» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

15 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 15 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Nora e Kelmendit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nora e Kelmendit

Mesazh nga Naki prej Wed 24 Dec 2008, 04:08


Nora e Kelmendit
Nora e Kelmendit
SHENIM: Marin Sirdani e perpiloi kėt tregim simbas Prėl Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojėdhanat e dy Kelmendasve pėrkojnė me shkrimet historike tė Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it) Nder shum pashallarė qi i lanė nji emen tė zi vedit nė Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farė a Vuēi Pashet. Mbasi ky nier i mbrapshtė me nji ushtri tė madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovės mbarė, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinė per shkop, mėsyni Kelmendin, fisin ma tė fortin e asajė kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshė tė Hotit bjen nė Grabom. Kushtrimue Kelmendi, betohet mė shtatė e shtatdhetė, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut nė dorė per sė gjalli. Nji tubė sish aty per aty me tė leta u turren e u ndeshen me terbim n'anmik mė nji lug, ku u derdh gjak i pamasė, e prandej qėme atėherė e mė sod i mbet emni Breg-gjakės. Perballė njaj anmiku teper tė madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapė kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atėherė, lanė disa ēeta tė shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi nė Nikē, nė vendin qi quhet "Gjytetza e Kelmendit". N'egercim tė dameve e tė trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t'a pershkoi vendin tuj rroposė e tuj prishė gjithshkahin, kshtuqi nė pak dit u ban ato vise si mos tė kishte banue kurr rob i Zotit n'at dhé, shpijat zhdukė me themel, pemėt pre pėr tokė, arnajėt prishė e deri ledhet e bashtinave dermue. Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund tė lodhun. Burra e gra bishin dita me ditė e natė me natė aty ktu prej gerllatave e shkamive si tė terbuem nė ēeta ushtarake e bajshin kėrdi nė ta. Tuj e pa Vuēi Pasha se me tė keq ishte e kotė me shtrue at fis tė fortė, mendoj me e thye me premtime. U ēoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrė a grue, do t'u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bā, por edhe do t'i shperblehej dāmi qi kishte pasė pėr shkak t'asajė lufte. Kur mbėrrijti lajmi i Pashės te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen nė kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipė nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtė i lum aj qi muejte me u ngī me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasė bā kur nisi lufta, "mos me i ra per sė gjallit Turkut nė dorė". Posė kėsajė, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem tė tyne—me bā batare kedo qė guzonte me bā spionazhė a me tradhtue vendin. Me burra, n'at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirė grash e vajzash qi ma se nji herė kishin ra nė luftė e ishin da me nderė. Nji nder to, emnit Norė, e bija e njaj kryetarit, vajzė kund njā njizet vjeēe, e bāshme, e lidhme e me nji bukuri tė jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypė lejen me folė. Nxjerrė at leje, u thotė se po kje se e kishte fatin me u ndeshė vetem per vetem me Vuēi Pashėn, do t'i a merrte jeten. I ati, i cili ndollej aty nė mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veē i tha tė mendohej mirė para se me bā at hap— a me kėthye me nderė a me dekė me nderė. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjė t'et faqe gjith atij burri: "Se si ka me mbarue jeta e erne, lum tata, veē Zoti e din. Ndoshta Vuēi Pasha asht jetėgjatė e jetėgjati nuk bahet jetėshkurtė, por per vedi di me thānė se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjėn. A do tė kėthej e virgjėn a por do tė des e virgjėn". Ndėrsa kjo po flitėte, krenėt i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin pėr fort tė virtytshme dhe e kishin pa disa herė tue ra nė luftė me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloē, ke mendoj shin se edhe bukurija e saje do t'i ndimojte me u ndeshė vetem per vetem me at Pashė, tė tanė nji zanit, si tė marrun vesht, i thonė: "Ta priftė Zoti mbarė, o Sokoleshė!". Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresoj te nė vepren e sajė, tjerėt mjerojshin per rrezik ma fort tė nderės se tė jetės sė sajė. Nora nuk u hutue, por marrė ngrykė t'an e ma t'afermit e vet, 'veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele nė postavė, dhe drejtohet fill e te Pasha. Roja tuj pasė urdhnin mos me i thānė kujė gjā po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e ēueme prej krenve me u marrė vesht me Pashen per punen e dorzimit, s'i bani fije pengimit, kėshtuqi mbrrijti nė Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrė nė kambė. Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekė mė tā, menjiherė e grishė nė shatorre tė vet. Aty nisė kjo me e rrejtė e me e kaēarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajė, kishte mbetė shtang prej gojėtarfs e ma fort prej bukuris sė saj, e tuj e pa kjo se i a kishte marrė mendėt e tretė krejt fillin, nxjerrė me tė shpejtė kurqe1in prej postavet e t'ia a rnshon dy-tri heresh lik nė zemer, e pa e lanė me bā as-ih as-uh e len shakull per tokė. Prehė kambėt atėherė Nora e ēan rrugės drejt kahė kishte ardhė, e roja ke e kishte pa pak orė perpara tuj kalue andej s'i bani fjalė, me mendue se ajo do t'ishte ndermjetsja e Pashės me Kelmen. Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes sė Pashės, e ushtrija u perzie si flokėt e harapit, po heroina kishte kalue n'anė tė t'vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajė rase tė bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimė zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me tė vojtė mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtė manā vedit muer hiken, rrugė e pa rrugė, tuj lanė nozull e gjithshka pat. Nė ket pshtjellim disa ēeta Kelmendasei ndoqen kambė per kambė turqit tuj i damtue per sė forti, disa xūnė gryka e shtiqe e bānė rrenim nė ta, tjerė rrokllojshin shkambij e shkrepa kahė kalojshin turqit lugjeve e gerllatave ei bajshin me iu dhimbėt gurit e drunit. Aq kerdķ u ba n'ushtri tė Turkut n'at luftė neper ato vende tė thyeshme, sa me t'u dukė prrallė shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalė: "S'lufton Kelmendi, por lufton vendi".
Ēka thotė Historia?Kemi para sysh katėr shkrimtarė qi flasin mbi ket luftė tė pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotė seicili veēas, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetė mij vetshe me nozull e municjon per ball tė shum-me-thānė nāndqind Kėlmendasve nė gjendje ke s'vé-mā-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuēi Pashės, dhe disfata e turpshme e Turqve. Posė ndonji rrethane lufte e trimnisė sė heroinės, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur nė traditen e fisit kreshnik tė Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarė rrjedha e ksajė lufte mund tė xehet e vertetueme shi si e difton populli.
Pjeter Bogdani (Cuneus Prophetarum, fq.43-44) Nder shembuj tė perkurmit bjen edhe kėte : "Kush mundet me i ram mboh se mā i vobek kje Vuēa Pasha, i silli per tė mbėledhė nji ushtri dymbėdhetė mi vetėsh, nuk i mastuen shum miljon ar, se Kelmendsit, tė sijt me nji za: "Eja kush ansht trim" mbledhunė afer pesqind vetė, vran Vuēa Pashen, vjetit sė Krishtit 1630. E nė nevojė mpsuen me granė lėkuren e qarrit, posi tė begatėt majen e miellit, ende atyne ajo gjellė mā shije u ka, se Pashallarvet e Sanxhakvet mishi i kingjavet e vjetave tė njomė, pa ndiem kurraj tė ngimė, tue ngrānė per gjith horė e tue votė rreth neper rājė tė tyne, posi tha Profeta: "Kanė me ardhunė rreth gjytetsė e kanė me pėsuem uni posi qent e gjithėherė mā fort dėshėrojnė". F. Lenormant Turcs et Montenegrins, 1866)"Tuj e dijt qeverija otomane, thotė Lenormant,se ēerdhja e anmiqve tė sajė ishte Kelmendi, i dha urdhen nė vjetė 1624 Pashės sė Pejės e Mydyrrit tė Gucls me e shtrue e me e ba tė pakenun at fis. Kta mbas urdhnit qi paten i mS)ln, po kjenė da me dam e mbarre tė madhe. Po per me muejt me e hjekė at kore prej vedit muerren e dhanė deri sa te e vona i a mbushen menden Stambollės me ēue ndima tė mdha e ushtri per me pushtue at fis, qi i qitėte aq trazime qeveris. Kshtu Pasha i Shkodres muer urdhen me e bashkue fuqfn e vet me fuqf tė Pashės sė Boznjes e tė Pejės e me e msy Kelmendin. Ushtrija e bashkueme mbrrijti nė tridhetė ml vetė edhe u nis prej Shkodret e u kap lugut tė Cemit perpjetė. Kelmendsit u rrudhen perpjetė para gjith asajė mori ushtrije. Pa mbrrijt nė Tamare, ku piqen Cemi i Selcės e Cemi i Vuklit e ku Kelmendt kishin rrenue uren, banė nji dredhf. U vUnė nė tė hikun pa ba asnji qindresė me randsf. Kjo ligshtf e dukshme u dha zemer Turqve e filluen me u shperda tuj e kalue lumin nė kambė e tuj i ndjekė Kelmendsit majeve ku u shtemguen per qindresė. Para se me i a nisė ktij sulmit Kelmendsit kishin ēue nji rrem ushtrije mbrapa Turqve tinzė, e kshtfi pa pritė pa kujtue kjenė tė ffiSYm prej tė dyja anve. Kelmendt tė ndimuem edhe prej grave tė veta rrokulluen shkarnij e shkrepa mbi Turq, tė cilt ishin shperda lugut tė Cemit e brijave, por shumica gjindeshin nė nji grykė tė ngushtė, ku s'muejshin me u sjellė. Me i msy para nuk muejshin, pse ndesheshin nė trup t'ushtris sė Kelmendit, sidomos nė shkrepa e shkarnij, qi u rrokullojshin nė ta, kshtuqi s'u mbet tjeter veē me i ēilė shteg vedit per mbrapa, shka nuk u duel ndryshe j veē tuj ba tė bjerruna tė mdha. Prej Turqve mbeten dekun gjashtrnf vetė, me gjithse nuk kjenė veē nandqind Kelmen, qi perbajshin gjith fuqin e tyne. Pasha i Boznjes kje i pari, qi u vu nė tė hikun
P.F. Arcangelo da Salto
P.F.Arcangelo da Salto: Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuole (Diario francescano, vol.lI, pag.18, - 2 ttobre).
Vjetin 1368 dau Sulltani me mposhtė tė Krishtenėt tė quejtun Kelmen, banorė tė maleve tė nalta tė Shqypnis, shka s'i kishte dalė me ba qėse kishte pushtue at mbretni. Shenjoi per at qellim Pashen e Bosnjes me nji ushtri tridhetė mij luftarėsh me tė cillt shkojshin perdhuni edhe shum tė Krishtenė. Ndeshė tė dyja ushtrit nė shoshoqen me gjithse Kelmendsit s'ishin veēse shtatėqind, tė ndimuem prej vendit tė thyeshem, mbyten katermi Turq, mueren nozull e municjone, e ushtrija qi pėshtoi u vu nė tė hikun e kjenė tė ngushtuem me e shgrehė luften. Prej Kelmendsve mbeten vetem trembėdhetė tė dekun e disa tė varruem, e prej tė Krishtenve qi ishin kenė me Turq mbeten dekun tre a kater".
De Gubematis
Orbis Seraphicus, vol.lI, page 406, 473.
Edhe De Gubematis e difton tė thuesh nji-nji rrjedhen e ksajė lufte si ky shkrimtari i fundshem [si P.F. Arcangelo da Salto]. Shton e thotė veē se Kelmendsit si per natyrė e vend tė fortė, si per trimni qi tregojn xehen per ma tė rrebtit nder Shqyptarė ( ... tum propter naturae et loci, munimen, tum ob propriam magnanimitatem sup ra, omnes Albanenses reputantur). Per shkak tė disa tė thyemeve t'ushtris turke e pse s'kishin muejt kurr me e shtrue at vend kishin fitue nji nam tė madh n'anekand mbretnin otomane (in toto ottomanico dominio magni nominis facti fuerant) Kjo luftė, mbas ktij, ndolli kahė mjedisi i dimnit tė vjetit 1637, e shkaku pse mbeten aq pak tė krishtenė, qi ishin n'ushtri turke, e ven pse tuj e dijt Kelmendsit se perdhuni kishin ardhė me luftue kundra tyne e lshuen zā tė bājshin ndonji shźj per me i njoftė, e ashtu u ruejten mos me i damtue.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.
avatar
Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9125
Kyējet nė forum : 18604
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi