» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga Naki prej Thu 16 Apr 2009, 04:40

A jeni ndoshta njėri nga ata tė cilin e brengos fakti se nuk mund tė flejė? Nėse ėshtė kėshtu, me siguri do t'ju interesoj rasti i avokatit tė njohur amerikan, Semjuel Antermajerit, i cili kurrė nuk kishte fjetur pėr qejfi. Antermajerin, qė nga rinia e hershme e mundonin dy ērregullime: astma dhe pagjumėsia. Pasi qė asnjėra nga ato nuk mund tė shėrohej, ai vendosi qė tė dyja t'i pranojė, gjatė sė cilės pagjumėsinė e shndėrroi nė pėrparėsi tė vetin. Kohėn e lirė, tė cilėn pėr shkak tė pagjumėsisė e kishte tė tepėrt, e pėrdorte pėr tė mėsuar, prandaj nė afat rekord dhe me nota mė tė mira diplomoi nė fakultetin e drejtėsisė nė Nju-Jork. Nuk brengosej pėr shkak tė pagjumėsisė, ngase besonte se pėr organizmin e tij brengoset natyra. Vėrtet, krahas sasisė minimale tė gjumit, Antermajeri ishte i shėndosh si thana dhe posedonte energji fantastike. Nė moshėn njėzet e shtatė vjeēare, u bė, tashmė avokat i njohur i Nju-Jorkut dhe fitonte shtatėdhjetmijė dollarė nė vit, gjė qė pėr atė kohė ishte diēka shumė mė e madhe se njė shumė e bukur e parave. E pėrjetoi tė tetėdhjetėn, dhe kurrė nė jetė nuk vuajti nga asnjė sėmundje - pėrpos, natyrisht, prej astmės dhe pagjumėsisė.
Njeriu kalon njė tė tretėn e jetės duke fjetur, edhe pse askush nuk e di se ē'ėshtė gjumi. E kemi tė njohur se gjumi ėshtė shprehi dhe gjendje e pushimit gjatė sė cilės natyra e ripėrtėrinė organizmin e shpenzuar, por nuk e dijmė se sa orė gjumė i nevojiten secilit individ. Po ashtu nuk e dijmė as se a na duhet medoemos qė tė flejmė. Ndoshta kjo Ju tingėllon ngapak pabesueshėm, por rastet nga praktika mjekėsore tregojnė se ka njerėz qė kanė vazhduar tė jetojnė krahas periudhave tė gjata tė mosfjetjes...
Hungarezi Paul Kerni, nė luftėn e parė botėrore plagoset nė kokė. Pas operimit, pasi qė u mjekua, u konstatua se Kerni kishte humbur aftėsinė e tė fjeturit. Edhe pse mjekėt pėrpiqeshin qė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme ta vendosnin nė gjumė - pėrdornin mjete pėr gjumė, narkotikė si dhe hipnozėn - pa marrė parasysh, Kerni mbeti i zgjuar. Mjekėt mė nė fund hjekėn dorė nga ai dhe prognozuan se sė shpejti ka pėr tė vdekur, por Kerni tė gjithė i mashtroi: me vite tė tėra jetonte pa gjumė, dhe pushonte duke u shtrirė me sy tė mbyllur.Disa njerėzve i ėshtė e nevojshme mė shumė, ndėrsa tė tjerėve mė pak gjumė. Toskanini, pėr shembull, flente vetėm pesė orė, ndėrsa Kalvin Kulixhi nga dhjetė, qė do tė thotė se Toskanini ka fjetur pėr njė tė pestėn, ndėrsa Kulini gati gjysmėn e etapės jetėsore.
Shqetėsimi pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė mė i dėmshėm pėr organizmin se vet pagjumėsia. Rasti i nxėnėses sime Ajre Sendner, bukur e ilustron theksimin e pėrmendur. Ja tregimi i saj:
"Para se tė punėsohesha, fleja si top. Kurrfarė zhurme nė botė nuk mund t'mė zgjonte. Pėr kėtė dhe filluan problemet e mia. Mė duheshte, njėmend, tė zgjohem nė mėngjes, qė tė mund tė mbėrija me kohė nė punė. Nga frika se nuk do ta dėgjojė cingėrimėn e orės, pėr ēdo orė zgjohesha nga gjumi dhe e hedhja shikimin nė orėn. Sė shpejti gjumi m'u ērregullua. Endesha nėpėr shtėpi e dėshpėruar pėr atė qė nuk mund tė flej, dhe fillova me seriozitet tė mendojė pėr vetvrasje, ngase vdekja mė dukeshte zgjidhje e vetme nga ajo situatė. Kjo gjendje zgjati plotė dy muaj, pėrderisa mė nė fund iu drejtova mjekut. "S'mund t'ju ndihmojė", mė tha ai, "ngase vet jeni shkaktare e pagjumėsisė suaj. Mundem vetėm t'ju kėshilloj tė ndaleni sė shqetėsuari pėr shkak tė pagjumėsisė. Nė mbrėmje, normalisht shtrihuni nė shtrat dhe paraqituni gjoja se as qė brengoseni se a do tė fleni apo jo. Mbani sytė mbyllur dhe pėrsėritni nė vete: Pėrderisa qetė shtrihem, nuk ėshtė me rėndėsi se a do tė flejė. E di gjithsesi se do tė pushojė".
E dėgjova kėshillėn e tij dhe pas dy jave fillova normalisht tė flejė. Pėr mė pak se njė muaj m'u kthye shprehia ime e vjetėr e gjumit tė fortė tetėorėsh, dhe herėt nė mėngjes zgjimi mė nuk mė paraqiste kurrfarė vėshtėrsie.
Arju Sandersin, pra, nuk e mundonte pagjumėsia, por brenga pse nuk mund tė flej.
Dr. Natanijel Klajtmani, profesor i universitetit tė Ēikagos dhe mjeshtėr pėr problemin e pagjumėsisė, thotė se askush s'ka vdekur nga pagjumėsia. Ajo qė rraskapit njerėzit qė nuk mund tė flejnė, nuk ėshtė aq fort pagjumėsia. I brengosur, njeriu mė lehtė rraskapitet dhe bėhet mė pak rezistues ndaj sėmundjeve tė llojllojshme. Dr. Klajtmani njėkohėsisht thekson se njerėzit qė vuajnė nga pagjumėsia, flejnė shumė mė tepėr se qė mendojnė. Njeriu qė ėshtė i gatshėm tė betohet, se mbrėmjen e kaluar fare s'ka mundur t'i mbyllė sytė, me siguri - duke mos ditur - ka fjetur disa orė. Kėtė e vėrtetojnė edhe disa raste tė "mosfjetėsve" tė njohur, qė me metoda shkencore ėshtė vėrtetuar se flejnė sikur topa, dhe, kėrhasin aq shumė sa qė nuk i lėnė tė tjerėt tė flejnė qetė! Kushti i parė pėr gjumė tė natės ėshtė ndjenja e sigurisė. Te njerėzit religjiozė, lutja ėshtė sedativ mė i mirė, ndėrsa ata qė nuk janė religjiozė duhet tė shėrbehen me sedative tjera.
Njė nga mėnyrat mė tė mira janė ushtrimet e frymėmarrjes dhe relaksimi. Dr. Dejvid Finku thekson se, duhet "tė bisedohet" me trupin personal. Sipas mendimit tė tij, fjalėt paraqesin ēelės pėr gjitha llojet e hipnozės; dhe pėr kėtė, kur njeriu nuk mund tė flej, pėr arsye ka atė se "e nxit " trupin e tij qė t'mos flej. Kėsaj mund t'i dalim nė ndihmė, nė atė mėnyrė, duke e "dehipnotizuar", pra, duke "biseduar" me muskujt e trupit personal. Pėr shembull, kėshtu: Ēlirohu, relaksohu, zbutu, thellohu nė gjumė...
E kemi tė njohur, natyrisht se, truri dhe nervat nuk mund tė ēlirohen nėse muskujt janė tė shtrėnguar, dhe pėr kėtė, nėse dėshirojmė tė ėndėrrojmė, na duhet tė fillojmė qė nga muskujt. Dr. Finku na kėshillon qė tė vendosim jastėkun nėn gjunjė, qė tė mund t'i zbusim muskujt e tendosura tė kėmbėve, dhe nėn duar tė vendosim dy jastuqe tė vogla. Atėherė fillon "biseda" me muskujt. Fillojmė nga shputat, nėpėr kėmbė, bark, gjoks, duar, supe dhe qafė, dhe mbarojmė me nofullat dhe sytė. Dhe ėndrra na kaplon, para se tė kuptojmė se ē'po ndodh me ne. Ky ushtrim mund t'ua preferoj tė gjithėve, pasi qė edhe vet jam bindur nė efektshmėrinė e tij. Njėkohėsisht Ju kėshillojė ta gjeni librin e mrekullueshėm tė Dr. Finkut Ēlirimi nga tendosja nervore, e cila sipas mendimit tim ėshtė e shkruar nė mėnyrė tejet interesante, dhe mund tė shėrbej si kėshillues i shkėlqyeshėm pėr ata qė vuajn nga pagjumėsia.Ilaē tjetėr i mrekullueshėm kundėr pagjumėsisė ėshtė rraskapitja fizike. Pa marrė parasysh punėn fizike me ēka merreni, me rėndime apo me sport, para gjumit, me siguri do t'ju ndihmon qė tė fleni qetė. Natyra, njėmend, na detyron tė flejmė kur jemi tė rraskapitur fizikisht, prandaj nuk janė tė rralla disa raste tė njerėzve qė kanė fjetur - duke ecur!
Dr. Foster Kenedi, mė tregoi se nė luftėn e parė botėrore kishte rast tė shihte ushtarėt qė nga rraskapitja rrėzoheshin nė tokė dhe binin nė gjumė aq tė thellė, sa qė dukej se ishin nė gjendje komatoze. Nuk zgjoheshin as kur ndokush pėrpiqej qė me dhunė t'ua hapė sytė. Dr. Kenedi thotė se kishte konstatuar me atė rast qė bebėzat nė gjumė lėvizin lartė, qė do tė thotė se "plotėsisht" largohen nėn kapakė tė syve. "Pasi qė edhe vet kisha problem me tė fjeturit, fillova qė nėn kapakė "ti tėrheqė" bebėzat, me vetėdije, gjatė sė cilės, vetėm pėr disa ēaste bėhesha i pėrgjumur dhe thellohesha nė ėndėrr. Ėshtė fjala pėr refleksin automatik, mbi tė cilėn nuk kemi kurrfarė kontrolli."
Nėse pra, dėshironi tė ndaleni sė brengosuri pėr shkak tė pagjumėsisė, pėrmbajuni kėtyre rregullave:

1.Nėse nuk mundeni tė fleni, zgjohuni dhe argėtohuni me ndonjė libėr apo me ndonjė tjetėr punė, gjersa t'mos Ju pushtojė gjumi.
2.Mbani mend se askush kurrė s'ka vdekur pėr shkak tė pagjumėsisė. Nevrikosja pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė mė shkatėrruese pėr organizmin, se vet pagjumėsia.
3.Mėsohuni tė ēliroheni. Pėrdorni ushtrimet e frymėmarrjes dhe relaksimit.
4.Lodheni organizmin gjatė ditės, e nė veēanti para fjetjes. Merruni me ndonjė sport apo punė mė tė rėndė fizike. Mbani mend se, nė trupin e shėndoshė tė lodhur, gjumi vjen vetvetiu.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga vistor2 prej Thu 16 Apr 2009, 08:13

Naki e ke shiquar orėn kur e ke vuar kėtė postim Very Happy Very Happy Very Happy ?
Komplimenta pėr sjelljen e kėtij postimi vėrtet pata nevojė ta lexoja ngase unė vuaj shumė nga pagjumėsia.

vistor2

Shteti : Kosovė
Postime : 260
Kyējet nė forum : 10413
Regjistruar mė : 16/11/2007
Profesioni : Juriste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga Naki prej Thu 16 Apr 2009, 12:10

Hahahahahahahahahaha paska qene 04:40 e mengjesit 8)

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga shaban cakolli prej Thu 16 Apr 2009, 16:27

nuk di si,por nuk po mund te ngopem gjume kurr Sad

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12204
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga Kle@Love prej Thu 16 Apr 2009, 16:31

A duhet te fleme njesoj gjate gjithe jetes sonee Ne shpenzojme nje kohe te madhe te jetes duke fjetur. Foshnjat flene praktikisht 24 ore ne dite. Femijet e vegjel bejne dremitje te vogla. Te rinjte dhe adoleshentet flene nga 8-9 ore ne nate, ndersa te rriturit flene 7-8 ore ose edhe me pak. Shume persona me te moshuar kane nevoje per me pak ore, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kane tendencen per ta pasur gjumin shume te lehte.
Pse te moshuarit flene me pake
Personat ne moshe te thyer, ndoshta nuk kane nevoje te flene shume ose jane te afte te flene po aq sa edhe te rinjte. Kjo mund tei dedikohet stilit te jeteses sepse ata flene me shume gjate dites, per shkak te kohes se lire. Gjumi i dites i ben ata te mos flene naten.
efare eshte pagjumesiae
Termi pagjumesi i referohet paaftesise per te fjetur ose per te qendruar ne gjume per nje kohe te gjate. Kjo mund te shkaktoje lodhje te vazhdueshme dhe ndikon shume negativisht ne jeten tuaj te perditshme. Studimet e fundit kane treguar se nuk eshte i paket numri i personave qe vuajne nga pagjumesia, ata perbejne 39% te popullsise. Stresi, depresioni dhe shqetesimet jane shkaqet kryesore qe eojne ne pagjumesi. Semundjet e ndryshme jane nje tjeter shkak i mundshem dhe veeanerisht nese ka dhimbje apo siklet.
efare masash duhet te merrni kur perdorni pilulate
Ka shume lloje pilulash qe perdoren per te fjetur gjume. Megjithate eshte e rendesishme qe te mos perdoren pilulat per te fjetur. Kjo mund te ndodhe sepse trupi juaj fillon te varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohes ju do ta keni te veshtire per te ndaluar se marri tabletat qe ju sjellin gjumin. Ndoshta do teu duhet te merrni shume dhe gjithmone edhe me shume per te arritur efektin e deshiruar sepse trupi juaj behet shume tolerant. Ato mund tei lene ndjenjat tuaja te pergjumura dhe letargjike ne mengjes.
Keshilla per personat qe vuajne nga pagjumesia:
1. Ushtrimet ju ndihmojne qe te flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se te shkoni ne shtrat.
2. Shkruajini shqetesimet tuaja ne vend qe te filloni tei risillni ato ne mend ndersa perpiqeni qe te flini gjume.
3. Nje dush i ngrohte para se te shkoni ne shtrat do teu vinte shume ne ndihme.
4. Konsumimi i alkoolit mund te shqetesoje gjumin tuaj te nates, keshtu qe nje eaj i ngrohte me kamomil do te ishte nje zgjidhje shume e mire per te rene ne gjume.
5. Evitoni konsumimin e pijeve qe permbajne kafeine (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos naten vone.
6. Sigurohuni qe te jeni shume rehat ne shtrat. Shtrati vete duhet te jete i ajrosur dhe i ngrohte.
7. Ne dhomen tuaj krijoni nje mjedis te qete dhe te ngrohte.
8. Mos shkoni ne shtrat derisa te ndiheni te lodhur.
9. Seksi para se te jete koha per gjume mund te jete nje menyre per te perafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund te flene pas seksit, nderkohe qe femrat mund te mbeten shume energjike.
10. Lexoni nje liber derisa te ndiheni te pergjumur. Nese nuk jeni ne gjendje te flini, eohuni perseri. Uluni degjoni pak muzike ose vazhdoni te lexoni derisa te kaloje gjysme ore. Atehere gjumi me siguri qe nuk do eteu beje nazee.
11. Zgjohuni ne mengjes ne te njejten ore edo dite. Vini oren ne zile dhe eohuni menjehere nga shtrati, edhe nese naten e shkuar keni qendruar zgjuar deri vone. Ne kete menyre, ne fund te dites ju do te ndiheni me te lodhur dhe do te flini ne kohen e duhur. Nese e beni kete gje per disa dite te mjaftueshme, do te sistemoni me sukses kohen per gjume.
12. Per udhetime te gjata me avion apo ose autobus, do te ishte mire qe te merrni nje pilule per gjumin nese keni probleme me gjumin. Kjo duhet te jete nje pilule shume shpejt e efektshme me nje efekt te limituar nga 5-6 ore. Duhet te konsultoheni me mjekun tuaj personal para se te merri medikamentin.
Shume njerez kane gjetur si zgjidhje mjekime barishtore per te fjetur, ne vend qe te perdorin ilaee. Ata perdorin agnushe, sanes ose vajra aromatike, si nje menyre per teu qetesuar para se te shkojne ne shtrat. Keto jane me te veshtira per teu provuar nga studimet shkencore, por shihen si nje eksperiment personal. Njerezit mund te gjejne zgjidhjen e pagjumesise se tyre duke perdorur mjekimet e lartpermendura, por duhet te konsultohen me mjekun per shkak te ndonje efekti anesor.
Semundja e narkolepsise
Nje forme e hipersomnise, narkolepsia eshte nje erregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend te gjumit gjate dites. Personin e ze gjumi ne menyre te paparashikuar gjate dites. Pergjithesisht eshte nje gjendje qe prek te moshuarit ose te rriturit mbi moshen 45-vjeeare. Personi i prekur nga ky erregullim bie drejtperdrejt ne gjumin LSHS dhe perderisa kjo etape lidhet me paralizimin muskulor, perben nje rrezik per individin. Shkaktohet nga nje goditje e forte si emocion i forte, te qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Nje simptome e narkolepsise jane dhe halueinacionet hipnagogjike.
Pagjumesia dhe truri
Pagjumesia mund te shkaktoje ndalimin e qelizave te reja ne tru, sipas sugjerimit te nje studimi. Nje grup studiuesish zbuloi se pagjumesia ndikon ne ate qe ne gjuhen mjekesore quhet Hipocampus dhe shpjegohet te jete rajon i trurit qe ka te beje me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit te trurit tregojne se ato qe sjellin efekte ne tru jane pikerisht hormonet e stresit. Studimet jane kryer te kafshet duke marre disa prej tyre dhe duke i lene 72 ore pa gjume. Pastaj, jane krahasuar kafshet e lodhura prej gjumit me ato qe kane kryer procesin normal te fjetjes dhe kane zbuluar se ato qe nuk kishin fjetur, kishin nje nivel me te rritur te hormoneve te stresit, qe quhet ndryshe corticosterone, shoqeruar kjo edhe me renien e ritmit te prodhimit te qelizave te reja ne tru dhe pikerisht ne zonen e quajtur hipocampus.
erregullimet e gjumit
erregullimet e gjumit perfshijne disomnite dhe parasomnite. Ne disomnite, sie jane insomnia (pagjumesia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore eshte erregullimi i sasise dhe cilesise se gjumit te bere. Ne keto kushte trupi juaj do te jete gjithmone i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor. Ne parasomnite, sie jane tmerrimi ne gjume, urinimi ne shtrat dhe te ecurit ne gjume, simptoma kryesore eshte nje ngjarje e pazakonte qe erregullon gjumin. Ky eshte nje erregullim qe ne pjesen me te madhe te rasteve prekin femijet e vegjel, gjendje e cila mund te zgjase deri ne moshen 15-vjeeare.
efare eshte insomnia
Kerkesa e madhe per ilaee gjumi eshte nje simptome e perhapjes se insomnise (pamundesise per te te zene gjumi). Nje vezhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj erregullimi te gjumit. Ka shume shkaqe dhe lloje te insomnise. Disa insomniake i ze gjumi lehte, por shohin endrra sikur jane zgjuar. Si rrjedhoje kur zgjohen, ata ndjehen sikur po perpiqeshin ende qe te flinin. Te tjere e kane te veshtire qe tei zere gjumi per shkak te ankthit, frikes, stresit, depresionit ose problemeve te tjera. Drogat gjithashtu erregullojne ciklin normal te gjumit. Disa insomniake vuajne nga nje gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i ze gjumi lehte, por eohen pasi u ndalet frymemarrja dhe zgjohen duke guleuar per ajer.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 15861
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga albi prej Wed 26 Feb 2014, 14:30

pagjumsia fillon te shfaqet te  njerzit e moshuar sepse kan munges te gjakut ne trurin dhe ne kapilaret formohet  vakumi ashtu si  truri nuk  paiset me sasit e mjaftushum te gjakut

albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3374
Kyējet nė forum : 10521
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SI TA MPOSHTNI PAGJUMĖSINĖ

Mesazh nga Sponsored content Today at 08:41


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi