» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

10 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 10 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Isa Boletini (1864-1916)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga Naki prej Mon 12 Jan 2009, 23:42

Isa Boletini ka qenė atdhetar i shquar, organizator e udhėheqės i lėvizjes pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, mė 1864, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17- vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Betejėn e Slivovės ( 22. 04. 1881) kundėr forcate osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt tjerė nė themelin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės. Pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908. Ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajit (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antiishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator kryengritjeve tė mėdha populloreantiosmane tė viteve 1910- 1912, veēanėrisht nė betejat e zhvilluara me ushtritė turke nė zonat Shtimje- Carravelė mė 1910. Gjatė Luftės I Ballkanike u vu nė krye tė ēetave tė armatosura pėr mbojtjen e trojeve shqiptare dhe tė qeverisė sė pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, dė bashku me I. Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė I. Bolentini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizzi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbomalazezė. Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė.
Boletini, prijsi shqiptarėve qė tmerroi Stambollin
Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte nė hartė fshati i tij, Isa Boletini iu pėrgjigj: "Unė s'kam ardhur nė Londėr pėr Mitrovicėn time, por kam ardhur pėr tė gjitha tokat shqiptare qė tė bashkohen nė njė shtet"
Tė gjitha ngjarjet e vogla e tė mėdha nė Kosove janė tė lidhura ngushtė me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij mė i madh ėshtė i lidhur me Kryengritjen shqiptare tė vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarėsisė. Nė tė dyja kėto heroi Isa Boletini ka luajtur njė rol shumė tė madh.

Isa Boletini u lind nė viti 1962 nė fshatin Boletin tė Shalės sė Mitrovicės.
Familja Boletini ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ēėshtjen kombėtare pėr liri e pavarėsi dhe me kėtė frymė ėshtė rritur e edukuar edhe Isaj. Siē dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenė ngjarja mė e rėndėsishme e popullit tonė e cila i vuri themelet e shtetit tė ardhshėm shqiptar dhe ngjalli ndėrgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinė e parė, me tė gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinė e Mbrojtjes. Mirėpo shtetet e Evropės, si gjithė herė, jo vetėm qė nuk e njohėn, por e nxitėn Perandorinė osmane qė ta shtypte sa ma mė parė. Njė nga ushtarėt trima tė Lidhjes sė Prizrenit ka qenė edhe Isa Boletini, i cili luftoi pėr krah heronjve Mic Sokoli e Sefė Kosharja pėr tė mbrojtur tokėn amtare kundra hordhive osmane tė Dervish Pashės. Isa i ri e pa me sytė e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykėn e topit tė armikut, pėr t'ju dhėnė zemėr luftėtarėve trima qė e jepni jetėn si me le. Kėtė shembull do ta ndiqte mė pas edhe Isa Boletini nė tė gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftėtarėt, por duke u prirė nė ballė. Ndonėse Lidhja e Prizėrenit u shtyp me gjak, idetė e saj kombėtare tė mbrujtura thellė nė ndėrgjegjen e popullit tonė nuk u shuan kurrė e jehona e saj vazhdoi gjatė duke edukuar brezat qė erdhėn mė ndjenjėn e atdhedashurisė.

Isa nė Lidhjen e Pejės
Nė vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejės nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e nė atė ngjarje tė shėnuar Isa Boletini luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr organizim e mbrojtjen nė Kosovėn Veriore. Ai morri pjesė nė atė kuvend nė krye tė delegatėve tė Mitrovicės ku u mori pėrsipėr qė vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me pėrpikmėri. Por armiqtė shekullor tė Shqipėrisė si gjithmonė, sa e panė se shqiptarėt filluan tė organizohen, gjetėn njė kalė troje qė e futėn nė mes pėr tė perēarė shqiptarėt. Pikėrisht kur Lidhja e Pejės po merrte po atė shtrirje e atė karakter Kombėtar si tė Lidhjes sė Prizrenit, me dorėn tradhtare tė shqiptarit Mahmut Zajmi tė shitur te osmanlia e te Serbia, mė 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes sė Pejės tė madhin Haxhi Zeka. Betejėn e parė me ushtrinė osmane Isa Boletini e ka bėrė nė vitin 1895. Valiu i Kosovės Hafiz Pasha i dha urdhėr majorit Mehmet Efendiut qė ta sulmonte nė befasi Isa Boletinin ditėn e Bajramit. Por Isai ishte mėsuar me pabesitė e osmanlijve dhe rrinte gjithmonė nė pritje pėr ēdo tė papritur. Nė atė kohė majori turk nė krye tė njė taborri ushtarėsh u nis pėr Boletin. Ndėrkohė Isai i kishte zėnė pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetėm qė e shpartalloi ushtrinė osmane po vrau shumė prej tyre dhe vetė majorin qė e la kokėn nė luftė. Ndėrsa Isai me forcat e tij i shkoi nė fshatin Banjė dhe i ēoi fjalė Veliut: "Shnosh e mirė arrita nė Banjė, ndėrsa majorin Mehmet Efendiun e lash nė Boletin. Po tė doni urdhėroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u pėrhap si rrufe nė tėrė Kosovėn dhe autoriteti i Isait urrit shumė sidomos nė Kosovėn Veriore. Nė atė kohė Kulla e Boletinėve u bė njė vend peligrinazhi ku shkonin shumė vizitor jo vetėm shqiptar, po edhe gazetarė e korrespondent tė huaj gjė e cila i ra nė sy qeverisė osmane.

Isa: Jo rusėt nė Mitrovicė
Nė vitin 1902 u hap lajmi nė tė gjithė Kosovėn se sė shpejti nė Mitrovicė Rusia do tė hapte njė konsullatė. Qėllimi i saj ishte pėr t'i shkuar nė ndihmė Serbisė. Nė atė kohė Isa Boletini, sa e mėsoi atė lajm, i ēoi fjalė Valiut duke i thėnė se ai nuk do ta lejonte qė tė hapej konsullatė ruse nė Mitrovicė. "Na nuk do tė lejojmė kurrė qė tė vijė kangjalloz tė Miskokit nė Mitrovicė", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetėsoi shumė qeveriė osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatės dhe ajo vendosi qė me ēdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumė tė vėshtirė ta bėnte atė veprim se me Isain nuk ishte mė vetėm Shala, por Mitrovica me Vushtėri e Llap. E ndodhur para kėtij fakti, ajo vendosi qė ta bindė me tė mirė Isa Boletinin. Mbas shumė pėrpjekjesh ajo ia arriti qėllimit qė ta bind Isain qė ai tė shkonte nė Stamboll, por Isai iu vuri kėto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja nė Mitrovicė 2) Tė lihem i armatosun e me shokė" 3) Tė banojė vetėm nė Stamboll". Mirėpo nė pikėn e parė qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi nė Mitrovicė. Por populli qė ishte lidhur me besė se nuk do ta lejonte tė hapej konsullata ruse nė Mitrovicė, u ēua nė kėmbė dhe filoi luftėn. Nė atė kohė Konsulli rus qė ishte artilier, doli vetė tė komandonte topēijt kundra shqiptarėve. Njė rezervist shqiptar nė ushtrinė osmane pyeti: "Po kush asht ai qė po komandon topēijt? Dhe kur i thonė se ishte kangjalozi rus, ai menjėherė ia kthu pushkėn dhe e vrau. Nė Stamboll Isai mbajti njė qėndrim tė papėrfillshėm ndaj pashallarėve e qeveritarėve dhe shtėpia e tij ishte kthyer nė njė vend strehimi pėr patriotėt dhe shtėpi bamirėsie pėr hallexhinjtė qė shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua tė kthehej nė Kosovė pas katėr vitesh, mė 1906 kur Rusia u mund nė luftė nga Japonia se pėrndryshe s'kishte pėr t'u liruar kurrė. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma ēoi Zoti Zhapanin (Japonezin) nė ndihmė e ia theu kryet Muskovit (Rusisė) e mue m'u dha mundėsia tė kthehem nė Kosovė". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e ēifliqe nė Stamboll, vetėm tė rrinte atje, por ai iu pėrgjigj: "Ma i mirė asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit nė Kosovė Isai priti e pėrcolli miq e dashamirė dhe merrte informata nga ata qė e vizitonin se si i kishin punėt me qeverinė nė vendet e tyre. Me kėtė ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj tė gjithė ishin tė pakėnaqur e tė gatshėm pėr veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur tė fillonim ndonjė kryengritje pėr tė fituar tė drejtat tona, a jini tė gatshėm tė baheni fidakqor (flijuar) dhe tė gjithė iu pėrgjigjėn se ishin gati.

Kuvendi i Ferizajt mė 1908
Nė vitin 1907 turqit e rinj krijuan njė parti opozitare kundra sundimit apsolut tė Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre nė program u premtonte tė gjithė popujve tė shtypur, liri e barazi me popullin turk. Nė kėtė parti aderuan shumė intelektual patriot shqiptar e njerėz tė thjeshtė duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte tė drejta kombėtare, prandaj Vilajeti i Kosovės dhe i Manastirit u bėnė epiqendra e partisė sė turqėve tė rinjė. Nė Manastir garnizoni i ushtrisė dhe nė Kosovė paria,mobilizuan mbarė Kosovėn qė tė merrnin pjesė nė njė kuvend tė madh qė do tė bėhej nė Ferizaj. Nė atė Kuvend ku morėn pjesė rreth 30 000 vetė. njė nga organizatorėt ishte edhe Isa Boletini i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm dhe e mori fjalėn nė kuvend. Nė kuvend folėn shumė oratorė duke demaskuar padrejtėsitė masakrat qė kishte bėrė nė popull sundimi i egėr i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi qė t'i dėrgohej njė telegram ultimativ Sulltanit qė tė shpallte menjėherė
Kushtetutėn, pėrndryshe Kosova e para do ta fillonte luftėn kundėr tij. Telegramin e firmosėn 1500 vetė dhe njė nga emrat e parė ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrė vesh qėlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhėnė urdhėr qė nė ēdo orė qė do t'i arrinte, ta lajmėronin menjėherė. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhėr qė menjėherė tė shpallej kushtetuta e tė bėheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes sė Kushtetutės u lejuan nė fillim nė tė katėr vilajetet shqiptare tė hapeshin shkolla nė gjuhėn shqipe dhe klube ku propagandohej pėr ēėshtjen kombėtare. Isa Boletini ndonėse vetė ishte pa shkollė, ai e dinte mirė rėndėsinė e shkollės dhe menjėherė e hapi njė shkollė nė Boletin e mė vonė u hapėn edhe nė fshatra tė tjera deri nė Mitrovicė. Mirėpo kjo nuk zgjati shumė, sepse turqit e rinj sa erdhėn nė pushtet e forcuan qeveriosjen e menjėherė filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vėnė popullit veē taksave tė vjetra, edhe taksa tė reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundėrshtojė dhe ata dėrguan nė Kosovė ekspedita tė armatosura nė krye me Xhavit Pashėn . Ndeshjen e parė ai e bėri me Isa Boletinin nė Shalė, por shpejt u tėrhoq dhe kaloi nė Rrafsh tė Dukagjinit ku bėri dėme tė mėdha, por e theu kokėn ne Lumė dhe u kthye i turpėruar nė Stamboll. Atdhetarėt kosovarė u bindėn se me turqit e rinj nuk kishte mė miqėsi, prandaj filluan tė organizonin kryengritjen e vitit 1910 me nė krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Kėta tė dy u takuan nė mars tė atij viti nė Prishtinė nė Klubin Kombėtar nė prani tė atdhetarit intelektual e kryetarit tė klubeve pėr Rrafshin e Kosovės, Nazmi Gafurri. Aty e lidhėn besėn e menduan planin taktik e strategjik dhe ēfarė kėrkesash do t'i bėnin qeverisė. Ata vendosėn qė tė bėheshin dy kuvende, njėri nė Gjilan nėn drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri nė Rrafsh tė Dukagjinit nėn udhėheqjen e Isa Boletinit. Ndėrkohė tė dy kėta burra kishin bėrė punė praprake pėr kryengritjen e armatosur. Nė radhė tė parė ata i kishin pajtur gjaqet qė ishin plagėt e vjetra tė shqiptarėve qė dhimbnin mė shumė. Pasi hartuan kėrkesat ata ia dėrguan qeverisė xhonturke nė emėr tė kryengritėsėve dhe atė ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, tė cilat ai do t'i shpallte kur do tė ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaēanikut, Ēeraleves dhe e Jezercit.Kėrkesat e tyre ishin: 1.Gjithė ne qė jemi shqiptarė, do tė derdhim gjakun pėr pikė dhe kėrkujt nuk i lėshojmė njė pėllambė vend. 2. Sulltanin do ta njohim pėr mbret, vetėm atėhere kur mos tė na pėrzihet nė punėt tona tė mbrendshme tė Shqipėrisė tė cilėn duam na vet ta qeverojmė nėn hijen e Sulltanit. 3. Duam tė lėshohen tė gjithė ata vėllazėn tonė qė i zu qeveria dhe i burgosi. 4. Duam tė dėrgohet njė komision,nė tė cilin tė ketė tė paktėn 10 deputetė shqiptarė pėr me u marr vesh me ne pėr dėmet qė na ka ba Turkia dhe tė na i paguaj (ėshtė fjala pėr ekspeditėn e Xhavit Pashės) tė gjitha ato". Pra kėto kėrkesa nuk ishin ekonomike por politike tė cilat kishin tė bėnin me autonominė e Shqipėrisė me tė katėr vilajetet.

Kuvendi i Rrafshit tė Dukagjinit
Atdhetari i madh Isa Boletini menjėherė filloi pregatitjen pėr organizimin e njė kuvendi tė madh nė Rrafsh tė Dukagjinit. Nė mars tė vitit 1910 tė Verrat e Shugės nė mes tė Gjakovės e Pejės u bė kuvendi ku morėn pjesė gjithė paria e Rrafshit tė Dukagjinit. Nė atė Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili nė mes tė tjerash tha:" Vėllazėn, kemi pesėqin vjet qė jemi pushtuar nga osmanllinjtė qė na kanė shtyp. Tani ka ardhur koha qė tė lidhim besėn sė bashku pėr t'u ngritur nė luftė kundra osmanlive pėr t'i fituar tė drejtat tona me armė". Tė gjithė e mirėpritėn fjalimin e shkurtėr tė Isajt dhe u lidh besa se do tė merrnin pjesė nė luftė. Menjėherė mbas mbarimit tė Kuvendit Isa Boletini i shoqėruar nga shumė kryengritės u nis pėr tė zėnė grykėn e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushėn e Kosovės. Nė atė kohė Perandoria osmane kishte dėrguar mė se 100 batalione ushtarėsh tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės pėr ta shtypur atė kryengritje. Sapo u mėsua kjo gjė, Idriz Seferi zuri grykėn e Kaēanikut qė lidh Fushėn e Kosovės me kryeqendrėn e Vilajetit, Shkupin, ndėrsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykėn e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtė tė forcave tė Isajt dhe krahun e djathtė tė forcave tė Idriz Seferit. Luftimet qenė shumė tė mėdha e tė pėrgjakshm e ushtria osmane u thye disa herė. Ndėrkohė qeveria osmane u detyrua qė tė dėrgonte pėr ndihmė Dergut Pashėn me forca tė mėdha. Por ai nuk mundi tė depėrtonte nėpėr ato gryka tė thella. Nisur nga kjo sirtuatė e vėshtirė Stambolli u detyrua tė dėrgonte ministrin e Luftės Mahmut Shefqet Pashėn nė krye tė 40 mijė forcave. Isa Boletini nė krye tė 3000 luftėtarėve nė Grykė tė Caralevės luftoi me heroizėm tė madh, por atė qė armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armė, e mposhti me tradhti. Nė kuvendin e lartpėrmendur ndonėse u lidh besa, nuk morėn pjesė Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi tė cilėt e dėmtuan shumė atė kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesė vetė nė kėtė kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndėrsa trimat luftėtarė kėndojshin sikur ishin nė dasėm". Ndėrsa pėr komandantin e kryengritėsve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i sė njėrės kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatė zhvesh". Ndonėse kryengritja dėshtoi, armikut i mbetėn me mijra tė vrarė e tė plagosur si dhe 80 oficera madhorė gjė e cila bėhet e ditur dhe nga dokumentet osmane tė kohės. Ushtria osmane e udhėhequr nga gjeneralėt kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bėri krime tė papėrshkruara ndaj popullsisė duke vrarė e varė, djegur e plaēkitur. Pėr kėtė rapsodi popullor ka kėnduar: N'Kaēanik e nė Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha".

Burimi i Kosova e Lire

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga princesse prej Mon 09 Jan 2012, 19:28

Jeta dhe vdekja e Isa Boletinit
Quhej Isa Boletini, i njėjti shqiptar nga Mitrovica, qė u shfaq nė njė nga faqet mė tė ndritura tė kombit tonė si krahu i djathtė i Ismail Qemal Vlorės. Ndėrsa ngjarja, e njohur mbase nga vetėm njė numėr i kufizuar tė interesuarish, ka nė qendėr pikėrisht ekzekutimin e tij mė 23 janar tė vitit 1916, saktėsisht 92 vite mė parė, nė Podgoricė, tashmė kryeqytet i Malit tė Zi. Bėhet fjalė mbase pėr njė sekuencė, sė cilės fare pak i afrohen versione tė ngjashme tė historisė botėrore, qofshin tė hiperbolizuara nga fantazistė. Ja skena e papėrsėritshme: "I futur nė kurth, Isa Boletini qėllohet nga tė gjitha anėt me plumba, por nuk bie teksa arrin tė qėllojė deri nė fund mbi ekzekutorėt e vet. I bėrė sallatė nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zė, nuk dridhet, nuk bėn asnjė hap pas, si tė ishte prej shkėmbi. Dikur plagėt e rrėzojnė nė gjunjė, por sėrish ai arrin tė mbajė armėn nė duar duke qėlluar... Dhe nė momentin qė dora e djathtė i copėtohet, e kalon revolen nė tė majtėn...".

Prologu i vrasjes
Vrasėsit e njeriut mė tė fortė nė krah tė Ismail Qemalit, njeriut qė shpalli Shqipėrinė tė pavarur, ishin xhandarėt malazezė tė urdhėruar nga qeveria e kėtij vendi, kurse ata qė e prenė nė besė ishin disa diplomatė francezė. Ishte janar i vitit 1916, pikėrisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur nė asnjė rezistencė. Porse qeveritarėt e Malit tė Zi, pa u turpėruar nga ky pushtim, pa u turpėruar prej faktit se nuk rezistuan deri nė fund, u kujdesėn gjithsesi tė hiqnin qafe armikun e hershėm, shqiptarin e tmerrshėm, Isa Boletinin, tė cilin e mbanin prej disa kohėsh tė izoluar.
Sipas rrėfimeve tė njė tė afėrmi tė Isa Boletinit, tė pasqyruara nė librin e Skėnder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa pėrfundimtare e jetės sė shqiptarit tė madh nis me pėrfshirjen e Kosovės nėn Jugosllavinė, sipas vendimeve tė fuqive mė tė mėdha tė Evropės nė takimin e Londrės mė 1913. Nė vitin 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn dhe legjendės sė rezistencės pėr bashkim kombėtar i mbetet tė kėrkojė ndihmėn e ndėrkombėtarėve. Francezėt afrohen dhe konsulli i tyre nė Shkodėr, Bikok, i thotė Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij qė tė shkojnė nė Ambasadėn Franceze nė Cetinė, asokohe kryeqytet i Malit tė Zi, nga ku do tė merrnin vizė pėr tė shkuar nė ndonjė vend neutral. Pikėrisht kėtu nis edhe plani pėr ekzekutimin e shqiptarit tė madh. Njerėz tė Boletinit kishin vėnė re njė lidhje tė ēuditshme tė diplomatėve francezė me ata malazezė nė Shkodėr, por kjo do u vinte nė mendje mė pas. Gjithsesi Boletini dhe shpura e tij mbėrrijnė nė Cetinė dhe mė tej bėjnė njė vizitė nė ambasadėn franceze, ku u tregohet njė telegram i paraqitur si urdhėr i ministrit tė Jashtėm francez pėr t'i nxjerrė nė njė vend neutral. Ndėrkohė, anglezėt, mė bujarė, e ftojnė Boletinin ta marrin nėn mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun qė i hapi derėn i pari". Pak orė mė pas, nė mėngjes, Isa Boletini sheh se shtėpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarė malazezė. Shqiptarėt merren dhe dėrgohen nė Nikshiq, duke u mbajtur gjatė gjithė kohės nėn survejim.

Ekzekutimi
Thyerja e frontit malazez nga austriakėt nė tė njėjtėn periudhė kohe dėnon me vdekje pėrfundimisht Isa Boletinin. Ushtarėt malazezė e shoqėrojnė atė bashkė me njerėzit mė tė afėrt nė Danilograd dhe mė pas nė Podgoricė. Mė 23 janar 1916, nė ditėn kur malazezėt po u dorėzonin kryeqytetin pa luftė austriakėve, duket urdhri pėr vrasjen e Boletinit dhe njerėzve tė tij nuk mund tė shtyhej mė tej. Ekzekutimi i besohet njė njėsie ushtarake qė kishte pėr qėllim mbajtjen e rregullit nė qytet, deri nė dorėzimin e tij trupave austriake. Ja rrėfimi i Tafilit, nipit tė Isa Boletinit, qė i mbijetoi ngjarjes, sipas librit tė Skėnder Luarasit: "Nja 80 xhandarė kishin zėnė pritė nė tė dyja anėt e urės sė Ribnicės, karshi prefekturės, afėr kishės katolike. Unė me dy vėllezėrit, sipas lajmėrimit tė kasnecit, po ktheheshim pėr nė shtėpi, te axha (Isa), patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, na ndali. Kur oficeri urdhėron ndalimin, xhandarėt me pushkėt gati tė qėllojnė pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndėrhyn duke u thėnė: Mos shtini, nuk ėshtė asnjė nga kėta!".
Por qė tre vėllezėrit nuk kanė mundėsi tė lajmėrojnė Boletinin pėr vendimin e malazezėve, pasi me pėrdhunė, nėn kėrcėnimin e armėve mbyllen nė njė shtėpi dhe mbahen tė bllokuar. Nė kėtė kohė Isa Boletini, vet i tetė, kishte hedhur hapat e parė nė dėrrasat e urės sė Ribnicės pa e dalluar se edhe nga pas krahėve xhandarėt e mbyllėn udhėn qė tė mos kishte asnjė mundėsi daljeje. "Njė oficer komandues u kėrkon shqiptarėve tė dorėzojnė armėt, por Isa Boletini kundėrshton: Jo besa! S'ja kam dorėzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armėn. I pari qė shtie ishte njėfarė Pero Buriqi nga Vasoviēi. Menjėherė flakė pėr flakė pėrgjigjet edhe Isa Boletini dhe tė tijtė me nga dy revolverė nė duar. Brenda disa minutave, tė rrethuar nga tė gjitha anėt nga dhjetėra xhandarė, vriten tė gjithė, Isa Boletini dhe dy tė bijtė, Halili dhe Zahidi, qė ishte student nė Vjenė, dy nipėrit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetėr mbetėn tė vrarė tetė xhandarė dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezė tė strehuar nė prefekturėn e qytetit", rrėfen i mbijetuari.

Sipas Gjillasit
Nuk ka ndodhur shpesh qė sllavėt tė shkruajnė me respekt pėr shqiptarėt, aq mė pak ata tė jugut. Por duket madhėshtia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, nė veprėn e tij "Toka pa Drejtėsi", botuar nė versionin anglisht nė Nju Jork, nė vitin 1958, shkruan me respekt pėr shqiptarin nė kėtė vepėr tė tijėn, qė shumė e kanė krahasuar tė barasvlershme me "Donin e Qetė" tė Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes sė Boletinit: "Beteja e Isės me ushtarėt e tij vullnetarė nuk kishte vazhduar shumė, pavarėsisht heroizmit tė rreptė tė shqiptarėve. Nga kjo goditje kishte rėnė udhėheqėsi i tyre dhe besnikėt e tij tė devotshėm. Njerėzit mė tė afėrt tė Isės ishin likuiduar dhe tė tjerėt ishin shpėrndarė nė katėr anė. Isa Boletini ishte vrarė, por kishte luftuar trimėrisht, madje pėr njė kohė tė gjatė, pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi pėr tė mbajtur pushkėn, qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste ndonjė prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorėn e majtė, por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa kishte rėnė pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vėshtruar me sytė e mėdhenj dhe tė pėrgjakur, kishte thėnė ēka nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijėve na vinte keq dhe ndienim hidhėrim dhe kishim mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megji-thėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikėllim i veēantė, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur, nė mes tė rrugės sė madhe, pa iu lutur kėrkujt dhe pa falur askėnd, ashtu drejt nė kėmbė, i pambrojtur. Admirimi pėr tė bėnte pjesė gjithashtu nė pikėllimin tonė. Nė qoftė se njė njeri duhet tė vdesė, do tė ishte mirė tė binte ashtu siē kishte rėnė Isa Boletini. U kujtoftė pėr jetė nga ata qė e panė dhe nga ata qė kanė dėgjuar pėr tė! Shumė mė vonė ne i patėm treguar babait dhe e ngacmonim pėr kėtė, se kishim lexuar qė Isa Boletini kishte vdekur nė Shkodėr. Babai nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Por pėr tė nuk kishte aq rėndėsi nėse ky kishte qenė Isa Boletini vetė, apo ndonjė nga oficerėt e tij, kryesorja ishte se shqiptarėt qė kishin luftuar nė atė betejė dhe, sidomos prijėsi i tyre, qė nuk mund tė ishte njeri tjetėr veē Isa Boletini, ishte vrarė. Babait i kishin thėnė se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte pėr tė, fakti i rėnies sė tij ishte provuar pėr jetė tė jetėve me zjarrin e pushkėve".

Varrimi
Tė marrė nė pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezė u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do tė provokonte ngjarje pėr tė djegur dhe plaēkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarė duke sulmuar prefekturėn nė pėrpjekje me patrullat e ushtrisė. Organizatorė tė drejtpėrdrejtė tė vrasjes ishin ministri i Luftės, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollės, komandanti i Pėrgjithshėm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punėve tė Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricės, Ramadanoviēi e tė tjerė. Trupat e Isa Boletinit dhe njerėzve tė tij u vendosėn fillimisht nė njė dhomė tė prefekturės, ku u bė edhe identifikimi. Varrimi u bė nė Podgoricė dy ditė mė pas me pjesėmarrjen e mijėra shqiptarėve banorė tė zonės. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti njė fjalim para se arkivoli i Boletinit tė futej nėn dhe. Gjithsesi askush nuk besonte pėr vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parė qė lajmet e bėnin tė vrarė. Po kėshtu nuk u besua dhe njė komunikatė zyrtare e ushtrisė austriake, qė jepte lajmin e vrasjes sė tij "gjatė njė pėrpjekjeje me malazezėt".
Nga Mitrovica nė Vlorė, biografia e njė shqiptari tė madh
Isa Boletini u lind nė 15 janar 1864 nė Boletin tė Shalės, Mitrovicė, nė kufi me Serbinė. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė nė Lidhjen e Prizrenit.
Mbėshteti rilindėsit shqiptarė, veēanėrisht pėr shkollat, madje ndėrtoi shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe pėr Boletinin e Shalės. Turqit kėrkonin shkatėrrimin e Boletinėve dhe veēanėrisht zhdukjen e Isės, pasi ata ishin kthyer nė kundėrshtarėt kryesorė tė pushtimit. Pikėrisht njė gjeneral turk, Dervish Pasha, shtypi popullin e krahinės dhe dogji kullėn e parė tė Boletinėve.
Armiqėsia ndaj serbėve nis mė 1908, kur Isa me njerėzit e vet ēarmatos bandat serbe tė komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, tė furnizuara me armė po nga Rusia. Pas Luftės sė Parė Botėrore turqit, tė mbėshtetur nga serbėt vendas sulmuan Boletinin, por nuk ja arritėn qėllimit pasi ushtria turke thyhet. Kjo ngriti shumė reputacionin e Isa Boletinit dhe si rrjedhojė me tė u bashkuan qindra shqiptarė tė tjerė. Nė tė njėjtėn kohė ai rindėrtoi kullėn si dhe shkollėn shqipe, qė ruhen edhe sot.
Duhet thėnė se Isa Boletini ka qenė nė krye tė kryengritjeve shqiptare kundėr serbo-malazezėve, por edhe turqve, nga viti 1901 deri nė vitin 1912. Nė kėtė periudhė emri i tij u lakua e komentua shumė nė shtypin e kohės i lidhur me betejat e Cernalevės, Kaēanikut, Shkupit dhe tė Kalasė sė Mitrovicės, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus qė ndihmonte serbėt nė operacionet kundėr shqiptarėve.
Nė nėntor 1912, pėr ti shkuar nė krah Ismail Qemalit, Isa Boletini i ndjekur nga serbo-malazezėt e turqit, pėrmes njė moti tė ashpėr, e shkurton nė kohė rekord largėsinė nga skaji mė verior i banuar me shqiptarė, deri nė Vlorė. Kėtu ngarkohet dhe krijon Gardėn e parė tė Ushtrisė shqiptare duke vendosur rregull nė disa zona tė jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
Mė 1913 shkon nė Londėr si pėrfaqėsues i Ushtrisė shqiptare. Nė muzeun historik tė Londrės gjendet njė portret i tij i titulluar: Gjenerali me qeleshe tė bardhė.
Mė 1915 vihet nė mbrojtje tė qeverisė sė Princ Vidit dhe me mbėshtetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmėrinė e parė shqiptare.
Mė 1916 gjendet nė Shkodėr pėr tė organizuar mbrojtjen nga malazezėt, kohė kur sajohet edhe vrasja e tij.
Vepra e Isa Boletinit ėshtė nderuar nė ēdo kohė nė gjithė Shqipėrinė etnike. Emrin e tij e mbajnė shkolla, rrugė, lagje e sheshe. Gjithashtu ka njė batalion special tė ushtrisė shqiptare, aktualisht i instaluar nė Irak, qė mban emrin e Isa Boletinit.
Autori: Ferdinand Dervishi
Kortezi e Panorama
Panorama
avatar
princesse

Shteti : Tokė
Postime : 58
Kyējet nė forum : 10695
Regjistruar mė : 12/02/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga albi prej Tue 10 Jan 2012, 13:36

tu lumt princesha
avatar
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3377
Kyējet nė forum : 11478
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga Naki prej Sun 23 Feb 2014, 23:13

Nga Qerim Pllana
Isa Boletini njė “Robin Hud Shqiptar”, hyn nė ministrinė e punėve tė jashtme tė Anglisė, nė pritje tė ministri Sėr Eduard Grej me dy kobure, njėra nagant. Isa njė burrė azgan i fjalės, besės, armės, kuvendit dhe i veshmbathjes kombėtare tė Shalė-Bajgores, pėr Kosovė dhe pėr atdhe zbret nė Romė, Vjenė, Paris dhe Londėr, sepse:
Rruga drejtė pavarėsisė dhe formimit tė kombit shqiptarė nuk ishte shtruar me lule. Pėrkundrazi formimi i kombit gjatė viteve 1878-1881 dhe mė 1912 formimi i shtetit-shpallja e pavarėsisė, ndryshe Ditės sė Flamurit tė ngritur mė 28 nėntor 1443 nė Krujė, janė datat mė tė rėndėsishme tė historisė dhe popullit shqiptar nė Ballkan.
Kurse figurat mė tė shquara tė kombit tonė nėpėr histori janė shumė, por ato ma markante janė, duke filluar nga Babai i Kombit e qė historikisht ėshtė shquar heroi i kombit, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, 1405 -1468, Ismail Qemail Vlora, gjithashtu hero i kombit 1844-1919, Isa Boletini hero, 1864-1916 dhe burra patriotė si, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, F. S. Noli, Avni Rrustemi e shumė tė tjerė pasqyrojnė historinė tonė kombėtare ashtu siē ėshtė.
Isa Boletini 1864-1916 ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė Rilindjes sonė kombėtare. Njė luftėtar i paepur i viteve tė zjarrta si nė mesjetė gjatė luftėrave tė Gj. Skėnderbeut 1434-1468. Nė Kosovė gjatė kryengritjeve shqiptare pėr pavarėsi, Isa u shqua plotė katėr vjetėve 1908-1912, nė kryengritjet kundėr Portės dhe okupimeve tė mėtejme tė tokave shqiptare, Kosovė, Kosovėn Lindore, Maqedoni, Mal tė zi, kur edhe u vra vet i teti nė Moraqė, periferi e Podgoricės me njė pabesi tė pistė nga Kralj Nikolla malazias.
Isa Boletinin biografėt e pėrmendin pėr shumė episode luftarake, burgje tė mbajtura nė Mitrovicė, Prishtinė e Stamboll. Por edhe pėr sjellje Robin Hudi, qoftė nė beteja, kuvende burrash, takime diplomatike, apo edhe nė arena ndeshjesh luftarake. Isai posa mbėrrini nė Vlorė pas njė dite tė Pavarėsisė me 29 nėntor 1912, bėri njė pėrshėndetje, duke ngritur dorėn e djathtė lartė drejt Ismail Qemal Vlorės, Luigjit dhe burrave tjerė, pastaj u pėrkul pranė flamurit pėr ta puth atė mu nė mes tė shqiponjės dy-krenare.
Nga fundi i marsit tė vitit 1913, nė qytetin tonė bregdetar, Vlorė pat ardhur me jahtin e vet, Duka i Orleanit, Frdinandi i Burbunėve tė Francės. Pikėrisht nė kėtė kohė njė delegacion shqiptar po pėrgatitej qė tė nisej pėr nė kryeqytetet e shteteve tė mėdha tė Evropės. Pėr t`u interesuar lidhur me fatet e Shqipėrisė, hapėsirės dhe kufijve tė saj, akoma tė papėrcaktuar nga ndonjė komision ndėrkombėtar. (Si tani rasti me Kosovėn dhe ēėshtjen e kufijve tė nėpėrkėmbur nga Serbia, jo sall nė veriun e Kosovės)!
Duka i Orleanit bėri njė gjest tė mirė atė kohė, mori nė jahtin e vet me vete delegacionin shqiptar, nė pėrbėrjen e tė cilit ishte edhe Isa Boletini, pėrfaqėsues i Kosovės, (Shqipėrisė Veri-) Luigji etj. Delegacioni takimin e parė e pat me tė ndalur nė Romė. Pėr tė vazhduar madje rrugėn pėr nė Vjenė tė Austrisė, Paris e Londėr.
Nė stacionin e trenit, nė Londėr, delegacionin shqiptar e priti deputeti anglez, Aubrey Herbert. Ai e ftoi  Isa Boletinin mysafir nė shtėpi, gjatė gjithė kohės sė qėndrimit nė Angli tė delegacionit shqiptar. Nė Londėr Isa Boletini u takua me shumė personalitete ndėr tė tjerė, me Sėr Eduard Grej, ministėr i punėve tė jashtme tė Anglisė dhe kryetar i Konferencės tė Ambasadorėve, qė do tė vendosnin mbi fatin dhe ēėshtjen kritike shqiptare, fatkeqėsisht nė dėm tė kufijve dhe hapėsirės shqipfolėse... Isa protestoi pėr vendimin e padrejtė tė konferencės e cila e linte jashtė kufijve tė Shqipėrisė gjysmėn e territoreve  tė atdheut dhe tė popullit shqiptar!
Isa Boletini mbante veshje kombėtare tė krahinės sė Shalė-Bajgores
Ai kishte plis tė bardhė, xhamadan e shokė me tirq gjithashtu tė bardhė, me gajtan tė zi dhe mbathje lėkure bualli. Shikimi nė tė parė ishte i njė burri malėsor i gjatė dhe shtathedhur, vėrtetė njė kreshnik kosovarė! Kurse nė brez zakonisht mbante dy kobure (revole tė shekullit XVIII). Njėrėn nė brez mes shokės, kurse nagantin zakonisht e mbante nė xhepin e xhamadanit shajak me shqiponjė. Mbante dhe orė me qostekė - ari nė njėrin nga xhepat e majtė tė xhamadanit me njė pullė varrė...
Kur Isa Boletini hyri nė  Ministrin e Jashtme tė Anglisė, pėrcjellėsit e kėshilluan ta hiqte koburen e ta lente nė gardėrobė, para se te takohej  me ministrin e punėve botėrore z. Sėr Grej, ashtu ndodhi. Kur pas bisedės  ministri Grej e pėrcolli deri nė gardėrobė, Isai shtiu koburen nė brez, ministri Anglez duke qeshur i tha: “Gjeneral, nesėr gazetat mund tė shkruajnė qė Isa Boletini, tė cilin s`mundi ta ēarmatoste as Mahmut Shefqet Pasha, e ēarmatosėn nė Londėr”!  Sakaq Isa Boletini u pėrgjigj: “ Jo besa  as nė Londėr”, nga xhepi i xhamadanit nxori njė nagant tjetėr tė dytė fare jeshilė! Ministri i punėve tė jashtme anglez i befasuar mbet i shtangur para Isės!
Kjo pėr ministrin anglez ishte jo sall njė befasi, por ai e ēmoi njė si trikė dhe elegancė tė rrallė. Prandaj, Isa u quajt figura mė pikante dhe mė piktoreske e delegacionit shqiptar, pėr t`u mbiquajtur “Robin Hud i Shqipėrisė”. Delegacioni shqiptar u kthye nė Vlorė pas plotė gjysmė viti tė pavarėsisė sė Shqipėrisė tė pėrgjysmuar mė 28 qershor tė vitit tė mbrapshtė 1913. Kur nė Shqipėri s`do tė vonoi dhe do tė sjellėt Vilhem Vidi, i cili nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore me 1914 do ta lėshojė Shqipėrinė.
Fati-fatkeq i Isa Boletinit hero i shquar kombėtar, do tė pėrfundoi nė afėrsi tė lumit Moraēė, nė periferi tė Potgoricės vet i teti mė 1916, i tradhtuar mizorisht nga Kralj Nikolla i M. tė Zi, pėr t`mos arrit pėr t`u kthyer nė Kosovė por as nė Shqipėri. Kishte shpėtuar dėshmi e gjallė, i nipi i Isės, Tafil Boletini, i cili vdiq nė Tiranė mė 1960 nga njė gaz-shpėrthyes nė banesėn e tij. Isa prehjen e tij ta ketė nė fsh. Boletin!

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga albi prej Wed 26 Feb 2014, 14:49

Isa Boletini esht nje figur e dalluar sepse aj ka qen luftar   ter jeten per lirimin e trojeve shiptar por SHteti i Kosoves shum pak ka ba per ket heroj te kombit
avatar
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3377
Kyējet nė forum : 11478
Regjistruar mė : 09/07/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga Naki prej Thu 06 Mar 2014, 20:02


Shkruan Ilirian Gjika
                                                    Tespiet e Isa Boletinit
Reportazh
Nė njė nga familjet fierake pėr 80 vjet janė ruajtur njė nga reliket e rralla tė luftėtarit Isa Boletini
Nė qytetin e Fierit, nė njė apartament tė mobiluar bukur, nė lagjen “Kastriot”, jeton 76-vjeēari Sali Krasniqi, njė burrė trupmadh, i veshur thjesht, bukur, me njė borsalinė nė kokė, tė cilėn e mban nė ēdo stinė. Ai ėshtė njė nga mė tė vjetrit e familjes sė madhe dhe tė nderuar Gėrguri, e cila mban edhe njė mbiemėr tė dytė, Krasniqi.
Tė parėt e tij erdhėn nė Shqipėri nė vitin 1925, tė dėbuar nga politika e mbrapshtė etnike e Jugosllavisė sė Karagjorgjeviēėve. Gėrgurėt janė njė prej atyre familjeve tė shumta kosovare, tė cilat derdhėn gjak, nė luftėrat e shumta kundėr serbėve pėr liri dhe pavarėsi, duke vazhduar mė tej traditėn e Rilindjes sonė Kombėtare.
Babai i Sali Krasniqit, Sherifi, ka nė vetvete njė histori shumė interesante. Ai ishte pjesė e atyre burrave dhe djemve tė Kosovės, qė shoqėruan nė nėntor tė vitit 1912, luftėtarin e shquar pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, burrin e Kosovės: Isa Boletinin, nė udhėtimin e tij historik drejt Vlorės. Ndėrkohė, Sherif Gėrguri dhe vėllezėrit e tij: Latifi dhe Xhema, kanė luftuar vite mė vonė krah pėr krah Azem dhe Shote Galicės, nė periudhėn e viteve 1918-1924, kundėr ripushtimit serb tė Kosovės. Pikėrisht nė Dubocv tė Drenicės, nė shtėpinė e Gėrgurėve, Azem Galica zhvilloi luftėn e tij tė fundit nė korrik tė vitit 1924, ku u vra nė pėrpjekje me forcat e ushtrisė dhe ēetnikėt serbė. Pėr aktivitetin luftarak dhe patriotik nė shėrbim tė kombit, nė 3 qershor 1993 Presidenti i atėhershėm i Republikės sė Shqipėrisė, zoti Sali Berisha, i dekoroi vėllezėrit Sherif, Xhemė dhe Latif Gėrguri me “Medaljen pėr veprimtari patriotike”.
Ndėrsa episodi qė do tė trajtojmė nė kėtė shkrim tė sotėm, ėshtė shkėputur nga libri i autorit kosovar Mehmet Gėrguri i botuar nė Prishtinė nė vitin 2007, i cili i kushtohet Ajet Gėrgurit, njėrės prej figurave tė lėvizjes nacional-demokratike shqiptare nė Kosovėn e viteve 1945-1947. Nė faqen 272, autori i tij na citon kėtė ngjarje qė lidhet me trevėn e Cakranit, e treguar nga Sali Krasniqi si dėshmi e ngjarjeve tė atyre viteve. Nė vitin 1912, babai im, Sherifi, ka qenė me Isa Boletinin, kur si pėrfaqėsues tė Kosovės kanė shkuar nė Vlorė. Forcat turke pasi ishin tėrhequr nga Shqipėria, ishin vendosur pėrkohėsisht nė Fier dhe po pėrgatiteshin pėr tėrheqje pėrmes Vlorės. Kur kanė hyrė forcat e Isa Boletinit nė Vlorė, babai lidhur me kėtė ngjarje mė ka treguar: “Kur hymė nė Vlorė, Isa Boletinit i ėshtė dhėnė urdhri qė forcat kosovare t’i niste pėr nė Mifol dhe njė pjesė tė shkonte nė Korēė, ku pritej sulmi nga forcat greke. Batalionit tim i ishte dhėnė detyra tė pozicionohej nė Cakran tė Fierit. Aty ne kemi qėndruar te njė familje patriotike, ajo e Ferrik Demės, ku kemi penguar turqit tė mos kalonin nė Vlorė”.
Diku nė vitin 1996, – tregon tashmė pėrsėri Sali Krasniqi, – u ndodha nė njė vdekje nė fshatin Ēorrush tė Mallakastrės, ku u prezantova me njė oficer tė ri. Ishte nipi i Ferrikut, i cili kur dėgjoi mbiemrin Gėrguri, i thotė tė zotit tė shtėpisė, Avni Aliut, “tė mė njohėsh me atė Gėrgurin”. Kur u prezantua me mua mė thotė: Gjyshi im mė ka lėnė njė amanet dhe mė tregoi kėtė ngjarje. “Kur ka qenė tek ne Sherif Gėrguri dhe ka qėndruar gjashtė muaj nė shtėpinė tonė, nė kohėn e ngritjes sė flamurit, ka lėnė njė palė tespie”. Unė i befasuar e pyeta! - Si e ke mbiemrin ju? – Llanaj, m’u pėrgjigj ai. Me sa di unė, iu pėrgjigja, babai im nuk ka ndenjur tek kjo familje, po tek Ferrik Dema. – Keni tė drejtė, – ma ktheu pėrgjigjen oficeri: “Gjyshi im ėshtė Ferrik Dema, por tani ne e mbajmė mbiemrin Llanaj”. Pastaj ai e mori shėnim emrin tim dhe ia dha tė atit tė tij, i cili erdhi tė mė takonte nė shtėpinė time nė Fier. Gjatė bisedės, kur u sigurua se kush isha unė, nxori njė palė tespie qelibari dhe mė tha: – Kėto i ka harruar babai yt nė shtėpinė tonė dhe m’i dha ato tespie, tė cilat tani gjenden nė Qyqavicė, nė fshatin Beēuk tė Kosovės.
Disa kohė mė vonė, diku rreth vitit 2001, u ndodha pėr njė vizitė nė Kosovė. Shkova sė bashku me kushėririn tim, Xhemajl Abazin, nė njė rast vdekjeje dhe aty gjetėm shumė njerėz. Ishim ulur pranė njė patrioti nga Drenica. Pasi e kuptuan se unė isha kushėriri i parė i Ajet Gėrgurit, tė gjithė filluan tė rrėfenin ndodhi nga luftėrat dhe heroizmat e tij nė Drenicė. Thua se bėnin garė se kush tė tregonte mė shumė pėr tė. Nga kėnaqėsia qė ndienin kėta burra, se ishin takuar me kushėririn mė tė afėrt tė Ajetit, kur po largohesha, ai plaku, pasi u kėnaq nga biseda me mua, nxori njė palė tespie nga ato me 99 gurė dhe m’i dhuroi nė shenjė respekti. Unė, papritmas u zura ngushtė dhe pėr t’ia kthyer respektin, nxora tespiet e babait dhe ia dhurova kėtij plaku patriot. Tashmė tespiet, tė cilat u ruajtėn pėr 80 vjet nė Cakran, ndodhen nė Kosovė, nė vendin nga ku u nisėn drejt Shqipėrisė sė bashku me babain”, – e pėrfundon rrėfimin Sali Krasniqi (Gėrguri), i cili vetė sė fundi pėr veprimtari patriotike, ėshtė shpallur nga komuna e Kaēanikut “Qytetar Nderi”

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18457
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga Albanian_Girl prej Sat 13 Dec 2014, 16:27

Foto e rrallė e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit nė Londėr
Gazetari dhe koleksionisti Ilir Ikonomi vazhdon tė befasojė me fotot qė publikon nė faqen e tij nė FB. Sė fundmi ai ka hedhur njė foto tė rrallė tė Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
“Foto e rrallė, e gjeta nė koleksionin e gazetės italiane Il Secolo tė vitit 1913. Ekzistojnė pak fotografi tė Ismail Qemalit nė Londėr, ku ai shkoi pėr tė ndikuar tek Konferenca e Ambasadorėve, nė kohėn kur fuqitė e mėdha po caktonin kufijtė e shtetit tė ri shqiptar.
Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica.
Nuk ėshtė foto me cilėsi tė mirė, por na jep njė ide pėr kėto figura karizmatike.
Ismail Qemali duket mjaft i gjallė, pas njė bllokade 5-mujore qė e kishte mbyllur nė qytetin e Vlorės, sepse anijet greke nuk lejonin tė dilej nga porti. Kryetari i qeverisė dhe delegacioni i tij dolėn nga Vlora fshehurazi, me jahtin e njė francezi, dukės Monpensier.
Isa Boletini nuk e hiqte kurrė kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe njė kobure tė fshehur kudo qė shkonte.
Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrė tė atit dhe shėrbente si sekretar i tij.
Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur pėr tė lobuar te pėrfaqėsuesit e fuqive tė mėdha, mjeshtėr i fjalės dhe hartues i pėrsosur i letrave dhe peticioneve qė shpjegonin qartė dhe pėrmbledhtas problemin shqiptar.
Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre nė Londėr. Shteti shqiptar u krijua i copėtuar qysh nė lindje,” shkruan Ikonomi.
avatar
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 11195
Regjistruar mė : 23/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa Boletini (1864-1916)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi