» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Besimi dhe kombesia ne nje veper te pabotuar te At Gjergj Fishtes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Besimi dhe kombesia ne nje veper te pabotuar te At Gjergj Fishtes

Mesazh nga Vizitor prej Thu 18 Jun 2009, 21:47

Vetėdija kombėtare dhe vetėdija fetare, lidhjet e kushtėzimet midis tyre, kanė qenė njė shqetėsim parėsor gjatė dy shekujve tė fundmė nė historinė e lėvizjeve tė mendimit shqiptar. Gjatė Rilindjes Kombėtare pėr herė tė parė u krijua njė ideologji homogjene, njė zhvillim historik-kulturor konvergjent, me njė program kombėtar pėrbashkues. Pikėrisht kjo bėnte qė cilėsitė heterogjene tė botės shqiptare, midis tė cilave besimi, tė fitonin vėmendje kritike vetėm pas themelimit tė shtetit shqiptar. Prej fillimit tė shekullit tė 20-tė slogani i Pashko Vasės “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” vazhdoi tė jetė i ngulitur, por jo gjithaq i pushtetshėm dhe i padiskutueshėm sa nė periudhėn romantike. I pari qė pati shprehur pikėpamjen se shqiptarėt mund t’i bashkoheshin mėnyrės europiane tė tė menduarit dhe tė jetesės duke u kthyer nė fenė e tė parėve ishte Faik Konitza. Sė njėjtės ide i qe pėrmbajtur edhe G. Schiro-i. Pėr kėto ide tė dy u qortuan nga njė kohė historike nė tjetrėn dhe madje edhe sot vazhdojnė tė qortohen.
Franēeskanėt shqiptarė, duke pasur njė mjedis kulturor tė pėrbashkėt, njė kryeqendėr veprimi (Shkodrėn), njė tribunė shprehjeje (“Hyllin e Dritės”), njė mjeshtėr pėrmes tė cilit mund tė identifikoheshin (At Gjergj Fishtėn), dhe njė slogan qė u shėrbente si devizė (“Fe e Atme”), arritėn deri tek krijimi i lėvizjeje dhe shkolle mendimi dhe u bėnė faktor verifikues i raporteve besim - vetėdije kombėtare nė kushtet e reja.
Dorėshkrimi nė AQSH
Pėrveēse nė vepra letrare, slogani i franceskanėve ėshtė shprehur nė formėn e njė traktati ideologjik, filozofik dhe teologjik prej At Gjergj Fishtės. Dokumenti titullohet nė origjinal “Questione nazionale e questione catholica” dhe ruhet nė AQSH. Autori nisi ta shkruante nė vitin 1914 dhe duket se e ka quajtur njė vepėr tė mbaruar nė vitin 1924. Dorėshkrimi pėrmban rreth 30 faqe tekst autograf, mbi tė cilin vetė autori herė pas here ka bėrė ndryshime dhe saktėsime. Teksti bazė ėshtė shkruar me sa duket brenda njė kohe tė shkurtėr, brenda tė njėjtit kontekst historik-kulturor. Eshtė shkruar tėrėsisht me njė kaligrafi mjeshtėrore, shprehje e qetėsisė, maturisė dhe e bindjes sė autorit nė ēka po shkruante. Asnjė shenjė shqetėsimi psikologjik nuk vėrehet nė sizmografinė e shkrimit. Mbiteksti, qė ėshtė i sė njėjtės dorė, ėshtė nė formėn e anėshkrimeve, shtesave dhe rrallė edhe tė qortimeve. Mbiteksti duket se ėshtė ndėrkohor, ēka mund tė merret si provė se At Gjergj Fishta e ka rimarrė disa herė nė duar studimin e tij. Sa i takon mbitekstit, ky shpreh njė gjendje psikologjike mė pak tė qetė.
Dorėshkrimi ėshtė i njė formati mė tė madh se letra e pėrmasave zyrtare, me fletė tė numėrtuara recto e verso nga vetė autori. Eshtė letėr e vijėzuar dhe e mbushur me tekst edhe nė bardhėsitė e lėna si tė tilla nė fillim prej tij. Pėrveēse nga autori i kėsaj trajtese, dorėshkrimi ėshtė pėrmendur edhe nga prof. Ali Xhiku, nė studimin e tij “Letėrsia shqipe si polifoni”, pėr aq sa ka qenė nė interesin e atij studimi, kryesisht pėr verifikimin e pėrmbajtjes sė besojmės (kredos) poetike tė Fishtės, tė shprehur nė sintagmėn e pandashme “Fe e Atme”.
Nė tė vėrtetė dėshmohet se teksti ėshtė kėshilluar edhe nga studiues tė tjerė, vendės dhe tė huaj, por ndaj tij ėshtė mbajtur heshtje, heshtje nė tri periudha historike: para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, si dhe nė dy dekadat e fundme. Dorėshkrimi ruhet nė AQSH dhe ka signaturėn: Fondi 17, dosja 18, pa vit; qė i pėrgjigjet fondit nominal tė Gjergj Fishtės. Nė pėrpunimin arkivistik ėshtė cilėsuar “veprimtari krijuese” dhe ruhet bashkė me dorėshkrimet e krijimtarisė.
Relacion pėr Pontifikatin
Duke u nisur prej gjuhės nė tė cilėn ėshtė shkruar, italishtes, mund tė mendohet se At Gjergj Fishta e shkroi kėtė tekst si njė relacion pėr Pontifikatin, pėr tė bėrė tė njohur gjendjen demofetare nė Shqipėri menjėherė pas formimit tė shtetit shqiptar. Nė fakt, dorėshkrimi i pėrmban tė gjitha cilėsitė e njė relacioni: pėrshkrimin realist tė gjendjes, parashikimin e asaj qė mund tė ndodhė me shqiptarėt pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa kėshillime se si mund tė faktorizohet katolicizmi pėr tė rikthyer autoritetin e vet nė Ballkan si nė periudhėn paraosmane e njėherėsh si mund t’u vlejė shqiptarėve kjo situatė e re pėr tė europeizuar mendimin, orientimin dhe kulturėn e tyre.
Mirėpo nuk ėshtė e sigurt nėse At Gjergj Fishta e nisi kėtė punė me konceptin e njė relacioni. Prof. Ali Xhiku, nė studimin e tij, e quan “memorandum”, dhe nuk pėrjashtohet tė ketė qenė vėrtet i tillė, njė kujtesė pėr Lidhjen e Kombeve, e cila ēėshtjen shqiptare ia delegoi Konferencės sė Ambasadorėve dhe kjo e fundit i njohu disa tė drejta protektorati Italisė mbi Shqipėrinė, tė shenjuara mbi njė dokument pikash tashmė tė botuar nga studiuesit e historisė, sipas tė cilave Italia do tė ishte garante e sigurisė sė jashtme tė Shqipėrisė, mbrojtėse e sovranitetit tė brendshėm tė saj, kontrolluese e sigurisė sė qeverisjes - ēka shkaktoi njė refuzim kategorik tė vendeve ballkanike, deri nė atė shkallė sa Shqipėria tė shpallej njė territor ekstraballkanik dhe tė mos ftohej nė konferencat e federimit tė rajonit. Ka njė lidhje logjike mes dy fakteve: pėrderisa Roma e kishte kėtė paketė privilegjesh ndėrkombėtare mbi Shqipėrinė, nuk ishte e tepėrt qė t’i bėhej njė pėrkujtesė qė edhe faktori fetar mund tė mbahej nė konsderatė nė gjithė veprimin e saj.
Pėrpjekjes sonė pėr tė provuar nėse ky dokument iu pėrcoll ndonjė instance apo zyre: Selisė sė Shenjtė si relacion apo Lidhjes sė Kombeve si memorandum, nuk i janė pėrgjigjur fakte dėshmuese bindėse. Por ngurrimi i autorit pėr ta botuar shqip, duke i pasur tė gjitha mundėsitė, shkon kundėr kėtij arsyetimi: duket se ai nuk i drejtohej njeriut shqiptar. Fishta ishte klerik, ndryshe nga Konitza dhe Schiro, qė si njerėz laikė mund tė futeshin mė me vėshtirėsi nė rrethin e keqkuptimit tė qėllimshėm, nėse i referohemi asaj shkalle tolerance qė shpėrfaqej nė atė kohė nė vijim tė romantizmit homogjenizues. E vėrteta ėshtė se 7-8 dekada mė vonė, nė truallin e njė popullsie tė ardhur prej ateizmit, idetė e rikrishtėrimit vunė nė qendėr tė goditjes edhe shkrimtarin I. Kadare.
Njė traktat? Pėr tė gjitha kėto arsye jemi tė prirur ta trajtojmė kėtė dorėshkrim si njė traktat historik-filozofik pėr raportin midis kombėsisė dhe besimit tek shqiptarėt.
Pėrse ėshtė njė traktat? Para sė gjithash sepse problemet shtrohen nė mėnyrė parimore dhe zgjidhjet propozohen nė mėnyrė paradigmatike. Nė studimin e tij Fishta nė krye pėrshkruan ndėrkohėsisht dhe bashkėkohėsisht gjendjen demofetare nė Shqipėri, mė saktė nė gjithė hapėsirėn shqiptare, duke pėrfshirė edhe Kosovėn. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative nė Ballkan si njė dukuri historike, gjė qė i pėrgjigjet sė vėrtetės. Jo vetėm si njė dukuri historike, por edhe si njė kushtėzim politik e gjeopolitik. Megjithėse nė Librin e Shenjtė tė besimtarėve islamė njė prej nyjave themelore ėshtė se “nė fe nuk ka me zor”, pėrvoja historike provon se perandoritė e mėdha, sidomos perandoritė teokratike, sikurse ishte dhe ish-perandoria osmane, pėrmes sistemit tė privilegjeve dhe tė pragmatizmit fiskal (qė e shpreh shumė qartė sintagma “dy pėr njė” pėr tė krishterėt) gjithnjė kanė dashur ta homogjenizojnė popullatėn shumėgjuhėshe, shumėkombėshe dhe shumėracėshe me anė tė fesė dhe besimit.
Pikėpamja e Fishtės ėshtė se besimi i ri ndėr shqiptarėt me traditė krishtėrimi prej kohėrave apostolike ėshtė i cekėt dhe se shkėputja e lidhjeve tė faltoreve muslimane me kalifatin, apo pavarėsia e xhamisė sė besimtarėve shqiptarė, e shpallur nė vitin 1923, do tė favorizojė rikrishtėrimin masiv tė popullatės. Sipas parashikimit tė Fishtės, kjo do tė ndodhė “brenda dy, tė shumtėn tre brezave”, sepse bashkatdhetarėt e tij “nuk mund tė qendrojnė tė patundur” edhe mė tej. Pavarėsia e Shqipėrisė, sipas mendimit tė Fishtės, e favorizon veprimin katolik nė vend, dhe kjo do tė mundėsojė jo vetėm njė shpėrfaqje tė vetėdijes zanafillėse europiane tė popullit shqiptar, por edhe homogjenizimin e tij tėrėsor, sepse tė njėjtin proces do ta ndjekin edhe rreth 800 mijė shqiptarė muslimanė nė Jugosllavi, tė cilėt, tė shkėputur prej khalifatit dhe tė papajtueshmėm me skizmatikėt serbė, me siguri dhe “me ndihmėn e Zotit”, do tė gjejnė si rrugėn mė tė menēme bashkimin me rrjedhat besimtare tė vėllezėrve tė tyre nė Shqipėrinė e pavarur. Mendimi i Fishtės shkon edhe mė tej. Ai parasheh edhe riungjillizimin e boshnjakėve dhe nuk e pėrjashton njė veprim katolik me karakter strategjik qė pėrshkon gjithė Ballkanin, deri nė qendrėn e krishtėrimit tė ritualit bizantin. Nė vijė logjike kjo pajtohet me qendrimin qė mbajti Selia e Shenjtė nė vendimmarrjen ndėrkombėtare pėr caktimin e kufijve tė Turqisė kemaliste-republikane, duke luajtur njė rol pėrcaktues, pėr shumėkėnd tė pakuptueshėm, qė Konstantinopoja dhe rrethinat, bashkė me Selinė e Patriarkanės sė Stambollit, t’i mbeteshin asaj si territor. Nė dorėshkrimin e Fishtės, nė mėnyrė traktative, kėshillohet se si duhet tė jetė veprimi katolik jo vetėm midis popullsive muslimane nė Shqipėri e nė Ballkan, por edhe midis tė krishterėve tė “vijės sė gabuar”, duke pėrthirrur njė ndėrmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pikėnisje e sė cilės mund tė shėrbente Shqipėria, si vendi i besimeve tė mbishtresuara. Fishta madje nuk mungon tė evokojė aksione tė ngjashme nė rrjedhat e historisė qė kanė ndjekur drejtimin prej Europės drejt Lindjes, duke pėrfshirė bėmat e Aleksandrit tė madh dhe ekspeditat e tij deri ne Lindjen e Largme, si njė inkurajim pėr veprime tė ngjashme bashkėkohore.
Por a ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin “I cattolici e la questione albanese”, nė mėnyrė tė thjeshtuar, shprehje e njė ėndrre besimtare tė At Gjergj Fishtės? Shumė argumente tė ēojnė drejt pėrfundimit se brenda frymės sė dorėshkrimit gjendet jo vetėm prelati i njė rendi kishtar, por edhe mendimtari laik shqiptar.
Rikrishtėrimi
Pėrkufizimi terminologjik si traktat ka tė bėjė me vlerėsimin pėrmbajtėsor tė tekstit dhe nuk e pėrjashton funksionin e relacionit dhe tė memorandumit. Fryma e pėrgjithshme e kėshillimit apo porosisė sė autorit ėshtė gati-gati si njė “provokim politik” drejtuar Selisė sė Shenjtė, pėr tė rritur vėmendjen e saj ndaj Shqipėrisė si e tėrė, pavarėsisht prej pėrbėrjes heterogjene fetare (dhe jo vetėm pėr pjesėn e tė krishterėve romanė). Nė themel tė kėtij traktati qendron ideja se Shqipėria, Ballkanet dhe popujt e tyre, duke qenė historikisht tė krishtėruar shumė herėt, mund tė rikthehen nė rrugėn e zhvillimit europian pėrmes njė veprimi fetar rikrishtėrues. Kjo mund tė lexohet si njė thirrje drejtuar Pontifikatit qė tė mos mjaftohet me dėrgimin e vizitatorėve apostolikė dhe tė misionarėve tė tjerė nė atė pjesė tė vogėl tė Shqipėrisė qė kishte popullsi tė krishtėrimit roman, por ta shihte gjithė popullatėn shqiptare si potencialisht tė krishterė dhe tė rriste interesimin e saj pėr gjithė territorin shqiptar. Nuk ishte vetėm Fishta qė mendonte se Shqipėria e viteve dhe dekadave tė para tė pavarėsisė nuk mund tė bėnte pėrpara pa mbėshtetjen e njė fuqie tė madhe. Qysh nė vitin 1892 Crispi pati pėrgatitur njė dossier nė formėn e platformės politike dhe gjeopolitike pėr tė bindur shtetin italian qė tė merrte pėrsipėr protektoratin mbi njė Shqipėri tė ardhme tė pavarur, duke llogaritur jo vetėm kundėrveprimin osman, por edhe ambiciet dhe xhelozinė austro-hungareze, platformė qė edhe sot e kėsaj dite gjendet nė kushte rezervimi. Disa prej nyjave themelore tė kėtij traktati janė aktualizuar nė debatet e dy dekadave tė fundme pėr identitetin e shqiptarėve (I. Kadare, R. Qosje, K. Frashėri e tė tjerė).
Teza themelore
Teza themelore e kėtij traktati ėshtė se krishtėrimi roman ka qenė besimi autokton i ilirėve dhe shqiptarėve, i bullgarėve dhe i njė pjese tė madhe tė sllavėve. Me shembjen e ish-perandorisė osmane Ballkanet duhej tė ndaheshin jo vetėm politikisht, por edhe nga ana fetare, prej “dukurisė sė ardhur”. Autori mendon njė aksion rikrishtėrimi jo vetėm tė muslimanėve, por edhe tė skizmatikėve, duke iu referuar “fesė sė parė”, “atdheut tė parė”. Traktati nė thelb ėshtė vijim i mitit tė prejardhjes, qė u formua qysh gjatė Rilindjes Kombėtare. Sipas Fishtės, duhet tė ketė njė veprim katolik nė vijė horizontale, mes pėr mes Ballkanit, pėr tė rivendosur ekuilibret tradicionalė tė historisė, nė emėr tė besimit autokton, si pjesė e mitit tė autoktonisė qė qe shqiptuar qysh nė periudhėn rilindėse. Ai mendon se krishtėrimi perėndimor dhe nė radhė tė parė Roma e Selia e Shenjtė nuk duhet tė kenė dy shkallė vėmendjeje pėr shqiptarėt: njė pėr tė krishterėt romanė dhe njė pėr tė tjerėt, por vetėm njė shkallė tė pėrgjithshme e tė njėsuar, sepse shqiptarėt potencialisht janė qė tė gjithė tė krishterė,

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besimi dhe kombesia ne nje veper te pabotuar te At Gjergj Fishtes

Mesazh nga Ylliks prej Fri 19 Jun 2009, 00:01

bukur

do shkruajmė kur kemi mė shumė kohė...
avatar
Ylliks

Shteti : USA
Postime : 722
Kyējet nė forum : 10388
Regjistruar mė : 21/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi