» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


KĖNGĖT EBILBILIT JANĖ KĖNGĖ TĖ ATDHEUT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KĖNGĖT EBILBILIT JANĖ KĖNGĖ TĖ ATDHEUT

Mesazh nga shaban cakolli prej Wed 14 Jan 2009, 11:35

KĖNGĖT E BILBILIT – JANĖ KĖNGĖT E ATDHEUT

Nė thesarin e kėngėve tona popullore, tė cilat rreshtohen nė ciklin e kėngėve lirike tė dashurisė , e qė nė fakt , pėrmes figurave tė fuqishme artistike i kėndojnė dashurisė ndaj atdheut, dashurisė ndaj lirisė, urrejtjes ndaj pushtuesit dhe robėrisė – folklori ynė tradicional muzikor ka njė bagazh tė madh kėngėsh tė krijuara nė kėtė frymė .

Karakteristikė e veēantė e figurave dhe sinonimeve artistike tė kėtyre kėngėve janė: bilbili, pranvera , kafazi , dimri, lulet...etj.

Gjithandej ku pėrdoret nocioni “Bilbil” , ėshtė figurė simbolike qė i atribuohet Atdheut. Nocioni “Pranverė”, ėshtė simbolikė qė i atribuohet Lirisė. Figura e “Kafazit” , ėshtė sinonim i “Burgut”, kurse “Dimri” ėshtė sinonim i robėrisė sė rėndė . Nocioni “Lule”ėshtė sinonim i bijve dhe bijave tė Atdheut, por edhe i tė gjitha begative e tė mirave qė i ka nė gjirin e vet Atdheu ynė .

Po qe se i analizojmė mirė tekstet dhe meloditė e kėngėve tė kėtilla , do tė vijmė nė pėrfundim se nė krijimin e kėtyre kėngėve , kanė pasur gisht mjeshtrit e mėdhenj tė poetikės , por edhe mjeshtrit e mėdhenj tė kompozimit muzikor , nga se nė kėngėt e kėtilla hasim nė njė poetikė shumė tė fuqishme artistike dhe nė melodi shumė tė zhvilluara e tė shoqėruara me ritmet mė karakteristike tė traditės sonė muzikore.

Thjeshtė, fitohet bindja se kėto kėngė nuk kanė mundur qė tė krijohen nga krijuesit e thjeshtė laik, tė cilėt nuk njohin shkrim- lexim dhe qė nuk i njohin bazat elementare tė muzikės dhe kompozimit .

Nė studimet dhe analizat tona tė mėhershme , kemi shkruar gjerėsisht pėr disa kėngė tė kėtij zhanri , tė cilat nė folklorin tonė tradicional , radhiten ndėr perlat mė tė bukura tė kėngėve tona popullore , si qė janė kėngėt shkodrane:”Mblidhen lulet nė nji dovlet “ dhe “ O bylbyl , o i bukri i shpendve” , qė janė kėngė tė krijuara nė traditėn qytetare shkodrane , por kėngė me karakter tė kėtillė ka edhe nė qytetet dhe krahinat tjera shqiptare.

Kėsaj radhe do t’ i marrim nė shqyrtim dhe analiza dy kėngė tė kėsaj kategorie , tė cilat janė krijuar , kėnduar e kultivuar kudo nėpėr qytetet dhe krahinat e Kosovės , por edhe nė Maqedoni .

Kėnga e parė , titullohet :”N’ agim herėt kur u ēova “, qė ėshtė njė kėngė me karakter qytetar , e cila sipas tė gjitha gjasave , do tė jetė krijuar nė Gjakovė , ose eventualisht nė Prizren !

Kjo kėngė shumė shpejtė ka depėrtuar nėpėr tė gjitha qytetet dhe krahinat shqiptare , si nė vendet urbane , ashtu edhe nė ato rurale.

Ėshtė njė kėngė qė kėndohet me dashuri dhe afsh shpirtėror , si me pėrcjellje tė orkestrinave me instrumente muzikore tė fabrikuara, si me pėrcjellje tė instrumenteve autoktone shqiptare nga ana e grupeve dhe individėve rapsodik.

Edhe teksti poetik i kėsaj kėnge , fund e krye i pėrkushtohet “Bilbilit”, pra Atdheut dhe vuajtjeve tė tij shpirtėrore.

Bilbili (Atdheu) , njė ditė do tė zgjohet nga gjumi herėt nė mėngjes , pėr t’ i kėnduar kėngėt e tij , qė e mundojnė nė shpirt, si zakonisht . Por , nė atė mėngjes ishte shumė i pikėlluar nga vuajtjet shpirtėrore , nga tė cilat nė vend tė kėngės – i kishin shpėrthyer lotėt dhe vaji . Malli dhe nostalgjia e madhe qė e kishte kapluar thellė nė shpirt, Bilbilin (Atdheun) , ishte habitur dhe mendonte se po binte shi , duke mos e ditur se ata ishin lotėt dhe vaji i tij:

Oh, n’ agim, o, herėt, kur u ēova ,

Oh, mu pėrga se binte shi !

Ēova kryet e shikjova –

Ata ishin lot’t e mi !

Aman, aman,

Ata ishin lot’t e mi !

Vuajtjet e rėnda tė robėrisė , kanė zėnė ndryshkė nė zemrėn e Atdheut (Bilbilit), i cili i ka humbur tė gjitha shpresat dhe nuk dihet se kur do tė shohė dritėn as diellin e Lirisė !

Nga kėto vuajtje , Atdheu (Bilbili) rėnkon, qanė e vajton . Por, mjerisht, askush nuk ia di hallet , se ai kėrkon Liri:

Oh, zemra ime, ndryshk, o, ka zan-e,

Oh, nuk do t’ shoh ma dritė , as diell !

Nji bylbyl , more, qi po vajton-e ,

S’ ja din kush hallin e tij !

Aman, aman,

S’ ja din kush hallin e tij !

Bilbili (Atdheu) , vajton pėr fatin e vendit tė vet, tė cilit ēdo ditė e mė shumė po i kanosej rreziku , shfarosja , pėrndjekja e bijve tė tij , nga ēerdhet e lindjes dhe trojet e tyre stėrgjyshore !

Bijtė e Atdheut , nuk do tė dėshironin me asnjė kusht qė t’ i braktisin vatrat (ēerdhet) e tyre dhe t’ i lėnė tė shkreta , nga se askund tjetėr nė botė , nuk do ta gjejnė qetėsinė dhe rehatinė e tyre shpirtėrore!

Pra, ata nuk do ta lėshonin kurrė me dėshirė Atdheun e tyre, edhe atėherė kur nuk do tė ketė bukė tė mjaftueshme pėr ushqim, edhe nė mos pastė aty as dushk, as barė:

Oh, bylbyli e vajton ēerdhen e vet ,

Oh, mu n’ at pyll, ku ka le s’ pari !

S’ don me e lanė, ai, shkret vendin e vet-e,

Po mos pastė aty, dushk, as bari !

Aman, aman,

Po mos pastė aty , dushk as bari !

Gėzimi, lumturia , hareja e pėrqafojnė njeriun vetėm nė vendin e vet .Aty ku ka lind sė pari . Aty ku ka mėsuar gjuhėn e nėnės . Aty ku ka mėsuar lojėrat e para tė fėmijėrisė sė tij.

Njeriu, vetėm nė ēerdhen e vet: shtėpi, vendlindje, nė atdheun e tij , jeton i lumtur dhe i gėzuar. Por, pėr tė jetuar i lumtur , patjetėr i duhet LIRIA !

Vetėm nė atdheun e lirė , rrahjet e zemrės janė tė gėzueshme dhe vetėm aty jeta e njeriut ka kuptim ! Vetėm aty, njeriu mund tė prehet i qetė nė amshim:

Oh, aty asht gėzimi i ri –e ,

Oh, ku ka t’ mira, o, pėrgjithmonė !

N’ ēerdhe t’ vetė, ai don liri-e ,

Aty zemra i pushon !

Aman, aman,

Aty zemra i pushon !

Nė strofėn fijuese tė kėsaj kėnge, krijuesi anonim popullor, pėrmes figurės sė “Zemrės” e identifikon Atdheun e tij .

Atdheu, bėnė pėrpjekje dhe sakrifica tė mėdha pėr t’ u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga robėria .

Atdheu e do lirinė e plotė, ku mund tė flitet lirshėm shqip (gjuhėn e nėnės) , e jo tė komunikojė me gjuhėt tjera tė sundimtarėve dhe okupatorėve tė huaj:

“Oh, mori zemėr, je hyqmet-e,

Oh, gjithė po lypė, ti, me u liru’ !

Zemra e don gjuhėn e vet-e ,

Me kanė t’ lirė me bisedu’ !

Aman, aman,

Me kanė t’ lirė me bisedu’!

Gjeniu popullor – krijuesi anonim i kėsaj kėnge, do t’ i jap fuqi edhe mė tė madhe artistike , kėsaj kėnge, duke e pėrfunduar me njė refren, i cili ndryshon nga vargjet e strofave tjera , nga melodia dhe ritmi paraprak, duke iu drejtuar Atdheut (Bilbilit), tė cilit edhe pse nuk i shterojnė dhe nuk i terėn sytė kurrė prej lotėve – ai prapė se prapė, nuk do t’i humbas shpresat, nuk do ta humbas optimizmin dhe nuk do ta ndalojė kėngėn e tij, duke kėnduar edhe nė therė (robėri)!

Atdheu i robėruar nga therėt (robėruesit, pushtuesit, sundimtarėt e huaj) , qanė, vajton, derdhė lot pa pushuar, por asnjėherė nuk heq dorė nga pėrpjekjet pėr t’ u ēliruar nga robėria:

Ani, ē’ ki bylbyl, qi knon n’atė therrė –

Sytė e tu, kurrė pa t’ u terė?!

Krijuesi anonim popullor, nuk do ta pėrfundojė kėngėn, pa e pyetur Atdheun (Bilbilin), se a do tė ketė ndonjė shpresė se do tė vjen Liria (Pranvera) ndonjėherė edhe pėr ne – kur edhe ne, do tė jemi tė lirė dhe do tė kėndojmė tė lirė, sikur tė gjithė popujt tjerė tė botės sė civilizuar:

Ani, a e kije kund ndoj shpresė,

Qi na knon najherė n’ pranverė,

Ah, najherė n’ pranverė?!

Njėra ndėr kėngėt mė tė ndjeshme dhe mė tė fuqishme artistike, tė kėsaj natyre, ėshtė krijuar , kėnduar dhe kultivuar nė rrethin e qytetit tė Kumanovės (Maqedoni).

Kėnga mbanė titullin:”O ē’ ki bylbyl?” dhe e ka kėnduar mė sė shumti kėngėtari i ndjerė kumanovarė:Ismet Vejseli, i cili ka qenė njėri ndėr kėngėtarėt e parė popullor shqiptarė tė Radio Shkupit dhe Radio Prishtinės.

Vet titulli i kėsaj kėnge, qė fillon me pyetjen :”O ē’ ki bylbyl?”, na tregon se kėngėtari krijues anonim popullor, nėn kushtet e rėnda tė okupimit, gjen forcė dhe guxim, qė t’ i drejtohet Atdheut (Bilbilit) dhe ta pyes pėr vuajtjet dhe hallet, me tė cilat pėrballet shekuj me radhė, nga shtypjet dhe nėpėrkėmbjet e okupatorėve tė ndryshėm.

Krijuesi popullor , pėrmes figurave bindėse nga jeta e pėrditshme , do t’ a pyes Bilbilin (Atdheun): “Pėrse tė janė zbardhur flokėt?!”, nga se dihet mirėfilli se njerėzve tė vuajtur e tė shtypur, mė shpejt iu zbardhen flokėt !

Ndėrsa , Bilbili (Atdheu), do t’ i pėrgjigjet se flokėt i janė zbardhur duke qarė natė e ditė pėr hallet dhe vuajtjet me tė cilat po pėrballen bijtė e tij tė robėruar !

O, ē’ ki bylbyl, more, qi tu kanė zbardhė flokėt?

-More, natė e ditė, o, vėlla bre, tuj qajtė shokėt !

Nė pyetjen e krijuesit anonim popullor, drejtuar Bilbilit (Atdheut), se pėrse iu kanė shteruar sytė? Bilbili (Atdheu) , do t’ i pėrgjigjet, se sytė iu kanė shteruar duke qarė pėr fatin e tė rinjve shqiptarė, tė cilėt rriten nė mjerim, robėrim, vuajtje, skamje, persekutime, burgosje, pa liri, pa atdhe, pa shkollim dhe pa kurrfarė gėzimesh nė jetėn e tyre:

O, ē’ki bylbyl, more, qi tu kanė shterrė syt-e?

-More, natė e ditė, o, vėlla bre, tuj qajtė t’ rijt-e!

Pėrmes figurave logjike, krijuesi sėrish do ta pyet Bilbiln (Atdheun) e tij, se pėr ēfarė arsyeje i janė zbardhur pendlat, qė ėshtė figurė simbolike e cila shprehė lodhjet e mėdha dhe shpenzimin e fuqisė fizike , nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.

Pėrgjigja e kėsaj pyetja, nga ana e Bilbilit (Atdheut), do tė jetė ajo, se deri tek shpenzimi i fuqisė, lodhja dhe molisja e tij, ka ardhur nga pėrpjekjet e vazhdueshme tė tij, pėr t’ ua qarė hallet, vuajtjet dhe aspiratat e pashtershme pėr lirinė e popullit tė vet nė trojet e veta etnike!

Kėtu, mbase autori anonim, aludon tek pėrpjekjet diplomatike tė atdhetarėve tanė, mes diplomacive tė fuqive tjera shtetėrore, pėr tė siguruar lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin e vendit (Atdheut).

O, ē’ ki bylbyl, more, qi tu kanė zbardhė pendlat?

-More, natė e ditė, o, vėlla bre, tuj qajtė dertat!

Nė vazhdim tė kėngės, krijuesi anonim popullor, do tė shprehė dufin dhe dėshpėrimin e Bilbilit (Atdheut) tė robėruar, i cili shprehet i habitur qė pas tė gjitha pėrpjekjeve, sakrificave dhe bisedave me vendet mike, pėr t’ i ardhur nė ndihmė e pėrkrahje, deri tek pavarėsia dhe liria, nuk u gjend askund ndonjė vend mik, apo fuqi botėrore qė t’ i dalė nė ndihmė pėr ta fituar lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin e kėrkuar, pėr tė shpėtuar kėtė popull nga robėria dhe pėr t’ ia hapur dyert drejt vendeve tė civilizuara dhe demokratike!

- O, si s’ mu gjet, more, kund, ndoj shok njiher-e ,

More, me ma ēelė, o, vėlla bre, mu’ kėtė der-e?!

Dėshirėn dhe etjen e madhe pėr liri , Bilbili (Atdheu) do ta shprehte pėrmes kėngės sė tij , qoftė edhe nė therėt e veta , ku po tė ishte i lirė, aty edhe dimri do t’ i bėhej verė !

Por, jo vetėm me kaq. Bilbili (Atdheu) po ta kishte lirinė e tij tė plotė , edhe po tė jetonte nėn kushtet mė tė rėnda , tė cilat i krahason me jetėn nėn thera, do tė jetonte i lumtur dhe i gėzuar !

Po ta kishte lirinė aq tė shtrenjtė, Bilbili (Atdheu) do ta shporrte njėherė e pėrgjithmonė “Dimrin” (Robėrinė e gjatė e tė rėndė) dhe jeta e tij, gjithmonė do tė bėhej “Verė”! Pra, do tė lulėzonte liria , ngrohtėsia, dashuria , gjallėria , gėzimi dhe progresi njerėzor !

-O, t’ dal e t’ knoj edhe ‘i herė n’ qatė therr-e,

More, dimenin, o, vėlla bre, ta baj ver-e !


Gjilan, mė 12. 01. 2009. Demir KRASNIQI

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12204
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi