
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
Naki WebMaster


 Anėtarėsuar : 29 May 2007 Mesazhe : 4580 Lokacioni : Republika e Kosovės Profesioni : Universal Hobi : basktebolli dhe peshkimi
 | Titulli: Alma Papamihali Mon 24 Nov 2008, 1:36 am | |
|  Alma Papamihali u lind nė qershor tė vitit 1974 nė Tiranė.Aty kreu gjimnazin Ismail Qemajli mė pas studjoi Gjuhė dhe letėrsi.E rritur nė njė familje artdashėse mori nxitje dhe pėrkrahje.Bota letrare veqanarisht poezia ia rrėmbeu shpirtin nga fėmijėria.Almaka lexuar shumė libra nga fėmijėria,ajo kishte edhe shkrimtarėt dhe poetėt e vet tė preferuar si:Migjenin,Naimin;Mjedėn,Poradecin, Kadarenė,Agollin,Spahiun,Bardhyl London etj
.. Nga letėrsia e huaj Alma preferonte:Pushkinin,Heinrich Heine,Pablo Neruda etj
. Alma nė vitet shkollore ,ka bashkėpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit,si:RINIA;INTERVISTA;PASQYRAetj
Aktualisht znj.Alma jeton me familje nė Gjermani,mallin e shuan pėr Atdheun me njė hallkė tė fortė lidhje,kjo ėshtė poezia.Alma kėtė vit ka botuar pėrmbledhjen poetike me 100 poezi-NĖN TINGUJT E NATĖS ,poezi mjaft me vlerė mes tė cilave pasqyron mallin,dashurinė dhe nostalgjinė. Shkrimet nė vijim do tė na njohin me rrugėtimin e saj poetik.
Nga jam... Nga je o i huaj, qė botės vjen vėrdallė, I vdekur me frymė, ballit shkruar mallė, I vrenjtur fytyrės, me shpirt buzėndritur, Pa ngrėnė ndėr vite, lirisė uritur, Me krahėt shqiponjė, me kėmbė gjakosur, Nga je o i huaj, pas malesh marrosur... Gjer mbrėmjeve vonė, tė hekurtat duar, Zbutur mbi fėmijėn, ditės i vetmuar, Zgjuar natės akull, gjumi pa e zėnė, Nga je o i huaj, cilin vend ke nėnė... Jam nga atje larg, nga det i kulluar, Ku burimet s“shterin, muzika rri zgjuar, Ku s“kamja s“gjen vend, sofrėn ta pushtojė Ku miku s“lajmėron, por vjen kur tė dojė, Ku zemrat janė hapur dhe dyert ēelsa s“kanė Nga Kosova bijė dhe Shqipėria nanė!
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nėn tingujt e natės" Nga Pal Sokoli Pėrmbledhja poetike "Nėn tingujt e natės" e Alma Papamihalit me 100 poezi na vjen si njė mozaik i ēmuar nė botėn tonė letrare,nė tė cilat thotė vet poetja, pasqyrohet mall, nostalgji dhe dashuri. Poezitė e saj vėrtet pasqyrojnė diē tė tillė por edhe janė tė realizuara mirė mė formė, rrjedhshmėri dhe qe kanė metaforikė dhe mesazh brenda. Pėrmbledhjen poetike e shpalon nė formė parathėnie me fjalėn e njėrit ndėr poetet e saj tė preferuar Xhevahir Spahiut,rreth poezisė, rreth gjuhės shqipe, me preferencė qe ajo tė flitet e rrjedhshme,dhe ashtu e pastėr dhe burimore tė pėrcillet tė fėmijėt tanė.
Pėrmbledhja poetike "Nėn tingujt e natės" e Alma Papamihalit hapėt me poezinė "Dashuri e pėrjetshme" e cila ndjeshėm shprehė dashurinė ndaj Shqipėrisė, dashuri e cila shndėrrohet nė mall. Ajo dashuri nuk vdesė, nuk harrohet, nuk vyshkėt, nuk shteron, dhe nuk plaket kurrė. Dashuria ndaj natyrės qe ajo e do dhe i mungon shum e shtyn tė bėhet poete,tė ushqehet mė gjuhen e vet,sepse fėmijėt nuk mund tė mbesin viktimė e natės. Tė "Nėna" krijuesja lidhėt tėrėsisht mė moralin e Nėnės, dashuria dhe pėrvujtėria e saj me lumturinė mė tė madhe ndėr duar. Sikur pėr tė gjithė poetet e mėrgimit,edhe pėr Alma Papamihalin jeta nė mėrgim ėshtė Dimėr edhe pse ndryshe e kishte imagjinuar, nė mėrgim ēdo stinė qenka dimėr, edhe pse Alma ka nė shpirt edhe stinėn e pestė qe e mban ngrohtė gjithnjė,ajo ėshtė stina e dashurisė. Vetminė nė mėrgim pa tė dashurit, nė njė lagje tė panjohur, ku nuk ke me kėnd e cakėrron gotėn, e pėrcjellin malli, meditimet, shtohen thinjat qe ushqehen me kėso meditimesh,siē tė poezia"Thinjat": "Dikur fėmijė mendoja/ thinjat qenė pėr ata/ nė moshė tė thyer/ por sot i dua thinjat/ mendimi i ēdo dite / m“i ka ushqyer. Dhimbja dhe solidarizimi i saj mė tė vuajturit tė poezia "Kuajt" shpreh njė diferencim shoqėror qe vėshtir i shpėton pa vėrejtur syrit krijues." Tirana ime" dhe "Nė Tiranė"janė poezi qe i kushtohen qytetit tė saj tė lindjes, ashtu siē ėshtė, aty ku ka shum zhurmė, ku ka smog, pluhur dhe trotuaret kah kalojnė gocat e pispillosura, pellgjet me uji qe rėnkojnė njėsoj si poetja, dhe se ėshtė plagė e kėtij qyteti njėsoj si Alma, qytet qe me sė miri e njeh: M“u lagėn kėmbėt / nė pellgun me ujė / qe rėnkoi si unė ... Por edhe qyteti i Korēės ėshtė qyteti nga ka sythet e ėma dhe ėshtė po aq i dashur pėr poeten. Pastaj Kosovės i kushton gjithashtu vėmendje te veēantė,te poezia apeluese "Indiferentizėm qė vret",i drejtohet botės qė nuk sheh, as nuk dėgjon, apo nuk dėshiron tė dėgjoj apo flet:"Ah botė e vjetėr / qė sheh,dėgjon,por s“flet / indiferentizmi yt i sotėm / sa e sa zemra i vret". Poetja komunikon me realitetin, me natyrėn nuk i lėshohet rastėsisė, nuk pret qe ti bie nga hėna diēka, apo ti vijė nė paketė diēka e dhuruar, e nuk i dihet paketa tė tilla mund tė sjellin edhe halle ose surpriza qe nuk gėzojnė. Krijuesit duhen tė jenė kėmbėngulės si bleta apo tekanjoz si fėmijėt, kundrejt rrethit i cili nuk ėshtė gjithmonė i mėshirshėm, por herė-herė edhe si lule e heshtur qe numėron ditėt qe kalojnė e qe "Nen tingujt e natės" dhe tė muzikės pėrpiqet qe jetėn ta kaloj tė dyfishtė:"Dita stafetėn i dha natės / prisja diēka tė tillė/ kur muzgu zė tė bjerė/ frymėzimi merr zanafillė. Heshtje dhe pėrsėri muzikė / mbrėmjeve dėgjoj njė serenatė / nėse di dhe natėn ta jetosh / jeta ėshtė dyfish e gjatė. Tė poezia Nen Tingujt e natės. Shprehja e saj alegorike pėr poetet dhe poezinė,qe tė paret dashurojnė e nuk e shijojnė kurrė, por qe nuk vdesin kurrė, sepse ata rilindin aq sa lexohen, ndėrsa frymėzimi vjen i papritur e shpesh i gjėnė poetet tė pa pėrgatitur. Lirika e Almės pėr dashurinė ėshtė gjithashtu njė temė sublime qe i kushton disa poezi. Jeta ėshtė plot kundėrthėnie e qe dashuria duhet ta mbisundojė, tė dhurohet dhe tė pranohet. Aty ku rrah pulsi i dashurisė asgjė nuk plasaritėt as thyhet nė jetė. Rolet ndahen nga rastėsia por vuajtjet i pėrjetojnė ata qe nuk e kanė rolin kryesor. Dashuria i ka tė gjitha tė mirat, pėrkėdheljet, ėndrrat, jetėn ,besimin, vetėm atėherė kur ėshtė reciproke, e barabartė: Pėrkulu / nė do tė me puthesh / s“jam aq e gjatė /sa ti / Zgjatu / nė do tė me duash / kacavjerrjen e urrej / nė dashuri. Tė poezia "Barasvlerė". Me poezinė "Reflektime" Alma Papamihali e pėrmbyllė kėtė pėrmbledhje poetike pothuaj se me apel qe tė merren pėrgjegjėsi pėr ta lėvizur jetėn pėrpara, dhe tė korrigjohen gabimet e sė kaluarės sepse na ulėrinė zemra nga ēalimet,nga fantazmat e maskat. "Shqiptar i pėrgjumur nė krevat i gozhduar / mos prit mė nga bota, lėviz pėr tė ndryshuar. Alma lufton determinizmin nė jetė, nė art dhe e ruan origjinalitetin e vet krijues nganjėherė edhe me fanatizėm feminist, edhe pse shihet se Alma edhe pse nė mėrgim pėrcjell me dashuri letėrsinė shqiptare, por edhe atė gjermane. Njeri nder poetet tjerė tė preferuar tė Alma Papamihalit ėshtė edhe poeti gjerman Heinrich Heine nė njė libėr tė tij "Ausgewählte Kostbarkeiten" kur flet pėr Artin dhe fjalėn thotė"Ashtu siē ishte i pathyeshėm dhe i fortė Anteusi i madh kur qėndronte me kėmbėt e tij mbi sipėrfaqen e nėnės Tokė,dhe forcėn e vet e humbi atėherė kur Herkulesi e peshoj lartė, ashtu ėshtė edhe poeti i fortė dhe i qėndrueshėm pėr aē sa nuk shkėputet nga baza e realitetit,dhe do tė bėhet i pa vetėdijesuar derisa shpirtėrisht qėndron nė ajrin e kaltėr". Pra poezia ėshtė pasqyrė e jetės. E tėrė poezia e Almės ėshtė e tillė,shpalosė momente reale e pa ngarkuar me simbolikė tė tepruar dhe mbi rrafshin real edhe pse nga njėherė rrafsh i dhimbshėm. Poezia e saj me varg tė rimuar pėrafėrsisht tetėrrokėshe ėshtė e rrjedhshme me metaforė e alegori tė sinkronizuar shum mirė me semantik apo porosi tė qartė dhe tė e lexueshme mėton realizim tė mirė tė fjalės s e shkruar poetike pėr ēka i urojmė nga zemra suksese dhe t“i ketė lexuesit e saj.
------------------------------------------------------ Burimi: [url=http://www.zemrashqiptare.net com]www.zemrashqiptare.net[/url] _________________ Nėse mė kupton gabimisht, mėsoje qė s'kuptove asgjė..sepse dashuria ėshtė sikur lufta lehtė niset,vėshtirė pėrfundon dhe ėshtė e pamundur tė harrohet
Edituar pėr herė tė fundit nga Naki nė Wed 26 Nov 2008, 9:03 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | Adem Berisha Moderator


   Age : 60 Anėtarėsuar : 30 May 2007 Mesazhe : 452 Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės Profesioni : punėtor administrate Hobi : shkrimet
 | Titulli: Re: Alma Papamihali Mon 24 Nov 2008, 11:11 am | |
| Po i dashuri Naki, je i shkėlqyeshėm, ti din dhe nuk heziton tė pėrzgjedhėsh figurat mė tė mira tė jetės sonė kulturore si nė atdhe ashtu edhe nė mergim. Zonja Alma Papamihali, ėshtė njė grua dhe njė nėnė e mrekullueshme e cila bashkė me tė madhen Kėze (Kozeta) Zylo nga New Yorku mė shtyri tė zbuloj shprehjen se :"gruaja shqiptare ėshtė grua bote". Por jo vetėm kaq, ajo ėshtė njė krijuese e shkėlqyer, publiciste dhe veprimtare e palodhshme nė mergim. Si flutura fluturon prej qytetit nė qytet qe tė bėjė prezantime tė shkėlqyera siq vetėm ajo din. Kohė mė parė kjo mike e imja e madhe dhe e dashur, kishte shkruar edhe kėtė poezi, sikur vetėm ajo di, pėr Diellzen tonė siq thua edhe ti vetė, tasmė tė pėrbashkėt e tė cilen unė me shumė knaqėsi dhe dashamirėsi po e postoj edhe kėtu :
Nga : Alma Papamihali, 02. tetor 2008.
I nderuar z. Adem! Pranoni ne shenjė rrespekti dhe solidarizimi me ju, vargjet e mėposhtme shkruar nga une...
01-10-2008, 11:04pm Alma Papamihali :
O Diellzė e artė
Nėse njė ditė, Diell s“do tė shkėlqente, yjet nė qiell nuk do tė shndrisnin, dita nga nata ndryshim s“do tė kishte, as ngrohtėsi nga kush s“do tė prisnim...
Nėse njė ditė nuk u ndje Dielli, ndodhi veē pak, pėr njė moment, pėr aq sa ujė, kėrkonin fushat, pėr aq sa lotėt mbushen lumenjtė...
Nėse njė ditė, ti Diellzė e dashur s“munde tė jepesh ngrohtėsi, vetėm njė moment rrezet i ndale, sa tė gjesh vend nė pėrjetėsi...
E, me shpejtėsi u ngjite atje lartė, siē dinė tė ngjiten vetėm perėnditė, ndriēove engjėjt qė ty tė prisnin, natėn me yje e bėre ditė...
Dhe ja tek je tash nė pavdekėsi, e ngjitur lartė nė qiellin blu, Shqipeve Engjėj iu rri pėrbri, tė iu japėsh jetė me sytė e tu...
Lexon e qeshė me gjyshin tėnd, sa miq tė tjerė tė janė shtuar, moj Diellzė e artė, qė nuk njeh dimėr, qė kurrė s“do tė ndalesh, pa na ndriēuar...
Kushtuar engjėllit tė pėrjetėsisė Diellza Berisha...me frymėzimin e njė poeteje dhe me ndjesinė e njė prindi. U prehtė nė paq engjėlli i artė! Me shumė respekt dhe dashuri miqėsore pėr familjen dhe veēanėrisht pėr babagjyshin, mikun Adem Berisha!
Nga : Alma Papamihali Burimi i shkrimit : http:www.zemrashqiptare.net me tė nderuarin Gėzim Marku nė krye. _________________ Firmė autoriale: Jeta ėshtė njė dhe vetėm njė herė jetohet, e pa kuptimtė ėshtė jeta nėse nuk shfrytėzohet". "Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".
 |
|  | | Naki WebMaster


 Anėtarėsuar : 29 May 2007 Mesazhe : 4580 Lokacioni : Republika e Kosovės Profesioni : Universal Hobi : basktebolli dhe peshkimi
 | Titulli: Re: Alma Papamihali Mon 24 Nov 2008, 12:27 pm | |
| | Gjuha shqipe do tė kėndohet, kudo qė ekziston gjak shqiptari Aktivitet i suksesshėm i shkollės "Iliria", nė Aschaffenburg tė Gjermanisė
Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare
Gjuha dhe traditat shqiptare, do vazhdojne te mbeten ushqimi shpirteror i cdo shqiptari, edhe pse larg vendlindjes. Te tilla emocione u pershkruan kete fundjave, edhe tek publiku i gjere shqiptar, me banim ne Aschaffenburg te Gjermanise, qe kishin ardhur per te marre pjese, ne festen e organizuar me rastin e mbylljes se vitit shkollor, por edhe njehkohesisht ne festen tradicionale, qe organizohej nga qendra kulturore e qytetit, ndermjet grupeve kulturore-artistike te vendeve te ndryshme. Fteses se perfaqesuesve shqiptare i“u pergjigj shkolla jone, me nje pervoje relativisht te re (1 vjecare), por me nje deshire dhe inciative, e cila ka arritur te tregoje gjithmone para publikut, nje nivel te vecante, e cila e ka burimin tek deshira dhe pasioni i nxenesve, punes serioze me ta, si dhe inkurajimi i prinderve shqiptare, qe nuk kane munguar per asnje cast ne cdo aktivitet te zhvilluar.
Pas prezantimit te grupit kulturor hungarez, italian, turk, rus, afrikan, spanjoll etj...erdhi dhe rradha e grupit shqiptar. Sara Xhaferi, nje nga nxeneset e talentuara te shkolles, i beri nje pershendetje te pranishmve, si dhe prezantoi edhe njehere grupin e talentuar te shkolles "Iliria", ku nder te tjera tha... " Ne jemi femije te lindur ne Gjermani, qe flasim dhe mesojme gjuhen gjermane, por kurrsesi nuk do t“ja lejonim vetes te linim ne harrese gjuhen e nenes, traditat dhe kulturen tone, te cilat ne nje menyre te thjeshte duam t“i prezantojme sot perpara jush, nepermjet ketyre kengeve dhe valleve, me fjale aq domethenese per ne dhe per ju te gjithe"...
Ishte vertete nje surprize per gjithe te pranishmit, te cilet ne ndryshim me pjesmarresit e tjere, qe prezantoheshin me mosha te rriturish, pane tek prezantimi shqiptar te ngjiteshin ne skene, nje grup nxenesish nga mosha 6 deri ne moshen 14 vjecare. Larmia e moshes, zbukuruar me buzeqeshjet e tyre qe e ndricuan ate skene ne nje ambjent te mrekullueshem natyre, dallonte vecanerisht nga kostumet karakteristike te disa prej nxenesve, qe nga veshjet karakteristike te Shqiperise se mesme, te jugut dhe asaj te veriut, te cilet shoqeroheshin nga nxenesit e tjere me bluzat kuq e zi.
Kenga "O sa mire qe jam shqiptar", ishte ajo qe i dha tonin ambjentit perreth. Publiku duartrokiste, por shume prej tyre (shqiptare) nisen te kendonin se bashku me nxenesit e shkolles. E njejta gje, ndodhi edhe me vallet ne vazhdim, tekstet e te cilave nxenesit i kendonin gjate kercimit te tyre...
"Luaje luaje ate shami, at“ shami kuq e zi luje luje, se jemi shqiptare t“na degjoje bota anembane..."
Nxeneset e talentuara te valles, Venesa Brestovci dhe Marigona, me kercimin e tyre, ishin nje surprize per kete mbasdite te bukur korriku, por edhe te vecante per nga rendesia ne historine e shkolles se re shqipe "Iliria". Nuk mund te mos permenden ketu edhe nxenesit e tjere Leon, Elio, Sabina, Alicia, Livian, Paula, Justin, Lirind, Vlera, Vjosa, Vanessa, Janina, Dejvi, Xhoni, Ana, Rinesa...te cilet me shume se asnjehere tjeter, ndjene te jene gjak shqiptari.
Vallja e tyre perfshiu shume nga spektatoret e pranishem nen tingujt e kenges "Valle Kosovare". Pervec programit te shkolles artistike, nje prezantim i traditave shqiptare, ishte ushqimi shqiptar,shoqeruar nga pije tradicionale si konjak nga Shqiperia dhe veres se kuqe nga krahinat e Kosoves, "Arritem sot te shijojme pakez Shqiperi..." degjoheshin fjalet e te pranishmeve. Midis tyre ishin edhe te ftuar nga Shqiperia dhe shqiptare me banim ne Suedi, te cilet festuan teresisht dhe ndjene emocione te pa provuara me pare.
Nje kontribut te vecante ne kete feste, (ashtu si edhe ne festat e tjera te organizuara nga shkolla shqipe), ishte dhe sponsorizimi i vellezerve Bujar & Fatbardh Xhaferi, si dhe zotit Bekim Brestovci...te cilet mundesuan edhe kesaj here, mbarevajtjen e aktivitetit te shkolles shqipe "Iliria", ne Aschaffenburg te Gjermanise.
Ndaj edhe ne emer te nxenesve, por edhe ne emrin tim personal, si mesuese e gjuhe shqipe dhe drejtuese e aktiviteteve kulturore, do doja t“i falenderoj publikisht, per patriotizmin dhe deshiren e tyre te mire, qe duke u kombinuar me talentin dhe vullnetin e ketyre nxenseve, kurorezoi edhe njehere nje sukses te vecante, jo vetem tek publiku shqiptar, por edhe tek ai i huaj.
Shkolla shqipe e femijeve shqiptare ne Gjermani, perfundoi me sukses nje vit mesimor. Keta femije nuk mesuan vetem te shkruajne dhe te lexojne shqip, por gjithashtu ata u organizuan te kendojne, recitojne dhe kercejne nen ritmet e muzikes se bukur shqipe. Ata ndihen edhe me te rritur, kur cdo dite qe kalon, shtojne bagazhin e gjuhes se bukur shqipe. Nuk kane si mos te te kujtohen vargjet e te madhit Fishta tek shoh fytyrat e ketyre femijeve:
"Mallku qofte njaj bir shqiptari, qe ket' gjuhe te Perendise, trashegim qe na la i pari, trashegim s'ia len ai femijes!
Por dhe atij iu thaftė pra goja, qe perbuz' ket' gjuhė hyjnore, qe n'gjuhė tė huaj kur s'ėshtė nevoja, flet e t'veten e len pas dore"!
Gjergj Fishta
_________________ Nėse mė kupton gabimisht, mėsoje qė s'kuptove asgjė..sepse dashuria ėshtė sikur lufta lehtė niset,vėshtirė pėrfundon dhe ėshtė e pamundur tė harrohet
|
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|
|