» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

3 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 3 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


ETNOMUZIKOLOGJI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ETNOMUZIKOLOGJI

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 27 Mar 2009, 17:30


Etnomuzikologji

FILLET E AMATORIZMIT MUZIKOR NĖ MALĖSINĖ E GOLLAKUT

Nga Demir KRASNIQI


Malėsinė e Gollakut , edhe pėrkundėr rrethanave tė pafavorshme pėr
jetesė , pėrndjekjet e vazhdueshme dhe harresėn nga pushtetet e
deritashme , folklori burimor popullor, si njėra nga veēoritė e
kulturės shqiptare , ėshtė zhvilluar dhe ruajtur nė mėnyrėn mė
origjinale , qė nga lashtėsia , duke i qėndruar besnik traditės sonė
kulturore tė trashėguar nėpėr shekuj , me njė kthjelltėsi tė pastėr ,
pa ndikime nga folklori dhe kultura e importuar .
Nė kėtė krahinė
kanė lindur , janė rritur dhe kanė vepruar shumė talentė , krijues,
interpretė , humoristė , instrumentistė popullor , tė cilėt nė
amfiteatrin popullor tė odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve tė
ndryshme popullore , kanė shėnuar deri nė piedestal artin e krijuar nga
shpirti i popullit , i cili nė historinė e kulturės sonė kombėtare do
tė jetė njė thesar i ēmuar pėr shumė breza qė do tė vijnė nė vazhdimėsi
.
Pėr shkak tė mungesės sė zhvillimit ekonomik, tė infrastrukturės
dhe tė shkollimit adekuat , talentėt e rrallė tė kėtyre trevave , tė
ngulfatur nga izolimi shekullor dhe varfėria , nuk kanė pasur mundėsi
qė tė pajisen me instrumente muzikore tė fabrikuara , por ata
fillimisht kanė kėnduar pa shoqėrim me instrumente muzikore, nė stilin
e ashtuquajtur:”me gisht nė vesh”, e mė vonė kanė kėnduar me shoqėrim
tė instrumenteve tradicionale , tė cilat i kanė pėrpunuar ata vet, si:
fyelli i bariut, kavalli, mezhnica (gajdeja), ēiftelia, sharkia ,
surlja, defi dhe tupani.

Pėrpunuesit dhe interpretuesit e veglave burimore muzikore


Artizanati
i pėrpunimit tė veglave popullore muzikore , nė trevat e Malėsisė sė
Gollakut , ka qenė shumė i zhvilluar , sidomos nė jetėn baritore , kur
shumė barinj pėrpunonin dhe luanin me fyej, kavalle, mezhnica (gajde),
ēifteli dhe sharki .
Si ēerdhe e pėrpunimit dhe luajtjes me ēifteli
e sharki, nė kėtė Malėsi, pa dyshim ishte fshati Kremenatė, ku prej tij
dolėn shumė mjeshtėr dhe interpreto tė ēiftelive dhe sharkive , duke
filluar nga doajeni dhe legjenda e ēiftelisė: Beqir Kremenata –
Prelezi, Muharrem Kremenata, Hajdin Jashari, Rexhep Hajrizi e shumė tė
tjerė qė e ndoqėn rrugėn e tyre duke e ruajtur gjithnjė traditėn .
Si
instrumenti mė i preferuar nė trevat e Malėsisė sė Gollakut, ka qenė
kavalli , pėr tė cilin predikuesit fetar , propagandonin se “ėshtė
sevap pėr t’ i rėnė!”
Pa dyshim se ndėr kavallistėt mė tė njohur nė
kėtė Malėsi, ishte Zenel Zymber Krasniqi (1896-1984), ose siē e quante
populli:”Zenel Kavalli” “Baci Nel”, nga fshati Tugjec , i cili ishte i
njohur nė mbarė Malėsinė e Gollakut , nė Jabllanicė dhe nė fshatrat e
Anamoravės. Po nga ky fshat, rrugėn e tij e ndoqėn mė vonė: Selman
Kosumi dhe Sadri Krasniqi, i cili ishte edhe pėrpunues i fyejve dhe
kavalleve .
Me pėrpunimin dhe luajtjen nė ēifteli, sharki dhe
mezhnicė ėshtė marrė edhe Hamdi Xhemė Krasniqi nga Tugjeci , me djemtė
e tij, si dhe vėllezėrit: Ejup, Muharrem e Sylejman Krasniqi .
Pėrpunuesi
i vetėm dhe mė i njohur nė Malėsinė e Gollakut , pėr pėrpunimin e
surleve dhe luajtjen me to, ka qenė Mehmet Hatolli nga fshati Tugjec,
surlet e tė cilit janė kėrkuar deri nė Shkup, pėr kualitet dhe cilėsi
tė lartė tė pėrpunimit .
Kavallistė shumė tė njohur dhe tė kėrkuar
nė odat e Malėsisė sė Gollakut, kanė qenė edhe vėllezėrit Behlul dhe
Halil Leka , nga fshati Kranidell , pastaj nė fshatin Poliēkė e
Velegllavė ka pasur shumė kavallistė tė njohur: Murat Surdulli, Mehedin
Bunjaku, Hajredin Mushica,Shabi Vokshi, Zenel Vokshi, Njazi Vokshi e
shumė tė tjerė .
Prej instrumentistėve mė tė njohur nė luajtje me
ēifteli , nga trevat e Gollakut, nuk mund tė harrohet legjenda e
ēiftelisė, Beqir Kremenata – Prelezi, i cili edhe i bėri incizimet e
para nė shiritat e Radio Prishtinės, pas tė cilit do tė vijnė Murat
Bunjaku nga Kosovica, Rrahman Bunjaku ( me fyell) nga Kosovica dhe
interpretuesi mė brilant i ēiftelisė – Fatmir Makolli nga Mareci . Mė
vonė , do tė dalin nė skenė edhe kavallistė tė tjerė, si :Heset Matoshi
dhe Rrahman Matoshi nga Gėmica, Shefki Krivaēa nga Meshina e shumė tė
tjerė.


Rapsodėt dhe interpretėt e kėngės popullore nga Malėsia e Gollakut

Ndėr
rapsodėt mė tė njohur nga Malėsia e Gollakut, do tė pėrmendet Sejdi
Abazi nga fshati Velegllavė, i cili mė vonė ka migruar nė fshatin
Gumnishtė , afėr Gjilanit dhe ėshtė njohur me nofkėn “Sejdė Gumnishta”,
rrugėn e tė cilit e ndoqėn edhe djemtė dhe nipat e tij, duke lozur dhe
kėnduar me ēifteli , fyej dhe kavalle . Ka qenė shumė i njohur dhe i
kėrkuar grupi instrumental burimor i Ajvaz Matiēanit, afėr Prishtinės.
Kėngėtari
dhe rapsodi i parė nga Malėsia e Gollakut, i cili u dėgjua pėrmes
etėrit nga valėt e Radio Prishtinės, ėshtė Demir Krasniqi, nga fshati
Tugjec, pas tė cilit kėtė rrugė do ta ndjekin edhe vėllezėrit: Jakup e
Rrahman Krasniqi, ndėrsa kėngėtarja e parė e Radio Prishtinės, nga kjo
Malėsi, ishte Ylfete Rafuna nga fshati Gjyrishec .
Nga fshati
Desivojcė, janė tė njohur kėngėtarėt: Sadete Shkodra, Sirie Gagica,
Nazim Gagica dhe Florim Gagica. Nga fshati Zarbicė, do tė dallohet
kėngėtari Besim Limani. Nga fshati Zhujė, ėshtė i njohur rapsodi Qazim
Hajdari, kurse nga fshati Gėmicė, janė tė njohur rapsodėt: Xhemajl
Matoshi, Hetem Matoshi , Ramadan Matoshi dhe Sanie Matoshi. Nga fshati
Sfircė , dallohen rapsodėt: Selajdin Berisha , Bajram Berisha.
Nga
fshati Kranidell, dallohen rapsodėt, instrumentistėt dhe kėngėtarėt:
Qazim, Sabit,Ismet , Besim Shabani dhe Linda Shabani. Vėllezėrit:Fehmi,
Remzi, Fejzi, Adnan dhe Besim Leka .
Nga fshati Kremantė, dalin njė
grup rapsodėsh tė cilėve iu prinin vėllezėrit: Xhavit , Kosum dhe
Rexhep Kadriu . Nga fshati Kosovicė, dallohen solistet e mirėnjohura:
Taibe, Nazife dhe Merita Bunjaku.
Nga fshati Strezoc , dalin dy
talentė shumė tė pėrsosur: Xhavit dhe Refik Sadiku, tė cilėt pėrveē
kėngės, janė edhe fiz-harmonikistėt e parė tė Malėsisė sė Gollakut.
Nga
fshati Krilevė, dalin solistet dhe instrumentistet e njohura: Nazmije
dhe dhe Nevrie Demolli. Nga fshati Gllogovicė, nė fushėn e folklorit
dallohet rapsodi Gani Demolli. Nga fshati Zajēec janė tė njohur
vėllezėrit Hajdin dhe Ibrahim Munishi, motrat Selmani, motrat Mihrije
dhe Pashije Munishi, tė cilėt nė fakt kanė qenė njė ansambėl nė vete,
pasi kanė lozur nė pothuaj tė gjitha instrumentet muzikore, si nė
ēifteli, sharki, fyell, kavall, me defe, surlja e mezhnica dhe kanė
kėnduar nė dasma dhe ndeje qė bėheshin nė shtėpitė dhe familjet e
lagjeve nė Tugjec, Zajēec, Kremenatė e Meshinė. Jeta e vėshtirė dhe nė
skamje ka ndikuar qė talenti i tyre tė mbetet i pa shfrytėzuar nė
shkallėn e duhur dhe tė shuhet pa mbėrri majat e artit tė kėndimit. Po
ashtu janė tė njohur edhe Hajrulah Veliu, Avdullah Hyseni dhe Malush
Ajeti, ndėrsa Selman Isufi ishte instrumentist i njohur nė kavall,
mezhnica dhe lahutė, tė gjithė kėta nga Zajēeci.
Nga Sfirca e
Brendshme, janė tė njohur interpretėt dhe instrumentistėt: Abdurrahman
Sfirca, Muhamet Sfirca, Qazim Beha, Imer Emini, vėllezėrit: Jetullah,
Abaz dhe Zog Aliu, Kadri Abazi dhe Remzi Jakupi – Remi nga Banja e
Sijarinės.
Nga fshati Prapashticė, gjurmė nė fushėn e kultivimit tė
folklorit burimor kanė lėnė rapsodėt:Ismajl Nuredini, Ejup Ibrahimi,
Jahir Nuredini dhe solistja e mirėnjohur Mihrije Prapashtica.
Nga
fshati Marec, kanė qenė tė njohur si rapsodė, vėllezėrit: Rizah dhe
Fejzullah Musliu. Nga fshati Mramor ėshtė i njohur rapsodi Muharrem
Gashi dhe dikur ishte edhe Zeman Gashi. Nga fshati Slivovė , ėshtė i
njohur rapsodi Zejnullah Bajrami dhe bija e tij, Arta Bajrami . Nga
fshati Koliq, kontribut tė ēmueshėm ka dhėnė edhe rapsodi Faik Binaku.
Nga fshati Grashticė, ėshtė i njohur rapsodi Shaip Berisha dhe
interpreti Lulėzim Krasniqi. Nga fshati Keēekollė, vjen interpreti
shumė i njohur Naim Abazi e shumė tė tjerė.
Do t’ u kėrkoja falje
paraprakisht, tė gjithė atyre interpretove, apo instrumentistėve, tė
cilėt pa dashje dhe pa qėllime mund t’i kem harrua, por me sugjerime
dhe plotėsime tė njė vullneti tė mirė, nė njė tė ardhme mund tė botohet
njė monografi me tė gjithė artistėt popullor nga trevat e Malėsisė sė
Gollakut.
Nė fshatrat e Malėsisė sė Gollakut, herė pas here ka
pasur edhe nisma tė themelimit dhe veprimit tė grupeve tė vogla
folklorike, apo edhe tė shoqėrive muzikore amatore. Pėrpjekje tė
kėtilla janė bėrė gati se nė tė gjitha shkollat fillore, por gjurmė mė
tė mėdha kanė lėnė grupet muzikore tė fshatrave :Keēekollė, Marec,
Strezoc, Tugjec, Lisockė, Velegllavė, Poliēkė dhe Desivojcė.

vitin 1970, nė fshatin Tugjec, ka funksionuar SHKA”Shpresa e Malėsisė”
, e cila mė vonė ėshtė ripėrtėrirė me emėrimin e dėshmorit Nuhi Berisha
.

Tė parėt me shkollim dhe arsimim muzikor nė Malėsinė e Gollakut


Pas
pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė Malėsinė e Gollakut, nuk
kishte as njė njeri, i cili do tė dinte ta shkruaj njė notė muzikore,
apo ta vizatojė njė pentagram. Nevojat pėr edukimin dhe arsimimin
muzikor nė shkollat tona ishin shumė tė mėdha, por kushte pėr shkollim
nuk kishte .
Njeriu i parė nga Malėsia e Gollakut, i cili ia mėsyu
shkollimit profesional muzikor, ishte Selman (Lotė) Vaku, i njohur si
Selman Vokshi, nga fshati Poliēkė, i cili atė kohė kishte mbaruar
shkollėn e mesme tė muzikės nė Prizren, e cila pėr herė tė parė ishte
hapur nė vitin 1948 .
Rrugėn e Selmanit, do ta ndjekin mė vonė, Isa
Jakupi dhe Esat Shkodra nga fshati Desivojcė, Zekė Isufi nga fshati
Gjyrishec, Rexhep Munishi nga fshati Gėmicė, Hetem Berisha nga fshati
Sfircė, Qazim Oruēi nga fshati Gllogovicė, Bajram Osmani nga fshati
Hajkobillė, Bajram Behluli nga fshati Meshinė, Ahmet Dėrguti nga fshati
Brainė dhe vėllezėrit Demir dhe Hazir Krasniqi , nga fshati Tugjec.
Prej kėtyre gjeneratave kanė dalė pedagogė muzikor, dirigjentė,
instrumentistė, kompozitorė, etnomuzikolog, mbledhės tė folklorit,
interpreto tė kėngės etj.
Pas kėsaj gjenerate tė parė tė
muzikantėve tė shkolluar, do tė dalin edhe shumė tė rinj , tė cilėt do
ta ndjekin rrugėn e paraardhėsve tė tyre: Kushtrim dhe Albina Jakupi,
Sanije Matoshi; Visar, Lumnije dhe Enis Osmani, Dėfrim dhe Yll Behluli,
Albana dhe Vatra Isufi, Pėrparim Krasniqi dhe shumė emra tė rinj tė
muzikės sė kultivuar artistike.


shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12189
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

etnomuzikologji

Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 13 Jul 2009, 13:32

Etnomuzikologji:

    TERMINOLOGJI
    E GABUAR NDAJ KĖNGĖVE ME PĖRMASA BALLKANIKE



Gjatė
dekadave tė fundit , shpesh herė na ka rėnė qė tė dėgjojmė
emisione dhe tė lexojmė shkrime kritike , tė cilat nė shėnjestėr
kanė keqpėrdorimet , bastardimet dhe ndikimet e huaja nė kėngėt
tona popullore .


Njė
luftė e pa kompromis kundėr kėtyre dukurive tė shėmtuara
nė jetėn tonė muzikore ėshtė shumė e arsyeshme
. Por jo rrallė , artikullshkruesit e dukurive tė kėtilla dhe moderatorėt
e programeve qė i trajtojnė kėto probleme , sikur nuk e njohin sa
duhet fjalorin adekuat terminologjik tė kėtyre devijimeve , nė baza
profesionale .


Sa
herė qė trajtohen probleme tė kėsaj fushe, qė pėr kah
dimensioni janė shumė tė gjėra , pėrdoret njė zhargon i njė fjalori
qė nuk i shkon pėr shtati njė realiteti esencial , si qė janė ta
zėmė shprehjet: adaptime, pėrkthime, huazime , vjedhje...etj.


Me
qėllim qė tė hedhim sado pakėz dritė nė ndriēimin
e kėsaj terminologjie , nė vazhdim do tė sjellim disa shpjegime
mė tė hollėsishme pėr tė pasqyruar kėtė problematikė.



Ēka janė adaptimet nė muzikėn
popullore ?



Adaptimet
janė pėrqafime, apo pėrvetėsime tė vlerave tė huaja
artistike , tė cilat i pėrvetėsojnė njė kategori
e caktuar e njerėzve qė merren me kultivimin e kėngės dhe muzikės
popullore . Shkaqet e adaptimeve , apo pėrvetėsimeve tė kėngėve
tė popujve tjerė , janė ndėr mė tė ndryshmet . Ato datojnė nga
kohėt shumė mė tė hershme se qė mendojmė ne . Nė rend tė parė,
deri tek adaptimet e vlerave tė kėtilla , ka ardhur nga rrethanat
e ndryshme historike , duke filluar nga luftėrat e ndryshme, okupimet
e disa popujve nga shtetet mė tė fuqishme , mungesa e nivelit tė
shkollimit, mungesa e lirive dhe pavarėsive tė vendeve , mungesa e
krijuesve profesionist muzikor dhe shumė faktor tė tjerė.


Adaptime
tė vlerave tė huaja artistike ka nė tė gjitha vendet e botės, por
mė tė theksuara janė nėpėr vendet ballkanike, nga se gjeografikisht
kjo siujdhesė ėshtė e banuar me shumė popuj tė ndryshėm qė iu
pėrkasin tri feve mė tė mėdha, si: myslimanė, ortodoks dhe katolikė
.


Ndikimet
mė tė mėdha nė adaptimin e vlerave artistike, pa
dyshim se e kanė pasur fuqitė mė tė mėdha okupatore,
nė rend tė parė Perandoria Osmane, pastaj edhe okupatorėt
tjerė tė pėrkatėsisė sllavo ortodokse .


Kėngėtarėt
konsumues tė kėtyre vlerave , pėrveē dėshirės pėr tė treguar
ndonjė lojalitet ndaj kėtyre pushtuesve , shumė herė i kanė joshė
qė t’ i adaptojnė kėngėt tė cilat kanė pasur melodi e ritme
tė bukura, tė kapshme pėr vesh, tė kapshme pėr interpretim dhe
tė kapshme pėr vallėzim .


Secili
nga interpretuesit e kėngėve tė adaptuara , ua ka plasuar bashkėkombėsve
tė vet, duke e interpretuar atė nė mėnyrėn e vet
dhe duke ia pėrshtatur mentalitetit tė rrethit ku ka jetuar.
Madje, interpretuesit e kėngėve tė adaptuara , shpesh herė
janė paraqitur edhe si autorė tė teksteve dhe melodive tė atyre
kėngėve . Populli i ka pranuar si tė tilla, nga se nė atė kohė
nuk ka pasur mjete tė komunikimit publik, me tė cilat do tė mund
tė verifikohej prejardhja e asaj kėnge .


Nuk
kanė qenė tė rralla edhe rastet kur pushtetarėt ua
kanė imponuar kėngėt e veta pėr kėndim , kėngėtarėve mė eminent
tė kohėrave pėrkatėse .


Pa
dyshim se numri mė i madh i kėngėve tė adaptuara tek populli
shqiptar , na vjen nga Perandoria Osmane e cila mbi tokat shqiptare
ka ushtruar pushtet plot 550 vjet dhe pasojat nė ndikimet e tyre kulturore
mbi popullin shqiptar janė evidente edhe sot e kėsaj dite . Pas tyre,
vijnė adaptimet e kėngėve greke, bullgare, serbe, boshnjake, malazeze,
madje edhe italiane .


Mirėpo,
e vėrteta ėshtė se edhe popujt tjerė tė Ballkanit kanė adaptuar
shumė kėngė popullore nga populli shqiptar .


Nga
adaptimet e tilla tė kėngėve tė popujve tė ndryshėm,
ka ardhur deri tek njė pėrzierje vlerash, aq sa vėshtirė
ėshtė qė studiuesit e etnomuzikologjisė tė
pėrcaktohen saktėsisht pėr kategorinė e kėngėve tė kėtilla,
se vėrtetė cilit popull i takojnė ato?!


Gjatė
jetės sime, mė ka rėnė qė tė dėgjoj edhe
kėngė tė popujve tjerė, nė veēanti ato tė
popujve tė Ballkanit dhe gjatė dėgjimit tė tyre,
mė ka rėnė tė dėgjoj shumė kėngė qė i kėndon
edhe populli shqiptar nė gjuhėn e vet amtare . Kjo dukuri mė ka krijuar
huti nė imagjinatėn time, nga se kurrė nuk kam mundur ta kuptoj tė
vėrtetėn e gjenezės sė atyre kėngėve !


Ndėr
kėngėt mė tė njohura popullore, qė kanė ndikime
dhe adaptime tė kėtilla, po i pėrmendi vetėm disa prej tyre qė
janė mė tė njohura , mė tė popullarizuara dhe qė kėndohen edhe
sot nėpėr dasmat, ahengjet dhe jetėn tonė publike .


Kėngėn
popullore me titull:”Mu nė bashtėn tėnde tė kėndon bilbili”,
unė e kam gjetur tė mbledhur dhe tė botuar nė librin “Lyra shqiptare”
nga Pjetėr Dungu, i cili pohon se kjo kėngė ėshtė autoktone beratase
. Mirėpo, tė njėjtėn kėngė me tė njėjtėn melodi, e kam hasur
tė kėnduar edhe nga serbėt e Vrajės, me titull:”Ruse kose curo
imash”, tek maqedonėt, tek bullgarėt, grekėt, turqit, madje edhe
tek izraelitėt dhe vendet arabe ?!


Kėnga
popullore me titull:”Nėpėr tela tė telefonit”, ėshtė kėngė
e adaptuar nga turqishtja me titull:”Telefonden telerinden”, qė
ėshtė njė kėngė shumė e popullarizuar nė Turqi dhe thuaj se nuk
ka kėngėtar popullor turk qė nuk e ka tė incizuar kėtė kėngė.


Kėnga
mė e adaptuar popullore turke, ėshtė “Kėnga e Ēanakalasė”.
Kjo kėngė, pėr dallim nga tė tjerat, ėshtė adaptuar me tekst dhe
melodi tė njėjtė dhe kėndohet me tė madhe ndėr shqiptarė, grekė
dhe maqedonė .


Kėnga
e adaptuar nė gjuhėn shqipe me titull:”Kallma cigaren”, ėshtė
kėngė tipike turke me titull:”Jallanxhi ēoban” e qė pėrveē
turqve , e kanė adaptuar edhe grekėt , maqedonėt dhe romėt.


Kėngėn
popullore me titull:”Ē’ na ēudite moj Hyrije” e kam hasur tė
kėnduar nga kėngėtarėt turqė nė gjuhėn turke, pėr tė cilėn
nuk dihet se a ėshtė kėngė e vėrtetė shqipe, a po ėshtė adaptuar
nga turqishtja?! Edhe kėngėn me titull:”S’ paske pasė njė pikė
mėshirė” e kėndojnė me tė madhe kėngėtarėt grekė e qė nuk
dihet se kush prej kujt e ka adaptua?!


Kur
jemi tek adaptimet e kėngėve nė mes tė grekėve dhe shqiptarėve,
nuk mund ta tejkaloj njė fakt qė mė ka habitur shumė
. Fjala ėshtė pėr melodinė e kėngės sė Dedė
Gjon Lulit, tė cilėn e kam dėgjuar tė kėnduar origjinal nga kėngėtarėt
grekė !


Kėngėn
legjendare “Hasan Aga dhe ēika Potureshė” , pėrveē shqiptarėve,
me tė madhe e kėndojnė edhe maqedonėt dhe boshnjakėt. I njėjti
problem na paraqitet edhe tek kėnga me titull:”Zo’ ku krisi
pushka pramė”, tė cilėn e kanė adaptuar serbėt, maqedonėt dhe
goranėt, por qė ata kėtė motiv e lidhin me shembjen e bjeshkėve
tė Sharrit, e cila i mbytė tre barinj dhe titullohet “Se navali
Shar pllanina”.


Kėnga
popullore me titull:”Unazėn e arit nė gisht po ta ruaj”, ėshtė
adaptuar nė origjinal nga kėnga popullore turke me titull:”Aman
Doktor”, tė cilėn e kėndojnė me tė madhe elita e kėngėtarėve
tė Radio Televizionit tė Turqisė .


Tekstin
i kėngės popullore me motive dasmore:”Do t’i kallim fitilat e
llamės”, tė cilin shumė herėt e kanė thurė e kėnduar
me pėrcjellje tė defeve , vajzat fshatare, tani kėngėtarėt e estradės
sonė e kėndojnė duke ia veshur njė melodi tipike tė njė kėnge
bullgare?!


Njė
hit i madh nė tregun e muzikės kosovare, ėshtė plasuar viteve
tė fundit pėrmes njė teksti tė titulluar :”Hidhe vallen mori kosovare”,
tė cilit fund e krye i ėshtė veshur njė melodi shumė e njohur popullore
rumune!


Ndėr
kėngėt e adaptuara prej turqishtes , po i pėrmendim edhe kėngėt:”Opa,
nina, nina, naj”,”Solla, solla mindilin”(Sallasana, sallasana
mindilim) dhe “Du me t’ dhanė moj bija ime”(Kėzum seni Alije),
tė cilat janė adaptuar nė gjuhėn shqipe, greke, maqedone, rome dhe
serbe.


Prej
kėngėve mė tė njohura popullore shqiptare tė cilat
i kanė adaptuar serbėt dhe boshnjakėt , po i pėrmendim vetėm
dy:”Ani krisi pushka nė stom tė Drinit”=”More puēe pushka na
dolini Drima” dhe “Hajde Shote mashallah”= “Shote, mori Shote,
Shote mashalla”.


Kėso
adaptimesh dhe kėsi shembujsh kemi me qindra , por kemi edhe njė numėr
tė madh tė valleve popullore tė cilat janė adaptuar nga popujt e
Ballkanit dhe Anadollia, e qė janė bėrė pjesė e pa ndashme e jetės
sonė muzikore.



Ēka janė pėrkthimet nė kėngėt
popullore ?



Kėngėt
e adaptuara nga popujt tjerė, shpesh herė i hasim edhe tė pėrkthyera
nga pėrmbajtja e tyre origjinale .


Pėrkthimet
e kėngėve tė huaja bėhen nė dy mėnyra:


  1. Pėrkthimi i tekstit
    pėr shkak tė kureshtjes sė temės, apo ngjarjes e cila trajtohet
    nė atė kėngė dhe

  2. Pėrkthimi i imponuar
    nga ana e pushtet-mbajtėsit, i cili me ēdo kusht tenton qė edhe pėrmes
    kėngės, t’ ua imponojė popujve tė robėruar ideologjinė dhe kulturėn
    e vet !



Nga
cikli i kėngėve tė huaja, tė pėrkthyera nė gjuhėn
shqipe pėr shkak tė ngjarjes tragjike, po e pėrmendim vetėm
“Kėngėn e Ēanakalasė” e cila ėshtė pėrkthyer nga turqishtja,
pėr arsye se nė Luftėn e pėrgjakshme tė kėtij qyteti, thuhet se
kanė marrė pjesė shumė tė rinj shqiptarė , tė cilėt janė mobilizuar
me dhunė dhe atje kanė rėnė viktima.


Nga
cikli i kėngėve tė pėrkthyera me imponim tė pushtet-mbajtėsve,
po i pėrmendim vetėm disa prej tyre, me tė cilat jemi pėrballur
tė gjithė ne gjeneratat qė kemi pėrjetuar okupimin sllavo-komunist
serbo-jugosllav, sidomos pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore
e deri mė 12 Qershor 1999, kur secilit shqiptar i ėshtė imponuar
kėndimi i kėngėve tė pėrkthyera partizano-ēetnike sllavo-komuniste
, duke filluar qė nga bankat shkollore, nė shėrbimet ushtarake, nė
aksione tė ndryshme vullnetare punuese dhe nė tė gjitha festat e
ndryshme shtetėrore .


Ndėr
himnet e obliguara tė kėngėve tė kėsaj kategorie, pa
dyshim se ka qenė kėnga me titull:”Druzhe Tito, mi ti se kunemo”=
“Shoku Tito, ne po tė betohemi”, e cila ka qenė e pėrkthyer nė
tė gjitha gjuhėt e popujve tė cilėt kanė qenė nėn administrimin
e federatės jugosllave .Pastaj kėnga “Sava komandant”, “Partizani
n’ luftė po shkonte” e shumė tė tjera.



kuadėr tė ciklit tė kėngėve tė pėrkthyera me ideologji
dhe imponim tė pushtet-mbajtėsit, bėjnė pjesė edhe
njė numėr simbolik i kėngėve rapsodike tė pėrkthyera
vullnetarisht nga ana e disa rapsodėve popullor qė ishin lojal ndaj
pushtetit aktual dhe pushtetarėve. Nga kėngėt e tilla, po i pėrmendim
kėngėt me titull:”Oj dragane iza brega”=”More i dashur nė
qatė breg”,”Na Kordunu grob do groba” = “Nė Kordun prej varrit
nė varr” , e cila herė kėndohej nė variant origjinal, herė nė
njė variant qė quhej:”Prej Kosovės deri n’ Nish”.



Ndėrsa , kryevepra e kėngėve lojale dhe ideologjike ndaj pusht-mbajtėsit,
pa dyshim se ishte kėnga rapsodike me titull:”Marrshall Tita n’
kali t’ bardhė”, tė cilėn kėngė e kishin adaptuar kryekėput
nga teksti i kėngės patriotike – historike qė i kėndohej dikur
me titull: “Maliq Pasha n’ at tė zi” .



Ēka janė huazimet nė kėngėt
popullore ?



Termi
“huazim” i kėngėve popullore, ėshtė plotėsisht term i pėrdorur
gabimisht dhe i pa logjikshėm. Fjala “huazim”, ka tė bėjė marrjen
e gjė sendeve, apo parave , tė cilat huazohen nga njerėzit e afėrm,
shokėt, miqtė, nė rastet kur njeriu ėshtė nė gjendje tė vėshtirė,
nė skamje, varfėri dhe ato i huazon pėr njė kohė tė caktuar sa
pėr tė kryer punėt dhe nevojat e tij elementare, por qė ato duhet
t’ ia kthej huadhėnėsit nė kohėn dhe afatin e caktuar kohor.


Pra,
kėnga nuk mund tė huazohet as se si, nga se ajo nuk ėshtė
mjet qė mund t’ i kthehet pronarit, nė rastin konkret – autorit!
Por , e vėrteta e kėtyre “huazimeve” , nga ana e disa interpretuesve
tė pa ndėrgjegjshėm tė kėngėve popullore, ėshtė hiq mė pak
se njė vjedhje klasike e veprės sė autorit, pa autorizim dhe pa kompensim
material.


Kėto
lloje tė “huazimeve” , nuk mund tė trajtohen ndryshe, pos vjedhje
e veprės sė autorit. Nė rastet konkrete, interpretuesit e pa cipė
tė kėngės popullore, ia vjedhin kėngėn autorit me tekst dhe melodi,
madje shkojnė aq larg, sa qė para opinionit prezantohen vet
si autorė tė tekstit, autor tė melodisė dhe kantautor, duke e shėnuar
emrin dhe mbiemrin e vet nėn titullin e veprės sė vjedhur?!


Ka
edhe interpretues tė tillė, qė kėngėn e vjedhur nga autori
i vėrtetė, e prezantojnė para opinionit publik, si “kėngė
popullore”, ose “kėngė pa autor”?!



kohėn kur nuk respektohen ligjet mbi mbrojtėn e veprave tė autorėve
dhe ato ligje asnjėherė nuk zbatohen nė praktikė, sė
pakut artikullshkruesit dhe moderatorėt e emisioneve tė tilla,
janė tė obliguar qė veprat kriminale dhe aktorėt
e tyre , t’i emėrtojnė me emėr tė vėrtetė:”Hajna”, “Vjedhje”,
e jo “Huazues” dhe “Huazime!”



Gjilan, mė
12.07.2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12189
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ETNOMUZIKOLOGJI

Mesazh nga Gjimnazistja prej Mon 26 Apr 2010, 20:01

Temat : "ETNOMUZIKOLOGJI", "etnomuzikologji" u bashkuan ne nje te vetme.
Ju faleminderit!

firma.................................................................................................................................................................................
"Ne dukje qetesi sublime, nerva te tendosura, lodhje e perbindeshme njerezore, nje gerryerje e brendeshme qe te sakaton me tej, e megjithate..."

Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyējet nė forum : 9377
Regjistruar mė : 24/12/2009
Profesioni : gjimnaziste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ETNOMUZIKOLOGJI

Mesazh nga Sponsored content Today at 07:03


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi