» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Fragmente nga Mitologjia Shqiptare - kush nė ēka beson ??

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fragmente nga Mitologjia Shqiptare - kush nė ēka beson ??

Mesazh nga Naki prej Wed 10 Jun 2009, 01:26

Pėr tė dhėnė njė pasqyrė mė tė gjerė, mė tė plotė tė mitologjisė sė njė populli, nevojitet kohė mė e gjatė dhe punė sistematike hulumtuese nė terren nė vise tė ndryshme, pėrveē studimit tė literatures ekzistuese pėr kėtė temė shumė tė gjerė dhe shumė tė lashtė. Ndėr ne, mjerisht, nuk ekziston ende tė paktėn njė sprovė konkrete, pėr tė pėrmbledhur nė njė botim botėn mitologjike shqiptare, e cila ėshtė shumė e pasur dhe, nė disa vise, e ruajtur dhe e gjallė deri mė sot. Por, megjithatė, materiale tė mbledhura, vėshtrime dhe studime fragmentare kemi, qoftė nga autorė tė huaj, qoftė nga njerėzit tanė tė aftė pėr kėtė punė. Tė dhėna dhe analiza mė tė plota gjenden nė veprat e albanologėve tė njohur, siē ka qenė, p.sh., Hani, Nopēa, Durham, Lamberci, dhe shumė tė tjerė. Autorė shqiptarė dhe mbledhės tė materialeve tė mitologjisė sonė popullore ka shumė, tė cilėt nė revista tė ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli I Dritės", "Drita" etj...), ose nė botime tė tjera kanė dhėnė kontribut tė vlefshėm pėr njohjen dhe ruajtjen e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė kulturės shpirtėrore tė popullit tonė. Punėn mė tė madhe pėr kėtė e kanė bėrė etnografėt tanė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qoftė me kontributet e tyre tė vlefshme shkencore tė botuara nė revistėn "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve nė Institutin e Kulturės Popullore. Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit tė njė vepre mė tė gjerė, nė tė cilėn do tė paraqitej, tė paktėn nė vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, nė kushte tė reja ekonomike, kulturore dhe pėrgjithėsisht shoqėrore, ka humbur fare rolin e dikurshėm tė saj dhe sė shpejti mund tė qitet nė harresė pėrgjithmonė. Kėshtu do tė varfėrohej historia e kulturės sė popullit tonė. Nga shumė punime tė autorėve tanė e tė huaj, kėtu po pėrmendim vetėm dijetarin tonė tė shquar prof. Eqrem Ēabejn (1908-1980), i cili qysh nė vitin 1939, ka dhėnė njė pasqyrė tė shkurtėr, por tė qartė, tė mitologjisė sonė popullore, botuar frėngjisht nė revistėn "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetėm disa tė dhėna dhe mendime tė tij, tė cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar mė vonė edhe nė botime tė tjera tė ndryshme. Nė besimet popullore, thotė Ēabej, ruhen shumė figura tė moēme, tė cilat nė mitologjinė tone paraqiten me emėr tė ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Nė mitologjinė tonė shpesh pėrmenden "hijet", si figura mjaft tė papėrcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme. Nė Kosovė me fjalėn "hije", nė kuptimin mitologjik, mund tė pėrfshihen demonė tė ndryshėm, por para sė gjithash - bota "andej varrit", tė vdekurit, zakonisht shpirtra tė ligj. Balozi I detit pėrmendet nė folklorin tonė mjaft shpesh. Nė Kosovė ka kuptimin e njė pėrbindshi. Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne. Dragoi,kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj.,personazhe kėto mitologjike, tė njohura ndėr shumė popuj. Kėtu po pėrmendim vetėm disa qenie tė tjera tė kėsaj sfere si i paraqet Ēabej, tė cilat nė Kosovė njihen pak ose aspak, tė paktėn me emrin pėrkatės. Kėshtu, p.sh., nė Kosovė nuk dėgjohet pėr Erretat e Sheut, tė cilat Ēabej i pėrmend sipas tė dhėnave tė albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta ėshtė ndėr ne e panjohur.Kėshtu u quajka nė viset tona veriore "njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin tė quajtur Dhevėshtruesi". Tek arbėreshėt e Italisė ekziston Fata, e cila duhet t'i pėrgjigjet zanės ndėr ne. Nė gojėdhėnat e zonės sė Pėrmetit pėrmenden Floēkat, vasha tė bukura me flokė tė gjata, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse. Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin tė ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit ėshtė njė lloj sirene, pastaj Xhullitė e Judi, janė figura tė njohura nė zonat tona tė veriut, por edhe ndėr bullgarė e rumunė. Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke. Nė Kosovė njihet me emrin "Kallakonxhė", e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di tė orientohet nė hapėsirė. Gogu, Sanagogu ose Herri ėshtė njėlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokėrrmeli. Figura mitologjike mė pak tė njohura janė gjithashtu Mėmėdreqja, lloj pėrbindshi nė bestytnitė e hershme ndėr shqiptarėt (arbėreshėt) e sicilisė nė Itali, kurse nė besimet e tyre nė Kalabri Manaqeli ka qenė njėlloj hijeje. Nuset e Malit dhe Orėt e Malit kanė qenė lloj zanash, emir i tė cilave rrallėherė zihej nė gojė. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zėvendėsohej me emėrime, si p.sh., "Qofshin tė bardha", "Ato tė lumturat", "Ato tė mirat" etj., siē thuhet nė Kosovė. Nė viset e veriut Shurdhi ka qenė demon I rėndėsishėm. Nė mitologjinė e trakėve tė vjetėr ky ishte hyjni e motit tė keq. Figurė e ngjashme me Shurdhin, nė veri ka qenė Verbti. Gjarpri I shtėpisė nė disa vise quhet Vitore. Nė mitologjinė e shqiptarėve tė Ēamėrisė Vitoret ishin tri Fatitė qė mendohej se i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė tė lindjes dhe ia caktonin fatin qė do tė kishte nė jetė. Emri i vitores nė thelb ėshtė vejtore, "ajo qė end pėlhurė, endėse, emėr qė del edhe me trajtėn vektore", - pra, ato ishin endėse tė pėlhurės sė jetės. Zana - nė mitologji ėshtė simbol i njė vashe me bukuri tė pashoqe. Ky emėr rrjedh prej hyjnisė romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisė. Huazimi i figurave mitologjike nė popujt e Ballkanit dhe mė gjerė ka qenė i ndėrsjelltė, duke bėrė edhe pėrshtatje tė ndryshme nė emėr, e disa raste edhe nė kuptim. Kjo dukuri ėshtė qė nga koha antike. Kėshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndėr shqiptarėt gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me mė pak rėndėsi se siē e kishte nė Greqinė antike, dhe me emėr tė vendit Zojz. Edhe hyjnesha romake Diana ka qenė e njohur nė mitologjisė ilire dhe trakase, ndoshta mė me pak autoritet se te romakėt, por prapė me kurorė hyjnie. Mitologjia jonė ėshtė tepėr e ngarkuar me figura e besime tė ndryshme. Pėrkundrazi, ilirėt - tė parėt e shqiptarėve, duket se kanė qenė mė realė ose tė paktėn mė racionalė nė kėtė pikėpamje. Ata besonin nė fenomenet e natyrės. Pėr ta zot ka qenė, para sė gjithash, dielli, pastaj hėna, ujėt, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj. Pra, ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme. Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė.Profesor Ēabej ka botuar nė revistėn "Yllyria" njė studim tjetėr mbi zakonet dhe doket e shqiptarėve, ku, pėrveē tė tjerash, shpjegon edhe disa tė dhėna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive tė ndryshme tė saj. Mė vonė (mė 1942) ka botuar njė studim tė posaēėm me titull "Diana dhe Zana", dhe mė 1972 artikullin "Disa figura tė besimeve popullore shqiptare". Ai, ndėr tė tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) pėrmenden nė "Mesharin" e tij "gjigantėt" - fantazma me shtat tė gjatė e natyrė luftarake. Ai gjithashtu pėrmend fjalėn "hije" me kuptimin e njė fantazme tjetėr. Edhe nė veprat e Pjetėr Budit (1566-1622) ka elemente tė besimeve tona popullore. Nė veprėn e Pjetėr Bogdanit "Cuneus prophetarum" mė 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike. Nga fjala "gjigant", tė cilėn e pėrmend Buzuku, vjen fjala "vigan" qė ėshtė sot e pėrhapur nė gjuhėn tonė, me kuptim tė njeriut me shtat tė rritur, tė lartė, tė zhvilluar. Nė Mirėditė, shkruan Ēabej, ekziston njė figure mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "nė net pranvere vė veshin tek dheu, pėr tė dėgjuar a vjen njeri pėr sė largu dhe a gjėmon ujėt e nėndheshėm. Ai gjithmonė shkon kaluar nė vithe tė "Dhamsutės", njė pelė e pagojė qė kalon nėpėr male e dete dhe shpie larg e larg atė qė do tė shpėtojė me anė tė saj". Nė Dukat tė Vlorės, nė malėsitė e Labėrisė, besohej nė njė lloj zane shtatgjatė, tė cilėn e quanin Suta "drenusha" dhe pėrfytyrohej nė trajtėn e njė lope. Ndėr shqiptarėt e jugut, nė Toskėri, mali I Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtė. Nė majė tė tij jetojnė gjallesa mitologjike, njė zog i shenjtė, hyjni tė ndryshme. Njerėzit bėnin be mbi kėtė mal si nė njė gjė mė tė shenjtė e mė tė shtrenjtė "pėr Baba Tomorrin", "pėr tė mirin Tomorr". shumėkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia pėrmend, por thonė "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė". Figura, personazhe mitologjike ndėr ne ka shumė, siē shihet edhe nga kjo qė u tha mė sipėr, por besimet dhe ritet magjike nė kuadėr tė mitologjisė, gati qė as nuk mund tė numėrohen, sepse ēdo krahinė, ēdo zonė, bashkėsi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund tė kenė disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, tė cilat nuk i ka tjetėrkush. Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketė botėn e tij vetjake nga sfera e magjisė dhe e mitologjisė nė pėrgjithėsi. "Tim pėr shpi, adet pėr njeri", thotė populli. Mitologjia ėshtė pus pa fund, tė cilit nuk i shteret kurrė ujėt. Prandaj, si u tha mė parė, edhe me kėtė rast mund tė japim vetėm fragmente nga kjo fushė e gjerė e kulurės shumė tė lashtė, mė tė lashtė se ēdo religjion dhe ēdo normė tjetėr morale tė kodifikuar, nė ēfarėdo mėnyre, qoftė nga ēfarėdo bashkėsie tė shkallės primitive ose tė pėrparuar kudo nė botė. Zakonet e ndryshme me ceremonial tė caktuar, veprimet magjike, nė shumicėn e rasteve lidhen me stinė tė motit, me festa, me ditė tė shėnuara, me pjesėn e caktuar tė ditės, pastaj me vend ose me objekt tė caktuar. Disa "adete" bėhen nė pranverė, disa tė tjera nė vjeshtė, disa ditėn e ndonjė feste, tė tjerat ditėn e martė, tė premte, etj., kurse disa paradite ose nė mbrėmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me njė kodėr, me njė lis, me varre, me vende tė shenjta ose tė nderuara, dhe kėshtu me radhė. Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumė punėve.

Autori: Mark Krasniqi
"Nga Aspekte Mitologjike Besime e Bestytni"

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17488
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fragmente nga Mitologjia Shqiptare - kush nė ēka beson ??

Mesazh nga Kle@Love prej Wed 10 Jun 2009, 17:20

Ne kuptimin e gjere, mitologji do te thote pasqyrim fizik i realitetit ne ndergjegjen e njeriut primitiv; kjo shfaqet ne krijimtarine popullore, ne gojedhenat, legjendat etj., te krijuara ne kohen e lashte.
Mitet qe linden ne etapen e hershme te historise njerezore si tregime per perendite, heronjte legjendare, per ngjarjet me te rendesishme te kohes etj., permbanin figura fantastike, te cilat ishin nje perpjekje per te pergjithsuar dhe shpjeguar fenomenet e ndryshme te natyres e te shoqerise.
Mitologjia ishte nje forme orientale e shfaqjes se botekuptimit ne shoqerine e lashte. Mitologjia permban dhe elemente te besimit fetar, te pasqyrimit te shtrembter te realitetit. Ne te jane pasqyruar gjithashtu pikpamjet morale e qendrimi estetik i njeriut ndaj realitetit.
2. Ne kuptimin e ngushte mitologjia eshte shkenca qe studion mitet, prejardhjen e tyre dhe vecorite e pasqyrimit te realitetit ne to.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15846
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi