» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


TESKTE KĖNGĖSH

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:33

KASAPHANJA E PRAPASHTICĖS

O, ngoni shokė, ngoni vllazni,
Po ju knoj ni kangė n’ sharki,
Nuk asht kangė pėr dashuni,
Nuk asht kangė, kjo, pėr mahi !
Kjo asht kangė pėr histori,
Qė ka ndodhė te na n’ Malėsi !
Nuk asht pėrrallė kjo, as trillim,
Por asht ngjarje plot trishtim,
Qė der’ tash mbet anonim,
Se shumė kush nuk pat guxim,
Tė vėrtetėn ta qes nė shesh,
Por asht ruejt prej veshi n’ vesh,
Qysh kanė ditė me tregue t’ vjetrit –
Nėpėr oda njani – tjetrit,
Pėr terrorin e Sėrbisė ,
Kasaphanėn nė Prapashticė !

Hej, kėshtu tregojnė njerėzit e gjallė –
Mė 11 tė muajit Janar ,
Mu nė vitin Njizet e Nji ,
Ish kanė ēue n’ kamė ni yrrfi !...
Kjo yrrfija e Serbisė –
Mori urdhrin pre Qeverisė ,
T’ formojė ēeta terroriste ,
T’ gjithė ēetnikė me bajoneta ,
Prejnė shqiptarė nė troje t’ veta !
Prejnė me qinda e me mi ,
Gra, pleq, burra dhe fėmi’ !...

Hej, kėshtu ēetnikėt kanė ba n’ Drenicė -
Ja kanė mėsy pėr n’ Prapashticė!
Duert pėrvjelun si kasap –
Kanė mėsy maleve n’ Llap e Gollak;
Shakovicė, Lluga e Halabak,
Shkojnė si ujqit llavė e llavė ,
N’ Lluzhan, Majanc e Batllavė,
T’ parėt e tyne i kanė tubue,
Shumė zullumet jav kanė vnue !...

Hej, se n’ Koliq, ata kur janė dalė –
Aty i vranė disa Kopranė!
I kanė vra te Zharalitė –
Mėsynė me dalė nė Prapashticė!
N’ Keqekollė , ata kur po hinė –
Radoviqi, para ju prinė!
Radoviqi , ma i madhi anmik –
Kolonel – ishte mbi ēetnikė !
Ai, kėtė plojė vetė e udhėhoqi
Me Stojanin Selkiqin prej Domaroci !
Shumė ēetnikė patėn mas veti –
Danailin nga Boleci.
Nga Bushinca, ishte Dejani ,
Nikollė Slivova e Dushan Sfillani !...

Hej, n’ Keqekollė, kur paskan ra ,
Radoviqi , mėsue i ka –
Mulla Ademi, asht shpi me za,
Burrė ma i zoti, n’ Gollak nuk ka,
Na ma s’ pari ēatij dojmė mej ra ,
Do t’ ja presim robėt e fėminė,
Do ta lidhim, t’ ja djegim shpiė!...

Hej, Radoviqi, i pari ju prinė –
Mulla Ademit, nė shpi po i bien !
Radoviqi, ai kolonel –
Mish e shpirt ishte kriminel!
Porsi ujku po i thėrret nė derė –
Mulla Adem, a po del ni herė?!
Po del hoxha, me ta po flet,
-Mulla Adem, a na kallxo drejt,
Ti , sa robė i kie krejt?
Mulla Ademi, burrė i vėrtetė,
-Kolonel, po t’ kallxoj drejt,
Tremdhet’ robė, unė, i kam krejt!...
S’ e kanė lanė , mirė, mej krye fjaltė –
E kanė lidhė me ‘i kanop t’ gatė ,
Jashtė ja nxorėn fėmijėt dhe gratė!
Radoviqi, me dorė tė vet –
Tremdhetė robė, qaty ia vret ,
Rend poj vret , n’ zjarr po ja djeg !
Ja dogj robėt , ja bani hi –
Atėherė hoxhėn n’ prag e ka shtri !
E rrėxoi hoxhėn, n’ prag tė shpisė –
Ja shkurtoi kryet me sakicė !...

Hej, kanė marrė rrugėn pėrpjetė ni malit,
Xhanaria me ushtarė tė krajlit,
Paskan dalė nė Prapashticė ,
Me ēue n’ vend urdhrin e Serbisė !
Bajnė maskėr, bajnė kėrdi –
Prej dy vjeēe tej n’ gjasht’dhet’ e dy...
Krejt kta meshkuj poj tubojnė,
Tanve vendet po jav caktojnė,
Grupe – grupe, mahallė – mahallė,
Krejt poj qesin nė ni livadh!...
Me mahallė, qysh ishin kanė –
Keqekollėn n’ ni vend poj lanė,
Ēorrovit e Spahiovit,
Ēelovit e Sinanovit,
Miftarovit nė njanėn anė,
Prapashticėn n’ tjetrėn anė,
Mahallėn e Cubit – njizet e nandė...
Krejt poj lidhin me shoka t’ veta,
Tash po vjen tue ju sosė jeta!...

Hej, atėherė gati pushkėt poj bajnė,
Veē po presin me ju dhanė komandė!
Erdh komanda e shenja e parė –
Veē tri pushkėve me ju dhanė zjarrė !
Shenja e dytė, qashtu po thotė –
Me komandė, me e dhezė ni top!
Kur ka ardhė kjo shenja e tretė –
Qinda pushkė me ‘i flakė janė dhezė!
Ju shkoi gjama deri n’ re –
Shumė e mashkujt u shtrinė pėr dhe!...
Bien pėr dhe, shqiptarėt e shkretė,
Krejt janė vra njimijė e njizet!...

Hej, luftėn hiq nuk e kanė ndalė,
Hecte gjaku valė – valė,
Krejt xhenazet mbetėn n’ livadh!...
Nėpėr shpia atėherė ju kanė ra,
Shpijat flakė jav paskan kallė,
Robė e fėmijė krejt poj kallin n’ zjarrė,
Nuse e ēika t’ reja i kanė marrė!
I kanė ēue ato n’ Serbi –
I kanė martue me zor me shki’!...
I kanė nda kėto femna t’ shkreta
Pėr gjithmonė prej trojeve t’ veta !
I kanė nda prej gjakut t’ vet –
Zoti e di, qysh kanė dhanė jetė ?!...

Hej, luftė e madhe ish kanė marue,
Ka ecė gjaku sikur prure!
Se kėto malet e kėsaj ane,
Nuk mbajnė mend kėso kasaphane!
Borė e madhe kish pas ranue,
Nuk ka mujt kush kah me lue!
N’ atė furtunė, disa kanė pshtue,
Sylė Hetemi e Arif Govori,
Veli Salihi e Emin Govori...
N’ atė borė t’ madhe, n’ atė kjamet –
Ish kanė metė ni fėmijė nėn djep,
I kish pshtue, ai, nanės s’ vet –
N’ borė pėrmbys tri ditė e netė,
Aty ish vra nana e shkretė!
Ia vrajnė nanėn, qati sabie-
Ia prejnė veshin, djalit, me singi!
Mas tri dite, aj, gjallė ish kanė –
Selim Govori, atij i kanė thanė!...

Hej, pushkatua krejt kur i kanė –
Kanė marrė rrugėn, janė ra n’ Orllan,
Tė gjithė meshkujt tubue i kanė,
Nishec, Brainė edhe Orllan,
Kalaticė dhe Ballban,
Kėtė masakėr me e vazhdue,
Kasaphane me marue!...

Hej, Zoti i Madh, kur don me t’ ndihmue –
Prej zullumit pėr me t’ pshtue,
Sa me metė dikush pėr farė,
Paska ndie ni djalė shqiptar ,
E lumja nana, ka e kish pasė djalė!
Trim mbi trima, ai burrė – burri,
Emni i tij – Nazim Gafurri !
Patriot e demokrat,
Qė punonte ditė e natė,
Veē pėr popullin kosovarė,
Pėr tė drejta, pėr shqiptarė!
Ai, kėtė punė vesh e kish marrė –
Se po i digjen vllaznit nė zjarrė!...

Hej, nė Prishtinė, ai rrinte me shpi –
Shiti tokė e pasuni,
Shet dyqane, hane e mulli,
Pare t’ madhe kishte tubue,
N’ ēarrshaf t’ grave, tebdil ish marue,
Shpejt e shpejt nė Shkup ka shkue !
Nazim trimi, ai burrė bujar,
Shpejt po i gjejka do gazetarė,
Shumė e paret jav paska dhanė,
Jav tregon ngjarjen taman,
Si po lahet toka me gjak ,
N’ shumė katunde n’ Llap e n’ Gollak,
Pėr me i shkrue n’ gazetėn “HAK”!
Pėrmes lidhjeve tė telegrafit –
Thėrret ministrat e Beligratit!
Shumė do shokė i ka bashkue –
Po i lajmėron Kombet e Bashkueme,
Pėr Serbinė, ēka ka punue!...
Krejt Evropa, poj lexojnė gazetat,
Pėr kėto krime tė vėrteta!
T’ gjitha kombet kokan bashkue –
Komisionin e kanė formue,
Me eksperta ndėrkombėtarė,
Pėr mej ēue nė vend tė ngjarjes!
Kėshtu Evropa, banė intervenimin –
N’ vend tė ngjarjes me e pa krimin,
Ku Serbia , banė planifikimin,
Mbarė shqiptarėve me u ba farimin!...

Hej, Nazim trimi e bani ndriēimin –
Pėr me i sjellė pop’llit shpėtimin!
Ai i qiti nė shesh tė dritės,
Jo veē krimet e Prapashticės,
Por mbarė ngjarjet dhe tė Dumnicės!...
-Janė therrė njerėzit nė vatra t’ veta,
Mizorisht, me bajoneta,
Burra t’ rritun, gratė e fėmija,
T’ gjallė janė djegė nėpėr shtėpia !...

Hej, krejt Evropa, gazetat poj knojnė,
Syve t’ vet nuk po u besojnė!
Tu i lexue e tu’ u trishtue –
Krajli i Serbisė, ēka ka punue?!...
Komisioni – ekspert me shkollė –
Drejt po shkojnė nė Keqekollė!
N’ mahallė t’ Spahive , kur janė dalė –
Nga shtatė vetė nė ni vorr poj gjajnė!
N’ Prapashticė, kur paskan shkue –
Gjajnė xhenaze t’ djegne, t’ shkrumueme!...
Komisioni kokan trishtue,
Se ēfarė krimesh kokan marue!
Ēka kanė shkrue – krejt janė vėrtetue!
Komisioni ishin betue –
S’ kishim mujt kurrė na me besue,
Se kėshtu Krajli, mundet me punue,
Gjithė kėta njerėz n’ zjarrė mej shkrumue?!...
Mejherė Krajlin e kanė urdhnue –
T’ gjitha krimet mej ndalue !

Hej, Krajli i Serbisė, shumė koka idhnue
Pėr kėtė plan qė i ka dėshtue!
Tel Zhupanit, n’ Prishtinė i ka ēue –
Kush asht ai, n’ gazetė qi ka shkrue,
N’ krejt Evropat na ka marrue,
Planet tona, na i ka shkatrrue?!
-Ai – thanė – asht ni burrė prej burri,
E ka emnin Nazim Gafurri !

Hej, kqyre Krajli, ēka ka marue ,
Shumė do pare i paska ēue,
Njerėz me pare me i pague –
Nazim Gafurrin me likuidue !
Ky Zhupani, n’ kamė na u ēue,
Dy xhandar i ka shtrėngue,
Kėtė Nazimin, me e likuidue !...
Me e vra birin e demokracisė,
Atė bamirės tė gjithė njerėzisė !
I biri i shkaut – Zhivko Kundraxhisė,
N’ Urė t’ Vellushės, ishte kurdisė.
N’ Urė t’ Vellushės, ishte dalė nė pritė –
Don Nazimin, ta qėlloj me thikė!
Vjen Nazimi, me dy xhandarė –
N’ te u hodh kjo thika e parė!
Fėrfėlloi thika pėr rreth koke –
Ja hoq fesin , ia qiti pėr toke!
Fėrfėlloi edhe thika e dytė –
Pėr rrajė t’ veshit ia ka ngjitė!
Plagė tė randa i ka shkaktue –
Krimineli shpejt u largue!...
N’ shpi tė motrės – djalin e kanė ēue,
Iu lidh plaga dhe u shėrue!...

Hej, kėta agjentėt i kanė fry sytė –
Pėr me i ba atentat tė dytė!
Simbas planeve tė Serbisė –
Me ni vrasės profesionist !

Hej, vrasėsi i dytė, ishte shqiptar,
Hem xhandar edhe tradhtar.
Kriminel – Adem Misini,
N’ kafehane i maskuem hyni,
Hoq revolėn, ai tradhtar –
N’ gjoks t’ Nazimit, i dha zjarrė!
Zbrazi plumba mbi gjoks t’ Nazmis,
Veē pėr hatėr t’ krejt Serbisė!
Por , Nazimi kish mbetė i gjallė,
E muerėn shokėt, e ēuen n’ spital!
Nė spital, nė Mitrovicė –
Veē me e pshtue prej xhandarisė !

Hej, n’ kirurgji – shėrohej djali,
Nėn kujdes t’ doktor Shamfanjit.
Ky doktor humanitar –
Pėr shėrim, djalin e ka marrė.
Xhandaria i kish premtue –
Nėse mundesh me e helmue,
Ni veturė kemi me ta dhurue!
Ni veturė e ni milion dinarė –
Veē na e hjek kėtė trim shqiptarė!
Por Shamfanji – doktor human,
Kėtė punė t’ poshtėr, ai, nuk e banė!

Hej, e muer djalin, e ka operue –
Plumbi i zi, mushkritė ia kish shpue!
Iu kish ndalė plumbi n’ krahnor –
Kur ka shkrepė, ai vrasės mizor!...
Me mjeshtri e operoi
Dhe Nazimin e shpėtoi!
Por shpirtzi kish prap ndėr ne,
Se doktori ish kanė jevre,
Munafiku nazifashist ,
Spiunoi mjekun humanist
Dhe e vranė gjermanėt nazist!...

Hej, prapė anmiku nuk rrin i qetė –
S’ donė me e lanė Nazimin n’ kėtė jetė,
Ia bajnė gati vrasėsin e tretė !
Me Shtatė Maj, nė ora dhjetė ,
Mu nė vitin Njizet e Tetė,
Prapė e gjetėn ni tradhtar,
Qė e mbante emnin shqiptar,
I maskuem, ai, ishte xhandar,
Pėr tradhti kish ba pėrvoja,
Atij i thoshin :Hasan Mėrkoja,
Ju thaftė dora, ju thaftė goja ,
I huptė fara, i huptė vorri!
N’ kafehane, revolen e nxori-
Zbrazi plumba n’ gjoks t’ atij burri,
N’ demokratin – Nazim Gafurri !
Shtiu n’ bamirėsin humanitar,
N’ patriotin tonė kombėtar!...
Kėshtu punoi Hasan beteri –
Zbrazi plumba prej revolverit,
Veē pėr hatėr tė Lube Hollcerit !
Seleniqi dhe Lube Hollceri –
Zbrazėn plumba prej manxerri!
Kriminelėt me armė nė dorė –
Tre xhelatė atentatorė!...

Hej, por ai trim – Nazim Gafurri,
Mirė qėndronte me zemėr guri!
Para bishave tė Zhupanit –
Shtrėngon plagėt e s’e lėshon zanin!
Para bishave, ai, nuk dorėzohej,
Para shokėve, ai, nuk ligėshtohej!
Para vdekjes la porosinė :
“Ju , mė vratė kėtu n’ errėsinė ,
Pėr ta vra demokracinė,
Pėr t’ ia zanė diellin – lirisė,
Pėr t’ ia ba qejfin Serbisė!
Por, kur trupi n’ vorr t’ m’ pushojė –
Demokracia do tė fitojė!
Nuk do t’ ketė vrasės e tradhtarė –
Sa do t’ ketė trima e luftėtarė!
S’ do t’ ketė plumba, as xhandari –
Pėr t’ vra rrugėn pėr liri !
Se Kosova, kurrė nuk shfaroset ,
Do t’ jetojė, e do t’ pėrsoset!
Le ta dijnė, pra, mirė xhelatėt –
Hej, do t’ ketė lindje, hej, ma shumė se vrasjet !

Prishtinė, mė 1978. Demir KRASNIQI

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:41

ĒYFTELI MOJ BOTĖ MIZORE
Tė rinjėt tanė t“kanė lanė pas dore
janė mbledhė n“grupe n“shumė shoqni
melos t“huaj shumė janė hy
ty s“po dojnė me t“pa me sy.
Bashibuzuk e shumė rokera
bajnė poterė si n“disajzera
Pijnė raki,skuqen mėrdhezen
nuk dojnė tjetėr pos anglezen
Me za lorze,me za zhabe
kultivojnė muzikė arabe
njė grup tjetėr prej kesaj ane
kėndojnė shqip,kangė indiane
Do beqarė atje nga Shkupi
kėndojnė shqip n“melos maxhupi
Menagjer do gushė pėllumba
deri dje kanė shitė tullumba
dialektin Tetovar
kėndojnė shqip n“melos bullgar
N“Kumanovė pėr marshallah
thonė unė jam kyqyk Ymrah
k“ndojnė gazela pa pengesa
Ibrahima-Taklisesa!
Vajzat n“rrugė kur i takojnė
Sapo emrin tśa mėsojnė
menjėherė kengen ja u kushtojnė
n“kasetė emrin ja u kėndojnė.
Prej Kėrqove n“Suharekė
k“nohet shqip n“melosin grek
Shumė motra rrijnė tue qėndisė
vargjet shqip,kangė t“Shumadisė.
Kėngėt tona i mori lumi
na i pėrfshiu kiēi dhe shundi
k“shtu na humbi ne folklori
qė shumėkush lakmi na e mori.
Karierė pėr me fitue
n“melos t“huaj duhet me k“nue
me tekste qė t“mbushin vrerė
me melos qė t“shtynė me vjellė!
Pėrkthejnė kangė tįrmiqėve tanė
Qė na mbajtėn gjėthmonė nėn kambė
T“huajve u knojnė me simpati
humbin tėrė kėtė begati
landė tosknishte,landė gegėrishte
nórientale e italishte
stili i huaj,gjuha angleze
ju ka ba ushqim pėr meze.
Hajmedet pėr kėngėt tona
Ēka na i gjet nė trojet tona
hajmedet pėr ēyftelitė
qė mė n“dorė s“po i marrin tė rinjėt.
DEMIR KRASNIQI

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:46

KOSOVA – NUSE ME KURORĖ
* shaban cakolli rastin e shpalljes sė Pavarėsisė/–
O, boll kem pritė, qe dymijė vjet –
O, herė ndėr krajla, herė ndėr mbret!…
T’ jem tė lirė e t’ kemi shtet –
Vendin tonė, ta sundojmė vetė!
Oj, Kosovė, me fat t’ qoftė shteti,
Pavarėsia, sovraniteti!
Oj, Kosovė – kala prej guri,
Me fat t’ qoftė himni e flamuri!
O, moj Kosovė, tė puthsha n’ sy,
O, shumė e gjaku ėshtė derdhė pėr Ty!
Derdhėn gjakun shumė dėshmorė –
Tė bėnė nuse me kurorė!
Rrofsh Kosovė, demokratike –
Krah pėr krah me shtetet mike!
N’ Aleancėn Atlantike –
E ke forcėn titanike!
***** Kėtė kėngė e thuri, e kompozoi dhe interpretoi Demir KRASNIQI, nė manifestimin solemn, me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, nė sheshin e Gjilanit, mė 17 Shkurt 2008

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:48

RROFTĖ USHTRIA ĒLIRIMTARE
Jehuan malet kosovare-
Rroftė Ushtria Ēlirimtare!
Qė lufton me trimėri
Pėr Kosovė e pėr liri!
Bij e bija shqiptare –
Jemė Ushtria Ēlirimtare!
Do t’ luftojmė kundėr robėrisė –
Trasojmė rrugėn Pavarėsisė!
Ēlirimtarėt e Kosovės,
Po i tregojnė tė gjithė Evropės –
Nuk na trembė thika e Kasapit,
T’ ardhacakėve prej Karpatit!
Se Ushtrinė tonė Ēlirimtare,
S’e frikėsojnė tanket barbare !
S’e trembė gjuha e zhurmaxhinjve,
Me fjalorė tė arixhinjve!
Para, djem, si Kastrioti –
Pėr Atdhe, ju ndihmon Zoti!
Para, trima shqiptarė –
Ju pėrkrahė gjithė bota mbarė!
Para, trima tė Galicės –
Ndiq armikun prej Drenicės!
Para, djem – vėllezėrit e Shotės –
Ndiq zaptuesit prej Kosovės!
Jehuan kėngėt shqiptare –
Rrnoftė Ushtria Ēlirimtare!
Na i zgjidhė prangat e robėrisė –
Na i sjell rrezet e lirisė!
***** Tekstin dhe melodinė e kėsaj kėnge e thuri dhe interpretoi autori: Demir KRASNIQI, nė Gjilan, mė 07.03.1998.
Ėshtė kėnga e parė kushtuar U. Ē. K-sė, qė ėshtė botuar me tekst dhe notizim, nė tė pėrditshmen kosovare “GAZETA E RE SHQIPTARE”, nė Prishtinė, mė datėn 17 Nėntor 1998, faqe 1

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:50

NAZIF RRAHMAN PĖRLEPNICA
N’ Pėrlepnicėn legjendare,
Nė familjen atdhetare,
Lindė e rritė Nazif Rrahmani,
Trim pėr pushkė, kundėr dushmani!
Nazif trimi i Pėrlepnicės,
Shumė luftoi nė Luftė tė Kikės,
N’ Velegllavė, Ush, Bujanoc –
Bombahedhės – nuk kishte shoq!
N’ Gjyrishec e nė Novak,
N’ shumė katunde nė Gollak,
Mbrojnė kufijtė Shqipnisė Etnike –
T’ mos shkelė knej kamba anmike !
Nazif trimi, ai luftėtarė,
Bombahedhės i dorės s’ parė,
Shumė ēetnikė, n’ Kikė shpartalloi,
Shumė armėt jav konfiskoj!…
N’ Belegllavė , nė Ush e n’ Kikė,
Ushtrinė serbe e kanė koritė…
N’ Bujanoc e nė Gjilan,
N’ lufta t’ mbrojtjes pėr vatan…
Me shumė shokė, Nazif Rrahmani,
Nji Kuvend , nji ditė e bani –
Eni vllazėn t’ i biem Gjilanit,
Mos ta lamė n’ dorė t’ serbijanit!”…
Mulla Idrizi, ai prijatar ,
Kish Nazifin, dorė tė parė,
E urdhnoi t’ shkojė n’ Pėrlepnicė –
Ta formojė nji Shtab t’ Ushtrisė!
Shtab Ushtrie Vullnetare,
Qė ta gjejė nji odė shqiptare!
Shtab Ushtrie n’ rreth t’ Gjilanit –
Ishte oda e Zenel Osmanit!
N’ Pėrlepnicė, n’ kėtė Shtab tė Parė,
Vijnė shumė trima vullnetarė,
Garda e rojės ishte formue,
Krejt atė Shtab me e sigurue!
Komandant nė gardė tė rojes –
Nazif Rrahmani do tė emnohet!
Mė datėn 20 Dhjetor,
Njė Vendim nė Shtab u mor –
Vullnetar edhe eprorė,
Mė 23 Dhjetor,
Tė shtunėn , para sabahit –
Me ushtri me i ra Gjilanit!
Ditė e shtune , n’ ora gjashtė,
Fuqi Zoti, ne na dhashtė,
Nė Gjilan kemi me hy –
N’ luftė me shkije sy me sy!
Ndėr shumė trima vullnetarė –
N’ kamė u ngrit Nazifi i parė,
Para Shtabit dhe Flamurit -
Dha betim me fjalė tė burrit:
“Pasha Zotin , qė m’ dha shpirt,
Pasha nanėn, qė m’ dha gjitė,
Pasha djepin , qė m’ ka rritė,
Pasha bukė e pasha kripė,
Pasha krojet, ku jam flladitė,
Pasha diell e pasha dritė,
Pasha tokėn Nanė Shqipni,
Pasha Flamurin Kuqezi,
Unė ma i pari kam me shkue,
Bombat OZNES , me ja gjue,
Edhe burgun me shkatrrue –
Krejt vllazninė kam me i lirue!”…
Siē e flet – e banė shqiptari,
Ditė e shtune – ditė pazari,
Gjithė Gjilani dhe shqiptarėt –
Do t’ i presin vullnetarėt!
Nazif trimi, ai burrė me namė,
Armatoset deri n’ dhamė,
N’ krah e qiti nji ēekan,
Dhe u nisėn pėr Gjilan.
Me shumė shokė, pa nji pa dy –
Si drangoj n’ Gjilan kanė hy,
Shpejt i nxor bombat e dorės
Dhe ja qiti flakėn OZNES!
Dyert e burgut ren me ren,
Me ēekiē , tana po i then.
Po i liron shqiptarėt e ngratė –
Ishin kanė tridhet’ e shtatė!…
Luftė tė rreptė po banė n’ sabah,
E kish marrė nji plagė nė krah!…
N’ ora dhetė – pėr katėr orė –
Krejt Gjilanin e morėn n’ dorė!…
Nji plagė t’ randė , Nazifi e kish marrė,
Ishte nisė kah Dheu i Bardhė,
Me lypė vend pėr me u strehue,
Edhe plagėn me e shėrue!
Tej n’ Ponesh, qashtu ka dalė –
Kėrkush ndihmė nuk i ka dalė?!
N’ nji mulli , n’ Ponesh ka ra –
Aty, shkijet e kanė vra!…
Demir KRASNIQI

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:52

IV. Njė shtet kanė gjithė shqiptaria



-S’ do t’ shikojmė “djathtistė” , “majtistė”...

S’ do t’ shikojmė krahinė , as fis ,

S’ do t’ shikojmė grupe , as fe –

Komb i vogėl , jemi ne !...



-Tė gjithė kem’ pėr t’ u bashkua –

Njė shtet t’ fortė pėr ta formua !

Nuk i kem’ njėqind Shqipėria –

Njė shtet kanė t’ gjithė SHQIPTARIA !...



-Shteti ynė , ėshtė SHENJTĖRI –

E ka emrin: SHQIPĖRI !

SHQIPĖRI DEMOKRATIKE –

Me gjithė tokat e saj etnike !



Idealet u shtrinė nė male –

Lindi Ushtria Ēlirimtare

E Kosovės legjendare ,

Pėr ēlirim t’ tokave shqiptare !



Gjallė, Vehbiu , sa vepronte ,

Kėtė Ushtri , gjithmonė ėndėrronte :

“Po tė kishim njė Ushtri –

Unė pėr te , do t’ isha shkri !”...



V. Jataku i atdhetarėve



Aktivist e atdhetar ,

Ishte mikpritės e shumė bujar .

Pėr shqiptarė , kudo qė kishte –

Dera e tij , e hapur ishte ...



Pėr shqiptarėt nga kėto strof’lla –

Gjithmonė shtruar rrinte sofra !

Janė me qindra dhe me mija ,

Qė ju jepte bukė Vehbia !...



T’ gjithė shqiptarėt qė kanė ikė ,

Pėr t’ shpėtuar nė Belgjikė ,

Tė pėrndjekur prej sllav – shkjavit ,

Ju ndihmoi si vėllai – vėllait !







Shumė bukėshkelės , ia kanė ngrėnė bukėn ,

Pasandaj ia pėrmbysėn kupėn !...

UDB-ja sllave i kishte dėrgua –

N’ bukė tė vet , pėr ta tradhtua !



N’ atė SHĖRBIM SEKRET tė sllavit –

Printe UDB-ja e Gjilanit ,

Me shqipfolės , t’ ardhur n’ rregzina ,

UDB-ės sė shkjaut , iu bėnė opinga !...



Vehbiu , mirė i njihte punėt ,

Aq mė tepėr, edhe spiunėt !

Por ndaj tyre sillej butė –

S’ ishte i prirė t’ i pres nė bukė !...



Me urtėsi , fliste me orė –

Nga tradhtia t’ heqin dorė !

Sepse koha do tė ndryshojė –

Historia, do t’ i gjykojė !...



Shumė prej tyre , nuk e kuptuan –

Me tradhti , sėrish vazhduan !

Si sadistė e si dhunues –

Shėrbėtorė t’ sllavit – okupues !...

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:56

shaban cakolli rastin e 100-Vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit/
Me ngrohtėsinė e kraharorit,
Me zemėr tė gjerė sa deti;
Po i kėndoj 100- Vjetorit,
Qė kur lindi Alfabeti!
Lėshoi kushtrimin Manastiri,
Pėr gjithė bijtė e shqiptarisė –
Gjithė kah jemi n’ kėtė trung Iliri ,
T’ ia ndėrrojmė faqet historisė!
Refreni:
Pėr pa u shua rrezet e diellit,
Pėr pa i mbulua oxhaqet hiri,
Pėr pa u shua yjet e qiellit –
Kurrė nuk shuhet Manastiri!
Prijatarėt mendjelartė,
Stėrnipat e Skėnderbeut,
Nga mėmėdheu dhe nė mėrgatė –
T’ gjithė u vunė n’ shėrbim t’ Atdheut!
Nė kėtė qendėr tė Vilajetit,
Nė kėtė djep, ku u lind “Bashkimi”,
Me Kongresin e Alfabetit –
N’ gjuhėn shqipe filloi shkrimi.
Me bekimin e unitetit –
U lidh besa, u dha betimi!
Refreni:
Pėr pa u shua rrezet e diellit,
Pėr pa i mbulua oxhaqet hiri,
Pėr pa u shua yjet e qiellit –
Kurrė nuk shuhet Manastiri!
Gjilan, mė 28 Prill 2008.
***** Autor i tekstit dhe i melodisė sė kėsaj kėnge ėshtė Demir KRASNIQI, i cili edhe ėshtė i ftuar qė ta pėrfaqėsojė Kosovėn, nė Manifestimin qendror nė Manastir, prej datės 14-22 Nėntor 2008.

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 12:58

.DEMIR KRASNIQI
1.KUSHTRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
* shaban cakolli rastin e 540-Vjetorit tė vdekjes/
Fryn murrlani me stuhi,
Qielli ē’ bubullinte;
Nėn flamurin kuqezi,
Ēetės po i printe.
Refreni:
Hej, trim, o Skėnderbe,
O, krenari shqiptar-e,
Pėr t’ ēliru’ Atdhe’n –
Luftė ke nisė ma i par-e!
Si rrufe u hap kushtrimi,
Kudo ndėr shqiptarė-e –
S’ durojmė prangat e robėrimit,
Pėr pa vdekė ma parė-e!
Refreni:
Hej, trim, o Skėnderbe…etj.
Dyzet trima si shqiponja ,
Kaluar shpatit shkonin;
Bashkė me trimin Skėnderbe –
Turkun ta luftonin!
Refreni:
Hej, trim, o Skėnderbe…etj.
(Recitativi):
Vasha:- Ku jeni nisė, o trima?
Burrat:- Vendin ta ēlirojmė!
Vasha:- Qe besa edhe unė do tė vijė,
Se ma kėshtu s’ mund tė durojmė!
Tė gjithė sė bashku:
T’ japim fjalėn t’ gjithė sa jemi,
Trim, o Skėnderbe,
Pėr liri dhe pėr Atdhe,
Vdesim si me le!
Refreni:
Hej, trim, o Skėnderbe…etj.
Kėtė kėngė e thuri dhe kompozoi Zekeria ĒARKAXHIU. Pėr herė tė parė publikisht e kėndoi dhe incizoi Demir KRASNIQI, mė 1968, me rastin e 500-Vjetorit tė vdekjes sė heroit kombėtar legjendar Gjergj Kastrioti – SKĖNDERBEU.
Ribotohet dhe ri incizohet me rastin e 540-Vjetorit tė vdekjes sė heroit.
cakolli thotė:

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 13:00

.LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
* shaban cakolli rastin e 130-Vjetorit tė saj/
Nė Prizren, burrat e dheut,
Gjithė nipat e Skėnderbeut,
Vunė detyrat para veti,
Qė u dridh mali e deti!…
Tė mundohen me shpirt ndėr dhėmbė,
Tė robėruarit tė ēohen n’ kambė,
Qė njėherė e pėrgjithmonė,
Ta shoh dritėn populli jonė!
Mos t’ sundojė cari, as krajli,
Tė lulėzojė fusha dhe mali,
Tė mos shkelė kėtu kėmbė barbari –
Ta shohė dritėn dhe shqiptari!
Kėshtu nga zemra e Shqipėrisė,
Dhe nga kreshtat e Malėsisė,
Doli zėri nga mileti –
Qė u trondit n’ Stamboll dhe mbreti!
Nga Kosova e Kalabria,
Si nga jugu e Ēamėria,
Si nga veriu e Gegėria,
Ulqini, Plava e Gucia…
Vijnė shqiptarė nga t’ gjitha treva –
Kumanova e Presheva,
Shkupi, Struga e Manastiri,
Duan bashkim n’ kėtė trung Iliri!
Tė mos ndajmė as fis, as fe,
Pėr njė komb, pėr njė Atdhe!
Tė bashkuar tė fortė si gurė –
Nėn njė shtet, nėn njė flamur!
Nė Prizren, atė Dhjetė Qershori –
Lidhja jonė, jehonė mori!
U lidh besa ndėr shqiptarė –
S’ duam sulltanė, as pashallarė!
Abdyl Frashėri, po na thėrret –
T’ rrokim armėt dhe kėtė vjet,
Si shqiptarėt qė e kanė adet,
Tė luftojnė pėr vend tė vet!
Nė Kosovė e Dukagjin,
Zija Prishtina, po na prinė,
Krahėt nė qiell shqipja i shtrinė,
Se kėto male e duan lirinė!
Mic Sokoli n’ Kaēanik –
Me shumė trima si kreshnikė,
Ushtrisė turke i duel nė pritė,
Me u marrė fytyrėn, me i koritė!
Vreton, Vason e Sulejmanin,
Therė nė sytė i kish Sulltani!
Sami Beu edhe Naimi –
Si luaj me zemėr trimi!
Iliaz pashėn nga Radika –
Nuk e tremb pushka , as thika,
Luftoi n’ shkrepat qė i pat Dibra,
Emri i tij, mbet nė shumė libra…
Sot, kėto libra i shfletojmė,
Me shumė ėndje i lexojmė,
Rilindėsit i kujtojmė,
Kėngė e vjersha iu kushtojmė!
I kujtojmė me krenari,
Qė kanė hy nė histori,
Qė kanė ra n’ altar t’ lirisė,
Kanė rritė famėn gjithė Shqipėrisė!
Vepra e tyre, pėr Atdhe,
U hap nė botė, si rrufe,
I dha dritėn vegjėlisė,
Tregoj rrugėn e lirisė!
Autor i tekstit tė kėsaj kėnge ėshtė Zenel GASHI, kurse muzikėn e kompozoi Demir KRASNIQI. Kjo kėngė ėshtė incizua nė Radio Prishtinė, mė 1978, me rastin e 100-Vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit. Tani, ėshtė ribotua dhe riincizua me rastin e 130-Vjetorit, po nga koautori: Demir KRASNIQI.

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga Katilja prej Thu 30 May 2013, 10:55

Nusja…
(Pėrpunim me sarkazėm, i kėngės
‘’Vjerra’’ tė kėnduar nga Artjola Toska.)


Qė ditėn e par thot vjerra.
E kam nusen me shum nerva.
Nusen e kam si shejtan.
Me i kthy fjal ballin t’a ēan.

Pa kalu hala mir vera.
Nusja paske dhe huqe tjera.
Nė mėngjes herėt nuk ngrihet.
Kafja nė krevat thot pihet.
(refreni)
Mir me nusen mir me djalin.
Se pėrndryshe t’a ēan ballin.
Ėshtė e fort se bėn fitnes.
Ndaj rri urt se t’thyn nė mes.

Mir me nusen mir me djalin.
Se pėrndryshe t’a ēan ballin.
Ėshte e fort se bėn fitnes.
Ndaj rri urt se t’thyn nė mes.

S’ka si djali kur ėsht beqar.
Kur ende nusen s’e ka marr.
Por kur nusen fut nė shpi.
I mbyll vesh e i mbyll sy.

Fiksim na e paska nusja.
Qė vjerrėn nė pun t’a fuska.
Ti bėj punėt shpejt pa za.
Se pėrndryshe dajak ha.

(refreni)
Mir me nusen mir me djalin.
Se pėrndryshe t’a ēan ballin.
Ėshtė e fort se bėn fitnes.
Ndaj rri urt se t’thyn nė mes.

Mir me nusen mir me djalin.
Se pėrndryshe t’a ēan ballin.
Ėshtė e fort se bėn fitnes.
Ndaj rri urt se t’thyn nė mes.

Mir me nusen mir me djalin.
Se pėrndryshe t’a ēan ballin.
Ėshtė e fort se bėn fitnes.
Ndaj rri urt se t’thyn nė mes.
Origjinali:
Artjola Toska - Vjerra

Me at sefte na thote vjerra
e kam nusen si pranvera
nusen e kam ilvia
nuk ka goje e llafe ska

pa kalu hala mir vapa
dardha paska bishtin mbrapa
se i paska jeta keto
mos te rafte se ske ci bo
(refreni)
Mire me vjerren mire me burrin
llafi mire sbut dhe gurin
meri punet urte e bute
terhiqe penin mos e kepute

Mire me vjerren mire me burrin
llafi mire sbut dhe gurin
meri punet urte e bute
terhiqe penin mos e kepute

ska si vjerra ne shtepi
te ben dreke e te rrite femij
dhe kur xehet per nje gje
bej dhe ti si kur snigjo
amanet na e kane lon
maje vjerren krejt si none
merre punen qete e qete
shkon me vjerren 100 vjete

(refreni)
Mire me vjerren mire me burrin
llafi mire sbut dhe gurin
meri punet urte e bute
terhiqe penin mos e kepute

Mire me vjerren mire me burrin
llafi mire sbut dhe gurin
meri punet urte e bute
terhiqe penin mos e kepute

Mire me vjerren mire me burrin
llafi mire sbut dhe gurin
meri punet urte e bute
terhiqe penin mos e kepute

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 

Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 5509
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: TESKTE KĖNGĖSH

Mesazh nga Sponsored content Today at 19:14


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi