» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Ēfarė kuptojmė me pėrmbajtje tė edukatės familjare?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfarė kuptojmė me pėrmbajtje tė edukatės familjare?

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 26 Jul 2009, 18:23

Prindi e nė pėrgjithėsi familja duhet tė dijė e ta ketė tė qartė se ēfarė duhet tė edukojė tek fėmijėt e vet. Prindi qė ka njė ose mė shumė fėmijė dėshiron t’i edukojė, por cila ėshtė pėrmbajtja e kėsaj edukate qė do tė transmetojė tek brezi i ri?
Kėtė po e sqarojmė me njė shembull nga puna e shkollės. Sapo fėmija hyn nė klasėn e parė, detyra fillestare ėshtė tė mėsojė kėndim e shkrim. Me abetare nė dorė, pas shumė pėrpjekjesh tė mėsuesit, tė prindit dhe tė vetat arrin tė mėsojė tė lexojė e tė shkruaj, merr elementet e para tė njohurive nga aritmetika, nga natyra e kėshtu me radhė. Po nė shtėpi, kur ėshtė pa u futur nė shkollė, nė ē’fusha duhet tė edukohet? Duhet ta kemi tė qartė se shtėpia nuk ėshtė shkollė nė kuptimin konkret tė fjalės.

Ndėrsa shkolla punon nė mėnyrė sistematike me plane mėsimore, me programe, me tekste tė posaēme pėr ēdo lėndė e pėr ēdo klasė, pra, nėse mund tė shprehemi kėshtu, bukėn e madhe tė sofrės sė diturisė ajo e ndan nė copa tė mėdha pėr ēdo klasė, pastaj nė rriska pėr ēdo lėndė e mė nė fund nė kafshata herė tė vogla e herė mė tė mėdha aq sa nxėnėsi mund t’i kapėrdijė pėr ēdo orė mėsimi, familja nuk ndjek kėtė rregullsi sistematike tė shkollės, ajo punon nė mėnyrė mė tė natyrshme, pa zyrtarizėm, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me fėmijėn, madje nė mėnyrė mė tė kujdesshme. Nėna e sheh fėmijėn orė e ēast dhe e kupton fort mirė se ku i dhėmb dhe si mund t’ia largojė tė keqen. Megjithėkėtė ēdo prind duhet ta ketė tė qartė se ēfarė duhet tė edukojė, ku duhet tė arrijė, cila ėshtė pėrmbajtja e punės edukative qė duhet tė bėjė me fėmijėt e vet, pra cila ėshtė pėrmbajtja e edukatės nė familje, cilat janė ato pjesė tė asaj buke tė madhe qė shtrohet nė sofrėn e edukatės familjare.

Pjesė pėrbėrėse tė edukatės familjare janė: edukata fizike, mendore, morale, estetike dhe edukata e punės. Tė gjitha kėto marrin vlera mė tė mėdha, kur kanė nė themel tė tyre idealet e larta tė fesė, kur synojnė pėrgatitjen e thellė shpirtėrore pėr t’iu bindur urdhrave tė Allahut xh.sh. dhe mėsimeve tė traditės pejgamberike dhe kur stėrviten pėr tė vepruar nė bazė tė tyre. Kėshtu ditė pėr ditė njeriu qė nė fėmijėri mėsohet qė veprimet e thjeshta e nė dukje tė vogla t’i kthejė nė adhurime dhe vlerėsime pėr Krijuesin Plotfuqishėm.

Pjesėt pėrbėrėse tė edukatės janė tė lidhura me njėra–tjetrėn

Edukata nė familje nuk ėshtė diēka e copėtuar. Jo, njeriu ėshtė njė dhe edukata ėshtė njė e tėrė, por ne i ndajmė pjesėt e saj pėr lehtėsi kuptimi dhe studimi. Po e shpjegojmė kėtė me njė shembull tė thjeshtė. Ēdo fėmijė ushtrohet derisa t’i bėhet shprehi qė, kur tė zgjohet nga gjumi, duhet tė lajė duart dhe fytyrėn. Ky rregull, ky zakon i mirė, kjo shprehi ndikon nė zhvillimin e mirė fizik dhe shėndetėsor tė fėmijės. Por ky zakon, sa ka vlera higjenike aq ėshtė edhe edukim estetik. Njė fėmijė i pastėr, i larė, i veshur, i krehur ėshtė edhe i bukur, ka njė paraqitje tė hijshme. “I shėndoshti, i bukuri”, - thotė populli. Kėshtu ėshtė. Mendoni njė fėmijė shėndetlig, ai ėshtė i dobėt fizikisht, i verdhė, i ngathėt, ai nuk ėshtė as i hijshėm.

Kėtu kemi tė bėjmė edhe me edukimin mendor. Fėmija duhet tė dijė se, kur duart janė tė ndotura, kanė shumė mikrobe e ata duke prekur bukėn, futen nė trupin tonė e bėhen shkak pėr shumė sėmundje. Shumė fėmijė infektohen nga papastėrtitė. Nė fund tė fundit duke vėnė njė rregull, duke shtruar njė kėrkesė, fėmija stėrvitet qė ta plotėsojė atė, bėhet i kujdesshėm dhe i vėmendshėm ndaj vetvetes, qė tė kryejė pa ndėrprerje detyrėn, lufton dembelinė qė ngre krye orė e ēast. Nė kėtė mėnyrė ushtrohet rregulli, pėrpikmėria dhe gatishmėria pėr tė kryer njė punė. Shumė fėmijė pėrtojnė tė lahen, tė ndėrrohen, tė vishen, tė krihen e tė tjera gjėra tė vogla, por qė i vėnė ata nė marrėdhėnie me veten e me tė tjerėt. Kur ai mėsohet tė kryejė disa detyra me rregull nė fėmijėri, do tė vazhdojė kėshtu pėr tėrė jetėn. Ky ėshtė edukimi moral shumė i dobishėm pėr njeriun. Kėshtu mund tė sjellim shumė shembuj pėr tė arritur nė pėrfundimin se pjesėt e edukatės nė familje nuk janė tė ndara, por tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn. Nuk edukojmė sot trupin, nesėr mendjen, njė ditė tjetėr sjelljen e pastaj shijet estetike. Jo, kėto janė tė ndėrtuara, tė lidhura e ndėrvarura ngushtė njėra me tjetrėn.

Tė gjitha kėto veprime tė thjeshta e tė vogla, me pak kujdes e pėrkushtim mund tė marrin vlera shumė mė tė mėdha edukative nėsė bėhen nė emėr tė Zotit xh.sh. dhe duke ju mbėshtetur Atij. Fėmija duke parė nė moshė tė njomė nėnėn apo babain qė, sapo fillojnė njė veprim i drejtohen Allahut xh.sh. pėr ndihmė e mbėshtetje, fillojnė edhe ata tė bėjnė bismil-lahi. Kėshtu, edhe njė veprim i thjeshtė siē ėshtė fillimi i tė ngrėnit, kthehet nė njė adhurim. Po kėshtu, sapo mbaron bukėn, fėmija falenderon Allahun xh.sh. qė i fali tė gjitha tė mirat nė sofrėn e shtruar dhe qė ja bėri tė mundur tė ngrėnėt. Nė kėtė mėnyrė nga dita nė ditė, nga gjėrat e vogla e tė thjeshta tė jetės fėmija mėsohet tė madhėrojė Krijuesin, Mėshiruesin, Tė Plotfuqishmin, e pėrmend Atė shpesh e mė shpesh, e falėndėron dhe e madhėron. Ai duke u kėnaqur nga gjėrat e thjeshta shton dashurinė e nderimin pėr tė Plotfuqishmin, e lidh veten gjithnjė e mė ngusht me Tė, nė zemrėn e tij tė vogėl lulėzon dashuria dhe nderimi pėr Allahun xh.sh. Kjo ėshtė njė cilėsi dalluese e besimtarit tė devotshėm islam. Kėto themele tė hedhura nė fėmijėri do ta kthejnė mė vonė jetėn e fėmijės nė njė adhurim tė pafund. Ai do tė veprojė gjithnjė nė bazė tė mėsimeve tė Zotit xh.sh. dhe do tė zbatojė urdhėrat e Tij.

Pjesėt pėrbėrėse tė edukatės nė familje tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn e tė mbėshtetura fort nė mėsimet e larta tė fesė Islame do tė kenė pa tjetėr rezultatet e duhura nė edukimin e drejtė tė fėmijėve dhe tė tė rinjve.
Po paraqesim nė formė tė pėrmbledhur tė gjitha pjesėt e edukatės, secilėn prej tyre do tė pėrpiqemi ta trajtojmė mė poshtė.

Edukimi fizik

Mirėrritja e trupit ėshtė themeli mbi tė cilin do tė mbėshtetet i gjithė zhvillimi mendor, moral etj. Nė njė trup tė shėndoshė ėshtė edhe njė mendje e shėndoshė. Kur nuk ke shėndet, nuk tė bie nė mend pėr asgjė. Nė edukimin fizik duhet tė dallojmė dy anė tė problemit: punėn qė bėn prindi, kujdesin e tij pėr shėndetin e fėmijės, pėr higjienėn personale, ushqimin, veshjen, lojėn, pushimin etj., por edhe aftėsinė qė vetė fėmija tė kryejė disa nga veprimet mė fillestare duke nisur nga vetshėrbimi. Nėna apo mė tė rriturit do tė kujdesen pėr fėmijėn deri nė njė moshė tė caktuar, por vetė fėmija dora-dorės duhet tė aftėsohet e tė kujdeset pėr veten. Teprimet e prindėrve nė emėr tė kujdesit bėjnė qė fėmijėt tė kėrkojnė diēka gati prej mė tė mėdhenjve, gjė qė kultivon dembelizmin, pazotėsinė pėr tė organizuar veten e punėt e veta, paaftėsinė pėr tė kryer me rregull e me radhė disa veprime qė lidhen me trupin e me shėndetin.

Ėshtė e rėndėsishme qė edhe nė familje tė zhvillohen disa cilėsi fizike, si: shkathtėsia, shpejtėsia, elasticiteti, forca, rezistenca, etj., por edhe disa cilėsi morale qė lidhen me zhvillimin fizik, si: guximi, durimi, bashkėpunimi e ndihma reciproke, ndihma ndaj mė tė dobtėve, nevojtarėve, tė varfėrve etj.

Edukimi mendor

Mendja ėshtė xhevahir. A ka gėzim mė tė madh pėr njė familje, sesa tė ketė fėmijė tė zgjuar? Natyrisht, nė fushėn e edukimit mendor shkollės i takon puna mė e rėndė, sepse ajo ėshtė institucion i specializuar pėr edukimin dhe arsimimin e fėmijėve, por edhe familja luan rolin e vet, bile nė disa fusha ka pėrparėsi. Po parashtrojmė ndonjė shembull.

Aftėsia pėr tė folur. Kush e bėn kėtė punė mė mirė se nėna? Shkolla e lėmon, e qėndis, e kulturon gjuhėn, por themelet e saj (leksikun, frazeologjinė, shqiptimet fonetike, ndryshimin e fjalėve dhe lidhjet e tyre nė fjali) fillojnė e fitohen nė familje. Shpeshherė shkolla e ka tė vėshtirė, madje tė pamundur tė ndryshojė disa trajta tė shprehuri apo tė shqiptuari qė merren nė fėmijėri nė familje. Kujtoni p.sh. tė folmen nė dialekt. Rritet e plaket njeriu dhe nuk ndryshon dot disa shqiptime, sado tė punojė shkolla dhe mjetet tjera nė kėtė fushė.

E kjo nuk ngjet vetėm me gjuhėn, por edhe me disa aftėsi, shpehi e njohuri tjera, si: ato tė mbarėshtrimit tė shtėpisė, tė ekonomisė shtėpiake, tė gatimit, tė qėndisisė, tė disa punėve tė thjeshta bujqėsore e blegtorale etj. Nė kėto fusha e nė shumė tė tjera edukata familjare ndikon dukshėm, shpesh ka pėrparėsi ndaj shkollės.

Aftėsia pėr tė pėrceptuar. Zhvillimi i shqisave, vrojtimi, mprehja e dėgjimit, tė prekurit, shijimi, tė nuhaturit fillojnė tė zhvillohen nė familje, ndėrsa shkolla vetėm sa i zgjėron dhe i pėrpunon nė drejtimin shkencor. Vini re kujdesin e tė gjithė pjesėtarėve tė familjes pėr reagimin e fėmijės ndaj dritės, ndaj krismave, ndaj ujit tė ngrohtė apo tė ftohtė etj., veprime tė vogla qė kryhen orė e cast nė familje nė mėnyrėn mė tė natyrshme, gjė qė shkolla nuk do tė arrinte ta bėnte kurrė. Mėsuesi nuk mund ta zėvendėsojė kurrė kujdesin e nėnės qė fėmija tė fillojė tė belbėzojė e mė vonė tė flasė apo tė ecė. Nuk po zgjatemi kėtu pėr rolin e pėrrallave, tregimeve, lojėrat e fjalėve (fjalėshpejtat), gjėegjėzat, shprehjet e bukura popullore qė mė mirė se nė familje nuk mund tė pėrdoren asgjėkundi.

Konceptet e para fėmija i merr nė familje, si: nėnė, babė, vėlla, motėr, fruta, ushqime, emėrtimet e rrobave, po kėshtu krahasimet e para, klasifikimet, abstragimet etj.

Edukimi moral

Ky ėshtė njė problem shumė i gjėrė, por duam tė theksojmė se s’ka shkollė dhe asnjė mjet tjetėr qė tė shlyej nga zemra dhe ndėrgjegjja e fėmijės, madje edhe e tė rriturit ato ndjenja tė larta morale qė merren nė shtėpi, si: ndjenja e dashurisė, e respektit, e dhembshurisė, e sakrificės ndaj tė dobėtve, pleqve, tė varfėrve e nevojtarėve. Kush mėson tė nderojė pleqtė nė familje, do t’i nderojė edhe nė rrugė dhe kudo nė jetė. Kush ėshtė mėsur tė bėjė veprime fisnike duke sakrifikuar pėr pjesėtarėt e famijes, sakrifikon pa hezitim edhe pėr tė tjerėt. Kush e do shtėpinė e vet, familjen, lagjen apo katundin, shokėt e miqtė e vet, do tė dijė tė dojė dhe tė respektojė edhe tė tjerėt. Po kėshtu ndjenja e nderit, e dinjitetit, e turpit, aftėsia pėr tė pėrmbajtur veten nga veprimet e ndaluara (harami), respekti ndaj vetes dhe tė tjerėve, zakonet e mira tė mikpritjes ku mund tė mėsohen mė mirė se nė shtėpi, nė gjirin e familjes? Kėshtu mund tė flasim pėr atdhetarizmin, qėndrimin ndaj punės, ndaj pronės etj. ndjenja tė larta morale.

Edukimi estetik

Nė familje merren konceptet e para pėr tė bukurėn e kategoritė e tjera estetike, fitohet pėrvoja fillestare e pėrceptimit tė sė bukurės kudo: nė tė folur, nė sjellje, nė tė veshur, nė lėvizje, nė mbarėshtrimin e shtėpisė, nė natyrė, nė art etj. Krijohen edhe aftėsitė e para pėr ta vlerėsuar tė bukurėn dhe pėr ta krijuar atė. Sa gjėra tė mira, tė dobishme dhe tė bukura mund tė fillojnė tė krijojnė fėmijėt nė familje nėn drejtimin, shembullin dhe nxitjen e prindėrve!

Edukata e punės

“Pėlhurės shihi anėn, vajzės (fėmijės) nanėn”, - thotė populli. Dembelėt dhe punėtorėt rriten nė shtėpitė tona. Asnjė fėmijė nuk ka lindur punėtor apo dembel, ai ėshtė bėrė i tillė. Ku? Nė familje nė radhė tė parė. Lidhur me edukimin e fėmijėve nė punė ka shumė koncepte tė gabuara qė gjallojnė nė familje. Fėmijėt duhet tė kryejnė tė gjitha punėt qė u takojnė duke filluar nga vetshėrbimi, por jemi kundėr tendencės sė disa prindėrve qė i shohin fėmijėt e vet tė mitur si burim i tė ardhurave, duke i shfrytėzuar qė kur janė ende tė njomė.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16983
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi