» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Helena e Trojes dhe misteri i saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Dita prej Sun 21 Jun 2009, 11:33

Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojes, ishte ai qe refuzoi t’u jepte
shperblimin per punen e bere ndertuesve te Ilionit me kryemjeshter
Aeakun, te atin e Peleut dhe Telamonit, dhe per me teper i kercenoi ata
se do t’ju priste veshet nese e merzisnin prape me kerkesen e tyre. Kjo
grimce nga legjenda e Ilionit, sa loje e nje mbreti prepotent, fsheh
brenda saj edhe zanafillen e nje kercenimi te mundshem te Trojes, nje
mbreteri qe aso kohe ishte shume e fuqishme dhe qe mbrohej nga nje
sistem fortifikues teper i sofistikuar .
Shqetesimi dhe frika nga ndonje agresion i mundshem teukro-dardan ishte
nje arsye e mjaftueshme qe 100 mbreter dhe princer nga gjithe
gadishulli i Hemit, te mblidheshin nen drejtimin e Agamemnonit te
Mikenes, per te ndeshkuar mburravecet trojane. Ndeshkuesit e ketij
rreziku u vetequajten Akej, qe pak a shume do te thote besetare te se
drejtes se mohuar dhe te sproves burrerore hakmarrese. S’do mend qe
prijesit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte nje rrezik i afert per
secilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi te merrte pjese ne
ekspediten me te tmerrshme ndeshkuese te kohes, qe coi ne shkaterrimin
e saj. Te gjithe besetaret e Aulides, njeqind mije fryme dhe njemije e
njeqind e tetedhjete anije, te udhehequr nga me shume se njeqind
mbreter pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Ne ngjarjen epokale te
luftes se Trojes protagoniste ishin luftetaret akeas nga njera ane dhe
ata teukro-dardane bashke me qytetaret e Ilionit nga ana tjeter, ndersa
si deshmitare te gjitha hyjnite e Olimpit. Dhe padyshim qe nuk mungonte
asnje nga burrat e lashtesise te shquar per trimeri, te cilet ne kete
lufte do te provonin fuqine e rinise, mencurine dhe bujarine e me te
vjeterve, tmerret e luftes, dhembjen e humbjes, dredhine pellazge per
ta shkrumbuar Trojen nga themelet, lavdine e fitores se akeasve dhe
perjetesimin e kesaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimerore qe e ktheu
ne epos perplasjen e akeasve me Trojen dhe qe e kurorezuan Homerin ne
perjetesine e universit letrar. Per te fituar besimin e te gjithe
akeasve, Agamemnoni, sipas keshillave te orakullit te Delfit flijoi te
bijen, Efigjenine, qe kjo fushate te shkonte mbare, por Ilioni, per
akeasit kishte qene dhe vazhdonte te mbetej nje enigme madheshtie dhe
force.
Prepotenca trojane e manifestuar nga mbreti i tyre Laomedont perbente
nje rrezik real, qe nuk u kalua aq lehte, as nga brezi pasardhes i
kryemjeshtrit Aeak, i cili arriti ta ndeshkonte arrogancen e Trojes te
pasardhesit e Laomedontit, me sakte tek i biri i tij Priami. Rreziku i
vertete i Trojes vinte para se gjithash nga trimeria teukre me ne krye
Hektor zemadhin. Teukrit ishin trima te cartur, dhe nese nje dite do te
mesynin drejt perendimit, mund t’ju prisnin akeasve jo vetem veshet,
por edhe kokat. Per trimeri mund te krahasoheshin me Hektorin vetem
Akili dhe Ajaksi, te dy nipa te Aeakut. Ne keto kushte urtia akease e
kishte kuptuar se pa nje plan te miremenduar, Troja do te vazhdonte te
mbetej per ta nje yll rrezellues sa ndjelles aq dhe i frikshem. Akeasve
nuk u mungonte as rinia, as trimeria, as shpirti i aventures, por keto
nuk mjaftonin per nje ndermarrje kaq marramendese, ku duheshin
llogaritur mire sakrificat e jeteve njerezore.
Pra ishte vendosur te shkaterrohej Troja, simboli i fuqise, pasurise,
mireqenies, e cila per akeasit ishte nje rrezik i vertete, mirepo
zberthimi i misterit trojan, per cdo mendje te thjeshte te asaj epoke,
qe i pamundur, ndaj dukej si nje aventure vrasese per kedo qe do te
perpiqej ta arrinte. Kjo beri qe akeasit te mos vleresonin si faktore
te luftes te armiku vetem forcen fizike dhe ate numerike, por t’i
jepnin perparesi rrahjes dhe mbrujtjes se mendimit ne kuvendin e tyre.
Ata kuptuan se diferenca ne kete perplasje do te kishte te bente
kryesisht me forcen e te menduarit dhe te gjykuarit. Ne rrafshin kohor
akeasit mendonin ne menyre komplekse tre dimensionale dhe i benin
vleresimet kolegjialisht ne kuvendin e burrave, qe ishte institucioni
me i rendesishem i zhvillimit te mendjes dhe i te menduarit abstrakt, i
cili drejtohej nga inteligjenca dhe keshilli i te urteve, ku benin
pjese Nestori, Odisea e te tjere. Kuvendi akeas vertet e respektonte
hierarkine e postit, por nuk perjashtonte pjesemarrjen ne te te asnje
luftetari e per me teper te mendimit te tij, si ne rastin e Tersidit, i
cili pasi morri mbeshtetjen e Akilit shprehu hapur ne kete kuvend
mendimin e tij. Ky kuvend ishte kudhra ku rrihej mendimi dhe nga ku
kalohej ne vendimmarrje te njezeshme e te pakundershtueshme. Nga kjo
pikepamje, akeasit kishin perparesi ndaj trojaneve, te te cilet
vendimmarrja ishte hierarkike dhe ashtu si pushteti, ishte atribut i
trashegueshem nga mbreti te pinjolli i tij me i forte. Pra akeasit
kishin mberritur ne nje stad me te larte te zhvillimit shoqeror se
trojanet dhe trikohesia ne te menduarit e tyre bashke me fjalen e
kuvendit ishin armet e tyre me te efektshme,
Prej kohesh akeasit ishin perpjekur te depertonin menderisht ne
keshtjellen e Ilionit, por ky qytet u fanitej si nje mit, ndaj ata duke
i dhene rendesi rrahjes se mendimit, i hapen udhe emancipimit te tyre.
Ketu nuk duhet harruar se vendimi kolegjial i akeasve bazohej edhe te
forma e besimit zeusian, qe ata e kishin shpirtezuar. Madje rolin e
femres jo vetem ne jeten familjare, por edhe shoqerore, ata kishin
filluar ta pervetesonin si vlere emancipuese. Kjo eshte e kuptueshme po
te veme re organizimin e hierarkise ne Olimp, ku jo rastesisht ka
baraspeshe ne raportin e hyjnive me hyjneshat. Te dyja linjat, si
mashkullorja dhe femerorja gezonin adhurim te vecante nder akeasit, ne
besimin e te cileve nje vend te vecante zinte hyjnesha Hera, qe ishte
mbrojtesja e jetes familjare, e bashkeshortesise dhe hyjnesha, te cilen ciftet e besonin si mbrojtesen e fatit te tyre.
Ne shoqerine akease dallohen qarte kater tipe femrash: Penelopa, femra
ideale per ruajtjen e shtratit bashkeshortor; Klitemnestra, femra
tipike e tradhtise dhe e krimit bashkeshortor; Circea, Briseida dhe
Kriseida, bukuroshet e flirteve dashurore qe i tundojne dhunshem te
dashurit e tyre, kujtojme Akilin per Briseiden dhe Odisene per Circean;
dhe Helena, bukuroshja e pashoqe e cila, mendojme se per motivin madhor
te mbrojtjes se qenies akease, duhet te kete pranuar marrjen persiper
te misionit per zbulimin e misterit trojan, duke vene ne sherbim te
ketij qellimi hiret dhe bukurine e saj.
Helena, protagonistja kryesore e luftes 10-vjecare midis akeasve dhe
Trojes, edhe pse na shfaqet perhere e mbeshtjelle me nje tis misteri,
nuk eshte pergojuar nga asnje mendje e zgjuar per veprimet e saj. Sot,
pas afro me shume se 30 shekujsh, Helena nuk na shfaqet vetem permes
pershkrimit te saj fizik dhene nga Homeri, por edhe permes gjendjes se
saj shpirterore dhene nga studiuesit, qe jane marre me te e qe kane
analizuar motivet, sjelljen, pasionet dhe vleresimet e saj. Por nga ana
tjeter, ajo ndoshta eshte e vetmja figure femerore artistike, qe eshte
dashur te misherohet te figura te tjera reale te shfaqura apo te
heshtura te historive konspirative, qe lidhen me ngjarje te tjera
epokale,
padyshim duke ruajtur vetem thelbin e saj. Manteli i Helenes eshte
ngjallur dhe veshur nga mjaft femra te zgjuara qe kane sherbyer
ne misionet e mistershme te sherbimit inteligjent te te gjitha koherave
duke neutralizuar e deri shkaterruar madheshtine e shume burrave te
shquar e te lavdishem.
Madheshtia e nje qyteti qendron te shpirti i qytetareve te tij dhe te
arkitektura e tij mbrojtese. E tille ishte Troja, e cila kishte
terhequr vemendjen jo vetem te akeasve, por edhe te hyjnive te Olimpit,
te cilat do t’i frymezonin ata per ta sfiduar Ilionin. Urtia akease
duhet ta kishte pikasur se Ilioni kishte disa perparesi: ishte nje
keshtjelle e fuqishme mbrojtese, banoret e tij dalloheshin per shpirtin
e paepur luftarak dhe kishin aleate te shumte, ndaj largpamesia e tyre
e drejtuar nga Odisea eshte befasuese, kur e fillon perplasjen me
trojanet paraprakisht duke u ngritur atyre nje gracke shpirterore. Ne
rrefimet e Homerit, protagonisti i shkaterrimit te Trojes, Odise
itakasi, eshte i kudondodhur, diku si mik, diku si tregtar, diku si
udhetar i larget, nje model i plotesise se nje burri udheprijes, keshtu
qe, nje sy vezhgues me lehtesi e kupton se ky ideator mendjemprehte i
bie te jete themeluesi i armes me te sofistikuar, asaj te sherbimit
inteligjent, qe edhe pse fillimisht lindi per qellime mbrojtese, nen
drejtimin ekspansionist u shnderrua ne vrases dhe shkaterrues. Virgjili
kete arme e quante “Dredhia Pellazge”, ”Dredhia e Odisese” apo “Dredhia
Mirmidonase”.
Dihet se ne kohe paqeje, burrat, trimerine e tyre e harxhonin me se
shumti pas bukurise femerore, gjuetise, ngrenie-pirjeve gazmore dhe
tregtise. Bukuria femerore ua ngaste mendimin te gjitheve kur degjonin
te flitej per te, por ca mjaftoheshin duke e soditur, ndersa ca te
tjere duke u trallisur si te marre pas saj. Mirepo bukuria qe do te
mbahej mend ne jete te jeteve, ishte ajo e bukuroshes se Spartes,
Helenes marramendese, e perzgjedhur si me e bukura nder vdekataret nga
vete hyjnesha Afrodite, pa misteret e se ciles, shpirtrave njerezore do
t’ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishem, qe
shenjojne tere historine njerezore. Helena, e bija e Tindarit, mbretit
te Spartes, ishte vertet aq e bukur, sa edhe vete Odisea qe marre
mendsh pas saj, por jo si gjithe te tjeret, pasi qellimi i tij i
vertete ishte ta dergonte Helenen si te besuaren e tij ne Troje.
Sipas legjendes, Menelau nuk ishte metonjesi i vetem per shtratin e
Helenes, pasi ne pallatin e Tindarit, u mblodh e tere paria akease. Por
a thua te ishte dalldia pas kesaj femre, shkaku i luftes se Trojes? Po
sipas legjendes deshirat e ketyre trimave do te qene kthyer ne tragjedi
sikur Nestori te mos e kishte keshilluar Tindarin qe zgjedhjen ta bente
vete Helena, e cila zgjodhi per burre me te druajturin prej tyre,
Menelaun, ndersa te tjeret i njohu si vellame. Cdokush sot do ta
komentonte dasmen e tyre si nje rit, ku akeasit me teper improvizuan
nje spektakel “metonjesish” per te nxitur kureshtjen dhe imagjinaten e
kujtdo qe e degjonte, cka as me pak e as me shume ishte si nje lloj
“Miss Ballkani” i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetem Helena.
Po pse u mblodhen gjithe mbreterit e rinj akeas ne Sparte, kur dihej se
ishte fjala vetem per nje bukuri? Pse ata u rane aq fort tamtameve kur
vetem njeri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte ate bukuri
hyjnore? Te gjitha hamendjet te cojne ne gjasen se mbreterit dhe
princat e rinj akeas kishin rene ne nje mendje te kurdisnin nje dredhi.
Se kush e pati fatin te binte pre e kesaj dredhie, ne sot e dime te
gjithe. Eshte e thjeshte per t’u kuptuar se akeasit ne ate martese
kishin ardhur jo vetem si dasmoret, por edhe si ahengxhinjte e dasmes
tragjike te shpirtit trojan. Prej kohesh ata e kishin vleresuar
shpirtin trojan si me te frikshmin, ndaj u mblodhen dhe vendosen te
“ofronin” nje dhurate aq te rralle, qe cdo burre do ta kishte zili,
Helenen e Spartes, se ciles pervec ditirambeve, iu thur edhe nje
legjende. Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqe nuk e kishin ftuar ne
nje martese hyjnish, vjen ne kete dasme dhe nga meria hedh nje molle te
arte, ne te cilen qene gdhendur fjalet “me te bukures”. Kaq ishte
dashur qe te niste sherri midis Afrodites, Heres dhe Atenes. Hyjneshat,
per te zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit te
Trojes, dhe Afrodita, per te siguruar mbeshtetjen e tij, i premtoi si
shkembim se do t’i jepte gruan me te bukur ne bote. Me kete premtim
Afrodita u be shkak per fillimin e nje prej ngjarjeve me epike te
lashtesise.
Troja, sipas Homerit ndoshta do te kishte pasur nje fat tjeter po te
mos ekzistonin hiret e hyjneshes Afrodite, prej bukurise se te ciles,
Paridi i Trojes, me i vogli djale i Priamit, u verbua kur iu desh te
zgjidhte me te bukuren nder tre hyjneshat. Per syte e nje djaloshi, por
jo vetem te tij, ne kete bote nuk kishte gje me te bukur se Afrodita,
prandaj krejt pafajesisht, Paridi nuk do te nguronte t’ia jepte mollen
asaj. Qe nga ai cast, molla e me te bukures u kthye ne “mollen e
sherrit”, ngaqe ai mori prej Afrodites premtimin se do ta gezonte me
Helenen e Spartes, gruan me te bukur te gadishullit te Hemit.
Para-mithija ne kete rast, nuk eshte thjesht nje perralle, por nje
motiv per ta terhequr Paridin drejt kurthit, ku s’kishte moshatar te
tij qe nuk do te binte. Nuk qe e befte ardhja e Paridit te Trojes ne
Sparte. Legjenda thote se Paridi ia kishte ndiere zerin kesaj bukurie
edhe atje larg ne pyjet e Dardanise, kur ishte pjekur me tre hyjneshat:
Heren, Atenen dhe Afroditen.
[b]

firma.................................................................................................................................................................................
(Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- www.nasergashi.com -.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ)


avatar
Dita

Shteti : Tirane !!
Postime : 429
Kyējet nė forum : 10004
Regjistruar mė : 29/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Dita prej Sun 21 Jun 2009, 11:33

Kostas Varnalis na thote me gojen e Menelaut: Nuk do t’ju veme vetem
nderin ne vend, por edhe do t’ju ngopim me pasuri, me ara dhe me
livadhe pa cak, me ranishte gjithe ar; me shpella me gure te cmuar,
kope lopesh te panumerta, me kuaj dhen dhe dhi. Edhe me gra te bukura e
te kolme. Do te kaloni tere diten me banje, sherbete dhe gjelle te
zgjedhura. Ato cmenden per te huajt! I ndukin nga menga dhe i cojne
vete ne shtepi. Te gjitha keto do te behen tonat dhe, per me teper,
edhe ato pesedhjete pallatet e Priamit, qe jane me te pasura se edhe
vete Olimpi! Sekush nga ju do te behet nje mbret me pallatin dhe
haremin e vet. Dhe kush do te qendroje atje pergjithmone, paste uraten
tone! Ai qe do te kthehet ne Atdhe, do te kete cdo mundesi per te blere
nje mbreteri te tere. Dhe te gjithe ju do te beheni pasardhes
mbreterish dhe perendite do te jene pasardhesit tuaj! Keshtu do te
shpetojme kulturen nga rreziku, por edhe veten tone. Por, po s’i
ndeshkuam, atehere gjer edhe mullixhinjte do te na sulen te na
rrembejne grate!... Trojanet edhe sikur te mos na kishin turperuar,
prape nuk duhet te ekzistojne .
Parajsa Ilion duhej te pushtohej patjeter e gjithsekush prej tyre te
bente realitet endrren e tij. Troja qe koka e perbindeshit aziatik qe
shume here me pas do ta tentonte nusen e ujerave te planetit(Hemin).
Si ndertim Ili-oni, qe edhe nga vete emri do te thote “Dielli i
Gjithesise”, ishte vertet arritja me e madhe arkitektonike e kohes dhe
mbahej si i papushtueshem, cka do ta nxiste pellazgun e mencur Odise te
vriste mendjen per dredhine e duhur. Sic thame me lart, pas shume
dilemave, ai duhet ta kete ndare mendjen t’i ofronte si “dhurate” kėtij
“Dielli te Gjithesise” nje bukuri si Helena, qe vete hyjnesha Afrodite
e kishte aq fort per , e cila me deshire pranoi te mbiquhej Helena
e Trojes, nje cilesor ky, qe jo vetem e largon ate shume nga Sparta,
por e mbulon edhe me mister. Nisur nga keto, i bie te besojme se:
Helena nuk vendosi te arratisej nga marrezia e dashurise per Paridin
dhe se bashke me “dhuraten” e dyte, kalin e drunjte, perbejne dyshen
vrasese dhe shkaterruese te sherbimit inteligjent akeas, te cilesuar si
“Dredhia e Odisese”. Nuk eshte e nevojshme ta risjellim ketu linjen e
kalit te drunjte, i cili gjoja u ndertua nga akeasit si dhurate
kushtuar Pallada Atenes dhe u be aq gjigant qe trojanet te mos kishin
mundesi ta fusnin brenda ne qytet permes portes Skee, duke i
paralajmeruar indirekt qe nese, nisur nga deshira per ta bere kete
dhurate te tyren, ata do ta demtonin kalin kushtuar hyjneshes, ne nje
menyre apo ne nje tjeter do ta pesonin prej furise se saj dhe
katastrofa e tyre do t’ishte e sigurt.
Deri me sot te gjithe kane menduar se lufta shpertheu ngaqe Paridi
kishte cenuar besen dhe mikpritjen akease si edhe sedren e burrave
akeas, qe nuk munden t’ia fitonin zemren Helenes, cka u be sebepi qe
nxiti krijimin e “Beselidhjes Akease”, e cila nuk shihte shpage tjeter
vec luftes kunder Trojes. Por asnje nuk mund ta marre si shume bindes
kete argument, sapo sjell ndermend dredhite e panumerta te pellazgeve
dhe dinakerine e Odisese. Veshtire se ndokush nuk do ta besonte mekatin
e Helenes, e aq me teper mitin e molles se arte qe paracaktoi fatin e
Trojes. Mirepo dilema qe na mundon eshte: kemi te bejme me nje loje
dashurie, si rezultat i premtimit qe Afrodita hyjnore i beri Paridit,
apo me nje vendim te hyjnive per te ndeshkuar sfiden e Trojes ndaj vete
Olimpit, qe e pare ne planin njerezor mund te perkthehet si nje pranim
me deshire i Helenes per t’u bere pjese e nje misioni teper sekret
pellazgo-hyjnor, natyrisht me qellim ndeshkimin e sfides trojane. Fundi
i Trojes na ben te besojme se Helena ka mbartur brenda vetes jo vetem
kete ndeshkim, por edhe misterin e tij te madh.
Nje nder enigmat qe jemi perpjekur te sqarojme ne kete shkrim, eshte si
arriti Helena dhe Paridi te largoheshin aq lehte dhe pse aq papritur?
[i]

firma.................................................................................................................................................................................
(Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- www.nasergashi.com -.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ)


avatar
Dita

Shteti : Tirane !!
Postime : 429
Kyējet nė forum : 10004
Regjistruar mė : 29/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Dita prej Sun 21 Jun 2009, 11:34

Thua ajo e beri kete e
shtyre nga dashuria apo thjesht nuk priste koha per detyren qe i kishin
ngarkuar? Kur Paridi mberriti si mysafir ne Sparte, Helena ishte nena e
Hermiones, ndaj dhe mundesia qe ajo te goditej nga shigjetat e Erosit,
sic pretendon Gorgia ne Lavd Helenes, ishte shume e vogel. Por me pak i
besueshem eshte edhe fakti tjeter, qe ne pallatin mbreteror te Spartes
te kishte roje kaq teveqele dhe te pabesa ndaj mbretit Menela. Mirepo
ka edhe dicka qe na ben te bindemi se largimi i saj i papritur, ose
nxitimi i saj drejt Trojes, nuk kishte te bente me shpirtin, por vetem
me mendjen. Helena jo vetem duhet te jete instruktuar gjeresisht per
ate qe do te bente, por ka qene dhe e vetedijshme se e fshehur nen
petkun e nje tradhtie bashkeshortore, askujt prej trojaneve nuk do t’i
shkonte ndermend qe kjo bukuri mund te shkrumbonte diellin e tyre,
Ilionin. Mire fshehja e misionit tė saj fale hireve femėrore, do te
bente te mekej cdo mendje teukre. Homeri nuk harron te na tregoje se
gjate luftes 10-vjecare, Helena eshte takuar me se njehere me Odisene
dhe Diomedin, te cilet kishin hyre ne Troje te maskuar si tregtare,
zanat qe Odisea e ushtronte shpesh gjate misioneve te tij zbuluese, qe
sot quhen misione te sherbimeve inteligjente. Labirintin arkitektonik
te portes Skee, qe ishte nje hyrje mbrojtese e pakalueshme per forcat
akease, Odisea duhet ta kete pare me syte e tij vetem fale ndihmes se
Helenes dhe pikerisht ne kete kohe atij duhet t’i kete lindur edhe
ideja e kalit te drunjte. Por pervec dhenies se informatave, thelbi i
misionit te saj duhet te kete qene zhberja e shpirtit trojan, duke i
dhene Diomedit te dhena lidhur me te fshehtat e besimit te tyre. Madje
duke qene se Helena jetoi ne Troje rreth 10 vjet, eshte e arsyeshme te
besojme se ajo do t’ia kete shtene atij ndermend grabitjen e statujes
se Pallades ne tempullin e hyjneshes Atena, mbrojteses se Trojes, qe do
te sillte te trojanet ndjenjen e fatalitetit dhe renien e shpirtit te
tyre luftarak. E kush mund ta kryente kete mision me mire se nje e
besuar si Helena, me hire femerore aq te lavderuara.
Por le te kthehemi te statuja e Pallades ne tempullin e hyjneshes
Atena, e cila si per gjithe qytetet e lashtesise, ishte edhe mbrojtesja
e Trojes. Rrembimi nga Diomedi i Pallades se Atenes trojane do t’i
jepte menjehere frytet e veta. ”Vjedhja” e saj mbolli te trojanet
pasigurine dhe ua bjeri atyre shpirtin luftarak. Fakti qe Troja
perfundoi ne flake e verteton me se miri ndikimin qe kishte te njerezit
e lashte besimi te hyjnite dhe ne vecanti besimi tek Atena. Ndjenja e
fatalitetit duhet ta kete pushtuar teresisht jeten e Trojes dhe ndoshta
shume trojane te perpunuar nga Helena e shiten shpirtin duke pranuar te
bashkepunonin me Odisene dhe Diomedin ne vjedhjen e Pallades per ndonje
perfitim teper te majme. Pas kesaj vjedhjeje shoqeria trojane nisi te
humbte unitetin e saj shpirteror. Fjalet e verteta te orakullit
Laokoont apo parashikimin e Kasandres per fatin tragjik qe e priste
Trojen nuk i besonte me njeri. Hyjnesha Atene nuk ishte me mbrojtesja e
kuvendit dhe e te drejtes, nuk kujdesej me per femijet, te semuret dhe
per mireqenien e trojaneve. Diomedi u kishte grabitur trojaneve besimin
te fitorja dhe kurajon per te luftuar.
Pas kesaj, i kishte ardhur radha dredhise tjeter pellazge, kalit te
drunjte, qe do te shnderrohej ne “lodren” me mashtruese dhe me te
frikshme te te gjitha koherave, me te cilen Odisea do ta mbyllte kete
konflikt kaq te gjate e te mundimshem. Kureshtjen per kete ngrehine me
permasa gjigante ua fashiti trojaneve nje fare Sinoni nga Argosi, ish
luftetar akeas i fshehur diku ne nje kenete prane pyllit te Trojes, i
cili gjoja kishte shpetuar per fat prej te veteve ngaqe ishte grindur
fort me Odisene. Kur Priami pyeti cfare te bejme me kalin gjigant prej
druri, Laokoonti i ndezur prej zemerimit dhe i ndjekur prej nje turme
te madhe, vrapoi tatepjetė qytetit duke bertitur: “O derezinj, ejani ne
vete, c’kujtoni ju se armiku eshte bujar? Kujtoni se dhuratat e Danajve
jane pa dredhi? Keshtu e njihni ju Odisene?” Por mashtrimi funksionoi.
Trojanet i shemben vete me duart e tyre muret e portes Skee, qe kjo
“loder” te hynte pa u demtuar brenda ne qytet, duke u shkaterruar
keshtu edhe modeli me i shkelqyer mbrojtes i asaj kohe.
Tani te vijme edhe njehere te Helena dhe te fakti domethenes pse ajo
nuk u largua pa u shkrumbuar Troja gjer nė fund. Kjo mund shpjegohet me
statusin e saj si misionare teper e vecante e strategjise akease per
shkaterrimin perfundimtar te Trojes, qe mendojme se e mbeshtet edhe me
teper hipotezen e hedhur ne kete shkrim. Sa me siper mund te
perforcohet edhe nga ngjarja ku Menelau vret Paridin, qe sipas nje
arsyetimi, do ta detyronte Helenen te largohej nga Troja. Mirepo ajo jo
vetem nuk u largua, por pranoi te martohej me te kunatin, Dejfobin, qe
sipas nje arsyetimi tjeter, na shtyn te mendojme se e kreu kete akt
ngaqe nuk mund ta linte te pa perfunduar misionin e saj, cka mund te
behej shkak qe akeasit te humbnin burimin e informacionit per gjendjen
dhe fuqine e Ilionit. Ja perse Helena u largua nga Troja vetem atehere
kur e pa ate te shkrumbuar teresisht, duke mbetur keshtu deshmitarja me
e fundit e fundit te tmerrshėm te Ilionit.
Pas gjithe ketij parashtrimi eshte e arsyeshme te besojme se suksesi i
gjithe ndermarrjes akease u arrit fale taktikes brilante te ideatorit
te saj, Odise mendimtarit dhe forces se dinakerise se tij, qe qendronte
te shkathtesia e te menduarit, vleresimi i situates ne tere
kompleksitetin e saj dhe te besimi qe ai kishte te aftesite e te gjithe
beselidhesve. Si perfundim mund te themi se misteri qe vesh triumfin e
akeasve mbi Trojen, para se gjithash duhet kerkuar te forca e arsyes.

Mar nga gazeta"ALBANIA PRESS"

firma.................................................................................................................................................................................
(Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- www.nasergashi.com -.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ)


avatar
Dita

Shteti : Tirane !!
Postime : 429
Kyējet nė forum : 10004
Regjistruar mė : 29/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 21 Jun 2009, 19:39

Duke ju referuare disa librave historik te Izraelit te lashte, dy shkrimet epike me te lashta ne Qytetrimin Perendimor jane Iliada dhe Odisea te shkruara nga poeti i njohur si grek, Homer.

Jane keto dy shkrime qe paraqesin sot mithet dhe legjendat brilante te ndodhura ne nje kohe shume te larget qe shkon rreth 4000 vjet me pare dhe te shkruara ne shekullin e shtate para Krishtit.

Keto legjenda dhe mithe pasuan fshirjen nga historia te qytetrimit Mikenian, nje nga qyteterimet me te zhvilluara te kohes.

Mendohet se legjendat gojore te popujve te zones ku shtrihej Greqia e lashte dhe Troja, u mblodhen dhe shkruan nga Homer.

Po kush ishte ky Homer? Te gjithe e bejme kete pyetje dhe askush deri me sot nuk ka marre nje pergjigje te sakte. Dihet vetem se Homer qe nje plak i verber i cili bashke me shkrimet e tij vuri kete emer qe sot ne njohim pa folur aspak per vehten e tij.

Dyqind vjet pas tij, historiani me i madh i tere kohrave qe quhet dhe babai i historise, Herodoti, na thote se Homeri ishte nje grek nga Jonia ne bregun perendimor te Azise se Vogel. Ndoshta i lindur ne ishullin KOS dhe qe jetoi perafersisht ne vitet 850 deri 750 B.C. (Para Krishtit)

Tek Herodoti ai pershkruhet si rapsod popullor endacak qe bridhte neper vende te ndryshme per te mbledhur legjendat e vjetra qe kendoheshin ne vargje nga rapsode epike, kjo nje tradite e vjeter gojore qe sot per fat te mire ruhet vetem ne nje vend dhe pikerisht ne Shqiperine e veriut.

Shume studiues mendojne se epikat poetike te legjendave Homeriane nuk jane shkruare kurre nga nje person i vetem por nga shume njerez te cilet kane ngleur anonime!

Mua personalisht me kane ngelur ne mendje shume tregime dhe legjenda Homerike qe babai im mi tregonte si perralla kur isha femije dhe qe atij ja kishte treguare i jati. Ata nuk e kishin lexuare kurre Homerin dhe as e dinin nese ekzistonte nje Homer!! Kur une u rrita dhe Homeri u perkthye ne shqip, nxitova ta blej dhe ta lexoj me nje fryme. U befasova! Shume nga ato legjenda une i dija qe nga rrefimet e tim eti. Kjo me ka vene ne mendime te thella dhe me mundon shume. Si ka mundesi qe babi im dhe babai i tij i dinin kaq mire ato legjenda pa lexuare Homerin?! Kjo eshte nje pykepyetje shume e madhe tek une dhe qe me mundon. Nuk e di nese nje dite do te di te verteten e kesaj enigme? Po ashtu nuk e di nese shqiptare te tjere (mosha ime dhe me te vjeter) jane rritur me keto "perralla" Homerike dhe nese po, ku ata i kane mesuare pa ekzistuare ne shqip nje Homer?

Mendohet se keto dy libra qe Homeri vetem sa i ka mbledhur, kane ekzistuare ne mendjet dhe gojet e grekeve te lashte shume me pare dhe se jane shkruare 200 deri 300 vjet para se te vinin shkronjat greke dhe te shkruhej greqishtja! Del pyetja se me cfar shkronjash u shkrojten ato dhe kush i shkrojti pasi Homeri ishte i verber?

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Helena e Trojes dhe misteri i saj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi