» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Laver Bariu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Laver Bariu

Mesazh nga Naki prej Tue 13 Jan 2009, 01:19

Lindur ne Permet me 2 Maj 1929. Personalitet i shquar i muzikės popullore shqiptare si muziktar popullor nė gėrnetė dhe si kėngėtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve tė Pėrmetit tė njohura nė gjithė Shqipėrinė dhe jashtė saj.

Djali i Bariut, kėngėtarit popullor dhe interpretuesit nė llahutė, tregoi qė i vogėl njė dhunti natyrale pėr t’u marrė me veglat muzikore tė thjeshta tė cilat i sajonte vetė nga degėt e pemėve apo edhe nga kallami i grurit etj. Pas largimit tė familjes sė tij nė qytetin e Korēės nė vitin 1935, Laverit iu krijua mundėsia tė dėgjonte shumė muziktarė tė shquar popullorė pėr kohėn, si Islami nė gajde, e veēanėrisht Feim Gajdexhiu, babai i shokut tė tij tė fėmijėrisė, Skėnderit. Rreth moshės 10 vjeēare ushtrohej nė shtėpinė e tij me llautėn e tė jatit, Bariut, dhe luante edhe nė shumė vegla popullore, ndėr to edhe nė fyejt metalike qė prodhoheshin dhe shiteshin nė dyqanet e Korēės. Pėr herė tė parė luan nė gėrnetė sė bashku me tė jatin, i cili e shoqėronte me llautė vallen e “Dados”. Kthehet familjarisht nė Pėrmet nė fund tė vitit 1944. Aty takohet me Usta Vangjel Leskovikun, pranė tė cilit punoi me llautė pėr rreth 1 vit, ndėrkohė qė ushtrohej nė gėrnetė nė mėnyrė autodidakte. Pas largimit tė Usta Vangjelit pėr nė Vlorė, Usta Laveri organizon grupin e tij, me tė cilin mori pjesė edhe nė Festivalin e parė Folklorik Kombėtar, Tiranė 1952, nė tė cilin ai vlerėsohet me ēmimin e parė si instrumentist popullor. Mė 1954 bėn regjistrimin e kėngės sė parė me saze, mė 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskėtaj mė 1966 regjistron nė Radio-Tirana veē tė tjerash edhe tri kaba pėrmetare me klarinetė, pėr ta vazhduar punėn cilėsore me sazet e tij pėr tė gjithė kohėn. Ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombėtare.

Gjatė kėsaj periudhe kohore, sazet kanė pėsuar disa riorganizime strukturore tė cilat kanė reflektuar para sė gjithash orientimin artistik tė krijuesit tė tyre, Usta Laverit. Nė vitin 1951 ato pėrbėheshin nga njė gėrnetė, dy llahuta, dy fisarmonika, pėr tė ardhur nė formacionin e tij tė qėndrueshėm tė vitit 1976 (e deri mė sot), tė pėrbėrė nga gėrneta, njė llahutė, njė fisarmonikė, def dhe violinė. Ato janė konceptuar edhe si saze klasike, pra qė vetė interpretojnė nė vegla dhe vetė kėndojnė, por dhe si formacion shoqėrues i kėngėtarėve tė tjerė popullorė. Nga kjo pikėpamje ėshtė shumė e vėshtirė qė tė dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gėrnetar e kėngėtar) dhe krijues i shumė stilemave aq tė njohura sot nga muzika popullore permetare. Kėtu pėrfshihen me dhjetra hyrje kėngėsh, kaba, valle dhe mjaft riinterpretime tė pjesėve tė repertorit tė vjetėr tė Sazeve tė Pėrmetit. Kėto saze kanė njė veprimtari tė dendur kombėtare e ndėrkombėtare, duke u njohur kudo ku kanė shkuar si “Bilbilat e Pėrmetit”. Meritė kryesore e kėtyre sazeve ėshtė se formuan edhe njė tjetėr identitet tė kėngės popullore tė Toskėrisė: kėngėn popullore pėrmetare. Usta Laveri ka qenė pėr gjithė kėtė periudhė mėsuesi mė i mirė i shumė gėrnetaxhinjve tė tjerė popullorė tė qytetit tė Pėrmetit, por dhe tė fshatrave, tė cilėt kanė mėsuar prej tij abc-nė e gėrnetės popullore pėrmetare. Ai mund tė cilėsohet si i fundit prej Ustallarėve tė traditės sė madhe tė sazeve tė Shqipėrisė sė Jugut. Sazet e Usta Laverit janė formacioni mė i kompletuar i Sazeve tė Jugut pėr periudhėn ndėrmjet viteve 1950-1990. Ndėr kėngėtarėt mė tė spikatur qė kanė kėnduar sė bashku me sazet e Usta Laverit pėrmendim: nė vitet ’50 Behije Roēin, Qemal Ponoēin, Aliun (i thirrur Babaēja) etj.; nė vitet ’60 Jorgo Ēulli dhe Ilia Nasi, vėllezėrit Sulejman Lame-“Artist i Merituar” dhe Xhelal Zeqiri, Viron Tanellari; nė vitet ’70 “Artisti i Popullit” Mentor Xhemali, Ylli Zeqiri; nė vitet ’80 Ardiana Daci, Robert Tralo, Drini Kanani etj; nė vitet ’90 Vaskė e Dhimitėr Curri, Donika Pecollari, Anastas Naqe, Luljeta Ilia, Evgjeni Ēulli etj. Nė vitin 1977, sė bashku me Ēobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojnė dhe regjistrojnė tė gjitha materialet muzikore tė filmit “Gjeneral gramafoni”, me regji tė Viktor Gjikės. Nė vitin 1989, Usta Laveri bėhet protagonist i filmit dokumentar muzikor tė kinostudios “Shqipėria e Re”, “Kėngėt e zemrės”, me regji tė Todi Bozos. Nė Prill tė vitit 1994 realizojnė C.D. me muzikė popullore, nė bashkėpunim me njė shoqėri angleze dhe C.D-nė tjetėr e realizojnė nė Greqi. Njė tjetėr C.D me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” ėshtė realizuar nė Australi nė vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Aktiviteti muzikor i kėtyre sazeve vazhdon ende. Debutimi mė i fundit i tyre ishte pjesmarrja nė F.F.K Gjirokastėr 2000. Nė Mars tė 2001, pėr meritat e tij dekorohet nga presidenti i republikės me urdhėrin “Mjeshtėr i madh i punės”. Nė vitin 2001, me vendim tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Pėrmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Pėrmetit, krahas Vėllezėrve Frashėri, Odhise Paskalit dhe Mentor Xhemalit. Regjistrimet kryesore muzikore i kanė pranė Radio-Tiranės, Televizionit Shqiptar dhe Institutit tė Kulturės Popullore.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17494
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi