» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

14 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 14 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Shqiptaret ne Maqedoni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiptaret ne Maqedoni

Mesazh nga Naki prej Tue 19 Jun 2007, 18:49

Sipas rezultateve zgjedhore te 17 December 2003 ( rezultate te cilat opozita shqiptare nuk i njohi)
Enti i Statistikave i Maqedonise njoftoi se Maqedonia ka 2.022.547 banore, prej te cileve 509.083 ose 25,17 perqind e tyre, jane shqiptare. Numri me i madh i banoreve eshte me perkatesi maqedonase 1.297.981 ose 64,18 perqind. Nga grupet tjera etnike me te vogla ne Maqedoni sipas rezultateve zyrtare ka edhe turq 77.959 banore ose 3,85 per qind, pastaj 53.879 persona jane rome qe korrespondojne me 2,66 % te numrit te pergjithshem pa harruar edhe 35.939 shtetas te Maqedonise ose 1,78 % te cilet jane deklaruar si serbe. Ndersa per boshnjaket, vllehet dhe te tjeret shifrat shkojne nen 1 per qind. Numri me i madh i banoreve te Maqedonise jeton ne Shkupin me 467.257 qytetare ose 23,1 perqind e popullsise se pergjithshme.

Nga keto te dhena zyrtare u pa se numri i shqiptareve ne Maqedoni eshte ngritur perafersisht per 3 per qind nga regjistrimi i vitit 1994, ndersa numri i maqedonasve eshte ulur per 3 per qind. Maqedonia ne regjistrimet paraardhese rezultonte me 1.935.034 banore prej te cileve 67 per qind kane qene maqedonas ndersa 22,4 per qind, shqiptare. Ne baze te ketyre rezultateve, kryeqyteti Shkupi eshte qyteti me me shume banore si total edhe eshte qyteti apo vendbanimi urban me i madh me shqiptare ne kete shtet.

Ne Shkup zyrtarisht jetojne 71,483 banore shqiptare. Pas tij vjen Tetova me 45,316 shqiptare dhe komuna e Gostivarit me 29,236 banore shqiptare. Keto tri qytete, fshtarat perreth i kane me shumice dermuese shqiptare, por me ndarjen e fundit territoriale ato u jane shkeputur komunave urbane dhe jane krijuar disa komuna te reja rurale. Shtim me i madh i popullsise, eshte verejtur vetem te shqiptaret. Shqiptaret jane shtuar ne menyre natyrore me 67 679 banore qe nga regjistrimi i fundit i viti 1994. Ndersa maqedonasit per te njejten periudhe kohe jane rritur vetem me 2007 persona, ndonese perbejne rreth 64 perqind te popullsise se pergjithshme. Ky regjistrim i popullsise ka dhene te dhena te detajuara dhe per ate se shqiptaret jetojne ne menyre kompakte kryesisht ne viset veri? perendimore te Maqedonise ku mosha mesatare e popullsise ne keto rajone eshte me e re se ne pjeset e tjera te vendit ku shumica jane maqedonas. Gjithashtu regjistrimi ka provuar edhe nje here se Maqedonia vazhdon te kete me shume gra sesa burra.

Qytete tjera pa fshatrat perreth ku shqiptaret perbejne me shume se 20 per qind te popullsise se pergjithshme jane Dibra me 63 per qind, Struga me 41 per qind, Kercova 30 per qind dhe Krusheva me 21 per qind. Ndersa ne disa qytete tjera historike shqiptare si Manastiri, Prilepi, Ohri dhe Velesi, per shkak te debimeve te medha te shqiptareve ne te kaluaren, numri i tyre eshte zvogeluar shume madje rezulton te kete rene deri nen 5 perqind.

Opozita shqiptare nuk i njeh rezultatet

Te paret qe kane reaguar pas shpalljes se rezultateve jane Grupi i eksperteve nderkombetare i cili ka bere vezhgimin e zbatimit dhe perpunimit e te dhenave te Regjistrimit. Perfaqesuesit e ketij grupi thone se te dhenat jane shpallur shpejt, duke marre parasysh faktin se behet fjale per nje operacion kaq voluminoz. Edhe perfaqesuesit e ambasadave dhe institucioneve tjera evropiane ne Shkup duke perfshire edhe ambasadorin e SHBA?ve Lawrence Butler thane se bashkesia nderkombetare i mbeshtet rezultatet e shpallura. Nje proces ky mjaft i ngarkuar emocionalisht por edhe politikisht duke pasur parasysh luften e ashper qe dy komunitetet e medha etnike qe perbejne kete shtet zhvillojne per supremaci.

Shqiptaret ne Maqedoni qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore kane shprehur publikisht dyshimet ne rezultatet e regjistrimeve te popullsise qe jane zhvilluar ne cdo 10 vjet. Partite kryesore te shqiptareve edhe zyrtarisht nuk i kane njohur rezultatet e e regjistrimit te popullsise qe jane zhvilluar ne vitin 1991. Ne nje kohe qe partia kryesore shqiptare ne qeveri, Bashkimi Demokratik per Integrim e Ali Ahmeti ka bere te ditur njohjen e rezultateve te fundit te ketij regjistrimi, partite e tjera opozitare shqiptare duke perfshire edhe ate me kryesore, PDSH?ne e Arben Xhaferit, thane se keto rezultate nuk jane te sakta dhe se manipulimet kane mbizoteruar perseri, sepse ne Maqedoni shqiptaret jane me te shumte se 25 perqind. Madje Ali Ahmeti para disa muajve ka nenshkruar nje deklarate publike me partnerin tjetar te koalicionit qeveritar, kryeministrin Branko Cervenkovski, se rezultatatet e regjistrimit te popullsise do te njihen reciprokisht.

Kjo marreveshje e cila eshte bere publike vetem pak kohe para shpalljes se rezultateve, ka shkaktuar dyshime tek partite e tjera shqiptare qe jane ne opozite. Ato frigoheshin se rezultatet e regjistrimit nuk do te beheshin ne baze te perllogaritjeve te numrave ne qytetet dhe fshatrat e Maqedonise por ne baze te pazarit politik mes Cervenkovskit dhe Ahmetit. Edhe pse kishte mjaft dilema nese ne fazen perfundimtare te kodimit te te dhenave do te beheshin apo jo keqllogaritje dhe falsifikime, zevendesdrejtori shqiptar i Entit te Statistikes, i emeruar nga partia e Ahmetit, Milaim Ademi, ka thene per gazetaret se kete proces delikat ua kane besuar nderkombetareve, te cilet edhe publikisht u zotuan se nuk kane verejtur ndonje parregullsi te vecante e cila do te kishte ndikuar dukshem ne numrin e pergjithshem te popullsise. Duke pasur parasysh perfshirjen me me perkushtim te grupit te larte te eksperteve nderkombetare, mund te them se u evitiuan te gjitha devijimet e mundshme, tha Ademi. Une kam besim se rezultatet e shpallura sot, duhet te pasqyrojne realitetin e shqiptareve ne Maqedoni, shtoi ai duke theksuar se besimin e vet, e mbeshteste ne eksperiencen e faktorit nderkombetar.

Opozita shqiptare verejtjen kryesore e ka ne ate se ne perpunimin perfundimtare te materialeve te regjistrimit nuk ka pasur asnje shqiptar te pranishem. BDI?ja e Ahmetit mbrohet me ate se u beson nderkombetareve qe kane vezhguar regjistrimin.

Duke pasur parasysh perfaqesimin simbolik te shqiptareve ne Entin Shteteror te Statistikes si dhe prirjen eksplozive te shtimit natyror vjetor te popullsise shqiptare, opozita shqiptare ka permendur keto si si disa nga argumentet ku e bazonte dyshimin e saj per vertetesine e rezultateve te regjistrimit. Partia Demokratike Shqiptare, partia kryesore opozitare e shqiptareve ne Maqedoni, ka pasur vetem nje reagim te shkurter permes nenkryetarit te saj Sulejman Rushiti i cili beri te ditur se ky subjekt dyshon nese keto rezultate jane te verteta. Rezultatet jane te papranuesheme edhe per Partine Demokratike Kombetare, nje parti me vogel e shqiptareve ne Maqedoni. Ne reagimin e saj publik, ajo i ka hedhur poshte rezultatet e Regjistrimit 2002, duke i quajtur ato si te falsifikuara. Kjo parti rezultatet e shpallura i konsideron si joreale dhe joobjektive dhe thote se ato jane nje kompromis politik i partnereve te koalicionit. Nga kjo parti bejne te ditur se sipas analizave te tyre, ne Maqedoni jetojne prej 33 deri ne 37 per qind shqiptare. Edhe partite tjera shqiptare opozitare mendojne se numri i shqiptareve eshte mbi 33 per qind madje ato si argument permendin edhe shifren zyrtare te Ministrise se Arsimit ku nxenes shqiptare ne arsimin

fillor ka rreth 35 per qind si dhe listat elektorale te shqiptareve ne Maqedoni. Nuk kane heshtur as partite opozitare maqedonase te cilat edhe ato dyshojne ne rezultatet e publikuara. VMRO e ish- kryeministrit Georgievski, ka kerkuar formimin e nje komisioni te posatshem per hetim te procesit te regjistrimit. Kjo parti pretendon se numri i maqedonasve eshte me i madh ndersa i shqiptareve me i vogel.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptaret ne Maqedoni

Mesazh nga Anna prej Sat 25 Aug 2007, 18:12

Politika Shqiptare ne Maqedoni quhet e deshtuar pasi marveshja dhe imlementimi i Ohrit nuk u realizua nga asnje parti por secila kishte sjellur fjale boshe nga partite Shqiptare dhe asnjera e as tjetra nuk bene gje per popullaten qe jeton ne Maqedoni!
avatar
Anna

Shteti : Zvicerr
Postime : 252
Kyējet nė forum : 11217
Regjistruar mė : 29/07/2007
Profesioni : amvise

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptaret ne Maqedoni

Mesazh nga bovari prej Wed 26 Sep 2007, 23:37

Nuk jam e mendimit qe Politika Shqiptare e Maqedonise quhet e deshtuar dhe eshte gabim qe duke u bazuar ne disa gabime qe pranohen te etiketohet e humbur.Por ka aritur te ndryshoje diēka dhe me e rendesishmja kan fituar dhe treguar qe egziston nje popull qe i perket nje nacionaliteti tjeter brenda kufijve politik te shetit te Maqedonise.Dhe sipas mendimit tim si fillim eshte i goditur dhe i afte pasi pasqyron dhe mbron te drejtat e nje nacionaliteti te dyte dominues ne teritorin e ketij shteti qe i ka klasifikuar si te klasit te dyte kete popullate,e cila per kohe te gjate nuk i eshte dhene mundesi qe reagimet e tyre te shprehen lirshem ne istitucionet e larta te shtetit Maqedon.
Ama sigurisht qe ka edhe mangesite e veta ku kryesorja eshte mosmbajtja e nje qendrimi ndaj presioneve te politikes sllave nga partite qe perfaqesojne dhe mbrojne te drejtat e popullates qe i perket nacionalitetit shqiptar.
Me qarte hapat e para jan te mira por mund te ishin akoma me mire.

firma.................................................................................................................................................................................
"""Jemi njerez te thjeshte ne kete bote,,kemi hyr ne rradhe ne kohen e duhur por presim kot,,se biletat ua kemi shitur te tjereve per nje shishe vodk""
avatar
bovari

Shteti : Istanbul
Postime : 685
Kyējet nė forum : 11292
Regjistruar mė : 03/07/2007
Profesioni : me libra ne dore akoma

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptaret ne Maqedoni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi