» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Nje rrefim per “vallen e jetes”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 24 Aug 2009, 17:09

Jeta e tij ėshtė e tėra krijimtari e shumėllojshme koreografike. Valltari dhe koreografi Sadi Halili ėshtė artisti qė mė shumė se kushdo ka kontribuar pėr t‘i dhėnė njė emėr dhe njė vend tė denjė qytetit tė tij. Pėr mė shumė se 40 vjet ai e ka bėrė tė njohur vallet librazhdase, larmitė e tė cilave i ka bėrė tė njohura jo vetėm brenda Shqipėrisė, por edhe pėrtej kufijve tė saj. Gjatė gjithė viteve tė krijimtarisė sė tij, ai krijoi dhe ngjiti nė skenė mbi 40 valle me motive popullore, duke qenė nė tė njėjtėn kohė edhe autor i koreografisė sė tyre. Tashmė me po aq mjeshtėri, Sadi Halili ka realizuar edhe vėllimin e titulluar, “Librazhdi nė kėngė”, njė pėrmbledhje me balada, kėngė trimėrie, ninulla, kėngė humoristike dhe lirike tė mbledhura nė tė gjitha krahinat e rrethit tė Librazhdit. 40 vitet e krijimtarisė sė tij artistike pėrkojnė pikėrisht me tė njėjtat vite tė krijimit tė Ansamblit tė Kėngėve Popullore tė Librazhdit, tė cilin ai vetė e ka krijuar nė vitin 1969. Sadiu, zbriti nga Rrajca kufitare bashkė me vallen me tė njėjtėn emėr pėr ta “shpėrndarė” atė nė tė gjitha skenat e vendit dhe nė mbi 23 shtete tė botės. Mė 20 qershor tė kėtij viti, artisti festoi ditėlindjen e tij tė 65-tė e atė ditė ka shprehur njė dėshirė: “Nuk do ta festoj nė shtėpi, por nė skenėn e Pallatit tė Kulturės, mes tė valltarėve tė rinj qė jam duke i pėrgatitur, sepse aty ėshtė shtėpia ime, aty janė shokėt dhe miqtė e mi”. Duket se asgjė nuk ia ka hequr optimizmin pėr jetėn dhe dėshirėn pėr tė vazhduar rrugėn e tij artistike. Nuk e ka penguar as karroca e invalidit, e cila e shoqėron prej vitesh tashmė. Pavarėsisht se nuk i ka mė kėmbėt pėr tė hedhur njė valle, ai kėrcen e kėndon nė shpirt, e shpreh kėtė ēdo ditė duke mėsuar tė rinjtė qė pas tij, vazhdojnė t‘i japin jetė valles librazhdase. “Unė humba tė dyja kėmbėt, por nuk humba shpresėn dhe optimizmin pėr jetėn, nuk humba gjallėrinė qė mė jep skena dhe bashkė me tė kėnaqėsinė qė provon njeriu qė pėrgatit valltarė tė rinj vetėm qė tė mos humbė vallja burimore e kėtij rrethi plot tradita”, thotė Sadiu. Ai gjithnjė ėshtė vlerėsuar pėr kontributin e tij nė vallen popullore. Ka marrė pjesė nė festivale tė shumta jashtė vendit si nė: Francė, Greqi, Maqedoni, Gjermani e Itali duke u vlerėsuar me ēmime. Sadi Halili ėshtė themelues i shoqėrive kulturore nė shumė treva shqiptare si nė Mal tė Zi, Maqedoni e Kosovė. Nė janar tė vitit 2005 ėshtė nderuar me titullin e lartė “Mjeshtėr i madh i punės”. E megjithatė, duket se kontributi i tij nė ruajtjen e kalimin e mėtejshėm tė valles librazhdase te brezat e rinj, pėrveē vlerėsimit moral, shumė pak ėshtė vlerėsuar financiarisht. Veē medaljeve tė varura nė muret e shtėpisė, Sadiu sot nuk gėzon asgjė tjetėr. Qėkurse humbi kėmbėt dhjetė vite mė parė, askush nuk ėshtė kujtuar pėr tė. “Pak kohė jam paguar nga Shtėpia e Kulturės me tre mijė lekė nė muaj, mė vonė nga Qendra Kulturore e Fėmijėve me dy mijė lekė nė muaj, ndėrsa qė prej njė viti, asnjė qindarkė”, thotė Sadiu. Disa muaj mė parė i ka shkruar edhe Kryeministrit Sali Berisha. Asnjė pėrgjigje. Madje ky i fundit as nuk e di se koncertin e madh festiv gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Librazhd, e ka organizuar pikėrisht ky njeri qė ende vazhdon tė bėjė punė vullnetare. “Ndihem krenar pėr punėn time, por mjaft i fyer nga shteti tė cilit i pėrkas dhe kėtij vendi qė i kam shėrbyer me artin dhe talentin tim pėr mė tepėr se 40 vjet”, komenton artisti librazhdas. Por si ai, ka edhe shumė tė tjerė, nuk ėshtė i vetmi qė pėrjeton kėtė situatė. Ndoshta kjo e ngushėllon …

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15846
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Elhamiu prej Mon 24 Aug 2009, 19:02

tema, qeka shum shum e bukur, qe ka nji demethenje te mir , por aj qe ka hap ket temm , duhet te thot nji rrrefimm nga vet vetja jo te dikujt, por rrefinin e vllaut te vet

firma.................................................................................................................................................................................
Mua nuk me tremb vetmia e nates,
nuk me trembin as tingujt e ores ne qetesi,
kur prane te kam me tremb heshtja e fjales,
me tremb trishtimi ne qiellin plot me kaltersi.

... Nuk me trembin fjalet qe mund te thuhen diku,
jeta primitive ka qene dhe do te mbetet perhere,
trembem kur fjalet degjoj nga gjuha e nje miku,
trembem kur mendoj se s'me njohu asnjehere

Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 11153
Regjistruar mė : 24/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Lukja prej Wed 23 Sep 2009, 11:59

Nje pjes shum e hidhur e jetes sime

Nentori i vitit dymi kur vajza ime u semur jo shum por kishte dhimbje barku, e dergova tek mjeku ku me tha se ska asnjegje per tu shqetesuar, por vetem gerqe ku i dha nje qaj per qetsim , vazhdova me terapin e qajit por ajo kishte dhimbje barku serish e dergova serish por asnje gje me thoshin se ska gje mir eshte, po rrija dhe u mundoja me ato gjera qe une dija ta trajtoja ne shtepi por kot ajo kishte e kishte dhimbje qe si pushonin per asnje sekond te vetem , e mora dhe dergova dhe i bera te gjitha analizat ne privat, dhe per qudi i dilnin mir, e dergova tek mjeku per nje ultaraze dhe me tha se ska gje mir eshte, por qe ajo vazhdonte te kishte dhimbje, dhe kur ajo i beri plot nje jav te plot me ato dhimbje qe si kalonin dot e mora dhe e dergova ne spital dhe te them te drejten e shtriva si me zor se nuk pranoni qe ajo te shtrihej se thonin nuk eshte per trajtim spitalor, ajo u shtri por qe pas nje jave ajo me vdiq, pra ishte krejt mos kujdesi mjekisor qe une sot qaj dhe jam pa te ajo skishte kushedi se qfar semundje te pasheruar por ajo qe mjeket se zbuluan me koh vajzes sime ju be egjel dhe i mori jeten

firma.................................................................................................................................................................................
Njeriu i gezuar eshte si dielli, shendrit atje ku deperton.

Lukja

Shteti : Prishtine
Postime : 688
Kyējet nė forum : 9370
Regjistruar mė : 05/11/2008
Profesioni : Ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Drini prej Wed 23 Sep 2009, 12:49

Ne vitin 1992 pra para plote 17 vitesh, kisha babain te shtrire ne shtratin e vdekjes. E dinim se nuk ka sherim, e dinim se ato ishin ditet e tija te fundit. Ky vit sikur edhe vitet nga ai 1990 (kur te gjithe shqiptaret ishin larguar me dhune nga vendet e punes), ishte nje vit i rende ekonomikisht dhe ne si familje baravateshim te siguronim buken e gojes. Ishim hic me pak 12 anetare dhe asnje cent te hyra. U detyrova te le babain te semure dhe te ia kthej shpinden e te ik ne Greqi per te punuar qe nese asgje me shume bile vdekjen te ia prisnim si i ka hije. Kalova nje muaj e gjysme ne Krete, therrisja dy here ne jave ne telefon te sigurohesha se nuk eshte me i semure se qe e lash une. Pas nje muaj e gjysme vellau me thote: Kthehu menjehere se kam frike qe nuk e gjen gjalle. Mora parat e fituar, i hipa anijes, pastaj trenit dhe u ktheva ne shtepi. E gjeta per fat gjall akoma dhe jetoi edhe nje muaj e disa dite. Beme c'mundem per te por vdekjen nuk ia ndalem dot. Nderroi jete me 02. Korrik 1992 me ora 4:20 te mengjesit. Ia kerkova hallallin, ia mbylla syte dhe ika te organizoj varrimin e tij. Me besoni qe nuk me binte ndermend per dhembjen (aq shume gjera me rendonin), por kisha hallin qe te mos koritemi si familje. Ia bera organizimin e varrimit, i prita dhe percolla miqet qe na erdhen ne varrim dhe pastaj 28 dite pa nderprere per ngushellime (atehere nuk kishte kufizim 7 apo 5 ditesh sikur tash). Ne fund i tere mundi, brenga dhe shqetesimi im mori fund. E percolla ne banesen e tij te fundit, ia organizova varrimin dhe pritjen ashtu sikur i kishte hije. Tash edhe pas 17 vitesh akoma e ndjej dhembjen thelle ne shpirtin tim dhe akoma me rendon ne mendje qasti qe ia ktheva shpinden dhe ika, sikur nuk merzitesha fare per te..... Eh jeta...

Drini

Shteti : Republika e Korruptuar e Kosoves
Postime : 1629
Kyējet nė forum : 10070
Regjistruar mė : 01/04/2009
Profesioni : Inxhinier Mekanik/Ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Geri prej Thu 24 Sep 2009, 00:28

U Njofa me nji Goc nga tetova ne Internet ketu e 4 vjet me par folnim me njeri-tjetrin dit per dit sa ram ne dashuri tmerresisht kaloj 1 vit qe ne vetem folnim dhe nuk ishem taku asnji her.. ziheshim shpesh per gjona zhelozije qe ne dashuri dihen.. pas ca kohesh mer vesh familja e vet qe vajza e vet kish nji "te dashur" dhe ja ndalo Net per 3 muj por ne folnim ne tel per aq kohe kur nji dit vellai i vet ja mer tel... e me bo presione mua qe mos te komunikoja mo me ate vajze por ne prap filluma te flisnim me nji nr tjeter sa erdh dita qe shkova ne maqedoni dhe e takova vet gocen ajo dilte perdit me mua e genjente familjen e vet se do shkoj ke tezja se ishen shum fanatik kaluam 5 dit te pa harruara e kur erdh dita me u nda u mbytem ne lot smundeshim me u nda sado qe te gjithe nuk na deshen bashk.. pasi erdha ne tirone pra flisnim.. por nji dit me erdh nji sms anonime e me thonte qe ate gocen e fejuan u merzita se doja mo veten ishte dashuria ime e par por ajo gjo nuk ish e vertet ishte nji genjeshter e detyrusr e familjes vet per t'na largu nga njeri-tjetri.. kaluan 4 muj perdit kujtoja castet qe isha me ate nuk me besohesh qe kish ndodh ajo gjo nuk flisja me askend fillova e punoja 18 ore nuk desha me pa njeri me sy u bona budalla fare me pak fjal sa nji dit goca e tezes vet me co sms e thot nuk esht e vertet por smund ta duroja ate genjeshter qe me paten thon se mund te kisha vra dhe veten.. me von kur flas me ate Gocen i them qe kam gjet nji te dashur se zemra me esht thy por dhe un e genjeva se smund te duroja dot mo saqo ajo u merzit e ngelem shum kohe pa fol.. sa erdh fjala e vertet qe kish pranu me u feju me nji cune tjeter e desh se desh por familja e vet e donte per dhender kjo ka rendesi. e mua mu bo qefi qe ajo esht na pak e lumtur sado qe fati nuk deshti per ne te dy

Geri
Admin

Shteti : Ne zemer te forumit
Postime : 7161
Kyējet nė forum : 14442
Regjistruar mė : 16/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Katilja prej Mon 22 Apr 2013, 18:15

Edhe pse me zemer cop-cop mbijetova.....

Se do te ishte jeta aq e
trishte per mua kete se kisha menduar kurre;se do vinte nje dit qe
vdekjen do kerkoja;se do vinte nje moment kur un te dehesha nga lotet e
vetmise dhe nga duhani;se do vinte nje moment ku do doja qe gjithshka te
mbaronte e te shuhej,te me dukej sikur un jam ne enderr dhe jo ne
realitet;se do vinte nje moment ku urrejtja dhe tradhetia do me
gerryenin shpirtin;se do vinte nje moment ku sdo shihja askend me sy;se
do vinte nje moment ku te gjitha kujtimet e hidhura mund te
permblidheshin nje flet ditari te vetme;sa shum kam vuajtur;qe e vogel
kam qen tip i mbyllur ne vetvete,kam qen si pun cuni;po se do shkoja
drejt vdekjes dhe do te rikthehesha perseri ne jete as ket se kisha
menduar;kam qen ne klas te dyte kur pesova aksidentin e tmerrshem qe
mund te me kushtonte edhe vete jeten;me ne fund fale ndihmes se mjekeve
dhe fal zemres time te forte arrita te shpetoja;ishte dashur ky aksident
i mallkuar per ti vertetuar babait(fatkeqesisht nuk jeton me)qe ti
tregoja atij se un jam femija e tij,dhe jo kopile(sic thoshte
halla);pasi grupi i gjakut tim kishte dal si ai dhe jo si e mamit(pasi
nevojitej gjak);e kujt ia merrte mendja se ne familjen time do ndodhinin
gjera te trishta serish;pas 6 vitesh babai humb jeten;po ne te njejten
koh edhe dashurine time ma moren;e cme mbetej tjeter,vec te kerkoja
vdekjen;u stressova aq shum saqe u shnderrova ne nje skizofrene;pija
duhanin,alkoolon,flisja nje fjalor te piste,nuk mesoja,vec qaja.;te keqet e mia skishin te sosur pasi humba cedhe miken(ajo iki ngfa
mua);mbijetova,mbijetova fal vullnetit dhe guximit per tua ndryshuar te
tjereve opininin qe kishin per mua;urrejtja dhe vetmia jan aleatet e mia
me te medha;ah sa e dua vdekjen pasi ajo esht e vertet e bukur,ndersa
jeta esht genjeshter e bukur...

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5500
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga benita krusha prej Wed 24 Apr 2013, 09:21

... Vallja e jetes eshte valle te cilen e kercejme te gjithe, secili me zhanrin e tij. Dikush e kercen me Balade, Dikush me RnB dikush me Rock Metal e dikush tjeter me zhanre te ndryshme ne baze te etapave qe kalon.

Te vallezosh eshte bukur, por duhet te dish vallezimin ne menyre qe te ndjehesh mire perball te tjereve. Ai qe nuk di te vallezoj gjithmon ulet ne nje qoshe dhe rri i kerrusur duke i shikuar te tjeret si kenaqen vallezojne (jetojne).
Njejt sipas meje ndodh edhe me jeten... Duhet te dishe ta jetosh ate, te mbushesh veten me optimizem njejt si ne nje piste vallezimi kur pas kenges tende te preferuar fillon nji kenge qe nuk do te doje ta degjoje, por ti nuk e ndalon vallezimin, sepse ne vete e di qe pas saj do filloj nje tjeter kenge e mire. edhe ne jete pas nje lumturie vije nje hidherim, por ti prap je ne kembe sepse thelle ne vete e di qe ti ke force ta mundesh ate dhe je optimist qe pas atij hidherimi do hapet nje dere tjeter gezimi. Nuk thone kot qdo e keqe ne jete, e ka te miren e saj. Te pakten merr nje mesim qe e perdor ne te ardhmen.

Te rrefej per vallen time te jetes... eshte diqka qe nuk e kam bere kurre. Gjithmon para njerezve jam shume e lumtur dhe nuk kam asnje problem. Dhe kjo nuk vije si rrezultat i maskimit tim para tjereve, por vije si rrezultat i imunitetit qe kam fituar ndaj te keqes dhe i botekuptimit tim ne lidhje me optimizmin. Jeta eshte e tille, ka renje dhe ngritje. Varet prej teje si ngrihesh dhe kur, a lejon te rrezohesh serish ne te njejten menyre apo kujdesesh qe te mos rrezohesh me ashtu, por pa e verejtur pengohesh nga nje gure tjeter dhe perseri rrezohesh ne nje menyre tjeter por pasi eshte hera e dyte e nje hidherimi apo deshtimi, tanime je me i forte dhe ngrihesh me lehte. Smile Perdora shume metafore ne kete tekst por fundi fundit Jeta eshte si nje lule, lulezon e lumtur deri ne ditet e ftohta kur ajo vyshket, por prap mbijeton duke pritur me padurim ditet e bukura me diell !!!

benita krusha

Shteti : Prishtine
Postime : 757
Kyējet nė forum : 7112
Regjistruar mė : 10/03/2011

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nje rrefim per “vallen e jetes”

Mesazh nga Sponsored content Today at 13:10


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi