» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Pėrse shqiptarėt thirreshin nga Turqit Arnautė ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrse shqiptarėt thirreshin nga Turqit Arnautė ?

Mesazh nga Naki prej Sun 26 Apr 2009, 09:40

Edhe pse nėn kupolėn e saj pėr shumė vite, ne, shqiptarėt e sotėm, pak e njohim atė shtetin e madh e tė dikurshėm qė na mbajti nėn vete. Aty, u rritėn dhe u shkolluan djemtė tanė tė Mesjetės, ata qė mė vonė do tė bėheshin pashallarė, prijės, princėr e kryeministra. Ishin ata qė nė ato vite, krijuan ajkėn intelektuale tė vendit. Atje u rrit dhe u bė udhėheqės e prijės edhe Skėnderbeu. Tashmė nė duart tona kemi njė botim voluminoz mbi kėtė perandori qė sundoi pėr aq shekuj. "Historia e Shtetit, Shoqėrisė dhe Qytetėrimit Osman" mbulon periudhėn nga themelimi i principatės osmane deri nė shpalljen e Republikės Turke. Nė tė rrėfehet historia objektive e kėtij vendi. Ndėr tė tjera, libri nxjerr nė pah edhe kontributin e shqiptarėve qė i shėrbyen kėsaj perandorie. Prijės, kryeministra e intelektualė me origjinė shqiptare, qė nė atė perandori do tė kishin role kyēe pėr ecurinė dhe suksesin e saj. Emra si Ahmet Pashė Dukagjini, Koxha Sinan Pasha, Ajaz Ahmet Pasha, familja Qypryly, Tahir Pasha, Mehmet Aliu, Hasan Tahsinit, Abedin Dino, Ismail Qemali, Abdyl Frashėri, Vaso Pash Shkodrani etj, kanė "gėzuar" detyra tė larta nė administratėn turke. Pėr kėtė arsye, ata zėnė njė vend tė dukshėm nė kėtė libėr. Mė tej, mbi vlerat dhe rėndėsinė e kėtij botimi na flet Ramiz Zekaj, botuesi i tij.
Pse vendosėt ta botonit kėtė libėr nė gjuhėn shqipe?
Pėrvoja e Institutit Shqiptar tė Mendimit dhe Qytetėrimit Islam (AIITC), nė fushėn e botimeve ka qenė e madhe. Transformimet politike, kulturore dhe ekonomike te shqiptarėt hapen mundėsi qė shumė ēėshtje tė rishikohen nė njė optikė tė re studiuese e kėrkimore. Kjo na bėri qė tė marrim pėrsipėr pėrkthimin dhe botimin e njė vepre ndėr mė tė rėndėsishmet tė fushės qė mbulon me titull "Historia e Shtetit, Shoqėrisė dhe Qytetėrimit Osman". Ky botim do kontribuojė nė pėrmbushjen e nevojės sė lexuesve por edhe tė studiuesve tė kėsaj fushe, pasi libri ofron shembuj e argumente tė kuptueshme, objektive dhe tė besueshme nga historia e Perandorisė Osmane, kombeve dhe civilizimeve qė u pėrfshinė nė tė mbi 6 shekuj.
Pėrveē literaturės sė gjerė tė historisė osmane tė publikuar nė Turqi dhe vende tė tjera, paralelisht me rritjen e interesit pėr historinė osmane, studiuesit shqiptar kanė nevojė tė realizojnė akoma mė tepėr publikime tė planifikuara mirė, objektive dhe tė bazuara nė burimet origjinale si dhe studime moderne. Ky libėr qė sot pėr lexuesin shqiptar vjen nė 2 vėllime, pėrveē zhvillimeve politike qė ka pasur Perandoria Osmane trajton edhe strukturėn sociale, ushtarake, kulturore dhe organizimin administrativ tė saj. Por, pa lėnė mėnjanė aspektin ekonomik, tregtinė dhe industrinė apo jetėn shkencore. Botimi origjinal turk u publikua nė dy vėllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhėn nga themelimi i principatės osmane deri nė shpalljen e Republikės Turke.
Cilat janė vlerat e kėtij libri?
Sigurisht, qė paraqitja nė shqip e historisė sė njė shteti qė ka sunduar pėr njė periudhė prej gjashtėqind vjetėsh, dhe qė bashkoi shumė shoqėri tė ndryshme, ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė. Ky libėr ėshtė shkruar nga njė skuadėr historianėsh ndėr mė tė njohurit nė kėtė fushė. Synimi i tij, ėshtė tė sjellė njė perspektivė tė bazuar nė informacion objektiv dhe tė besueshėm nga kėrkime tė reja. Libri nuk pėrmban pėrafrimin klasik tė kronologjisė nė historiografi me pėrshkrimet e ngjarjeve gjatė sundimeve tė sulltanėve, vetėm kur janė tė nevojshme. Autorėt kanė zgjedhur njė pėrafrim analitik, nė pėrpjekje pėr ta paraqitur subjektin tė plotė, dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrcaktonin lidhjen ndėrmjet shkaqeve dhe pasojave tė ngjarjeve politike, duke i rezultuar nė njė sintezė.
Libri, jo vetėm lidh faktet, por i qartėson dhe i shpjegon ato nė bazė tė institucioneve tė civilizimit osman duke pasur si pikėsynim pėrfshirjen e tė gjithė Perandorisė. Studiues tė njohur kanė shkruar artikuj nė kėtė libėr, ndėrkohė qė secili nga kėta kapituj mund tė ishte njė libėr mė vete. Botimi origjinal turk u publikua nė dy vėllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhėn nga themelimi i principatės osmane deri nė shpalljen e Republikės Turke. Vėllimi i parė trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, sistemin ligjor, ekonominė, financėn dhe strukturėn sociale osmane. I dyti trajton jetėn fetare, gjuhėn e letėrsinė, historinė e artit dhe arkitekturėn, jetėn intelektuale, arsimimin dhe fushėn shkencore.
Duke qenė se Shqipėria ka qenė pjesė e Perandorisė Osmane pėr mė shumė se pesė shekuj, a flitet pėr Shqipėrinė nė libėr?
Patjetėr qė nė libėr trajtohen shumė ēėshtje qė lidhen me historinė e kulturės sonė e trojeve shqiptare qė nė atė kohė shtriheshin nė katėr vilajete, nė atė tė Shkodrės, Kosovės, Janinės dhe Manastirit. Botimi do tė jetė njė kontribut i rėndėsishėm nė hulumtimin shkencor tė shumė ēėshtjeve qė historianėt tanė deri tani nuk i kanė pėrmendur ose i kanė anashkaluar. Artikujt qė pėrmban vepra i ofrojnė lexuesit shqiptar njė paraqitje objektive tė historisė sonė nė kohėn e periudhės osmane, tė ndėrtuar nė bazė tė dokumenteve arkivore e tė kronikave osmane, si dhe tė punimeve tė specialistėve tė sotshėm nė kėtė fushė.
Cilat janė personalitetet dhe ngjarjet qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė, e pėr tė cilat flitet nė libėr?
Historia e Perandorisė Osmane pėrfshin fusha tė gjera tė kėrkimit shkencor, tė cilat janė tė lidhura me historinė e tokave dhe tė popujve si brenda Perandorisė edhe jashtė saj, qė kanė pasur marrėdhėnie me tė. Ėshtė pėr t'u shėnuar se libri ndriēon jo vetėm aspektet politike e administrative, por edhe zhvillimin e kulturės, tė arsimit e tė shkencės nė ato rajone dhe gjatė atyre periudhave qė ato kanė qenė nė pėrbėrjen e Perandorisė Osmane.
Nė libėr, njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe personalitetet dhe ngjarjet qė lidhen me shqiptarėt nė Ballkan e mė gjerė, si Koxha Sinan Pasha (1580-1596), i cili ka qenė pesė herė kryeministėr dhe nėn drejtimin e tij u pushtua Jemeni. Ahmet Pashė Dukagjini, qė rridhte nga njė familje shqiptare e Lekė Dukagjinit. Ajaz Ahmet Pasha i lindur nė Vlorė, ka qenė kryeministėr nė vitet 1536-1539. Lutfi Pasha, qė kreu detyrėn e kryeministrit pėr 1 vit e 9 muaj nė vitet 1539-1541. Kryeministrat e familjes Qypryly, qė sunduan afro 100 vjet nė shekullin e XVII. Pushteti i Qyprylynjve ka qenė mė i fortė dhe mė efikas nga autoriteti i sulltanėve tė asaj kohe. Pashallarėt, gjeneralėt e besės fisnike shqiptare shpėtuan edhe "kryet e Sulltanėve". Kėto e shumė ēėshtje tė tjera qė lidhen me shqiptarėt dalin qartė nė kėtė botim.
Cili ėshtė roli i shqiptarėve nė kulturėn, artin dhe politikėn osmane, gjithmonė sipas kėtij libri?
Shqiptarėt kishin marrė shumė nga kjo perandori, ndėr tė tjera edhe besimin e kulturėn islame, por ata i dhanė asaj gjithēka qė patėn, pėrvojėn e tyre ballkanike nė fusha si tregtia, administrata, ushtria etj. Kur Napoleon Bonoparti nė vitin 1798 u nis tė pushtonte Egjiptin, qė nė atė kohė ishte pjesė e Perandorisė Osmane, osmanllinjtė dėrguan njė ushtri tė pėrbėrė prej ushtarėve tė zgjedhur shqiptarė. Kėtė ushtri e komandonin shqiptarėt Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos nė Egjipt.
Nė vitin 1801 u gradua pasha, gjeneral dhe nė 1805 mori nė dorė pushtetin lokal tė Egjiptit. Ai mė pas shtriu pushtetin e tij deri nė Sudan dhe nėnshtroi feudalėt e Arabisė qė ishin problem pėr Perandorinė. Nė dinastinė e tij, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej edhe shqipja. Pėr rolin dhe vlerat e shqiptarėve nė Perandorinė Osmane, studiuesi gjerman Prof.Dr.Herman Gros nė librin "Ekonomia Ballkanike" shkruan se "Shqiptarėt gjatė pesė shekujve qė kanė bashkėjetuar me turqit osmanllinj, nė sajė tė aftėsisė sė adaptimit dhe tė talenteve tė tyre si nėpunės, kishin zėnė shkallėt mė tė larta nė qeverinė e Stambollit dhe kishin role tė rėndėsishme pėr perandorinė. Mirėpo nga ana tjetėr, fiset shqiptare jetonin tė lira e tė pavarura nė malet e Shqipėrisė".
Shumė shqiptarė duke mos e njohur gjuhėn turke pyesin me dyshim se, pėrse turqit shqiptarėt i quajnė "arnavut" dhe Shqipėrinė Arnavutlluk.
Fjala arnavut vjen nga arabishtja, arna-vut ARUN EN NEUD, qė do tė thotė "trim", i cili nuk di tė kthehet mbrapa". Osmanllinjtė nė luftė me persėt, batalionet (taborėt) e skalionit tė parė i zgjidhnin jeniēerė trima, qė edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mėsynin vetėm pėrpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptarė dhe pėr kėtė arsye shqiptarėve u vendosėn emėrtimin "arnavut" dhe Shqipėrisė Arnavutlluk. Trimėrinė e shqiptarėve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan: "Bashkėsinė Osmane e kanė siguruar dy krahė: turqit nė Lindje (Anadoll) dhe shqiptarėt nė Perėndim (Ballkan)".
A flitet nė kėtė botim pėr artistė apo shkrimtarė shqiptarė?
Patjetėr, pasi shqiptarėt nė perandorinė osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kanė bėrė emėr edhe nė administratė, drejtėsi, arsim, kulturė, arkitekturė, arte etj.
Nė radhėt e para tė kėtyre personaliteteve janė shumė figura tė rėndėsishme tė Rilindjes sonė Kombėtare, veprimtaria e tė cilėve, sidomos e Hasan Tahsinit, rektori i parė i universitetit tė Stambollit, Sami Frashėrit etj, ishin me rrezatim tė theksuar pėr kulturėn e tėrė Perandorisė Osmane, pėrfshirė edhe Shqipėrinė e asaj kohe. Sami Frashėri hartoi fjalorėt dhe enciklopeditė monumentale si: Fjalori Frėngjisht-Turqisht, Fjalori Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike nė 6 vėllime etj, duke i shėrbyer arsimit, edukimit dhe kulturės osmane por edhe asaj botėrore. Abdyl Frashėri, 10 vjet deputet nė parlamentin e parė perandorak, 1877- 1878, Abedin Dino, njė nga valinjtė e shquar dikur edhe ministėr i Jashtėm, Ismail Qemali, sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, vali nė Siri, deputet nė parlamentin osman nė vitet 1908-1912, Vaso Pash Shkodrani, vali i pėrgjithshėm i Libanit, e shumė tė tjerė dalin qartė me kontributet e tyre nė kėtė botim.

Fatmira Nikolli
Gazeta Shqiptare

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17505
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrse shqiptarėt thirreshin nga Turqit Arnautė ?

Mesazh nga Vizitor prej Tue 22 Sep 2009, 20:09

Ne kete shkrim cdo gje qendron.Eshte mese e sakte se Turqia ne ate kohe donte ta perhapte islamin ne shume vende, ajo rrembente femije nga familjet e krishtera si armene, greke, ruse, dhe cifute,Po me shume shqipetare.Arnaut turqit quajne dike qe nuk di te kthehet mbrapa.Meqe radhet e jenicerve ishin te mbushur me shqipetare te paepur, te cilet nuk ktheheshin gjalle pa fitore, ata u quajten arnaut.Keta djem trajtoheshin per tu vrare ndaj dhe trajtimi qe ju behej ishte i ndryshem.Ata toleroheshin me shume dhe kishin me shume liri se gjithe ushtaret e tjere.Por keta djem kishin nevoje per nje besim te ri.Plackat e luftes dhe besnikeria ndaj Sulltanit nuk ju mjaftonte atyre.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi