» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Ismail Qemali

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ismail Qemali

Mesazh nga Naki prej Fri 27 Feb 2009, 06:31

Burr i Shtetit dhe Diplomati me Largpames Shqiptar

Ismail Qemal Bej Vlora, Burri me i Larte i Shtetit Shqiptar. figura mė madhore, luftėtari i orėve tė para pėr krijimin e njė Shqipėrie etnike, personaliteti mė i shquar dhe mė i veēantė i luftės pėr liri, demokraci dhe bashkim kombėtar, intelektuali i mirėfilltė, njė drejtues largpamės dhe njeriu liridashės.
Ai lindi nė Vlorė nė vitin 1844 nga njė familje me prejardhje ēifligare. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, kurse gjimnazin nė shkollėn "ZOSIMEA" nė Janinė tė Greqisė. Pėr tė gjithė shqiptarėt Ai ėshtė personaletiteti mė i lartė i Kombit mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit pasi mundi t'i fal Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912, Pavarėsine Kombėtare -Territoriale
Pėrkrah tij u gjendėn patriotėt mė tė mire shqiptarė, ata qė u betuan pėrjetėsisht Nė Emėt tė Kombit. Kėtė ngjarje e cila pėrbėn nė vetvete aktin mė tė madh historik tė kombit shqiptar e pėrkrahėn fuqishėm mendja dhe duart e forta tė Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit dhe njė gupi tė madh patriotėsh shqiptarė. Nga Kosova pėrveē Isa Boletinit kishin ardhur edhe Mehmet Pash Deralla, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zenel Begolli, Halim Mus Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza Beg Gjakova, Vehbi Dibra, etj.
Mbas pushtimit tė gjatė rreth 500 vjeēar Otomano-Turk mė nė fund Shqipėria gėzoi pavarėsinė e saj tė plotė nė trojet e saj duke valėvitur pėr here tė pare mbas duarve tė Skėnderbeut Flamurin e Arbrit.
Flamuri qė ngriti nė Vlorė Ismail Qemali u qendis nga vajza vlonjate Marigo Posia.
Mė nė fund Shqipėria kishte Kryeministrin e saj tė Parė me njė Shqipėri tė Pavarur.
Pėrpara kėsaj ngjarjeje kaq tė madhe qysh nga viti 1859 ai jetoi nė Stamboll sė bashku me familjen e tij nga ku u pėrpoq pėr percaktimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe dhe formimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare.
Ai u zgjodh atje deputet i Perandorisė Osmane dhe pėrfaqėsues i Sanxhakut te Beratit. Kėrkesat e Ismail Qemalit pėr reforma demokratike e ēuan atė nė njė konflikt tė ashpėr me qarqet konservatore tė atėhershme tė Stambollit.
Gjat periudhės sė tij si deputet ai ndihmoi levizjen ēlirimtare tė bashkėatdhetarėve tė tij dhe lehtesoi me sa mundej gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise.Por keto nuk kaluan pa u vene re nga Porta e Larte e cila e denoi ate me internim duke e ndeshkuar per shtate vjet me rradhė. Ne maj te 1900 per t'ju shpetuar ndjekjeve te Sulltanit ai u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne Paris e me vone ne vende te ndryshme te Evropes prej nga vendosi edhe lidhjet me rrethet politikes se Levizjes Kombetare Shqiptare.Ai Mbrojti pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe pranė Fuqive tė Mėdha tė drejtat e ligjshme tė popullit shqiptar dhe tėrėsinė territoriale tė vendit.
Nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar e cila shpalli duke valevitur per here te pare mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit, Flamurin e Pavaresise se Shqiperise se Pavarur.
Nga Ballkoni i Shtepise se Vogel historike ne Skele
Mė 28 Nėntor te vitit 1912
u shpall
Pavarėsia Kombetare-Teritoriale e Shqipėrisė se Pavarur
Ai ishte burri me i Larte i Shtetit Shqiptar mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit dhe Diplomati me Largpames i Politikes Shqiptare te te gjitha koherave.
Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemalit nė kushte shumė tė vėshtira mori njė varg masash nė fushėn e ekonomisė, tė organizimit shtetėror dhe tė kulturės kombėtare te cilat i hapėn nje rruge te re Shqiperise se asaj kohe. Taban i cili ishte me i forti se kurre mbi te cilin ecen edhe sot e kesaj dite Shqiperia.
Qeveria e Ismail Qemalit ra ne Vitin 1914.
Vitet e fundit tė jetės sė tij Ismail Qemali i kaloi nė mergim duke i perdorur ato deri na ēastet e tij te fundit nė dobi tė ēėshtjes shqiptare.
Nje pyetje me gerryen vazhdimisht mendjen:
Perse Shqiperia nuk diti t'i mbaj kurre prane vetes bijt e saj me te mire...?
Ai Vdiq nė Itali nė vitin 1919 dhe para se te mbyllte syte la nje porosi "nje amanet", i cili nuk u plotėsua....
Me varrosni ne Kanine
Te kem Skelen perkashi, ...


Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Fri 27 Feb 2009, 06:48, edituar 2 herė gjithsej

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ismail Qemali

Mesazh nga Naki prej Fri 27 Feb 2009, 06:33

SHPALLJA E PAVARESISE SE SHQIPERISE SHQIPTARE
Ngritja e flamurit kombetar ne Vlore nga Ismail (Bej) Qemali me 28 Nentor 1912

Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Vlore me 28 Nentor 1912
Nė kėto ēaste tė vėshtira pėr popullin Shqiptar, kur krerėt e Lėvizjes Kombėtare bėnin ēmos pėr mbrojtjen e vendit nga coptimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli pėr nė Bukuresht. Prej ku me 25 tetor i pėrcjellė nga 20 atėdhetarė arriti nė Vjenė, ku u takua me diplomatė tė jashtėm si kontin Berhtold dhe me ambasadorėt e Anglisė dhe tė Italisė. Nga Vjena, Ismail Qemali u kthye pėrsėri nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor u mbajt njė mbledhje e rėndėsishme nė hotelin “Kontinental”. Kėtu u muarr vendim i rrėndėsishėm politik, pėr emrimin e njė “ Komiteti drejtonjės ”, nga vetė shqiptarėt pėr tė udhėhequr vetė me politikėn e Shqipėrisė. Ismail Qemali pasi mori pėrkrahjen e plotė tė Kolonisė Shqiptare nė Bukuresht, me katėr shokė u nis pėrsėri pėr Vjenė, ku arriti mė 6 nėntor 1912. Nė kėto ēaste tė vėshtira tė popullit shqiptar, mė nė fund “ diplomacia shqiptare ”, falė Ismail Qemalit, arriti tė pėrfitonte nga kundėrthėniet ekzistuese tė Fuqive tė Mėdha, qė tė pėrfitonte simpati pėr rregullimin e ardhshėm tė Shqipėrisė. Ismail Qemali, nė takimet e fundit qė pati me pėrfaqėsuesit diplomatik evropian, arriti tė sigurojė simpatinė e idesė sė popullit shqiptar pėr shpalljen e pavarėsisė. Pas kėsaj garancie qė mori Ismail Qemali, mė 9 nėntor ai nga Vjena nė Vlorė dėrgoi njė telegram me kėtė pėrmbajtje: “ E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė siguruar, telegrafoni kudo qė tė kenė besim tė plotė pėr fatin e atėdheut …"
Por Ismail Qemali pėr tė qenė mė i sigurt nė premtimet e dhėna para se tė nisej pėr ne Shqipėri pėrsėri pati njė takim me ministrin e Punėve tė Jashtme kontin Berhtold, takim qe u mbajt nė shtėpinė e kontit Hadik nė Budapest. Pas kėtij takimi, Ismail Qemali dėrgoi njė telegram tjetėr pėr organizimin e Kuvendit, qė duhej tė thirrej nė Durrės ose Vlorė duke theksuar se ēėshtja e Shqipėrisė ėshtė siguruar. Pėr kėtė arsye duhej formuar njė komision pėr shpalljen e pavarėsisė, prandaj Ismail Qemali kėrkonte me urgjencė mbledhjen e delegatėve tė Shqipėrisė nė Durrės apo Vlorė.
Pas kėtij telegrami, Ismail Qemali e lėshoi me tė shpejtė Budapestin dhe arriti nė Trieste, ku u bashkua me grupin e patriotėve shqiptarė qė kishin ardhė pėr tė njejtin mision tė shenjtė. Ismail Qemali me kėta 14 patriotė shqiptarė mė 19 nėntor u nis nga Trieste me anijen “Linx” tė Llojdit, pėr nė Durrės, ku arriti mė 21 nėntor 1912. Por pas arritjes nė Durrės, nuk ekzistonin kushte politike pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, pasi propaganda greko-turke, nė bashkėpunim me policinė e kishin pėrgatitur terrenin pėr tė burgosur Ismail Qemalin. Po ashtu, edhe politika greke kishte pėrhapur njė propagandė tė fortė kundėr veprimit patriotik tė Ismail Qemalit dhe veprimtarėve te tjerė. Politika greke bėnte njė rezistencė tė fortė nėpėrmes Dhespotit ortodoks Jakovit. Nga kėto arsye nuk u bė shpallja e pavarėsisė nė Durrės. Nė kėto rrethana tė rrezikshme politike qė ekzistonin nė vend nga rryma tė lloj-llojshme dhe zėnkat e feudalėve shqiptarė pėr primat, pamundsonin veprimin e lirė nė ngritjen e flamurit kombėtar. Nė kėto ēaste kritike qė ekzistonin nė Shqipėrnė e Mesme, Ismail Qemali me shokė vendosi qė tė vazhdojė rrugėn pėr nga Vlora. Mė 18 nėntor Mytesarifi i Beratit i pėrcolli nėnprefektit tė Vlorės, urdhėrin e Valiut tė Janinės, pėr tė ndaluar Ismail Qemalin qė tė mbante Kuvendin nė Vlorė.
Nė kėtė kohė ushtritė ballkanike kishin hyrė thellė nė tokėn e Shqipėrisė. Ata, tashmė, kishin pushtuar Strugėn, Elbasanin, Tiranėn dhe ishin nisė pėr nė Durrės, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej Grekėve.
Ky vendim i shenjt i patriotėve shqiptarė se shkonin nė Shqipėri pėr shpalljen e pavarėsisė u njoftua nė Trieste, pėr herė tė parė botėrisht, pastaj u publikua nė gazetėn Austriake “ Noie Fraj Prese ”, nė intervistėn qė dha Ismail Qemali mė 19 nėntor tė vitit 1912 .
Qarkullimi nėpėr Shqipėri nuk ishte aspak i lehtė, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesėn mė tė madhe tė vendit. Greket kishin zbritur nė Himarė mė 19 nėntor, ndėrsa flota e tyre kishte zėnė pozicionet para Vlorės. Serbėt pasi kishin pushtuar Mirditėn dhe Matin, mė 18 nėntor arritėn nė Lezhė. Prej andej njė pjesė e ushtrisė Serbe iu drejtua Shkodrės, pėr ta pushtuar dhe pjesa tjetėr e ushtrisė u nis nė drejtim tė Durrėsit. Kėtu duhet tė pėrmendim edhe faktin se pėrveē pengesave nga ana e ushtrive tė armikut edhe autoritet turke qė ishin mbyllur nėpėr qytetet e Shqipėrisė, ku silleshin pa ndonjė koncept ushtarak, i pengonin udhėheqėsit Shqipėtarė atje ku mundeshin. Ismail Qemali nė Durrės hasi edhe nė pengesa jo vetėm nga ana e autoriteteve Turke, por edhe nga dhespoti grek i Durrėsit, Jakovit, i cili nuk njihte askend, as nuk nderonte tjetėr flamur pėrveē atij tė Turqisė, i cili ishte njė shovinist Grek i tėrbuar. Kjo tregon se nė ēfarė gjendje tė mjerrueshme ndodhej kombi ynė nė atė kohė, kur njėfarė Greku i gjallėzuar i komandonte Shqipėtarėt ortodokse tė Durrėsit.
Ismail Qemali i shoqėruar nga delegatet e Durrėsit, Shijakut, Tiranės e Krujės u nis pėr nė Kavajė. Prej aty nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės dhe me 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Ky qytet qysh mė parė ishte pėrcaktuar si qendėr ku do tė mbahej Kuvendi Gjithkombėtar pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė .
Por, pėr shkak tė pėrparimit tė shpejtė tė ushtrive Serbe , Malazeze dhe Greke gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė e mė kritike. Kjo ishte njė ndėr arsyet kryesore qė nė mbrėmje tė 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, vendosėn ta shpejtojnė mbajtjen e Kuvendit dhe vendosėn tė mblidhen tė nesėrmen, pėr ta shpallur pavarėsinė edhe pse nuk kishin arritur tė gjithė delegatėt nga disa krahina tė Shqipėrisė Etnike.

Ismail Qemali Kryetar i Parė i Qeverisė sė Pėrkohėshme - Vlorė
Kuvendi Kombėtar e filloi punėn mė 28 nėntor tė vitit 1912, nė ora 3/30', pasdite nė sarajin e familjes sė Vlorajve, nė shtėpinė e atėdhetarit Xhemil beu, nė tė cilin merrnin pjesė 37 delegatė. Nė kėtė Kuvend nuk ishin tė pranishėm disa delegatė nga Kosova tė cilėt pėr shkaqe lufte ende ndodheshin nėpėr pozicione, duke i bėrė rezistencė ushtrisė Serbe e cila dita ditės po pėrparonte drejt Durrėsit.

Isa Boletini me shokė nė Vlorė pas shpalljes sė pavarėsisė
Ismail Qemali, nė referatin e vet foli shkurt pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe pėr pjesėmarrjen e Shqipėtarėve nė kryengritjet tė viteve 1909-1912 duke theksuar se Shqiptarėt kishin marrė pjesė nė kėto kryengritje jo si ushtarė tė Turqisė, por si zotėt e vendit dhe pėr tė mbrojtur vetveten .
Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozen e vet , nė fund nė mėnyrė tė shkėlqyer e diplomatike i pyeti delegatėt: “ Tani mė, s'na ka mbetur tjetėr rrugė shpėtimi, veē se ndarja e Shqipėrisė nga Turqia ”, dhe propozoi: Shqipėria tė shpallė pavarėsinė
Tė formohet qeveria e PĖRKOHĖSHME;
Tė emrohet pleqėsia (senati).
Pleqėsia e propozuar nga vet Ismail Qemali kishte pėr detyrė koordinimin dhe mbikėqyrjen e punėve nė Qeveri dhe emėrimin e njė komisioni pėr nė Evropė, pėr tė mbrotjur tė drejtat e Shqipėrisė dhe popullit Shqiptar pėrpara Fuqive tė Mėdha.

Kėto propozime u miratuan njėzėri nga Kuvendi Kombėtar:
1. U shpall Qeveria e Pėrkohėshme, nė krye:Ismail Qemali;
2. U zgjodh Pleqėsia prej 18 anėtarėsh; ku pėr Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.
Duhet theksuar se edhe nė qeveri edhe nė pleqėsi u zgjodhėn njerėz me themel tė fortė kombėtar. Ata ishin atdhetarė nga mbarė Shqipėria Etnike, duke pėrfshirė nga tė tre fetė.
Ismail Qemali propozoi qė Shqipėria tė shpallet “ Shtet m ė vete- e lirė, e pavarur. ” Tė gjithė delegatėt kėtė propozim e aprovuan duke u ngritur nė kėmbė dhe duke e pėrcjellur me duar-trokitje frenetike aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė .
Menjėherė pas nėnshkrimit tė aktit tė Shpalljes nga tė gjithė delegatėt, Ismail Qemali doli nė orėn 17/30'( pesė e gjysėm) , nė ballkonin e selisė, ku zhvilloi punimet Kuvendi pėr tė njoftuar botėrisht Shpalljen e Pavarėsisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti lartė nė Vlorėn heroike flamurin e lavdishėm tė Skėndėrbeut.
Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike , i vuajtjeve dhe gjakut tė derdhur, i shumė viktimave tė rinisė deri nė mosha tė ndryshme, tė rėnė dėshmor pėr ideale, kombėtare, pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė shqiptarėve.

Me aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme, Ismail Qemali, mė 29 Nėntor 1912, i njofton pėr aktin historik gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė. Po ashtu pėr kėtė vendim Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninė, Malin e Zi, Serbinė, Bullgarinė, Greqinė dhe Turqinė, duke kėrkuar nga ata qė tė njihnin aktin e Pavarėsisė si ndryshim i vullnetit politik tė Kombit Shqiptar.
Nė kėtė njoftim Kryetari i Parė Shqiptar, ndėr te tjerash shkruan: “ Kam nderin t’i njoftoj Shkėlqėsitė tuaja se delegatėt e tė gjithė krahinave Shqiptare, pa dallim feje, tė mbledhur dje nė Asamblenė Kombėtare nė qytetin e Vlorės, shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe kanė ngritur njė Qeveri tė Pėrkohėshme.
Shqiptarėt po gėzohen qė munden tė hynė nė familjen e popujve tė lirė tė Orientit, duke mos pasur pėr qėllim tjetėr veē se tė jetojnė nė paqė dhe harmoni me tė gjithė shtetet fqinje, shpresojmė se ky ndryshim i jetės politike dhe kombėtare i Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Shqipėrisė, ka pėr t’u njohur prej qeverive tuaja dhe Evropiane.

Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme
Ismail Qemali - Vlorė

Burimi Albamuzika dhe Lajmet.com

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ismail Qemali

Mesazh nga Vizitor prej Thu 18 Feb 2010, 21:56

Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit


Kur mbaroi Lufta e Parė Botėrore, mė 11 nėntor 1918, Ismail Qemali
ndodhej jashtė Shqipėrisė. Ai ishte larguar nga Atdheu fill pasi mė 22
janar 1913 dha dorėheqjen si kryetar i qeverisė sė pėrkohshme shqiptare
tė krijuar nga Kuvendi Kombėtar i Vlorės mė 28 Nėntor 1912. Ai qėndroi
nė mėrgim edhe gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore, pėr arsye se
Shqipėria qe pushtuar prej fuqive ndėrluftuese.

Shkruan: Fatjon BALLIU

Nė mėrgim ai qėndroi nė vendet perėndimore. Gjatė luftės mbajti anėn e
Antantės. Megjithatė, nė mbarim tė luftės, ai u zemėrua nga fuqitė e
Antantės. Kjo, pėr arsye se mė 1918-n, pa mbaruar ende lufta, u mor
vesh se anėtaret e saj - Anglia, Franca, Rusia dhe Italia - kishin
nėnshkruar mė 26 prill 1915 Traktatin e fshehtė tė Londrės. Dihet se me
kėtė traktat ato merrnin pėrsipėr se po ta fitonin luftėn do ta
copėtonin Shqipėrinė duke e kėnaqur Serbinė dhe Malin e Zi me njė pjesė
tė viseve veriore, Greqinė me njė pjesė tė viseve jugore dhe
juglindore, Italinė me qytetin e Vlorės sė bashku me rrethinėn e saj.
Me pjesėn qė do tė mbetej nė Shqipėrinė Qendrore do tė formohej njė
principatė e vogėl myslimane nėn protektoratin e Italisė. Vetėkuptohet
se me zbatimin e kėtij traktati, vepra kryesore e Ismail Qemalit,
Shqipėria e Pavarur, fshihej nga historia. Ismail Qemali
Nga fuqitė qė fituan luftėn, vetėm Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk
e kishin nėnshkruar Traktatin e Londrės, pra nuk ishin tė detyruara pėr
zbatimin e tij. Veē kėsaj, nga nėnshkruesit e traktatit Rusia, tani pas
fitores sė Revolucionit tė Tetorit, kishte hequr dorė nga Traktati i
Londrės. Kėshtu, ēėshtja shqiptare tani varej kryesisht nga vullneti i
Anglisė, Francės, Italisė, sidomos nga kjo e fundit, e cila pėrfitonte
prej tij.
Nė kohėn kur Traktati i Londrės mbahej ende i fshehtė, Roma, me oreksin
e saj pėr ta gllabėruar krejt Shqipėrinė, kishte shpallur nė
Gjirokastėr mė 3 qershor 1917 njė proklamatė me tė cilėn deklaronte se
ajo do ta ruante pavarėsinė dhe tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė, por
nėn protektoratin e Italisė. Me kėtė projekt, Roma shpresonte tė gjente
mbėshtetjen e shqiptarėve, tė cilėt, sipas saj, pėrballė copėtimit tė
thellė tė Atdheut, copėtim i barabartė me zhdukjen, do tė mbėshtetnin
protektoratin e Italisė.
Sapo nė verėn e vitit 1918 ranė nė dijeni tė Traktatit tė fshehtė tė
Londrės, qarqet patriotike shqiptare u vunė nė lėvizje. Nė atė kohė,
Ismail Qemali ndodhej nė Spanjė. Aty kishte zėnė miqėsi tė ngushtė me
ambasadorin e ShBA-sė. Nė themel tė miqėsisė ishte simpatia qė po
tregonte ambasadori amerikan nė Madrid pėr ēėshtjen shqiptare. Meqenėse
qarqet politike shqiptare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė po
pėrgatiteshin tė dėrgonin delegacione nė Paris, ku do tė mblidhej
Konferenca e Paqes edhe Ismail Qemali u vu nė lėvizje. Pėr tė siguruar
njė mandat pėrfaqėsimi, Ismail Qemali u lidh me shoqėrinė patriotike
"Partia politike" e emigrantėve shqiptarė, e cila vepronte nė ShBA, me
qendėr nė Worcester, Massachussets dhe kishte pėr kryetar Kristo Dakon.
Ajo nxirrte organin periodik "Koha", me drejtor Mihal Gramenon. "Partia
politike" kishte ngritur njė organizėm tė veēantė me emrin "Komiteti
pėr shpėtimin e Shqipėrisė". Komiteti kryesohej nga Sevasti Qiriaz
Dako, themeluesja e Shkollės Shqipe tė vashave nė Korēė, mė 1892. Ajo
ishte njė intelektuale e rrallė nga radhėt e gruas shqiptare,
publiciste dhe aktiviste e palodhur e ēėshtjes kombėtare. Gjatė luftės
ajo drejtonte revistėn patriotike kulturore "Ylli i mėngjesit".
Sapo u nėnshkrua, mė 11 nėntor 1918, armėpushimi, Ismail Qemali u nis
pėr nė Paris, ku do tė mblidhej sė afėrmi Konferenca e Paqes. Por,
qeveria franceze, e cila nė atė kohė pėrkrahte qeverinė fantazmė tė
Esat Pashė Toptanit, pėrveēse e pengoi Ismail Qemalin tė zhvillonte
korrespondencė me "Partinė politike" nė Amerikė, e detyroi atė tė
largohej nga Franca. Pėr mė tepėr, edhe ambasadori i ShBA-sė nė Paris
nuk pranoi qė korrespondencėn midis tij dhe Sevasti Dakos nė ShBA ta
kalonte nėpėrmjet postės sė ambasadės amerikane. Atėherė, Ismail Qemali
vrapoi nė Madrid. Atje, korrespondenca midis Ismail Qemalit dhe Sevasti
Dakos u zhvillua nėpėrmjet mikut tė tij, ambasadorit tė ShBA-sė. Midis
akteve qė Plaku i Vlorės i drejtoi zonjės Dako ėshtė dhe programi qė
Ismail Qemali do tė mbronte nė Konferencėn e Paqes, nė favor tė
ēėshtjes shqiptare. Thelbi i saj parashihte pavarėsinė e plotė tė
Shqipėrisė. Synimi pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė binte nė
kundėrshtim tė plotė me programin qė kishte pėrpunuar qeveria italiane,
e cila sikurse u tha, pėrmbajtjen e Traktatit tė Londrės pėrpiqej ta
zėvendėsonte me formulėn e shpallur nė Gjirokastėr mė 3 qershor 1917.
Madje, qeveria e Romės kishte siguruar pėrkrahjen nė favor tė
platformės sė shpallur nė Gjirokastėr, tė disa personaliteteve
shqiptare, si Mehmet Konica, Myfit Libohova, Medi Frashėri, Feizi
Alizoti, Mustafa Kruja e tė tjerė. Madje, ata po pėrgatiteshin tė
krijonin njė organ politik nė Shqipėri, i cili tė miratonte platformėn
e Romės - Shqipėri autonome nėn mandatin italian, pa Vlorėn dhe
krahinėn e saj.
Ismail Qemali ishte kategorikisht kundėr synimeve italiane, tė cilat
binin nė kundėrshtim me veprėn qė ai kishte shpallur vetė mė 28 Nėntor
1912, pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Me pėlqimin e "Partisė
politike", Ismail Qemali vendosi tė ndėrmerrte njė udhėtim pėr nė Romė.
Qėllimin e udhėtimit na e thotė shkoqur drejtori i gazetės "Koha",
Mihal Grameno, i cili shkruante mė 12 dhjetor 1918: udhėtimi i Ismail
Qemalit nė Romė na gėzon shumė, pasi atje ai do tė ketė mundėsi t‘i
parashtrojė qeverisė italiane dėshirat e kombit shqiptar dhe ta largojė
synimin e Romės pėr njė protektorat italian mbi Shqipėrinė dhe ta bindė
qė Italia tė pėrkrahė tė drejtat e shqiptarėve duke e siguruar atė se
kombi shqiptar do t‘i jetė asaj mirėnjohės pėrjetė. Sikurse del nga
pėrmbajtja e artikullit, luftėtari rilindės Mihal Grameno kishte besim
vetėm tek Ismail Qemali, tek aftėsitė e tij diplomatike, mbasi nga tė
tjerėt, theksonte ai, deri atėherė kishin dėgjuar vetėm gjepura
(Artikulli "Ē‘thotė Plaku i Shqipėrisė", nė "Koha", Boston, Mass., 12
dhjetor 1918).
Nė Romė, Ismail Qemali nuk arriti kurrė. Kur hyri nė Itali, Roma e
njoftoi tė qėndronte nė qytetin Peruxha e tė priste atje pėrgjigjen e
kėrkesės sė tij. Ai bujti nė hotelin "Brufani".
Ndėrsa priste pėrgjigjen nga Roma, kundėrshtarėt e platformės sė Ismail
Qemalit, pra pėrkrahėsit shqiptarė tė platformės sė Romės, e kritikuan
ashpėr misionin e tij. Me kėtė rast, Mihal Grameno njoftonte, mė 15
janar 1919, se Ismail Qemali nė njė letėr qė u kishte drejtuar krerėve
tė "Partisė politike", u thoshte ndėr tė tjera: "Lėrini tė tjerėt me
ėndrrat e tyre qė tė punojnė ashtu siē u pėlqen, pėr mbrojtjen e
Shqipėrisė dhe patriotėt e vėrtetė duhet sot qė tė mos humbasin asnjė
sekondė pėr shpėtimin e sė dashurės Shqipėri se koha ėshtė shumė
kritike" ("Koha", Boston, Mass., 15 janar 1919).
Qartėsia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerėt e federatės
"Vatra" tė hiqnin dorė nga kritikat e ashpra qė kishin zhvilluar deri
atėherė kundėr Plakut tė Vlorės dhe tė pranonin se vetėm ai po ua
"rrokulliste planet e bukura" miqve tė Italisė.

Sidney Sonnino Vittorio Emauele Orlando

Nga Peruxha, Ismail Qemali i nisi njė letėr mė 15 janar 1919
Kryeministrit italian V. E. Orlando, tė cilin ndėrsa e njoftonte se
priste me padurim takimin me tė, e lajmėronte se kishte pėrgatitur njė
parashtresė ose njė punim, sikurse e quan ai, pėr ta paraqitur nė
Konferencėn e Paqes nė Paris, nė emėr tė shoqėrisė shqiptare tė
Amerikės. Parashtresėn ia dorėzoi prefektit tė Peruxhės pėr t‘ia
pėrcjellė Romės. Sipas njoftimit qė na jep Renzo Fallaschi,
bashkėshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t, kjo njė stėrmbesė nga vija
amėsore e Ismail Qemalit, letra arriti nė Romė pas tri ditėsh, mbrėmjen
e 18 janarit dhe nė kancelarinė e Kryeministrit mbėrritja e saj u
regjistrua tė nesėrmen, mė 19 janar. Pikėrisht atė ditė Kryeministri
italian Orlando u nis sė bashku me ministrin e Jashtėm, S. Sonnino, pėr
nė Paris pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes.
Njėri nga djemtė e Ismail Qemalit ka deklaruar nė ato ditė se qėndrimi
i Romės e dėshpėroi shumė babanė e tyre. Pėr tė mos e lėnė nė harresė
misionin e tij, Ismail Qemali ftoi mė 23 janar 1919 nė hotelin
"Brufani" ku kishte bujtur, korrespondentėt e disa gazetave italiane qė
ndodheshin nė Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtė e
Ismailit.
Sipas tė birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrėnė drekė
doli para gazetarėve qė po e prisnin, sapo filloi tė fliste u zverdh
dhe filloi tė dridhej e tė belbėzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisė
sė Vlorės, tregon se Ethemi i kishte thėnė qė Ismail Qemali "kėrkoi ta
shoqėronin nė banjė. Atje e mbyti shkuma e tė vjellėt". Pas tri ditė
sėmundjeje ai vdiq mė 26 janar 1919.
Vdekjen e tij e njoftoi, ndėr tė tjera, me njė komunikatė tė veēantė
gazeta italiane "L‘Unione Liberale", organ i Partisė Liberale tė
Italisė, e qendrės sė djathtė, me kėto fjalė:
"Dje nė mbrėmje, mė 26 janar, nė orėn 23.30 pushoi sė jetuari nė hotel
‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora.
Ai pėrfaqėsonte denjėsisht njė familje tė madhe dhe tė lashtė nga
Vlora. Meqenėse ishte patriot i flaktė, mik i Italisė sonė, i frymėzuar
nga parimet e lirisė dhe drejtėsisė, shihej me sy tė keq nga qeveria
turke, e cila e kishte dėnuar dhe detyruar tė kėrkonte shpėtim nė
mėrgim.
Ishte 75 vjeē, ruante mendimin e kthjellėt dhe fuqinė trupore, i
palodhur nė punė, sikur tė ishte i ri dhe i pėrzemėrt me tė gjithė.
Hemorragjia cerebrale e goditi mė 23 janar dhe si pasojė paralizimi.
Pėr tė pėrballuar sėmundjen nuk patėn dobi as mjekimi mė i kujdesshėm i
mjekut qė e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe tė konsulentėve, prof.
Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve, tė
cilėve po u dėrgojmė me zemėr tė pikėlluar ngushėllimet tona".
Lajmėrimi i gazetės "L‘Unione Liberale".
Kjo radhė ngjarjesh - ndalesa me urdhėr qeveritar nė Peruxha, refuzimi
i takimit me tė me ministrin e Jashtėm italian, veshin e shurdhėr qė
bėri Kryeministri i Italisė Orlando, i cili nuk iu pėrgjigj po ose jo
kėrkesės sė Ismail Qemalit, udhėtimi i tyre pėr nė Paris pa e njoftuar
diplomatin shqiptar, mė nė fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte
ankuar asnjėherė mė parė pėr shqetėsime shėndetėsore - dhanė rast pėr
tė lindur dyshime se pėr t‘ia mbyllur gojėn Plakut tė Vlorės, e kishin
helmuar. Kėtė tezė, e cila mė parė qarkullonte nė heshtje, e shpalli
publikisht Skėnder Luarasi nė biografinė qė ai botoi pėr Ismail Qemalin
nė vitin 1962. Skėnder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali
mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua pėr nė Paris pa iu
pėrgjigjur fare kėrkesės sė tij, u revoltua jashtė mase. "Mė prenė nė
besė", paskėsh thėnė plaku i prekur thellė nė sedrėn e vet. Sipas
Ismail Qemalit, urdhri pėr tė pritur nė Peruxha pėrgjigjen ishte njė
mashtrim. Megjithatė, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vėrtetė i vdekjes
duhet tė ketė qenė njė dozė helmi e dhėnė nga njė dorė e fshehtė para
konferencės sė shtypit.
Tezėn e helmimit tė Ismail Qemalit nga organet e sigurimit italian e ka
kundėrshtuar diplomati italian Renzo Fallaschi, sikurse u tha,
bashkėshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t. Nė jetėshkrimin qė ai ka
hartuar pėr Ismail Qemalin, si shtojcė nė vėllimin e kujtimeve qė ka
diktuar vetė Plaku i Vlorės, ai pranon se shkaku i vdekjes sė Ismail
Qemalit ishte njė hemorragji cerebrale e shkaktuar nga njė vrull i
furishėm zemėrimi, i krijuar tek ai nga njohja e papritur e njė lajmi,
qė ai kishte qenė viktimė e njė mashtrimi tė rėndė. Mbetet tė zbulohet
- vazhdon ai - se cili ishte shkaku i emocionit qė e shpėrtheu
zemėrimin e tij e qė sigurisht lidhet me thirrjen pėrbuzėse pėr
"njerėzit e pabesė". Por - vazhdon R. Fallaschi - rrethanat e
pėrjashtojnė qė Ismail Qemali t‘i drejtohej pėr pabesi Orlandos. Sipas
tij, mungesa e pėrgjigjes nga Orlandoja nuk mund tė ishte arsyeja e
zemėrimit tė Plakut tė Vlorės, mbasi dihej se Kryeministri italian do
tė shkonte nė Paris, pra nuk kishte kohė tė takohej me tė. Ai shton se
edhe ministri i Jashtėm italian, Sonnino, nuk kishte mundėsi t‘i
pėrgjigjej, pasi edhe ai u nis pėr nė Paris pėr pėrgatitjen e
Konferencės sė Paqes. Si rrjedhim - pėrfundon ai - shkaku i zemėrimit
tė thellė duhej kėrkuar gjetkė. Me kėtė rast, ai supozon se revoltimi
mund tė jetė shkaktuar, ngase Ismail Qemali mund tė ketė zbuluar kėtė
pabesi tė re nga po ata kundėrshtarė tė vjetėr. Renzo Fallaschi shkruan
tekstualisht: Ismail Qemali mund tė ketė zbuluar njė pabesi tė re nga
kundėrshtarėt e tij tė vjetėr, gjė qė zemra e tij fisnike tė mos e ketė
pėrballuar dot.

Raporti i vdekjes sė Ismail Qemalit
Pėr kundėrshtarėt e vjetėr tė Plakut tė Vlorės, ndoshta R. Fallaschi e
ka fjalėn pėr personalitetet shqiptare, tė cilat shkaktuan mė 1913-n
dorėheqjen e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisė sė parė tė Shqipėrisė
dhe qė tani ishin miq tė Italisė.
Qė atėherė kanė kaluar 90 vjet. Pėrveē S. Luarasit dhe R. Fallaschi-t,
me shkaqet e vdekjes sė tij nuk ėshtė marrė mė njeri. Ne, sigurisht,
nuk jemi nė gjendje tė merremi me tė. Pėr ne, mė tepėr se dyshimet e tė
parit dhe hamendjet e tė dytit, hėpėrhė mbetet pėr t‘u marrė nė
konsideratė raporti mjekėsor i hartuar nga profesorėt e spitalit tė
Peruxhas, nė tė cilin mbi vdekjen e Ismail Qemalit flitet thjesht pėr
hemorragji cerebrale.

Mbi varrimin e parė

Ismail Qemali vdiq nė njė kohė kur nė Shqipėri, pėr shkak tė
okupacioneve tė huaja, nuk ekzistonte shtypi i lirė shqiptar. Nuk ka
dyshim se vdekja e tij shkaktoi njė dhimbje tė pėrgjithshme nė mbarė
bashkatdhetarėt. Kėtė e dėshmojnė pak organe shtypi qė botoheshin atė
vit, ndonjėra nė Shqipėri e tė tjerat jashtė.
Nikolla Ivanaj nė gazetėn "Koha e Re", qė nxirrte nė Shkodėr, kur
qyteti ndodhej nėn pushtimin ushtarak frėng, shkruante pesė ditė pas
vdekjes sė Ismail Qemalit, mė 31 janar 1919: "Na mbėrriti lajmi i zi si
korbi, i ftohtė si akulli e i mprehtė si shpata e mejdanit: Vdiq Ismail
Qemali i Vlorės." Mė tej: "Historia e Shqipėrisė sė re, nė kohėn e vet
do tė flasė mė gjerė e gjatė pėr kėtė burrė tė shkėlqyeshėm tė atdheut
tonė." N. Ivanaj e mbyllte fjalėn e tij: "Ne, sot i lutemi shpirtit tė
tij qė tė na ndihmojė nė kėtė kohė tė vėshtirė e kritike, ku na lypej
ende trupi e mendja e tij, mė tepėr se kurrė deri sot."
Gazeta "Kuvendi", organ qė dilte njė herė nė javė nė Romė, nėn
drejtimin e Sotir Gjikės, nė shqip e italisht, njoftonte mė 8 shkurt
1919, vdekjen e Ismail Qemalit, me kėto fjalė:
"Mė 26 tė janarit 1919, nė hotel Brufani tė qytetit Perugia (Itali),
vdiq nė duart e tė bijve, Etem e Qazim, Ismail Qemal Bej Vlora,
ish-kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Shqipėrisė e tani pėrfaqėsues
nė Europė i ‘Partisė Politike‘".
Shumėsia e lėndės nuk na jep leje sot tė merremi gjatė me biografinė e
burrit tė shtetit shqiptar. Padyshim, Ismail Qemali do tė zėrė njė faqe
tė gjerė nė historinė e Pėrlindjes shqiptare, se veēanėrisht i shquar
ėshtė roli qė luajti ky burrė me mendje tė madhe i farės sonė.
Ai pati fatin tė ngrejė nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912 flamurin e
mėvetėsisė shqiptare, ngjarje qė e bėri tė mbetet fytyrė historike,
meritė tė cilėn nuk do t‘ia hedhin dot poshtė as kundėrshtarėt e tij mė
tė rreptė.
Kuvendi merr pjesė nė kėtė zi kombėtare e i dėrgon sė fort tė helmuarės familje tė ndjesėpastit ngushėllime tė pėrzemėrta.
Qeveria italiane bėri, nga ana e saj, fort fisnikėrisht, ē‘duhej pėr ta shpėnė trupin e Ismail Qemalit nė Vlorė".
Mihal Grameno, nė njė artikull me titull "Humbja e Ismail Qemalit",
botuar mė 12 mars 1919, nė gazetėn e tij "Koha" (Boston, Mass.),
shkruante ndėr tė tjera:
"Si vetėtima u pėrhap lajmi i hidhur pėr humbjen e Plakut tė
Shqipėrisė, Ismail Qemalit, jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė anėt
e botės.
Ky lajm ishte si rrufeja edhe njė nga mė tė mėdhatė goditje pėr kombin
shqiptar, se humbi burrin mė tė madh qė kishte nxjerrė, pas
Skėnderbeut, Shqipėria. Humbi diplomatin e madh e tė famshėm, humbi
shtyllėn e ēelniktė tė programit kombėtar, humbi Atin e kombit, i cili
e shpėtoi nga rreziku, humbi luanin qė dėrrmoi zinxhirėt e robėrisė dhe
qė ngriti flamurin e Skėnderbeut e shpalli vetėqeverimin e Shqipėrisė.
Jemi shumė tė vegjėl edhe fuqia jonė ėshtė e dobėt qė tė mund tė
pėrshkruajmė veprat e larta dhe tė shenjta qė ka sjellė Plaku i
pavdekur, pėrmbi altarin e atdheut."
Luftėtari rilindės pėrvijon nė artikullin e tij kėtė portret njerėzor
pėr Plakun e Vlorės: "Tek Ismail Qemali pėrmblidheshin gjithė virtytet
e mira, tė cilat mund tė gjenden nė botė." (Gazeta "Koha", Boston,
Mass., 12 mars 1919).
Pėr tė treguar se kishte respekt ndaj Ismail Qemalit, qeveria e Romės
mori pėrsipėr ta zhvillonte varrimin e Plakut tė Vlorės me ceremoni
zyrtare dhe me shpenzimet e veta. Ajo iu pėrgjigj menjėherė ftesės sė
Bashkisė sė Vlorės pėr ta pėrcjellė trupin e Ismail Qemalit pėr nė
qytetin e tij tė lindjes, nė Vlorė. Varrimi i burrit tė shquar nė
Vlorė, qė konsiderohej si Ati i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėrveē
rėndėsisė politike pėrmbante me vete edhe probleme politike. Vlora
ndodhej nėn pushtimin ushtarak italian. Veē kėsaj, Roma e ndiente veten
tė sigurt, se me vendimin qė do tė merrte Konferenca e Paqes qė po
zhvillohej nė Paris do ta aneksonte, nė bazė tė Traktatit tė Londrės,
qytetin e Vlorės sė bashku me rrethinėn e saj. Pasi ta aneksonte, ajo
mendonte ta pėrfshinte krahinėn e Vlorės nė provincėn italiane tė
Puljes. Por, nė Vlorė ekzistonte njė frymė e theksuar patriotike pėr
rezistencė kundėr synimeve italiane. Sikurse pohon njė dėshmitar i
kohės, Sali Hallkokondi, nė njė punim tė botuar nė vitin 1923, komanda
italiane e pushtimit e kishte ndaluar qė mė 17 maj 1916 pėrdorimin e
flamurit shqiptar nė Vlorė, kurse mė 20 gusht 1916 e kishte nxjerrė
jashtė ligjit (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipėrisė sė Re", Vlorė
1923, fq. 241).
Dy muaj para vdekjes sė Ismail Qemalit, mė 28 Nėntor 1918, nė
pėrvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė Kombėtare, nė Vlorė shpėrtheu njė
demonstratė patriotike, gjatė sė cilės Avni Rustemi dhe Bajram Hallkoja
nė fjalimet qė mbajtėn dėnuan synimet imperialiste tė Romės ndaj Vlorės
(Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipėrisė sė Re", Vlorė 1923, fq.
241-242). Si pasojė e kėsaj demonstrate, me dhjetėra qytetarė qenė
burgosur dhe jo pak figura tė shquara ishin internuar nė ishullin e
Sazanit. Nė mėnyrė tė veēantė, komanda e trup-ekspeditės ushtarake
italiane nė Vlorė me nė krye gjeneralin Settimio Piacentini druheshin
se ardhja e arkivolit me trupin e Ismail Qemalit nė Vlorė do tė
shėrbente si shkėndijė pėr manifestime tė reja patriotike. Si rrjedhim,
ajo tregonte shumė kujdes nė organizimin e procesionit tė varrimit tė
trupit tė Ismail Qemalit nė vendlindje dhe nė qytetin ku ai kishte
shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė. Kėshilli bashkiak i qytetit, ku
mbisundonin patriotėt, propozoi qė varri i Ismail Qemalit tė vendosej
nė sheshin qendror tė qytetit, pranė selisė ku ishte shpallur mė 28
Nėntor 1912 Pavarėsia Kombėtare e Shqipėrisė. Por, komanda ushtarake
italiane, duke u kapur pas projektit ende nė studim tė rregullimit tė
sheshit qendror tė qytetit, nguli kėmbė qė trupi tė vendosej nė kalanė
e Kaninės, tė paktėn pėrkohėsisht, aty ku qenė vendosur stėrgjyshėrit e
Ismail Qemalit, pinjollėt e familjes Sinanaj apo tė Sinanpashallarėve,
gjatė shekujve tė kaluar. Madje, ajo vetė mori pėrsipėr organizimin e
ceremonisė sė varrimit, por vuri si kusht qė gjatė procesionit tė mos
shpalosej asnjė flamur kombėtar shqiptar dhe tė mos kishte shpėrthime
patriotike. Ajo kėrkoi gjithashtu tė censuronte dhe fjalimet e
pėrmortshme qė do tė mbaheshin. Pas disa debatesh u arrit marrėveshja e
komandės italiane me kėshillin bashkiak shqiptar, qė gjatė kortezhit
vetėm arkivoli tė ishte i mbuluar me flamurin shqiptar. Kryesia e
bashkisė, nga ana e saj, me qėllim qė t‘i kryente homazh tė madh birit
tė shquar tė Vlorės dhe tė Shqipėrisė, njė homazh tė madh pa incidente,
tė cilat mund tė prishnin varrimin, u lėshoi njė thirrje qytetarėve dhe
fshatarėve tė zonės sė okupuar qė tė merrnin pjesė nė varrim jo me
flamurin kombėtar nė dorė, por ta nderonin nė heshtje patriotin e madh
me praninė e tyre sa mė tė shumtė gjatė ceremonisė sė varrimit.
Nė tė vėrtetė, kėshtu ndodhi. Nga Peruxha, trupi i pajetė i Ismail
Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqėruar nga djemtė e
tij, u nis drejt Brindisit. Aty u vendos mbi luftanijen italiane
"Alpino" dhe arriti nė Vlorė nė mbrėmjen e 10 shkurtit 1919. Atė natė
arkivoli u vendos nė komandėn ushtarake italiane qė ndodhej nė skelė.
Aty qėndroi dy ditė.
Ceremonia e varrimit u krye dy ditė mė pas, ditėn e mėrkurė mė 12
shkurt 1919. Pėrcjellja e trupit nga skela filloi nė orėn 10.00
paradite. Aty qenė tė grumbulluar gjithė popullsia e Vlorės, si edhe
reparte ushtarake italiane me bandėn e tyre muzikore. Kortezhin e
prinin 12 kurora lulesh tė dėrguara nga populli i Vlorės, organet e
qarkut e tė krahinės sė Vlorės, shkollat fillore tė qytetit, qyteti i
Fierit, shoqėria "Djelmoshat e Vlorės". Njė nga kurorat ishte e gazetės
"Kuvendi", nė tė cilėn thuhej: "Ismail Qemal Vlorės! Diplomatit tė
vlerėt". Edhe nė kėtė formulim shihej censura italiane, e cila lejonte
qė Ismail Qemali tė nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarėsisė sė
Shqipėrisė, por si "diplomat i vlerėt".
Kur kortezhi u nis nga skela pėr nė qytet, nė krye qėndronin anėtarėt e
shoqėrisė "Djelmoshat e Vlorės", qė mbanin kurorat. Pas kurorave vinin
anėtarė tė tjerė tė "Shoqėrisė djaloshare". Pas tyre vinte banda
ushtarake, e cila ekzekutonte melodinė e pėrmortshme "Jone" tė
kompozitorit italian Petrella. Mė tutje, njė grup ushtarėsh tė
regjimentit tė 86, si dhe njė repart italian mitraljerėsh. Pas tyre
vinte karroca qė mbante arkivolin e mbėshtjellė me flamurin kombėtar.
Karrocėn e tėrhiqnin gjashtė kuaj tė murrmė. Anės karrocės ecnin dy
rreshta ushtarėsh. Mė pas vinin hoxhallarėt. Pas tyre tre djemtė e
Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini,
kundėradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile tė krahinės,
parėsia e qytetit dhe e qarkut, qytetarėt, nxėnėsit e shkollave fillore
tė qytetit dhe njė tufė ushtarėsh kalorėsie.
Duke ecur me hap tė ngadalshėm, kortezhi i pėrmortshėm arriti nė qytet.
Atė ditė, thotė korrespondenti i gazetės "Kuvendi", Vlora ishte nė zi.
Tregu ishte mbyllur. Nė dyqane qenė ngjitur letra nekrologjie me rrip
tė zi anash, ku ishte shkruar: "Zi kombėtare pėr tė madhin patriot
Ismail Qemalin." Duket se flamurin kombėtar tė ndaluar nga komanda e
pushtimit, qytetarėt vlonjatė e zėvendėsuan me nderimin nėpėrmjet
shpalljeve nekrologjike pėr Ismail Qemalin, "patriotin e madh".
Nėpėr dyert dhe dritaret e shtėpive, shkruante korrespondenti, kishin
dalė gra dhe vajza, pėr tė nderuar "Plakun e Shqipėrisė", disa nga tė
cilat e kishin njohur nė rini. Kur arriti nė tregun e qytetit kortezhi
u ndal. Aty u mbajtėn dy fjalime tė pėrmortshme. Mbi ceremoninė e
varrimit kemi dy burime historike - njė nga autoritetet ushtarake
italiane tė pushtimit, tjetrėn nga kujtime qytetarėsh vlonjatė tė atyre
kohėve.
Nė lidhje me kėtė ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte
Ministrisė sė Jashtme tė Romės po atė mbrėmje: se anija luftarake
"Alpino" arriti nė skelė mbrėmjen e ditės sė hėnė mė 10 shkurt 1919; se
mė 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se
arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela nė orėn 10.00
paradite; se sipas programit tė parashikuar, mori pjesė batalioni i
kėmbėsorisė sė ushtrisė italiane me muzikė e flamuj.
Ai nėnvizonte se nuk pati "asnjė flamur shqiptar, pėrveē atij qė
mbulonte arkivolin. U mbajtėn dy fjalime nga paria shqiptare, tė cilat,
theksonte gjenerali italian, mė ishin bėrė tė njohura mė parė
(sigurisht pėr t‘i censuruar - F. B.). Pjesėmarrja ishte e madhe.
Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjė incident."
Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t,
shėnon nga ana e vet se "mbushesh me hidhėrim mbi varrimin e Ismail
Qemalit, kur mendon se nė qytetin e tij tė lindjes, ku vetėm gjashtė
vjet mė parė patrioti i madh shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė me
entuziazmin e kombit dhe me pėlqimin e Italisė, tani ai nderohej jo nga
ushtarė tė vendit tė tij, por nga trupat ushtarake italiane e qė i
vetmi flamur shqiptar i pranishėm ishte ai qė mbulonte arkivolin e
tij." Pjesė nga ditari i komandės italiane nė Vlorė.
Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, nė orėn e varrimit tėrė
popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anės rrugės nga skela nė
Kaninė nga do tė kalonte arkivoli, ndėrsa fshatarėt mbushėn dhe kodrat.
Sipas dėshmitarėve nga mizėria e fshatarėve kodrat dukeshin si koshere
bletėsh.
Gjenerali italian nuk na thotė se cilėt qenė dy personalitetet qė
mbajtėn fjalimet e pėrmortshme nė tregun e qytetit. Emrat e tyre i
njofton korrespondenti i gazetės "Kuvendi". Ata qenė Jani Minga dhe
Qazim Kokoshi, dy delegatė qė kishin marrė pjesė bashkė me Ismail
Qemalin si pėrfaqėsues tė Vlorės nė Kuvendin Historik qė shpalli
Pavarėsinė Kombėtare, mė 28 Nėntor 1912. Madje, ai na jep edhe fjalimet
e tyre.
Vlorė, 12 shkurt 1919. Pamje nga ceremonia e varrimit tė Ismail Qemalit.
Jani Minga tha ndėr tė tjera: "Popull i pėrzishėm!
Shumė tė brengosur dhe shumė tė vrenjtur tė shoh sot. Jani Minga
Vallė ē‘gjėmė e tmerrshme tė ka ngjarė e ē‘mandatė tė zezė ke dėgjuar?
Pyes me pikėllim shpirti. Pyes me zemėr tė dridhur. Po mjerisht kudo ku
rrotulloj sytė, kudo ku mbaj veshėt njė zė pėrgjigjet pėr ēdo anė, nga
ēdo fytyrė e venitur dhe e shkėmbyer e juaja del njė zė i helmueshėm
dhe i shėmtuar dėgjohet "Vdiq Ismail Qemali! Vdiq Plaku i Vlorės! Plaku
i Shqipėrisė!" Heu! Thuaj mė mirė o i mjerė popull "vdiq burri mė i
madh i Shqipėrisė, luftėtari mė i fortė i mendjes, i ndjenjave dhe i
mendimeve kombėtare, vdiq mburoja mė e fortė dhe mė e madhe e kombit,
vdiq politikani ynė mė i madh dhe diplomati ynė mė i dėgjueshėm nė
fushė tė politikės e tė diplomacisė europiane."
Nga fjala qė mbajti Qazim Kokoshi pėrpara trupit tė Ismail Qemalit,
shkėputim kėto rreshta: "Helmi dhe dėshpėrimi qė goditi gjithė
bashkatdhetarėt nga kjo gjėmė ishin aq tė mėdha sa na pėlqente nė ditėn
e shpalljes sė pavarėsisė Kombėtare,
qė tė mos ta besonim, donim tė shpresonim qė lajmi tė mos ishte i
vėrtetė dhe Ismail Qemali tė mos kishte vdekur qė kėsisoj ai me
gjalljen e tij tė mund tė kryente plotėsisht qėllimin e shenjtė qė
kishte filluar qė nė kohėn e djalėrisė dhe pėr tė cilin kishte marrė nė
sy pėsimet e mėrgimin me shumė rreziqe, me shumė rruajtje e tė kėqija.
Qazim Kokoshi. Por, mjerisht, kėto shpresa nuk u vėrtetuan pse thonjtė
e tmerruar tė vdekjes e rrėmbyen Ismail Qemalin. Njė e tillė humbje,
sidomos nė njė kohė kur atdheu i tij priste shėrbimin mė tė madh,
priste nga fuqia e mendjes sė tij kurorėzimin e tė drejtave dhe tė
dėshirave kombėtare, njė e tillė mynxyrė, nė njė kohė tė tillė, kur
fati i tė gjorit komb shqiptar ėshtė duke u shqyer pėrjetė, na duket se
e shton helmin e dėshpėrimin tonė mė shumė se ēdo herė."
Qazim Kokoshi e mbylli fjalėn e tij kėshtu: "Ismail bej!
Tė pėrunjemi dhe tė sigurojmė qė Shqipėria, ndonėse e vogėl, e varfėr
dhe e paditur, tė ēmon dhe kujtimin tėnd do ta ketė si rrėnjė tė
idealit tė saj."
Pas fjalimit tė tyre, ushtria italiane i bėri nderimin e fundit Ismail
Qemalit, duke ekzekutuar himnin mbretėror, sigurisht tė Italisė. Qė
kėtej reparti i kalorėsisė italiane sė bashku me tė parėt e fesė,
parėsinė e qytetit e njė masė e madhe qytetarėsh vlonjatė e shoqėruan
arkivolin drejt e nė Kaninė, ku u varros. Nė kėtė mėnyrė mori fund dhe
ceremonia e varrimit.

Rivarrimi i trupit tė Ismail Qemalit

Varrimi i Ismail Qemalit nė Kaninė u bė, sikurse u tha, nė kundėrshtim
me dėshirėn e parisė sė Vlorės, e cila ngulte kėmbė qė varri tė
vendosej nė qendėr tė qytetit. Nuk dimė nėse ishte i saktė apo pretekst
argumenti qė pėrdori komanda italiane se Ismail Qemali nuk mund tė
varrosej hėpėrhė nė qendėr tė qytetit tė Vlorės, sepse plani rregullues
i qytetit ende nuk ishte miratuar. Nė tė vėrtetė, mė 1919-n nė emėr tė
planit rregullues tė qytetit, nuk dimė bashkia apo komanda italiane,
dha urdhėr qė tė prishej ndėrtesa ku qe mbajtur Kuvendi Kombėtar i
Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912, dhe ta kthente truallin e saj nė sheshin
qendror tė qytetit ose nė lulishte popullore. Kjo mbetet pėr t‘u
sqaruar. Nė tė vėrtetė, edhe pasi u krijua sheshi qendror, i cili sot
mban emrin Sheshi i Flamurit, ēėshtja e varrit tė Ismail Qemalit mbeti
pėr mė tepėr se njė dhjetėvjeēar nė heshtje. Vetėm nė vitin 1932
qeveria e Tiranės vendosi ta rivarroste Ismail Qemalin nė qendėr tė
qytetit. Rivarrimi u caktua tė bėhej mė 28 Nėntor 1932 me rastin e
20-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.
Zyrtarisht nismėn e mori mbreti Zog. Varri i ri u caktua nė Sheshin e
Flamurit, afėrsisht aty ku Ismail Qemali kishte shpalosur pėr tė parėn
herė mė 28 Nėntor 1912 flamurin kombėtar. Me organizimin e varrimit u
ngarkua prefekti i Vlorės, Abedin Nepravishta. Edhe pėr kėtė ceremoni
kemi njė reportazh, pak a shumė tė plotė, drejtuar gazetės "Besa" qė
botohej nė Tiranė, nga korrespondenti i saj nė Vlorė. Emri i
korrespondentit edhe nė kėtė rast nuk thuhet.
Ismail Qemali me nipėrit e tij
Njoftimet qė pėrmban korrespondenca e botuar tė nesėrmen e ceremonisė,
mė 29 Nėntor 1932 nė gazetėn "Besa" e ndriēojnė relativisht mirė
madhėshtinė e shpėrnguljes sė eshtrave tė Ismail Qemalit nga kalaja e
Kaninės nė qendėr tė Vlorės.

Mė 28 Nėntor 1932 Vlora ishte zbukuruar nga tė katėr anėt me flamuj
kombėtarė. Kėtė radhė kishte dy motive: tė pėrkujtonte 20-vjetorin e
ngjarjes sė madhe historike dhe tė nderonte Plakun e Vlorės, emri i tė
cilit ėshtė i lidhur sa askush tjetėr me shpalljen e pavarėsisė
kombėtare. Vlorė, Monumenti pėr nder tė Ismail Qemalit
Korrespondenti na njofton se kur autoritetet qeveritare zunė vend nė
tribunėn e ngritur posaēėrisht nė Sheshin e Flamurit, brohoritje
shpėrthyen nga populli i shumtė qė ishte mbledhur rreth e rrotull
sheshit. Pas fjalės sė rastit nga prefekti dhe pas ekzekutimit nga
banda muzikore e himneve kombėtare dhe mbretėrore, kortezhi i kryesuar
nga autoritetet shtetėrore dhe pėrfaqėsitė e ndryshme tė qytetit,
bashkė me nxėnėsit e shkollave dhe me qindra qytetarė, u nisėn nė
pelegrinazh drejt Kaninės. Kur kortezhi arriti nė Kaninė, u hap varri
dhe trupi i Ismail Qemalit, pjesėrisht i tretur, u rivendos nė njė
arkivol tė pėrgatitur posaēėrisht. Nė atė ēast, biri i Ismail Qemalit,
Et‘hem Vlora, ia dorėzoi prefektit tė qytetit flamurin qė kishte
shpalosur Ismail Qemali mė 28 Nėntor 1912, pėr t‘ia dhuruar Ministrisė
sė Arsimit, e cila do ta vendoste nė Muzeun Kombėtar. Pastaj, arkivoli
i shoqėruar nga njė kortezh i madh
njerėzish dhe nga 40 kurora tė dėrguara nga sovrani, qeveria, Parlamenti, prefektura, nga bashkitė dhe nga trupi
konsullor, u nis pėr nė Vlorė.
Rruga Vlorė - Skelė nga ka kaluar kortezhi i pėrmortshėm. Fotografi e vitit 1912
Gjatė rrugės pėr nė Vlorė, kortezhin e paraprinte banda muzikore, e
cila ekzekutonte marshe funebėr. Nė reportazh thuhet: "Kur kortezhi
funeral arriti para ndėrtesės sė Teatrit tė Qytetit, trupat
paraushtarake tė Vlorės e pritėn me nderime dhe pastaj duke u bashkuar
edhe kėta me popullsinė e shumtė qė ishte mbledhur aty, morėn drejtimin
pėr nė lulishten ku ishte pėrgatitur varri dhe pėrmendorja e veteranit,
e cila pėrfytyronte ushtarin e panjohur tė kombit tonė si mbrojtės i
flamurit."
Para se arkivoli tė vihej nė varr, i dėrguari i posaēėm i mbretit,
gjenerali Leon de Ghilardi, zbuloi monumentin e luftėtarit mbuluar me
njė napė tė zezė. Dihet se monumentin e kishte realizuar skulptori i
njohur Odhise Paskali. Paraqiste, sikurse shihet edhe sot, njė
luftėtar, pėrfaqėsues i ēetave patriotike tė Rilindjes Kombėtare, nė
njėrėn dorė flamurin dhe nė tjetrėn pushkėn. Sipas autorit tė
skulpturės, luftėtari nė atė pozicion simbolizonte brezat shqiptarė, tė
cilėt e sigurojnė Plakun e Vlorės tė prehet i qetė se ata janė tė
vendosur ta mbrojnė me armė veprėn e tij madhore - Flamurin Kombėtar qė
simbolizon pavarėsinė e Shqipėrisė.
Pasi u zbulua monumenti, gjeneral Ghilardi mbajti njė fjalė, nė tė cilėn tha ndėr tė tjera:
"Sot, kur populli shqiptar i pėrfaqėsuar nga tė gjitha anėt e Atdheut
tonė, ėshtė mbledhur nė kėtė qytet historik pėrpara varrit tė Ismail
Qemalit, patriotit tė shquar tė historisė sonė bashkėkohore, nė emėr tė
Lartmadhėrisė sė Tij mbretit vij pėr tė shfaqur ndjenjat e mirėnjohjes
pėr veprėn patriotike e madhėshtore qė tash njėzet vjet mė parė Ismail
Qemali, i rrethuar prej shumė patriotėve shqiptarė, kreu duke ngritur
nė kėtė qytet shenjėn e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Atdheut tonė,
flamurin e bekuar me tė cilin kėputi hekurat e robėrisė." Gjenerali
Leon de Ghilardi
Gjenerali e mbylli nderimin e tij me kėto fjalė: "Me respektin mė tė
thellė, duke kujtuar edhe njė herė veprėn patriotike tė Ismail Qemalit,
pėrpara hijes sė tij tė prekshme dhe tė kujtimit tė tij tė
paharrueshėm, pėrulem edhe depozitoj kėtė tufė lule. Rroftė Shqipėria!
Rroftė populli shqiptar!"
Pas fjalės sė tij u krye ceremonia e varrimit dhe mbi varr u vendosėn
gjithė kurorat me radhė. Pas varrimit fjalėn e mori ministri i Arsimit,
Hilė Mosi, i cili nė rininė e tij i kishte qėndruar afėr Ismail
Qemalit. Ai tha ndėr tė tjera: "Vėllezėr shqiptarė,
Sot mbushen plot njėzet vjet qė kur se Ismail Qemali, njė nga bijtė mė
tė ēmuar tė kėsaj Vlore trime, mu kėtu nė kėtė shesh shpalli
vetėsundimin e Shqipėrisė edhe valėviti nė ajrin e lirė flamurin tonė
tė shenjtė kombėtar.

Vlorė. Kurorat e vendosura mbi Monumentin e Ismail Qemalit
Me kėtė vepėr, Shqipėria, e cila pėr mė shumė se katėr shekuj kishte
lėnguar nėn zgjedhėn e huaj, nė mes tė zjarrit tė luftės ballkanike,
nėn udhėheqjen e njė plaku, i cili pėr sė afėrmi i kishte ndjekur
lėvizjet kombėtare tė rilindjes, qysh mė 28 Nėntor 1912 u shpall si
shtet i lirė e i pavarur."
Mė tej vazhdoi: "Kėtė shtatore, qė hijeshon varrin e Ismail Qemalit e
qė simbolizon flamurin kombėtar, si edhe ata luftėtarė qė ranė theror
pėr nder tė tij, e deklarojmė monument kombėtar, edhe mirėmbajtjen e
ruajtjen e saj ia ngarkojmė prefektit tė Vlorės si kryetar i kėshillit
arsimor. Hilė Mosi
Shqiptarė! Pėr njė ēast t‘i mbledhim zemrat tona rreth kėtij veterani
dhe t‘i betohemi se atė flamur qė dora e tij shkundi nga pluhuri i
robėrisė, ne do tė jemi gjithnjė gati ta mbrojmė e ta lartėsojmė me
mendjen, me zemrėn edhe me gjakun tonė."
Pas Hilė Mosit foli kryetari i Parlamentit, Eshref Frashėri, fjalėn e
tė cilit gazeta nuk e ka riprodhuar. Mė pas fjalėn e mori prefekti i
Vlorės, Abedin Nepravishta, i cili lexoi dhe mesazhin e mbretit
drejtuar Bashkisė sė Vlorės, nė tė cilin thuhej:
"Me kėnaqėsinė mė tė madhe marr pjesė nė gėzimin e popullit tė Vlorės,
nė kėtė ditė tė shenjtė pėr kombin tonė. Sakrificat qė ka bėrė populli
i Vlorės pėr pavarėsinė dhe pėr mbrojtjen e Atdheut, janė fakte
patriotizmi tė paharrueshme. Siguroni popullin kreshnik tė Vlorės se
bashkė me patriotin e madh tė Kombit tonė, Ismail Qemalin, tė gjithė
dėshmorėt janė gjallė nė shpirtin tim."
Abedin Nepravishta
Ceremonia u mbyll me parakalimin e nxėnėsve dhe paraushtarakėve. Pastaj
qytetarėt u shpėrndanė, e mbyll korrespondencėn e vet gazeta, duke
kėnduar kėngė patriotike.
Edhe pse nė reportazhin e gazetės "Besa" nuk thuhet, dihet nga burime
tė tjera se ditėn e rivarrimit tė Ismail Qemalit, mė 28 Nėntor 1932,
djaloshi i ri nga Dhėrmiu i Himarės, Petro Marko, i cili mė vonė do tė
bėhet poet dhe shkrimtar i njohur, recitoi kėtė sonet prej 14 vargjesh
kushtuar Ismail Qemalit:

Petro Marko

FATOS, burimi qė ēele po shtohet,
Dhe nuk do shteret jo, bota t‘humbasė!
Sa zėri i qiellit - fundi! - tė bėrtasė
- Drita e diellit mbi dhe tė pushohet! -

Vepra e jote, pėrdita ndriēohet!
Po ti o Burrė, na ike pa gas,
Na le pėrjetė, po ti le pas
Lirinė, Lirinė qė Kombi lėvdohet.

Heshtur ti prehesh mejtuar nė varr,
Dhe shqipja e lirė flutron si e marrė,
Vėrtitet nga brigjet nė fush‘ e nė mal,

Zemrat shqiptare pėrvlohen si zjarr!
Pa digjet dhe Vlora, djepi ku u shpall
Idea jot‘ e shenjt‘ o Ismail Qemal!

Qė nga ajo kohė e kėtej, varri i Ismail Qemalit nė Vlorė, nderohet ēdo
vit me tufa lulesh nga qeveritarė dhe qytetarė, nga tė rinj dhe tė
reja, me pėrulje para varrit tė tij. Para varrit tė tij pėrulen
bashkatdhetarėt e tij dy herė nė vit - jo vetėm nė ditėlindjen e tij,
mė 24 janar, por edhe nė ditėn e veprės sė tij historike, 28 Nėntor
1912.
Mė 1972 u ngrit nė Sheshin e Flamurit nė Vlorė, njė tjetėr monument
kombėtar, Monumenti i Pavarėsisė, vepėr e pėrbashkėt e skulptorėve
Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadėri, nė qendėr tė sė cilės
qėndron Ismail Qemali me patriotė tė tjerė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ismail Qemali

Mesazh nga Kle@Love prej Tue 11 May 2010, 16:37


Kur Ismail Qemali u nis nga Stambolli
pėr nė Bukuresht, Lufta e Parė Ballkanike kishte hyrė nė fazėn e fundit.
Ushtria osmane e thyer po mundohej mė kot t‘i bėnte ballė sulmit tė
ushtrive ballkanike. Parimi i ruajtjes sė status-kuosė, i pranuar nga
Fuqitė e Mėdha pa plasur mirė lufta, ishte tashmė njė kartė e djegur.
Qėllimet “parimore” tė fillimit tė luftės nga Aleatėt Ballkanikė, ia
kishin lėnė vendin kontradiktave mes tyre nė lidhje me ndarjen e
trashėgimisė osmane. Ecuria e luftės dhe pėrparimi i ushtrive ballkanike
nė viset shqiptare, jo vetėm shqetėsoi, por edhe ndėrgjegjėsoi mė shumė
Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Kishte ardhur koha pėr veprime konkrete
dhe tė shpejta, nė mėnyrė qė Shqipėria tė kishte tė ardhme politike, nė
tė kundėrt, gjasat ishin qė ajo tė copėtohej mes shteteve fituese
ballkanike.
Merita e Ismail Qemalit dhe e mbėshtetėsve tė tij qėndronte pikėrisht
nė vlerėsimin e drejtė tė njė situate tė tillė, vlerėsim qė solli mė
pas reagimin nė kohėn dhe vendin e duhur pėr shpalljen e pavarėsisė. Po
pse Ismail Qemali shkoi nga Stambolli nė Bukuresht?
Pėrveē arsyes qė lidhet me mbėshtetjen qė ai, me tė drejtė, mendonte
se do tė gjente te shqiptarėt e kolonisė sė Bukureshtit, mendoj se ka
edhe njė arsye tė dytė. Ajo mendoj se lidhet direkt me planin qė Ismail
Qemali pretendonte tė realizonte. Lufta Ballkanike sigurisht qė do tė
sillte njė ripėrcaktim tė kufijve nė Ballkan. Sipas tij, zgjerimi i
frontit sllav ishte evident. Nė njė situatė tė tillė, Rumania, Shqipėria
dhe Greqia duhej tė ishin pjesė e frontit tė dytė nė Ballkan. Kėshtu,
sė afėrmi Ismail Qemali mendonte se Ballkani do tė ndahej nė dy kampe:
nga njėra anė vendet sllave Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi, nga ana
tjetėr Rumania, Shqipėria dhe Greqia. Vetėm kėshtu ai mendonte se do tė
mund tė arrihej njė lloj ekuilibri nė Ballkan.
Dėshira pėr vendosjen e njė ekuilibri tė tillė ishte, sipas tij, njė
nga arsyet pse Austro-Hungaria ishte aq e vendosur pėr tė ruajtur
pavarėsinė e Shqipėrisė. Pėr jetėsimin e njė ekuilibri tė tillė, krijimi
i Shqipėrisė ishte domosdoshmėri dhe ai nuk duhej mbėshtetur vetėm nga
Austro-Hungaria dhe Fuqitė e tjera tė Mėdha, por tė paktėn edhe nga
Rumania dhe Greqia.
Menjėherė sapo mbėrriti nė Bukuresht, Ismail Qemali u takua me
ministrin e Jashtėm rumun, Take Ionesku, i cili e siguroi pėr
mbėshtetjen qė Rumania do t‘i jepte ēėshtjes shqiptare. Ndėr tė tjera ky
interes lidhej edhe me popullsinė vllahe, tė cilėn ajo pretendonte ta
shkėpuste nga ndikimi grek, duke e bėrė pjesė tė shtetit tė ardhshėm
shqiptar. Ismail Qemalit i mbetej pėr tė konfirmuar mbėshtetjen pėr
ēėshtjen shqiptare nga Fuqitė e Trepalėshit dhe Greqia.
Javėn e parė tė nėntorit, Ismail Qemali i shoqėruar nga Luigj
Gurakuqi e Kristo Meksi, la Bukureshtin dhe iu drejtua Vjenės, ku
mendohej se do tė gjenin mbėshtetje pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Nė
takimet qė Ismail Qemali zhvilloi me pėrfaqėsuesit austriakė e italianė,
u bind se kishte ardhur koha pėr ta lėnė mėnjanė autonominė dhe pėr tė
kaluar drejt pavarėsisė. Pasi arriti tė sigurojė mbėshtetjen e tyre,
mbetej pėr tė biseduar edhe me qeverinė greke. Nėse ajo mbėshteste
pavarėsinė e Shqipėrisė, rruga pėr diskutime tė mėtejshme me Greqinė
mbetej e hapur.
Ashtu sikurse kishte ndodhur edhe nė momente tė tjera tė rėndėsishme
pėr shqiptarėt, Ismail Qemali nuk kishte hezituar tė kėrkonte
mbėshtetjen e Greqisė zyrtare. Ai vazhdonte tė mendonte se qeveria greke
po pėrkrahte luftėn e popullit shqiptar dhe tė besonte se ajo do tė
mbėshteste interesat e pėrbashkėta tė Greqisė dhe tė Shqipėrisė. Nė
fakt, Mbretėria Greke ishte nė dijeni tė lėvizjeve tė Ismail Qemalit. Qė
mė 6 nėntor tė 1912-ės, fill pas mbledhjes qė Ismail Qemali bėri me
pėrfaqėsues tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, ambasadori grek atje
kishte njoftuar Ministrinė e Jashtme mbi qėllimin e Ismail Qemalit pėr
tė mbledhur nė Vlorė anėtarėt e komiteteve brenda dhe jashtė Shqipėrisė
nė njė kuvend kombėtar, i cili do tė themelonte njė qeveri tė pėrkohshme
nė krye tė sė cilės do tė ishte ai vetė.
Nė takimin e mesit tė nėntorit tė vitit 1912, Ismail Qemali vuri nė
dijeni ministrin e Jashtėm grek, nėpėrmjet ambasadorit grek nė Vjenė, nė
lidhje me iniciativėn e tij pėr shpalljen e pavarėsisė dhe mbėshtetjen
qė kishte arritur tė siguronte nga Austro-Hungaria. Qeveria shqiptare qė
do tė krijohej prej tij, nuk do tė merrte pjesė nė luftėn ballkanike.
Nė atė kohė Greqia, nė dallim nga Serbia, nuk kishte zbarkuar ende
fuqishėm nė territoret shqiptare.
Ajo vetėm kishte rrethuar Janinėn. Nėpėrmjet njė njoftimi tė tillė,
Ismail Qemali duket se synonte nga njėra anė tė ndalte okupimin e
territorit shqiptar nga ushtria greke dhe nga ana tjetėr tė qetėsonte
disi Greqinė nė lidhje me pjesėmarrjen e shqiptarėve nė luftė si pjesė e
ushtrisė osmane. Duke qenė i vetėdijshėm nė lidhje me problemet qė mund
tė shkaktonte ēėshtja e kufijve greko-shqiptare, ai i kėrkoi Greqisė
njohjen e qeverisė sė tij me rezervėn e njė pėrcaktimi tė kufijve nė tė
ardhmen.
Nė kėmbim tė predispozitave tė mira qė Greqia do tė shprehte ndaj
Shqipėrisė, kjo e fundit merrte pėrsipėr tė mbėshteste Greqinė kundėr
koalicionit sllav. Kjo mbėshtetje tė lė tė mendosh se Ismail Qemali
vazhdonte ende tė besonte nė planin e tij pėr krijimin e njė fronti
antisllav, duke dashur ta shkėpuste Greqinė nga koalicioni ekzistues
ballkanik dhe ta bėnte pjesė tė tij. Por a ishte e gatshme Greqia tė
mbėshteste shqiptarėt nė njė ndėrmarrje tė tillė, tepėr tė rėndėsishme
pėr tė ardhmen politike tė viseve tė tyre?
Brenda zyrtarėve grekė kishte njė rrymė qė mbante njė qėndrim mė
realist ndaj shqiptarėve. Ajo promovohej nga drejtori i zyrės shqiptare
nė Ministrinė e Jashtme Greke, njėkohėsisht edhe kėshilltar politik i
komandantit tė ushtrisė sė Epirit, Sahturis. Ai ishte njohės shumė i
mirė i ēėshtjes shqiptare, madje ishte edhe hartues i disa raporteve e
studimeve tė hollėsishme nė lidhje me tė, pėr qeverinė greke. Duke
mbėshtetur shqiptarėt pėr shpalljen e pavarėsisė nė Vlorė, Sahturisi dhe
pėrkrahėsit e tij pretendonin tė evitonin njė pushtim tė mundshėm tė
Vlorės prej Italisė dhe njėkohėsisht t‘i tregonin Evropės dhe pjesės
dėrrmuese tė shqiptarėve qėllimet e mira qė Greqia kishte duke ndihmuar
nė themelimin e shtetit shqiptar, por pa toleruar nė ēėshtjet kufitare.
Nėpėrmjet njė ndihme tė tillė, ajo rrymė mendonte tė shkėpuste
Shqipėrinė nga ndikimi i Austro-Hungarisė dhe mbi tė gjitha nga ai i
Italisė.
Por mbledhjet e qeverisė treguan se mendimet e Sahturisit ishin
pakicė. Ato u mbėshtetėn vetėm nga njė ministėr. Tė gjithė tė tjerėt
ishin kundėr.
Qėndrimin i qeverisė greke nė lidhje me shpalljen e pavarėsisė sė
Shqipėrisė, e shpreh pėrgjigjja e datės 16 nėntor 1912, qė qeveria greke
i transmetoi konsullit grek nė Trieste, pėr Ismail Qemalin.
“T‘i thuash – i rekomandonte ai – se nuk ke marrė ende orientime nga
qeveria jote, por je i mendimit se qeveria greke do tė duhej tė njihte
kufijtė e Shqipėrisė”.
Nė pamje tė parė tė duket se njė tekst i tillė mbėshtet shqetėsimin
qė kishte edhe Ismail Qemali, pra atė tė kufijve. Pėrgjigjja tė krijon
pėrshtypjen se Greqinė nuk e shqetėsonte akti i shpalljes sė pavarėsisė.
Duket se kėshtu u kuptua ajo edhe nga Ismail Qemali. Nė takimin qė ai
pati me konsullin austriak nė Durrės, para se tė nisej pėr nė Vlorė, i
konfirmoi atij premtimin qė qeveria greke i kishte bėrė atij pėr
shpalljen e pavarėsisė. Duket se qeveria greke nuk ishte e gatshme tė
deklaronte hapur qėndrimin e saj. Jam e prirur tė mendoj se pavarėsisht
simpative reciproke qė ajo dhe Ismail Qemali kishin pasur nė vazhdimėsi
pėr njėritjetrin, qeveria greke nuk ishte e gatshme ta mbėshteste
pavarėsinė e Shqipėrisė, pėr shkak tė marrėdhėnieve tė afėrta me
Serbinė, qėndrimit qė ajo kishte marrė tashmė nė mbėshtetje tė planit
serb pėr copėtimin e territoreve shqiptare dhe frikės se shqiptarėt do
tė kėrkonin qė territoret jugore tė pretenduara prej saj tė ishin pjesė e
shtetit shqiptar. Por, ajo nuk kishte as fuqi qė ta pengonte shpalljen e
saj, sepse Ismail Qemali kishte siguruar mbėshtetje ndėrkombėtare tė
Fuqive tė Trepalėshit.
Nė njė situatė tė tillė, qeveria greke u pėrpoq ta vononte shpalljen e
pavarėsisė, tė paktėn deri nė mbajtjen e Konferencės sė Londrės. Nė
mungesė tė reagimit shqiptar, Austro-Hungaria dhe Italia do ta kishin mė
tė vėshtirė tė mbronin ēėshtjen shqiptare dhe fqinjėt mė tė lehtė pėr
tė legjitimuar pretendimet e tyre nė viset shqiptare.
Njė politikė e tillė u shpreh sė pari nė mosheqjen e bllokadės sė
Vlorės, duke e detyruar anijen austriake me Ismail Qemalin nė bord, tė
drejtohet pėr nė Durrės.
Sė dyti, nė atmosferėn penguese qė atij iu rezervua nė Durrės nga
mitropoliti i qytetit, Jakovi. Qėndrimet e tij si ndaj shpalljes sė
pavarėsisė, ashtu edhe ndaj pushtimit tė qytetit nga ushtria serbe,
ishin nė mbėshtetje tė politikės greke. Zbritja e ushtrisė serbe nė
Durrės shikohej nga shtypi grek, si faktor frenues i aktit tė Shpalljes
sė Pavarėsisė. I cilėsuar nga njė pjesė e konsiderueshme e shqiptarėve
si “nacionalist anadollak”, Jakovi, nė marrėveshje me autoritetet osmane
tė qytetit, doli nė mbrojtje tė sistemit tė vjetėr osman, duke
kundėrshtuar hapur ngritjen e flamurit shqiptar nė Durrės nga Ismail
Qemali.
Meshat e mbajtura prej tij kishin lėnė mėnjanė punėt fetare pėr t‘u
pėrkushtuar punėve politike. Nė to, Ismail Qemali cilėsohej tė ishte njė
fanatik mysliman e aventurier dhe Pavarėsia e Shqipėrisė, si prishėse e
harmonisė mes tė krishterėve e myslimanėve.
Me asistencėn edhe tė konsullatės greke nė Durrės, ortodoksėve tė
qytetit iu ishte bėrė thirrje pėr t‘i mbajtur shpresat te pushtimi i
shpejtė i qytetit nga forcat serbe. Ndėrkohė, me anė fletushkash,
tregtarėve ortodoksė durrsakė u bėhej thirrje ta shihnin me kėnaqėsi
pushtimin e qytetit nga serbėt, sepse komanda serbe do t‘u jepte atyre
pėrkrahje.
Jakovi, sė bashku me njė kryqėzor grek, ishte nga pritėsit e parė tė
serbėve nė Durrės. Parullat e hedhura nga besnikėt e tij shprehnin hapur
kėnaqėsinė e pushtimit tė qytetit nga serbėt. Nė fakt, Greqia,
megjithėse e dėshiroi vonesėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė,
pa dashjen e saj ka gjasa tė ketė ndikuar nė tė kundėrtėn. Nga njė
material i gjetur nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė fondin e Ismail
Qemalit, Kuvendi i shqiptarėve, i cili do tė shpallte pavarėsinė, pritej
tė mbahej ditėn e hėnėn, mė 2 dhjetor 1912.
Mbajtja e tij nė atė datė sipas materialit nė fjalė, lidhej me
ardhjen e Myfid Libohovės nga Janina, ku kishte shkuar tė takonte
komandantin e ushtrisė osmane, Esat pashė Janinėn dhe kishte arritur tė
shmangte arrestimin e Ismail Qemalit nga forcat osmane. Duke tentuar tė
priste lidhjen telegrafike nėnujore, Vlorė-Otranto, e cila pretendohej
se pėrdorej nga organet osmane pėr tė transmetuar lajme tė rėndėsishme
ushtarake, Greqia duhet t‘i ketė detyruar shqiptarėt tė shpejtonin
mbajtjen e Kongresit, pa pritur ardhjen e Myfit Libohovės dhe tė njė
pjese tė delegatėve.
Tė vėnė nė dijeni mbi pėrpjekjen greke, pėrfundimi me sukses i sė
cilės shkėpuste edhe lidhjen e Vlorės me botėn e jashtme dhe pengonte
njoftimin e shpalljes sė pavarėsisė, delegatėt shqiptarė, tė mbledhur nė
Vlorė shpallėn pavarėsinė e Shqipėrisė disa ditė pėrpara, tė enjten mė
28 Nėntor 1912.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ismail Qemali

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi