» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

1 Pėrdorues nė Linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Adoleshenca "viktima" e realitetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Adoleshenca "viktima" e realitetit

Mesazh nga Vizitor prej Fri 12 Jun 2009, 12:16

Shoqėria ėshtė gjithmonė e prirur tė trajtojė rastet negative dhe tė formulojė gabime tė retrospektivės pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e vet.

Jo vetėm kaq, por pėr tė formuar modele, tė cilat janė dhe duhet tė jenė tė kundėrta dhe kontrastive me shfaqjen koherente, ose bashkėkohore. Ne tė gjithė jemi pjesėmarrės, ose dėshmitarė tė konkretizimit tė faktit unik, i cili tipizohet dhe merret shembull. Kėtu bėhet vetėm njė lloj diferencimi; ai i nivelit moshor.

Diferenca e brezave vetvetiu sjell dhe diferencėn e ideve, por nuk ėshtė kjo ajo qė na ndan. Ajo qė na ndryshon ėshtė simptoma e fajit, qė njihet si produkt i brezit mė tė ri. Adoleshenca ėshtė mosha mė e prirur pėr tė krijuar idetė e gabimeve, fajeve dhe deformimeve tė sė tashmes. Ėshtė niveli i prirur pėr tė krijuar idenė e ndryshimit dhe pėr tė pranuar sfidėn. Adoleshenca nuk ka frikė pėr tė pranuar se po gabon gjatė ndryshimit tė vetes dhe tė procesit.

Tė shikuarit si proces ėshtė njė e dhėnė dhe cilėsi e shoqėrive tė konsoliduar, por nė tė gjitha rastet kemi njė lloj angazhimi mohues kundrejt faktit rinor qė ndodh. Kjo nė psikologji quhet pengesė pėr tė ruajtur zhvillimin dhe pėr t'i hapur njė portė tė kujdesshme atij. Asnjė shoqėri nuk mund tė realizojė instinktivisht pėrcjelljet dhe kapėrcimet, qoftė kėto edhe tė papritura. Kjo pėr tė frenuar paksa sfidat dhe ndikimet masive tė rasteve regresuese.

Por nė tė gjitha kėto mundėsi shfaqjeje, shoqėria duhet tė kujdeset pėr tė mos penalizuar dhe lėnė mėnjanė, por pėrkundrazi, pėr tė shėruar dhe pėr t'i trajtuar si sėmundje dhe pjesė tė edukimit tė vet. Natyrisht qė kėtė gjė mund dhe duhet ta realizojė familja dhe shkolla. Ēuditėrisht ka njė koherencė tė ēuditshme tė trajtimit tė fenomeneve tė ndryshme vetėm si gabime tė shėrimit tė tyre vetėm me dėnime. Ēfarė ndodh nė kėtė rast?

Aspekti pedagogjik i trajtimit tė gabimit tė radhės

Braktisja e fshehtė, qė nė arsim konsiderohet si mė e pranishmja dhe si mė e rrezikshmja. Mosmarrja me problemin, trajtimi i tij sikur tė mos ketė ndodhur, fshehja pėr hir tė frikės dhe turpit, shkaktojnė problemin social tė braktisjes sė fshehtė. Ky lloj adoleshenti bėhet i ftohtė, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyra dhe angazhime tė tjera qė nuk kanė tė bėjnė me dėshirėn e tij.

Le tė marrim p.sh rastet e adoleshentėve qė pėrdorin drogėn apo duhanin. Ne vazhdojmė tė themi qė nuk kemi ose kemi shumė pak pėrdorues tė tillė, duke menduar qė kemi krijuar koracėn mbrojtėse pėr veten dhe pjesėn tjetėr. Nė fakt kemi rritur riskun pėr infektim masiv, pasi kemi lejuar ndjeshmėrinė pėrdoruese dhe pėrhapės, duke mos ditur nė kėtė mėnyrė destinimin dhe kėshtu edhe mėnyrėn pėr ta luftuar. Kėta adoleshentė, pasi kalojnė momentin e parė tė indiferencės sonė fillojnė tė mendojnė pėr njė situatė normale jashtė tė tjerėve, ose brenda njė rrethi tė ngushtė. Kėshtu lind procesi i pėrjashtimit ose vetėpėrjashtimit.
Adoleshenti mbyllet nė kafazin e tij psikologjik dhe fajėson gjithė botėn pėr atė qė bėn e do tė bėjė.

Urrejtja

Ai tashmė nis tė urrejė pse nuk e kanė ndaluar, por edhe pse rreken ta ndalojnė. Ai kurrė nuk ėshtė ndier i barabartė dhe nuk ka si tė dijė se ka edhe barazi. Shprehja qė, "Ti nuk je si ai.", ose "Ti nuk e meriton kėtė gjė." shkatėrrojnė plotėsisht procesin e edukimit dhe tė ekuilibrit tė fėmijės.
Atij nuk i duhet krijuar ideja se mund tė bėjė vetėm gjėra tė kėqija, por duhen vėnė nė dukje pikėrisht elementėt pozitivė, kontributet e aktivizimeve edhe kur kėto janė tė rralla dhe jo shumė tė suksesshme.

Veprimet e sė ardhmes

Suksesi i njė veprimi ndėrton tė ardhmen e njė sjelljeje dhe veprimi tjetėr. Rezultati i njė veprimi shpesh ndėrtohet duke dhėnė edhe modelin e prirjes individuale, duke treguar mundėsinė e ecjes paralele. Nė kėtė ecje paralele fiton veprimi qė ecėn mė shpejt. Nė kėtė mėnyrė themi rolin pozitiv tė stimulimit tė njė vlere tė caktuar, e cila detyrimisht duhet zbuluar te adoleshenti, pasi gjithmonė ekziston.

Procesi i kapėrcimit

Qė tė zbulosh, duhet tė kapėrcesh. Prindi dhe edukatori duhet tė kapėrcejnė idenė e gabimit tė radhės, natyrisht jo duke e harruar, por duke e trajtuar. Gjėrat e thjeshta janė gjėra qė dinė tė trajtohen. Trajtimi gjithmonė nis me analizėn dhe pėrshkrimet krahasuese, jo me retrospektivėn dhe konstatimin. Fėmija e di qė ka ndodhur dhe nuk e shmang dot kėtė gjė, por ai duhet tė kuptojė qė kjo gjė nuk ka ndodhur vetėm tek ai dhe vetėm pėr faj tė tij. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė mos e bėjmė tė vuajė mbi kompleksin e fajit, por t'i lėmė tė kuptojė politikat ndryshuese tė qenies dhe tė ndryshimit.

Njeriu ėshtė qenie nė ndryshim, aktivitet dhe nė integritet

Ai e pėlqen tė renė, tė padukshmen, instiktiven, pasojat e tij, po duhet tė mėsohet me pėrvojat e mėparshme qė tė mos shkelė nė prova negative tė kaqtrajtueshme, mundėsisht tė humbura nga individi nė kohė dhe vende tė ndryshme. Kėtė gjė e bėn shkolla e familja.

Gjeografia pedagogjike

Trajtesat duhen ditur qė ndryshojnė pėr shkak tė llojit tė njerėzve dhe pėr shkak tė kėndvėshtrimit tė tyre. Ēėshtja e kėndvėshtrimit nuk ėshtė problem vetėm i sė shkuarės, por edhe i sė ardhmes. Nuk mund tė trajtohet pėrsėri si njė gabim fakti i konceptimit ndryshe. P.sh, kėtu vlen tė pėrmendet koncepti i lirisė sė individit. Sa i lirė je pėr tė kryer njė veprim dhe sa i lirė je pėr ta pranuar njė veprim. Marrim pėrsėri rastet e shfaqjeve tė adoleshentėve qė pėrdorin drogėn, duhanin, alkoolin, etj.

Pothuajse tė gjithė ata mendojnė se kanė tė drejtė tė bėjnė ēfarė tė duan me veten e tyre, pėr shkak tė konceptit tė lirisė. Ata vishen me besimin qė kjo qė bėjnė ėshtė vetėm e drejtė e tyre dhe me besimin se dinė ta pėrdorin lirinė e tyre. Ėshtė mjaft e konsoliduar ideja qė kėtė, ose atė gjė nuk mund dhe nuk duhet ta ndryshoj. Ky qėndrim ėshtė mjaft i pėrhapur ndėr adoleshentė edhe nė rastet e fenomeneve dhe sjelljeve normale. Gjeografia e sjelljes ėshtė unike nė shfaqje, por ndryshon vetėm nė ēėshtjen e kėndvėshtrimit. Asnjė adoleshent nuk pranon qė nuk di t'i bėjė gjėrat apo se duhet ti ndryshojė ato me urdhėr. Edhe nė ato raste, kur kjo gjė ndodh, kemi tė rinj tek tė cilėt shfaqen probleme tė pėrzgjedhjes nė sjellje, tė kontributeve deficitare, tė stimulimit tė dobėt dhe tė aktivitetit pasiv. Kėshtu duhet qė me tė rinjtė tė reflektohet pjesėmarrje nė situata tė caktuara. Tė jesh me to dhe tė ecėsh me to.

Koncepti i lirisė

Prania e bėn lirinė tė ketė kuptim dhe tė mirpėrdorshme. Ideja qė je nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė, e bėn tė riun tė pranojė faktin qė ti je i duhur, sepse je me tė. Ai dėgjon dhe bėn tė tijin mendimin tėnd. Jo vetėm kaq, ai tė premton se do tė bėjė diēka ndryshe, por ai duhet tė kuptojė se ėshtė i lirė pėr ta bėrė kėtė zgjedhje dhe jo i detyruar. Konceptet e kėsaj lirie nė adoleshencė shihen tė pėrjetshme. Edhe kur ndryshojnė shihen po tė tilla. Koha kalon shpejt dhe sfida e integrimit i mėson tė rinjtė se elementi i tė mėsuarit ėshtė i vetmi element i pėrjetshėm. Ne mėsojmė pėrjetėsisht nga shkolla dhe nga familja jonė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Adoleshenca "viktima" e realitetit

Mesazh nga Vizitor prej Fri 12 Jun 2009, 12:18

Nga: Xhoana ZEQO, Punonjėse sociale

Adoleshenca ėshtė periudha kalimtare qė ndan fėmijėrinė nga mosha e rritur. Vetė fjala adoleshent, nė thelbin e saj ka tė bėjė me moshėn qė ėshtė nė zhvillim. Kjo fjalė rrjedh nga gjuha latine, adolescere, e cila do tė thotė rritem, piqem. Pjekuria seksuale, intelektuale dhe morale nuk ecin paralel, kanė shpėrpjesėtime, madje edhe kundėrshtime.

Ajo ėshtė gjithashtu njė lėvizje plot fuqi, premtime dhe jetė. Kjo fuqi ėshtė tepėr e domosdoshme, ėshtė energjia themelore e kėtij shndėrrimi. Nė grup adoleshenti ndihet mė mirė, ka tė njėjtat pika orientimi, njė gjuhė tė koduar pėr vete qė i lejon tė mos pėrdorė atė tė tė rriturve. Nuk ka adoleshencė pa shqetėsime dhe vuajtje, sepse kjo ėshtė periudha mė e dhembshme e jetės. Por adoleshenca ėshtė dhe periudha e gėzimeve tė mėdha. Gracka qė ngre adoleshenca ėshtė se ti ke dėshirė t'i largohesh gjithēkaje tė vėshtirė, tė arratisesh jashtė vetes, duke u hedhur nė aventura tė dyshimta ose tė rrezikshme, i joshur nga njerėz qė i njohin dobėsitė e tua ose tė zhytesh brenda vetes, duke qėndruar prapa njė mburoje tė rremė.

Qėkur janė tė vegjėl, fėmijėt kanė dėshirė qė gjithēka ta bėjnė si prindėrit, sepse prindi me tė njėjtin seks pėrfaqėson atė vetė kur rritet. Tė braktisėsh diēka ėshtė gjithmonė e dhembshme. Kur ėshtė i vogėl, fėmija ndien njė nevojė jetėsore tė admirojė prindėrit qė tė mund tė rritet.

Njė ditė tė vegjlit bėhen adoleshentė. Bashkė me rritjen vijnė edhe ndryshimet. Adoleshenti, pėrveē ndryshimeve biologjike, pėrshtatjes me trupin e tij tė ndryshuar, i duhet tė pėrballet edhe me realitetin pėrreth tij, qė nė adoleshencė ndryshon ngjyrat e tij. Por kjo moshė nuk ėshtė e vėshtirė vetėm pėr adoleshentin, por edhe pėr prindėrit e tij. Ndėr tė tjerat, ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė komunikimi midis prindėrve dhe fėmijėve.

Mungesa e tij ēon nė probleme tė shumta sociale. Nga ana tjetėr dhe procesi i komunikimit pėr tė dyja palėt ėshtė e vėshtirė. Tė rritėsh fėmijėt e tu, do tė thotė t'i bėsh tė kuptojnė qė prindėrit kanė po aq nevojė pėr ta sa ēkanė ata nevojė pėr prindėrit. Gjithēka ndodh sikur tė gjithė njerėzit tė besonin se marrėdhėniet prind- fėmi janė nga natyra tė privilegjuara dhe tė harmonishme. Kur ėshtė fjala pėr fėmijėt e tyre, njerėzit pandehin se ēdo gjė qė thonė dhe bėjnė ata ėshtė e drejtė dhe e mirė. Ndėrsa do tė ishte mė e thjeshtė t'u thuhej fėmijėve qė dhe prindėrit e tyre mund tė gabojnė dhe si pasojė nėse ata vuajnė, fėmijėt nuk duhen tė bėhen domosdoshmėrish si ata.

Shtėpia ku jetojnė tė gjithė sė bashku mund tė bėhet njė vend konfliktesh dhe ballafaqimesh. Prindėrit ndonjėherė ndodh qė t'i dramatizojnė gjėrat ose se mund tė jenė nė vėshtirėsi financiare apo se mund tė kenė frikė pėr fėmijėt e tyre. Kjo mund tė shpjegojė dhe qėndrimet autoritare qė adoleshentėt mezi i pranojnė. Muri ndarės rritet dhe mė shumė si pasojė e konfliktit midis brezave. Ky problem nuk ėshtė i ri, por i lashtė.

Kjo pėr arsye se brezi i ri ėshtė i prirur pėr nga e reja. E do, e kėrkon, lufton pėr tė. Brezi i vjetėr ka prirje pėr t'u kapur nga e kaluara. Tek brezi i ri (adoleshentėt) shfaqet njė kundėrvėnie ndaj asaj qė mban brezi i vjetėr. Kjo mund tė konstatohet nė familje, mjedisin shoqėror, madje dhe nė institucione tė tilla si shkollat.

Kėshtu, njė pjesė tė mbėshtetjes sė familjes, tė pasur nė fėmijėri, por tė humbur nė fillimet e adoleshencės, adoleshenti fillon e kėrkon tek moshatarėt e tij. Adoleshenti ka nevojė tė komunikojė me tė tjerėt, por kur gjen indiferentizėm, moskuptim fillon tė mbyllet nė vetvete.

Ky izolim mund tė bėhet akoma mė i madh nėse pėrforcohet nga faktorė tė tjerė siē mund tė jetė medja. Adoleshentit i duhet t'i pėrshtatet njė realiteti tė ri, realitet qė nėn presionin e reklamave, vidioklipeve apo serialeve pėr tė rinj, pėrforcon imazhin e njė tė riu tė ēlirėt, tė shoqėrueshėm, karizmatik, pa komplekse dhe plot besim nė vetvete, imazh tėrėsisht i kundėrt me botėn e brendshme tė njė adoleshenti. Ky ndryshim e ēon adoleshentin drejt shqetėsimeve dhe streseve. Nga ana tjetėr, normat dhe rregullat e moshatarėve tė tij, rrisin presionin pėr t'u pėrshtatur me grupin.

Ėshtė pikėrisht ky presion shkaktari i njė sėrė problemesh, tė cilat mund t'i kalojė njė adoleshent, tė tillė si: droga, delikuenca, Hiv, depresioni apo dhe vetėvrasja. Studimet tregojnė se presioni i grupit ėshtė ndėr faktorėt kryesorė tė pėrdorimit tė drogės nga tė rinjtė.

Pikėrisht, pika e referimit e adoleshentėve, bashkėmoshatarėt e tij kthehen nė njė kėrcėnim. Njė tjetėr fazė e rėndėsishme pėr t'u pėrballur ėshtė marrėdhėnia nė ēift. Gjatė adoleshencės, adoleshenti, pėrveē pėrshtatjes me ndryshimet nė trupin e tij, i duhet tė sqarojė dhe tė eksplorojė njė ndjenjė, emocion, kuriozitet, atė tė dashurisė dhe tėrheqje fizike pėr seksin tjetėr. Kėshtu, edhe pse realiteti i sotėm flet pėr njė pjekuri mė tė hershme biologjike dhe si pasojė dhe seksuale, njė pėrfshirje e parakohshme nė raportet seksuale mund tė shoqėrohet me pasoja tė rrezikshme pėr jetėn dhe shėndetin e tyre.

Jo tė rralla janė sot shembujt e vajzave minorene 14-15 vjeēare, tė cilat mbeten shtatzėna, ndėrkohė qė mundėsia e rritjes sė fėmijėve nga ana e tyre ėshtė pothuajse e pamundur. Ky kuriozitet shoqėrohet me shumė shqetėsime dhe luftė ndjenjash, vlerash dhe normash brenda botės shpirtėrore dhe mendore tė adoleshentit.

Nga njėra anė qėndron trysnia e opinionit tė shokėve dhe miqve qė thonė se "sot ėshtė turp tė mos kesh njė tė dashur", opinion qė e ēon adoleshentin nė krahėt e personit tė parė qė takon. Ky presion ėshtė akoma mė i fortė nė lidhje me marrėdhėniet seksuale. Dhe nga ana tjetėr mentaliteti tradicional i shoqėrisė sonė bėn qė vendimmarrja e tė qenit apo jo seksualisht aktiv tė kthehet nė njė ankth.

Nė shumicėn e rasteve presioni i grupit tė bashkėmoshatarėve dominon nė vendimet e tė riut. Kjo gjė natyrisht ėshtė jo e kėndshme, pėr tė mos thėnė e papėrshtatshme, sepse ėshtė njė zgjidhje e imponuar dhe jo e lirė, s'ka sesi tė ketė njė vazhdim dhe fund tė mirė. Shpesh, nė situata, qė ėshtė shumė e rėndėsishme, dashuria.
Nisur nga rrethanat e mėsipėrme lind domosdoshmėria e njė informimi nė fushėn e edukatės seksuale, pėr tė parandaluar sėmundje seksualisht tė transmetueshme, si: SIDA apo shtatzėnitė e padėshiruara.

Nė kėtė proces, prindėrit nuk kanė pranuar se diskutojnė me fėmijėt e tyre, jo vetėm pėr problemet e edukatės seksuale, por edhe pėr probleme tė tjera, si: droga, prostitucioni, delikuenca, etj. Megjithatė, jo i tėrė realiteti ėshtė i tillė. Natyrisht, ka prindėr, tė cilėt jo vetėm arrijnė tė kuptojnė fėmijėt e tyre, por edhe i trajtojnė si shokė dhe moshatarė, jo si fėmijė qė nuk kuptojnė dhe qė duhet patjetėr tė bėjnė ashtu siē duan ata. Kėshtu, pra, siē mund tė lexonit, realiteti, qė e rrethon adoleshentin dhe me tė cilin i duhet tė pėrballet, tė jetojė e tė sigurojė njė status, ėshtė tepėr i ashpėr. Ajo ēka e ndihmon atė pėr tė mbijetuar ėshtė tė pasurit e njė pike mbėshtetjeje, tė kesh besim tek dikush, qoftė ky njė mik, partner, prind apo njė profesionist social.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Adoleshenca "viktima" e realitetit

Mesazh nga Genci-fr prej Sat 13 Jun 2009, 02:22

Arla--si mundet nje adoleshent ta tejkaloj kete faz pa ndo nje ekces te perjetuaar rend, qoft perdorimi i droges, duhanit, si dhe dihet qe mese shumti te adoleshentet dominon gjaknxetesia me kete do te them perdorimin e armeve si munda tejkaloj, kete mėe miri dhe si mund ti ndimojm ne ta tejkaloj kete faz, nje adoleshent.

Genci-fr

Shteti : kosov
Postime : 467
Kyējet nė forum : 8756
Regjistruar mė : 02/06/2009
Profesioni : ekonomist

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Adoleshenca "viktima" e realitetit

Mesazh nga Vizitor prej Sat 13 Jun 2009, 08:34

Genci pyetje me vend.Dicka eshte e vertet ketu qe nje adoleshent do i provoj dhe duhanin dhe drogen dhe alkolin dhe deshira e tij per te drejtuar nje arme mbi dike do jete e madhe.Dihet qe dhe te gjitha keto i meson mes shoqerise.Atehere vjen koha qe prindi duke mos humbur autoritetin te behet nje shok.Nje shok pa e gjykuar po duke u ulur dhe duke biseduar duke ja bere te ditur cfare vesesh jane keto dhe si te dije ti shmangi.Fjala mos duhet te perdoret pak sepse ku thuhet mos ajo mos te shtyn ta besh me shume.Kjo arrihet qe ne moshe te vogel duke i folur per to.Kur femija te jet ne adoleshence do kete nje informacion per to.Kur femija eshte gjaknxehte duhet te jesh ti i qete duke i shfaqur atij qe kjo menyre funksionon me mire.Paraqitja femijes portretin tend si shok dhe do ju quaj dhe do ec ne rrugen qe e drejton ti ate fundja adoleshenca ben ca i thote shoqeria.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Adoleshenca "viktima" e realitetit

Mesazh nga Sponsored content Today at 01:10


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi