» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

2 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 2 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


KĖNGĖT E ARSHIKĖVE DHE DYLBERVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

KĖNGĖT E ARSHIKĖVE DHE DYLBERVE

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 13:13

KĖNGĖT E ASHIKĖVE DHE DYLBERĖVE

Pa dyshim se nė thesarin e folklorit tonė burimor qė ėshtė burim i pashtershėm i shpirtit krijues tė popullit, ndėr shumė cikle tė kėngėve popullore, njė vend tė dukshėm e kanė zėnė edhe kėngėt e ashtuquajtura: “tė ashikėve dhe dylberėve”.
Ėshtė pėr t’ u habitur se si kjo gjini e letėrsisė popullore dhe ky cikėl kėngėsh popullore, u anashkalua vazhdimisht nga ana e studiuesve tė albanologjisė, por edhe nga studiuesit e etnomuzikologjisė shqiptare?!
Njė gjė ėshtė shumė e vėrtetė, se kėto kėngė kanė frymuar, janė krijuar, janė kėnduar dhe janė kultivuar shekuj mė parė mbi hapėsirėn e trojeve etnike shqiptare, me ēka mund tė konkludohet se kjo gjini e kėngėve, ėshtė me gjenezė bukur tė lashtė historike.
Kėngėt e ciklit tė kėtillė, janė ruajtur dhe pėrcjellė brez pas brezi deri nė ditėt e sotme. Madje, edhe sot, ato kėngė zėnė njė hapėsirė tė madhe nėpėr dasmat e gazmendet tona popullore, koncerte, festivale dhe nė emisionet muzikore tė radio- televizioneve tona publike?!
Sa i pėrket programeve radiotelevizive, nuk ėshtė pėr t’u habitur nga fakti se pėrse sajuesit e emisioneve tė kėtilla, iu lėnė aq hapėsirė kėngėve tė kėtilla, nga se shihet qartė se bashkėpunėtorėt “profesional “ tė muzikės, nuk e kanė tė qartė qėllimin dhe porosinė e kėtyre kėngėve?!
Pra, kėngėt e “ashikėve dhe dylberėve”, fund e krye na e servojnė dashurinė nė mes tė dy gjinive tė njėjta, nė kėtė rast, na e pėrshkruajnė dashurinė nė mes tė meshkujve, e cila ndryshe quhet “ pederaci”.
Njė gjė dihet mirėfilli: Se nė mbarė globin tokėsor ekziston pederacia, madje nė shumė vende tė botės, ajo ėshtė e legalizuar edhe me ligje e kushtetutė! Mirėpo, ajo qė na bėnė tė habitemi me kėtė fenomen tek ne, ėshtė fakti se pėr kėtė lloj dashurie, mbi trojet tona janė krijuar e kėnduar aq shumė kėngė, sa ėshtė e pa besueshme se nė vendet tjera mund t’ i kėndohet aq shumė pederacisė?!
Mbi arsyet se pėrse kanė lindur kaq shumė kėngė tė kėtij lloji mbi trojet tona, do tė duhej tė merreshin mė tepėr sociologėt dhe ekspertet tjerė, por ajo qė ėshtė evidente nė krijimin dhe kultivimin e kėtyre kėngėve, ėshtė mungesa e kontakteve me gjininė femėrore, fanatizmi shekullor , varfėria, mungesa e shkollimit dhe arsimimit si dhe frika nga hakmarrjet eventuale.

Karakteristikat kryesore tė kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve

Nė bazė tė disa analizave tė cilat ua kemi bėrė kėtyre kėngėve, kemi vu nė pah disa nga karakteristikat elementare tė tyre, qė dallojnė dukshėm nga krijimtaria jonė tradicionale popullore.
Nė radhė tė parė, shihet qartė se kėngėt e ashikėve dhe dylberėve kanė lindur, janė krijuar dhe janė kultivuar ekskluzivisht nė vendet urbane.
Po qe se i analizojmė mirė tekstet e kėtyre kėngėve, do tė konkludojmė se ato janė tė thurura nga personalitete tė shkolluara mirė, njohės tė gjuhės dhe tė figurave krahasuese, ēka nuk mund tė mendohet se krijuesit e kėngėve tė kėtilla, kanė qenė laik tė thjeshtė!
Edhe krijuesit e melodive tė kėtyre kėngėve, nuk kanė qenė muziktarė tė thjeshtė, nga se meloditė e kėtyre kėngėve janė shumė tė zhvilluara, tė pasura me ornamentikė e melizmatikė, si askund tjetėr. Ato kanė njė ambitus shumė tė gjerė tė shkallės melodike. Nė to frymon njė melankoli dhe nostalgji e pa pėrshkruar .Forma e tyre muzikore ėshtė e bazuar mbi ornamentikėn dhe ndikimet orientale, ku nuk mungojnė as improvizimet e lira vokale, tė quajtura “gazela”!
Ritmet e kėtyre kėngėve, janė tė gjalla me karakter ahengu dhe vallėzimi, kryesisht tė bazuara mbi masat kohore 4/4 dhe taktet dypjesore.
Pėrcjellja instrumentale e kėtyre kėngėve bėhet kryesisht me vegla tė fabrikuara muzikore, nga se vet zhvillimi dhe struktura melodike e tyre, nuk le mundėsinė qė ato tė shoqėrohen me instrumente burimore autoktone.
Interpretuesit vokal tė kėtyre kėngėve, janė kėngėtar shumė tė stėrvitur si nga ana e kualiteteve melodike, ashtu edhe nga ana ritmike.
Tekstet e kėtyre kėngėve, janė tė thurura kryesisht me vargje strofike, tė rimuara dhe herė-herė me ndonjė refren. Nė kėto tekste pėrshkruhet njė gjuhė shumė e vjetėr qytetare, nė tė cilėn ka shumė fjalė e shprehje tė huazuara nga gjuhėt tjera, sidomos nga persishtja, arabishtja, turqishtja dhe ndonjė gjuhė tjetėr aziatike.
Karakteristikė tjetėr e interpretuesve tė kėtyre kėngėve, ėshtė se ato mė tepėr preferohen qė tė kėndohen nė grupe kėngėtarėsh dhe rrokjet e ndonjė fjale thyhen deri nė dhjetė herė nė stilin:”o-ji-ji,a-ji-ji-i-o-u-e”, qė na bėjnė tė kuptojmė anonimitetin e tekstit, pėr tė mos mundur qė ta kuptojnė domethėnien e tyre, ata tė cilėt nuk janė pjesėtarė dhe konsumues tė kėtij zhanri kėngėsh!
Tekstet e kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, zakonisht fillojnė me shprehjet:”Elif, elif” dhe pėrfundojnė me prapashtesat :”ahi”, ose “ai”!

Kush ėshtė ashiku dhe dylberi?

Nė bazė tė analizave tė teksteve tė kėtyre kėngėve, lehtė mund tė kuptohet se nocioni “Ashik”(nga fjala turke = dashnor, apo i dashur), nėnkupton mashkullin i cili ėshtė i dashuruar nė mashkullin tjetėr dhe qė luan rolin e mashkullit nė aktet seksuale. Nocioni “ashik” tek kėto kėngė, shpeshherė mund tė haset edhe si “jaran”, e qė ka tė njėjtin rol nė dashuritė e kėtilla.
Nocioni “Dylber” i atribuohet mashkullit i cili gjatė lojėrave seksuale, do ta luaj rolin e femrės, me tė gjitha virtytet e mundshme, madje jo vetėm pėrmes akteve seksuale, por edhe me veshje e zbukurime tė tjera, tė cilat mė tepėr i takojnė botės femėrore.
Nė kėto role, mė tepėr kanė qenė tė pėrfshirė djemtė e rinj, tė cilėt kanė qenė tė pashėm, tė zhvilluar dhe tė bukur, kryesisht nė moshėn e para rrojės sė fytyrės.
Nė kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, jo rrallė , iu kėndohet edhe organeve gjenitale seksuale, por gjithnjė pėrmes figurave konfidenciale, si p.sh. nė rastet kur i kėndohet “anusit”, zakonisht pėrdoret figura krahasuese:”gonxhe”, kurse nė rastet kur i kėndohet “penisit”, do ta hasim figurėn krahasuese “drandafill”.
Koha mė e preferuar e ashikėve dhe dylberėve, nė bazė tė analizave tė kėtyre kėngėve, na del tė jetė stina e pranverės, koha e beharit dhe muajt: prill e maj.

“Kadalė , dalė po na vjen behari –
Lum kush asht arshik!”...

Kjo na bėnė tė kuptojmė se dashuritė e kėtilla, janė zhvilluar mė shumė nė natyrė, ku ka mė shumė gjelbėrime, gjethe e lulishte, ku dy tė dashuruarit e njė gjinie tė njėjtė, do tė ikin sa mė larg qytetit, nė pyll apo vende tjera, ku nuk mund tė hetoheshin nga njerėzit tjerė tė qytetit.
Veshja tė cilėn e preferojnė mė sė tepėrmi ashikėt dhe dylberėt, nė bazė tė kėtyre kėngėve, na del tė jetė ngjyra e gjelbėr (jeshile) dhe pėlhura e quajtur “kumash” , qė ishte e pėrpunuar kryesisht prej mėndafshit.

“Me lule, o, na u mbushke djali,
Me kumash jeshil!”...

Nė kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, me tė madhe pėrmendet njė figurė, si tipar zbukurimi qė quhet :”Perēe”.
Nė kohėt kur janė krijuar kėto kėngė, ka qenė njė lloj “mode” e djemve tė rinj, tė cilėt e rruanin kokėn (flokėt) rreth e rreth, por nė maje tė kresė e lenin njė tufė flokėsh pėr bukuri, qė quhej “perēe”. Andaj, dylberėt tė cilėt e lėshonin perēen pėr salltanet, konsideroheshin si dylberėt mė tė bukur tė kohės!
Nė ahengjet dhe dollitė e ashikėve dhe dylberėve, angazhoheshin grupe tė specializuara kėngėtarėsh e muzikantėsh, tė cilėt kujdeseshin gjatė tėrė natės pėr argėtimin dhe disponimin sa mė tė mirė tė ashikėve dhe dylberėve.
Kėngėtarėt e tillė, me gjuhėn e ashikėve dhe dylberėve, quheshin:”shahira”.

Sakrificat dhe xhelozitė e papara nė mes tė ashikėve dhe dylberėve

Duke i analizuar mirė tekstet dhe porositė e kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, bindshėm vijmė deri nė pėrfundim se dashuritė e tyre kanė qenė aq tė zjarrta dhe aq tė shtrenjta, ku xhelozia e tyre ka lėshuar rrėnjė tė rrezikshme dhe tė pashėrueshme.
Pėr dashuritė e tilla, ashikėt dhe dylberėt kanė sakrifikuar shpeshherė edhe jetėt e tyre, ndėrsa nga xhelozia dhe tradhtitė eventuale, kanė rėnė nė dergja dhe sėmundje tė pashėrueshme tė cilat kanė pėrfunduar tragjikisht.
Ashiku i cili ėshtė i dashuruar marrėzisht ndaj dylberit tė vet, do tė dėshironte qė pėr inati te tė tjerėve, tė dilte dhe tė shėtisnin sė bashku nėpėr mėhallė, nė mėnyrė qė ta shohin shokėt e vet se ai ka dylber dhe se do tė mahniten me bukurinė e tij:

“Hajde t’ dalim me shetit-e,
Do t’ shėtisim nėpėr mahallė!
-Aman, babė, i kujt asht ky djal-e?
-Asht i nipi i Myrtezasė!”

Jo, rrallė herė, nė kėngėt e kėtilla, na jepen me emėr e mbiemėr tė vėrtetė ashikėt, si:

“Nėrmjet tokės e nėrmjet qiellit,
Po e marojmė nji urė me gurė.
Ky Selimi, o, i Zymber Hotit,
Asht i bukur, oh, pa kusur !”

Ja njė shembull, kur ashiku i kėndon dylberit tė vet me emėr e mbiemėr tė vėrtetė, me rastin kur ata ndahen nė mes veti:

“O, Halil, Halil Bilani,
Sa me naze ma jep selamin!
Tė mjerin arshik e zu gondi –
Gjithė tuj kajtė i shkoj Bajrami!”...

Se motivi i xhelozisė mes dashurive tė kėtij lloji, ėshtė shumė i fuqishėm dhe shpeshherė pėrfundon me epilog tragjik, mė sė miri dėshmon strofa e shkėputur nga njė kėngė, nė vijim, nė tė cilėn pėrshkruhet bukuria madhėshtore e njė dylberi, i cili dinte t’ i zgjidhte dhe t’ i ndėrronte ashikėt sa herė qė donte:

“Jusufi – dylber nė kėtė dynja,
Arshikat me teste na i ka!
Mall e kishin tė mjerėt, o, me e pa –
Ēare s’ mė del, unė, pa e vra!”...
Ose:
“Nė muej tė beharit, more lalo,
Mentė i kam hava...
Ēuni s’ flet me mue –
Ēare s’ m’ del pa e vra !”

Dylberi do tė vuaj mė sė shumti gjatė muajit tė Ramazanit, kur duhet agjėruar dhe besimi fetar nuk ua lejon kontaktet me ashikun. Nga malli pėr tė kontaktuar me te dhe nga frika se mos vallė, do tė sėmuret ashiku nga lodhja e agjėrimit, ai kėtij motivi do t’ i kėndojė kėshtu:

“Ditėn e xhumasė, more lalė,
Kesh tuj marrė abdes,
Ēunin e kam smutė, more lalė,
Tutna, mos po m’ des?!”

Se sa ka qenė e ēmueshme dhe e lakmueshme perēja pėr bukurinė e ashikut tė ri, mė sė miri flet shembulli nė vijim:

“O, Halit, Halit Kumani,
Mos je drandofille behari?
Si shkodran po m’ shkon pazarit,
Me atė perēe lshue prej arit!”...

Se sa ishte e rėndė dhe e pikėlluar ndarja nė mes tė dylberit dhe ashikut (jaranit), mė sė miri do tė na dėshmojnė vargjet e strofave vijuese tė shkėputura nga njė kėngė:
“Amanet, mori, ti hanė,
Pashė atė Zot, qi tė ka dhanė,
Qė banė dever gjithė dynjanė,
A s’ ma ke pa kund jaran?!”

“Amanet, o more, ti diell,
Pashė atė Zot, qi vranė e kfijellė,
Qi banė dever shtat palė qiell,
A s’ ma ke pa kund Brahimin?!”...

Nė njė moment, kur ashiku e ndien vetin tė vetmuar, tė varfėr dhe tė nėnēmuar nga tė tjerėt, nga frika se do ta braktisė edhe dylberi i tij, ai do t’i kėndojė kėshtu:

“I mjeri unė, jam rritė jetim,
Njeri s’ flet mirė pėr mue!
O, dylber, dylberi im,
T’ baj rixha, o , ti me due”!

Nga xhelozitė e shumta qė zhvilloheshin nė mes tė ashikėve dhe dylberėve, shumė herė vinte edhe deri tek vrasjet e dylberėve. Nė kėto raste, thureshin kėngė me figurat mė tė fuqishme pėrmes tė cilave do tė pėrshkruhej bukuria e dylberit:

“T’ ejtėn prama, na erdh haberi,
Thanė se u vra Hysen Selimi!
Sy e vetulla mos ju kalbshin,
Nė xhenet na i voftė shpirti!”

Dylberėt, jo vetėm qė e kanė luajtur rolin e femrave ndaj ashikėve tė tyre, pėrmes akteve seksuale, por ata nė shumė raste edhe janė veshė e zbukurua nė stilet e femrave.
Nė njė rast, kur dylberi ishte hidhėruar me ashikun pėr njė kohė tė gjatė, ai do tė pendohet, do tė vishet nė rroba tė femrės dhe do tė takohet te kroi me ashikun e vet:

“Nurēe begu, duel te ura –
Veshė fustanin turra – turra!
Nurēe begu, duel nė krue –
Me ashikun kish pajtue!”...

Nė shumė raste, kur dashuria nė mes tė ashikut dhe dylberit ėshtė shkatėrruar, ashikėt i kanė pėrdorė tė gjitha metodat pėr t’ u pajtuar me dylberėt, madje duke iu shkruar edhe hajmali dhe duke u lutur nė namaze tė ndryshme:

“Mora abdesin e sabahut,
Me ja ba duvanė dylberit –
Si s’ po m’ flet arshik tė mjerit?!
Qati Velės, i kam thanė –
K’ta dylbera s’ po na donė!
Si n’ na daēin e mos t’ na flasin –
Hajrin vetit mos ja pafshin!”...

Po qe se i analizojmė tekstet dhe figurat krahasuese tė kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, shumė shpejt do tė bindemi se krahasimet qė iu bėhen pėrmes figurave, bukurisė sė dylberėve, vėshtirė se mund t’ i gjejmė diku nė kėngėt e dashurisė sė mirėfilltė ndaj femrave:

“Kush asht mret i djelmėnisė?
Shaban begu, plot me naze!
Hanė e diell, jesin hajran,
Kur xhezdisė sikur meleqi!
Kush donė me pa yll me bajrak –
Bukurinė, o, te Shaban begi!”...


Demir KRASNIQI

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12189
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi