» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

9 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 9 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Fillimi i disiplines tek femija

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fillimi i disiplines tek femija

Mesazh nga Vizitor prej Tue 16 Jun 2009, 12:04

Pse e disiplinojmė njė fėmijė?

Sė pari, pėr tė vendosur tek ai konceptet “e drejtė” dhe “e gabuar”. Ndonėse duhet njė kohė e gjatė pėrpara se fėmija juaj tė mund t’i kapė kėto koncepte plotėsisht, qė tani ju duhet tė filloni t’i mėsoni atij tė drejtėn nga e gabuara, duke ia shpjeguar, por dhe me shembuj. Sė dyti, duhet t’i mėsoni kontrollin mbi veten e vet. Atij nuk do t’i rrėnjosen kėto menjėherė, por po tė mos t’ia mėsoni, fėmija juaj nuk do tė jetė i aftė tė funksionojė mirė. Sė treti, tė mėsuarit e respektit pėr atė qė ėshtė e drejtė dhe e gabuar dhe pėr ndjenjat e tė tjerėve, kėshtu qė nga njė fėmijė i pėrqėndruar vetėm tek vetja, ai do tė bėhet njė fėmijė dhe njė i rritur i dashur dhe i ndjeshėm. Dhe sė fundi, tė mbroni fėmijėn tuaj, familjen dhe rregullin tani dhe nė muajt e ardhshėm.

Ndėrkohė qė ju filloni programin pėr disiplinėn e fėmijės suaj, mbani kėto gjėra nė mendje:
• Ndonėse fjala disiplinė ėshtė e lidhur me strukturėn, rregullat dhe ndėshkimin pėr shumė nga ne, ajo vjen nga fjala latine “tė mėsosh”.
• Ēdo fėmijė ėshtė i ndryshėm, ēdo familje ėshtė e ndryshme. Por ekzistojnė rregulla tė sjelljes, qė i pėrdor ēdo njeri, nė tė gjitha kohėrat.
• Derisa fėmija tė kuptojė ēfarė ėshtė e sigurt dhe ēfarė jo, ose ēfarė veprimesh janė tė pranueshme
dhe ēfarė jo, prindėrit e tij kanė pėrgjegjėsi tė plotė pėr tė mbajtur mjedisin e sigurt, si dhe pėr tė ruajtur gjėrat e tyre dhe ato tė tė tjerėve. Mungesa e dashurisė prindėrore kėrcėnon vlerėsimin e fėmijės pėr
veten.
Ėshtė e rėndėsishme ta lejoni fėmijėn qė tė ndiejė se ju e doni, edhe kur ai bėn gjėra tė kėqija.
Disiplina mė efektive nuk ėshtė as ajo e rrepta, as ajo tepėr tolerante. Disiplina e fortė bėn qė fėmija tė
varet nga prindi, dhe jo tė mėsojė tė kontrollojė veten. Por gjithashtu dhe toleranca e tepėrt te prindėrit nuk pėlqehet, sepse largon nga fėmija sjelljet e mira, qė janė tė domosdoshme nė botė. Ata fėmijė bėhen shpesh tepėr egoistė, tė ashpėr, dhe tė papėlqyer, hyjnė shumė shpesh nė konflikte me njerėzit.
Tė dy ekstremet e disiplinės e bėjnė fėmijėn tė ndihet i vetmuar, jo i dėshiruar nga prindėrit. Prindėrit e rreptė mund tė duken tė ashpėr, sikur nuk i duan, ndėrsa ata tolerantė mund tė duken si tė pakujdesshėm. Megjithatė nuk ka dy prindėr njėsoj: disa janė vetė mjaft tė qetė, disa janė pak mė tė rreptė. Kjo ėshtė diēka normale, derisa nuk kalon nė ekstrem.

Disiplina e mirė ėshtė individuale.
Nėqoftėse ju keni mė shumė se njė fėmijė, ju me siguri vini re ndryshime mes tyre qė nga lindja. Kėto diferenca do tė ndikojnė mėnyrėn sesi secili fėmijė do tė disiplinohet. Njėri pėr shembull, do tė shmanget nga prekja e njė prize, pasi ju ta keni kundėrshtuar. Tjetri nuk do t’ua vėrė veshin, megjithėse do tė vėrejė njė frikė nė zėrin tuaj. Njė tjetėr do t’ju duhet ta hiqni qė andej, se pėrndryshe nuk ikėn vetė.
Rrethanat mund ta ndryshojnė pėrgjigjen e fėmijės ndaj disiplinės. Njė fėmijė qė zakonisht kėrkon njė paralajmėrim mė tė fortė, mund tė ndihet i dėrrmuar nėqoftėse i flitet fort kur ai ėshtė i lodhur apo kur po i dalin dhėmbėt.

Ndryshoni llojin e disiplinimit sipas situatės.
Fėmijėt kanė nevojė pėr kufij. Ata shpesh nuk mund tė kontrollojnė impulset e tyre ose veten dhe frikėsohen kur humbin kontrollin. Kufijtė e vendosura nga prindėrit sigurojnė njė mbėshtetje pėr t’i mbajtur fėmijėt tė sigurt dhe tė qėndrueshėm, ndėrkohė qė ata eksplorojnė dhe rriten. Vėnia e kufijve tė fortė vetėm sepse ai ėshtė fėmijė, nuk ėshtė e drejtė ndaj fėmijės. Ēdo kufi qė ju vendosni, varet nga ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju. Nė disa shtėpi, heqja e kėpucėve tek dera dhe mosngrėnia nė dhomėn e gjumit janė rregullat kryesore. Nė tė tjera shtėpi, tė qėndruarit larg komodinės sė mamit dhe babit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Nė shumė familje, rregullat kryesore tė mirėsjelljes dhe pėrdorimi i etiketave tė thjeshta - pėrdorimi i tė lutem dhe faleminderit, ndarja e gjėrave, respektimi i ndjenjave tė tė tjerėve - janė kėrkesat kryesore. Tė mėsosh tė jetosh me kufij qė nė moshė tė vogėl, do tė ndihmojė nė qetėsimin e disa shqetėsimeve.
Do tė jetė gjithashtu e nevojshme pėr tė mbijetuar nė shoqėrinė e mbushur me kufij - nė shkollė, punė, dhe nė lojė. Sigurisht ėshtė mė e lehtė tė flasėsh pėr kufijtė,sesa t’i vendosėsh. Njė fėmijė qė futet nė telashe nuk mund tė quhet “i keq”. Bebet dhe fėmijėt nuk dinė ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e
drejtė, kėshtu qė ēmenduria e tyre nuk mund tė quhet e keqe. Ata mėsojnė pėr botėn e tyre nėpėrmjet
eksperimentit, vėzhgimit tė shkaqeve dhe efekteve, dhe duke bėrė prova me tė rriturit.
Ēfarė ndodh kur unė derdh njė gotė me lėng frutash?
Do tė ndodhė kjo gjė pėrsėri? Pėrsėri?
Ēfarė ka brenda dollapit nė kuzhinė, dhe ēfarė do tė ndodhė nėqoftėse une i nxjerr tė gjitha jashtė? Cili do tė jetė reagimi i mamit?

Duke i pėrsėritur vazhdimisht fėmijės suaj qė ai ėshtė i keq, mund tė ndikoni nė uljen e besimit tė tij
tek vetja dhe nė arritjet e tij gjatė jetės. Dhe fėmija qė dėgjon “Ti je i keq” vazhdimisht, pėrpiqet tė bėhet i keq (“nėqoftėse ata thonė qė jam i keq, duhet tė jem i keq”). Kritikojeni veprimin e fėmijės suaj, por jo fėmijėn tuaj (“tė godasėsh ėshtė keq”, por jo “ti je i keq”).

Qėndrueshmėria ėshtė e rėndėsishme.
Nėqoftėse kėpucėt mbi divan i gjykon sot dhe i lejon tė nesėrmen, ose nėqoftėse larja e duarve pėrpara bukės ishte njė veprim i domosdoshėm dje, por sot harrohet, fėmija mendon se bota ėshtė e pakuptueshme dhe rregullat nuk kanė njė rėndėsi tė madhe. Nėqoftėse ju nuk i qėndroni rregullave qė keni vėnė vetė, atėherė nuk ju beson mė njeri. Vazhdimi logjik ėshtė vendimtar. Nėqoftėse thoni vetėm njė “jo”, kur fėmija juaj ėshtė afruar shumė pranė televizorit dhe pastaj vazhdoni punėn tuaj, kjo nuk mjafton. Nėqoftėse fėmija nuk largohet, veproni menjėherė, kryesisht nė situata tė rrezikshme. Lėreni punėn, merreni fėmijėn dhe largojeni nga televizori - mundėsisht larg, nė dhomėn tjetėr. Pastaj mundohuni tė shkėpusni mendjen e fėmijės nga televizori, me njė lojė qė atij i pėlqen. Pėr shumė fėmijė, ēfarė ėshtė larg syrit ėshtė dhe larg mendjes -ndonėse disa pėrpiqen qė tė kthehen mbrapsht dhe nė tė tilla raste ju duhet tė veproni menjėherė pėr t’i ndaluar.

Bebet dhe fėmijėt kanė njė kujtesė tė kufizuar. Ju nuk mund tė prisni qė ata ta mėsojnė mėsimin qė me herėn e parė, dhe nuk mund tė prisni qė ata tė mos pėrsėrisin njė veprim tė padėshirueshėm pėrsėri.
Jini tė duruar dhe pėrsėrisni tė njėjtat fjalė “Mos e prek televizorin” ose “Mos ha ushqimin e qenit” ēdo ditė, pėr javė tė tėra, derisa ai tė ndalojė.
Bebet e kanė qejf lojėn “jo”. Shumė bebe kėnaqen nga kundėrshtimet e prindėrve “Jo”, duke i kthyer ato nė lojra, prandaj mos lejoni qė njė “jo” e juaj tė kthehet nė njė lojė ose nė njė tė qeshur. Shumė “Jo” e humbin vlerėn e tyre dhe e mėrzisin fėmijėn. Ju nuk dėshironi tė jetoni nė njė botė ku tre fjalėt mė tė pėrdorura janė “jo, jo, jo”. Dhe gjithashtu nuk dėshironi qė fėmija juaj tė jetojė nė njė tillė. Thoni “jo” vetėm kur preket mirėqenia e fėmijės suaj dhe personave tė tjerė nė familje. Nėqoftėse ju do tė krijoni njė mjedis tė pranueshėm pėr fėmijėn nė shtėpi, tė mbushur me mundėsira pėr eksplorim brenda kushteve tė sigurta, atėherė nuk do tė keni nevojė tė thoni shumė “jo”. Pėr ēdo “jo”, thoni dhe njė “po”:
“Jo, ti nuk mund tė luash me librin e babit, por mund tė shikosh kėtė tjetrin”, ose “Ti nuk mund tė boshatisėsh dollapin e bukės, por mund tė boshatisėsh kutinė e lodrave”. Nė vend tė “Jo, mos i prek letrat nė tavolinėn e mamit” pasi fėmija i ka hedhur disa letra nė dysheme, thoni “ Tė shikojmė nėse mund t’i vendosesh tani letrat brenda dollapit tė mamit dhe pastaj tė mbyllim dollapin”. Ky lloj mesazhi
nuk e bėn fėmijėn tuaj tė ndihet keq.

Fėmijėt duhet tė lejohen qė tė bėjnė dhe gabime, dhe tė mėsojnė prej tyre. Nėqoftėse ju e bėni tė pamundur pėr fėmijėn tuaj tė bėjė gabime, nuk do t’i jepni atij mundėsi pėr tė mėsuar nga gabimet
e veta. Korrigjoni dhe shpėrbleni punėn e mirė, mė mirė sesa tė ndėshkoni. Ndėshkimi ėshtė zakonisht
i pavlefshėm pėr fėmijet e vegjėl, sepse ata nuk e kuptojnė pėr ēfarė ndėshkohen. Nė vend tė ndėshkoni
sjelljet e kėqija, mė mirė vlerėsoni sjelljet e mira. Kjo gjė ndihmon nė vetėbesimin dhe shton sjelljet e
mira. Njė mėnyrė qė mėson qė veprimi ka dhe pasoja, ėshtė qė vetė fėmija tė korrigjojė gabimin e vet.
Pėr shembull kur djali juaj prek gotėn e qumėshtit me njė libėr dhe e derdh, ju mund ta kėshilloni sesi
ta korrigjojė gabimin e vet – Andi, fshije qumėshtin qė ėshtė derdhur, ngrije gotėn, ngrije mė pas librin
dhe vendose nė raftin e vet.

Zemėrimi sjell zemėrim. Mos kaloni nė shpėrthim zemėrimi kur fėmija thyen njė send tė dėshiruar
tuajin, duke e rrotulluar atė nėpėr dhomė si tė ishte njė top. Nėqoftėse ėshtė e nevojshme, qetėsohuni
pėr disa minuta pėrpara se t’i flisni – nėse jeni shumė tė nxehur, largohuni nga dhoma. Kur tė jeni qetėsuar, shpjegojini bebit se ajo qė bėri ishte gabuar, dhe pse. (“Kjo nuk ishte njė lodėr, ishte njėgjė e mamit. Ti e theve dhe mami tani ėshtė e mėrzitur.) Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr t’u bėrė, edhe pse shpjegimi duket se fluturon nga koka e fėmijės. Pėrpiqu tė kujtoni nė ato momente zemėrimi tė madh se qėllimi juaj ėshtė t’i mėsoni fėmijės sjelljet e mira, dhe se tė bėrtiturit do t’i mėsojė atij njė sjellje tė gabuar, duke dhėnė njė shembull tė keq tė mėnyrės sesi sillet njeriu, kur ėshtė i mėrzitur. Por mos u shqetėsoni nėse nė disa momente nuk arrini tė kontrolloni veten, sepse fėmija duhet ta dijė dhe kėtė. Kur kjo gjė ndodh, kini parasysh tė kėrkoni falje: “ Mė fal qė bėrtita aq shumė, por isha tepėr e mėrzitur”. Duke shtuar dhe “tė dua shumė”, jo vetėm qė do ta qetėsoni fėmijėn, por do ta bėni tė kuptojė se disa herė ne zemėrohemi me njerėzit qė duam, por ndjenja tė tilla janė normale, dhe pastaj dimė tė kėrkojmė dhe tė falur.

Disiplina mund tė kthehet edhe nė shaka. Humori ėshtė pjesė e jetės sonė, dhe nje mėnyrė mjaft e mirė pėr tė mėsuar disiplinėn. Humori mund tė shfaqet nė mėnyra tė ndryshme. Jepini urdhra fėmijės
duke bėrė si luan apo si qen, si zog apo si diēka tjetėr qė i pėlqen shumė atij. Aksidentet kėrkojnė njė trajtim tė ndryshėm nė krahasim me gjėrat qė bėhen me qėllim. Mbani mend qė ēdo njeri lejohet tė bėjė
gabime, por bebet, meqenėse janė bebe, do tė bėjnė shumė nga kėto. Kur fėmija juaj derdh pa dashje
gotėn e qumėshtit, ndėrkohė qė ėshtė duke kėrkuar bukėn, thoni “opa, u derdh qumėshti. Pėrpiqu tė jesh mė e kujdesshme, zemėr”, kjo ėshtė njė pėrgjigje e mirė. Por kur gota derdhet me qėllim, thoni
“Qumėshti ėshtė pėr t’u pirė, jo pėr t’u derdhur. Kur e derdh bėhet rrėmujė - shiko”, kjo ėshtė pėrgjigje mė e mirė nė kėtė rast.

Prindėrit duhet tė jenė tė rriturit nė familje. Nėqoftėse ju prisni qė fėmija juaj tė veprojė nė mėnyrė tė pėrgjegjshme, edhe ju duhet tė veproni kėshtu. Nėqoftėse ju i premtoni qė do tė bėni njė shėtitje bashkė dhe mbasdite i thoni se keni punė, atėherė ju nuk po e mbani premtimin. Fėmijėt janė tė mbushur me respekt. Nė vend qė ta trajtoni fėmijėn tuaj si njė pronė tuajėn, ose thjesht si njė fėmijė, trajtojeni atė me respektin qė trajtoni ēdo njeri tjetėr. Jini tė sjellshėm (i thoni: tė lutem, faleminderit, dhe mė fal), jepini atij shpjegime kur harroni tė bėni diēka qė i keni premtuar, kuptoni dėshirat e fėmijės dhe ndjenjat e tij, mos e ofendoni, sidomos nė sy tė tė tjerėve dhe dėgjojeni kur ju flet. Duhet tė bėhet njė ndarje e drejtė e tė drejtave midis prindėrve dhe fėmijės. Ėshtė e lehtė kur njė fėmijė ėshtė i vogėl, qė prindėrit e rinj tė bėjnė gabime nė kėtė fushė. Disa prej tyre fshijnė tė drejtat e tyre pėr hatėr tė fėmijės- ata ia kushtojnė jetėn e tyre fėmijės, asnjėherė nuk dalin, harrojnė miqtė dhe tė njohurit e tyre. Tė tjerė e jetojnė jetėn njėsoj sikur tė ishin pa fėmijė, nuk kujdesen pėr nevojat e fėmijės – ata e marrin me vete beben nė njė festė plot zhurmė dhe tym duhani, nuk i bėjnė banjė se ju ikėn ndeshja e futbollit, dhe mungojnė nė vizitėn tek pediatri, se bėjnė diēka tjetėr.

Asnjėri nuk ėshtė i pėrsosur
Fėmijėt kanė nevojė qė tė zhvillohen, derisa ata tė mund tė sillen si tė rritur. Ata kanė nevojė gjithashtu
tė dinė se ju nuk prisni qė tė jenė tė pėrsosur. Krenohuni me atė qė bėri sot “ ti ishe shumė i sjellshėm
sot” sesa me “ti je fėmija mė i mirė nė botė”, ndėrkohė qė asnjeri nuk mund tė jetė i mirė gjithė kohės.
Fėmijėt duhet tė dinė qė ata kanė kontroll nė jetėn e tyre. Por pėr njė shėndet mendor tė mirė, ēdo njeri - edhe njė fėmijė - nevojitet tė ndjejė se mund t’i shkojė diēkaje deri nė fund. Nuk do tė jetė gjithmonė e mundur qė fėmijės suaj t’i dalė e vetja, por kur kjo ndodh, mos e ndaloni. Jepini fėmijės njė mundėsi pėr tė bėrė njė zgjedhje – njė biskotė apo njė copė kek, tė ecė vetė apo me karrocė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi