» Tė ndryshme
Tue 11 Oct 2016, 18:45 nga Elona

» Lodhja nga ata qė dikur i vlersoje...
Tue 11 Oct 2016, 00:15 nga Naki

» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 nga Naki

» Dashuria Para dhe mbas martesave...
Tue 11 Oct 2016, 00:12 nga Naki

» Barcoleta
Tue 11 Oct 2016, 00:10 nga Naki

4 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 4 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2899 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri dashuri_dhe_zjarr

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154059 artikuj v 4861 temat


Naki (9124)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3374)
 
Adisa (3282)
 


Artet e Bukura te Shqiperise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Artet e Bukura te Shqiperise

Mesazh nga Vizitor prej Thu 14 Jun 2007, 10:31

Gjurmėt mė tė hershme
Fillimet e artit figurativ nė truallin e Shqipėrisė janė tė herėshme. Gjurmėt e para i pėrkasin periudhes se neolitit. Nėpėrmjet zbulimeve tė shumta arkeologjike, nė zona tė ndryshme tė vendit, janė gjetur qindra e mijėra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qė u pėrkisnin fiseve ilire, paraardhėsve tė drejtpėrdrejt tė shqiptarėve tė sotem.
Prodhimet mė tė herėshme janė tė thjeshta, pėr pėrdorim praktik, por nė to shfaqen edhe vlera artistike si nė format zoomorfe tė enėve ashtu edhe nė dekoracionin, gdhendjet dhe elemente tė tjerė. Nga shekulli i gjashtė deri nė shekullin e trete p.e.re nė qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndėrtohet me siluet mė elegant dhe pasurohet me elementė plastikė. Shumė enė tė kėsaj periudhe, qė ruhen sot nė muzetė e Shqipėrisė, kanė vlera tė mirėfillta artistike dalluese vendase, qė nuk i ndeshim nė artin e fqinjėve tė tjerė po aq tė lashtė si helenėt, maqedonėt apo romakėt.
Nga ato enė tė lashta, tė zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturės nė truallin e Shqipėrisė duke u bėrė kėshtu bashkėudhėtare me artin e popujve mė tė hershėm tė Europes. Tipare mė tė qarta u dukėn sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.
Arti Ilir
Nė qytetet ilire mori zhvillim mė tė madh skulptura e rrumbullakėt si dhe relievi qė lidhej me ndėrtimin e monumenteve. Nė fillim skulptura u zhvillua duke pėrvetėsuar elementė tė artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Mė vonė, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, tė dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu qė u bėnė qendrat mė tė rėndėsishme tė artit nė ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qė gdhendnin dhe skalisnin nė njė stil me tipare tė vecanta kundrejt krijimeve tė importuara prej qytetėrimit helen. Nė muzeun e sotėm te Durresit janė ekspozuar disa skulptura tė papėrfunduara, tė gjetura nė atė trevė. Ato dėshmojnė pėr gdhendjet qė janė bėrė nė truallin shqiptar. Janė zbuluar gjithashtu edhe gjurmė tė punishteve tė herėshme tė qeramikės nė Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumė nga enėt dhe vazot e bukura tė stilit antik qė ruhen nė muzetė tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena tė ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Pėrgjithėsisht janė me figura tė zeza mbi sfond tė kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura tė kuqe mbi sfond tė zi (shek. IV deri nė periudhėn helenistike). Pikturimi i figurave ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Nė kėtė periudhė krijohen edhe shumė statuja tė vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fėmijėsh, barinjsh etj.
Figura me vlerė artistike ndeshim edhe nė monedhat e shumta tė kėsaj periudhe qė u realizuan nė Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulėzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli njė zhvillim tė madh tė artit qė u pasua edhe me shumėllojshmėri formash e teknikash; qė nga afresket e deri te mozaikėt e bukur monokrom dhe polikrom. Por nė shekullin e I rė u ngadalėsua gjithė ai hov zhvillimi. Pushtimi romak qė shkaktoi rėnien ekonomike tė qyteteve ilire, la gjurmė tė dukshme edhe nė art. Ndonėse Roma pushtuese u pushtua vetė prej artit helen, pėrsėri ndikoi nė qytetet ilire me tipare tė kulturės sė saj provinciale romake. U duk mė qartė ndikimi nė skulpturė, ku pėrgjithėsisht u ndoq realizmi tipik i kohės, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qė mbėshtetet nė traditėn qindravjecare. Qendrat kryesore tė krijimtarisė artistike mbeten pėrsėri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.
Nė vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkėputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e pėrditshme. Me praninė e elementėve tė thjeshtė artistikė, qė dallojnė nga krijimet e mėparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e kėtyre viteve mund tė vlerėsohet edhe si njė qėndresė ndaj asimilimit prej pushtuesve mė tė fuqishėm tė kohės.

Zhvillimi i Mozaikut
Nė tė njėjtėn periudhė me artin e trevave fshatare, nė truallin e Shqipėrisė arriti zhvillimin mė tė madh edhe arti i mozaikut. Mė i herėshmi ėshtė gjetur nė Durrės. I pėrket shekullit IV p.e.r. dhe ėshtė i punuar me gurė zalli shumėngjyrėsh. Ka vlera tė rralla artistike qė shquhen nė gjithė krijimtarinė e kėsaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrėsit” dhe mund tė cilėsohet si bukuroshja e gjithė mozaikėve qė janė zbuluar deri tani nė truallin shqiptar, pėr hijeshinė e figurės dhe mjeshtėrinė e realizimit artistik. Nė shekullin e I rė, sic pėrmendėm, u arrit lulėzimi i kėtij arti dhe nga gurėt e zallit u kalua nė kubikė tė prerė prej guri, qelqi, mermeri apo balte tė pjekur. Mozaikė tė tillė janė zbuluar nė Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mėvonshėm i mozaikėve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-tė motivet e mozaikut ndryshojnė nga modelet e pikturave tė herėshme, sic ėshtė amazonamania nė Apolloni, duke u zėvėndėsuar me figura simetrike qė qėndrojnė tė shkėputura nė sipėrfaqe dhe qė paraqesin figura kafshėsh, shpendėsh, pemė frutore, lule e tė tjerė simbole tė artit paleobizantin. Ruhen edhe sot nė gjendje tė mirė disa krijime tė tilla, sic janė Pagėzimorja nė Butrint, mozaikėt e Linit dhe tė Antigonės. Nga gėrmimet e deritanishme, ėshtė gjetur vetėm njė mozaik paretial nė Durrės, brenda Amfiteatrit tė qytetit, qė i pėrket shekullit VI-VII-tė.
Piktura Murore (Afresket)
Nė periudhėn e kalimit nga antikiteti i vonė nė mesjetėn e herėshme, skulptura vjen duke u zbehur deri nė mohim tė plotė nga estetika bizantine, ndėrsa arti i pikturės gjeti shprehjen mė tė lartė artistike. Zhvillim mė tė madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushėn me afreske dhe ikona qė u nėnshtroheshin plotėsisht kanoneve tė rrepta tė metropolit. Autorėt nuk i firmosnin veprat nė atė periudhė, prandaj gjithė ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani nė Shqipėri ruhen pak gjurmė nga krijimtaria mė e herėshme, vetėm disa fragmente. Fatkeqėsisht njė pjesė e tyre u dėmtua gjatė luftės kundėr fesė qė u bė nė regjimin komunist (1967), duke zhdukur kėshtu vepra me vlera tė rralla pėr kulturėn dhe historinė kombtare. Nė ato pak fragmente qė ruhen ndihen ndikime tė stileve perėndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejės – shek. XIV-tė) tė artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat nė kodikė tė Beratit dhe tė Vlorės (shek. XI-XIV-te) janė me vlera artistike dhe i pėrkasin periudhės sė zhvillimit tė artit bizantin nė Shqipėri.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi