» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

16 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 16 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:31

Perandoret ilire ne Perandorine Romake

Pernadoria Romake, e cila ka pasur nje kohezgjatje qe nga shek.II dhe zgjati deri ne vitin 476, kishte nje shtrirje qe nga Afrika e Veriut, Maqedonia, Spanja etj. Nje kohe ishte qe nga La Manshi deri ne Detin e Kuq dhe nga Danubi deri ne Sahara. Shtrirja e madhe dhe zgjatja e jetes iu be ne baze te nje udheheqjeje qe kishte ne vete vec dhunes dhe formave qe per kohen tone jane te pakuptimta dhe shpesh kundernjerezore, edhe mencurine, madje majft specifike, qe e manifestonin ne udheheqje perandoret e shumte, sic ishin gjithsej 31 ilire, prej te cileve 26 ishin te pavarur, kurse pese cezare ose ndihmesprenadore.
Per nga gjenealogjia 20 ishin nga te dy prinderit ilire, kurse te tjeret me t'emen te perkatesise tjeter etnike.
Perandoret ilire qe sherbyen ne Perandorine Romake, jane:
Deci, Klodi II-Gotiku, Kuintili, Aurelieni, Probi, Karini, Numerieni, Diokleciani, Maksimieni, Konstanciu I-Klori, Severi II, Konstantiti II (I riu), Konstansi I, Kontstanciu II (I riu), Valentieni I, Valensi, Justini i I, Justinieni I dhe Justini II.
Te gjithe keta i kishin te dy prinderit ilire. Kurse me baba ilire dhe me nene te nje etnie tjeter ishin: Hereniu dhe Hostilieni (te dy djem te Decit), Maksenciu i biri i Maksimien Herkulit, Konstantini I (i madh) i biri i Konstanciut I-Klorit, Krispi (i biri i Konstantinit te Madh), Galeri (bir i nje iliri), Delmasi (i Riu), (bir i Delmasit te Vjeter), Gali (djali i Jul Konstanciut), Julieni II (Apostulli), djali i dyte i Jul Konstanciut, Gracieni (djali i pare i Valentinit I) dhe Valentinieni II (djali i dyte i Valentinit te I).
Ja, pra , se cfare force ishin iliret per Perandorine Romake, te cilet ishin shumice ne shekullin III, duke e ringjallur ate. Ata madje konsideroheshin nder ushtaret me te mire, andaj deri ne vitin 529 radhiteshin te paret, kurse pastaj ne vijen e dyte.
Toponimia e lindjes se ketyre perandoreve ishte Panonia, Dardania, Dalmacia, Sllavonia, Kroacia, Sremi i Vojvodines, Hercegovina e sotme, Mezia e eperme (Serbia e sotme) e viset perrreth.
Ne historine boterore te antikitetit, botuar nga Larussi, me 1993, thuhet:
"Dinastia e re perandorake u themelua nga bijte e Danubit, iliret e Damlacise e te Panonise, njerez te vrazhde, te papershtatur sa duhet refinerimeve te Romes, porse ushtarake shembullore dhe te ushqyer nga nje patriotizem i flakte!"
Ndersa Dimitri Obelenski, lidhur me iliret shkruan:
" Iliria Romake-Bizantine perfshin tere Siujdhesen Ballkanike aktuale, e per t'u shprehur me domethenien e sotme te fjales, keto jane: Sllavonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bullgaria Perendimore, Shqiperia, Epiri, Kreta, Greqia."
Pra, keta perandore ilire i cilesonte, sipas studiuesve te huaj, disiplina, rregulli por edhe vetebesimi i forte. Atyre madje u zgjaste sundimi perandorak nga 21 deri ne 38 vjet.
Dicka tjeter qe i cilesonte ata, se ata ishin ushtarake te zotet, por edhe organizatore te jetes civile, ligjdhenes e ligjvenes, teologe, por edhe u moren me ndertimatari, duke lene gjurme objektive atje ku shkuan, sunduan e jetuan.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:35

INDI

Ne Indine e larget, ne Akra, kemi dy emra me fame qe do te hyjne ne Perjetesi, me punen e tyre te paperseritshme, njeri ne lemin e artit te arkitektures e tjetri ne ate te sakrifices njerezore: arkitekti Mehmet Isai nga Opari i Shqiperise dhe e dyta Nena e Madhe e gjithe njerezimit, Nene Tereza.

Per arkitektin me fame, i cili kishte ndertuar monumentin fetar nder me madheshtoret, qe u radhit me te drejte nder shtate mrekullite e botes, Taxh Mahallin, ne Akra te Indise. Aq shume kishte erresuar hershmeria e kohes kete personalitet, saqe ne enciklopedi vetem permendet si autor, me emer edhe si Muhamed, por me perkatesi osmane, -e asgje me shume se kaq! Edhe pse per kete veper teper unikate dhe mahnitese si per nga bukuria, si per nga menyra konstruktive e ndertimit, jane botuar nj eseri veprash te vecanta, autori ose permendet skithi, ose lihet ne heshtje.
Ai ishte nga Opari dhe dihet se ishte shqiptar, i cili per te kerkuar kishte arritur ne kryeqytetin e Perandorise Osmane, pjese e se ciles ishte edhe Shqiperia. Dihet madje se ishte nxenes i arkitektit me fame, Sinanit, prej te cilit edhe kishte mesuar zanatin e tij. Ne mungese pune kishte vazhduar aventuren e tij deri ne Akrane e larget. Pjese e jetes, per largesi kohe, kishte marre karakter legjende, sesi kontrata ishte pa kurrefare pagese, duke e lene te hapur shifren, e pas kryerjes se punes, ne nje ceremoni rasti, sundimtari-pronar e kishte pyetur se a ishte ne gjendje te bente nje objekt edhe me te bukur se ky, ndersa ai ishte shprehur me sinqeritet e naivitet pozitivisht. Keshtu edhe nis tortura, duke e sakatosur me verberim arkitektin shqiptar qe te mos mund te bente dicka me madheshtore se ky objekt. Me ne fund jeta e tij perfundon me helmim, pas nje burgu te gjate.

Nena e Madhe - Tereze, alias shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, ishte me rrenje nga Prizreni i Kosoves, por e lindur ne Shkup, ku ishin shperngulur prinderit e saj. Ajo madje arrine deri ne Kalkuten e larget per ta dhene nje shembull unikat te sakrifices, te miresise dhe njekohesisht per te deshmuar humanitetin tradicional te kombit tone, ne ndihme te varferve, te pakraheve dhe te tjereve. Si rezultat i gjithe asaj sakrifice fiton Cmimin Nobel per Paqe, duke qene keshtu shqiptarja e pare dhe njekohesisht nobelistja e pare nga shqiptaret.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:36

AUSTRI

Nga bota e artit teatror filmik gjithashtu kemi yjet e permasave boterore, qe jane te fares sone!
Teatrin e viteve tridhjete ne permasa europiane e me gjere e kishte nderuar dhe perjetesuar Aleksander Moisiu nga Kavaja e Shqiperise, figura me madheshtore e aktorit te paperseritshem. Ai me rolet e shumta ne teater dhe filmat me ze e pa ze, kishte krijuar figura te njehershme, qe pranohen nderkombetarisht dhe mbeten ne historine e teatrit boteror unikate. Duke luajtur Faustin, Hamletin, Makbethin, Romeon, e te tjere, role nder me komplekset per interpretim sot e gjithe diten, deshmojne per forcen e madhe shpirterore dhe pasurine artistike qe kishte ky artist, qe habiti edhe regjisoret me ne ze te kohes, si Rejhardin, Visermanin e te tjere.
Po ashtu la nam edhe shkencetari gjenial, inxhinieri Karl Gega, i cili njihet per projektimin e hekurudhave te Austrise.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:37

FRANCE

DELMASI - Pernador Ilir

(Flavius Julius Delmatius)

Vendlindja e tij eshte Tuluza e Frances jugore, vend ku rrinte i ati. Viti i lindjes daton 315-ten. Karrieren e nisi ne kohen e Konstantinit, i cili i besoi mbrojtjen e kufirit nga Danubi. Selia kryesore e tij ishte Naissus-i.
Jetn e permbylli, si duket, i masakruar nga ushtaret e vet, per pushtet, ne shtator te vitit 337, vetem pas dy qendrimeve ne fron.
Koka e tij prej mermeri gjendet ne muzeun Albertinum ne Drezden te GJERMANISE.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:38

ARGJENTINE

Nje emer tjeter i shquar eshte ai i intelektualit Isuf Luzaj nga Kanina e Shqiperise, i cili me 1933 kryen shkollimin e mesem dhe pastaj Universitetin e Sorbones, duke fituar dy grada shkencore qe atehre, doktor shkence i dyfishte: ne letersi dhe filozofi. Ai zoteronte tete gjuhe te huaja, gje qe deshmon aftesite ne Auditoret e Argjentines e Amerikes.
Njihen me se 120 vepra te tij. Mu per keto vlera Parlamenti i Argjentines i akordon medaljen e florinjte Luchador Por La Paz. Po ashtu, me 1956 presidenti i Amerikes ia dorezon medaljen per Paqe, kurse Regani president, ia vare ne qafe profesorit te nderuar dekoraten Mesues i Amerikes. Ai, jo vetem jashte atdheut, por edhe ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise kishte kryer detyren e shenjte te mesuesit, por edhe njekohesisht kishte perjetuar vrazhdesine e burgjeve brenda e jashte, si antikomunist dhe gjithmone studiues e proklamues i prejardhjes iliro-shqiptare.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:39

GJERMANI

Kengetarja e re shqiptare, Eda Zari, e lindur dhe e shkolluar ne Tirane, beri emer ne muziken operistike ne Keln te Gjermanise. Konsiderohet yll i muzikes gjermane. Tani kendon Jazz, Pop muzike si dhe kenge shqipe te perpunuara. Jeton ne Dusseldorf. Ajo qe ne moshen 16 vjecare u paraqit ne TVSH, ku verehet talenti i saj. Ka marre shume cmime profesionale, si:
"Open Air International Music Festival 1999" ne Bon,
"Music Triennale Koln", "NRW Music Festival", dhe "Musik Festival" ne Dresden. Ka lansuar disa CD.

Ne sportin e boksit evropian Luan Krasniqi radhitet nder me te suksesshmit, duke fituar titullin e kampionit evropian ne kategorine e rende nder profesioniste, titull te cilin ia solli Gjermanise me 5 janar 2002 ky kosovar junikas, i cili asnjehere nuk harroi ta pershendeste popullin dhe atdheun e tij dhe ta falenderonte qe e kishte rritur ne gjirin e tij.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:40

KROACI

Ne oazen e kultures arbereshe ne Zar te Dalmacise, ngulimet grupore te vitit 1778, dhane disa emra artistesh ne kulturen kroate, kryesisht ne shkence, letersi e muzike.
Meriton te permendet shkrimtari Augustin Stipceviq, me shume vepra te botuara, si romanin "Uria ne lendine", i cili eshte nga gjaku yne. Ai eshte nga studiuesit e medhenje shqiptare te Zares, i cili jeton dhe vepron ne Zagreb. Ai ka mbajtur poste te rendesishme te kultures kroate.

Poashtu nga familja e intelektualit e shkrimtarit Shime Deshpali, dolen emra te famshem ne lemin e muzikes, nga pinjojte e tij, si prof.dr. Pal Deshpali, dirigjent me fame boterore, qe aktualisht dirigjon Filarmonine e Tokios, prof. dr. Valter Deshpali, djali i dyte, vioncelist nder me te shquarit ne bote, qe tani udheheq Akademine Muzikore ne Zagreb dhe e vetmja vajze prof. Maja Deshpali, violiniste me fame, ligjeruese ne Akademine e Muzikes Kroate ne Zagreb.

Poashtu mezzosopranoja Merita Juniku kendon ne Opera te Zagrebit me vite te tera. Ka interpretuar ne operat e famshme "Aida", "Requiem", dhe "Trubaduret" e Verdit.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:41

RUSI

Shqiptare qe i kishte degdisur fati kishte edhe ne Rusi, ne Besarabi, nga te cilet pastaj kane dal emra personalitetesh me rendesi dhe me kulture te dallueshme. Ata luftuan krahas ruseve dhe treguan trimerira si per token e vet.
Qe ne shek. XIV permendet Maksim Greku, shqiptar prej Nartes se Shqiperise, qe kishte njohuri per latinisht dhe helenisht. Edhe sllavishten e mesoi pastaj per te rregulluar librat e shenjta. Bashke me te permendet edhe Kristo Koci me emrin Harrallamb i Kocit, i cili kishte mbaruar seminarin en Odesa dhe studimet ne Universitetin e Peterburgut. Keta te dy ne kryeqytetin e Rusise bene c'eshte e mundur per t'u treguar atyre per atdheun e vet, duke bere propagande ne shtypin e atjeshem per te mire te Shqiperise.

Edhe ne Irkuck te Siberise ishte formuar nje koloni shqiptaresh, kryesisht nga Kolonja, kurse ne Jugun e Rusise kishte rekas e dibrane, qe ne kohen e carizmit nuk guxonin te frymonin kombetarisht, por gjithcka e benin fshehurazi. Nga ta permenden: Nuci Pepo, i cili ishte perfaqesues per Hot e Grude, apo Naum Ceren, i cili u dergua pastaj ne SHBA si ndihmes i Fan Nolit.
Kurse ne biznes do te permendet me te madhe Foto Dushi nga Lunxhi i Gjirokastres, i cili kishte restorantin me te njohur ne Petersburg.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Kotelja prej Mon 15 Jun 2009, 09:41

RUMANI

ELENA GJIKA
(Dora d'Istria)
(1829-1888)

Nje personalitet poliedrik, e cila me veprat qe beri deshmoi per nje kulture te gjithanshme dhe me nje talent e perkushtim te rralle eshte Elena Gjika, e nje familjeje te vjeter shqiptare, e cila ne qarqet europiane te artit e kultures njihet me pseduonimin e perjetesise Dora d'Istria.
Ajo intelektuale e madhe vendlindje ka Konstancen e Rumanise. Rridhte nga nje familje e vjeter shqiptare e Gjikajve, e cila kishte edhe personalitete te tjera qe shquheshin ne Rumani. I ungji i saj, Aleksandri, ishte zot i Vllahise per tete vjet me radhe. I ati i saj, Mihaili, ishte ne postin e miistrit te Brendshem dhe ne kohen e fundit ishte anetar i Keshillit te Larte te Arsimit.
Ne keso rrethanash ELENA nisi interesimin e saj per kulture e art, si dhe u edukua me pasionin e te atit per gjera te ankititeteve. Ajo nxitur edhe nga ambicia e se emes per dituri, nisi te interesohet per gjerat serioze, studioi per letersi, per pikture, per muzike, per histori.
Shtegtimet me qellim pervetesimi te diturive te paanshme, si ne Vjene, Berlin, Dresden e gjetiu e bene qe ajo ti mahniste edhe personalitetet e rralla dhe aristokrate, ngase deshmohej me dhuntite e saj. Princesha Elene njihte mire shqipen, italishten, anglishten, gjermanishten, greqishten, latinishten, rusishten, frengjishten. Qeshtjen shqiptare, rrenjen kombetare nuk e harroi asnjehere, dhe kontribuoi ne kete drejtim, sic kontribuoi edhe per shkence e letersi. Ajo me punen e saj ishte radhitur nder figurat kulminante te Europes. Jeten e permbylli ne Firence te Italise ne nentorin e ftohte ne moshen 59 vjecare.
Ajo sa ishte ne Amerike takoi poetin e madh Henri Longfellou, i cili i kishte premtuar se do te thurte nje poezi per heroin kombetar, Skenderbeun.
Se cfare madheshtie permbante brendesia e saj shpirterore e inteletuale, si dhe njerezorja e saj e shprehur me goje me shkrim, deshmon edhe poetesha vjeneze Jozefina Knorr, qe ishte mikja e pandashme e saj:
"Prej gurre fort te kulluet shqiptare, e shtrenjte per shqiptaret, krejt kushtuar ceshtjes se tyre, eshte e denje per nderimin qe po i baj une k'tu!"
Shume studiues e krijues mbeten te mahnitur para kultures se gjere te kesaj gruaje te madhe te botes, disa e cilesuan si frenge, duke u mbeshtetur ne kulturen e saj, ne delikatesen dhe ne shkrimet ne po ate gjuhe; kish te tjere qe gjenin te ajo kulturen gjermane te perkushtimit, rumune, greke a ruse te tjeret. Bota e njohu si grua te forte, me karakter te ndertuar mire, penen e saj e cilesuan te arte, luften e saj te drejte, dhe dashurine per dituri me teper se te madhe. Ajo kishte marre shume nderime, midis tjerash nga Princi rumun, pastaj nje homazh nga Leonardo de Martini me 300 nenshkrime te vajzave shkodrane dhe me nje pene te argjendte ne filigran si gjest mirenjohjeje per punen e bere nga ajo per ceshtje kombetare. Ajo kishte bashkepounuar me gazeta te perkohshme edhe te Frances, Italise, Greqise, Rumanise, Austrise, etj. Madje ishte pranua anetare e Shoqates se Arkeologeve te Athines, e Shoqates se Gejografeve te Frances, kryetare nderi e Akademise se Romes, anetare e Akademise se Napolit dhe anetare e Akademise se Barcelones.

firma.................................................................................................................................................................................
Mjauuu...!
avatar
Kotelja
Webmaster

Shteti : Nen rrenojat e dashurise!
Postime : 3135
Kyējet nė forum : 13262
Regjistruar mė : 04/06/2007
Profesioni : Viktoriane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi