» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga Vizitor prej Wed 30 Jul 2008, 10:07

Alkooli - a i mendojme valle rreziqet e tij ?
Problemi i perdorimit te alkoolit sot eshte bere nje nga problemet
madhore ne bote, vecanerisht per te rinjte, te cilet sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjne ne mjedisin social te te rriturve, bijen ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk jane te pakta rastet e te rinjve, te cilet gjithnje e me shume jane shtuar edhe ne Shqiperi dhe qe nen efektin e alkoolit behen agresive dhe shfaqin sjellje violente ne shoqeri. Ne shume raste, vetvrasjet apo tentativat per vetvrasje ndodhin pikerisht ne te rinj qe kane rene nen preherin e alkolit. Po keshtu, alkooli sjell gjendje te pa kontrolluara, vecanerisht dhe ne raportet seksuale, por me gjere ai eshte ne origjine te veprave kriminale kur bashkeshoqerohet dhe me drogen. Po keshtu rezultat i perdorimit te teper te alkoolit jane jo vetem aksidentet automobilistike, te cilat jane shtuar ne menyre shqetesuese kohet e fundit (si rezultat i humbjes se sistemit te vigjilences dhe te reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqeror si dhe nje deshtim ne integrimin e tyre ne shoqeri, ne shkolle, ne mjediset profesionale. Keshtu, bota e te rinjve reduktohet gjithnje e me shume vetem tek alkooli, i cili, nen efektet qe ka, per pak momente i ben ata te harrojne problemet sociale apo familjare qe ata perjetojne, divorcet e prinderve, jeten gjithnje e me te veshtire, papunesine dhe plage te tjera te nje shoqerie ne tranzicion.
Por cfare behet per parandalimin e alkolizmit tek te rinjte ? A eshte e angazhuar shoqeria dhe aq me shume shkolla ne programe qe te vene ne
dukje shkaqet teper te demshme te alkoolit jo vetem ne kuadrin social por dhe ate shendetesor, qe te rinjte te kuptojne se alkooli kompromenton gjithe te ardhmen e tyre shendetesore dhe ne fund te fundit vete jeten e tyre.
Ne disa vende, problemi i alkoolit eshte kthyer ne nje problem kombetar. Ruset jane nder popujt qe vuajne me shume nga alkolizmi. Ne SHBA, 8 milione amerikane jane “dependente” (te varur) nga alkooli, nderkohe qe ne France 4 milione banore kane probleme qe lidhen me perdorimin e alkoolit. Ne kabinetet mjeksore te Frances apo Amerikes, 20-36% e pacienteve te tyre jane persona qe kane probleme me alkoolin. Ja pse laboratore te shumta farmaceutike sot po punojne per prodhimin e ilaceve te reja per te luftuar me mire alkolizmin.
C’ndodh kur pijme me teprice dhe behemi alkolike ?
Permes zorreve, alkooli shkon ne gjak dhe shperndahet ne te gjithe organizmin, por kryesisht ne tri organe kryesore si ne melci, zemer dhe tru. Eshte melcia ajo qe e transformon gradualisht 95% te alkoolit ndersa 5% qe mbetet transformohet nga mushkeria (permes nxjerrjes se ajrit) apo lekura (permes djerses). Efektet toksike te alkoolit jane shume te njohura : mund te prekne melcia, truri, sistemi nervor, zemra, mushkria por dhe shume organe te tjera, sic eshte sistemi digjestiv, ai i frymemarrjes, etj.
Mukozat, stomaku dhe zorret irritohen nga veprimi i forte i alkoolit duke
shkaktuar ndjesine e djegjes. Alkooli, si substance psiko-aktive qe eshte,
vepron fuqishem ne nivelin e trurit, njelloj sic veprojne dhe kanabisi apo
drogat e tjera. Truri shqetesohet dhe fillon te funksionoje me ngadalesi, duke pesuar shqetesime te ekuilibrit apo te humbjes se kujteses. Nese alkooli perdoret shpesh, ai fillon te behet i nevojshem per organizmin, ashtu si dhe drogat e ndryshme : pra organizmi e kerkon ate edhe pse ai eshte shkaterrues per te. Por efekti i alkoolit behet me i madh kur ai shoqerohet dhe me ilace kunder pagjumesise, “somnifere” te ndryshem, apo drogat. Efekti e menjehershem i alkoolit te marre me teprice eshte dehja e sistemit levizes (motorik), te ekuilibrit, cenimi i perceptimit dhe te gjykimit. Ekzistojne 3 faza qe shkojne nga euforia deri tek pergjumja :
- Faza e eksitimit - perqindja e alkolemise eshte me pak se 0,7 g/l ne gjak. Personi behet euforik, llafazan dhe mjaft familjar. Nderkohe vigjilenca, perceptimi, kujtesa, akuilibri apo gjykimi jane te prekura.
- Faza e dehjes - perqindja e alkolemise eshte nga 0,7 - 2g/l ne gjak. Personi ka shqetesime te ekuilibrit dhe e ka te veshtire te flase. Kjo eshte periudha e c’rregullimit te sistemit te vigjilences dhe e plogeshtise.
- Faza e pergjumjes - perqindja e alkolemise eshte mbi 2g/l ne gjak. Pas nje periudhe eksitimi, ai bije ne gjume. Nese perqindja eshte mbi 3g/l, i dehuri rrezikon te bjere ne gjendje koma, prandaj ai duhet derguar menjehere ne urgjencen e nje spitali.
Ne fakt, humbja e vigjilences eshte ne qender te rreziqeve qe i kanosen nje personi te dehur. Pas nje gote pije alkoolike, rreziku i nje aksidenti te mundshem shtohet me 3, ndersa pas 3 gotave shtohet ne 10 here.
Disa studjues te Universitetit te Karolines se Veriut ne SHBA kane percaktuar veprimin cerebral te alkoolit. Per kete qellim ata studjuan dhe bene eksperimente me minjte te cilet u trajtuan me etanol. Nga vezhgimet e bera u vu re se etanoli merrej permes disa receptoreve ne tru te quajtura “NMDA”, te cilat jane kyce ne trasmetimin e flukseve nervore ne tru. “ Receptoret “NMDA” aktivizojne rajonet cerebrale qe kontrollojne komportimentet tona, menyren e te sjellurit dhe te vepruarit, por ne fakt alkooli e pengon kete aktivizim” - thote dr. Helene Ollat e sherbimit neurologjik te spitalit francez Lariboisiere te Parisit dhe presidente e “Shoqates Neuro-Psycho-Pharamacologie”.
Dehja eshte shkak i 40% te vdekjeve ne aksidentet automobilistike ; ne rreth 30% ajo sjell plagosjet ne keto aksidente, ndersa rreziqet jane ne nje perqindje shume te madhe per vdekjet nga djegiet, hipotermite, rrezimet nga lartesia apo 50-60% si shkak ne veprimet kriminale dhe vrasjet.
Alkooli - shkaktar i rendesishem ne kanceret Goja, gryka, ezofagu, jane disa nga organet qe pershkon alkooli per tu futur ne organizem dhe shpesh keto organe persojne demtime qe kthehen ne kancer, kur abuzimi me alkoolin eshte i madh. Ne France, p.sh. nje ankete e koheve te fundit tregonte se shkaktar ne 10 mije njerez te vdekur nga kanceret ishte alkooli. Por cilat jane ne fakt rreziqet e alkoolit. Ne teresi alkooli eshte pergjegjes ne 7% te te gjithe kancereve. Ai shkakton kancer vecanerisht ne rruget aero-digjestive si ne goje, gryke, ezofag, etj. Por sigurisht demtimi me i madh i behet melcise, pasi alkooli eshte nje lloj helmi per te. Tek ata qe nuk pijne duhan por qe pijne shume alkool rreziku i kancerit eshte 10 here me i larte se ata qe nuk e frekuentojne alkoolin si ata. Kurse kur kjo shoqerohet dhe me pirjen e duhanit, ky rrezik shtohet ne 40 here me shume. Ne fakt, kanceret e gojes vijne si pasoje e nje bashkepunimi te alkoolit me duhanin. Ne kanceret e ezofagut, mesatarisht alkooli shumefishon 3 here rreziqet. Me shume se gjysma e vdekjeve te njerezve
nga kanceri i ezofagut tek burrat eshte si rezultat i perdorimit te tepert te
alkoolit. Kanceri i melcise eshte bere nje kancer i zakonshem si shkak i teprise se alkoolit. Fillimisht pacienti semuret nga ciroza, e cila ne shumicen e rasteve kthehet ne kancer.
Kanceri i gjirit : rreziku shumefishohet me 1,2 here ne rast te pirjes se alkoolit. Studimet e fundit tregojne per nfluencen e alkoolit ne shkaktimin e nje kanceri ne gji. “Sidoqofte, alkooli sjell nje vdekje te parakoheshme tek njerezit, kur ai perdoret me teprice”, - thote dr. Patrick Fouilland, alkoolog i Federates Franceze te Alkologjise. Dhe ky lloj kanceri prek ne vecanti personat e moshes 45-64 vjec. Perballe nje rreziku kaq te madh per shendetin e njeriut, kuptohet se sa rendesi ka lufta per parandalimin e perdorimit te alkoolit ne menyre abuzive.
Persa i perket rreziqeve per nje “demence senile” (budallallepsjeje), jo te gjitha alkolet veprojne njelloj. Duket se birra ka nje efekt te ndryshem nga ai i veres. Nga nje studim i bere nga nje grup studiuesish ne Kopenhage me 2000 persona, lidhur me frekuencen e pirjes se alkoolit, kur ata u pyeten serrish pas 15 vjetesh, pra ne moshen 65 vjecare, rezultoi se ata qe pinin birre (te alkolizuar), qofte dhe normalisht, ishin dy here me te rrezikuar per nje c’rregullim mental se sa ata qe nuk pinin fare, ndersa ata qe pinin vere, kishin 3 here me pak shanse te prekeshin nga nje lloj semundjeje e tille.
Alkooli - nje rrezik i madh per grate shtatzena
Kohet e fundit, ne shume vende te Evropes se Bashkuar jane ndermare fushata propagandistike e mediatike lidhur me rrezikun qe ka perdorimi i alkoolit vecanerisht tek grate shtatzena : “Zero alkool per grate shtatzena !” - Kjo eshte parulla e ketyre fushatave. Ne fakt, sic kane treguar dhe studimet me te fundit shkencore, nje perdorim i perditshem i alkoolit edhe ne doza te ulta, tek nje grua shtatzene sjell probleme te medha ne fetusin e saj (beben ne bark) si dhe shkakton nje lindje te parakoheshme. Alkooli i marre gjate shtatzenise vepron fuqishem mbi zhvillimin e vete fetusit si dhe keqformimin e tij. Ja pse shume femije qe lindin nga gra alkolike jane femije me zhvillim te vonuar dhe me shqetesime psikike dhe te komportimit te tyre. Shpesh ata kane anomali faciale, deformime te kafkes apo encefalit dhe fryrje te kokes.
Por sigurisht demtimet jane te shumta ne sistemin nervor qendror, duke bere qe shkaku i pare jo gjenetik i handikapeve mendore te jete pikerisht perdorimi i alkoolit gjate shtatzenise.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga Annika prej Wed 30 Jul 2008, 11:59

Temė alkooli eshte shume interesant & njė cėshtje shumėaktuale sot. Alkooli krijon probleme tė medha nė cdo individ.

firma.................................................................................................................................................................................
***Love does something and takes me there next to you...***

Annika
VIP

Shteti : nė mbarė botėn
Postime : 6751
Kyējet nė forum : 13540
Regjistruar mė : 20/06/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga Naki prej Wed 30 Jul 2008, 14:55

Hmmmmmm postim i qelluar ky.
Alkoholi gjat djegjes liron energji dhe Co2 qe eshte i demshem per organizmin.Melcia e njeriut prodhon cdo ore 8mg alkohol pra cdo sasi tjeter eshte e tepert dhe e demshme. Mirpo edhe pse dime se eshte i demshem sikurse duhani njerzit prap se prap e perdorin dhe si te them eshte bere vese kjo.
Une behem nervoz kur dikush dehet jo qe demton veten por shoqerin, rrethin, familjen dashurin. Kjo eshte pse nuk pi alkohol sepse gjithnji them me mire te kontrolloj une veten sesa ai mua.
Duhani te ben dem vetem ty kurse jo tjeret sikurse alkoholi.

firma.................................................................................................................................................................................
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Duhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet.

Naki
Webmaster

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 17497
Regjistruar mė : 29/05/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga Geri prej Sat 16 Aug 2008, 21:37

alkoli pufff ne fillim shijo hee por me von ca ke bo ca ke bo shumm i keq me pasoja shumm shumm

Geri
Admin

Shteti : Ne zemer te forumit
Postime : 7161
Kyējet nė forum : 14451
Regjistruar mė : 16/08/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga visitor prej Sun 17 Aug 2008, 14:37

Alkoolin e pine burrat jo **** 8)

visitor

Shteti : Rreth e Rrotull
Postime : 943
Kyējet nė forum : 9878
Regjistruar mė : 21/11/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Alkoli !......

Mesazh nga Arjana prej Tue 15 Jun 2010, 15:48




Alkoli

Ligji mbron popullin dhe shoqerine, vecanerisht femijet dhe te rinjte nen 18 vjec, nga efektet me te keqija te alkolit. E ben kete duke theksuar se alkoli mund te shitet vetem me license te caktuar. Ka vende si pubet, klubet dhe supermarketet dhe dyqane te tjera te cileve i jepen ore te caktuara ku mund te shesin alkol.

Ligji qjithashtu kontrollon kush mund te bleje dhe te pije alkol (vecanerisht rregulla te ndryshme aplikohen ne Klubet e Regjistruara. Jo te gjithe klubet jane te regjistruar. Zakonisht Klubet e golfit ose ato sociale jane por disa jane te licensuar. Shitja e alkolit ne keto klube kontrollohet nga rregullat e klubit.

Ligji mbi alkolin varet se sa i vjeter je dhe pikat kryesore per 18 vjecaret jane -


- Eshte jo e ligjshme ti japesh alkol nje femije nen 5 vjec. Nuk eshte e lejueshme per femijet deri ne 5 vjec te pijne alkol ne shtepi ose ne publik.
Nese je nen 14 vjec, ju mund te shkoni ne nje bar deri ne oren 9 te darkes, kjo megjithate vlen edhe per moshen 18 vjec (qe ju shoqeron dhe kur klubi ka Certifikaten e femijeve. Shume pak vende e kane kete certifikate per momentin.

- Nese je 14 vjec ose me shume mund te shkosh ne lokale te licensuara por ju smund te bleni ose te pini alkol.

- Nese je 16-17 vjec ju mund te pini birre me ushqim ne restorant (perfshire dhe restorantin qe eshte pjese e pubit, por jo ne bar).

- Gje tjeter pervec birres ose lengut alkolik me ushqim nese je 18 vjec nuk duhet te blesh alkol. Kjo aplikohet kudo ne pube, klube, dyqane, dhe njerez te tjere nuk duhet te blejne alkol per ju.

- Nese je nen 18 vjec eshte veper penale te jesh ne posesion te alkolit ne rruge. Policija mund te konfiskoj cdo alkol qe gjen ne keto raste.

- Nese je nen 18 vjec ju nuk mund te punoni ne nje pub ose ne dyqane te tjera te licensuara.

- Menjehere sapo mbush 18 vjec te gjitha keto kufizime bien me perjashtim te asaj qe smund te blesh alkol per persona te tjere, nen kete moshe. Por ka prape disa kufizime te tjera ne perdorimin e alkolit. Ja ku jane kryesoret.

Eshte ilegale -

- te jesh i pire ose per arsye te pirjes te shkaktosh ngaterresa ne nje vend publik ose ne nje local te licensuar.

- te jesh i pire para nje femije nen 7 vjec.

- te blesh alkol per dike i cili eshte i pire.

- "I pire dhe i pazoti" do te thote qe je aq i dehur sa je i paafte te qendrosh ose te ecesh, i paafte te kuptosh cfare thuhet. I pire dhe konfuz mund te pefshije dhe bertitjen, kercenimin qe i behet te tjereve ose demtimin e pasurise.

- Nese je i dehur, mund te refuzoheni per tu futur, ne lokal ose te detyroheni te ikni. Nese ke bere nje veper penale ju mund te mos lejoheni te futumi me ne to.

- Ne se je i arrestuar per arsye te pirjes, ju mund te merreni ne stacionin e policise dhe te mbaheni aty deri sa te beheni esell. Kjo do te thote nje nate ne qeli dhe ju do te zgjoheni cdo gjysem ore per tu siguruar qe je mire.

- Nese arrestohesh per pirje dhe cregullime do te cohesh kete rradhe ne polici dhe diten tjeter gjendesh para gjykates. Ne se je i gjetur fajtor, mund te gjobitesh.

- Ne se kryen nje faj kur je i pire, si psh kercenim, dem kriminal do te ndiqesh gjithashtu.

- Ne se regullisht i shkakton nje gje te papelqyer, psh komshive gjykata mund te japi per ju nje sjellje Anti-sociale e cila do tju ndaloje juve te shkoni ne vende te tilla dhe te silleni keshtu. Ne se nuk i respekton cka thote gjykata mund te merrni denime me te renda.

Jepni mendimet tuaja RESPEKTOHET kjo gje ne shqiperi ? Duhet respektuar ? pasojat qe sjell ? Keni perjetuar ndonje situate te veshtire ?

Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 13294
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga Interesant prej Tue 15 Jun 2010, 15:52

Jane bashkuar temat : Alkooli dhe Alkooli dhe rreziqet e tij, ju lutem kur te hapni ndonje teme shiqoni a mund te jete e njejta prezente apo jo e pastaj hapni.

Me respekt Interesant

Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 12122
Regjistruar mė : 02/03/2008
Profesioni : Jurispodenca

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Mesazh nga Sponsored content Today at 21:14


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi