» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


DYZET VJET ME KRIJUESIN DEMIR KRASNIQIN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

DYZET VJET ME KRIJUESIN DEMIR KRASNIQIN

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 19:36

Pėr nderė tė festės kombėtare 28 Nėntorin – Ditėn e Flamurit kombėtar , nė Gjilan u mbajt manifestimi jubilar kulturor:

“40 VJET KĖNGĖ ME DEMIR KRASNIQIN”

Gjilan, mė 27 Nėntor 2008.

Nėn organizimin e Sektorit pėr Kulturė, pranė Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, pėr nderė tė festės kombėtare 28 Nėntorit – Ditės sė Flamurit kombėtar, nė sallėn e Teatrit Profesionist tė Gjilanit, u mbajt manifestimi jubilar kushtuar kėngėtarit, pedagogut, krijuesit dhe kompozitorit:

“40 VJET KĖNGĖ ME DEMIR KRASNIQIN”

Manifestimi i pėrbėrė ekskluzivisht me kėngė tė thurura , kompozuara dhe interpretuara nga Demir Krasniqi, filloi nė ora 19.00.

Salla e Teatrit Profesionist tė qytetit tė Gjilanit, ishte mbushur plotė e pėrplotė me mysafirė nga Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Kamenica,Tugjeci, Lugina e Preshevės dhe vende tjera tė Kosovės.

Derisa publiku po hynte nė sallėn e teatrit, vazhdimisht dėgjohej antonimi i kėngės – himn “Flaka e janarit” e kompozuar dhe e thurur nga Demir Krasniqi, kurse e kėnduar nga gjithsejtė 12 kėngėtarė e kėngėtare gjilanas .

Para se tė fillonte programi zyrtar i manifestimit, tė gjithė kėngėtarėt pjesėmarrės tė programit dolėn nė skenė, i pėrshėndetėn publikun dhe u ulėn nėpėr karriget e vendosura nė formė gjysmė rrethi.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombėtar “Rreth Flamurit” tė cilin e nderuan tė gjithė pjesėmarrėsit duke qėndruar gatitu nė kėmbė.

Pas intonimit tė himnit, nė skenė doli moderatori dhe zyrtarė pėrgjegjės pėr Kulturė, Mr. Tahir Arifi, i cili pas njė pėrshėndetje ndaj publikut, e ftoi nė skenė profesorin dhe poetin Hysen Kėqiku, i cili kishte pėrgatitur njė referat mjaftė domethėnės pėr veprėn dhe krijimtarinė artistike, nė temėn:”40 VJET KĖNGĖ ME DEMIR KRASNIQIN”.

Kėnga e parė qė e hapi kėtė manifestim, ishte ajo me titull:”Frynė murrlani me stuhi”, apo ndryshe:”Kushtrimi i Skėnderbeut”, me tė cilėn Demir Krasniqi e filloi karrierėn e tij prej kėngėtari mė 1968. Pra, kėtė kėngė e kėndoi sėrish Demiri, pas plot 40 vitesh. Me kėtė kėngė, Demir Krasniqi pėrkujtoi 540 vjetorin e vdekjes sė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut.

Nė vazhdim, Demiri u prezantua me kėngėn “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, me tė cilėn e rikujtoi 130 vjetorin e kėsaj ngjarje tė madhe historike.

Pėr 96 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Festės sė Flamurit kombėtar shqiptar, Demir Krasniqi nė duet me Xhemajl Berishėn, kėnduan kėngėn me titull:”Dasma e Flamurit”.

Ngjarjen e madhe historike e kulturore tė kombit shqiptar – 100 vjetorin e Kongresit tė Alfabetit tė Manastirit, nė tė cilin pėrvjetor ishte pjesėmarrės dhe pėrfaqėsues i vetėm nga Kosova, Demir Krasniqi na e pėrkujtoj pėrmes vargjeve dhe tingujve tė kėngės “Kurrė nuk shuhet Manastiri”!

Solisti vokal, Burim Demiri, nė cilėsinė e mysafirit tė programit tė Demir Krasniqit, e kėndoi kėngėn me titull:”Iliriana” tė shkruar dhe kompozuar nga Demir Krasniqi.

Kėngėtare mysafire e kėtij manifestimi jubilar, ishte edhe solistja veterane Sirie Gagica – Sadiku, e cila para publikut u prezantua me kėngėn kushtuar dėshmorit tė kombit Zijah Shemsiu, qė ishte gjithashtu nė autorėsi tė dyfishtė tė Demir Krasniqit.

Kėngėn me titull:”Trimat e sheshit tė Gjilanit” e interpretoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori veteran Jashar Shahiqi.

Kėngėtari mysafir nga Kamenica, Hetem Matoshi e begatoi kėtė mbrėmje me kėngėn e Demir Krasniqit, me titull:”Mbrėmja e maturės”!

Kėngėn kushtuar dėshmorit tė kombit Major Muharrem Ibrahimit, e kėndoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori gjilanas Ramadan Kurti.

Programin muzikor tė kėsaj mbrėmje e pėrmbylli kėnga autoriale e Demirit, me titull:”Ju pėrshėndetė kėnga e rapsodėve tė Gjilanit” tė cilėn e kėnduan nė grup: Demir Krasniqi,Xhemajl Berisha, Rexhep Jashari, Qazim Hajdari dhe Hetem Matoshi.

Nė fund tė programit, Demir Krasniqi me njė fjalė falėnderimi u falėnderua para publikut pėr pjesėmarrjen dhe pėrkrahjen e tyre. Ndėr tė tjera, ai falėnderoi publikisht:

o Sektorin e Kulturės pranė Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, pėr organizimin e kėtij Manifestimi jubilar,
o Publikun e pranishėm pėr pjesėmarrje dhe pėrkrahje,
o Post mortum:Mėsuesin Rexhep Bunjaku nga Poliēka,
o Post mortum:kompozitorin, etnografin , etnomuzikologun dhe redaktorin pėrgjegjės tė Radio Prishtinės – Lorenc Antonin,
o Mediumet publike elektronike dhe tė shkruara gjithandej trojeve shqiptare,
o Gazetarin Musa Sabedini,
o Gazetarin Tefik Selimi,
o RTVM- kanalin e dytė tė Shkupit dhe regjisorin Afet Miftari,
o Redaktorin e shumė veprave , prof, Hysen Kėqiku,
o Radio “Rinia” dhe Faruk Limani,
o Organizatorin e festivalit “Zėri i Alfabetit” nga Manastiri,
o Produkcioni “Video Art” dhe Ilir Ahmeti nga Gjilani,
o Pėrzgjedhėsin e muzikės dhe operatorin teknik Flroim Gagica nga Gjilani,
o Foto “Gazi” nga Gjilani dhe
o Tė gjithė kolegėt, kėngėtarėt, rapsodėt, instrumentistėt dhe artistėt pjesėmarrės tė programit.



Lėvdatė dhe meritė tė jashtėzakonshme, kishin kreatorėt e skenografisė sė kėtij manifestimi:Tahir Arifi dhe Nazim Gagica, tė cilėt bėnė qė tė mbahet nė mend kjo skenografi e mrekullueshme, madhėshtore dhe e pa parė deri mė tash nė skenografinė e Gjilanit!

Me tė pėrfunduar programi, nė skenė u ngjit i pari artisti i merituar , piktori dhe poeti Demir Behluli, i cili jubileun e 40 vjetorit tim dhe veprimtarinė time e nderoi me njė pikturė- portert timin dhe njė fjalė rasti. Pas tij dolėn nė skenė edhe dy ish nxėnėset e mia:Motrat Kėqiku ( bijat e prof.Enver Kėqikut), tė cilat mi dhuruan dy buqeta me lule.

Pastaj njė pas njė, gati tė gjithė mysafirėt pjesėmarrės u ngjitėn nė skenė pėr tė mė uruar dhe pėr t’ i fotografuar me mua pėr kujtim.

Unė, pėr mysafirėt shpėrndava 100 ekzemplarė libra tė veprės “Diell lirie”, kurse organizatori pėr nderė tė mysafirėve, nė podrumin e Teatrit, shtroi njė koktej rasti.

Nderim tė veēantė, me pjesėmarrjen e tij, mė bėri miku , gazetari dhe poeti Bilall Maliqi nga Presheva.

Tė tillė ishin edhe poetėt :Nexhat Rexha e Sinan Sadiku nga Kamenica, si dhe rapsodėt:Selajdin Berisha, Hetem Matoshi, Heset Matoshi, Xhemajl Matoshi, Nevrije Demolli.... e sidomos Drejtori i Shkollės Fillore “Nuhi Berisha” nga Tugjeci – Mehmet Osmani me njė grup arsimtarėsh dhe bashkėfshatarėsh tė mi.

Po ashtu, nderim tė veēantė me ardhjen e tyre mė bėnė kushėrinjtė: Prof. Dr. Fehmi Krasniqi, prof.Dr. Fejzullah Krasniqi, Sokol Krasniqi qė kishin ardhur nga Prishtina.

Respekt , nderim dhe kontribut shumė tė madh mė bėri z. Ilir Ahmeti, producent i Produkcionit Filmik “Video Art” nga Gjilani, i cili nė mėnyrė vullnetare gratis, ma xhiroi tėrė kėtė mbrėmje me kamerė qė nga fillimi e deri nė pėrfundim.

Edhe pėrkundėr tė gjitha kėtyre tradhtive, gėnjeshtrave dhe shantazhimeve, Manifestimi doli shumė i suksesshėm, pa asnjė ekses dhe publiku u nda shumė i kėnaqur me program.

Nė fund, po ceku se moderatori i kėtij programi, Mr. Tahir Arifi, gjatė tėrė kohės sa e modreoi programin ishte shumė i suksesshėm, shumė natyral, shumė artistik dhe shumė profesional, me ēka bėri qė ky manifestim tė shkojė nė rrjedha normale artistike, pa asnjė tė metė!

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12195
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi