» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Pse huazohen kėngėt e huaja?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pse huazohen kėngėt e huaja?

Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 23 Nov 2008, 15:07

E HUAJA

Demir Krasniqi

PSE HUAZOHEN, VIDHEN DHE PĖRKTHEHEN KĖNGĖT E HUAJA?

Nga Demir KRASNIQI

Lidhur me problematikėn aktuale nė estradėn dhe tregun tonė muzikor gjithandej nėnqiellit shqiptar , ku pa u penguar nga askush – huazohen , vidhen dhe pėrkthehen kėngėt e huaja , ėshtė shkruar , kritikuar e debatuar me qindra herė , por qė tė gjitha ato shkrime , kritika dhe debate kanė pėrfunduar gjithmonė nė kontejnerėt e mbeturinave shurdhmemece tė shoqėrisė sonė !
Fenomeni i huazimeve, stėrkeqjeve , vjedhjeve , pėrkthimeve dhe adaptimeve tė kėngėve tė huaja , nė shkrimet dhe debatet shterpa , nė vazhdimėsi vetėm janė kritikuar , por asnjėherė nuk janė marrė me pasojat dhe shkaqet e kėtyre dukurive tė shėmtuara tė jetės sonė muzikore !
Shkaqet tė cilat shpien drejt huazimeve, nėpėrkėmbjeve , vjedhjes sė veprės sė autorit , pėrkthimeve dhe adaptimeve tė kėngėve tė huaja , janė tė shumta , ndėrsa pasojat dhe frytet e kėsaj piraterie , janė shumė tė hidhura dhe me pėrmasa katastrofale si pėr konsumatorėt e kėtij tregu, aq mė tepėr pėr gjeneratat e reja qė vijnė pas nesh e qė rrita e tyre helmohet me ahengjet e tymosura me vlera tė tilla muzikore !
Njėra prej shkaqeve qė i shpie nė kėtė rrugė tė errėt interpretuesit e kėngės popullore, pa dyshim ėshtė mungesa e kompozitorėve tė specializuar pėr krijimin dhe kompozimin e kėngėve tė bazuara fuqishėm mbi themelet e traditės dhe tė kulturės sonė tradicionale kombėtare!
Ē’ ėshtė e vėrteta , ne kemi njė numėr simbolik tė kompozitorėve tė kėtij zhanri muzikor, tė cilėt mund tė numėrohen nė gishtėrinj , por qė tė tillėt nuk e gėzojnė pėrkrahjen , mbrojtjen , as stimulimin institucional pėr tė ushtruar veprimtarinė dhe punėn e tyre profesionale.
Po tė gėzonin mbrojtjen dhe mbikėqyrjen institucionale, po tė stimuloheshin ata pėr punėn e tyre, sigurisht se nuk do tė iu linin kanale tė hapura hajnive, piraterive, adaptimeve, pėrkthimeve tė kėngėve tė huaja, tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me gjenet e gjakut dhe tė kulturės sonė kombėtare!
Nė vendet demokratike, ku sundon ligji e shteti – arti dhe kultura vihen nėn kontroll tė rreptė ligjor, mbrohen krijuesit dhe veprat e tyre, por edhe stimulohen fuqishėm nga buxheti shtetėror.
Pėr tė mbrojtur, stimuluar dhe avancuar krijimtaritė e ndryshme artistike, ēdo shtet e ka Ligjin mbi Mbrojtjen dhe tė Drejtat e Autorėve, ku nė rastet e keqpėrdorimeve dhe vjedhjeve tė kėtyre veprave, do tė pasonin dėnime dhe gjoba tė pa para dhe autorėve tė tyre do tė iu kompensohej dėmi i shkaktuar !
Ky Ligj, si duket , nė analet e gjyqėsisė dhe drejtėsisė shqiptare, as qė ekziston, por edhe nėse ekziston, ai nuk funksionon kurrė ?!
Krahas mungesės sė ligjit dhe mosfunksionimit tė tij, na mungon organizimi dhe mbikėqyrja profesionale institucionale e kultivimit dhe ruajtjes sė vlerave kombėtare, pėrmes tė cilave do t’ i shpallej luftė e hapur antivlerave dhe keqpėrdorimeve tė vlerave.
Mungesa e mbikėqyrjes institucionale ka krijuar kaos tė paparė edhe nė tregun muzikor, kur sot kujt t’i teket mund tė ushtrojė detyrėn e prodhuesit dhe shitėsit tė prodhimeve muzikore, pa u verifikua, pa u vlerėsua dhe pa u pengua prej askujt !
Deri tek devijimet dhe skandalet nė jetėn tonė muzikore, njėri ndėr viruset qė i nxitė interpretuesit e kėngės popullore pėr tu zhytur nė ato ujėra tė turbullta dhe tė ndyta, padyshim se ėshtė papunėsia dhe varfėria e paskajshme .Andaj, interpretuesit e kėsaj kategorie, ndoshta pa dėshirėn e tyre, do tė futen nė kėto lojėra , me tė vetmin qėllim qė ta sigurojnė kafshatėn e bukės dhe ekzistencėn e tyre !
Nė anėn tjetėr, nuk janė tė rralla rastet kur disa talent tė rinj i rreken profesionit tė kėndimit publik, tė nxitur nga lakmia dhe iluzionet se po qe se do tė bėhej kėngėtar, shumė shpejt do tė bėhej milioner?!
Kėtė lakmi tek talentet e rinj, e kanė mbjell propagandat dhe reklamimet e rrejshme tė disa interpretuesve tė vjetėr, tė cilėt vazhdimisht e kanė lavdėruar veten para opinionit publik, se gjoja ata kanė fitua miliona e miliona duke kėnduar nėpėr dasma, koncerte, festivale, diskoteka, audio-kaseta, video – kaseta, video – spote etj.
Njė kategori tjetėr e kėngėtarėve tė estradės, tė cilėt merren nė vazhdimėsi me kėto keqpėrdorime dhe devijime, janė ata tė cilėt i nxitė lakmia pėr t’i ngritur vetit karrierė artistike nė skenat koncertale , festivale tė ndryshme muzikore, diskoteka, shou emisione televizive, spektakle, mediume tė ndryshme, ku pėr tė depėrtuar deri tek kėto skena , ata jo qė fitojnė para, por janė nė gjendje tė shesin edhe tokėn e babait pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe t’ i paguajnė organizatorėt, shoumenėt, t’ i paguajnė vetė madje edhe “Shpėrblimet e para”, vetėm e vetėm qė para opinionit tė promovohet si “kėngėtar shumė i madh” dhe “shumė i kėrkuar!”
Duke e nuhatur kėtė mentalitet dhe kėtė epsh kaq tė madh, sidomos tek talentet e rinj, shumė shpejt iu kanė rėnė nė gjurmė dhe nė gjah disa tė ashtuquajtur “kompozitor satelitor”, tė cilėt veten e promovojnė si “kompozitor dhe tekstshkrues “ tė kėngėve tė reja popullore!
Kompozitorėt satelitor, kujdestarojnė gjatė tėrė natės, duke i pėrcjellė kanalet televizive satelitore, duke i incizuar ato programe, duke i pėrkthyer dhe adaptuar meloditė e atyre kėngėve dhe pastaj do tė nisen pėr nė gjah dhe mashtrime tė talenteve tė rinj, pėr t’ ua shitur ato kėngė e tekste, gjoja si kompozitor dhe autorė tė dyfishtė ! Pėr kėtė punė tė “mundimshme krijuese”, ata iu marrinė para tė mėdha interpretuesve tė rinj tė kėngės popullore !
Kėshtu, matrapazėt e kėtillė tė biznesit muzikor, duke e promovuar veten si kompozitor, tekstshkrues dhe garantues tė sukseseve, i mashtrojnė talentet e rinj (kryesisht tė pa arsimuar) dhe i fusin nėpėr ujėra tė turbullta me bastardime, vjedhje, amoralitete, banalitete deri tek pornografia !
Mungesa e mbikėqyrjes profesionale dhe institucionale, matrapazėve tė kėtillė dhe mashtruesve tė tregut muzikor, ua lė dyert e hapura dhe duart e lira, qė ata vet tė luajnė edhe rolin e regjisorėve, nėpėr projektet e ndryshme filmime, e nė veēanti nė xhirimet e video – spoteve me kėngėtarė e kėngėtare tė reja, tė cilėve nė emėr tė “regjisė” dhe “artit modern”, ua imponojnė lloj-lloj skenash amoraliteti dhe pornografi tė ēmendura ! Dhe e tėrė kjo “regji” bėhet nė llogari tė pėrfitimeve materiale tė menaxherit, apo producentit, i cili ato prodhime do t’ shet nė tregun muzikor, vetėm nė saje tė pornografisė dhe banaliteteve!
Mungesa e kritereve profesionale ka bėrė qė “prodhimet e kėtilla artistike” , pa u penguar nga askush, tė na i vėrshojnė edhe ekranet tona televizive dhe tė na i bombardojnė familjet me pornografi! Kjo flet mė sė miri se matrapazėt e tregut “modern” muzikor, ashtu siē dinė t’ i mashtrojnė talentet e rinj dhe t’ i viktimizojnė ata pėr interesa tė veta materiale , dinė qė t’ i korruptojnė edhe kanalet televizive, qofshin ato tė pavarura, apo publike !
Koha ecėn pėrpara dhe ligjet e saj ndryshojnė. Ndryshojnė stilet, veshmbathjet, teknika, instrumentet, shijet e njerėzve. Por kėto ndryshime do tė duhej qė tė na shpien pėrpara nė progresivitet, e jo tė na kthejnė prapa deri nė kohėn e gurit, kur njerėzit ende nuk kishin veshmbathje dhe mbuloheshin me lėkura tė shtazėve tė egra!
Edhe kėnga popullore mund tė modernizohet e tė stilizohet nė mėnyra tė ndryshme, por jo me banalitet, amoralitet dhe pornografi!
Autoktoni ishte dikur edhe punimi i tokės nė bujqėsi me shati, parmenda, drapėr, kosė… Pastaj bluarja e drithėrave me mokra , nė mullinj me ujė e me erė! Por sot ato nuk mund tė pėrdorėn nė emėr tė ruajtjes sė vlerave dhe autoktonisė tradicionale!
Edhe kėnga e muzika sot kanė ndryshuar nga e kaluara nė mėnyrė radikale. Dikur kėndoheshin kėngė legjendare, epike, historike me qindra vargje, me melodi tė thjeshta e me pėrcjellje tė instrumenteve primitive, por sot ato kėngė nuk mund t’ i dėgjoj mė askush, nga se ato marrin shumė kohė dhe tani jemi nė kohėn e internetit e tė kompjuterit…
Le tė modernizohet kėnga, le tė modernizohen instrumentet, le tė modernizohen interpretuesit e saj, por le tė ruhet bazamenti i shėndosh kombėtar, morali i fortė, besa, dashuria e sinqertė, bujaria, krenaria dhe tė gjitha virtytet e shėndosha tė cilat e kanė karakterizua kombin shqiptar, e jo tė modernizohemi me banalitete, vullgaritete, amoralitete dhe pornografi ēmendurie !

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12186
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi