj nuk ka kush qė e pengon. Ajo nuk posedon mendje, turp qė e ndalon, apo frikė e cila e pengon, e as fe qė do ta rregullonte jetėn e saj."

Njeriu duhet tė kuptohet si njeri, e kėtė e bėnė feja Islame e cila njeriun e kupton si krijesė tė veēantė, atė e shikon si krijesėn mė fisnike. Poashtu i thekson edhe mangėsitė e tij sepse njeriu gjendet nė pozitėn e mesme, ndėrmjet kafshės tek e cila shprehet vullneti epshor dhe engjėllit (melekut) qenien e tė cilit nė pėrgjithėsi e pėrshkojnė dituria, pėrpikmėria. Ai nuk ėshtė as derivat i kafshės e as i engjėllit.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15864
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dita e tubimit dhe nata e mashtrimit

Mesazh nga Sponsored content Today at 13:41


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi