» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

0 Pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:28

Rexhep Elmazi
Poeti Rexhep ELMAZI, nuk pati fatin tė zhvillohet sepse dora vrastare ia kėputi jetėn atė fund maji tė 1978 . Qysh atėherė, vėllimi poetik botuar nga Rilindja mė 1972 , bėhet feniks me porositė dhe me qėllimet e kėtij njeriu martir qė u bė shėnjestra e okupatorėve qė vrisnin me dorėn e zgjatur tė sherbėtorėve tė tyre...

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:29

Ferit RAMADANI alias (Ardian R . AFMETI) :


PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN”

Nė regjistrin e fakteve , apo mė mirė tė themi nė regjistrin e ngjarjeve qė duan shpjegim pėr ngritjen tonė tė krijimtarisė kulturore, pėrveē shumė mistereve qė ndodhin, mbetet tė ndriēohet e tė hyjė nė sintezėn e vlerėsimit tė mirėfilltė edhe autobiografia dhe vepra e vetme e Rexhep Elmazit “Frymėmarrje”, qė atij i jep jetė edhe pas dy decenive tė vrasjes misterioze qė mbushen mė 25 maj tė kėtij viti.

Pėr biografinė e poetit tė vrarė Rexhep Elmazi shumė pak ėshtė shkruar. Ai kishte kryer Fakultetin dhe punonte nė atė kohė nė vendin e lektorit nė Komunėn e Gjilanit.Merrej me shkrime dhe ato i botoi kryesisht nė Rilindja, Jeta e re, Zėri i rinisė, Flaka e vėllazėrimit, Jehona dhe nė tė tjera gazeta qė botoheshin nė Prishtinė e nė Shkup.
Librin e parė me poezi tė titulluar “Frymėmarrje “ e botoi Rilindja e Prishtinės mė 1972.Megjithatė, nė vend qė libri i kėtij poeti tė bėhej dritarja e hapur drejt shtigjeve tė krijimtarisė dhe zhvillimit, pėr atė se si u shkrua dhe ēka trajtoi nė nivelin e ngritjes kulturore , nga policia letrare e asaj kohe Rexhep Elmazi filloi tė ndiqet. Ata me syrin e korbave dhe mendjen vrastare analizuan e stėrholluan mendimet,motivet, metaforat, simbolet e veprės dhe konstatuan se njė vepėr e krijuar me atė stil ėshtė e rrezikshme, dhe se autori i saj patjetėr do tė ishte i tillė.Dhe sėrish me anėn e mekanizmit tė linjave tė zbėrthimit synuan tė futėn nė lidhjen e shpirtit tė poetit qė kishte me tokėn, njeriun, lirinė e tij.U futėn pėr tė parė pushtetin e poetit qė kishte nė dimensione tė mirėqenjes. E meqenėse ata ishin shprishėsit e saj,dhe si e si krijonin llahtari iu vunė nė dy plane, edhe veprės poetike “Frymėmarrje”, edhe poetit Rexhep Elmazi.”Frymėmarrjes” qė bėri njė shenjėzim tė vlerave letrare si nė domethėnje dhe nė vlerė artistike, dhe poetit qė ndjente nevojėn tė qartėsojė lidhjen e ndjenjės me qėndrimin ideoemocional , e pėrmes tyre tė pohojė nė ēdo ēast atė qė duhet dhe tė mohojė atė qė s’duhet.Domethėnė ai dinte si t’i kėndojė lirisė, dashurisė!Ai dinte si t’i godasė robėruesėt dhe tė gjithė ata qė kishin shpirtin e mbushur me urrejtje.

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:30

Policia letrare e kapėrdisur nėpėr zyrat e shtėpive botuese ndjenin njė shqetėsim nga lirikat meditative tė kėtij poeti dhe duke vėnė syzat nė sy e duke u kėrleshur nė shpirt, duke ngritur gllėnkat e rakisė pėr tė “kthjellur kokat” qė tė shkruanin pėr temat e caktuara, panė se shtrirja e poezive tė kėtij poeti ėshtė jashtė porosive policeske.Pa shije pėr ata.Goditėse!Me njė fjalė ishte sfidė shpalljesh pėr njė botė tė re ku pavarėsia e ideve, e rritės dhe zhvillimit nuk mvareshin nga gishti i diktateve!Prandaj qė nga dalja nė dritė e vėllimit poetik “Frymėmarrje “ tė Rexhep Elmazit, poetit iu ndalua botimi, dhe pothuajse nuk botoi asgjė pėr ata gjashtė vite jetė pas botimit tė “Frymėmarrjes”.U shpeshuan ndjekjet e provokimet nga zagarėt e larot pseudointelektualė.Iu kėrcnuan se do ta pushojnė nga puna nėse ai nuk e ndryshon qėndrimin nė krijimtari.
Veprėn “Frymėmarrje” e pėrshkon fenomeni i ndjenjės se mbi tokėn dhe njerėzit e Kosovės qėndron njė peshė misteri qė ua ngushton damarėt e rritės. E megjithatė, forca pėr tė bėrė mbijetimin e shpie atė nė titullimin e saj pėr ta ndarė nė pesė cikle ashtu siē ishte ndarė edhe tėrėsia natyrore e trungut dhe shpirtit shqiptar nė atė kohė.Pėr poetin kjo ishte njė brengė, shqetėsim i pėrhershėm.Ndaj kėrkoi variantėn e shprehjes si ta gjejė shtegun e njė nisme.Prandaj ai bėri ndarjen e cikleve pėr tė krijuar meditimin nė simbolikėn e domethėnjeve.Duke u nisur nga cikli i parė deri tek i pesti; Pėr shokun tim qė kėndon, Dasma pa krushq, Sfinga, Lumi, Kujtim, mund ta kuptojmė pushtimin e domethėnjes e porosisė pozicionale tė poetit, krahas gjithė shpifjeve e ndjekjeve ekscesive pushtetare qė ia bėnė deri nė vrasjen e tij dhe pastaj.
Meqense ky shekull ēdokujt i ka dhėnė mend dhe ia ka hapur sytė me kėrcnim dhe nga lėkura e vet, secili ia bėn flamurin e ngjyrosur me gjak, edhe ne shqiptarėt tė ballafaquar me kėto skena nė vatrat e rrafshuara shumė herė nga grykėsit bėmė pėballimin se njeriu s’dorėzohet kollaj.E njeriu i Kosovės si Herkuli pėrpiqet ta rimėkėmbė atė . Kėshtu e krijon fenomenin e qėndresės nė vargje tė kėtij cikli Rexhep Elmazi, pastaj duke u ndeshur nė ata udhėkryqe mendimesh e veprimesh njeriu ynė i trollit ku lindi, e shtyri poetin tė frymėzohet qė tė heqė perdet prej syve dhe foltoret ia bėri vendkushtrim pėr ecje tė reja nė jetėn e dritės.Prandaj ai kėshtu shprehet nė vargje:

“Hapi me afsh Abetaren ... dhe filloi
pėr njė mend e jo me fatamorganė
tė mėsojė nė gjuhėn e vet prej A-sė
fjalėt aqė tė mėdha aqė tė ndritshme
(Refreni i kėtij shekulli)

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:30

Lirika e ngrohtė, botėkuptimi i jetės dhe dashurisė qėndrojnė karshi mizantropisė e misogjenisė degjenerike qė vihen re nėpėr krijimet e tij.Me kėto plane dhe linja krijuese Rexhep Elmazi bėn lėvizjen mendore dhe shfrimi i tillė krijues zgjon nė ndėrgjegjen e lexuesit kulmin sfidues pėr t’u ndeshur me njė padrejtėsi qė nė dukje vjen e hy pėrvjedhas si shpėtimtare dhe si liri e plotė.Ai nė krijimin e tij poetik pėrmes shkėlqimit tė njė ironie ja se si e porteretizon shembjen e njė tradicionalizmi tė mbjellur te ne shqiptarėt e pėr hirė tė ruajtjes dhe kultivimit tė tij sa varre e plagė janė hapur. Kėshtu shprehet ai nė poezinė

Dasma pa krushq:
....

I shtrijnė pyjet krahėt e flakės
pėrqafojnė bjeshkėt qė po derdhen
po tė dinte toka ēka po bėhet
mali me mal do ish afruar.

Mbrėmė dy vetė dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku ēika
pa kerr tė kuq pa pushkė!

Vetėm Hėna me yjet
ishin krushqėt e tyre.

Ashtu siē e ndjen peshėn e tradicionalizmit mbi tokėn dhe njeriun e Kosovės, Rexhep Elmazi nuk mundet ta durojė sepse :

”E dashuria s’ėshtė dashuri
nėse s’gjen rrugė pėr tė ecur...”!

Vitet e ardhmėrisė sė Kosovės e bėnė atė lėvizje.Befasisht nga koha kur frymėzohej e jetonte poeti, ēdo gjė pothuajse ka ndryshuar.Nė tokėn e Kosovės ma tepėr se gjithkund u mbėrri niveli i ngrites sė ndėrgjegjes, shkalla e lartė e emancipimit, ideja e pavarsisė.

Megjithatė fatkeqėsisht , kthetrat e njė pushtuesi brutal akoma hapin plagė e varre pėr tė mos frymuar kėnga e “Frymėmarrjeve “ tė Rexhep Elmazit qė e deshi tė lirė dhe pėr, lirinė e saj, kushedi a prehet i qetė...?!

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:31

REXHEP ELMAZI


FRYMĖMARRJE



Rilindja , Prishtinė 1972



Pėr shokun tim qė kėndon

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:31

REFRENI I KĖTIJ SHEKULLI


Prej tėrė pjellės sė saj kėtė shekull
Nėnė - koha e lindi dhe i kėndoi
- Bir e bėfsh muze Tokėn!... nė gjithėsi
veēse njė konak pėr ata qė diku janė nisur
e nė tė i qet shtegu sa pėr tė pushuar !!!...
...ēdokush u nistė prej teje si prej Erės sė Re !

-Ja pra ! ky shekull ēdokujt i ka dhėnė mend
duke hapur sytė me kėrcėnim, njeri a popull qoftė
s'rri mė kėlluq mbi vezė: me lėkurėn e vet
bėn flamur e ngjyrėn me gjak
dhe kėrkon diēka qė ende s'e njeh
punon si Herkuli nė vatrėn e tij tė rimėkėmbur
aq herė rrafshuar nga grykėsit
qė mbi kockat e huaja lėpihen si hiena

Ky shekull na ka bėrė vetėtimė
tė gjuhemi zbrazėtirės sė kasollės sė Zotit
kemi arrirė tė bredhim si kometė
me teh nė qafė
paralele me rrezet qė s'dimė ku mėsyejnė

kurse nė Tokė, kėsaj ore shekullore
pranė barit pranė ujit pranė shkėmbit
u ndie njė bombė e fuqishme :
- grusht i ramė Hėnės
duke kėrkuar Diellin apo njė rrugė mėtej
njerzia zhgjndėrroi ėndėrrat pa frikė
mori ngrykė fėmijė e grua... pushoi pakėz
pranė plangut tė vet tė shkatėrruar!...

por s'vonoi shumė dhe u ngrit
hoq perdet prej syve la perėnditė
dhe faltoret i bėri vendkushtrimi
pėr ecje tė reja nė jetėn e dritės
hapi me afsh Abetaren ...dhe filloi
pėrnjėmend e jo nė fatamorganė
tė mėsojė nė gjuhėn e vet prej A-s
fjalėt aq tė mėdha aq tė ndritshme

dhe mė nė fund dita agoi jetėr !...
askush s'dėshiron tė kthehet me nostalgji
pas shpine - shikon mrrolshėm
dhe me gaz pėrpara, sepse bindet lehtė
se ēdo ditė e shkruar bėhet mė e vogėl
nga ajo qė vjen.

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:32

PĖR SHOKUN TIM QĖ KĖNDON


ti nuk ke lindur pėr ta shijuar jetėn
atė e ndjenjė nė botėn pėr rreth
nė gėzimet dhe lotėt qė lėshon njerėzia
ēdo gjė pėr ty domethėnje tė posaēme pse ėshtė

ēdo ngjarje nė mėnyrėn tėnde e feston
lumi bie fjala ėshtė shoka
qė lidh koha pėr breza : dita e nata
janė dy kėngė pėr hymnin e botės
njėra ditirambi, tjetra elegjia e saj.

atje ku ndihet vlimi mė i prekshėm ti zhytesh
lotėt e huaj tė bien mbi zemėr
ku njerėzit mes veti vriten nga mosdija
nga ambicjet e ulėta fjala jote u hyn nė mes
vuajtja dhe gėzimi jan tokė pa gardh
ku ti mundesh tė hysh lirisht pėr tė pirė ujė
meqė rrėnjėt i ke thellė nė popull
ty vėshtirė ėshtė tė tė gjejė njeriu pėr tė keq

ti nuk ke vetėm njė nėnė e njė at
para sė gjithash jeta ėshtė nėna jote
prandaj ti jetėn s'e jeton por e kėndon
si t'ishe lyrė nė dorėn e huaj !

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:33

FRYMĖZIMI


Sa bukur, sa mrekulli !
nėna ma ka shtruar sofrėn
nė kėtė ditė dimri
mangallin me prush tė kuq
e kam pranė

qetėsi... pastėrti...!

lapsin e mbaj nė dorė
gjė s'pipėtin
pos gocave qė bėjnė cik-cak
duke u gjuajtur mes veti si nė lojė
pėr inatin tim qė asgjė s'di
gjersa pres idenė tė mė vijė !...

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:33

BISEDĖ ME POETIN

poetin kur e takon nė rrugė
mos ja mėsyj ta ndalėsh pėrngut
tė bisedosh pėr jetėn pėr botėn pėr shoqėrinė
ėshtė fjalėkoprrac ai, tė thuash mendjelartė
me tė s’flitet dot, pra mos e ndal

mund ta shohėsh duke folur me barin
mė lehtė se sa me mua e me ty
duke folur me shtazėn me lumin me pyllin
me retė e zeza me vetėtimėn bubullimėn
qė i rrinė ditės si kasketė mbi sy
me natėn e zezė tek ndonjė skutė e saj
pėr tė gjitha kėto neve na kandet fjala e tij

n’e pafsh tė habitur o tė humbur
pas ndonjė sendi krejt pa rėndėsi
nė diēka qė neve na duket marrėzi
ti mos e nga t’ia prishish atė qetėsi
por dije se sė shpejti
diēka ka pėr tė krisur
me kėngėn e ardhshme tė tij.

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:33

Dasmė Pa Krushq

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:34

KUR JE I DASHURUAR



Bota ėshtė plot bukuri
edhe shoqja ime kėtė emėr e ka

E nesėrmja tė mirėn premton
edhe biri im kėtė emėr e ka

Kėnga qė kemi nė buzė
quhet ardhmėri

Si ta kish marrė emrin
e sime bijė

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:34

KUR SHKON TI


Kur shkon ti

i merr kėngėt e mia
mė lė tel tė ndryshkur
pa zė

Kur shkon ti

zvoglohem pėr aq sa rritem
kur vjen ti.

Kur shkon ti

e ruaj vetėm njė fjalė
gjersa tė mos kthehesh
ajo mė je ti

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:40

NĖSE...



Nėse sosen fjalėt e tua
e tė miat s'presin mė pėrgjegje
pse krenohemi me kėto gojė qė kemi


Nėse vjen ēasti
tė shikohemi veē nė shpinė
pse krenohemi me kėta sy qė kemi


Nėse vihet gardh
nė mes tė trupave tanė
pse krenohemi me kėto duar qė kemi


Nėse...

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:40

MALLI PĖR LUSHEN


Lushe moj Lushe
sa mallin e kam nė gji
qyshse s'tė shoh me sy
Lushe moj Lushe
eja ose do tė vij !


Lushe moj Lushe
mallin ti e mbolle
njė verė mė parė
dhe korre moj Lushe
me duajt kur qite n'arė


Lushe moj Lushe
nė zemėr mė mbolle mallė
a di nė hulli kur qite farė ?

Lushe ah moj Lushe
e, a di ēka korre - tallė !

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:41

NĖ FSHAT



Vijnė e shkojnė motet
duke sjellė e marrė me vehte jetėn

Nė bjeshkė dalin Dada e Baci
dhe e qesin njėri tjetrin nė kėngė
(shyqyr qė sy e gojė toka s'ka , pse
si do tė merrte frymė dashuria tinzake !)

Dada thotė se e ka fshehur dashurinė e Bacit
nė gjoksin e saj : Baci
dashurinė e Dadės nė gjakun e tij...

- O , kush guxon ta prekė
gjoksin e saj, gjakun e tij !

- Le tė shemben bjeshkėt plumbore nėn kėmbėt tona

dashuria s'ėshtė dashuri
nėse s'gjen rrugė pėr tė ecur !

Ajo rri nė mal
e me sy ndjek bagėtinė
Baci nis tė ndihet atje nė lug
ajo e ndien emrin e saj
nė kėngėn e tij
dhe i duket se e fut nė gji

Nė frymėn qė kthen
Baci e ndjen
emrin e tij
nė kėngėn e saj.

Nė jehun e kėngėve
gjithēka humb vehten
pos dy zemrave qė shtrijnė duart
mal mė mal
kah njėri tjetri.

Gjithēka tretet
zvogėlohet nga frika
kur gjak e gjoks tė jenė bashkuar !

-Tė shkojmė!....

Nėse dikush ka pėr t'i lypur
shkurra e driza i dalin para !

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:41

DASMA PA KRUSHQ


Andej kah del djali
shtrihet kurrizi i maleve
andej kah ec ēika
pushon deti i pyjeve

Atje ku kėndon djali
malet po shemben
andej kah fshan ēika
pyjet po kallen

I shtrijnė pyjet krahėt e flakės
pėrqafojnė bjeshkėt qė po derdhen
po tė dinte toka ēka po bėhet
mali me mal do ish afruar

Mbrėmė dy vetė dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku ēika
pa kerr tė kuq pa pushkė !

Vetėm Hėna me yjet
ishin krushqit e tyre.

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga LumLumi prej Mon 13 Apr 2009, 19:42

S V I N G A

LumLumi

Shteti : Uskana
Postime : 915
Kyējet nė forum : 9527
Regjistruar mė : 24/03/2009
Profesioni : Gjithė kohėn me libra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PAK FJALĖ PĖR VDEKJEN DHE “FRYMĖMARRJEN” e Rexhep ELMAZIT

Mesazh nga Sponsored content Today at 13:39


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi