PortaliForumiPytėsoriGalleryBlogChatBoxRegjistrohuIdentifikohu
 

Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Morena
WebMaster
WebMaster


Gender:Female
Anėtarėsuar : 08 May 2008
Mesazhe : 3320
Lokacioni : Andej kendej
Profesioni : Studente
Hobi : muzika,letersia,noti

MesazhTitulli: Alkooli -dhe rreziqet e tij .   Wed 30 Jul 2008, 9:07 am

Alkooli - a i mendojme valle rreziqet e tij ?
Problemi i perdorimit te alkoolit sot eshte bere nje nga problemet
madhore ne bote, vecanerisht per te rinjte, te cilet sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjne ne mjedisin social te te rriturve, bijen ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk jane te pakta rastet e te rinjve, te cilet gjithnje e me shume jane shtuar edhe ne Shqiperi dhe qe nen efektin e alkoolit behen agresive dhe shfaqin sjellje violente ne shoqeri. Ne shume raste, vetvrasjet apo tentativat per vetvrasje ndodhin pikerisht ne te rinj qe kane rene nen preherin e alkolit. Po keshtu, alkooli sjell gjendje te pa kontrolluara, vecanerisht dhe ne raportet seksuale, por me gjere ai eshte ne origjine te veprave kriminale kur bashkeshoqerohet dhe me drogen. Po keshtu rezultat i perdorimit te teper te alkoolit jane jo vetem aksidentet automobilistike, te cilat jane shtuar ne menyre shqetesuese kohet e fundit (si rezultat i humbjes se sistemit te vigjilences dhe te reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqeror si dhe nje deshtim ne integrimin e tyre ne shoqeri, ne shkolle, ne mjediset profesionale. Keshtu, bota e te rinjve reduktohet gjithnje e me shume vetem tek alkooli, i cili, nen efektet qe ka, per pak momente i ben ata te harrojne problemet sociale apo familjare qe ata perjetojne, divorcet e prinderve, jeten gjithnje e me te veshtire, papunesine dhe plage te tjera te nje shoqerie ne tranzicion.
Por cfare behet per parandalimin e alkolizmit tek te rinjte ? A eshte e angazhuar shoqeria dhe aq me shume shkolla ne programe qe te vene ne
dukje shkaqet teper te demshme te alkoolit jo vetem ne kuadrin social por dhe ate shendetesor, qe te rinjte te kuptojne se alkooli kompromenton gjithe te ardhmen e tyre shendetesore dhe ne fund te fundit vete jeten e tyre.
Ne disa vende, problemi i alkoolit eshte kthyer ne nje problem kombetar. Ruset jane nder popujt qe vuajne me shume nga alkolizmi. Ne SHBA, 8 milione amerikane jane “dependente” (te varur) nga alkooli, nderkohe qe ne France 4 milione banore kane probleme qe lidhen me perdorimin e alkoolit. Ne kabinetet mjeksore te Frances apo Amerikes, 20-36% e pacienteve te tyre jane persona qe kane probleme me alkoolin. Ja pse laboratore te shumta farmaceutike sot po punojne per prodhimin e ilaceve te reja per te luftuar me mire alkolizmin.
C’ndodh kur pijme me teprice dhe behemi alkolike ?
Permes zorreve, alkooli shkon ne gjak dhe shperndahet ne te gjithe organizmin, por kryesisht ne tri organe kryesore si ne melci, zemer dhe tru. Eshte melcia ajo qe e transformon gradualisht 95% te alkoolit ndersa 5% qe mbetet transformohet nga mushkeria (permes nxjerrjes se ajrit) apo lekura (permes djerses). Efektet toksike te alkoolit jane shume te njohura : mund te prekne melcia, truri, sistemi nervor, zemra, mushkria por dhe shume organe te tjera, sic eshte sistemi digjestiv, ai i frymemarrjes, etj.
Mukozat, stomaku dhe zorret irritohen nga veprimi i forte i alkoolit duke
shkaktuar ndjesine e djegjes. Alkooli, si substance psiko-aktive qe eshte,
vepron fuqishem ne nivelin e trurit, njelloj sic veprojne dhe kanabisi apo
drogat e tjera. Truri shqetesohet dhe fillon te funksionoje me ngadalesi, duke pesuar shqetesime te ekuilibrit apo te humbjes se kujteses. Nese alkooli perdoret shpesh, ai fillon te behet i nevojshem per organizmin, ashtu si dhe drogat e ndryshme : pra organizmi e kerkon ate edhe pse ai eshte shkaterrues per te. Por efekti i alkoolit behet me i madh kur ai shoqerohet dhe me ilace kunder pagjumesise, “somnifere” te ndryshem, apo drogat. Efekti e menjehershem i alkoolit te marre me teprice eshte dehja e sistemit levizes (motorik), te ekuilibrit, cenimi i perceptimit dhe te gjykimit. Ekzistojne 3 faza qe shkojne nga euforia deri tek pergjumja :
- Faza e eksitimit - perqindja e alkolemise eshte me pak se 0,7 g/l ne gjak. Personi behet euforik, llafazan dhe mjaft familjar. Nderkohe vigjilenca, perceptimi, kujtesa, akuilibri apo gjykimi jane te prekura.
- Faza e dehjes - perqindja e alkolemise eshte nga 0,7 - 2g/l ne gjak. Personi ka shqetesime te ekuilibrit dhe e ka te veshtire te flase. Kjo eshte periudha e c’rregullimit te sistemit te vigjilences dhe e plogeshtise.
- Faza e pergjumjes - perqindja e alkolemise eshte mbi 2g/l ne gjak. Pas nje periudhe eksitimi, ai bije ne gjume. Nese perqindja eshte mbi 3g/l, i dehuri rrezikon te bjere ne gjendje koma, prandaj ai duhet derguar menjehere ne urgjencen e nje spitali.
Ne fakt, humbja e vigjilences eshte ne qender te rreziqeve qe i kanosen nje personi te dehur. Pas nje gote pije alkoolike, rreziku i nje aksidenti te mundshem shtohet me 3, ndersa pas 3 gotave shtohet ne 10 here.
Disa studjues te Universitetit te Karolines se Veriut ne SHBA kane percaktuar veprimin cerebral te alkoolit. Per kete qellim ata studjuan dhe bene eksperimente me minjte te cilet u trajtuan me etanol. Nga vezhgimet e bera u vu re se etanoli merrej permes disa receptoreve ne tru te quajtura “NMDA”, te cilat jane kyce ne trasmetimin e flukseve nervore ne tru. “ Receptoret “NMDA” aktivizojne rajonet cerebrale qe kontrollojne komportimentet tona, menyren e te sjellurit dhe te vepruarit, por ne fakt alkooli e pengon kete aktivizim” - thote dr. Helene Ollat e sherbimit neurologjik te spitalit francez Lariboisiere te Parisit dhe presidente e “Shoqates Neuro-Psycho-Pharamacologie”.
Dehja eshte shkak i 40% te vdekjeve ne aksidentet automobilistike ; ne rreth 30% ajo sjell plagosjet ne keto aksidente, ndersa rreziqet jane ne nje perqindje shume te madhe per vdekjet nga djegiet, hipotermite, rrezimet nga lartesia apo 50-60% si shkak ne veprimet kriminale dhe vrasjet.
Alkooli - shkaktar i rendesishem ne kanceret Goja, gryka, ezofagu, jane disa nga organet qe pershkon alkooli per tu futur ne organizem dhe shpesh keto organe persojne demtime qe kthehen ne kancer, kur abuzimi me alkoolin eshte i madh. Ne France, p.sh. nje ankete e koheve te fundit tregonte se shkaktar ne 10 mije njerez te vdekur nga kanceret ishte alkooli. Por cilat jane ne fakt rreziqet e alkoolit. Ne teresi alkooli eshte pergjegjes ne 7% te te gjithe kancereve. Ai shkakton kancer vecanerisht ne rruget aero-digjestive si ne goje, gryke, ezofag, etj. Por sigurisht demtimi me i madh i behet melcise, pasi alkooli eshte nje lloj helmi per te. Tek ata qe nuk pijne duhan por qe pijne shume alkool rreziku i kancerit eshte 10 here me i larte se ata qe nuk e frekuentojne alkoolin si ata. Kurse kur kjo shoqerohet dhe me pirjen e duhanit, ky rrezik shtohet ne 40 here me shume. Ne fakt, kanceret e gojes vijne si pasoje e nje bashkepunimi te alkoolit me duhanin. Ne kanceret e ezofagut, mesatarisht alkooli shumefishon 3 here rreziqet. Me shume se gjysma e vdekjeve te njerezve
nga kanceri i ezofagut tek burrat eshte si rezultat i perdorimit te tepert te
alkoolit. Kanceri i melcise eshte bere nje kancer i zakonshem si shkak i teprise se alkoolit. Fillimisht pacienti semuret nga ciroza, e cila ne shumicen e rasteve kthehet ne kancer.
Kanceri i gjirit : rreziku shumefishohet me 1,2 here ne rast te pirjes se alkoolit. Studimet e fundit tregojne per nfluencen e alkoolit ne shkaktimin e nje kanceri ne gji. “Sidoqofte, alkooli sjell nje vdekje te parakoheshme tek njerezit, kur ai perdoret me teprice”, - thote dr. Patrick Fouilland, alkoolog i Federates Franceze te Alkologjise. Dhe ky lloj kanceri prek ne vecanti personat e moshes 45-64 vjec. Perballe nje rreziku kaq te madh per shendetin e njeriut, kuptohet se sa rendesi ka lufta per parandalimin e perdorimit te alkoolit ne menyre abuzive.
Persa i perket rreziqeve per nje “demence senile” (budallallepsjeje), jo te gjitha alkolet veprojne njelloj. Duket se birra ka nje efekt te ndryshem nga ai i veres. Nga nje studim i bere nga nje grup studiuesish ne Kopenhage me 2000 persona, lidhur me frekuencen e pirjes se alkoolit, kur ata u pyeten serrish pas 15 vjetesh, pra ne moshen 65 vjecare, rezultoi se ata qe pinin birre (te alkolizuar), qofte dhe normalisht, ishin dy here me te rrezikuar per nje c’rregullim mental se sa ata qe nuk pinin fare, ndersa ata qe pinin vere, kishin 3 here me pak shanse te prekeshin nga nje lloj semundjeje e tille.
Alkooli - nje rrezik i madh per grate shtatzena
Kohet e fundit, ne shume vende te Evropes se Bashkuar jane ndermare fushata propagandistike e mediatike lidhur me rrezikun qe ka perdorimi i alkoolit vecanerisht tek grate shtatzena : “Zero alkool per grate shtatzena !” - Kjo eshte parulla e ketyre fushatave. Ne fakt, sic kane treguar dhe studimet me te fundit shkencore, nje perdorim i perditshem i alkoolit edhe ne doza te ulta, tek nje grua shtatzene sjell probleme te medha ne fetusin e saj (beben ne bark) si dhe shkakton nje lindje te parakoheshme. Alkooli i marre gjate shtatzenise vepron fuqishem mbi zhvillimin e vete fetusit si dhe keqformimin e tij. Ja pse shume femije qe lindin nga gra alkolike jane femije me zhvillim te vonuar dhe me shqetesime psikike dhe te komportimit te tyre. Shpesh ata kane anomali faciale, deformime te kafkes apo encefalit dhe fryrje te kokes.
Por sigurisht demtimet jane te shumta ne sistemin nervor qendror, duke bere qe shkaku i pare jo gjenetik i handikapeve mendore te jete pikerisht perdorimi i alkoolit gjate shtatzenise.
_________________
Ο έρωτας είναι σαν τον πόλεμο: τον αρχίζεις όταν θέλεις, και τον τελιώνεις όταν μπορείς.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Annika
English Moderator
English Moderator


Gender:Female
Anėtarėsuar : 19 Jun 2007
Mesazhe : 2444
Lokacioni : Suedi
Profesioni : Viking
Hobi : anije vikingėsh

MesazhTitulli: Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .   Wed 30 Jul 2008, 10:59 am

Temė alkooli eshte shume interesant & njė cėshtje shumėaktuale sot. Alkooli krijon probleme tė medha nė cdo individ.
_________________
***Love is all around us...***
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:Male
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 4580
Lokacioni : Republika e Kosovės
Profesioni : Universal
Hobi : basktebolli dhe peshkimi

MesazhTitulli: Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .   Wed 30 Jul 2008, 1:55 pm

Hmmmmmm postim i qelluar ky.
Alkoholi gjat djegjes liron energji dhe Co2 qe eshte i demshem per organizmin.Melcia e njeriut prodhon cdo ore 8mg alkohol pra cdo sasi tjeter eshte e tepert dhe e demshme. Mirpo edhe pse dime se eshte i demshem sikurse duhani njerzit prap se prap e perdorin dhe si te them eshte bere vese kjo.
Une behem nervoz kur dikush dehet jo qe demton veten por shoqerin, rrethin, familjen dashurin. Kjo eshte pse nuk pi alkohol sepse gjithnji them me mire te kontrolloj une veten sesa ai mua.
Duhani te ben dem vetem ty kurse jo tjeret sikurse alkoholi.
_________________
Nėse mė kupton gabimisht, mėsoje qė s'kuptove asgjė..sepse dashuria ėshtė sikur lufta lehtė niset,vėshtirė pėrfundon dhe ėshtė e pamundur tė harrohet…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Rockstar
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 16 Aug 2008
Mesazhe : 527
Lokacioni : Nga varri :'( :'(
Profesioni : ncncnc
Hobi : futbolli.muzika.cigarja hehe

MesazhTitulli: Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .   Sat 16 Aug 2008, 8:37 pm

alkoli pufff ne fillim shijo hee por me von ca ke bo ca ke bo shumm i keq me pasoja shumm shumm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shota
VIP
VIP


Gender:Female
Anėtarėsuar : 21 Nov 2007
Mesazhe : 850
Lokacioni : Rreth e Rrotull

MesazhTitulli: Re: Alkooli -dhe rreziqet e tij .   Sun 17 Aug 2008, 1:37 pm

Alkoolin e pine burrat jo **** Cool
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Alkooli -dhe rreziqet e tij .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Forum i Pėrgjithshėm :: Shėndeti-