» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Rrezon@ prej Thu 31 Jul 2008, 15:05

Tundeshin flokėt tua butėsisht tundeshin
Supeve tua
Mbi Prishtinė binte shi
Flokėt e tua tundeshin e pėrdridheshin
Si valėt e tėrbuara, o si valė tė detit idhnak
Fėrfėllin erė dashuria,
Mua mė mbushet shpirti hare,
Edhe ajrin e thithė si dashuri
Zogj t’ pėrmallshėm qiellit pranverak kėndonin e kėndonin
Bashkė me shpirtin tonė gazmor, o Engjėll
Kur tundeshin flokėt tua, tundej toka, qielli tundej
Pyjet se ē’mėrroleshin, o se ē’kumbonin
E unė, ēmendesha
Mahnitesha
Kėrkoja tė eksplodoja
Si nėpėr zjarr i pėrhumbur kėrkoja
Dashurinė
Dhe flokėt tua
Dhe buzėt e etura
Dhe mesin e artė
I gatshėm isha edhe jetėn ta shuaj mbi tė qarat e gojės sate,
Mbi pikėn e fundit tė gjakut tė mbys etjen e tė shkruaj fjalėn e fundit
dashuri

*
kam thėnė se malet ruajnė fshehtėsi tė paprekura,
kam thėnė sa e sa herė... se fundi i detit s'mund tė preket
kam thėnė edhe po tė them se poezia nuk ėshtė shaka e ēoroditur,
as humor i hidhur pėr tė shpėrlarė pafytyrėsi,
pėr tė shfryer koqet e mbushura spermazoidė tė rrugėve,
absurdet s’kanė qenė dhe as s’do jenė dekore artesh
mė mirė ėshtė tė kėndosh, tė kėndosh pandėrprerė se tė ējerrėsh saherė ik pranvera me lot pėrfaqe,
tė verbohesh nga andrallat qė humbin si bryma nėn rreze dielli
unė tė kam thėnė se kam dilema shume tė mėdha; tė mėdha sa vetė poezia,
ndoshta dhe vetė kryedilema pėr mua ėshtė poezia

*
Atė ditė gjithēka mund t’ishte reale
Gjithēka e besueshme,
Vėrtetė gjithēka e pabesueshme
Qielli t’shndėrrohej nė dashuri
Dashuri tė dukej qielli
Atje tė lundroj si zog pranveror o Engjėll,
Sytė e tu qiellor t’i puth e t’i puth
Derisa tė pėrgjumem mbi ta
Unė vrap pas qiellit, si erė Ikar
I etur - shkrumb i djegur
Mallin ta shuaja
Duke humbur nė tė,
Dashuri tė ngopsha duke vdekur n’tė
S’di, atė ditė vetėm kaltėrsi kishte
E unė marrėzisht po dashuroja kaltėrsi…

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9847
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Rrezon@ prej Thu 31 Jul 2008, 15:07

TUNDIMI



*
Koka e rraskapitur mė tundet vend e pa vend,
O Zot sa vėshtirė e kam ta mbaj drejtė
era e heshtjes e luhatė si njė fletė letre
Bota qeshet, qeshet,
Oh sa zhurmshėm qeshet bota,
Unė nuk ēajė kokėn ėngjulli im
Pėrkundem nė tundimin tim

Aty ku rrėshqet dheu nėn kėmbė,
mundėsia pėr tė mbajtur boshtin drejt
ėshtė mė e vogėl si njė zero e madhe
Rrėshqet e rrėshqet aty ku donė, e ku s’donė,
koha ime e tunduar pėr ajėr t’pastėr,
e etur, koka ime,
pėr nuhatje tokės pa pluhur...

**
Tundimi mban peng kokėn time
rrėmujės sė pėrplasjeve tokė e qiell
Pėr fjalėn e ambėl si gjini i nanės
Pėr shkronjat e emrit tim qė i pėrpiu Liqeni i Shkodrės
Krimba tė qelbur, ushqyer nga dromca tė vjellura, nga alkooli
Rrėzė Kalasė sė Rozafatit u kryqėzua njė grua
dhe dymbėdhjetė mashkuj
Tridhjetė e tri shishe tė zbrazura, e
tridhjetė e tri tė mbushura i cakėrroj pėrnjėherė
Sa i mirė ėshtė tė mos lexosh poezi -
kjo domethėnė, thjesht, tė mos vrasėsh kokėn pėr asgjė,
Vetėm poetėt, vetmitarė dinė tė duan, tė duan e tė duan pakufi,
Tė kapin diellin nė shuplakė dore, e tė pėrqafojnė detin nė gji
Vetėm poetėt dinė t’i numėrojnė heshtjet tua tė dhimbshme
tė lavdishme, o Shkodra jonė,
Tė puthurat e pėrgjakshme nga Kosova,
Dardania Antike, nga maja e Stubllės sė kryqėzuar
Ka njė emėr tė pėrbashkėt nė kėtė:
Gjak pėr nder e Lavdi

***
Si tė mėsohet tė shkruhet ardhmėria me dheun
qė rrėshqiti e rrėshqet nėn kėmbėt tona,
ikė frikshėm, sa ēel e mshel sytė ikė
Ku ta vjedh njė pikė uji ta shumėzoj si Krisht,
ta shumėzoj nė det
Tė pastrohet pluhuri nė histori
Lėkurėn e gjarprit tė nemur,
Zvarritur tokės sė cilės i zihet fryma nga pluhuri dhe merimangat
ehu, po si tė digjet pa tym e zjarr...

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9847
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Rrezon@ prej Thu 31 Jul 2008, 15:09

MAGJIA E SYVE

Mė Mahniti shikimi yt i verdhė, Grua
Ma plagosi poezinė mu nė ballė
Aty ku rrjedh gjak e mallė
Ma lidhi gjuhėn
Ma lidhi gjuhėn
Ma lidhi gjuhėn
Lak
Jetėn
Poezinė
Tė pastilizuar
Pa metafora
Ritėm
Eufoni
Kjo poezi lindi e u rrit, vetėm me tėnden dashuri

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9847
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Rrezon@ prej Thu 31 Jul 2008, 15:10

MALLI

Zemra ime mbėltohet
Me sytė e tu
Qė rrugėve heshtur pėrplasen
Presin dhe vetėm presin
Mbi majėn e kodrės sė dashurisė
Njė re diellin e mbyti
Fjala e vrarė dashuri shkruhet me shkronja tė njoma
Unė (s) pendohem pėr fjalėt e pathėna
zemrėn time
krimbat e bluajnė apo s'e bluajnė
bota mund t’mendojė si tė dojė

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9847
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Rrezon@ prej Thu 31 Jul 2008, 15:13

E BUKUR ĖSHTĖ JETA



Nėse them e bukur ėshtė jeta,
Mes ideve tė mia hyn tinėzisht poezia, e bukur si asnjėherė
E veshur me njė vello vajzėri, me sy tė pėrmallshėm,
Buzė tė fryra dhe njė tė kuqė epshor,
Epshore sa nuk bėhet mė
Duar tė buta e pėrqafim pėrrallor
E bukur ėshtė jeta, thonė me krenari metaforat
Edhe kur ka dhembje
Edhe kur vajet e kaplojnė
Kur qielli shkrihet nė vaj
E t'i ushqesh me lot e mė Mall, mėngjes e mbrėmje
E bukur ėshtė jeta
Edhe kur shpirti t’mbushet gėzim, fluturon nė qiellin e shtatė
E bukur ėshtė jeta,
Edhe atėherė kur tėrmetet shpirtin ta copėtojnė
Kur tė tretet dashuria rrugėve tė paemėr

E tė shuhet Ylberi n’duar, kur ti shkrehesh e shkrehesh e shkrehesh nė vajė e pikėllim
E bukur ėshtė jeta
(e sa shumė mė duhet tė besoj nė dashuri e tė besoj n’pėrjetėsi e n’poezi)
Art - mozaik lumturish
Ylber qiellor vizatuar me miliona ngjyra
Ēdo mėngjes e mbrėmje gotėn e verės cakėrroj me qiellin
Me dallėndyshen bashkudhėtoj
Shtigjeve tė jetės Pemėn e Lumturisė kėrkoj
E bukur ėshtė jeta
Pikėllimin s'e dua
As kur errėsohet qielli dhe bebėzat tua ujisin faqet
E dua natyrėn
Miliona bukuri
E dua qiellin plot' me fantazi
E dua jetėn pėrplot dashuri,
Gjitha sė bashku krijojnė poezi
E bukur ėshtė jeta
Edhe ku ka gazė, dhembje e lot
Kurrė mos u shfre nė vaj, gėzimin mos e ndalo
Mos u mbyt nė lot
As Gėzimin mos e lėndo
Dashurinė mos e shkatėrro
Me gėzim jetėn jeto

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9847
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Rrezon@ prej Thu 31 Jul 2008, 15:14

Gjitha rrugėt kanė nga njė qėllim



Mos derdh lot
As mos kėndo kėngė tė padėgjuara
As mos kėndo kėngė tė pakėnduara, ato nuk dėgjohen, kot ėshtė
As mos u lodh tė bėhesh poete
Dashuria kėndon edhe pa zė
Pėrqaf edh pa duar tė lidhura qafėzės sė njomė

firma.................................................................................................................................................................................
Nuk jam une qe te mendoj, je ti qe me vjen ne mendje !♥Smile

Rrezon@

Postime : 1428
Kyējet nė forum : 9847
Regjistruar mė : 27/05/2008
Profesioni : ekonomiste

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Vizitor prej Thu 31 Jul 2008, 17:25

Per ato qiej te pa prekur



...........
"Te braktis per ato qiej te
paprekur
Ku pulebardhat vdesin krenarisht
Porse endrrat monopatin e kan’
gjetur
Ndaj folese i kthehem une serisht

Me ler pra te te puth lotin e
vaket
permbi mollez,te voglin margaritar.
Dhe ne vdeksha, le te ndodhe
tani
gjoksit tend te hijshem djaloshar.

Te te puth edhe te blerten e
syrit
kurore buzesh mbi qepalla te te le
Te te them dhe kengen me te
bukur
Qe eshte aq e vjeter,aq e re……"

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Naki prej Thu 31 Jul 2008, 20:47

bounce bounce bounce se po ju mungon orkestar juve lart bounce danc danc bounce danc

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17497
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 28 Nov 2008, 00:09

po ju jemi mirenjohes qe keni sjellė kėtė Estetikė nga z.Ndue Ukaj,ai tani lėre qė ėshtė i njohur por edhe i pa epur.

shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 12198
Regjistruar mė : 11/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ESTETIKĖ DASHURIE Ndue Ukaj

Mesazh nga Sponsored content Today at 21:13


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi