» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Trafikimi i femijėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Vizitor prej Thu 30 Jul 2009, 21:45

Mjafton te ecesh ne rruget e qyteteve dhe do te ndeshesh ne femije , te cilet enden rrugeve .Dikush nuk di si te kaloj diten ne shtepi, dikush harrohet pas lojrave te moshes e shume te tjere dalin qe heret ne mengjes per te siguruar jetesen.Shume e lehte eshte te pikasen nga trafikant femijesh dhe te perfundojne jashte kufijve , ku ose do te adoptohen nga ndonje cift i huaj dhe ata me fatkeqet mund te perfundojne ne ndonje salle transplanti dhe organet e tyre do te shiten me shuma marramendese per t'i ardhur ne ndihme njerzve ne nevoje jetesore.
Ndodhemi para nje fakti makaber, ku na rrembehet, femija, motra , vellai, para syve dhe vajtojme fatin e tyre pa ditur si veprojme dhe ku te kerkojme.Luhet me jete njerezish si te jene gura zari.Po sillet zi e vajtim ne dyert e shqiptareve qe gjithmone fati i zi i ka ndjekur nga mbrapa.Ngjan si nje mallkim qe po ua trashefojme dhe brezave te ardhshem.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Naki prej Thu 30 Jul 2009, 23:05

Arla komplimente per kete teme vertet je plot ide. Te premtoj se neser do te sjelli shenime zyrtare nga policia per kete fenomen qe besoj se eshte nje ndihmese edhe per prinder dhe per te gjithe ngase per fat te keq keto shenime qe solle jane te verteta.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17505
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Disconnect prej Thu 30 Jul 2009, 23:08

Me Ket gje Ka Te Beje Dhe Prinderit ,Sepse I Nxjerrin Femijet Te Rruge

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk eshte i madh ai njeri qe di shume,por ai qe ka menduar shume


Disconnect

Shteti : Itali
Postime : 158
Kyējet nė forum : 8254
Regjistruar mė : 27/07/2009
Profesioni : Virg Mobile

http://www.peqini.org

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Vizitor prej Thu 30 Jul 2009, 23:12

Naki shkruajti:Arla komplimente per kete teme vertet je plot ide. Te premtoj se neser do te sjelli shenime zyrtare nga policia per kete fenomen qe besoj se eshte nje ndihmese edhe per prinder dhe per te gjithe ngase per fat te keq keto shenime qe solle jane te verteta.

Naki kur po shkruaja keto rrjeshta te dhimbshme me erdhi dhe mendimi te hap temen Trafikimi i femrave.Nuk desha ti postoja ne nje te vetme per te pasur secila hapesiren e saj.

Faleminderit!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i Fėmijėve

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 05 Oct 2009, 18:11

Si dukuri , trafikimi i qenieve njerėzore ka qenė i njohur ndėr shekuj.Por format e trafikimit kanė evoluar , duke u bėrė tani pjesė e rėndėsishme e rrjetit tė krimit dhe pėrfitimeve tė shumta materiale.Pjesa mė e pambrojtur e shoqėrisė e pėrdorur pėr trafikim mbeten fėmijėt , tė cilėt trafikohen pėr qėllime tė ndryshme.Ata detyrohen , jashtė vullnetit tė tyre , tė kryejnė punė tė pandershme , detyrohen tė jenė objekt i kėnaqėsive seksuale tė shthurura tė personave tė ndryshėm , e madje detyrohen tė japin edhe pjesė tė trupit tė tyre pėr transplantet e organeve.
Nė tė gjithė botėn , sipas tė dhėnave tė Kombeve tė Bashkuara , numri i fėmijėve tė trafikuar ēdo vit ėshtė 1 milion.Pėrfitimet vjetore nga trafikimi i fėmijėve kapin shifrėn 1.2 miliard euro.
Nėn ndikimin e politikave jo tė drejta , tė njė ekonomie shkatėrruese dhe mungesės sė humanitetit , sot nė zonat e jugut tė globit afro 13 milion fėmijė mė tė vegjėl sesa 5 vjeē vdesin nga mungesa e ushqimit , rreth 200 milionė janė nėn uri tė vazhdueshme , ndėrsa nga institucionet mėsimore largohen rreth 120 milion fėmijė , pasi nė vendet e tyre shkollimi nuk ėshtė i detyruar ose publik.
Episode tė tmerrshme tė njė skllavėrie humane gjen sot anekėnd botės e nė veēanti nė vendet mė pak tė zhvilluara ekonomike.
Shqipėria , qė dikur nuk e njifte dukurinė e trafikimit , sot ėshtė bėrė prej vendeve ku trafikimi kryhet me pėrmasa tragjike.Mund tė themi se kjo dukuri sot ėshtė prej plagėve shumė tė thella qė po kalon populli shqiptar.
Janė me dhjetėra e qindra familjet nė Shqipėri tė cilave u janė zhdukur fėmijėt pa gjurmė , u janė zhdukur vajzat nėn moshėn 18 vjeē dhe shumica kanė pėrfunduar nė rrjetin e trafikimit , duke pushtuar bulevardet dhe rrugėt e shteteve fqinj.

Arsyet e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri

Periudha e gjatė e paqėndrueshmėrisė politike nė vend , zhvillimi i paktė ekonomik dhe mirėqenia e ulėt sociale , pėr pasojė njė varfėri shumė e shprehur nė masat e gjera tė popullit , janė faktorė kryesor qė nė kėto 13 vjet tranzicioni e kanė karakterizuar Shqipėrinė si njė truall tė pėrshtatshėm pėr nxitjen dhe favorizimin e trafikimit tė fėmijėve.
Periudha ndėrmjet viteve 1992-1998 shėnon lulėzimin me tė madhe tė trafikimit tė fėmijėve , qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite.
Nė formė tė pėrmbledhur , arsyet e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri janė :
1.Varfėria ,
2.Paqėndrueshmėria politike ,
3.Papunėsia ,
4.Martesat e rreme , divorcet ,
5.Dhuna nė familje ,
6.Niveli arsimor dhe formimi familjar ,
7.Lidhjet ndėrmjet politikės dhe grupeve kriminale ,
8.Niveli i lartė i korrupsionit brenda sistemit tė drejtėsisė ,
9.Humbja e sistemit tė vlerave ,
10.Dėshira pėr njė jetė mė tė mire nė vendet perėndimore ,

Prej shkaqeve prioritare pėr nxitjen e trafikimit mbetet pikėrisht varfėria dhe mungesa e funksionimit tė plotė tė njė shteti ligjor , i cili do ta sanksiononte me dėnime maksimale trafikimin.
Nė Shqipėri , 29.6 pėrqind e popullsisė jeton nė varfėri , ndėrsa gjysma e kėsaj pėrqindje jeton nė kushte ekstreme tė varfėrisė.Mbi 46 pėrqind e shqiptarėve jetojnė nė nivelin e minimumit jetik prej 2 US$ nė ditė , ndėrsa 17,4 pėrqind e tyre nėn nivelin e minimumit jetik prej 1 US$ nė ditė.
Ajo qė e ndihmonte me tė madhe kėtė dukuri ishte edhe fakti se njė pjesė e madhe e viktimave e linin Shqipėrinė me shpresėn e njė jete mė tė mire dhe pėrfundonin nė duart e trafikantėve.
Nė gjendje tė pashpresė dhe nė varfėri tė skajshme , shumė familje ranė dakord qė fėmijėt e tyre nėn moshėn 18 vjeē , qoftė edhe vajza , tė shikonin mundėsinė e njė punėsimi tė ndershėm nė vendet fqinje.
Sot nė Shqipėri ka disa kategori tė rrezikuarish pėr t’u trafikuar ; nė radhė tė parė fėmijėt ( jetimėt , ata qė punojnė rrugėve nė moshė fare tė re , fėmijėt e pėrfshirė nė procesin e gjakmarrjes , fėmijėt e familjeve me dhunė tė vazhdueshme e probleme martesore ) , pėrdoruesit e alkoolit dhe drogės , tė rinjtė qė kanė braktisur shkollėn dhe shumė njerėz me paaftėsi fizike.Kėtu nuk pėrjashtohen edhe grate ( viktimat e dhunės nė familje , gratė e trafikuara mė parė si dhe gratė e veja ).
E tėrė kjo kategori njerėzish ėshtė nė kushte shumė tė pafavorshme pėr mbijetesė materiale dhe pėr integrim nė jetėn normale , andaj shpeshherė janė pre e trafikimit.

Cilėt fėmijė janė mė tė rrezikuar pėr trafikim nė Shqipėri?

Sipas studimeve tė bėra nga CRCA ( Qendra pėr Mbrojtjen dhe tė Drejtat e Fėmijėve ) , konsiderohet se fėmijėt mė tė rrezikuar janė :
Fėmijėt nga mosha 5 deri 18 vjeē ;
Fėmijėt qė vijnė nga familje me probleme sociale dhe tė ardhura tė ulėta ;
Fėmijėt qė kanė braktisur shkollėn ; ose nuk kan shkuar asnjėherė nė shkollė ;
Fėmijėt e lėnė pas dore ; ose tė rritur pa kujdesin prindėror – fėmijėt jetim ;
Fėmijėt qė vijnė nga familje nė tė cilat prindėrit janė tė punėsuar jashtė shtetit ;
Fėmijė qė punojnė ose shesin ;
Fėmijėt romė , ose ata qė vijnė nga grupe tė tjera tė margjinalizuara tė shoqėrisė.
Ajo qė ėshtė shumė brengosėse dhe qė flet mė sė miri se nė Shqipėri ka humbur filli i njė lufte efikase nė mbrojtje tė fėmijėve ėshtė realiteti se shumė fėmijė qė arrijnė t’i largohen rrugės sė trafikimit , qoftė duke i zėnė policia e shteteve fqinje apo edhe duke marrė ndonjė iniciativė personale , pas kthimit nė Shqipėri kthehen sėrish nė duar tė trafikuesve pėr shkak tė mosintegrimit nė shoqėri dhe pamundėsisė sė njė jetese elementare.
Vetėm nė Tiranė mė shumė se 800 fėmijė jetojnė si lypėsa , shitės ambulantė , ilustragjinj , larės tė xhamave tė veturave etj.
Kėta fėmijė , shumica tė pambrojtur apo edhe jetim njė pjesė e madhe e tė cilėve pėrfundimisht ka braktisur shkollėn , rrezikojnė tė bien pre e trafikimit.
Nė Shqipėri afro 45 mijė fėmijė nėn moshėn 18 vjeēare qė punojnė me orar tė plotė ose tė pjesshėm.
Shumica e kėtyre fėmijėve nuk i kanė kushtete e nevojshme nė shtėpi dhe ka prindėr qė nuk kanė mundėsi t’ua sigurojnė kushtet.
Nė kėtė mėnyrė , kėta janė tė detyruar tė mbajnė barrėn e sigurimit tė tė mirave materiale pėr familjen dhe pėr vete.
Duhet ti veēojmė kėtu fėmijėt rom , tė cilėt jetojnė nė kushtet e njė varfėrie ekstreme , kur e tėrė familja ka vetėm profesionin e lypėsit dhe jeton nė tendė , duke mos pasur njė vend pėr t’u strehuar.
Nė Tiranė janė tė shumta rastet kur nėnat nga minoriteti rom pas lindjes dalin sė bashku me fėmijėt pėr tė lypur , kur ende nuk janė mbushur njė javė nga lindja.Ėshtė e dhimbshme tė shikosh njė foshnjė , qė ende s’ka mbushur njė javė , nė njė vapė tė madhe dhe me buzė tė thara tek luhatet nė krahėt e nėnės qė lyp te veturat qė kalojnė.
Nuk duhet tė harrojmė se Shqipėria ėshtė njė vend qė ka ratifikuar Konventėn 182 tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės , e cila e obligon marrjen e masave tė menjėhershme dhe efektive pėr zbatimin sa mė tė shpejtė tė ndalimit dhe luftimit tė formave mė tė rėnda tė punės sė fėmijėve.

Sa bėhet nė kėtė drejtim , qė fėmijėt tė ndihmohen ?! Sa bėhet qė familjet nga jeta e vėshtirė , tė ndihmohen , tė vetmen brengė ta kene . arsimimin , edukimin , shkollimin , kujdesin pėr fėmijėt e tyre me qėllim qė tė mos trafikohen ?!?

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15864
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Vizitor prej Mon 05 Oct 2009, 19:20

Tema u bashkua.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Arjana prej Mon 05 Oct 2009, 23:15

trafikimi i fėmijėve, qeveria dėshton nė identifikimin dhe mbrojtjen e tyre

“Qeveria shqiptare ka dėshtuar nė identifikimin dhe mbrojtjen e fėmijėve tė trafikuar”. Ka qenė ky konstatimi i koalicionit shqiptar “Bashkė Kundėr Trafikimit tė Fėmijėve”, i cili ka paraqitur dje njė analizė mbi trafikimin e fėmijėve nė Shqipėri. Sipas kėsaj analize, ėshtė shqetėsues fakti qė shteti nuk ka asnjė statistikė dhe tė dhėnė pėr fėmijėt e trafikuar, por mė shqetėsues paraqitet fakti qė nė trafikimin e fėmijėve janė tė pėrfshirė ata qė duhet ta luftojnė kėtė fenomen, pikėrisht punonjėsit e policisė. Nga vitet ‘90 deri nė vitin 2000, tė dhėnat flasin pėr njė ulje tė trafikut tė fėmijėve, ndėrkohė qė nga viti 2000 deri mė sot, tė dhėnat tregojnė qė trafiku i fėmijėve nuk ka pasur ulje. Ndėrkohė, tė dhėnat e policisė me ato tė shoqatave tė ndryshme nė lidhje me trafikun e fėmijėve paraqesin kontradikta tė fuqishme, teksa kėto tė fundit bėjnė tė ditur se vetėm gjatė vitit 2007, janė trafikuar 740 fėmijė nga Shqipėria drejt Greqisė. Por, tė dhėnat e policisė flasin pėr njė numėr shumė herė mė tė vogėl, ku sipas tyre, gjatė vitit tė kaluar janė trafikuar vetėm 32 fėmijė nė drejtim tė Greqisė. Pėrveē trafikut ndėrkombėtar, raporti vė nė dukje se ėshtė rritur ndjeshėm trafiku i brendshėm i fėmijėve, tė cilėt pėrdoren pėr lypje, vjedhje etj.


Problemi


“Njė dorė e shtrirė ėshtė njė gisht i treguar ndaj qeverisė”. Ndoshta kjo fjali e kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, tregon mė sė qarti dėshtimin e qeverisė nė luftėn e saj ndaj trafikut tė fėmijėve. Kryeministri ka qenė i pranishėm nė konferencėn e organizuar dje nga BKTF, nė lidhje me analizėn e trafikimit tė fėmijėve shqiptarė pėrgjatė vitit 2007, ku ka deklaruar se duhet njė punė mė e madhe nga shteti pėr parandalimin e kėtij fenomeni. Problemi mė i diskutuar ka qenė fakti i mosidentifikimit dhe mbrojtjes sė fėmijėve tė trafikuar nga ana e shtetit, teksa mungojnė gjithashtu edhe tė dhėnat pėr fėmijėt e trafikuar. Edhe kur ato paraqiten, paraqesin kontradikta tė thella mes shifrave tė policisė dhe shoqatave tė ndryshme. Mjafton tė pėrmendim kėtu shifrat e trafikut tė fėmijėve shqiptarė nė drejtim tė Greqisė vitin e kaluar, ku sipas shoqatave “Terres des Hommes” dhe “ARSIS”, rezulton se gjatė vitit 2007 janė trafikuar mė shumė se 740 fėmijė. Sakaq, tė dhėnat e policisė janė shumė herė mė tė ulėta, ku sipas tyre, pėrgjatė vitit tė kaluar janė trafikuar vetėm 32 fėmijė shqiptarė nė drejtim tė Greqisė. Sipas BKTF, nga vitet 90 deri nė vitin 2001, rezulton tė ketė njė ulje tė numrit tė trafikut tė fėmijėve. Por, sipas tyre, kjo lidhet mė sė shumti me faktin se kalimi i paligjshėm i kufirit dhe kontrabanda e qenieve njerėzore, ėshtė ulur pėr shkak tė tendencės sė emigrimit tė shqiptarėve sesa si pasojė e masave tė marra nga shteti. BKTF bėn tė ditur se tendencat e trafikut tė fėmijėve qė prej vitit 2003 nuk kanė pėsuar ulje, madje ato mund tė jenė rritur. “Sidoqoftė, pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave tė grumbulluara e tė pėrpunuara, si dhe informacionit tė detajuar mbi numrin e fėmijėve tė trafikuar, ėshtė e vėshtirė tė flasėsh pėr shifra tė sakta tė numrit tė fėmijėve tė trafikuar”, - thuhet nė raportin e BKTF. Ndėrkohė, pėrveē trafikut ndėrkombėtar tė fėmijėve, bėhet e ditur se ka pasur njė rritje tė ndjeshme edhe tė trafikut tė brendshėm tė fėmijėve, tė cilėt pėrdoren pėr vjedhje, lypje, prostitucion etj.

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13303
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Trafikimi i femijėve

Mesazh nga Sponsored content Today at 21:20


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi