» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Bajram Curri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bajram Curri

Mesazh nga Naki prej Fri 27 Feb 2009, 06:13

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Bajram Curri
Emri:Bajram
Mbiemri:Curri
Emri alternativ:
Profesioni:Diplomat, Ushtarak
Ditėlindja:1862
Vendlindja:Gjakovė
Ditėvdekja:29 mars 1925
I vrarė nga serbomalazezėt
Vendvdekja:Dragobi
Nėnshtetėsia:Shqiptar
Bajram Curri lindi mė 1862 nė Gjakovė; vdiq mė 29 mars 1925 nė Dragobi. Ka qenė atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhėheqės i lėvizjes pėr ēlirimin e bashkimin kombėtar tė vendit, Hero i Popullit.U brumos me idetė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė viteve 1899-1900. Udhėheqės i lėvizjes antiimperialiste nė Kosovė dhe njė nga prijėsit kryesorė tė Mbledhjes sė Ferizajt, tė korrikut 1908, ku pėrkrahu kėrkesėn pėr vendosjen e kushtetutės. Ndihmoi nė themelimin e klubeve e tė shkollave shqipe nė Kosovė, mbrojti alfabetin e gjuhės shqipe tė vendosur nė Kongresin e Manastirit. Nėnkryetar i klubit "Bashkimi" tė Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Mbishkodrės tė vitit 1911, u bėri njė qėndresė tė fortė ushtrive osmane nė Qafėn e Morinės.Nė maj tė vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes sė Junikut, mori pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė armatosur, u shqua si njė nga komandantėt e talentuar popullorė qė theu ushtritė osmane nė Qafėn e Prushit e nė fushėn e Kosovės. Sė bashku me Hasan Prishtinėn, Isa Boletinin e Idriz Seferin nė krye tė forcave kryengritėse hyri nė Shkup, duke ēliruar nga zgjedha osmane gjithė vilajetin e Kosovės. Pas 1912 punoi nė Kosovė pėr mbrojtjen e shtetit tė pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Londrės tė 1913 qė lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar Kosovėn dhe vise tė tjera shqiptare dhe luftoi pėr bashkimin e tyre me atdheun. Nė vitin 1913 qe njė nga drejtuesit e kryengritjes sė armatosur popullore nė Kosovė kundėr zgjedhės serbomalazeze. Nė vitin 1914 mori pjesė nė luftėn kundėr veprimeve antikombėtare e separatiste tė Esat Pashė Toptanit nė Durrės.Nė vitin 1918 u zgjodh anėtar i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" dhe u bė njė nga udhėheqėsit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dėrgoi njė protestė Konferencės sė Paqes nė Paris (1919) nė tė cilėn kėrkonte qė tė njiheshin tė drejtat e Shqipėrisė dhe qė popullsisė shqiptare nė Kosovė t'i jepej e drejta tė shprehte lirisht aspiratat kombėtare. Mė 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisė sovjetike njė promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do t'i bėnte njė vlerėsim tė drejtė ēėshtjes sė kufijve tė Shqipėrisė. Hyri nė lidhje me udhėheqėsit e lėvizjeve revolucionare tė popujve ballkanikė qė vuanin nėn zgjedhėn e monarkisė serbomadhe. Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit Kombėtar, i cili e caktoi ministėr pa portofol tė qeverisė dhe komandant tė pėrgjithshėm te forcave tė armatosura. Ai udhėhoqi veprimet ushtarake pėr shtypjen e lėvizjes esatiste. Kuptoi shpejt rrezikun qė i sillte vendit forcimi i pozitave tė Ahmet Zogut nė shtetin shqiptar, iu kundėrvu atij qysh nė fillim dhe u radhit nė krahun e forcave demokratike qė luftonin kundėr ēifligarėve reaksionarė. Nė dhjetor 1921 u caktua Komandant i Pėrgjithshėm i forcave tė armatosura nė qeverinė e Hasan Prishtinės. Pas marrjes sė pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos nė Krasniqe nga ku vazhdoi luftėn nė gjirin e malėsorėve tė Veriut. Mori pjesė nė Lėvizjen e Marsit tė vitit 1922 kundėr Ahmet Zogut dhe forcave reaksionare. Krijoi njė zonė tė lirė nė Malėsinė e Gjakovės (Tropojė) nga ku kėrcėnonte qeverinė reaksionare tė Tiranės dhe bashkėpunoi me ēetėn e Azem Galicės qė luftonte nė Kosovė pėr ēlirim kombėtar. Ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė forcave demokratike revolucionare qė shpartalluan repartet zogiste dhe i hapėn rrugėn fitores sė Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924. Nė vjeshtė tė vitit 1924 shkoi nė Gjenevė pėr tė paraqitur para Lidhjes sė Kombeve ēėshtjen e tė drejtave tė popullsisė shqiptare tė Kosovės tė shtypur egėrsisht nga serbomėdhenjtė. E vazhdoi luftėn kundėr reaksionit tė brendshėm dhe shovinistėve serbė edhe pas shtypjes sė Revolucionit tė Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentėt e shovinistėve serbė nė Dragobi, mė 29 mars 1925.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Vizitor prej Thu 18 Feb 2010, 22:01

Nė njė nga ditėt e acarta tė kėtij fillimviti, nė njė kafene tė qytetit
tim, afrohet njė bashkėqytetar i thjeshtė e me droje nxjerr nga xhepi i
njė xhupi prej meshini tė vjetruar, pak si vjedhurazi, njė pako tė
vogėl tė mbėshtjellė. "Mund ta hapėsh e ta lexosh nė shtėpi ose nė
zyrė, e nėse ka ndonjė vlerė, shkruaj diēka nė gazetė. "Pėr momentin u
befasova dhe u hutova, pasi nuk kuptova se ēka fshihej nė atė
mbėshtjellėse gazete. Aq foli, e nuk pranoi tė pinte as kafe, por iku
pėr t'u takuar tė nesėrmen e pėr t'ia kthyer pakon, siē u shpreh ai.
Kur shfletova atė mbėshtjellėse gazete, mė doli e m'u duk si ėndėrr,
njė pasaportė paksa e zhubravitur nga vitet (e lėshuar nė vitin 1924,
pra para 85 vjetėsh), ku shkruante me njė shkrim me bojė dhe kaligrafi
shumė tė bukur, siē shihet nė foto: z. Bajram Curri, me nr .269, me 24
faqe, dygjuhėsh, e me shkrimin e shtypit nė faqen e parė: "N'emėn tė
Shtetit Shqyptar, gjithė auktoritetet civile e ushtėrore janė tė lutun
me e lane tė kalojė lirisht". Pėrsėri me kaligrafi dore shumė tė bukur,
shkruhet: "Tiranė, mė 4 / IX / 1924, i vjefshėm pėrnjėmot. Nėnshkrimi i
kryetarit tė zyrės, B. Rusi, vula.

Pasaporta

Nė faqen e dytė janė gjenealitetet e mbajtėsit tė pasaportės 1-vjeēare pėr Europė, nė vitin 1924. Nė tė shkruhet
Bajram Curri;
Emni i t'et: Shaqir
Emni i s'amės: Hava
Data e lindjes: 1866
Vendi i lindjes: Gjakova
Banimi: Tirana
Profesia: pronar
Udhėton pėr: Europė

Qėllimi i udhėtimit: pėr shendetsi

Mė poshtė ėshtė vula e prefekturės sė Tiranės. Nė faqen e tretė,
shėnime, janė tė dhėna pėr shtatin, moshėn, ballin, sytė, hundėn,
gojėn, mjekrėn, mustaqet dhe ngjyra, tė cilat janė shkruar pėr
58-vjeēarin Bajram Curri. Nė faqet nė vijim, te faqja 4 dhe 5,
udhėtojnė bashkė me mbajtėsin, ka njė vulė dhe firmėn e B. Rusit. Nė
faqet 6, 7, 8, 9 ndodhen vulat dhe firmat.

Njė dokument origjinal pėr heroin

Gjatė lėvizjeve nėpėr Europė si Itali, Francė, etj., nga data 7. 9.
1924, deri mė 14.10.1924, pra 5 javė. Nga faqja 11 deri nė 24 nuk ka tė
shėnuar asgjė. Kjo pasaportė pėr jashtė shtetit e njėrit prej figurave
mė tė ndritura tė historisė sonė kombėtare, njė relike historike e
pazėvendėsueshme, publikohet pėr herė tė parė. Ėshtė interesant fakti
qė pasaporta nxirret pėr arsye shėndetėsore, ndėrkohė kur periudha
shtator-dhjetor 1924 ėshtė e mbarsur me ngjarje historike dhe
aktiviteti i Bajram Currit ėshtė i gjithanshėm pėr ēėshtjen kombėtare,
duke qenė pėrkrahės i qeverisė sė Nolit. Pikėrisht nė fillim tė
shtatorit 1924 mori pasaportėn njėvjeēare pėr tė udhėtuar nėpėr Europė
pėr propagandimin e ēėshtjen shqiptare, duke vajtur edhe nė Francė, ku
siē dihet ajo e kishte lėnė nė harresė. Udhėtimi i fundit nė Europė i
Bacė Bajramit, Garibaldit shqiptar, siē e kishte quajtur Halim Xhelua,
ishte 12 tetori 1924, pėr t'u vendosur nė Krasniqe, afėr Gjakovės sė
tij tė dashur, e pėr tė qėndruar dimrit tė ashpėr, deri mė 28 mars
1925, kur pushoi sė rrahuri zemra e tij. E vajtojcja Xhufe Sylja prej
Geghyseni e qau: "Qajo pushkė, vlla, si muer ty, Muer Krasniqen ship
pėr ship, Gash, Bytyē, deri nė Dri, Muer Kosovėn bytevi…" E rrėzė Majės
sė Hekurave, nė Alpe, shtrihet njė qytet me tetė mijė banorė, mė
problematiku deri para pak vitesh, por qė tashmė i ėshtė kthyer jetės
normale, me dėshirėn qė kanė gjithė shqiptarėt: futjen nė Europė, NATO
dhe mbarimi sa mė shpejt i kėtij tranzicioni tė stėrzgjatur shqiptar. E
ky qytet quhet qyteti Bajram Curri. Nė bulevardin kryesor, njė statujė
me pushkė nė dorė dhe me shikimin kah Gjakova pėrshėndetet ēdo mėngjes
me vogėlushėt qė nxitojnė drejt shkollės, drejt dijes. E nuk e dinė
vocėrrakėt bajramcurras se ishte pikėrisht ai qė gati para njė shekulli
mblodhi ndihma pėr studentėt nė Austri , ndonėse vetė nuk kishte asnjė
klasė shkollė…

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Besi prej Sun 28 Feb 2010, 18:52

Familja Curri etnogjenezen e ka nga Malesia e Veriut te Shqiperise e qe lidhet me sovranin e saj Hysen Kurt Currin,i cili ka vepruar ne Nikaj me fisin e Krasniqes qe ishte veprimtar dhe njeri me ndikim te madh.Per kete arsye edhe sot ne fshatin Nikaj gjendet shkolla fillore qe e mban emrin e patriotit dhe atdhetarit Hysen Kurt Currit,i cili po ne ate fshat e kishte mposhtur ushtrine osmane.Mosbindja e familjes Curri ndaj pushtetit osman e shtyri Hysenin te marre rrugen e mergimit.Ai,pas shume peripecish,largohet nga Malesia e Veriut dhe vendoset ne Gjakove,ku gjeti dhe perkrahjen e gjakovareve.Keshtu,me ndihmen e banoreve,e ngriten kullen rreze Cabratit qe u be kala ne vete duke mos u perkulur para armiqve qe ne ate kohe ishin te shumte si Perandoria Osmane,Serbia dhe Mali i zi.
Si familje Currajt nuk kan pasur pasuri e pushtet,nuk ishin as bajraktare,por ishin te cmuar nga populli per shkak te vlerave te larta patriotike dhe luftarake ne mbrojtjen e ceshtjes kombetare.
avatar
Besi

Postime : 1349
Kyējet nė forum : 10127
Regjistruar mė : 20/11/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Kle@Love prej Mon 01 Mar 2010, 17:22

I angazhuar me historikun e qytetit tė Tiranės prej disa kohėsh kam pėqėndruar vėmendjen edhe tek arkivi i familjes Erebara nė Tiranė ku ka mjaft tė dhėna dokumenta, fotografi, akte juridike dhe botime tė kohės tė mbajtura me kujdes nga kryefamiljari aktual i kėsaj familje Suad Erebara. Gjatė kėtij hulumtimi ndeshėm edhe nė njė korrespondencė mjafė interesante me rreth 40 dokumentash nė formė kartolinash, telegramesh dhe karta postale nė adresė tė Bajram Currit
Bajram CURRI
Mė 1918, Bajram Curri emigron drejt Vjenės, ku nė dhjetor
tė atij viti, zgjidhet anėtar i Komiteti pėr Mbrojtjen e Kosovės
dhe u bė njė nga udhėheqėsit e tij kryesor, anėtar i delegacionit
pėr ne konferencen e Paqes ne Paris, nė tė cilėn kėrkonte qė tė
njiheshin tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė popullsisė shqiptare nė
Kosovė korespondenca i pėrket kėsaj periudhe
Jashar EREBARA
Jashar Erebara Lindi nė Dibėr mė 1873, u shkollua nė Shkup dhe
Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar dha njė kontribut tė
madh patriotik dhe publiēistik .U mor mjaft me botimet nė gjuhėn
shqipe, kryeredaktor i gazetave “Albanija” dhe “Shkupi”; etj
Pjesėmarės nė kongresin e Manastirit, nė shpalljen e Pavarsisė nė
Vlorė ku dha njė kontribut tė velfshėm nė jehonėn e shpalljes sė
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sė bashku me Bajram Currin dhe Hasan
Prishtinėn themelojnė “Komitetin Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės” ku punon me Bajram Currin pėr disa kohė nė emigracion nė Vienė nė krye tė degės sė Komitetit Kombėtar pėr Mbrojtjen e Kosovės themeluar me 1918, Jashari ka qenė edhe nė Kongresin e Lushnjes, ėshtė zgjedhur edhe deputet i Dibrės ka drejtuar edhe pushtetin vendor nė Tiranė pėr njė periudhe tė shkurtėr.
Jashar Erebara ka njė veprimtari aktive si atdhetar por edhe si arkivues dhe publikues i dokumentacionit tė organizmit ku ai ka qenė angazhuar u nda nga jeta mė 24 qershor 1953 nė Tiranė.
LETĖRKĖMBIM ME DISA PATRIOT TĖ SHQUAR
Bir i familjes patriote Frashėri
Pas largimit tė Princ Vidit,
Mit’hat Frashėri largohet nga
Shqipėria dhe deri nė vitin 1918
jeton nė disa shtete tė Ballkanit.
Nė vitin 1916 vendoset nė
Bukuresht ku arrestohet nga
policia dhe internohet nė
vitin 1918, me mbarimin e
Luftės sė Parė Botėrore, lejohet
tė largohet dhe vendoset nė
Lozanė
Mė 6 gusht 1919
( Transkriptim i pjesėshėm )

I dashuri Zotri
Tash po marr letrėn e Z- tate tė 28-VII- , po kujtoj
se do ta kesh marr deri tash letren t’eme tė shkrume
dhjet dit mė para bashkė me atė pėr Z Hasan Qinami
Lajmet e zeza mi Kosovėn ton i ēova n’Paris e
n’ Londėr , qi t’ botohen. T ‘ lutna fort me m’ēue edhe
lajme t’jera kur t’kesh tė fala me shėndet
Midhat Frashėri
( Vazhdon pėr Jashar Erebarėn )
Epni t’ lutem kėto fjalė Zotit Jashar Erebara :
I dashur Jashar, shum t;lutem tė shkosh te librarit qė
kan libra mi Shqypnin ,sidomos ato tė shkrume prej Carl
Paė, Nopsea , Ippen, etj dhe libra arti e tė diplomacies,
prej Theologjis, Jereēekut , Soufflaj dhe u thua t’mi
ēojnė Katologėt ose me Z-tate adresat e tyre. Te listat e
librave du me thane sa perqind I shesin ma shtrenjt . Tani na kemi nevoj pėr libra dhe dua me ble ēdo far libri mi tokėn tė kombit tonė do mė jetė e dobishme, prandaj dua ma mir katologat. T’hollat dua me i ēu me post ose anė t’nji banke
Tė fala Midhat Frashėri
6 gusht 1919 Posta restante Luzane
Nga Milto Sotir Gurra 1919
Milto Sotir Gurra, lindi mė 16 maj tė vitit 1884 nė Opar dhe vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė, ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, qė botoi revistat “Shkėndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrėjenjė”, “Goca e malėsisė”, “Kur rilindej Shqipėria”, vėllimin poetik “Dėshirė”, etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė.
Nga Luigj Gurakuqi e pa transkrituar
Luigj Gurakuqi veprimtar i shquar i ēėshtjes kombėtare pėr pavarėsi , pėr konsolidimin e shtetit shqiptar i zgjedhur ne disa legjislatuar dhe anėtar (ministėr) nė disa qeveri qė ka patur njė bashkėpunim shumė vjeēar me Bajram CURRIN
Nė pėrpjekjet e patriotėve bien nė sy edhe synimi i evidentimit tė personaliteteve tė ēėshtjes shqiptare duket qartė emėtimi i kėsaj Kart Postale mė titullin “Albania dhe Shqipėria” dhe me figurėn e njėrit nga veprimtarėve aktiv tė lėvizjes shqiptare
Kartolinėn e dėrgon Sotir Kolea (1872-1945) i lindur nė Berat ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lėvizjes Kombėtare dhe drejtor i Bibliotekės Kombėtare nė vitin 1928. Drejtoi gazetėn “L’Albanie” nė Lozanė tė Zvicrės nė vitet 1915-1919
Nė kushtet e njė emigracioni tė vėshtirė dhe tė njė veprimtarie tė pėrndjekur nga zbulimet e huaja kundėrshtare Bajram Currit i duhej tė pėrdorte edhe njė korrespondencė klandestine tė koduar. Profesor Myslim Islami sqaron se shumė kartolina qė i dėrgonte Ali Kelmdi ishin me shkronja turke, pa emėr dėrguesi (se me pseudonim), pa datė, pa vend dėrgimi dhe transkriptoheshin vetėm me gjuhėn shqipe. Nė koleksionin e gjetur janė 5 kartolina tė tilla.Kjo korrespondencė e shumėllojshme pėrbėn tashmė njė objekt studimi pėr disa fusha tė trajtimit tė dokumentacionit si transkriptues, studiues tė historisė, etj. Ėshtė kjo arsye qė familja aktuale Erebara ka mendimin qė pas 90 vjetėsh t’i japė kėtij arkivi tė vogėl vlerė kombėtare dhe shkencore duke i dorėzuar pranė Drejtorisė sė Arkivit Qendror tė Shtetit pėr trajtimin e nevojshėm e shkencor .

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 16815
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Dode Progni prej Thu 29 Apr 2010, 00:22

Dhjetė vjet mė parė mė ra nė dorė njė numėr i gazetės “Iliria” qė botohet nė SHBA. Ishte hera e parė qė kontaktoja me kėte gazete. Prisja diēka tė bukur,por mė befasoi titulli i njė shkrimi me shkronja kapitale” Bolsheviku pa teser parti” Krahas tij ishte fotoja e Bajram Currit,pėr tė cilin bėnte fjalė shkrimi. Qė nė rreshtate parė dallohej se,ishte njė shkrim tendencioz e dashakeq, i dal tėrėsisht nga “shinat” e tė vėrtetės historike dhe i futur nė “llogoren“ e politikės sė ditės. Bajram Beg Curri akuzohej pėr bolsheviko-komunist sepse,siē thuhej aty,nė vitin 1920 na i paskish shkruar letėr “Hazreti Leninit”!! Nė tė vertetė nuk e pėrfundova kurrė sė lexuari atė shkrim,por menjėhrė mora lapsin nė dorė dhe fillova njė shkrim pėr jetėn dhe vepren e B.Currit,i cili u botua nė tė pėrditshmen “Rilindja Demokratike” dt. 30 mars 1995. Ishte dhe 70-vjetori i rėnjes sė B.Currit. U pėrpoqa tė shkruaj rreth figurės sė B.Currit ato tė vėrteta qė une e konsideroj tė tilla. Duke qenė njė nga ata studiues qė jam marr gjatė me hulumtime dhe studime rreth kesaj figure, nuk mundė tė heshtja pėrpara njė pėrpjekje tė shemtuar qė dikush,pasi “kish djeg kullėne barit”dhe kish marr arratinė nga Shqipėria, pėrpiqej qė nepėrmjet shkrimeve tė tilla tė nxjerr dufin ndaj komunizmit ose anasjelltas,nepėrmjėt komunisto-bolshevizmit tė denigronte B.Currin. Denigrimi,sipas meje ,nuk qėndron nė tė treguarit ose jo e tė vertetės historik,nė rastin konkret,nė ndriēimin e faktit se B.Curri ishte apo nuk isht bolshevik,po nė faktin se,a ėshtė apo nuk ėshtė e verteta ajo qė ėshtė shkruar. Pikėrisht rreth kėtij problemi e kisha vene theksin nė shkrimin tim,njė pjesė tė tė cilit po e ripublikoj mė poshtė. Nė se ka ende ndonjė lexues tė trubulluar nga shkrime tė tilla si ai nė “Iliria” shpresoj qė sadopak t’a ndihmoj pė tė mėsuar tė vertetės rreth jetės dhe veprimtarisė sė Bajram Currit.

Ndihem i privilegjuar qė mė jepet mundėsia tė ripublikoj shkrimin nė kėtė forumin mjaft prestiēioz “Hapėsira e Qiejve Shqiptarė”.Kėnaqėsi tė veēantė ndjej dhe pėr faktin se pikėrisht nė kėtė faqe Z.Naki ka shkruar thjeshtė,sakt e bukur pėr atdhetarin dhe demokratin e shquar tė kombit shqiptar – Bajram Curri.

“…Pėr ato qė bėri nė tė mirė tė Atdheut e tė Kombit,B.Curri ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si njė figurė e kompletuar atdhetari e demokrati. Vetėm ato qė ka bėrė pėr Kosovėn,si n/kryetar i Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1920-1924 pėr tė mbajtur gjallė frymėn e rezistencės e lėvizjen ēlirimtare,pėr pėrhapjen e arsimit e shkollės shqipe nė Kosovė,si dhe pėr sensibilizimin e opinionit kombėtar e ndėrkomėtar pėr ēeshtjen kombėtare shqiptare,i japin figurės sė B.Currit dimensione tė mėdha njerėzore e kombėtare.

Nė luftėrat pėr lirinė e pavarėsinė e Shqipėrisė u bė strateg ushtarak i aftė qė,jo vetėm luftoi si mė i miri luftėtar, por edhe komandoi si mė i miri komandant. Me zgjuarsinė qė e karakterizonte,ai ndoqi me vemendje situatat politike nė Shqipėri,Ballkan e Europė. Pėr zgjidhjen e ēeshtjes kombėtare shqiptare zhvilloi jo pak veprimtari diplomatike. Ai disa herė hyri nė bisedime me konsujt e fuqive tė mėdha. Iu drejtua me kėrkesa e protesta institucioneve mė tė larta ndėrkombėtare si Lidhjes sė Kombeve,Konferencės sė Paqės nė Paris me 1919 si dhe qeverive ose pėrsonaliteteve tė larta tė disa vendeve prendimore e lindore me peshė nė politikėn europiane e botėrore, pėrfshirė kėtu edhe Qeverinė Sovjetike. Kėsaj tė fundit nė vitin 1920 i dėrgoi dy letra (promemorje) tė cilat gjatė viteve tė regjimit komunist,pėr qellime ideologjike e propogandistike nė tė mirė tė socializmit e tė komunizmit,janė publikuar si “Letra drejtuar Hazretit Lenin”,Udhėheqjes sė Partisė sė Punės i pėlqente glorifikimi i kėtij dokumenti nepėrmjet tė cilit u pėrpoqėn tė bindin njerėzit se, meritėn mė tė madhe Bajram Curri e paskish se “ qe nga tė parėt nė vendin tonė qė ēmoi veprėn e madhe tė Leninit dhe tė bolshevikėve nė Rusi” (E.Hoxha,Fjala nė Tropojė 1970) Me kėtė pėrfundim tė gabuar PPSH-ja synoi t’u krijojė njerėzve idenė se, “Bajram Curri nė mos jo komunist, simpatizant i flaktė i komunizmit ishte.” Nė fakt ky ishte njė shtrembėrim i realitetit historik dhe shfėrfytyrim i figurės sė B.Currit.
Siē u tha mė lartė,vėrtetė B.Curri i dėrgoi letėr qeverisė sovjetike,por kėtė e bėri,siē thuhet tekstualisht nė rreshtat e parė tė saj “…Nė emėr tė 1.5 milion shqiptarėve qė vuajn nėn zgjedhėn shnjerzore tė qeverisė serbe” E bėri pasi kish mėsuar se qeveria sovjetike denoncio Traktatin e fshehtė tė Londrės 1915,i cili synonte ricoptimin e Shqipėrisė,dhe pasi ajo qeveri kish deklaruar botėrisht se do tė pėrkrahte tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje. Nė atė letėr (promemorje) B.Curri i bėri tė njohur qeverisė sovjetike padrejtėsitė e fuqive tė mėdha nė kurriz tė shqiptarėve,madje shėnon njė pėr njė krahinat shqiptare tė rrėmbyera nga fqinjtė dhe i bėn apel asaj qeverie tė pėrdor autoritetin e vet si fuqi e madhe pėr korigjimin e padrejtėsive ndaj Shqipėrsė e shqiptarėve. Nė atė letėr B.Curri nuk ka pėrmend nė asnjė vend emrin e Leninit,dhe nuk shpreh kurrfarė simpatie pėr luftėn e klasave,as pėr ateizmin komunist,as pėr kolkozet sovjetike. Shkurt, promemorja dėrguar qeverisė sovjetike ishte njė veprim i menēur i B.Currit shtyrė nga interesat kombėtare dhe jo nga interesa ideologjike e simpatira pėr bolshevizmin rus.Ky veprim nuk ja trubullon aspak pamjen figurės sė B.Currit,pėrkundrazi e qartėson dhe i rrit vlerat tij si politikan e diplomat patriot qė nė zemėr,nė shpirtė e nė mendje mbante tė rrėnjosur vetėm ideologjinė kombėtare dhe interesat e Atdheut. Gjithė jeta dhe vepra e Bajram Currit tregon se ai ishte dhe mbeti shembull i shkėlqyer i shqiptarit qė luftoi e punoi pėr tė mbjell nė zemrat e njerėzve dashurinė pėr Atdheun,pėr traditat e vitytet shqiptare,pėr prosperitetin e kombit e idealet e demokracisė.”
Dodė Progni
avatar
Dode Progni
VIP

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 8506
Regjistruar mė : 09/04/2010
Profesioni : Historian-Pension

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Naki prej Thu 29 Apr 2010, 01:27

Vrasja e Bajram Currit. Zbulohet fotografia e rralle

Fotografia vlen me shume se nje mije fjale. Per Nehat Zherken nga Gjakova, nje nga fotografite e gjyshit te tij, mund te vleje me shume, aq sa mund te ndryshoje edhe historine.
Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si nje nga fotografet e pare te Kosoves qe me aparatin e tij ka bere te perjetshem shume personalitete, por edhe ngjarje te rendesishme.
Ne nje nga negativet e pazhvilluar ndonjehere tregon per nje njeri te shtrire qe sipas Nehatit, eshte Bajram Curri i vrare.
Ndersa prane tij gjendet nje njeri qe mund te jete vrasesi i tij.
“Ne kete negativ qendron Bajram Curri i vdekur dhe nje person permbi te. Fotoja eshte bere ne 1925. Ky negativ nuk eshte shnderruar akoma ne leter. Foton do te mund ta shikojme ne ekspoziten me rastin e 85-vjetorit te vdekjes se Bajram Currit. Ky eshte nje amanet i gjyshit”, shprehet Nehati. (c) Top Channel

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Acuja prej Wed 11 Aug 2010, 13:59

Tung Naki,
nese ke mundsi edhe nihere me postu fotografin e fundit (pas vrasjes) sepse nuk po paraqitet.




Besi shkruajti:Familja Curri etnogjenezen e ka nga Malesia e Veriut te Shqiperise e qe lidhet me sovranin e saj Hysen Kurt Currin,i cili ka vepruar ne Nikaj me fisin e Krasniqes qe ishte veprimtar dhe njeri me ndikim te madh.Per kete arsye edhe sot ne fshatin Nikaj gjendet shkolla fillore qe e mban emrin e patriotit dhe atdhetarit Hysen Kurt Currit,i cili po ne ate fshat e kishte mposhtur ushtrine osmane.Mosbindja e familjes Curri ndaj pushtetit osman e shtyri Hysenin te marre rrugen e mergimit.Ai,pas shume peripecish,largohet nga Malesia e Veriut dhe vendoset ne Gjakove,ku gjeti dhe perkrahjen e gjakovareve.Keshtu,me ndihmen e banoreve,e ngriten kullen rreze Cabratit qe u be kala ne vete duke mos u perkulur para armiqve qe ne ate kohe ishin te shumte si Perandoria Osmane,Serbia dhe Mali i zi.
Si familje Currajt nuk kan pasur pasuri e pushtet,nuk ishin as bajraktare,por ishin te cmuar nga populli per shkak te vlerave te larta patriotike dhe luftarake ne mbrojtjen e ceshtjes kombetare.


Informata interesante. Besi... i ke lexu ne ndonje liber apo ndoshta ke ndonje lidhje. M'intereson ma teper per punen e Hysen Kurt Currit.

Acuja

Postime : 11
Kyējet nė forum : 7940
Regjistruar mė : 30/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Acuja prej Fri 13 Aug 2010, 01:40

Na si popull nganiher jemi t'mbrapsht. Jo veq Bajram Currin por edhe shume figura tjera historike qe ne fakt duhet t'mundohemi t'i lartsojm, na gjejm 'vegza' per t'i ul dhe nenvlersu.

Sot, jo gjithe mendojn mire per Bajram Currin. Jo githe mendojn mire edhe per Skenderbeun psh, por jam i sigurt se edhe shume tjerve ju mveshin akuza e njolla tjera.

Acuja

Postime : 11
Kyējet nė forum : 7940
Regjistruar mė : 30/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bajram Curri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi