» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 26 Aug 2009, 21:08

Gjithsecili nga ne ka atė botėn e vet tė vogėl, ku jeton tė mirat dhe tė kėqijat e jetės sė tij. Kjo botė, ashtu siē mund tė kthehet nė njė parajsė tė vėrtetė pėr ēdo njeri, po ashtu mund tė jetė edhe njė kėnd ferri qė askush nuk dėshiron ta ketė. Ajo qė ėshtė e vėrtetė e pamohueshme, ėshtė se arkitektė tė gjithė asaj qė jetojmė, jemi vetė ne.

Lidhur me jetėn nė familje, ajo qė na takon tė gjithėve ėshtė se duhet tė marrim mbi supe pėrgjegjėsitė tona. Brenda gjirit tė familjes, kurrsesi nuk mund tė mendohet “Unė” dhe “Ti”, apo “E imja, e jotja”, por “Ne” dhe “E jona”. Secili nga bashkėshortėt duhet me patjetėr qė dijė dhe zbatojė detyrat qė i takojnė. Specialistėt e kėsaj fushe, psikologė dhe sociologė tė ndryshėm, duke analizuar situatat nė fjalė, kanė arritur bė pėrfundimin se ka disa kushte tė cilat nėse pranohen dhe zbatohen nė jetėn nė ēift, lumturia dhe harmonia nė familje duket tė jenė tė sigurta. Ato janė:

Qėndroni larg dhunės…

Dhuna ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė qė trondit themelet e institucionit “Familje”. Duke menduar se mbi 50 pėr qind e popullsisė globale e mendojnė jetėn sipas rregullave qė profetėt kanė pėrcaktuar, psikologėt theksojnė se tek asnjėri prej tė dėrguarve tė Zotit nuk vihet re dhunė nė familje apo kundrejt kushdo qoftė.
Njė njeri besimtarė, sipas tyre duhet tė ndihmojė bashkėshorten dhe tė jetė njė faktorė I rėndėsishėm nė pėrgatitjen e fėmijėve tė tij. Ndarjet pėr njė periudhė tė shkurtėr nga njėri tjetri, pra, qėndrimi larg njėri tjetrit pėr njė kohė tė shkurtėr, shpesh herė bėn qė ēifti tė lidhet mė shumė me njėri tjetrin. Por, nuk duhet harruar qė edhe largimi nga shtėpia pėr njė kohė tė gjatė pa patur asnjė shkak, ėshtė njė faktor negative pėr jetėn nė ēift.

Pėrsėritjani shpesh bashkėshortit/bashkėshortes dashurinė qė ndieni…

• Bashkėshortėt duhet qė nė ēdo rast ti shprehin dashurinė njėri tjetrit.
• Nuk duhet asnjėherė qė tė pėrfshihesh dhe ti dorėzohesh stresit: Shikoje jetėn gjithmonė me shpresė dhe pėrpiqu tė jesh i qeshur.
• Qėndroji larg kritikave fyese ndaj gabimeve tė llojeve tė ndryshme. Pėrpiqu tė zgjedhėsh gjuhėn e duhur nė komunikim.
• Lėrė debatin nė pikėn qė arrin. Mos pėrfshi nė tė edhe tė shkuarėn.
• Xhelozitė e tepėrta janė djegėse. Shiko realitetin dhe mos u sill sipas atyre qė mund tė tė vijnė nė mendje pa saktėsuar vėrtetėsinė e tyre.

Rregulloni hatėrmbetjet …

• Pėr njė bashkėjetesė tė lumtur, duhet qė partnerėt tė njohin mirė karakterin e njėri tjetrit.
• Kushdo qoftė, ish e dashura apo ish bashkėshorti/ja, ato nuk duhet risillen nė qendėr tė debatit.
• Nuk duhet menduar kurrsesi njė idealizėm perfekt. Secili duhet tė jetė i vetėdijshėm, i natyrshėm nė sjelljet e veta dhe nuk duhet tė presė mrekullira nga personi pėrballė.
• Mos lejoni qė mėritė tė zgjasin pėr shumė kohė. Pajtohuni sa mė shpejt tė jetė e mundur.


Kujdes me besimin ndaj njėri tjetrit…

• Besoji bashkėshortit/es tėnde dhe mbėshtete atė. Tregoji qė i besoni atij/asaj.
• Nuk mjafton qė pėr tė qenė I lumtur duhet tė gjesh njė bashkėshort/te tė mirė; edhe vetė duhet tė jesh i tillė.
• Pėr te qenė I lumtur, ndonjėherė duhet tė sakrifikosh edhe nga ato gjėra ndaj tė cilave mund tė jesh “I fiksuar”. Shpesh herė, ndoshta tė duhet tė tėrhiqesh nga veset e tua.
• Tė mirat qė dėshiron pėr veten tėnde, duaji edhe pėr partnerin tėnd.

Gjithkush kėrkon njė bashkėshort/bashkėshorte ideale…

• Ēdo burrė dėshiron qė gruaja e tij tė jetė mė e mira, tė jetė mė e bukura, tė rrezatojė si njė diell etj. Tė njėjtėn gjė e kėrkojnė edhe gratė gjithashtu. Kjo ėshtė njė e drejtė pėr tė cilėn gjithkush duhet tė pėrpiqet.
• Mos fajėso pėr ēdo gjė bashkėshortin/en tėnde. Analizo situatėn qetėsisht.
• Jeto me tė sotmen. Mos rikujto ato qė kanė ndodhur kohė mė parė dhe mos vuajė pėr hallet qė mund tju trokasin nesėr nė portėn tėnde. E nesėrmja nuk ėshtė e sigurtė. Jeto sotmen dhe ji i lumtur.
• Beso dhe prano qė akti i martesės ėshtė njė premtim i shenjtė para Zotit. Mendohu mirė para se tė hedhėsh njė hap tė tillė.

Pėrpiqu tė jesh shembull nė familjen tėnde …

• Trego sjellje shembull ndaj shokut/shoqes sė jetės. Karakterin tėnd tė mirė, tregoje jo vetėm me fjalė, por edhe me sjellje.
• Ndodh ose jo, mos lejo qė tu futen nė mes tė afėrmit tuaj. Problemet familjare, pėrpiquni qė ti zgjidhni vetė, pa ndėrhyrjen e tė tjerėve.
• Mos nxito tė rregullosh gabimet e partnerit; ndoshta janė gabime qė kėrkojnė kohė pėr tu rregulluar. Mos zmadho gabime tė vogla.
• Pėrpiqu tu qėndrosh larg temave qė tė ēojnė nė debat.
• Pėrpiqu qė tė gjesh kohė pėr tė bėrė punė bashkėrisht me partnerin tėnd. Kjo do tė tė ndihmojė tė pėr tu afruar mė shumė me njėri tjetrin.

Mos shfaq ēdo problem qė mund tė kesh …

• Trego respekt ndaj tė drejtave financiare.
• Pėrpiqu qė problemet e jashtme tė mos ia transmetosh tė gjitha partnerit. Mundohu ti zgjidhėsh vetė. Por, mos harro qė tė ndash me tė ēdo lajm tė mirė.
• Diskutimet pėr ēėshtje tė caktuara janė shumė tė rėndėsishme nė familje. Vendosni sė bashku pėr probleme qė mund t’u dalin.

E rėndėsishme ėshtė zgjidhja, dhe jo problemi …

• Lumturia nė ēift bazohet jo nė problemet qė dalin, por nė pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr ti zgjidhur ato.
• Nuk do tė ishte zgjidhje shmangia nga problemet apo braktisja e shtėpisė nė njė rast tė tillė. Mė e mira qė mund tė bėni, ėshtė tė qetėsoheni dhe tė mendoni pėr atė qė ka ndodhur.
• Gjatė njė zėnke qė mund tė keni, mos harro tė kujtosh anėt e mira qė partneri jot ka. Kujtoji ato dhe pėrpiqu tė qetėsohesh.
• Mos harro, qė plaga e pushkės mund tė shėrohet, por ajo e gjuhės jo.

Edhe debate ka kufirin e vet …

• Bashkėshortėt duhet tu shmangen debateve mė njėri tjetrin nė praninė e tė tjerėve, qofshin kėto fėmijėt apo tė afėrmit e tyre. Bashkėshortėt duhet tė pranojnė njėri tjetrin si njeriun mė tė afėrt qė kanė dhe nėse ndonjėri prej tyre ka ndonjė tė metė, me gjuhėn dhe metodėn e duhur, tjetri duhet ta ndihmojė atė qė ta kapėrcejė.

Kujdes me zėnkat dhe kritikat nė syrin e fėmijėve, sepse fillimisht ata mėsojnė gjithēka nga prindėrit.
• Blini dhurata pėr njėri tjetrin. Kjo do tė forcojė akoma mė shumė lidhjen tuaj.

KUJDES! Mos u tėrhiq nė njė cep tė dhomės duke ndenjur me vetminė tėnde!

• Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė ulesh nė njė cep dhome i vetėm. Pėrpiqu ti kushtosh sa mė shumė vėmendje bashkėshortit/bashkėshortes pėr sa kohė jeni nė shtėpi.
• Njė grua qė punon, nuk duhet tė harrojė qė pėrgjegjėsia kryesore e saj ėshtė familja. Asaj I duhet tė ndajė pėrgjegjėsitė e punės nga ato tė familjes.
• Zonja e shtėpisė duhet tė ketė kujdes kur vijnė pėr vizitė tė afėrmit e bashkėshortit. Ajo duhet ti presė me buzėqeshje dhe respekt. Kjo do tė rris akoma mė shumė dashurinė e bashkėshortit ndaj saj.
• Njė kujdes tė veēantė duhet tė tregojė nė sjelljet e saj kundrejt vjehrrės. Kujdes! Mos u fut nė debat me tė. Sillu me vjehrrėn, ashtu siē dėshiron qė nė tė ardhmen tė sillet nusja me ty!
• Kujdes me marrėdhėniet me fqinjėt. Ata janė shumė tė rėndėsishėm. Ndaj gėzimin dhe hidhėrimin me ta!

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16809
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Vizitor prej Sun 22 Nov 2009, 12:34

Per nje familje te lumtur duhet te jete respekti dhe paqja keto e bejn familjen e lumtur

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 22 Nov 2009, 12:45

tamam kjo qe ke shkruajtur princesha mase e vertete duhet te ekzistoj paqja ne familje per te qene te lumtur

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16809
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Elhamiu prej Sun 22 Nov 2009, 14:44

njejten gje si princesha ashtu edhe klea, do them une edhe nje tjeter

besim , bised ne dialog sa me shum

firma.................................................................................................................................................................................
Mua nuk me tremb vetmia e nates,
nuk me trembin as tingujt e ores ne qetesi,
kur prane te kam me tremb heshtja e fjales,
me tremb trishtimi ne qiellin plot me kaltersi.

... Nuk me trembin fjalet qe mund te thuhen diku,
jeta primitive ka qene dhe do te mbetet perhere,
trembem kur fjalet degjoj nga gjuha e nje miku,
trembem kur mendoj se s'me njohu asnjehere

Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 12116
Regjistruar mė : 24/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga oca prej Thu 14 Jan 2010, 22:33

lumturi pa respekt mirkuptim dialog sjellje gjentile toleranc nuk ka e nese i ke keto ateher ke dashuri e nese ke dashuri i kr te gjitha dashuria esht qeles i te gjitha dyerve

oca

Postime : 1
Kyējet nė forum : 8512
Regjistruar mė : 14/01/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Geri prej Thu 14 Jan 2010, 22:38

Besimi,kuptimi,harena mes familjes esht ajo qe e bon te lumtur.
avatar
Geri
Admin

Shteti : Ne zemer te forumit
Postime : 7161
Kyējet nė forum : 15405
Regjistruar mė : 16/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Vizitor prej Thu 14 Jan 2010, 23:06

Te lulezoj paqja dhe respekti

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Gjimnazistja prej Fri 15 Jan 2010, 23:11

Mes pjesetareve te familjes te ndertohej nje mardhenie e bazuar ne dashuri, respekt,tolerance, dhe sinqeritet, duke i paraprire paqes dhe mirekuptimit.

firma.................................................................................................................................................................................
"Ne dukje qetesi sublime, nerva te tendosura, lodhje e perbindeshme njerezore, nje gerryerje e brendeshme qe te sakaton me tej, e megjithate..."
avatar
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 10340
Regjistruar mė : 24/12/2009
Profesioni : gjimnaziste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga deti prej Sat 16 Jan 2010, 10:02

Dashuria, mirekuptimi, toleranca, respekti reciprok, sinqeriteti, besimi, besnikėria jane disa nga kushtet qe e bejne nje familje te lumtur.
avatar
deti

Shteti : Kosovė
Postime : 2036
Kyējet nė forum : 12937
Regjistruar mė : 19/06/2007
Profesioni : Ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėr tė qenė njė familje e lumtur!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi