» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Mesazh nga Voglushja prej Sun 31 May 2009, 15:47

Dita Botėrore pa Duhan ėshtė njė ditė qė i kushtohet luftes kunder duhanit. Mbahet qe prej 1987 ēdo 31 maj. Ēdo herė ka njė temė tė vecantė, pėr shembull nė 2007 iu kushtua mjedisėve tė brendeshėm pa duhan. Me rastin e kėsaj dite Maksim Cikuli ish ministėr i shendetesise dhe Roland Shuperka pika fokale kombėtare pėr kontrollin e Duhanit e Organizates Boterore te Shendetesise morėn nje ēmim qė i njeh puen qė sėbashku ata kanė bėrė pėr ratifikimin e Konventes Korinze te Kontrollit tė Duhanit dhe miratimin e Ligjit "Per mbrojtjen e Shendetit nga Produktet e Duhanit".

firma.................................................................................................................................................................................
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 10636
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Studente

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Mesazh nga Voglushja prej Sun 31 May 2009, 15:48

Sot ėshtė dita botėrore kundėr duhanit. Ky rit i pėrvitshėm ėshtė pjesė e pėrpjekjeve, qė synonjnė tė ulin kėrcėnimet qė pirja e duhanit ka pėr shėndetin e njerėrze. Kėto pėrpjekje u kurorėzuan javėn e kaluar me nėnshkrimin nga tė 192 vendet anėtarė tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė nė Gjenevė tė njė traktati tė quajtur Konventa Kornizė pėr Kontrollin e Duhanit. Konventa nė fjalė ėshtė dokumenti i parė ndėrkombėtar i negociuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe hyn nė fuqi pasi tė paktėn 40 vende ta pranojnė atė si ligj.
Traktati do tu kėrkonte kėtyre vendeve qė tė ndalojnė ose kufizojnė reklamat si dhe pėrpjekjet e kompanive prodhuese pėr tė reklamuar produktet e tyre nė publik. Traktati do tė kėrkojė gjithashtu qė paralajmėrimi pėr rrezikun ndaj shėndetit tė zėjė tė paktėn 1 tė tretėn e paketės sė duhanit. Traktati nxit qeveritė e vendeve nėnshkruese tė forcojnė ligjet qė kufizojnė pirjen e duhanit nė mjedise tė mbyllura, tė rrisin taksat mbi duhanin dhe tė ndalojnė tregtinė e paligjshme tė duhanit.
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se rreth 5 milion veta vdesin ēdo vit nga duhani. Sipas llogaritjeve tė kėsaj organizate, rreth 10 milion vetė mund tė vdesin nga duhani nė vitin 2020. Numri mė i lartė i vdekjeve do tė ndodhė nė vendet nė zhvillim, ndėrkohė qė pirja e duhanit nė shumė vende nė zhvillim po shtohet. Pirja e duhanit shkakton kancer nė mushkėri, sėmundje tė tjera dhe dėmton fėmijėt gjatė shtatzanisė. Madje, edhe personat, qė nuk e pijnė duhanin, mund tė vdesin, kur ata ndodhen vazhdimisht nė njė mjedis ku pihet duhan.
Traktati i luftės kundėr duhanit ėshtė kurorėzim i katėr vjet bisedimesh. Tani u pėrket vendeve nėnshkruese ta nėnshkruajnė kėtė traktat dhe tu kėrkojnė qeverive tė tyre ta miratojnė atė. Pėrfaqėsues tė shumė vendeve, mes tyre tė Bashkimit Europian, Kinės dhe Japonisė thanė se qeveritė e tyre do tė ndėrmarrin masa pėr ratifikimin e shpejtė tė kėtij dokumenti.
Nuk ėshtė i qartė qėndrimi i Shteteve tė Bashkuara. Sekretari i Departamentit tė Shėndetsisė, Tommy Thompson, tha se zyrtarėt nė Washington po e shqyrtojnė dokumentin nė fjalė. Kongresi duhet tė ndryshojė ligjet mbi duhanin para se tė miratohet traktati. Ēėshtja kryesore ėshtė se sa kompetenca ka qeveria pėr tė kufizuar reklamat pėr duhanin pa shkelur Kushtetutės. Dhe pikėrisht kjo ēėshtje ka bėrė qė Shtetet e Bashkuara tė parashtrojnė rezerva pėr disa pjesė tė traktatit.

firma.................................................................................................................................................................................
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 10636
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Studente

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Mesazh nga Voglushja prej Sun 31 May 2009, 15:55

Shkencėtarėt thonė se kur njė person e fillon duhanin qė nė moshė tė re, ai e ka mė tė vėshirė se sa tė tjerėt pėr tė hequr dorė prej tij. Edhe studimet e mėparshme kanė treguar se adoleshentėt jepen shumė pas duhanit.

Cilido qoftė efekti i nikotinės fillimisht nė organizmin e njeriut, efektet negative janė mė tė vogla tek adoleshntėt dhe tė rinjtė se sa tek tė rriturit. Kjo i bėn ata ta pijnė mė tepėr duhanin.

Kur duhani pihet pėr dekada tė tėra dhe nė trup hyjnė elementėt helmuese, pikėrisht kjo shkurton jetėn. Pra, nuk ėshtė thjesht nikotina, por ėshtė ekspozimi i vazhdueshėm ndaj elementėve tė tjerė tė rrezikshėm tė duhanit, ajo qė dėmton.

Studimi mė i gjatė i bėrė ndonjėherė mbi efektet e pirjes sė duhanit mbi shėndetin ka arritur nė pėrfundimin se pirėsit e duhanit jetojnė mesatarisht dhjetė vjet mė pak se sa ata qė nuk pijnė duhan.

Hulumtimi, i botuar nė British Medical Journal, filloi para pesėdhjetė vjetėsh kur u vu lidhja e parė midis duhanit dhe kancerit tė mushkėrive.

Hulumtimi tregoi poashtu se lėnia e duhanit, madje edhe nė moshėn gjashtėdhjetė-vjeēare, mund tė pėrmirėsojė jetėgjatėsinė pėr tri vjet, ndėrsa lėnia e duhanit nė moshėn tridhjetėvjeēare duket se anulon dėmin qė i ėshtė bėrė shėndetit mė parė.

Studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se ėshtė mė e rėndėsishme qė fėmijėt tė mos lejohen fare ta pijnė duhanin.

Studime tė tjera tregojnė se njerėzit me tė ardhura mė tė vogla dhe ata me njė nivel mė tė ulėt shkollimi, konsumojnė mė shumė duhan. Me pirjen e duhanit kėta e keqėsojnė edhe mė shumė gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Tė varfėrit shpenzojnė mė shumė pėr duhan, se sa pėr plotėsimin e nevojave tė tjera bazė si ushqimi, kujdesi shėndetėsor dhe arsimimi.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se ēdo 6,5 minuta nė botė vdes njė njeri nga pasojat e pirjes sė duhanit. Kėshtu rreth 5 milionė persona gjejnė vdekjen nė njė vit dhe sipas parashikimeve ky numėr pritet tė dyfishohet gjatė 20 vjetėve tė ardhshėm.

Sėmundjet dhe vdekja si pasojė e pirjes sė duhanit godasin gjithnjė e mė shumė pikėrisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 pėrqind e tė gjithė njerėzve qė pinė duhan jejtojnė nė vendet nė zhvillim.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se nga pasojat e pirjes sė duhanit gjithnjė e mė shumė rėndohet edhe sistemi shėndetėsor. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore gjashtė deri 15 pėrqind e tė gjitha shpenzimeve tė sistemit shėndetėsor nė vendet e zhvilluara industriale jepen pėr shėrimin e sėmundjeve nga duhani. Pėr vendet e varfėra nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta, por ėshtė e ditur se shpenzimet pėr kėto qėllime janė jashtėzakonisht tė larta.

firma.................................................................................................................................................................................
Perseri ne kembe..!

Sidoqofte,Miremengjesi Jete.!

Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 10636
Regjistruar mė : 02/11/2008
Profesioni : Studente

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Mesazh nga Unike prej Sun 31 May 2009, 23:24

Kam provuar mė parė por nuk e kam len kure, mundohem e mundohem dhe s'po e heq dot, pėrkundrazi e kam shtuar, pies veten, se ēfarė tė bėjė.!

Unike

Shteti : Mitrovice
Postime : 326
Kyējet nė forum : 8987
Regjistruar mė : 19/12/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Mesazh nga Naki prej Tue 02 Jun 2009, 04:54

E mbaj mend sa isha i vogel kur tregohej neper oda se duhani prejardhjen e ka nga muti i shejtanit. Sipas asaj qe tregonin pleqt neper oda thonin se kur Perendia e paska rrahur me kamgjik shejtanin nga sikleti i kamgjikut ketij i shpeton nje cope muti dhe nga aty zihet duhani.
Neutral Neutral Mire e ka Unike a lihet ky mut Very Happy

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17485
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 31 maji dita boterore kunder duhanit.!

Mesazh nga Sponsored content Today at 05:36


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi