» Pėrshėndetje kur Hyni dhe kur Largoheni nga Forumi
Sun 02 Jul 2017, 21:02 nga albi

» Gėzuar Festat e Fund Vitit
Thu 29 Dec 2016, 19:02 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 13 Dec 2016, 16:58 nga albi

» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

13 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 13 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154064 artikuj v 4861 temat


Naki (9125)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


100 Datat Historike Tė Pavarėsisė Sė Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

100 Datat Historike Tė Pavarėsisė Sė Kosovės

Mesazh nga Rrezon@ prej Mon 04 Aug 2008, 02:13

100 datat Historike tė Pavarėsisė sė Kosovės

Kongresi i Berlinit
Bismarck
Nė vitin 1878, nė Kongresin e Berlinit, kancelari gjerman Bismarck deklaroi se Shqipėria nuk ishte asgjė mė shumė se "njė shprehje gjeografike". Megjithatė, nė tė njėjtin vit, u themelua Lidhja e Prizrenit. E cila vuri themelet e pretendimeve tė para moderne tė statusit kombėtar.
28 nėntor 1912
Shpallja e Pavarėsisė
Shpallja e Pavarėsisė mė 28 Nėntor nė Vlorė nuk ishte vetėm njė datė pėr Shqipėrinė. Efekti i saj ishte nė tė gjitha trevat shqiptare nė Ballkan. Nė shpalljen e pavarėsisė nė Vlorė morėn pjesė dhe pėrfaqėsues tė popullit tė Kosovės.
22 mars 1913
Ndarja e kufijve
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr pėrcakton ndarjen territoriale tė vendit. Nga trungu i Shqipėrisė u shkėputėn krahina tė tėra. Krahina e Kosovės me njė popullsi autoktone shqiptare iu la Serbisė.

1913-1914
Shifrat e terrorit

Pas ndarjes sė territorit, serbėt nuk u mjaftuan vetėm me trojet. Nė kėto vite shėnohen dhe shifra mė tė larta tė represionit sllav mbi popullsinė e Kosovės. Sipas historianėve, dėmi qė iu shkaktua Kosovės nė kėto vite ishte mė i madh se ai i pushtimit osman.

1914
Ligji serb i Kolonizimit

Shteti serb solli nė Kosovė gjatė vitit 1914 rreth 20 mijė serbė. Pjesa dėrrmuese e tė cilėve kriminelė qė u pėrdorėn pėr tė nxitur konflikte me shqiptarėt. Pushtuesve iu dhanė toka tė shqiptarėve, duke ndryshuar dhe kadastrėn e tyre.

1 dhjetor 1918
Krijimi i Mbretėrisė Serbo-Kroate

Lufta e Parė Botėrore do tė shėnonte dhe krijimin e Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sollovene, e cila do tė kishe brenda saj disa shtete-kombe. Kjo mbretėri do tė kishte pjesė tė saj dhe Kosovėn.

Versajė 1919
Konferenca e Versajės

Konferenca e dytė ndėrkombėtare qė sanksionoi pėrfundimisht copėzimin e trojeve Shqiptare e la si pjesė tė Serbisė krahinėn e Kosovės. njė treta e popullsisė shqiptare mbeti jashtė trungut amė.

1919
Reforma Agrare

Pas pushtimit serbėt u kujdesėn qė tė ardhurit tė kishin pronat e tyre. Nė vitet 1920 nis dhe Reforma Agrare e drejtuar nga njė ministri e veēantė. Megjithėse u shkelėn hapur traktatet ndėrkombėtare, pėrsėri askush nuk u kujtua pėr tė drejtat e shqiptarėve.

7 mars 1937
Teoria e spastrimit
Pas 1913-s pėr shkombėtarizimin e Kosovės, serbėt pėrpunuan njė strategji tė tėrė. Nė bazė tė teorisė antishqiptare u vu akademiku Vaso Ēubrilloviē.

4 dhjetor 1943
Deklarata e Titos

Nė Luftėn II Botėrore Kosova u radhit nė krah tė Koalicionit Antifashist. Udhėheqėsi serb, Tito, pranon se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare. Ndėrkohė qė koha provoi tė kundėrtėn.

31 dhjetor 1943
Konferenca e Bujanit

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore patriotė kosovarė u mblodhėn nė Bujan pėr tė fituar tė drejtat e tyre, duke kėrkuar shkėputjen nga Jugosllavia. E cilėsuar si njė Lidhje e Dytė e Prizrenit, Konferenca Bujanit pati jehonė nė mbarė botėn shqiptare.

1943-1944
Pushtimi gjerman

Njė pikė ku duket se historianėt ende nuk e kanė thėnė fjalėn e fundit, ėshtė Lufta e Dytė Botėrore. Kosova, sipas burimeve historike, pati rreth 80 mijė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore.

18 shkurt 1945
Ushtria Jugosllave nė Kosovė

Pas largimit tė gjermanėve, ushtria jugosllave kėrkon vendosjen e administratės ushtarake nė Kosovė, me pretekst pėr “stabilizimin e situatės politike e tė sigurisė”.

1 prill 1945
Masakra e Tivarit

Ėshtė njė nga masakrat mė tė mėdha qė ju bė tė rekrutuarve shqiptarė nga Kosova nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore nė Tivar, Mal i Zi dhe nė rrugėn pėr nė Tivar. Numri i tė vrarėve mendohet tė jetė 1700-4300.

1945
Viktimat e komunizmit

Pas hyrjes sė forcave serbe nė Kosovė, nis pėrsėri masakra. Me pretekstin se ishin antikomunistė, gjatė vitit 1945 nė gjithė Kosovėn numėrohen rreth 40 mijė shqiptarė tė vrarė.

31 janar 1946
Kosova nėn Serbi

Fundi i Luftės sė Dytė Botėrore e vendosi pėrfundimisht Kosovėn nėn Jugosllavinė. Kushtetuta e Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė, miratuar mė 31 janar 1946, Kosova u pėrcaktua si njėsi autonome brenda Serbisė.

17 janar 1947
Kushtetuta serbe

Nėn rrethanat e administrimit ushtarak, Kushtetuta e Republikės Serbe i heq tė drejtat popullsisė sė Kosovės. Kėto dispozita kushtetuese caktojnė Kuvendin Popullor tė Serbisė si vendimmarrės pėr Kosovėn.

1950
Dėbimet nė Turqi

Etiketimi si turq i shqiptarėve nga ana e serbėve, sjelljet mizore tė ushtrisė serbe, bėnė qė tė deportoheshin nė Turqi mbi 230 mijė shqiptarė. Njė spastrim etnik qė i kish rrėnjėt nė teoritė raciste tė Vaso Ēubrilloviēit.

7 prill 1963
Shqiptarėve u njihet kombėsia

Me Kushtetutėn e 7 prillit 1963, RFPJ u shndėrrua nė Republikė Socialiste Federative tė Jugosllavisė. Nė nenin 111 tė saj, Kosova shpallet krahinė autonome. Ndėrsa pėr shqiptarėt nuk pėrdoret mė nocioni “pakicė kombėtare”, por “kombėsi”.

14 korrik 1967
Kėrkesat pėr Republikė

Pėrfaqėsuesit e Kosovės nė Kuvendin e Kombeve tė Jugosllavisė, me nė krye Fadil Hoxhėn, kėrkojnė rishikimin e hapėsirave kushtetuese pėr Kosovėn. Ata kėrkuan bisedime me Beogradin pėr shpalljen Republikė tė Kosovės.

6 tetor 1968
Demonstratat e studentėve

Pas refuzimit tė kėrkesės pėr Republikė tė Kosovės filluan protestat e para tė intelektualėve dhe studentėve. Nė qendėr tė kėrkesave tė saj ishte bėrja e “Kosovės Republikė”.

1968
Demonstrata

Lėvizja e re arriti tė ndryshojė statusin juridik tė Kosovės. Nė po kėtė vit gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhė e dytė zyrtare, u la tė pėrdorej flamuri si simbol kombėtar dhe hapja e Universitetit tė Prishtinės.

1974
Autonomia

Pas protestave, Kushtetuta Jugosllave e 1974-s do t’i jepte Kosovės autonominė. Pėr tė parėn herė i jepet e drejta qė pėrmes Parlamentit tė vet dhe Kėshillit Ekzekutiv tė nisė nė Gjyqin Kushtetues tė Jugosllavisė procesi pėr vlerėsimin e konstitucionalizmit dhe ligjshmėrisė.


1989
Millosheviēi

Fundi i autonomisė sė Kosovės ka njė nisje. Dhe pėr ironi, pikėrisht ardhja nė krye tė Beogradit e Sllovodan Millosheviēit solli njė tjetėr realitet nė Kosovė.

28 mars 1989
Heqja e autonomisė

Qeveria e Beogradit i heq ato pak tė drejta qė ju dhanė Kosovės nė 1974-n. Nė kėtė mėnyrė, Kosova u kthye nė pikėn e saj mė kritike. Nė vitin 1989, nė Kosovė shpėrthyen protestat paqėsore.

22 mars 1990
Helmimet

Nacionalizmi serb nė Kosovė tregoi anėn e tij mė tė errėt. Janė rreth 20 mijė fėmijė shqiptarė qė u helmuan gjatė viteve 1988-1900 nga shėrbimet sekrete tė Serbisė.

1989-1990
100 tė vrarė
Heqja e autonomisė solli protesta nė gjithė Kosovėn. Gjatė kėsaj periudhe, megjithėse kosovarėt protestonin nė mėnyrė paqėsore, ushtria serbe vrau mbi 100 persona, 400 tė tjerė u plagosėn, u helmuan 20 mijė fėmijė.

23 dhjetor 1989
Themelimi i LDK-sė

Themelimi i Lidhjes Demokratike e Kosovės nuk ėshtė vetėm krijimi i tė parės parti politike me mbėshtetje tė gjerė, por edhe tė parės lėvizje qė iu kundėrvu drejtpėrdrejtė regjimit komunist nė fuqi.

2 korrik 1990
Deklarata e Pavarėsisė

Mė 2 korrik 1990, Parlamenti i Kosovės harton tė parėn Kushtetutė, ku pėrcaktohej pavarėsia e Kosovės. Ideator i saj ishte kryetari i LDK-sė, Ibrahim Rugova.

9 shtator 1990
Kushtetua e Kaēanikut

Kushtetua e Kaēanikut ėshtė i pari dokument i miratuar nga Parlamenti i Kosovės qė njihte atė si shtet tė mėvetėsishėm me simbolet e tij.
--------------------------------------------------------------------------------
MANOLA - Tue Mar 11, 2008 3:07 pm
Subjekti i Postes:
--------------------------------------------------------------------------------
26-30 shtator 1991
Referendumi

Pas shpalljes nga ana e Parlamentit Republikė, Kosovės i duhet tė legjitimonte pushtetin e saj. Pėr kėtė qėllim u mbajt referendumi pėr shpalljen Republikė tė Kosovės. Rezultatet e kėtij referendumi u shpallėn tė pavlefshme nga Beogradi.

24 maj 1992
Zgjedhjet pluraliste
Referendumi i shtatorit ishte preludi i zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare nė Kosovė. Mė 24 maj 1992, nė Kosovė u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. President u zgjodh doktor Ibrahim Rugova.

1995
Marrėveshja e Dejtonit

Pas disa vitesh luftė tė pėrgjakshme, ndėrkombėtarėt ulin nė bisedime serbėt, boshnjakėt dhe kroatėt. Marrėveshja u nėnshkrua nė Dejton (SHBA). Ndėrkombėtarėt arritėn tė ulnin gjakrat mes sllavėve, por u anashkalua ēėshtja e Kosovės.

28 nėntor 1997
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
Kur bisedimet nuk vlejnė mė, atėherė kanė radhėn armėt. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės u krijua pas viteve 1995, si pėrgjigje e represionit serb nė Kosovė. Dalja e parė publike e saj u bė mė 28 nėntor 1997.


5 mars 1998
Masakra e Prekazit
Nė fshatin Prekaz vriten 50 shqiptarė dhe dy serbė nga luftimet mes ushtrisė serbe dhe forcave tė UĒK-sė. Shumica e tė vrarėve nga radhėt e shqiptarėve ishin civilė tė paarmatosur, gra dhe fėmijė.

Janar 1999
”Terrorizmi” shqiptar

E gjithė lėvizja e armatosur pėr ēlirimin e Kosovės u interpretua nga zyrtarėt serbė, ndonjėherė dhe ata rusė, si njė lėvizje terroriste.

6 mars 1998
Vrasja e Adem Jasharit
Ēdo kohė ka heronjtė e vetė. Dhe lufta e Kosovės ka me mijėra tė tillė, por emri i Adem Jasharit ėshtė njė nga ata qė spikat mė shumė. Ai u vra mė 6 mars 1998 nga njė sulm i ushtrisė serbe nė kullėn e Jasharajve.

15 qershor 1998
Aeroplanėt e NATO-s fillojnė manovrat mbi Maqedoni dhe Shqipėri. Ushtria serbe e mori si njė kėrcėnim tė hapur dhe nisi njė ofensivė edhe mė tė ashpėr pėr tė eliminuar UĒK-nė, prandaj hynė ndėrkombėtarėt nė Kosovė.

23 shtator 1999
Armėpushimi i rremė
Kėrcėnimet e NATO-s e detyruan Millosheviēin tė ndėrpresė pėr njė farė kohe masakrat nė Kosovė. Kėshilli i Sigurisė tė OKB-sė arriti pėr disa javė tė ndalė luftimet. Por mė vonė ushtria serbe deklaroi se ka vrarė rreth 30 luftėtarė tė UĒK-sė afėr Podujevės.

6 janar 1999
Alarmi i NATO-s
Komandanti i forcave tė NATO-s nė Evropė, Wesli Klark, deklaroi se Kosova po shkon drejt fillimit tė luftės civile. Sipas tij, Beogradi ka armatosur policinė me armėt mė tė rėnda dhe po shkon drejt Kosovės.

8 janar 1999
Deklarata
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova kėrkon ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė. Rugova edhe njėherė u kėrkon ndėrkombėtare se pavarėsia e Kosovės do tė ishte zgjidhja mė e mirė.

18 janar 1999
Parlamenti shqiptar

Nė kushtet e njė lufte tė pashpallur, nė Shqipėri po merreshin masa pėr tė pėrballuar situatėn. Parlamenti shqiptar miraton njė rezolutė ku kėrkon ndėrhyrjen e menjėhershme tė NATO-s nė Kosovė.

20 janar 1999
Klark-Milosheviē
Gjenerali i NATO-s pėr Evropėn, Wesli Klark, takon presidentin e Serbisė, Sllovodan Millosheviē. Pas takimit, Klark nė njė deklaratė pėr mediat, e cilėsoi Millosheviēin si njeri me mentalitet bunkeri.

27 janar 1999
Plani i shfarosjes
Sipas burimeve tė raporteve tė NATO-s, nė qershor tė vitit 1998 shtabi i lartė ushtarak i Serbisė kish planifikuar dėrgimin e mbi 200 mijė forcave ushtarake pėr tė mposhtur rebelimin e Kosovės.

28 janar 1999
Asambleja e KE-sė

Vetėm pas njė seri masakrash dhe kur mediat ndėrkombėtare raportuan krimet nė Kosovė, komuniteti ndėrkombėtar nisi tė merrte masa konkrete. Mbledhja e radhės e KE-sė dėnoi masakrėn e Raēakut.

Mars-qershor 1999
Dėbimi biblik

Lufta nė Kosovė do tė tregonte anėn e saj mė tė shėmtuar nė fundin e shekullit modern. Ushtria serbe duke ndėrmarrė njė operacion tė gjerė dėboi nga shtėpitė e tyre mbi njė milion shqiptarė, shumica e tė cilėve gra, fėmijė e pleq.

15 janar 1999
Masakra e Raēakut

Krimi qė do tė ndėrgjegjėsonte ndėrkombėtarėt pėr atė ēfarė po ndodhte nė Kosovė ishte masakra e Raēakut. Mėngjesin e 15 janarit nė fshatin Raēak, forcat paramilitare serbe sulmojnė fshatin duke vrarė 45 persona mes tė cilėve njė grua.

Maj 1999
Rrugova merret peng

Nė momentet kur presidenti i Serbisė, Sllobodan Millosheviē, e pa se lufta ishte e humbur, urdhėron tė merret peng presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova. Por ndėrhyrja e SHBA-sė, Italisė, Francės dhe Gjermanisė, bėnė qė Millosheviēi ta lironte mė pas.

20 Mars 1999
Marrėveshja e Rambujesė

Ėshtė njė marrėveshje e firmosur vetėm nga shqiptarėt, pasi serbėt nuk pranuan ta firmosin. Nga pala shqiptare morėn pjesė presidenti Ibrahim Rrugova, Hashim Thaēi, Rexhep Qosja.

22 mars 1999
Hollbruk-Millosheviē

I dėrguari special i Uashingtonit, Riēard Hollbruk, mė 22 mars takohet me diktatorin Sllobodan Millosheviē. Hollbruk i kėrkon Millosheviēit tėrheqjen e trupave nga Kosova. Hollbruk nuk merr pėrgjigje pozitive nga Millosheviēi dhe NATO pėrgatitet pėr luftė.

23 mars 1999
Majko: Gati pėr luftė

Mė 23 mars kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko, raporton nė Parlamentin shqiptar pėr masat qė do tė merren pas dėshtimit tė bisedimeve mes Serbisė dhe Kosovės. Majko deklaron se vendi ėshtė gati pėr luftė.

24 mars 1999
Sulmet e NATO-s
Serbėt u kishin thėnė “jo” bisedimeve nė Rambuje. Ndėrkohė qė krimet nė Kosovė vazhdonin nga ushtria serbe. Nė kėtė situatė NATO ndėrmerr sulmin frontal ndaj ushtrisė serbe.

24 Mars 1999
Masakra nė Bellaēerkė

Nga data 24 deri mė 26 mars, trupat policore dhe ato
paraushtarake ekzekutuan qindra burra. Vrasjet e kryera nė Bellaēerkė dhe nė Krushėn e Madhe janė renditur midis gjashtė incidenteve tė listės sė hartuar nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi.

26 mars 1999
Krusha e Vogėl

Mė 26 mars tė vitit 1999, nė fshatin Krushė tė Vogėl, trupat ushtarake serbe kryen njė ndėr masakrat mė tė mėdha ndaj popullsisė sė pambrojtur kosovare. Pėrafėrsisht njėqind burra u vranė dhe u dogjėn nga serbėt.

14 prill 1999
Karvani i civilėve
Njė incident i rėndė nė rrugėn nė rrethinat e Gjakovės ishte bombardimi nga ana e NATO-s e njė karvani civilėsh. Sipas NATO-s, u mėsua se objektivi ishte njė karvan ushtarak dhe se pėrgjegjės pėr sulmin mbi civilėt mund tė ishin trupat serbe.

Prill 1999
Masakra e Suharekės

Njė masakėr tepėr e dhimbshme ishte edhe vrasja nė qytetin e Suharekės, e tė paktėn njėzet e katėr anėtarėve tė familjes sė gjerė Berisha, duke pėrfshirė kėtu edhe njėmbėdhjetė fėmijė nga
mosha gjashtėmbėdhjetė vjeē e poshtė, pėr shkak se i kishin dhėnė dy shtėpi me qira OSBE-sė.

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile
avatar
Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 10801
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 100 Datat Historike Tė Pavarėsisė Sė Kosovės

Mesazh nga Rrezon@ prej Mon 04 Aug 2008, 02:14

Prill 1999
Masakra nė Tėrnje

Nė fshatin Tėrnje do tė gjenin vdekjen tė paktėn njėzet e katėr persona, duke pėrfshirė edhe shtatė fėmijė tė moshės pesėmbėdhjetė vjeē, madje edhe mė tė vegjėl. Gjatė kohės sė bombardimeve, nė komunėn e Suharekės u vranė 430 vetė.

1999
Bill Klinton
Mes Amerikės dhe shqiptarėve, tashmė ka njė lidhje historike qė i kalon shekujt. Pas Udro Willsonit, njė tjetėr president do tė bėhej iniciator i shpėtimit tė popullit tė Kosovės. Bill Klinton do tė mbahet mend si Presidenti qė mori pėrsipėr kostot e sulmit tė NATO-s nė Serbi.

6 maj 1999
Vrasja e Fehmi Aganit

Njė nga intelektualėt mė nė zė tė Kosovės, gazetar, sociolog, filozof dhe nėnkryetar i LDK-sė. Vdekja e tij ende nuk ėshtė sqaruar. Trupi i 66-vjeēarit, akademikut dhe politikanit kosovar, u gjet i vrarė nė rrethana misterioze mė 6 maj 1999.

26 qershor 1998
SHBA njeh UĒK-nė

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fillimisht u mbaj larg bisedimeve. Pėr kėtė ndikuan dhe qarqet ruso-serbe, tė cilat i paraqisnin si fondamentalistė islamikė. Por roli i tyre nuk mund tė nėnvleftėsohej. I dėrguari i SHBA-sė, Riēard Holbruk, ishte i pari zyrtar i lartė qė do ta quante atė faktor dhe do tė takohej me ta.

Qershor 1999
Kosova nėn ndėrkombėtarėt

Qė prej pėrfundimit tė luftės sė armatosur, Kosova ėshtė nėn administrimin e Kombeve tė Bashkuara. Deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė saj, komuniteti ndėrkombėtar ka marrė pėrsipėr administrimin e territorit tė Kosovės.

1999
Strehimi nė Shqipėri

Peshėn mė tė madhe tė eksodit tė kosovarėve e mbajtėn shqiptarėt. Karvanėt e gjatė me njerėz u dyndėn nė kufijtė e shtetit amė. Me mijėra familje shqiptare hapėn dyert pėr popullsinė e Kosovės duke i pritur deri nė pėrfundim tė luftės.

Qershor 1999
Marrėveshja e Kumanovės

Pas 74 ditė bombardimesh tė NATO-s ndaj forcave serbe dhe pikave strategjike nė tėrė Serbinė, Serbia dhe Millosheviēi kapitulloi. Ushtria serbe u tėrhoq nga Kosova. Tė shpėrngulurit u kthyen nė vatrat e tyre.

10 qershor 1999
Ēlirimi i Kosovės

Ushtria e NATO-s sė bashku me UĒK-nė, mė 10 qershor tė 1999-s arritėn tė ēlironin Kosovėn. 10 qershori mbahet si data kur ushtria serbe pas mė shumė se 100 vitesh u largua nga trojet e Kosovės.

1998-1999
Bilanci i luftės
Nė pėrfundim tė njė luftė frontale qė zgjati njė vit, bilanci ishte rrėnqethės pėr popullsinė e Kosovės. Forcat militare dhe paramilitare serbe kanė vrarė, ekzekutuar apo masakruar nė forma mė mizore mbi 15 mijė shqiptarė.

28 tetor 2000
Zgjedhjet e para nė Kosovė

Prova e parė e aftėsive shtet-formuese tė Kosovės u pa nė zgjedhjet lokale tė 28 tetorit 2000. Por mė shumė se fitorja e njė force tė moderuar, rėndėsi kishte zhvillimi i zgjedhjeve. Zgjedhjet e para tė lira tė popullsisė sė Kosovės u klasifikuan tė rregullta.

2001
”Vetėvendosja”

Mbarimi i luftės dhe zgjatja e procesit tė negociatave pėr statusin e Kosovės, bėnė qė mes popullsisė tė krijohen pėrsėri pakėnaqėsi. Nė kėtė linjė ishte dhe krijimi i lėvizjes paqėsore “Vetėvendosja”.

2001
Korniza Kushtetuese

Nė vitin 2001 nėn miratimin e UNMIK-ut forcat politike miratojnė Kornizėn Kushtetuese qė i lejon autoritet e Kosovės tė ndėrtojnė institucionet vendore. Njihet e drejta pėr krijimin e institucioneve vetėqeverisėse, si ato qendrore ashtu edhe lokale.

17 nėntor 2001
Zgjedhjet parlamentare

Cilėsohen si zgjedhjet e para tė pėrgjithshėm pas luftės. Fitues u shpall LDK-ja e Ibrahim Rugovės. Nga kėto zgjedhje doli Parlamenti i parė i Kosovės, i cili nėn mbikėqyrjen e misionit tė OKB-sė nė Kosovė, zgjodhi presidentin dhe krijoi qeverinė e Kosovės.

2 mars 2003
Zoran Gjingjiē

Kryeministri Zoran Gjingjiē ishte i pari politikan serb qė trajtoi ndryshe ēėshtjen e Kosovės. Por pėr nacionalistėt, politikanė tė tillė nuk e siguronin mbijetesėn. Gjingjiē u vra nė njė atentat pak kohė mė pas deklaratės.

3 dhjetor 2004
Ramush Haradinaj

Njė nga udhėheqėsit e luftės sė Kosovės, Ramush Haradinaj, u zgjodh kryeministėr mė datėn 3 dhjetor 2004 dhe e mbajti kėtė mandat deri mė 8 mars 2005.

8 mars 2005
Gjyqi i Haradinaj
Mė 8 mars tė vitit 2005, Gjykata pėr Krime tė Luftės publikoi aktakuzėn pėr krime lufte ndaj Ramush Haradinajt. Ai tė nesėrmen shkoi vullnetarisht nė Hagė, duke dhėnė njė shembull tė pėrgjegjėsisė politike.

10 nėntor 2005
Emėrimi i Ahtisarit

Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara aprovon emėrimin e Marti Ahtisari si pėrfaqėsues special pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

21 nėntor 2005
Ahtisari nė Kosovė

Marti Ahtisari viziton Kosovėn pėrherė qė pas emėrimit si pėrfaqėsues special pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Ai bėn takime me kryeadministratorin e OKB-sė, presidentin Rugova, kryeministrin Kosumi, pėrfaqėsues tė opozitės dhe minoritetit serb.

10 shkurt 2006
Sejdiu-President

Mė 10 shkurt 2006, pas rrethit tė tretė tė votimeve nė Kuvendin e Kosovės, Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Kosovės. Sejdiu ėshtė cilėsuar si “dishepulli” i Rugovės.

10 shkurt 2006
Fatmir Sejdiu

Ėshtė Presidenti i dytė i Kosovės. Pas vdekjes sė Dr. Ibrahim Rugovės, Sejdiu mori votat e Parlamentit tė Kosovės pėr tė drejtuar vendin nė fazėn e fundit tė negociatave.

11 mars 2006
Sllobodan Milosheviē

Nėse ka njė njeri, emri i tė cilit lidhet me vuajtjet e kosovarėve nė fundin e mijėvjeēarit, ai ėshtė Sllobodan Milosheviēi, i cilėsuar si “Kasapi i Ballkanit”. Vdiq nė burgun e Hagės pa e marrė ende dėnimin mė 11 mars 2006.

21 nėntor 2006
Vdekja e Ibrahim Rugovės

Presidenti i parė i Kosovės, Ibrahim Rugova, vdiq pa e parė tė realizuar plotėsisht ėndrrėn e tij, Kosovėn tė pavarur. E megjithatė, ai ishte njeriu qė dha kontributin mė tė madh politik pėr pavarėsinė e saj.

2 dhjetor 2006
Merkel pėr Pavarėsinė

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, pas takimeve me kryenegociatorin Ahtisari dhe presidentin e serb, Tadiē, u shpreh pro pavarėsisė sė Kosovės. Nė kėtė mėnyrė betejės diplomatike tė pavarėsisė iu shtua dhe njė tjetėr aleat i rėndėsishėm.

3 dhjetor 2006
Tadiē pėr pavarėsinė

Nė fillim tė dhjetorit, presidenti i Serbisė, Boris Tadiē, do tė deklaronte se “Kosova sot ndodhet mė afėr pavarėsisė dhe kėtė e di ēdo qytetar nė Serbi, por ne po pėrpiqemi qė tė ruajmė integritetin territorial tė vendit tonė”.

1 mars 2006
Dorėheqja e Bajram Kosumit

Mė 1 mars tė 2006-s, kryeministri Bajram Kosumi jep dorėheqjen. Edhe kryeparlamentari Daēi detyrohet ta bėjė kėtė. Disa ditė mė vonė nė kėtė post zgjidhet, Agim Ēeku.

26 mars 2007
”Pakoja Ahtisari” nė OKB

Nė 26 mars “Pakoja Ahtisari” iu paraqit Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr shqyrtim. Marrėveshja parashikon njė Kosovė tė pavarur shumė etnike.

24 korrik 2006
Takimi dypalėsh

Takimi i zyrtarėve mė tė lartė tė Kosovės dhe Serbisė nė Vjenė tė Austrisė. Nuk arrihet asnjė marrėveshje, por Ahtisari e konsideron tė suksesshėm pėr faktin se kėta liderė janė takuar sy nė sy.

24 janar 2007
Asambleja e KE-sė

Asambleja e Kėshillit tė Evropės miraton rezolutėn 1533 nė lidhje me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Njėri nga nenet ishte dhe ai pėr pavarėsinė, ku thuhej se Kosova duhet tė marrė pavarėsi pėr tė siguruar paqe nė Ballkan.

26 janar 2007
Grupi i Kontaktit

Marti Ahtisari mė 26 janar tė vitit 2007 takohet me Grupin e Kontaktit. Takimi ishte me dyer tė mbyllura, por u njoftua se Ahtisari ka informuar se do tė propozonte pavarėsi tė kushtėzuar.

10 shkurt 2007
Protesta e “Vetėvendosjes”

Lėvizja “Vetėvendosje” organizon protestė nė Prishtinė kundra pakos sė Ahtisarit qė ata mendojnė nuk i bien Kosovės pavarėsi. Disa nga protestuesit filluan tė pėrleshen me policinė. Vdesin dy protestues.

12 shkurt 2007
Fatmir Rexhepi

Ministri Brendshėm i Kosovės, Fatmir Rexhepi, jep dorėheqje pas dhunės nė protestat e 10 shkurtit tė organizuara nga “Vetėvendosje”, ku vdiqėn dy shqiptarė tė rinj. Ai thotė se ndjente pėrgjegjėsi morale edhe pse policia as ajo e UNMIK-ut dhe as SHPK, nuk janė nėn kontroll tė tij. Po kėtė ditė, Kėshilli pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin nė paraburgim. Ndėrkohė qė Kurti tregon pėr keqtrajtim.

10 mars 2007
Takimi i Vjenės

Mė 10 mars tė vitit 2007, nė Vjenė tė Austrisė mbarojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės mes shqiptarėve dhe serbėve, pa marrėveshje.

26 mars 2007
Raporti nė OKB

Marti Ahtisari, mė 26 mars tė vitit 2007 i dėrgon raportin pėrfundimtar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ku ai thotė se Kosova duhet tė bėhet e pavarur.

3 prill 2007
OKB-Ahtisarit

Fillon shqyrtimi i planit tė Ahtisarit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Pas dyerve tė mbyllura ėshtė dėgjuar i dėrguari special pėr Kosovėn Marti Ahtisari, duke shpalosur planin qė pritet t’i japė Kosovės njė pavarėsi tė mbikėqyrur.

17 prill 2007
Deklarata e SHBA-sė

Zėvendėsministri i Jashtėm i ShBA-sė, Nicholas Burns, nė njė fjalim para Kėshillit pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Uashington tha se, Uashingtoni e konsideronte pavarėsinė si opsionin mė tė pėrshtatshėm pėr Kosovėn.

13 maj 2007
Rezoluta e SHBA-sė

Njė rezolutė e hartuar nga ShBA-ja iu shpėrndahet shteteve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Kjo rezolutė ēon drejt pavarėsisė sė Kosovės. ShBA vazhdon tė deklarojnė se e pėrkrah pavarėsinė e Kosovės dhe se kjo duhet tė vijė brenda muajit maj.

8 qershor 2007
Takimi i G8-s

Mė 8 qershor tė vitit 2007 pėrfundon takimi i G8-s. Nuk ėshtė arritur marrėveshje pėr pavarėsinė e Kosovės. Rusia vazhdon tė jetė pengesa e vetme pėr pavarėsinė e Kosovės. ShBA vazhdon tė kėmbėngulė se pavarėsia ėshtė zgjidhja e vetme dhe mė e mirė.

10 qershor 2007
Xhorxh W. Bush

Vizita e Presidentit tė ShBA-sė nė Shqipėri, Xhorxh W. Bush nuk do tė mbahet mend vetėm sepse ishte e para e njė personaliteti tė tillė. Duke folur pėr ēėshtjen e Kosovės, Bush bėri deklaratėn historike “se rezultati pėrfundimtar pėr statusin e Kosovės ėshtė pavarėsia”.

13 qershor 2007
Flamuri i Kosovės

Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15-ditor pėr flamurin dhe stemėn e Kosovės, ku thuhet se “secili propozim duhet t’i pėrmbahet frymės dhe pėrmbajtjes sė propozimit gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės”.

17 nėntor 2007
Zgjedhjet parlamentare

Nė Kosovė zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Kėto zgjedhjet ishin tė pestat qė nga pėrfundimi i luftės nė vend. U cilėsuan si zgjedhjet mė model.

19 nėntor 2007
Partia Demokratike e Hashim Thaēit del fituese e zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė me 34 pėr qind. E dyta renditet LDK-ja e Fatmir Sejdiut.

9 janar 2008
Rizgjidhet Sejdiu

Mė 9 janar 2008, Fatmir Sejdiu u rizgjodh sėrish President i Kosovės. Ndėrkohė qė mė 10 shkurt 2006, Sejdiu u zgjodh President i Kosovės si pasues i Ibrahim Rugovės.

9 janar 2008
Thaēi-kryeministėr

Hashim Thaēi, 39 vjeē, betohet si kryeministėr i Kosovės nė 9 janar 2008, gati dy muaj pasi Partia e tij Demokratike e Kosovės fitoi zgjedhjet parlamentare tė 17 nėntorit.

9 janar–16 shkurt

Brenda kėtyre 35 ditėve Kosova ka qenė nėn ethet e ditės sė shpalljes sė pavarėsisė. Ky ka qenė edhe muaji qė janė kryer aq shumė negociata e bisedime se sa gjatė 95 viteve tė pushtimit serb.

17 shkurt
Pavarėsia

17 shkurt ėshtė dita e madhe e kosovarėve. Plotėsimi i datės 28 Nėntor 1912. Nė orėn 15:00 Kuvendi i Kosovės shpall Kosovėn e Pavarur. Ėndrra shekullore plotėsohet. Plasin fishekzjarrėt dhe lotėt e gėzimit.

www.LandofEagles.com :: Shiko Topikun - 100 datat historike tė Pavarėsisė sė Kosovės

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile
avatar
Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 10801
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi